bsdev (03-03-2017)
broken,edhe une them ta provoj njeher kte receten e starbright,te shikoj se ç'far shije mund te jet me ajke dhe sheqer vanilje
Nuk ka problem,me kenaqesi e solla,rendsi ka te shijoj
Prandaj e kishe ngren ti,se ishte recet diabeti???
Ty te hengshin chipsat jahrebi![]()
Banana split
Bota Sot | 02.03.2015 15:11
Kjo eshte nje recete e thjeshte qe mund tua ofroni femijeve tuaj rreth ores 16...
Perberesit:
nje banane
1 luge akullore me shije kakao
1 luge akullore me shije panna
1 luge akullore shije luleshtrydhe
150 ml panna te fresket
80 gr çokollate fondente
2 luge reçel luleshtrydheje
çokollate te grire dhe qershi te sheqerosura
Pergatitja:
Hapi i pare: Grijme çokollaten dhe e shkrijme ne banjo maria.pasi te jete shkrire,shtojme panen..Marim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne nje kulluese me qellim qe te ngelen ne te farat dhe te behet si pure.Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.Mbi te vendosim 3 akulloret me panna,luleshtrydhe dhe kakao.Siper e zbukurojme me kremin e çokollates dhe te luleshtrydhes ,pastaj me panna te montuar,3 qershizat dhe ne fund copeza lajthie dhe çokollate.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
bsdev (03-03-2017)
Embelsira Snickers
Bota Sot | 03.03.2015 14:57
Perberesit
8 te bardha te vezeve
Maje gishtash krip
Lengu i nje gjysem limoni
9 luge sheqer
4 luge miell
½ bakin
250 gr kikirik i bluar
200 gr qokollate e bardhe + 2 luge vaj
Kremi Karamel
10 luge sheqer
8 te verdha te vezes
250 gr margarine
200 gr kikirik
200 gr qokollate e zeze+2 luge vaj
Udhezimet
1 Tunden te bardha te vezes me pak kripe dhe pastaj shtohet lengu i limonit dhe sheqeri gradualisht duke e perzier masen.
2 Pastaj shtohet mielli me bakin dhe piqet ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje ne temperature 180 grade per 30 minuta.
3 Madhesia e kallepit 20x30 cm.Kete mase brumi mund ta piqni ne nje kore dhe te ndahen nga ajo tri shtresa ose te ndahet brumi dhe nga ky brum te piqen tri shtresa nje nga nje veqmas.
4 Ne nje ene qitet 2 luge vaj dhe qokollata e bardhe dhe pasi te shkrihet, lyhet shtresa e pare dhe mbi te qitet shtresa e dyte e cila lyhet me karamel krem i cili behet ne nje ene te thelle qesim 8 lugesheqer derisa te karamelizohet ne zjarre (jo te digjet), pastaj shtohet margarine e coptuar.
5 Pastaj te verdhen e vezes veq e kemi perzier me 2 luge sheqer derisa te zbardhet dhe pastaj te verdhat e vezes me sheqer i qesim ne karamelin dhe e perziejme mire dhe pasi e largojme nga zjarri, i shtojme kikiriket e coptuar dhe e qesim kete mbi shtresen e dyte.
6 Pastaj qesim shtresen e trete dhe permbi te qokollaten e zeze te shkrire me dy luge vaj.
7 Dekorohet me kikirik te coptuar.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Pershendetje, A e ka ndonje receten e pastave Koke Arapi?
Krijoni Kontakt