Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 172
  1. #71
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    250 ml gjalpe
    1 kupe sheqer
    2 te verdha veze
    1/3 kupe semolina(miell i forte)
    2 kupa miell
    1 luge baking powder
    20 bajame te plota

    shurupi
    2 kupa sheqer
    2 kupa uje
    2 luge leng limoni

    Zieni shurupin per cerek ore dhe lereni te ftohet
    Ne nje ene hidhni gjalpin, sheqerin, me pas te verdhat dhe perziejini mire.
    Me pas perzieni edhe semolina-n dhe me pas miellin paka nga pak dhe me kujdes! Lereni te pushoje brumin per rreth 15 minuta dhe me pas ndajeni dhe formoni prej tij 16 topa, te cilat vendosini ne tave , shtypini pak persiper dhe nguluni nga nje bajame ne qender. Piqini ne 180 grade per rreth gjysme ore. Nxirrini dhe lerini te ftohen pakez, pastaj me nje luge hidhuni persiper here pas here shurupin e pergatitur me pare. Lerini per rreth 15-20minuta me shurupin pastaj nxirrini nga tepsija ne pjatance me nje spatul.

  2. #72
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Nga nxitimi harrova te them qe receta e mesiperme eshte per SHEQERPARE, hahaha

  3. #73
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131

    Elbelsira shqiptare

    Kabuni me rrush të thatë
    Për 4 vetë

    Duhen:

    - oriz, 1 gotë uji
    - lëng mishi, 2 gota uji
    - rrush i thatë, 1 filxhan kafeje
    - sheqer, 1 filxhan caji
    - gjalp 3-4 lugë gjelle

    Gatimi:

    Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.
    Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset.
    Shenim: Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.


    Sheqerpare
    Për 4 vetë

    Duhen:

    Për brumin:
    - miell 3 gota uji
    - gjalpë 1 gote
    - vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
    - sheqer 1 gotë uji
    - sodë një majë luge kafeje
    - pak vanilje

    Për shërbetin:
    - 2 gota sheqer
    - 1 1/2 gotë ujë

    Gatimi:

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.


    Shëndetlie
    Për 25 copë

    Duhen:

    - miell 3 gota uji
    - sheqer 1 gotë uji
    - mjaltë 2-3 lugë gjelle
    - vezë 2 kokrra
    - sodë një majë luge kafeje
    - arra 1-2 filxhanë kafeje
    - gjalpë 2 filxhanë kafeje
    - pak vanilje
    - ujë 2 filxhana kafeje

    Për shërbetin:
    - sheqer 3 gota uji
    - ujë 2 gota e gjysëm

    Gatimi:

    Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Keto s'i kemi ne kuzhinen tone, por duhet t'i fusim patjeter.
    Ketu tek nje vend afer punes sime i shesin $1.50 per koke.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 28-09-2007 më 12:57

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Për 4 - 5 persona duhen:

    Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
    Për shërbetin:
    Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm:


    Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

    U c'me kujtove embelsirat tani .
    Bakllava po deshe hajde ,se tek dulja isha dje dhe kishte bere yamiiiiiiiiii .
    Opo s'me vuri dhe to go gjysmen e tepsis .
    Ti nxora te palarat nadush po mos perhap se une nuk di te gatuaj .
    paaaaaaaaaa te kam thene ke me ngele me duar ne tenxhere ti

  6. #76
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).

  7. #77
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nje shoqja ime do me dit a behet revanija me qumesht panda?(qumesht i kondensuar).
    Thuaji shoqes le ta beje revanine me qumesht panda, se po qe gjeja e embel, nuk shkon kot. Hahet !

    P.S. Kur eshte "bajrami" , qe te bejme ndonje tepsi me ...watever. Vetem e embel te jete e mbi te gjitha ne tepsi, qe mos mbarohet nja nje jave. Apo jo Tiktak?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    une as emrin nuk ia di se shiteset aty jane shqiptare
    acropolis e ka emrin dyqani dhe eshte Zagat rated
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 09-10-2007 më 11:18

  9. #79
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    MI CORAZON, mu kujtua nje recete, por eshte nga keto "te tmerrshmet", me sherbet dhe qe te vjen ta hash vete te gjithe tepsine...lol...me e shijshme se bakllavaja...

    1 kg pete
    1 kg gjalpe
    0.75 kg miell
    1 filxhan caji sheqer
    800 gr arra te qeruara

    per sherbetin
    2 kg sheqer
    1.5 litra uje

    Ndezim furren ne 100 grade dhe ne taven me te madhe qe kemi hedhim miellin dhe e leme te thahet mire derisa te filloje te zverdhet pak. Nderkohe rrahim gjalpin me sheqerin duke lene menjane 3-4 luge gjalpe per te lyer petet. Perziejme arrat dhe miellin duke e punua brumin me dore deri sa te kemi nje brume te shkrifet si brume biskotash. Numerojme petet dhe e ndajme brumin ne aq copa te barabarta sa gjysma e sasise se peteve. Marrim peten e pare, e sperkasim me gjalpe dhe siper i vendosim nje pete tjeter. mbi keto pete therrmojme brumin ne kokrriza dhe pastaj i mbeshtjellim ne forme roleje duke u nisur nga krahu i ngushte i petes. Pasi ti kemi mbeshtjelle, e shtypim pakez rolene nga anet ne menyre qe te shkurtohet dhe te krijoje rrudha neper te, per nje paraqitje me te mire. Keshtu veprojme me gjithe sasine e peteve dhe te brumit. Rolete i vendosim ne tave dhe i pjekim ne furre ne temperature jo shume te larte(180-200grade) deri sa te marrin nje ngjyre ari. Nderkohe kemi pergatitur sherbetin dhe kur embelsira te jete pjekur, ja hedhim te vaket.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  10. #80
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    CORAZON si i thon ketu ne usa ketij qumeshti ?Sikur s'me kane zete syte mua ketej verdalle ,apo e ke llafin per ne shqiperi .
    Po e dite na e trego ,se vertet ka qene i mire .

    Ky ketu eshte .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •