Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Dita,
    kenge tjeter e perpunuar nga Francesk Radi eshte "Oj Zogo". Ndersa si kenge qe eshte mbeshtetur ne motivet popullore, ato te veriut, eshte kenga "Humba Pranveren" kenduar ne festivalin RTSH'98. Nuk e di nese te kujtohet, por mua me ka pelqyer kur e kam degjuar.

    StterollA
    bie dakort me ate qe thua me lart se perpunimi i kenges ne rryma te ndryshme e ben te njohur ate, tek fans te ketyre rrymave, por nga ana tjeter kenga popullore ne kete rast humbet origjinalitetin, per te cilen dallohen ato kenge. Mendoj qe eshe ky origjinalitet qe i ben ato te vecanta.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mendoj se shqetsimi duhej ngritur ne 90 por jo tani. Pse?
    Sepse ne vitet 90 asnje nuk degjonte muzike popullore por degjonim “te huajat.
    Corasoni ka permendur diku djemte e detit dhe "Jakup Ferrin" qe eshte me te vertet kryeveper 100.
    Me kalimin e kohes (96) shqipot filluan te kthehen tek muzika qe kane ne vena pra ajo shqiptare vecse muzika e huaj la dicka ne shijen e tyre. Keshtu qe edhe kengetaret mundohen ta gjejne 100% shijen e degjuesit(pra mix).
    Per kete arsye kohet e fundit gjithe kengetaret jane orjentuar nga folklori shqiptar dhe i pershtatin me muziken bashkekohore.

    Me vjen keq qe ai "xhaxhua" qe ka shkrujt ate artikullin tek koha jone nuk i pelqekan ata tre cunat tullac te shemtuar te cilet kendojne kenget popullore por te perpunuara. Atij (dhe atyre qe mendojne si ai) i them se nuk eshte ai i cili vendos nese eshte mire apo keq qe modernizohen kenget por eshte forca me te cilen e pelqejne degjuesit keto kenge.

    Cdo gje e vendos tregu (dmth kerkuesit qe jane njerzit). Nqs tregu nuk i do me populloret ashtu sic kane qene por i do te modernizuara atehere le ti fusin ne muze nqs kane frik se mos ju humbasin kenget e vjetra. Se do nje pensionist te degjoje gerneten e Laverit nuk eshte e thene ta duan te gjithe.
    Te gjithe kendojne per popullin. Vetem jo te gjithe behen popullor por vetem ata qe kendojne bukur.

    Hajt shnet!
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E drejte Mariglen!

    Eshte tregu ai qe percakton. Por gjithcka varet edhe nga cilesia e mallit qe ofrohet. ka dhe nga ata qe e quajne veten kengetare e po percudnojne kenget popullore shqiptare, pa pike shije dhe e keqaj eshte se po mbijetojne. Shijen e perpunon edhe media dhe televizionet qe i transmetojne luajne nje rol direkt ne kete mes. Ata perfitojne se paguhen per transmetimin, por demi qe behet eshte i madh.


    "Balada per Jakup Ferrin" eshte me te vertete shume e bukur. Kur e kam degjuar per here te pare, kam thene me vete, O Zot ta dinte Jakup Ferri se ne cfare ritmi po i kendojne, dhe kam qeshur. Por ta degjosh e ridegjosh eshte me te vertete e bukur dhe te mbetet ne mendje.


    LIDHJA per tek BALADA per Jakup Ferrin





    Kenge tjeter qe perfshin elemente muzike popullore me nje tekst tmerresisht te shkurter eshte

    "Mallkimi" nga Bojken Lako.


    U rafte shiu e u befte balte, gjer ne gju.


    Perseritet shume here por melodia instrumentale qe e shoqeron eshte madheshtore dhe e thekson gjemen e mallkimit.





    Une jam per perpunimin e kengeve dhe sjelljen ne ritmet e kohes, vetem jo ne shdnerrimin ne kendim ne ngjyra greke dhe serbe. Kjo eshte vdekje per traditen popullore.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Epo ketu u katandis shqiptari nga muzika ruso-kineze e festivaleve me aksione e traktoriste qe martohen me mesueset e gezonte fshati socialist!Rrofte muzika e mejhaneve e ciganeve te Ballkanit,njerezit me zor nuk ndjekin muziken...Koha e antivlerave vazhdon qe me festivalet e shpifura komuniste,"Shamia e aksionit!"

  5. #15
    Andrra e Jetes ka kapur nje pike qe askush nuk e ka permendur me pare dhe pikerisht Muziken e Lehte.
    Pra thuhen shume gjera ne lidhje me perpunimin qe i behet muzikes popullore, por duhet pare dhe se ne cfare drejtimi behet ai perpunim.
    Per tju dhene nje shembull; Para disa kohesh u futa ne nje dyqan kinez dhe ndersa po shihja disa gjera per te blere, degjoja nje muzike qe me ngjau komplet si muzike shqiptare. Ktheva koken dhe pashe qe ne nje televizor qe ishte aty, por jepeshin kenge kineze. U cudita aq shume sa nuk mund ta imagjinoni. U perqendrova qe te degjoja me mire dhe vetem fjalet nuk ishin shqip, pasi cdo gje dukej e "tille".
    Natyrisht eshte qesharake te mendosh qe ishte muzike shqiptare, por mua me erdhi keq kur mendova se cfare na ishte servirur tere keto vite dhe cfare kemi marre ne per muzike te lehte. Dicka komplet e importuar nga Kina.
    Prandaj dhe eshte nje gje kur perpunohet muzika popullore ne ate te lehte dhe eshte nje gje tjeter kur ajo e lehte nuk eshte aspak shqiptare, megjithese i eshte servirur shqiptareve per vite me rradhe.
    Gjithashtu, dhe vete muzika popullore ne shume raste ka ndikimin e atyre te huaja. Cfare nuk degjon aty brenda, motivet lindore turke jane teper te pranishme, ashtu si ato greke, sllave etj.
    Eshte e vertete qe publiku vendos, por harrohet qe publiku degjon ato qe i serviren dhe nuk mund te zgjedhe dicka tjeter qe nuk ekziston ne treg.

  6. #16
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Redi dicka e tille me ndodhi dhe mua. Kisha disa minuta perpara se te me fillonte provimi, dhe po studioja ne makine. Kur degjova muzike shqiptare nga nje makine qe sapo erdhi ne parkim. Isha 100% e sigurt qe muzika ishte Shqip. Shkova ti flisja kesaj vajze, dhe per cudi pashe qe kishte flamurin Israelit varur ne makine. Jam cuditur pa mase.

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje lajm POZITIV ne lidhje me perpunimin e muzikes popullore.



    Nga gazeta LOBI

    http://www.lobi.com.mk



    "TUNG TUNG” ME ALBUM NXJERRIN ALBUMIN “RRUSHI I KUQ”
    GĖRSHETIM I MUZIKĖS POPULLORE ME XHAZIN





    CD-ja pėrmban i pėrket njė zhanri qė mė sė miri mund tė pėrshkruhet si etno-xhaz. Ėshtė bėrė njė pėrpunim i kėngėve popullore shqipe, duke bėrė njė shkrirje me muzikėn xhaz, apo xhaz i lehtė (light jazz), deri diku edhe bluz, thonė anėtarėt e grupit “Tung tung”, Adnan Ajdini, Afrim Aziri dhe Bashkimi Aziri


    Arlinda KALISI


    “Nė dėgjim tė parė, muzika e CD-sė nė fjalė, nuk tė pėrkujton aspak melosin popullor. Kur CD-nė e dėgjon njė i huaj, i cili nuk e njeh melosin tonė popullor, s’do t’i shkojė fare mendja se bėhet fjalė pėr muzikė popullore shqipe”, thotė Adnan Ajdini, njėri nga anėtarėt e grupit “Tung Tung”. Kur kjo CD ishte dėgjuar nga dėgjues tė huaj ajo ishte pėlqyer shumė. Ata ishin fascinuar kur kishin mėsuar se fubdamenti apo thelbi i kėsaj muzike sihin kėngėt tona. Kjo, sipas Ajdinit, ka ndodhur edhe gjatė inēizimit, ku kureshtja ka qenė e madhe edhe tek profesionistėt e muzikės, kompozitorė, inēizues, mjeshtėr tė zėrit etj.


    Dėgjuesit shqiptarė e kanė mė tė lehtė qė tė pėrjetojnė kėto melodi, kurse pas disa ēasteve u kujtohen edhe kėngėt.


    “Stili i muzikės dhe interpretimit ėshtė i butė, i kėndshėm pėr vesh, pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt. Ėshtė njė muzikė e qetė dhe relaksuese”, thotė Adnan Ajdini.


    JO PĖRDHOSJE, POR MODIFIKIM


    Ideja pėr tė bėrė njė CD tė kėtillė ka qenė e kahmotshme. Ajo kishte mundur qė tė realizohet vetėm pasi anėtarėt e grupit kishin arritur njė pėrvojė pėrsa i pėrket muzikės. Grupi kishte shfrytėzuar rastin qė me pak investime tė jetėsonte projektin.


    “Qė tė bėsh njė punė si kjo duhet pėrvojė e mirė. Ky grup vepron prej 15-20 vjet duke kultivuar zhanret e ndryshme muzikore”, thotė Ajdini.


    Grupi ka filluar me muzikė popullore. Anėtarėt e grupit e duan atė, e kultivojnė dhe e interpretojnė me kėnaqėsi. Por ata adhurojnė xhazin, bluzin dhe zhanret tjera.


    “Me plot pėrgjegjėsi bėmė njė gėrshetim tė muzikės popullore shqipe dhe xhazit. Nuk guxojmė tė pėrdhosim dhe ē’vlerėsojmė muzikėn popullore, siē ndodh me disa tė ashtuquajtur artistė”, thotė Ajdini.


    Anėtarėt e grupit thonė se me nxjerrjen e CD-sė ia kanė arritur qėllimit, si nė interpretim, pėrpunim, aranzhman, cilėsi, nė aspektin teknik dhe dizajnimin e kopertinės. Tani ngel se si do ta vlerėsojė publiku.


    KOMERCIALJA NĖ PLAN TĖ DYTĖ


    Qėllimi i nxjerrjes sė njė CD-je tė kėtij lloji nuk ka qenė komercial.


    “Si zakonisht aty ku ka komercializėm mungon vlera, ose ka mė pak vlerė. Ne kemi qenė entuziast dhe s’kemi menduar fare pėr pėrfitimet materiale. Asgjė s’kemi bėrė pa vullnetin dhe dėshirėn tonė”, thotė njėri prej anėtarėve tė grupit, ndėrkohė qė mendimi i tij miratohet edhe nga tė tjerėt.


    Ata janė optimistė se kėtė muzikė do ta pranojnė njė numėr i konsiderueshėm i dėgjuesve, dhe mendojnė se me kėtė CD sadopak e “kanė mbushur zbrazėtirėn pėrsa i pėrket kėsaj muzike”.


    Ata thonė se ndjehen tė kėnaqur qė kanė arritur qė tė japin kontributin e tyre nė afirmimin e melosit popullorė dhe modifikimin e tij, duke e gėrshetuar me njė zhanėr qė, kohėt e fundit, ėshtė trend pėrmasash botėrore.


    “Besojmė se po tė ketė fatin CD-ja qė tė depėrtojė jashtė vendit, do tė ketė efekt mė tė madh nė afirmimin e muzikės dhe kulturės sonė nė pėrgjithėsi”, thonė ata.


    Kjo ėshtė CD-ja e parė e grupit “Tung Tung”. Aty janė pėrfshirė kėngėt shqipe: “Rrushi i kuq”, “Hajde malenake”, “Kur hėna del”, “Esmerja”, “Hajredin pasha” dhe “Laje ti moj goce” dhe dy instrumentale sikurse “Make Me a Memory”, nga G. Washington dhe “Tequila”. Interpretimi ėshtė gjithashtu specifik, me instrumentet: saksofon, xhaz bateri dhe sintisajzer.


    EDHE MĖTEJ KĖSHTU...


    Anėtarėt e grupit “Tung Tung” kanė ndėrmend tė vazhdojmė me kėtė krijimtari edhe nė tė ardhmen.


    “Kėtė lloj krijimtarie aspak nuk e pėrjetojmė si diēka tė rėndė dhe tė vėshtirė. Ne gjejmė njė kėnaqėsi shumė tė madhe. Muzika pėr ne ėshtė dimension tjetėr ku gjejmė prehjen dhe ku mund tė shprehemi”, thonė ata.


    Atyre u krijohet njė kėnaqėsi e veēantė kur dėgjojnė se muzika e tyre po pėlqehet. Kjo u jep kurajo qė tė vazhdojnė me punėn qė e kanė nisur.
    Grupi vepron nė kushte tė pavolitshme pune. Ata kanė probleme tė ndryshme: mungesė tė lokalit pėr tė ushtruar, mungesė mjetesh finansiare pėr tė paguar inēizimin, kontaktimin me njerėz tė muzikės siē janė producentė muzikorė, reklamimin etj.


    ANĖTARĖT E GRUPIT


    Adnan Ajdini ka lindur mė 15 mars 1969, nė Shkup, ku ka diplomuar nė Fakultetin e Informatikės, pranė Fakultetit tė Shkencave Natyrore-Matematikore. Tani punon nė Bankėn Popullore tė Republikės sė Maqedonisė, nė drejtorinė pėr teknologji tė informatikės.


    Afrim Aziri, ka lindur mė 2 dhjetor 1969 nė Shkup. Ka studjuar nė Fakultetin e Shkencave Natyrore-Matematikore nė Prishtinė, drejtimi Gjeografi. Punon nė TVM, programin nė gjuhėn shqipe si pėrgjegjės i programeve muzikore.


    Bashkim Aziri, ka lindur mė 22 gusht 1976 nė Shkup, ku ka kryer edhe shkollėn e mesme. Merret profesionalisht me muzikė.


    ----------------




    Prej ketij grupi nuk kam degjuar gje, por kam degjuar muzike nga nje tjeter grupi xhazi i cili ka ne perberje pese anetare. Vetem njeri prej tyre eshte shqiptar nga Kosova dhe te tjeret zvicerane. Te gjithe jetojne ne Zvicer, grupi po ashtu funksionon aty.

    Quhet KAPSAMUN.


    Dhe ka kete faqe ne internet:


    http://www.kapsamun.com


    Ne faqe mund te gjeni shume me teper informacion per ta.
    Njera prej CD-ve te tyre quhet "Mesnate" dhe eshte shume e bukur.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi miq te dashur ,hi BRARI.Lexova dhe une artikullin , dhe vedosa te them dhe une mendimin tim.
    Me pelqen muzika shqiptare , si ajo popullorja ,dhe kjo modernia. Me pelqen Laver Bariu , por me pelqejne dhe Drimsat. Nuk e di por nuk kam frike , nga keto eksperimente qe bejne disa te rinj (me njohuri a pa njohuri muzikore e folklorike ) me muziken tone popullore .Nuk kam frike se jam i sigurte per nje gje , gjerat me vlere sado vite , sado rryma a moda te ndreohen do mebten me vlere dhe do vazhdojne te jen burim frymezimi per brezat e ardheshem. Por njekohesisht nuk duhet haruar dhe dicka tjeter , muzika ashtu si dhe gjithe artet evulon , perpiqet te gjej menyra shprehese te reja, ndjenja te reja , perpiqet ti pershtatet e te pasqyroj nje realitet tjeter . Pastaj ndikimi i muzikes perendimore a muzikes se ''zeze'' eshte nje fenomen nderkombetar e jo vetem shqiptare. Gjithmone njeriu eshte i ndruajtur dhe i frenuar qe te pranoje nje mendim a nje ide te re dhe megjithese nuk jam i sigurte per vlerat e rymes se re muzikore ne shqiperi ,une do doja te prisja e te shikoja me kalimin e viteve ca do jetoje dhe ca do shuhet. Muzika shqiptare ka nje problem shume te madhe, anen ekonomike ,dhe ky eshte nje faktor shume negativ pasi nuk u jep mundesi artistave te jetojne dhe te meren me kete art kaq te bukur dhe te na zbukurojne dhe ne jeten sadopak, ndaj le ti lem ata ti rinj dhe a pa pantallona te grisura , qe shajne e qe bejne , te bejne kryengritjen e tyre te vogel . Ja mendo mos ekzistonin dhe ata , do degjonim vetem Eminem.Le mos te jemi kaq te ashper dhe nese duhet te bejme kritike duhet te bejme kritik per t e regulluar e jo nga frika se mos perdunohet a bastardohet folkolri jone popullor. ''Djelli mbulohet me shosh'' thoshne disa pleq te mocem
    :T

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Dielli nuk mbulohet me shosh !
    :T

  10. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shikoni sa interesante veprimtaria e nje grupi shqiptar.




    Aventura e artistėve nga Mallakastra nė Francė nė grupin “KAN” me kėngėtarė tė folkut botėror. Pas zbulimit tė liderit francez Eric Marchand nė Festivalin Folklorik tė Beratit, prej disa vitesh ata janė pjesė e njė projekti tė suksesshėm nė Francė dhe regjistrimin e dy albumeve

    “Kėnga” e katėr shqiptarėve, muzika ku Zoti ėndėrron


    Ēfarė qenka ajo ndjesi shqiptare qė tė huajt me vend e pa vend, e quajnė ekzotike?
    Kur francezi Eric Marchand erdhi nė Festivalin Folklorik Kombėtar tė Beratit, tre-katėr vjet mė parė, mendonte se shija pėr muzikėn folk ballkanike, mund ta ēonte drejt njė zbulimi shqiptar. Dhe ishte grupi polifonik i Mallakastrės me Guri Rrokaj, Vladimir Shehaj, Ali Shametaj dhe Fatmir Tahiraj. Katėr burra mbi tė tridhjetepesat qė kėndonin pa instrumente. Marchand, ky perėndimor prej vitesh kishte pelegrinazhin nėpėr botė nė ato qė vende qė kishin traditė dhe kultivonin folkun. Kėrkues, novator, i hapur ndaj kulturave, muzikės sė popujve tė tjerė i propozon katėrshes nga Mallakastra, tė jenė pjesė e grupit tė tij eksperimental ndėrkombėtar, tė kėngės polifonike e monodike (a capella). Sot ky grup i quajtur “KAN” mbush tre vjet nga krijimi. Po tė duam tė luajmė pak me emrin e grupit, mund tė thoshim se aty gjen njė origjinė shqiptare: ndėrmjet “kan” dhe “kangė” (nė gegėrisht). Ansambli i vogėl i Mallastrės u bashkua nė Bretanjė, ku ndodhet streha dhe laboratori i kėrkimit muzikor tė Eric Marchand, me pjesėn tjetėr tė trupės qė vinin nga vende tė ndryshme tė botės, dhe tė ēuditshme.
    Ishin “Tenore de Santu Predu” ansambėl nga Sardenja, Fransy Gonzales nga Galicia, Bassey Kone nga Mali (Afrikė) dhe vetė Marchand kėngėtar e instrumentist.
    Manaxheri i disa koncerteve pėr grupin shqiptar, Viktor Sharra, i cili ka shoqėruar nė Francė edhe ansamble tė tjera si Familja e famshme Lela e Pėrmetit, apo “Shqiponja” e Tepelenės, tregon se “Kan” sjell njė pėrvojė tė re eksperimentale nė muzikėn folk.
    “Janė tė gjithė kėngėtarė tradicionalė, me veshė dhe asnjė prej tyre nuk di tė lexojė notat. Puna konsiston nė faktin qė secili prej tyre zgjedh kėngė tė vendit qė pėrfaqėson tė cilat mund t’i kėndonin bashkė. Dhe nuk ishte e lehtė tė gjeje kėngė qė tė plotėsonin kėtė kusht”, - shpjegon manaxheri Viktor Sharra.
    E veēantė pėr katėrshen nga Mallakastra, duke mos qenė kėngėtarė lokalė, zėrat e tyre hynin nė njė gamė mė tė gjerė muzikore, duke u adoptuar mė lehtė e mė mirė, me ritmet spanjolle, bretone e afrikane.
    Koncerti i parė erdhi po vitin e takimit tė grupit, nė 2000. Ishte suksesi nė skenėn e Teatrit “Kuarc” nė Bretanjė. Nė vitin 2001 realizojnė tė parėn CD. Kohėt e fundit, kanė dhėnė koncert nė Korsikė, Poitier dhe Perigeux tė Bretanjės. Pas dy ditėsh, ansambli “Kan” pėrgatitet pėr njė regjistrim tė ri. Manaxheri shqiptar Sharra shpjegon se kjo muzikė tė cilėn media franceze si “Le monde” e “Liberation”, e cilėson si “muzika pėr tė cilėn Zoti ėndėrron”, ende nuk mund tė shitet jashtė Francės.

    Repertori
    Edhe “Xhan-xhan, vetullaholla”
    Ashtu si pjesėtarėt e tjerė tė “Kan”-it, edhe shqiptarėt nė ēdo koncert kanė nė repertor tre-katėr kėngė popullore. “Shėndėllia”, rrallė njihen me kėtė emėr, ansambli polifonik i mallakastrės, kėndon thuaj gjithė kėngėt e Jugut shqiptar, por dinė tė jenė tė manovrueshėm edhe me trevat e tjera. Kėngėt kryesore tė cilat janė pėrfshirė edhe nė CD-nė e “Kan”-it, regjistruar nė vitin 2001, janė shumė tė njohura pėr tė gjithė ne: “Legjenda e Ago Ymerit”, “Mė dėrgoi babai me shqerra”, “O Margarita, ku je”, “Dasma”, “Dil Pasha se kam pak punė” dhe shumė e njohura “Xhan-xhan vetullaholla”. Nė kėto polifoni shqiptare pėrzihen jehonat e isove nga Mali, Sardenja, Bretanja e Galicia. “Askujt nuk i vritet veshi”, komenton manaxheri nė vite i grupeve folk, Sharra. Interpretohen kėngė tė origjinave tė ndryshme. Maliania Kone kėndon nė “bambara”dhe nė “bobo”, sardėt dhe galiciani, kėndojnė nė vetėn, Marchand nė ritmet bretone dhe shqiptarėt kėndojnė shqip. Por ndryshe nga tė tjerėt ata munden tė kėndojnė ndonjėherė edhe bretonen. Kėshtu kryqėzohen gjuhėt, dhe qėllimi nuk ėshtė qė kjo pėrzierje e formave tė pabarabarta polifonike tė jenė me ēdo kusht nė harmoni. “Njė temperament shumė larg asaj qė e kemi zakon tė dėgjojmė nga muzika oksidentale”,- do thoshte lideri dhe krijuesi i “Kan”, Eric Marchand.

    Pelegrini i kulturave
    “Tė gjithė ne funksionojmė mbi bazė tė traditės orale. Pėr tė kuptuar se cili ėshtė koncepti i tyre i ritmit, melodisė, modeleve, masės, duhet tė hysh seriozisht nė mendimin muzikor tė njerėzve me tė cilėt punojmė, pėr tė ditur cilėt janė kufijtė, interesat qė duhet tė ruajė njė kėngėtar”,- shpjegon Eric Marchand. Ky njeri ka punuar gjatė dhe me kujdes me tė zgjedhurit e tij. Ka vizituar dhe udhėtuar nėpėr vendet e shtėpitė e tyre dhe ka regjistruar shumė nga repertori i tyre. Nė skenė, akoma mė shumė nė regjistrimin e CD-ve kėrkohet qė ēdo kėngėtar tė jetė nė funksionin muzikal tė tjetrit. Ndėrsa roli i Marchand-it ėshtė qė ansambli tė japė maksimumin e mundshėm. Duke respektuar identitetet artistike tė secilit, bretoni Marchand dhe pelegrinazhi i tij ia ka dalė mbanė: tė eksplorojė nė takimet mes kulturave tė pėrbashkėtat dhe dallimet, duke luajtur mes kufijve tė tyre.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •