Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 172 prej 172
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Receta per Bonbone

    - 1 liter qumesht
    - 2 kg sheqer
    - 80 gr gjalp

    Ne nje tenxhere hedhim te gjitha perberesit. i zjeme ne zjarre shume te ulet duke i perzjere vazhdimisht, derisa te behet nje mase e trashe homogjene. e lejm pak te ftohet pastaj e hedhim ne forma.
    Dikur per fome perdornim shtrydhesen e limonit..
    Let food be your medicine !

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    a e di njeri si bohet trilecja???
    Ti meri te dyja recetat,edhe kte qe do shkruaj une edhe kte qe ka shkruajtur starbright,dhe kush te pelqej,ate perdor perhere
    Citim Postuar më parë nga starbright Lexo Postimin
    * 6 vezë
    * 400 gr sheqer
    * 400 gr miell
    * 1 luge caji sode buke
    * 1vanil sheqer
    * 1/2 lit. ajkë
    * ½ lit qumësht
    * 300 pana
    1 kuti qumesht te kondensuar

    * 1/2 kg karamel.

    Përgatitja:

    Rrihen të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar rrahja , gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon perzierja ngadale . Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me sode buke dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi i kondensuar dhe pana perzihen mire . Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trilece atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
    1 Liter qumesht
    500 Gram pana embelsire(ose schlagsahne)
    1 Kuti qumesht te kondensuar (gati 400 gram)
    8 Kokrra veze
    5 Filxhan kafe me miell
    5 Filxhan kafe sheqer
    1 Luge kafe sod buke
    1/2 Kg krem karamele(kte e gjen ne Shqiperi,se aty ku jeton ti,nuk ka)

    Perdorimi:
    Ndahen vezet veç te verdhat dhe veç te bardhat.Rihen te verdhat me sheqerin sa te zbardhen,hidhet mielli i perzier me soden e bukes,pjes pjese,punohet me kujdes,me pas hedhim te bardhat e vezeve,qe i kemi rahur perpara,ku punohet avash avash.
    Lyhet tepsija me pak gjalpe,hidhet masa e pregatitur dhe piqet ne furre,ku me perpara e kemi ngrohur (ne temp 180grade).
    Vendosim ne nje tenxhere,qumeshtin sa te ngrohet pak hidhet ne te qumeshti i kondesuar edhe schlagsahne,dhe perzihen te treja bashke.
    Pasi te jet pjekur pandispanja e heqim nga tava dhe e ç'pojme me pirun,qe kur te hedhim masen e qumeshtit ne tave,ta mari edhe masen e qumshtit dhe nga poshte.
    Ne tave hedhim masen e qumeshtit(jo te gjithe) dhe pastaj vendosim pandispanjen,dhe pastaj hedhim dhe pjesen tjeter te qumshtit nga pjesa e siperme e pandispanjes.
    Marim krem karamelin dhe mund ta hollojme pak me uje te ngrohte dhe pak sheqer,pastaj pasi te jet pak e vaket e hedhim siper pandispanjes dhe e fusim ne frigorifer per 5-6 ore

    Kjo eshte menyra ime si e bej.

    Ti zgjidh e mer

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Linda5 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #163
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    ndersa une, Linda, do perdor metoden tende por me sasine e perberesve te recetes qe ka sjelle starbright. rrofsh qe e solle receten, se nuk dija si ta perdorja ndryshe qumeshtin e kondensuar qe kam ne shtepi (edhe pse dyshoj se do me dali e mire, por po e provoj njehere)

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #164
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ndersa une, Linda, do perdor metoden tende por me sasine e perberesve te recetes qe ka sjelle starbright. rrofsh qe e solle receten, se nuk dija si ta perdorja ndryshe qumeshtin e kondensuar qe kam ne shtepi (edhe pse dyshoj se do me dali e mire, por po e provoj njehere)
    receta diabet i gjalle eshte.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drague për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #165
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    receta diabet i gjalle eshte.
    ashtu eshte...per fat qe nuk vuaj nga diabeti e s'me pelqejne shume embelsirat...

  9. #166
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ashtu eshte...per fat qe nuk vuaj nga diabeti e s'me pelqejne shume embelsirat...
    ah erdha e mendova qe ben embelsira te mira e doja nga duart tua broken....po kot paskam ardhe hahah

  10. #167
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga toni54 Lexo Postimin
    ah erdha e mendova qe ben embelsira te mira e doja nga duart tua broken....po kot paskam ardhe hahah
    mund te provosh t'i besh vete...

  11. #168
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    mund te provosh t'i besh vete...
    uaaaa po une nuk ia kam haber more kuzhines hahahah une desha nga duart tua

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni54 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #169
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ndersa une, Linda, do perdor metoden tende por me sasine e perberesve te recetes qe ka sjelle starbright. rrofsh qe e solle receten, se nuk dija si ta perdorja ndryshe qumeshtin e kondensuar qe kam ne shtepi (edhe pse dyshoj se do me dali e mire, por po e provoj njehere) :-)
    broken,edhe une them ta provoj njeher kte receten e starbright,te shikoj se ç'far shije mund te jet me ajke dhe sheqer vanilje

    Nuk ka problem,me kenaqesi e solla,rendsi ka te shijoj
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    receta diabet i gjalle eshte.
    Prandaj e kishe ngren ti,se ishte recet diabeti???

    Ty te hengshin chipsat jahrebi

  14. #170
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Banana split
    Bota Sot | 02.03.2015 15:11



    Kjo eshte nje recete e thjeshte qe mund tua ofroni femijeve tuaj rreth ores 16...

    Perberesit:

    nje banane
    1 luge akullore me shije kakao
    1 luge akullore me shije panna
    1 luge akullore shije luleshtrydhe
    150 ml panna te fresket
    80 gr çokollate fondente
    2 luge reçel luleshtrydheje
    çokollate te grire dhe qershi te sheqerosura

    Pergatitja:

    Hapi i pare: Grijme çokollaten dhe e shkrijme ne banjo maria.pasi te jete shkrire,shtojme panen..Marim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne nje kulluese me qellim qe te ngelen ne te farat dhe te behet si pure.Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.Mbi te vendosim 3 akulloret me panna,luleshtrydhe dhe kakao.Siper e zbukurojme me kremin e çokollates dhe te luleshtrydhes ,pastaj me panna te montuar,3 qershizat dhe ne fund copeza lajthie dhe çokollate.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Poeti për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #171
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Embelsira Snickers

    Bota Sot | 03.03.2015 14:57



    Perberesit
    8 te bardha te vezeve
    Maje gishtash krip
    Lengu i nje gjysem limoni
    9 luge sheqer
    4 luge miell
    ½ bakin
    250 gr kikirik i bluar
    200 gr qokollate e bardhe + 2 luge vaj
    Kremi Karamel
    10 luge sheqer
    8 te verdha te vezes
    250 gr margarine
    200 gr kikirik
    200 gr qokollate e zeze+2 luge vaj
    Udhezimet
    1 Tunden te bardha te vezes me pak kripe dhe pastaj shtohet lengu i limonit dhe sheqeri gradualisht duke e perzier masen.
    2 Pastaj shtohet mielli me bakin dhe piqet ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje ne temperature 180 grade per 30 minuta.
    3 Madhesia e kallepit 20x30 cm.Kete mase brumi mund ta piqni ne nje kore dhe te ndahen nga ajo tri shtresa ose te ndahet brumi dhe nga ky brum te piqen tri shtresa nje nga nje veqmas.
    4 Ne nje ene qitet 2 luge vaj dhe qokollata e bardhe dhe pasi te shkrihet, lyhet shtresa e pare dhe mbi te qitet shtresa e dyte e cila lyhet me karamel krem i cili behet ne nje ene te thelle qesim 8 lugesheqer derisa te karamelizohet ne zjarre (jo te digjet), pastaj shtohet margarine e coptuar.
    5 Pastaj te verdhen e vezes veq e kemi perzier me 2 luge sheqer derisa te zbardhet dhe pastaj te verdhat e vezes me sheqer i qesim ne karamelin dhe e perziejme mire dhe pasi e largojme nga zjarri, i shtojme kikiriket e coptuar dhe e qesim kete mbi shtresen e dyte.
    6 Pastaj qesim shtresen e trete dhe permbi te qokollaten e zeze te shkrire me dy luge vaj.
    7 Dekorohet me kikirik te coptuar.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  17. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2024
    Postime
    1

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Pershendetje, A e ka ndonje receten e pastave Koke Arapi?

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •