Urime Luljeta.Poezi shume te bukura.
Urime Luljeta.Poezi shume te bukura.
Nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė qė u zhvillua nė Ljubjana, Slloveni javėn qė shkoi, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi ēmimin "Kristal", ēmim i cili jepet pėr shkrimtarin mė tė mirė pjesėmarrės nė edicion.
Festivali "Vilenica International Festival" zhvillohet nė Slloveni prej 24 vjetėsh. Pėr Shqipėrinė ėshtė vetėm hera e tretė qė pėrfaqėsohet. Shkrimtarėt pjesėmarrės nga gjithė Europa Qendrore si: Umberto Galimberti, Stefan Kardos, Oksana Zabusko, Peter Rezmn, Ev Sonnenberg, Ines Cergol, Andrea Grill, Jana Benova, Klin Dankov, Stefan Kardos, Miljenko Jergovic, Hrkus Koncius, Dan Lungu, Tone Partljic, Jana Purtrle Srdic, Maria Sleahtitchi, Vlda Urosevic, Jan Benova, janė zėra pėrfaqėsues nė kulturat nga vijnė dhe me njė background shumė tė pasur letrar. Konkurrenca midis tyre ishte pėr Ēmimin "Kristal" , i cili, dhe pse ėshtė njė shkrimtare qė nuk i pėrket Europės Qendrore, iu dha Luljeta Lleshanakut.
Poetja Luljeta Lleshanaku u prezantua nė kėtė festival me poezitė "Misteri i lutjeve", "Lajme tė vonuara", "Me fatin e shkruar nė fytyrė" dhe "E hėna nė shtatė ditė". Kėto poezi janė botuar gjithashtu nė antologjinė e festivalit nė gjuhėt shqipe, sllovene dhe angleze.
Festivali jep dy ēmime: "Ēmimi ndėrkombėtar" ose ēmimi i karrierės iu dha shkrimtarit Claudio Magri. Ky ēmim jepet nga Unioni i Shkrimtarėve Sllovenė. Ndėrsa Ēmimi "Kristal" u dha nga njė juri ndėrkombėtare e pėrbėrė nga: Katharina Narbutovic (Gjermani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjikė).
Gjatė ceremonisė, juria argumentoi dhėnien e kėtij ēmimi si njė ēmim i cili jepet pėr "metaforėn e fuqishme, mprehtėsinė e mendimit dhe temėn universale tė trajtuar me shumė finesė". Fituesit pararadhės tė kėtij ēmimi janė: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Josip Osti (Bjellorusi), Pįl Zįvada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukrainė), Angelo Cherchi (Itali), Nicole Müller (Zvicėr), Francesco Micieli (Zvicėr), Endre Kukorelly (Hungari), Grendel Lajos (Sllovaki), Eėa Lipska (Poloni)...
Me kėtė ēmim poetes shqiptare i jepet e drejta tė marrė pjesė nė njė tjetėr aktivitet ndėrkombėtar nė Dublin, Irlandė, nė prill 2010. Dy festivalet shkėmbejnė fituesit nė edicionet pasuese.
Shekulli
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Lleshanaku: 'Magjia e dashurisė, gjėja qė shkatėrrohet mė shpejt'
Bisedoi j.p | 23/09/2009 | Kulture |
"Pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Kėtu nuk na ndodh tė befasohemi, pasi ēmimet letrare e kanė humbur besueshmėrinė", - shprehet Luljeta Lleshanaku. Njė bisedė duke lexuar e kuptuar katėr poezitė, me tė cilat u vlerėsua nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Poezisė nė Slloveni, me ēmimin "Kristal"
Luljeta Lleshanaku nuk ndalet gjatė tek ēmimi, por tek poezia. Biseda pėrqendrohet tek poezitė qė prezantoi nė festival. Zbulon atė qė fshihet pas universales, tė kaluarėn, ngjarjet qė kanė ngecur nė kujtesė, ndjesitė, perceptimet vetjake. "Nuk ka rėndėsi se ku je, gjithkund do tė marrėsh nė shpinė atė ēka ėshtė e jotja, ēka pėrbėn esencėn tėnde dhe kėsaj vetėm i shtohen disa shtresa informacioni", - pohon ajo.
Juria i vlerėsoi poezitė e tua pėr "metaforėn e fuqishme, mprehtėsinė dhe temėn universale tė trajtuar me shumė finesė". Si arrihet deri atje? Si shmanget uni?
Ėshtė ēėshtje stili. Secili prej nesh ka njė stil tė vetin tė foluri, tė ecuri, tė veshuri, tė formulimit tė mendimit, siē ka edhe njė stil tė vetin perceptimi.
Dikush pėrpiqet tė fokusohet nė logjikėn e momentit e dikush tjetėr nė logjikėn vertikale tė gjėrave, duke krijuar analogji dhe pėrgjithėsime. Unė i pėrkas mė shumė kėsaj tė fundit. Njė nga poetet qė kam takuar kohėt e fundit, e cila vėrtet arrin ta shmangė mjeshtėrisht "un-in", ėshtė Wislawa Szymborska, nobelistja polake.
Zakonisht, kjo lloj poezie ka rrezikun e vet, sepse mund tė dobėsojė intimitetin me lexuesin dhe mund tė tingėllojė deklamative, pasi toni i poezisė merr pėrsipėr tė dėshmojė njė tė vėrtetė tė pėrbashkėt, por, kur ėshtė e gjetur, ajo ka fuqinė e vet tė pakundėrshtueshme. Fundja, "lėnda flet vetė" thonė latinėt.
Duke lexuar vargjet e katėr poezive, pėr tė cilat u vlerėsove nė Slloveni, shquan poeten qė shpesh kthen kokėn pas tek "shoku i bankės nė shkollėn fillore", "lodrat e prishura", "lutjet nė familje".
Nė argumentin e zgjeruar qė juria dha ishte njė pėrcaktim i tillė: "Poezia e Lleshanakut zhvillohet nė kuotėn zero, nga ku mund tė shikosh nė tė gjitha drejtimet nė tė njėjtėn kohė", qė do tė thotė se nuk ka ndonjė kuotė kohore tė pėrcaktuar qartė. Megjithatė, pa dyshim qė shumė prej imazheve duken sikur kanė ngecur nė kujtesė.
Fjala vjen, ėshtė fakt qė kam pasur njė shok banke, njė djalė i cili vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme zemre kur kam qenė fėmijė (mua mė ulnin vazhdimisht nė bankė me dikė qė nuk hapte gojėn, ngaqė isha shumė problematike vetė).
Arsyeja qė unė e mbaj mend ėshtė mėnyra sesi trajtohej nė shoqėri njė qenie e pashpresė, ose siē them nė poezi "Me fatin e shkruar nė fytyrė". Nuk kishte rėndėsi nėse ishte i paracaktuar me vdekje apo jo. Ēėshtja ėshtė se ai ishte njė dosje e lexueshme. E mirė apo e keqe, njerėzit lakmojnė tė panjohurėn, atė qė nuk dinė.
Po kėshtu edhe lodrat e prishura, janė gjithashtu njė reminishencė nga fėmijėria: lodrat qė im atė na sillte si dhuratė pėr vit tė ri janė njė imazh i lidhur me prirjen time tė sėmurė pėr t'i shkatėrruar, nė mėnyrė qė t'i hapja lirshėm ingranazhet e tė shihja misterin e funksionimit tė tyre. Kurse lutjet nė familje ishin lutjet e dėshpėruara tė sime mė para gjumit, nėn zė dhe aq tė dėshpėruara sa zor se mund t'i harroj.
Por, tė gjitha kėto nuk kanė asnjė lloj vlere letrare nėse nuk i pėrdor me njė funksion tė caktuar nė poezi. Pėrndryshe, quhet "manipulim" i fakteve jetėsore dhe shndėrrimi i tyre nė fakte letrare. Kėshtu qė, duke i lidhur kėtė me pyetjen qė mė bėtė mė parė, mendoj se tema universale nuk e pėrjashton elementin biografik, por thjesht e vendos nė njė orbitė mė tė gjerė.
"Gruaja flokėkuqe qė pret pėrnatė burrin e pirė
do tė vazhdojė ta presė kėshtu edhe njėqind vjet.
Nuk ėshtė faji i alkoolit. Ajo ka pritjen e vulosur nė fytyrė"
ose
"Vajzat preferojnė martesat larg
pėr tė lėnė prapa, tė paprekur,
bustin e pesėmbėdhjetėvjeēares"
Kjo ėshtė vajza dhe gruaja shqiptare?
Edhe po, edhe jo. Njė grua qė pret e pret pafundėsisht tė shoqin pijanec mund ta gjesh gjithkund. Kam njohur gra tė tilla, por qėllimi ka qenė qė nėpėrmjet njė argumenti poetik tė pėrgjithėsosh imazhin e njerėzve qė i nėnshtrohen fatit pa u ankuar, pa refuzuar dhe model mė tė mirė se nėnat tona, nuk ke ku gjen. Dhe jo se ishin tė dobėta, por se ishin tė forta.
Ēudia ėshtė se ne nuk jemi e nuk kemi qenė kurrė popull fetar (me gjithė atė debat qė bėhet pėr rrėnjėt tona myslimane apo kristiane, unė besoj se edhe budizmit po t'i kishte rėnė rruga kėndej, do tė kishte ngulur rrėnjė); e duke mos qenė tė tillė, si ėshtė e mundur qė njerėzit e pranonin fatin e tyre pa gjetur ngushėllim askund, pa patur njė pikė referimi ose njė sistem referencial, pa patur qoftė edhe njė iluzion tė vetėm pėr t'u mbajtur? Kėtė unė e quaj "forcė" karakteri.
Kurse, me "statujėn e 20-vjeēares", mund tė them se lidhet nevoja e gjithkujt pėr identitet. Qoftė edhe konservimi nė celuloidin e kujtesės sė dikujt me freskinė dhe bukurinė e 15-vjeēares, ėshtė nevojė pėr identifikim.
Martesat larg, pėrveē kėrshėrisė ndaj sė panjohurės, kishin brenda tyre edhe kėtė tė dytėn. Nė qytezėn ku unė jam rritur ndodhte kjo. Nė fshatra gjithashtu. Kėshtu qė, po, ka patjetėr diēka prej femrės shqiptare.
Po Zoti, parajsa, lutja, engjėjt, profetėt, besimi, elementė me tė cilėt ti ndėrton poezinė "Misteri i Lutjeve", janė njė qėndrim i yti ndaj fesė?
Tek "Misteri i lutjeve", nė tė vėrtetė kemi njė demitizim tė situatės. Kjo poezi nuk jep asgjė mbi qėndrimin tim ndaj fesė. Nė njė kontekst ironik trajtohet njė ambient i njerėzve tė harruar prej fatit, tė lėnė vetėm fillikat nė rezistencėn e tyre.
Njė paralelizėm midis "shkallėve tė Jakobit" dhe shkallėve tė mbėshtetura qė shėrbenin pėr tė rregulluar ēatinė, nė tė cilat hipnin e zbrisnin jo engjėj, por burra qė vuanin nga shiatiku; ėshtė njė kundėrvėnie ndaj legjendės biblike, komunikimit tė Zotit me Jakobin.
Thjesht qėllimi ka qenė tė improvizoja njė jetė ku nuk ekzistonte asnjė mister tjetėr pėrveē atij njerėzor dhe evidentimit tė fuqisė dhe dinjitetit tė racės njerėzore, atij mikrokozmosi nė tė cilin ne jemi mėsuar tė shohim vetėm anėt e errėta.
Dhe kam plot shembuj tė tillė nė ambientin ku jam rritur. Aty shikon se si pamundėsia ose tė shkatėrron, ose zbulon njė hero brenda teje. Nė izolim dilemat janė shumė tė thjeshta dhe zgjedhjet e pastra.
Ēdo tė thuash me:
"Ndėrsa me njerėzit ishte tjetėr gjė
ata i ndėrtova vetė. Njerėzit i desha qėllimisht jo deri nė fund.
Asnjėri prej tyre nuk preku tavanin e kaltėr me kokė, si shtėpitė e lėna nė mes, me njė plasmas nė vend tė ēatisė kur sapo ka filluar vjeshta e largėt e tė kuptuarit"
Ideja ėshtė se vetėm pas shkatėrrimit tė diēkaje t'i mund tė bėsh autopsinė e saj, tė gjesh arsyet e vėrteta. Kuptimi ėshtė liri nga funksioni. Ne kurrė nuk jemi nė gjendje tė gjykojmė diēka pėr sa kohė ne jemi pjesė e saj.
Dhe pėr analogji, nė kėtė poezi them qė edhe dashuritė kanė ciklin e tyre. Kulmi ėshtė i frikshėm, sepse pas saj vjen zvenitja dhe humbja e interesit. Madje, magjia e dashurisė ėshtė njė nga gjėrat qė shkatėrrohet mė shpejt, si tepėr delikate.
Natyrisht, strofa e fundit ėshtė njė improvizim, njė metaforė, pėr tė treguar atė qė mė dhemb mė shumė dhe ndoshta nė dashuri, mė shumė se gjithkund tjetėr ti je i paaftė tė logjikosh qartė, duke shmangur qoftė edhe artificialisht shkatėrrimin ose pikėn e vdekjes.
Me gjithė kėtė pasuri kuptimesh pėr botėn dhe njerėzit qė pėrcjellin pikėrisht kėto katėr poezi, pėrse duhej tė ishte surprizė ēmimi "Kristal"?
Po, "surprizė", tamam kėshtu thashė, madje shtova se pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Kėtu nuk na ndodh tė befasohemi, ēmimet letrare e kanė humbur besueshmėrinė dhe nuk vlejnė pėr gjė tjetėr pėrveēse pėr t'u pėrfshirė formalisht nė CV-tė personale (tė cilat gjithashtu nuk i lexon askush). Kompromentimi i ēmimeve ka krijuar njė precedent aq tė keq, saqė edhe sikur ta meritosh vėrtet atė ēmim qė tė japin, je i prirur tė paragjykohesh.
Nuk desha t'i hyj nė detaje kėsaj ēėshtjeje, pasi ka shumė vend pėr tė folur, por problemi ėshtė se kjo situatė i ka zhveshur shkrimtarėt nga emocioni dhe energjia e konkurrencės, ku edhe humbja, edhe fitorja kanė kuptim. Njė vend qė nuk ka konkurrencė (dhe kjo nuk u pėrket vetėm vlerėsimeve apo promovimit letrar) nuk ėshtė i motivuar pėr tė bėrė pėrpara.
Meqė ra fjala, njė nga urimet mė interesante qė kam marrė nga njė mik i familjes ishte: "...dhe kryesorja ėshtė se juria ka qenė e pėrbėrė nga tė huaj, gjė qė e bėn mė bindės ēmimin!".
Kjo mė sjell nė mendje njė reklamė tė ujit "Trebeshina" nė TV, ku pjesė e spotit bėhet njė teknik gjerman qė nuk merret vesh se ē'thotė nė gjuhėn e vet, por qė na garanton cilėsinė e ujit...pikėrisht sepse "e tha gjermani". Kėsaj i thonė import kredibiliteti.
Pėr gati njė vit ke qenė nė Amerikė. A tė ndihmon pėr tė shkruar largėsia nga mjedisi yt i pėrditshėm?
Tė njėjtėn pyetje, por nė kah tė kundėrt, mė bėri edhe njė gazetar i "National Public Radio": "A tė frymėzon Las Vegas pėr tė shkruar?". Ēėshtja ėshtė se ne, gabimisht, mendojmė se na duhet qetėsi shpirtėrore pėr tė shkruar, kur ndoshta ėshtė e kundėrta. Fjala vjen, unė jam sorollatur muajt e parė pa shkruar asgjė, sepse, siē u thosha edhe kolegėve tė mi "mė mungonin ata dyzet qentė qė mė lehin nė bark".
Mbase janė pikėrisht pakėnaqėsia, zemėrimi, instinkti i mbijetesės, rezistenca ndaj padrejtėsisė, frika (tė cilat pėr fat ky vend na i fal me bollėk), mekanizmi nxitės ose motori i ideve. Nuk ėshtė se jemi programuar me luftė qė nė gjen, por jemi akoma njė popull qė ndeshet me njė jetė tė vėshtirė.
Ajo qė mund tė them me siguri nė rastin tim, ėshtė se nuk ėshtė realiteti fizik ai pas tė cilit ndihem e lidhur fort. Realiteti fizik konsumohet shumė shpejt, me gjithė bukuritė dhe tė veēantat qė tė ofron njė vend i huaj.
Pėrvojat mė interesante pėr mua kanė qenė bisedat me njerėzit, si fjala vjen emigrantėt latinė qė merreshin me punė tė dorės sė dytė e qė kanė kapėrcyer kufirin ilegalisht, duke marrė me vete vetėm disa fotografi familjare dhe muzikė; apo historitė e tre-katėr brezave tė familjeve amerikane (megjithėse vetė amerikanėt pėrpiqen t'i harrojnė), para tė cilave, nganjėherė historitė tona tė komunizmit duken tė rėndomta e pa sensin mė tė vogėl tė aventurės.
Secili ka diēka interesante brenda vetes, edhe pse nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė. Pra, nuk ka rėndėsi se ku je, gjithkund do tė marrėsh nė shpinė atė ēka ėshtė e jotja, ēka pėrbėn esencėn tėnde dhe kėsaj vetėm i shtohen disa shtresa informacioni.
Ēfarė i ofron Amerika poetes?
Mund tė them se viti qė shkoi qe i mbarė pėr sa i pėrket promovimit. M'u dha njė bursė njėvjeēare si shkrimtare nė institutin "Black Mountain" nė Universitetin e Nevadės - njė bursė qė ata e japin pėr tre shkrimtarė konkurrues nga e gjithė bota, ēdo vit.
Nė tė njėjtėn kohė dhashė disa prezantime, intervista nė radio, botime nė dhjetė revista tė tjera letrare amerikane, pjesėmarrja nė njė antologji tė poezisė amerikane tė shek XXI qė del sė shpejti, dhe kryesorja, nė janar del nga shtypi libri i ri me poezi i botuar nga i njėjti botues amerikan, qė botoi dhe librin e parė "Fresco". Kėto edhe tė tjera, pėr tė cilat do tė flas kur t'u vijė koha.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Luli Lleshanaku - Si u bėra nuse pa dhėndėr
» Vendosur: 27/12/2009 - 14:08
Ani Lori
Velloja e nusėrisė, njė ėndėrr qė pothuaj lind me vajzėn. Kot thonė ca e ca, se nuk e kanė problem qė skanė hdhur njė vello nusėrie. Tė tjerė e justifikojne shpėrfilljen e fustanit tė bardhė, me llogjikėn e kohės, mentalitetin, modernizmin, e kushedi ēfarė. Por pavarėsisht tė gjithave, ēdo grua dėshiron tė ketė veshur njė vello, njė herė nė jetė. Luli Lleshanaku, as qė e kish menbduar nė tė vėrtetė. Donte tė bėnte njė dasmė, jo se i pėlqente, por se donte familja. Dhe fustani i bardhė ishte gjėja e fundit qė i shkoi ndėrmend. Madje hiē fare sishte nė listėn e prioriteteve tė asaj darke familjare, qė nėnkuptonte dasmėn e Lulit, nė Krujėn e kėtu e 20 viteve tė shkuara. Por diksuh ia solli njė vello, e ajo vendosi ta veshė, sa pėr tė bėrė njė foto. Meqė dhėndri mungonte nė atė darkė familjare, fotoja e ka regjistruar tė vetme nusen e pazakontė. E mbajti fustanin e veē pak orė veshur, e hoqi, me tė mbaruar darka, e u nis tė nesėrmen, drejt dhėndrit (nuk shkoi ai ta merrte nusen), me autobuzin e linjės, Krujė -Tiranė...
Por pse, kjo dasėm e pangjashme me tė tjerat?
Luli Lleshanaku, gruaja e Lazėr Stanit, rrėfen...
Nė nėntorin e 20 viteve tė shkuara ju jeni martuar Si ju vijnė ndėrmend jehonat e dasmės?
Nuk e di a mund tė quhej dasėm, pasi nuk kishte asgjė tradicionale nė tė. Thjesht kishim vendosur tė jetonim bashkė, por, nė atė kohė bashkėjetesa ishte e pamundur, ndaj duhet ta zyrtarizonim disi sė paku nė sytė e familjes. Pra, duhej tė figuronim tė martuar. Ama, duhej bėrė njė njė dasėm pa rėnė nė sy?
Po pse pikėrisht kėshtu, teksa dasmat rėndom janė tė zhurmėshme. Gara bėhet pėr pėrmasat sa mė tė mėdha tė festės
Nė rastin tonė ishte njė arsye. Duhet tė shtynim sa mė gjatė tė ishte e mundur pasojat politike tė kėsaj martese pėr tim shoq. Lazri nė atė kohė punonte gazetar nė gazetėn Zėri i Rinisė qė ishte organ i Komitetit Qėndror tė Rinise (bėhet fjalė pėr vitin 1989), kurse unė isha e bija e armikut tė klasės. Dihej qė pasojat nuk mund tė shmangeshin siē edhe nuk u shmangėn, por ne thjesht po pėrpiqeshim tė fitonim pak kohė, pėr tė gjetur mbase njė zgjidhje tjetėr
E qė ti kthehemi dasmės: Nuk ishte pjesė e planit as fustani i nusėrisė e asgjė tjetėr simbolike. Megjithatė tė shtunėn, Merita, njė nuse e familjes qė punonte si parukiere, mė solli njė fustan tė bardhė nusėrie, dhe mė bindi ta vishja vetėm pėr disa orė, sa pėr tė pasur disa forografi kujtim nga dama. Fustanet e bardhė nė atė kohė merreshin me qira; ai smund tė ishte ekskluzivitet i askujt. Visheshin tė shtunėn e tė dielėn, tė hėnėn laheshin e hekuroseshin, dhe prenotoheshin nga dikush tjetėr, pėr tė dielėn pasuese.
Gjithsesi, kuptoj qė nuk ishte njė zgjedhje e paramenduar e juaja. Jua sollėn. I bukur? I pėrshtatej shijeve tuaja?
Ēuditėrisht ishte shumė i thjeshtė, por, i prerė me shumė shije pėr atė kohė. Mė pėlqeu menjėherė. Nuk pagova asgjė pėr tė, mu bė dhuratė. Mė thanė se ėshtė qepur nga Edi Luarasi. Unė nuk e dija asokohe se kush ishte Edi Luarasi. Nuk e dija se ishte njė aktore shumė e njohur e cila ishte dėnuar pėr motive politike; nuk e dija as se i shoqi ishte Mihallaq Luarasi dhe qė Edi punonte si rrobaqepėse nė shtėpi, pėr tė mbajtur familjen. Vonė, nė vitet 90, kuptova se ndihesha mirė rastėsisht fustanin tim e kishte qepur kjo aktore. Nga ana tjetėr, gjej njė rastėsi tė ēuditshme fatesh, midis saj edhe meje. Sidoqoftė, duke qenė pak supersticioze siē jemi tė gjithė nganjėherė, mund tė them se ai fustan mė solli fat. Kam pasur njė jetė shumė tė mirė me tim shoq.
Prit Po detajet e tjera: grimi, flokėt, atmosfera
Mu bė njė tualet i rastit dhe nė darkė para gjumit, hoqa karficat, shtriva flokėt dhe u ktheva nė gjendjen e mėparshme. Nė njė nga poezitė e mia tė titulluara Flashback shkruaj pėr kėtė, dhe nuk mė harrohet sidomos shikimi i sime mėje, gjithė frikė se ēfarė do tė mė priste pas kėsaj martese qė i kapėrceu parashikimet e tyre. Qė nė fillim, dajat nuk ishin dakord pėr kėtė martesė. Ata e pėlqyen shumė tim shoq qė nė momentin qė e panė, por, sipas tyre, nuk dihej se sa gjatė mund ti rezistonte ai presionit nga kjo martesė, dhe se ai nuk e di mirė se ējanė nė gjendje tė bėjnė kėta.. Me kėta nėnkuptoheshin komunistėt dhe pėrpiqeshin tė shmangnin fyerjen qė mund tė vinte nėse ai mė linte duke qenė nėn presion. Ai, nuk ėshtė rregjur me vaj e uthull si ne, thoshnin. Kjo ishte pak a shumė atmosfera. Gjithsesi, unė kisha njė fytyrė shumė tė lumtur. Thjesht isha shumė e dashuruar me Lazrin e nuk mendoja mė gjatė. Kam qenė vetėm 21 vjeē dhe nuk kisha asgjė tjetėr veēse intuitė pėr tė besuar tek burri qė kisha zgjedhur.
Pra, ju u bėtė nuse me vello vetėm pėr disė orė...?
