Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 165 prej 172
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin


    Krem vanilje

    Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perzier pak e nga pak shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale (dmth sa te dalin flluskat e para). Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle e bluar.


    Krem kakao

    Kakaoja perzihet mire e mire me sheqerin derisa te mos kete me kokerriza, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte dhe ne fund duke e perzier vazhdimisht i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet derisa te trashet. Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihet te ftohet.


    Krem caramel

    Merret pak sheqer, hidhet ne tigan dhe vihet ne zjarr deris ate shkrihet dhe te marre ngjyre te erret, por jot e digjet. Sheqeri I karamelizuar hidhet neper forma ose ne taven me korent. Ne nje ene porcelain ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezet me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumesht I nxehte, duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri. Ne fund shtohet vanilje ose cipe limoni dhe sipas deshires mund te shtohet pak sheqer I djegur I shkrire me uje, per t’I dhene arome dhe ngjyre. Masa e pergatitur hidhet neper forma qe vendosen ne tave me uje te vaket dhe vihen ne furre derisa te mpiksen dhe ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe. Ne mungese te furres krem karameli mund te pergatitet dhe mbi zjarr duke I vendosur format ne nje tenxhere te ceket. HIdhet uje derisa te arrijne pergjysme, mbulohen me kapak dhe lihen sa te mpiksen. Ne kete rast ne siperfaqe nuk krijohet cipe e kuqe.


    [

    sa duhet te jet masa
    p.s sa veze, sa qumesht,
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar letaa për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #152
    E dua letërsinë Maska e chengiz
    Anëtarësuar
    25-03-2012
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    102
    shum mir evidenca por me trego fotot si po nderrohen qishtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga chengiz : 17-12-2012 më 08:54 Arsyeja: gmb

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar chengiz për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #153
    E dua letërsinë Maska e chengiz
    Anëtarësuar
    25-03-2012
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    102
    a mundni me me tregu si behet kremi i pastiqeris nese ka mundesi me foto,se kur i rraha te bardhat e vezeve me sheqer nuk mu formu shkuma [i rraha me piru se nuk pata mikser

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar chengiz për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #154
    E dua letërsinë Maska e chengiz
    Anëtarësuar
    25-03-2012
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    102
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin
    Ëmbëlsirë me çokollatë
    Përbërësit:

    * 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
    * 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
    * 2 copa krem djathi i butë
    * 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
    * 1 gotë sheqer
    * 3 lugë gjelle miell
    * 1 lugë gjelle përbërje vanilje
    * 3 të bardha vezësh
    * 1 vezë
    * 30g çokollatë

    Përgatitja:

    1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
    2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
    Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
    Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
    Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.
    hej si behet brumi dhe shkuma e tortes se e kam provuar me te bardhat e vezeve dhe me sheqer por nuk mu ba shkuma [i tunda me piru se spat mikser

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar chengiz për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #155
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    a e di njeri si bohet trilecja???
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Tironcja_BLN për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #156
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin
    Muhalebi me krem kajsie…


    Per muhalebine per 4 persona:
    1 lt qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)
    3 luge miell (perdoret edhe miell dritherash eshte me i lehte dhe i jep shije me te kendshme)
    2 filxhane kafeje sheqer (ose sheqer kaf)
    1 pakete vanilje
    2 luge margarine (te lehte, bimore dhe me vajra omega qe ka sa te duash ne treg ndaj e lehte per t'u gjetur)

    Si fillim hidhni sheqerin dhe miellin dhe skuqini ne margarinen e tretur per disa momente me pas shtoni qumeshtin me ngadale ne menyre qe te mos krijohen toptha mielli. Ne te njejten kohe shtoni dhe paketen e vaniljes dhe perzijeni mire deri sa te trashet disi. Me pas lijeni te ftohet.

    Per karamelin me kajsi:
    1 filxhan kafeje sheqer (mund te perdoret sheqer kaf)
    12 cope kajsi qe i jane hequr berthamat dhe jane prere ne copa te vogla
    1 luge embelsire kanelle

    Perzini sheqerin, kajsite dhe kanellen ne nje tenxhere deri sa te krijohet nje si leng i trashe nga miksi i sheqerit, kajsive dhe kanelles. Sperkateni kete leng se bashku me kajsite mbi muhalebi.

    Servireni muhalebine e ftohte pasi ta keni ruajtur per disa kohe ne frigorifer.


    Deno, pastiçier punoke ti me ??!!?? Hahahahaha Lum gruja qe te ka !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlueBaron për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #157
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    a e di njeri si bohet trilecja???

    * 6 vezë
    * 400 gr sheqer
    * 400 gr miell
    * 1 luge caji sode buke
    * 1vanil sheqer
    * 1/2 lit. ajkë
    * ½ lit qumësht
    * 300 pana
    1 kuti qumesht te kondensuar

    * 1/2 kg karamel.

    Përgatitja:

    Rrihen të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar rrahja , gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon perzierja ngadale . Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me sode buke dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi i kondensuar dhe pana perzihen mire . Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trilece atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

  14. #158
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga lirjana Lexo Postimin
    mund te me shpjegoje dikush se cfare eshte pevico qe perdoret ne embelsira?
    Eshte sode buke

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar starbright për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #159
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    aha jo saura e kisha fjalen per jufka gjirokastre , jan si biskota te rrumbullakta qe u hidhet sherbet siper ...
    3 filxhane kafeje qumesht pluhur
    3 filxhane miell
    3 kokrra veze
    1 filxhan vaj
    1 luge çaji sode buke
    Per sherbetin : 1 kg e gjysem sheqer 2 e gjysem uje
    Ne fillim pregatisim sherbetin domethene ujin me sheqer sipas deshires mund ti hidhni pak karafil dhe e vejme te zihet. Rahim vezet,vajin dhe qumshtin pluhur deri sa te kemi një mase te njetrajtshme, pastaj hedhim miellin dhe soden e bukes, perfitojme një brum jo shume te forte. E lyejme tepsine me vaj dhe brumin e ndajme ne toptha sa një kokerr arre. Ne furren e nxehur me pare 180 -200 grade fusim tepsine pasi te jetë pjekur e heqim i hedhim sherbetin e nxehte direkt domethene te dyja te nxehta. Sherbeti duhet ta mbuloje embelsiren. Mbulojeni dhe servireni kur të jetë ftohur.

  17. #160
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    BOMBICA
    Per 35-40 bombica na nevoiten:

    700 gr keksa (biskota) te bluara
    500 ml qumsht
    250 gr margarin (gjalp)
    5 lug kakao ( luge gjelle )
    200gr kokos
    5 luge sheqer ( lug gjelle )

    Pergatitja:
    Se pari 700 gr keksa i veme ne nje ene te thelle ne te vendosim 5 lug kakao dhe 5 lug sheqer i perziejm . Pastaj margarinin ( gjalpin) e shkriejm se bashku me 500 ml qumesht,dhe kete mase e vendosim mbi keksat e bluara ,i perziejm derisa te bashkohet masa (sipas deshires mases mund ti hedhim dhe arra te bluara ).Pastaj i marrim keksat dhe i bejme ne forme te rrumbullaket dhe i lyejm me kokos te gjitha me rradh.Vendosen ne tepsi dhe lihen te qendrojne rreth nje ore qe te forcohen pak .
    Ju befshin mire!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Elita] për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #161
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Receta per Bonbone

    - 1 liter qumesht
    - 2 kg sheqer
    - 80 gr gjalp

    Ne nje tenxhere hedhim te gjitha perberesit. i zjeme ne zjarre shume te ulet duke i perzjere vazhdimisht, derisa te behet nje mase e trashe homogjene. e lejm pak te ftohet pastaj e hedhim ne forma.
    Dikur per fome perdornim shtrydhesen e limonit..
    Let food be your medicine !

  20. #162
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    a e di njeri si bohet trilecja???
    Ti meri te dyja recetat,edhe kte qe do shkruaj une edhe kte qe ka shkruajtur starbright,dhe kush te pelqej,ate perdor perhere
    Citim Postuar më parë nga starbright Lexo Postimin
    * 6 vezë
    * 400 gr sheqer
    * 400 gr miell
    * 1 luge caji sode buke
    * 1vanil sheqer
    * 1/2 lit. ajkë
    * ½ lit qumësht
    * 300 pana
    1 kuti qumesht te kondensuar

    * 1/2 kg karamel.

    Përgatitja:

    Rrihen të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar rrahja , gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon perzierja ngadale . Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me sode buke dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi i kondensuar dhe pana perzihen mire . Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trilece atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
    1 Liter qumesht
    500 Gram pana embelsire(ose schlagsahne)
    1 Kuti qumesht te kondensuar (gati 400 gram)
    8 Kokrra veze
    5 Filxhan kafe me miell
    5 Filxhan kafe sheqer
    1 Luge kafe sod buke
    1/2 Kg krem karamele(kte e gjen ne Shqiperi,se aty ku jeton ti,nuk ka)

    Perdorimi:
    Ndahen vezet veç te verdhat dhe veç te bardhat.Rihen te verdhat me sheqerin sa te zbardhen,hidhet mielli i perzier me soden e bukes,pjes pjese,punohet me kujdes,me pas hedhim te bardhat e vezeve,qe i kemi rahur perpara,ku punohet avash avash.
    Lyhet tepsija me pak gjalpe,hidhet masa e pregatitur dhe piqet ne furre,ku me perpara e kemi ngrohur (ne temp 180grade).
    Vendosim ne nje tenxhere,qumeshtin sa te ngrohet pak hidhet ne te qumeshti i kondesuar edhe schlagsahne,dhe perzihen te treja bashke.
    Pasi te jet pjekur pandispanja e heqim nga tava dhe e ç'pojme me pirun,qe kur te hedhim masen e qumeshtit ne tave,ta mari edhe masen e qumshtit dhe nga poshte.
    Ne tave hedhim masen e qumeshtit(jo te gjithe) dhe pastaj vendosim pandispanjen,dhe pastaj hedhim dhe pjesen tjeter te qumshtit nga pjesa e siperme e pandispanjes.
    Marim krem karamelin dhe mund ta hollojme pak me uje te ngrohte dhe pak sheqer,pastaj pasi te jet pak e vaket e hedhim siper pandispanjes dhe e fusim ne frigorifer per 5-6 ore

    Kjo eshte menyra ime si e bej.

    Ti zgjidh e mer

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Linda5 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #163
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    ndersa une, Linda, do perdor metoden tende por me sasine e perberesve te recetes qe ka sjelle starbright. rrofsh qe e solle receten, se nuk dija si ta perdorja ndryshe qumeshtin e kondensuar qe kam ne shtepi (edhe pse dyshoj se do me dali e mire, por po e provoj njehere)

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #164
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ndersa une, Linda, do perdor metoden tende por me sasine e perberesve te recetes qe ka sjelle starbright. rrofsh qe e solle receten, se nuk dija si ta perdorja ndryshe qumeshtin e kondensuar qe kam ne shtepi (edhe pse dyshoj se do me dali e mire, por po e provoj njehere)
    receta diabet i gjalle eshte.

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drague për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #165
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    receta diabet i gjalle eshte.
    ashtu eshte...per fat qe nuk vuaj nga diabeti e s'me pelqejne shume embelsirat...

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •