Eshte per te ardhur keq te shikosh se PDK dhe Hashim Thaci po ndjekin te njejten vije politike me Tiranen zyrtare. Ne nje kohe kur PDK, partia qe u krijua nga ish-ushtaret e UCK-se, duhet te mbante qendrimin me radikal per te kerkuar pavaresine e Kosoves, ate pavaresi qe u derdh edhe gjaku i shqiptareve ne lufte, Thaci nga ana tjeter ka zgjedhur rrugen e vasalit politik te Perendimit.
Kushdo qe e ka keshilluar Thacin per tu munduar qe te rregulloje imazhin e tij me Perendimoret duke e shtyre ne kohe pavaresine e Kosoves, e ka mashtruar ate ne menyren me te turpshme. Levizjet e tij te fundit mund ti shtojne disa pike ne Washington apo Paris duke e portretizuar ate si te moderuar, por i humbasin pike nga ana tjeter perpara elektoratit shqiptar ne Kosove.
Moratoriumi dhe gadishmeria per te diskutuar mbi statusin e Kosoves me serbet, minon institucionet shqiptare ne Kosove dhe gjithe qendrimin unanim te deritashem te gjithe krereve politike shqiptare per njohjen sa me pare te pavaresise se pakushtezuar te Kosoves. Diskutimet me Kthimin qe perfaqeson interesat e serbeve ne Kosove u bejne nje nder te madh serbeve, pasi problemi i Kosoves nga nje problem nderkombetar, kthehet ne nje problem lokal midis serbeve dhe shqiptareve. Pra Kosova eshte "problem serb" dhe Kosova ngelet ende ne autoritetin e Serbise.
Turp.
Krijoni Kontakt