-
i/e regjistruar
Në Apoloni zbulohet një tjetër bust prej mermeri, tani i një femre
FIER, Albania - Në Apoloni zbulohet një tjetër bust prej mermeri, tani i një femre

Fier, 23 gusht - Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i përket një aristokrati romak, një tjetër bust njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro-francez, raportojnë mediat shqiptare.
Bëhet fjalë për një bust femre prej femre që i përket sërish periudhës romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit.
Busti i femrës është gjetur shumë prane vendit që u zbulua busti prej mermeri i romakut të lashtë.
Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e kulturore. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt