Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 172
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Me kishte shkuar mendja per hashure. Hapa forumin per te kerkuar dhe gjeta te gjitha llojet e embelsirave me perjashtim te hashures. Po qe se ndonjera / ndonjeri di ndonje recete do tua di shume per nder po te ma jape. Eh sa qef e kisha kur ma bente gjyshja atje larg..... FLM

  2. #22
    Paçe Maska e Çufo_ Çufo
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    O Fiori
    Do e provoj ta bëjë një herë ate Shëndetlin sipas recetës tënde, por më jep disa këshilla për pjekjen.
    C'farë temperature duhet të përdor (për sobat këtu në amerikë)? Kur e di që është bo?
    Unë vdes për ëmbëlsira, por e keqa është që kam lind çun dhe mezi ma pret me gatu.
    Sa mish te gri kam hedh unë deri sa u a mora dorën qofteve....

    Çufoja
    Çufo Çufo o Gjumash
    Shkon në shkollë avash avash

  3. #23
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251

    Re: Shëndetlie

    [i]


    Kompekaj

    Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
    Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
    Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
    Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.


    Xupat

    Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
    Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
    Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.


    [/B]
    U be kohe qe nuk i ha keto embelsira,jo se nuk me pelqejne,por sepse nuk kisha recetat.Tani besoj se do ti bej se s'ben.
    Thnx qe na embelsove
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  4. #24
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    HEJ DINI KUSH SI BEHEN AKULLORET
    DENIANA

  5. #25
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Fiori

    Recel shalqiri (imoniku)

    Zgjidhen lekurat e trasha, qerohen, priten ne forme katrore, ylli, trekendeshi ose me forma te dhembezuara, sipas gustos, vihen ne uje me gelqere 25-30 min, kullohen shpelahen disa here, zihen 10-15 min, hidhen ne shurup te pergatitur dhe zihen me 2-3 nderprerje derisa te bhet gati, Si ereza perdoren barbaroza, kanella, karafil etj.
    Me leje ?!
    Ku të gjejmë këtu në USA gëlqere dhe barbarozë? Dini gjë ju ?

    Ahhh...ç'pata që lexova këtë temë unë !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga beni67
    Me kishte shkuar mendja per hashure. Hapa forumin per te kerkuar dhe gjeta te gjitha llojet e embelsirave me perjashtim te hashures. Po qe se ndonjera / ndonjeri di ndonje recete do tua di shume per nder po te ma jape. Eh sa qef e kisha kur ma bente gjyshja atje larg..... FLM
    hashuret sic i mbaj mend une jan kollaj fare..masat me sy se per zotin ne me kujtohen

    pike se pari do zgjidhet gruri (fara), i mire i fresket ( jo i ndenjur me vite) e shpelan, dhe e hedh ne nje ene te madhe per te zier rreth gjys-nje ore ose deri sa farat te jene zbutur por akoma jo te hapura. Do ti nderrosh ujin, e zbraz dhe i hedh uje te ri (qe te dali i paster ) gjysmen e sasie se pare dhe gjysmen tjeter qumesht dhe i hedh rreth nje/11/2 kg sheqer, arra ose bajame te prera imet fare, kanelle/vanilje e i le te zihen mire por ne nxehtesi te ngadalte qe te mos zeri ne fund. Provoje me garuzhde nese do edhe pak sheqer e mund ti hedhesh mjalte sipas deshires. Kur masa trashet pak, dhe farat jane hapur mund ti shtosh nje/dy luge miell te situr (ose niseshte hajde ta gjej english version te kesaj une tani) sipas sasise se hashureve te pergatitura. Kujdes ne perzierje qe masa te shkrihet komplet. E le te marre vale, e ndan neper tasa, i hedh pak kanelle/karafil dhe lere te ftohet ne frigorofer per nja dy ore qe te mixet tamam

    te befte mire hashureja'

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    ajajajajajaja, mos me thoni qe s'ua qan syri e zemra per cik paste Flore.

    mendon Kuqja per ju:

    Per 10 cope:
    Miell 2 gota uji, sheqer 2 filxhane kafeje,veze nje kokerr,sode buke 1 maje luge, uje ose kos 2 filxhane kafeje dhe marmalate ose recel3/4 e gotes se ujit

    Pergatitja:

    Gjalpi i zbutur perzihet me sheqer, veze dhe uje. E gjithe kjo mase perzihet me miellin e situr dhe me sode buke. Ne kete menyre pergatitet brumi, nga i cili hapet peta me trashesi 1 cm. Mbi kete pete shtrohet nje shtrese me marmalate ose recel te zbutur.Peta mbeshtillet ne forme roleje,shtypet nga siper,lyhet me veze dhe piqet per 30-40 min. Ftohet dhe pritet ne copa. Masanej kullufiteni se pritet shume. Me thoni t'u jap adresen time te me dergoni nga nje cope
    petes i hodha kakao (mix cocoa) per marmalate perdora raspberry and strawerry, i hodha pak fare mjalte vende vende dhe "rolene" nuk e mbeshtolla me teper se tre here dhe kur e hoqa nga furra i hodha persiper kanelle te shtypur imet

    mi kenaqi robte, plot me "texture" me thane..dhe te shkrin ne goje
    hajde kuqe na trego si behet ndonje embelsire tjeter, ti tregojme dynjase qe dime dhe neve
    per cfare te ka vajt menja?

  8. #28
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Hallvaaaa

    Me sa di une e merr miellin e pjek pak ne furre jo shume te nxehte, duke e perzier shpesh qe te duket nje ngjyre kafe e lehte uniforme.

    Pastaj e ve vajin (ose margarinen e shkrire, s'jam e sigurt por ndoshta eshte sipas oreksit) ne tenxhere mbi stofe, ja shton dhe arrat a c'ke tjeter, dhe i perzien mire e mire gjithe kohes. Te lumshin krahet btw. se te mundon nje cike kjo e perziera.

    Pastaj ne nje tenxhere me vete do hedhesh ujin ta vlosh, dhe do t'i hedhesh sheqerin per te bere shurupin. Shurupi me vone i shtohet mases tjeter te hallves me vaj e miell qe ke ne tenxherja tjeter. Se ku e lexova kete me shurup, po me sa mbaj mend nga shtepia, mund t'ja hedhesh dhe sheqerin ashtu sic eshte, jo te shurupizuar dmth. .

    Ja dhe nje foto per t'ju hapur oreksin... Kollaj me lengezuat mua tani qe po lexoja? Ashtu de!

    Shih c'e ka bere ky turku ketu, se nga website turke e gjeta .... Karafil te bluar a kanelle duhet ta kete ate qe i ka hedhur siper.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #29
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Torte me Banane

    Perberjet:

    Petet e brumit:

    6 veze
    6 luge sheqer
    200 gram sheqer pluhur
    6 luge miell
    250 gram margarine
    1 kanelle
    1 filxhan vaj
    2 luge kakao



    Kremi per lyerje:


    1/2 liter qumesht
    2 puding vanile
    6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
    1 çokollate per zierje



    Pergatitja:


    Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 01-05-2009 më 14:30
    What goes around, comes around

  10. #30
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Embelsire me mjalte ( Shandatli)


    Ne nje ene rrihen vezet , sheqeri , mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume pasi nuk duhet te behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore , lyhet siperfaqja me veze , behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 min. Pas pjekjes ftohet pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur i aromantizuar me vanilje.


    Per 25 cope duhen:

    miell 3 gota uji ose 500g, sheqer 1 gote uji, mjalte 2-3 luge gjelle, veze 2 kokrra, sode nje maje luge kafeje, arra 1-2 filxhane kafeje, gjalpe 2 filxhane kafeje, pak vanilje dhe uje dy filcxhane kafeje.

    Per shurupin:

    sheqer 3 gota uji, uje 2.5 gota.
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •