Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
tespixhe :
per nji tepsi normale duhen:
2-3 gota qumesht
4 kokrra vez
mill sa te marrin dhe pak sod amelcinash
dy gota sheqer
ne nje en rrahim sheqerin me vezt i shtojm qumshtin masanej i hellim mill sa te marrin keni parasyhs qe brumi duhet me u ba si per burek masi e kena pergatit mir brumin e marrim me hakllagi ( shkop pitet) dhe e shtrijm e hapim njaq sa a saht permasa e tepsis tepsin ma perpara e lyjm me gjalp pasanje eshtrojm peten epregatitun e prejm ne kallep bakllavet po te vogla e fusim ne furren e nxehun ma perpara deri q ete marrin pak ngjyr te kuqrremt
nderkoh qe pjeket pregatisim sherbetin
sherbeti bahet si i bakkllaves ose ravenis
hehe edhe me theks shkodran
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
Përbërësit:1 kg gjalpë të zbutur,1 kg miell,12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë,1 lugë çaji sodë buke,200 gr arra të grimcuara,2 kg sheqer.
Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
Sherbeti:Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në flegra.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë.
Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin./1000Recetat e Cekes/
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Dolce_Angelo : 02-12-2010 më 13:20
Krep me portokall
Kreperitë bëjnë çudira ... Zbulojini ato në versionin e tyre të rafinuar, të lehtë dhe erëmirë.
Për 4 persona
Përgatitja: 40 minuta
Pritja: 2 orë
Pjekja: 50 minuta
* 125 gr miell
* 2 portokalle
* 30 ml qumësht
* 2 vezë
* 1 lugë kafeje konjak
* 40 gr gjalpë
* kripë, sheqer
Për gjalpin e portokallit
* 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpë, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak
Për ta shoqëruar
* 1/2 litër sherbet me limon, 1 fije mente
Këshilla:
* Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë.
* Në se ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë. Stivosini ato duke i ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara. Ju mund t'i ruani në frigorifer: nuk do t'u mbetet veç t'i vini në furrë disa minuta për t'i ngrohur. Do t'ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.
Etapa e parë
Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer. Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës me ndihmën e një punimi të fortë. Shtoni aty progresivisht qumësht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.
Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan. Përkuleni në mënyrë që brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lëreni të piqet për 1 minutë mbi një zjarr mesatar. Shqitini anët, kthejeni krepin me një spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.
Etapa e dytë
Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi një pjatë. Lani një portokall dhe thajeni. Me ndihmën e një thike hiqni copa lëkure të gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni. Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.
Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në tigan. Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak. I zieni thelat e portokallit për 1 minutë. I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.
Etapa e tretë
Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).
I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.
I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron nxehtësinë. Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut në tigan. E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.
I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit të vakta dhe lëkurët. I lagni me gjalp portokalli. Vini në çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shërbejini menjëherë.
Buding molle
Për 6-8 vetë:
* 6 lugë margarinë
* 12 feta buke tost, tuli bukës të jetë i bluar
* 1/2 kg mollë
* 23 filxhan ujë
* 12 filxhan sheqer
* 1 filxhan marmelatë
1 - Fërgoni në një tigan të thellë me margarinë fetat e bukës në një zjarr mesatar deri sa ato të zverdhen. I vendosni ato mënjanë.
2 - I qëroni mollët dhe i prisni në katrorë të vegjël. I zieni më ujë dhe sheqer dhe afro 25 minuta në një tenxhere deri sa ato të zbuten krejt.
3 - Shtoni në formë sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke të fërguar, 2 filxhanë me salcë molle dhe 12 filxhani marmelatë frutash. Përsërisni të njëjtën gjë deri sa të mbarojnë lëndët e përgatitura duke përfunduar me shtresën e sipërme me tulin e bukës dhe mandej e piqni budingun për afro 25 minuta në furrë të ngrohur në 180 gradë. Nëse dëshironi, e lyeni në formë garniture budingun me një shtresë të hollë marmelate, krem qumësht dhe e servoni disi të vakët.
bsdev (03-03-2017)
Peta të ëmbla
Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen
• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri
Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)
Për zbukurimin
• kanellë
• arra të grira
Përgatitja:
Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.
Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.
Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.
bsdev (03-03-2017)
Ëmbëlsirë me çokollatë
Përbërësit:
* 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
* 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
* 2 copa krem djathi i butë
* 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
* 1 gotë sheqer
* 3 lugë gjelle miell
* 1 lugë gjelle përbërje vanilje
* 3 të bardha vezësh
* 1 vezë
* 30g çokollatë
Përgatitja:
1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.
bsdev (03-03-2017)
Torte me dardha dhe me arra
Perberesit per 4 persona: - 250 gram brume i sheqerosur, - 1 luge gjelle recel dardhe, - 1 luge gjelle mjalte, - 200 gram arra te qeruara, - 150 gram krem i fresket, - 2 veze, - 2 luge gjelle miell. Pergatitja: Ndizni furren ne temperaturen 180C. Hapeni brumin mbi nje siperfaqe te sperkatur me miell dhe perzjejeni se bashku me te. Ndajeni brumin ne kater pjese te barabarta dhe hapeni ne forme te rrumbullaket (me diameter rreth 8-10cm). Çpojini anet e seciles pjese me ndihmen e nje piruni. Brimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (per ti dhene forme). Futini ne furre dhe lereni per 10 minuta. Pasi t’i keni nxjerre, lerini te ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Nderkohe pergatisni garnituren. Beni gati 80 gr arra te qeruara. Ne nje tas perzjeni masen e recelit te dardhave, mjaltin, kremin dhe vezet, derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojini dhe arrat e qeruara. Masen e pergatitur hidheni mbi format e brumit. Futini ne furre dhe lerini te piqen per rreth 20 minuta. Embelsiren e nxjerre nga furra mund ta zbukuroni me pjesen e mbetur te arrive te grira, me krem, me pak recel dardhe ose me vanilje. Kjo embelsire sherbehet e vaket ose e ftohte
bsdev (03-03-2017)
Torte
PERBERESIT
• 1 veze e plote
• 2 të verdha veze
• sheqer, 6 luge
• gjalpe, 1 5 0 g
• miell 0, 3 0 0 g
• levorja e gnre e një limoni
• 1 pako maja për embelsira
• pak qumesht për të tretur majane
• 1 kavanoz e 1/2 marmelate qershie (vishnje, mendre, kumbulle)
Rrihini vezet me sheqer derisa të zbardhen mirë, pastaj shtoni gjalpin e tretur lidheni plotesisht. Shtojini miellin e situr,levoren e limonit të grire (vetem pjesen e gjalle) dhe, ne fund, majane e tretur ne pak qumesht. Lereni brumin të pushoje për 30 minuta, mbuluar me një beze, me pas, me 2/3 e brumit visheni torten e bërë me gjalpe dhe me miell duke ia lene anet të larta. Shpojeni fundin me dhembet e një piruni, pastaj hidhini marmelaten. Me brumin e mbetur plotesojeni torten sipas shijes suaj (mund ta zbukuroni me një rresht prej brumi ose të prisni forma brumi) dhe piqeni ne furren e nxehte për afro 30 minuta, pa e hapur fare furren.
bsdev (03-03-2017)
Torte me banane
Perberesit:
Petet e brumit:
6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao
Kremi per lyerje
1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje
Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
bsdev (03-03-2017)
Ashure
Pergatitja per 4 veta:
300 gr grure ashureje (2 gota uji)
100 gr sheqer (mund te perdorni dhe sheqer ezmer per te ruajtur linjat)
rrush i thate (sidomos ai i ziu eshte me i mire)
lekura portokalli te rendura
lajthi, bajame, arra
fik i thate
karafil, kanelle
kokrra shege per zbukurim
Gruri lihet te zihet dhe pasi ka arritur nje fare zierje, i nderrohet uji. Ne ujin e ri gruri vihet serish per tu zier por kete here shtohet sheqeri, rrushi dhe fiku i thate, arrat,bajamet,lajthite dhe lekurat e rendura te portokallit dhe lihen te zihen. Sekreti per nje ashure te mire eshte qe gruri te zihet ne ate mase qe kur te hahet, te pertypet pa veshtiresi. Kur te kete arritur ne trashesine e duhur hiqeni nga zjarri dhe shperndajeni neper tase siper te cileve shtoni kanellen, karafilin (karafilin mund ta shtoni dhe qe ne zierje e siper sepse i jep nje arome akoma dhe me pikante) dhe ne fund fare kokrrat e sheges
bsdev (03-03-2017)
Muhalebi me krem kajsie…
Per muhalebine per 4 persona:
1 lt qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)
3 luge miell (perdoret edhe miell dritherash eshte me i lehte dhe i jep shije me te kendshme)
2 filxhane kafeje sheqer (ose sheqer kaf)
1 pakete vanilje
2 luge margarine (te lehte, bimore dhe me vajra omega qe ka sa te duash ne treg ndaj e lehte per t'u gjetur)
Si fillim hidhni sheqerin dhe miellin dhe skuqini ne margarinen e tretur per disa momente me pas shtoni qumeshtin me ngadale ne menyre qe te mos krijohen toptha mielli. Ne te njejten kohe shtoni dhe paketen e vaniljes dhe perzijeni mire deri sa te trashet disi. Me pas lijeni te ftohet.
Per karamelin me kajsi:
1 filxhan kafeje sheqer (mund te perdoret sheqer kaf)
12 cope kajsi qe i jane hequr berthamat dhe jane prere ne copa te vogla
1 luge embelsire kanelle
Perzini sheqerin, kajsite dhe kanellen ne nje tenxhere deri sa te krijohet nje si leng i trashe nga miksi i sheqerit, kajsive dhe kanelles. Sperkateni kete leng se bashku me kajsite mbi muhalebi.
Servireni muhalebine e ftohte pasi ta keni ruajtur per disa kohe ne frigorifer.
bsdev (03-03-2017)
Keku
Permbajtja dhe pergatitja:
1 veze (ose 2 po te doni)
1 gote sheqer
1 gote vaj
1 luge kafeje sode buke
1/4 kg marmalate ose reçel (une e bera me reçel qershie)
miell me sy (gati 500 gr)
Rrih vezen sa te behet si shkume, me pas shtoni sheqerin dhe vajin dhe perzijini mire. Me vone shtoni miellin me ngadale duke e perzier vetem me pirun pne drejtim poshte dhe lart ne menyre qe brumi te kokerrzohet. Me pas shtoni soden dhe vazhdoni te shtoni miell me sy sa e shihni te nevojshme deri kur e tere masa te jete kokerrzuar. Ne nje tepsi pasi ta lyeni me gjalpe vini gjysmen e harxhit dhe siper saj shtoni reçelin ose marmelaten (marmelata eshte me e keshillueshme) dhe pastaj shtoni dhe pjesen e mbetur te harxhit dhe vijeni te piqet ne 175 grade C ne furren e ngrohur me pare. Pasi te jete pjekur mund t'i hidhni siper sheqer pluhur. Une per vete preferova t'i hedh siper leng reçeli qershie per ta bere sa me te lengshem.
bsdev (03-03-2017)
Torte me peta
A di nonjoni si bohet torte me peta mer jahu.... na ka mor molli per ato tortat me peta qe bohen ke medresja .... mu ke farmacia 10. Pasticeri Bilbili.... Qafsh ijen se nordhem![]()
bsdev (03-03-2017)
Krijoni Kontakt