Po. Nusėrova para vetes nė njė farė mėnyre, sepse nė shtėpi hynė e dolėn vetėm rrethi shumė i afėrt i familjes dhe njė shoqe e sime mėje. U bė nje darkė shume e vogėl
Cili ishte reagimi i dhėndrit pėr pamjen e nuses?
Ai smė ka parė me vello. Tė nesėrmen e darkės sė ngushtė familjare, daja mė solli nė Tiranė me autobus, ku me priste im shoq. Nė dorė kisha vetėm njė valixhe me pak rroba. Kisha veshur njė fustan stofi dhe kėpucė me taka. Megjithatė ai, kur mė pa disi tė ndryshuar, me gjurmėt e tualetit tė njė dite mė parė nė fytyrė, nuk i pėlqeu fare. Shkuam nė redaksinė e tij ku pėr fat nuk kishte askėnd sepse ishte ditė pushimi, dhe unė pastrova mirė fytyrėn, hoqa fustanin dhe vesha njė palė pantallona kadifeje, zėvendėsova kėpucėt me taka me njė palė atlete, dhe u nisėm pėr nė Shkodėr me tren, tek e motra.
Tek motra e burrit menjėherė pas martesės! Zakonisht ėshtė momenti pėr tu nisur pėr njė udhėtim mjalti
Epo Siē e mora vesh atė ditė, as dhomėn qė kishte pasur Lazri nė konviktin e pedagogėve, nuk e kishte mė; ia kishin marrė njė javė mė parė.
Gjithsesi ai nuk mė pa tė veshur nuse. Vajzat habiten kur nuk na shohin bashkė nė foto, dhe ai duke qeshur u thotė: Nuk e di se me kė ėshtė martuar, se unė nuk jam aty.
Dajat tuaj i trembeshin pasojave tė kėsaj martese. Dhe nė fakt ishte viti 1989. A pati pasoja nė tė vėrtetė?
Gjithė kolegėt e tim shoqi, e dinin pak a shumė se ne ishim tė martuar; e dinin edhe kush isha unė. Kur e kėrkoja tek recepsioni poshtė ose nė telefon, ndonjėri i thoshte me shaka: Hajde se tė kėrkon mbesa e Xhaferr Devės. Pra e dinin qė kisha njė background tė rėndė politik duke qenė se ime mė ishte e mbesa e Abaz Kupit, dhe im atė i vėllai i Alush Lleshanakut. Mė keq nuk kishte si bėhej. Mė kujtohet se kur i tregova Lazrit edhe pėr dajėn qė e kisha nė burg, ai tha duke qeshur: Hajt se nuk ndryshon gjė; njė qershi sipėr tortės ėshtė. Natyrisht dikush e nxiste pėr mire tė hiqte dorė prej meje, se nuk ia vlen tia falėsh dreqit tė gjitha, pėr njė copė grua, sepse ai regjim i toleronte tė gjitha, por jo bashkėjetesėn me armikun e klasės. Ai i kishte arritur tė gjitha vetėm me punėn e tij, dhe do tė ishte mėkat ti humbte tė gjitha vetėm pėr njė copė grua. Por mes tyre, kishte edhe njerėz tė mirė qė e mbėshtetėn nė kėtė rast, me aq sa mundej, sigurisht. Njėri prej tyre ka qenė Mehmet Elezi, sekretar i Parė i Komitetit Qėndror tė Rinisė sė asaj kohe, sot ambasadori jonė nė Zvicėr. Ai edhe pak tė tjerė, luanin rolin e atij qė nuk dinte gjė, deri kur situata nuk mund tė mbrohej mė.
E kur ndodhi kjo?
Nė verėn e vitit 1990, nga qeveria e asaj kohe, u krijua iluzioni qė shqiptarėt mund tė dilnin jashtė shtetit, mjafton qė nė pasaportė tė viheshin emrat e disa shteteve si destinacion. Unė e ēova pasaportėn nė Degėn e Punėve tė Brendshme dhe kur shkova ta merrja, nuk ma dhanė, por mė morėn brenda dhe mė dėrguan nė zyrėn e kryetarit tė Degės, i cili mė vuri para njė presioni tė tmerrshėm psikologjik, duke mė pėrmendur vargun e kushėrinjve tė mi qė punonin kundėr pushtetit popullor nė perėndim dhe pasaportėn nuk do tė ma kthente deri nė njė moment reflektimi nga ana ime. Kur ia tregova tim shoqi ngjarjen, ai shkoi e takoi kryetarin e Degės dhe duke mos i lėnė gjė pa thėnė se ku e gjente ai tė drejtėn tė bėnte presion nė emėr tė pushtetit mbi njė vajzė tė re. Ishte shumė elokuent e nuk ia dilte kush me fjalė, por habitem pėr kurajon, tė cilėn natyrisht e pagoi.
E pagoi edhe pse tashmė 1990-ta kishte mbėrritur?!
Po. Pas kėsaj, letrat nga Dega e Punėve tė Brendshme tė Krujės kundėr tij, u bėnė tė papėrballueshme. Si vazhdoni ta mbani akoma nė punė filanin i cili ėshtė martuar me filanen? Ishte ende i fuqishėm Sigurimi i Shtetit nė atė kohė. Jo vetėm kaq, por gėluan peticione nga organizatat e rinisė sė Krujės, dhe organizata tė tjera tė masave, pėr tė cilat mė vonė mėsova qė ishin vetėm falso, sepse ato i kishin kurdisur vetėm nja dy a tre individė. Njėra prej tyre ishte njė mėsuesja ime e biologjisė shkollės tetėvjeēare, jo krutane, por e ardhur nė Krujė, tė cilės nuk i mjaftuan peticionet por nuk la derė pa trokitur pėr tė shkatėrruar tim shoq. Kurrė nuk kam patur ndonjė fėrkim me tė, dhe nuk e kuptoj sot e kėsaj dite se ēe shtynte tė ishte kaq agresive. Edhe shumė gjėra tė tjera nuk i kuptoj akoma, por me sa duket nuk duhet doemos njė motiv pėr tė bėrė keq.
Kėshtu, nė shtator tė vitit 1990, vetėm dhjetė muaj pas martesės sonė, tim shoq e hoqėn nga puna pėr qėndrim liberal dhe e caktuan mėsues nė fshatin Kllojkė tė Tiranės. Ishte njė lloj internimi. Ai nuk shkoi as edhe njė ditė nė Kllojkė, dhe duke qenė pa shtėpi, pa punė, pa perspektivė, ne kishim vendosur tė arratiseshim nė dhjetor tė atij viti nga Thethi, sapo tė fillonte dėbora, sepse nė kushte tė zakonshme tė motit, arratisja ishte e pamundur. Pėr fat ndodhėn ato qė ndodhėn nė nėntor, dhe nuk qe nevoja tė arratiseshim, sepse jam krejt e sigurtė qė unė nuk do tė isha e aftė fizikisht tė kaloja kufirin, dhe asnjėri nga ne nuk do ti mbijetonte kėsaj aventure.
Pse ēfarė ndodhi nė nėntor?
Iku Kadareja. Ky veprim zgjoi njė lloj rebelimi nė radhėt e intelektualėve. Nė nėntor tė atij viti, Sigurimi i Shtetit pėrhapi lajmin qė unė dhe im shoq ishin vrarė nė kufi, me sa duket si njė mėnyrė pėr tė bėrė presion mbi tė tjerėt, se kjo ju pret, po ngritėt krye. Shokėt, kolegėt e Lazrit e dinin; e gjithė familja ime pėrveē mamės dhe motrės, e kishin marrė vesh, dhe na kanė qarė sė gjalli. Nė Konferencėn e radhės sė Talenteve tė Reja nė Korēė, i ndjeri Teodor Keko merr fjalėn dhe pasi bėn njė hyrje shumė diplomatike, hap ēėshtjen tonė se kemi dėgjuar qė ata tė dy janė vrarė nė kufi dhe se i kaloi koha persekutimit pėr motive politike, kur ata janė tė dy tė talentuar, etj, etj. Besim Fusha, fotoreporter i asaj kohe, nė njė libėr qė ka botuar kohėt e fundit, shkruan pėr kėtė ngjarje dhe mėnyrėn se si ajo u perceptua nė Tiranėn e asaj kohe. Si pėrfundim, u tha hapur qė ne ishim shėndoshė e mirė dhe Dritėro Agolli mori pėrsipėr tė punėsonte Lazrin nė gazetėn Drita. Me kaq u rikthyen shpresat dhe u shmang arratisja. Nė 91, ndodhėn ato qė ndodhėn dhe ne u kthyem nė Tiranė. Unė fillova universitetin vetėm nė shtator tė 1991, kur shkolla u ēlirua nga kriteret politike, dhe kur unė isha nėnė me fėmijė 3 muajsh.
Duke iu kthyer dasmės qė ishte edhe shkaku i kėsaj interviste a keni ndonjė peng pėr tė? Ndoshta ju vjen keq pse se keni njė foto me dhėndrin
Jo. Asnjėri nga ne nuk ėshtė tip ceremonial apo formal. Jemi tepėr privatė pėr tė bėrė njė show para tė tjerėve apo vetes. Me shaka kemi thėnė njėqind herė qė do tė martohemi nė kishė, por natyrisht nuk e bėmė. Thjesht mund tė kishim pasur njė ceremoni tė thjeshtė diku, po pa atė frikėn e sė nesėrmes qė kishim tė stampuar nė fytyrė. Por ajo qė mė bėn tė habitem ėshtė fakti se sa i varur nga politika ka qenė ēdo moment nė jetėn time. Dhe nė njė farė mėnyre, prapė vazhdon.
Panorama.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Libri me poezi tė pėrkthyera nė anglisht nga krijimtaria e poeteshės shqiptare, Luljeta Lleshanaku u pėrshkrua shkurtimisht nė numrin e djeshėm tė gazetės sė njohur amerikane "The New York Times", nė njė shkrim kushtuar disa botimeve tė reja.
"Nė universin e medias, planeti i vogėl i poezisė" titullohet shkrimi i Dana Jennings nė gazetėn njujorkeze qė tėrheq vėmendjen te shtėpitė e vogla botuese amerikane qė vazhdojnė tė botojnė poezi, ndonėse kėto lloj botimesh nuk kanė ndonjė sukses nė treg.
"Gratė dhe burrat qė drejtojnė shtėpitė e vogla botuese, shpesh nė shtrėngicė tė skajshme financiare, e dinė nė thellėsi tė vetes se ndonėse mbetet njė punė kulturore e nėnēmuar, poezia ėshtė e nevojshme.
E dinė se poezia, edhe nėse pėrbuzet nga bota e gjerė kulturore, nuk skadon kurrė", shkruan Jennings pėrpara se tė pėrshkruajė disa vėllime poetike tė botuara kohėt e fundit, tė cilat "dėshmojnė se si poezia mbijeton, madje edhe gjallon nė ujėrat e definicionit tė lartė tė masmedias".
Mė poshtė vijon, pėrshkrimi i librit tė poeteshės shqiptare:
CHILD OF NATURE (Fėmijė e natyrės) nga Luljeta Lleshanaku
Pėrkthyer nga Henry Israeli dhe Shpresa Qatipi
93 faqe botuar nga "New Directions" - ēmimi $13.95.
"Luljeta Lleshanaku u rrit nė gjendje arresti shtėpiak nė Shqipėrinė totalitare. E lindur nė 1968, asaj nuk iu lejua qė tė ndjekė studimet nė universitet apo tė botonte poezitė e saj deri nė vitet e para 1990, pas rėnies sė komunizmit. Mirėpo, ndonėse frymėzohen nga e kaluara, poezitė e saj tė brishta, janė tė tėrthorta dhe rrallė bėhen polemike.
Melankolia e muzgėt qė pėrshkon Shqipėrinė e saj ku "shiu i butė bie si apostrofė nė njė bisedė mes dy botėve", trungjet familjare "rrėzohen nga rėnia e rrufesė" dhe shumica e ditėve i bėjnė jehonė "njė vetmie metalike ngjyrė gri".
Kėto detaje gėrshetohen duke thurur pamjen e njė Shqipėrie tė njė mėrgimi tė brendshėm dhe nė fund, ndihemi me fat qė znj. Lleshanaku na ka ftuar nė ngritjet dhe uljet fluturuese nė pistėn e shpirtit tė saj".
(Ruben Avxhiu ėshtė kryeredaktor i gazetės "Illyria" nė New York)
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Luljeta Lleshnaku, pėrzgjedhur nga Poetry Society drejt Ēmimit evropian tė Lirisė
Ėshtė e vėshtirė tė ndjekėsh lajmin, qė lidhet me poeten e njohur shqiptare, Luljeta Lleshanaku. Ka qenė e ftuar vetėm pak ditė mė parė nė njė turprezantimesh tė librit tė saj me poezi tė sapo botuar nė Londėr nga Shtėpia Botuese Bloodaxe, tė titulluar Heywire, new and collected poems dhe ėshtė intervistuar nė panele me emra tė njohur tė poezisė ndėrkombėtare. Ndėrkohė ėshtė e pėrzgjedhur pėr Ēmimin e Lirisė, ēmim prestigjioz poetik, qė do tė jepet nė Mars. Dhe, vetėm njė muaj mė parė, ėshtė bėrė pėrzgjedhja e librit tė saj nė listėn e librave tė rekomanduar nga Poetry Society, si dhe njė recension i botuar nė The Guardian shkruar nga Sean OBrian.
Mė pėrmbledhtas, ajo e filloi turin e saj poetik me pjesėmarrjen nė Festivalin e 23-tė tė poezisė nė Aldeburgh, i cili ėshtė edhe aktiviteti mė i rėndėsishėm i poezisė nė Mbretėrinė e Bashkuar. Atje performoi pėrkrah Robert Hass, njėrit nga ikonat e gjalla tė poezisė bashkėkohore Amerikane dhe fitues i disa ēmimeve mes tyre Pulitzer dhe Ēmimi i Kritikės; Kay Ryan , njė tjetėr fituese e Ēmimit Pulitzer; Maurice Riordan, njė nga poetėt mė me integritet irlandezė; Andrew Motion, njė tjetėr poet laureat. Nė shkrimin e tij Feeling the love this year after a spring bombshell, Steven Russell, shkruan: Shqiptarja Luljeta Lleshanaku u shqua nė vlerėsimin tonė nė kapėrcyell tė vitit. Ekipi vlerėsues pėlqeu shumė nga punėt e saj dhe e ndoqi me kujdes atė gjatė audiencave nė worldwide web, dhe ne gjetėm vėrtetė shumė atmosferė nga poemat e saj. Ato janė shumė prekėse dhe tė paharrueshme.
Gjatė katėr ditėve qė lidheshin me pjesėmarrjen e saj nė festival, Lleshanaku qe protagoniste nė panelin mbi letėrsinė e shekullit tė 21, me perspektivėn e poezisė nė epokėn e shpejtėsisė sė informacionit. Mė tej, ajo pati njė intervistė publike me Peter Blegvad, dhe ishte e zgjedhur nė mbrėmjen finale, me performancėn e saj nė krah tė Robert Hass dhe Maurice Riordan. Nė mbyllje, drejtorja e festivalit, Naomi Jaffa, u shpreh saktėsisht: Luljeta Lleshanaku, ėshtė njė poete e jashtėzakonshme, nė kuptimin e mirė tė fjalės... Njė performancė tjetėr vazhdoi me tė nė Londėr , nė Sothbank Centre, nė pėrformancėn State of emergency. I gjithė ky tur ishte i mbėshtetur nga Poetry Trust, Art Council dhe SOUTHBANK Centre. Botimi i pėrmbledhjes sė saj poetike nė Londėr, nga njėra prej shtėpive Botuese mė tė rėndėsishme tė poezisė (Bloodaxe) vjen pas dy librave tė botuar nė parė nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės, njė libri nė Itali, Austri, dhe sė fundi nė Poloni, ku ėshtė shpallur njė nga kandidatet e Ēmimit Evropian tė Lirisė, i cili jepet ne Gdansk, Poloni, marsin qė vjen. Gjithashtu, me Fėmijėt e Natyrės, Lleshanaku ishte nė shortlistėn e pesė librave mė tė mirė tė huaj, si kandidate pėr Ēmimin e librit mė tė mirė tė huaj tė botuar nė ShBA vitin qė shkoi. Kėtu e mbyllim. Gruaja modeste ėshtė e heshtur nė labiritin e saj tė krijimit.
Milosao po boton me lejen e saj disa poezi nga njė cikėl i prezantuar pak kohė mė parė tek Mehr Licht.
MILOSAO
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Kur bisedojnė pėr gratė….
Share This
Add to Delicious
Share on FriendFeed
Digg
submit to reddit
Tags
3 qershor Edouard Mane at-father-lathuille-1879
“Ajo ėshtė njė krijuese e talentuar e krahasimit… Ky mjet shfaqet shumė unik tek Lleshanaku. Ėshtė me rėndėsi tė theksojmė qė ekziston rreziku, qė ky mjet mund tė kthehet nė zakon, por, nė pėrgjithėsi, krahasimet e Lleshanakut veprojnė, mė tepėr si njė akt skicimi, duke pėrcaktuar koordinata tė sakta nė njė territor, qė pėr ne, pėr fat, mbetet i panjohur…” Ėshtė ky vlerėsim nga revista “Poetry London” pranverė 2012, pėr poeten Luljeta Lleshanaku, sė cilės i botojmė mė poshtė disa poezi nga vėllimi i ri poetik “pothuajse dje”
Luljeta Lleshanaku
Pothuajse dje
Ca njerėz tė panjohur,
Po ngrejnė njė shtėpi tė re kėtu rrotull.
Poetere, tė shara dhe hare.
Ēekiēė dhe derivate krahėsh.
Melodi tė fshkėllyera pa fillim dhe fund,
Kafshuar nga lemza nė tė dyja anėt.
Dritarja e madhe hapet drejt lindjes.
Njė djalė i ngathėtme sandale,
Tėrheq pas vetes njė bidon tė madh uji sa gjysma e tij,
Qetėsues, si njė letėr thithėse mbi bojėn e freskėt,
Para se tė kthehet fleta
Kamionėt e ngarkuar me llaē,
Lėnė simbolin e infinitit
Mbi baltė
Pėrgjatė murit, njė pe-plumbēe ruan drejtimin,
Medalion qė varet nga hiēi,
Nga qafa e dikujt, tė cilit,
Askush nuk merr mundimin t’ia shohė fytyrėn.
Ata e filluan me hangarin.Kėshtu fullon ēdo jetė e re.
Me njė aksiomė.
Befas unė sjell nė mend tim atė,
Tė sapokthyer nga fusha,
Gjithė djersė, nė pushimin e drekės,
Atė dhe time mė,
Kur dolėn nga hangari
Duke shtruar me nxitim flokėt e ngatėrruar
Tė skuqur, me shikimin gjithė frikė rrotull
Si dy hajdutė.
Dhoma e tyre e gjumit ishte e freskėt dhe e pastėr
Nė katin e dytė tė shtėpisė,
Unė akoma pyes veten: “Pse nė hangar?”
Por, mbaj mend gjithashtu, qė gjėja e gjallė dhe tė vjelat
Nuk ishin tė mbara atė vit
Dhe pėr kursim, dritat fikeshin herėt.
Isha dymbėdhjetė vjeē.
Gjumin e kisha tė thellė dhe kursehtjen tė mefshėt,
Hedhur pa kujdes
Si togjet e dėborės nė njėrėn anė tė rrugės.
Por hangarin e mban mend qartė, sikur kandodhur dje,
Pothuajse dje.
Nuk harrohen lehtė gjėrat qė i sheh duke mbyllur njėrin sy:
Fundin e heroit nė kinema,
Dhe apokalipsin e parė tė diellit
Meshkuj
Qenia njerėzore ėshtė si njė gjuhė e vdekur;
Prej saj mbetet vetėm njė shprehje, citim, apo njė fjalė e vetme.
Por njė baba pa djem ėshtė mutacion.
Emri i tij do qarkullojė nga njėri vesh nė tjetrin, pėrmes njė fryme
Tė pastėr femėrore
i artikuluar si njė ėndėrr pa konflikt
e vėshtirė pėr t’u mbajtur mend tė nesėrmen.
Gjashtė vajza: secila prej lindjeve qe njė dėshtim
si tregtari i arit
qė kthehet nė shtėpi vetėm me mėndafsh dhe ēajra kurativė.
Pa njė djalė nė familje
pa njė lumė pėr tė derdhur mbeturinat toksike
tė zemėrimit tė tij bardhė e zi,
Pa dikė pėr tė parashikuar dimrat nė skeletin e kafshėve tė shtėpisė
pas darke
luftėrat, lindjet, vdekjet
kur jeta dembeloset nė paqe.
Qeliza e tij ėshtė njė shpellė
me skica naive prej karboni
gjahtari kundėr bishės, gjahtari kundėr natyrės
deri nė ēastin kur njė grua shfaqet afėr zjarrit.
Atėhere fuqia zhvendoset nga muskujt
tek sytė
dhe kėndi i shigjetės bėhet i paqartė.
Ky ėshtė fundi i epokės sė akullt,
fundi i qartėsisė.
Dhe ėshtė njė sekret qė i pėrthith burrat nga brenda
si Yjet xhuxhat
duke i transformuar nga tė verdhė, nė tė bardhė
dhe pastaj tė zinj, njė njollė nė kozmos.
Pa njė djalė pėr t’ia pėrcjellė kėtė:
jo sekretin nė vetvete,
por artin e vetmisė
Qyteti i mollėve
Hija e gruas shtatzanė-
njė varg kodrinash
nė horizont
Pėr me radhė,
ajo e mbajti tė fshehtė shtatzaninė
nė tė njėjtėn mėnyrė si fėmijėt e eksodit
fshehin lodrat e preferuara
midis trikove tė leshta dhe bukės
kur u ėshtė kėrkuar
tė mos marrin asgjė veē rrobave nė trup.
Njė cigan me djalin e vogėl
shfaqet nga hiēi
dhe ndalet para kėmbėve tė saj.
Nė duart e tij
fizarmonika
hap flatrat si shqiponja drejt presė
duke zbuluar gjoksin e saj tė bardhė e pushtor.
Mbi kokėn e djalit ėshtė vendosur njė mollė
si mbi tė gjitha kokat e fėmijėve nė qytezė,
mollė gjysmė tė kalbura,
nė pritje tė testit tė atėsisė.
Dhe baballarėt
e humbin forcėn
para se tė bėjnė gjuajtjen e vetme me shigjetė
Tė gjithė rriten e plaken nė tė njėjtėn kohė
krasiten nga e njėjta dorė kopshtari.
brezi i mesėm, nuk ekziston.
Ata emigrojnė
dhe kur kthehen,
kanė flokė gri dhe ndėrtojnė nga njė shtėpi tė madhe gri
ku do tė japin tė fundit frymė.
Por dimri ėshtė gjithmonė njė dimėr i mirė pėr mollėt.
Mollė gjithandej; mollėt nuk kanė kujtesė
ndėrsa,
si nė Gjenezė,
vazhdojnė tė luajnė lojėn e joshjes,
kėtu, ku nuk ka parajsė tė humbur
Indiferente, gratė hapin dritaret
dhe e lėnė natėn tė dalė
sikur zgjidhin qentė
nė rrugėn qė kundėrmon erė mollėsh tė kalbura
apo cedre.
Duhani
Kėtu, tė gjithė tymosin.
Nė mbrėmje
Secila prej grave
E dallon tė shoqin prej sė largu
nga shkėndija e cigares
nė fund tė rrugės me kalldrėm.
Kur shkėndija pulson dendur
Gratė e ndjenė stuhinė dhe nxitojnė tė ngrohin gjellėn nė zjarr.
por, kur ėshtė e rrallė dhe dembele
si pulsimi prej jodi i kandilave nė breg
ato e dijnė
qė duhet tė heshtin, e t’i lėnė vetėm.
Nė kafenė
atje ku tre vetė tymosin
i katėrti nuk mund ta refuzojė cigaren.
(Nuk mund tė mbetesh jashtė zjarrit Shamanik
dėshpėrimit ngjyrė vjollcė,
tė ofruar me njė dorė nė zemėr)
Kur bisedojnė pėr gratė
hiri i cigares sė djegur pėrgjysmė
varet pezull,
dhe njė shirit i verdhė i trashė tymi
i rrethon si zonėn e aksidentit
zonė, qė nuk lejohet ta shkelėsh.
Mė pas, njėri prej tyre
nis tė tregojė
se si sapo e ndėshkoi tė birin
Vonesa e trupit
Thuhet,
se qenė pikėrisht parfumet,
ngurrimi pėr tė lėnė Versajėn pa aromat e saj tė preferuara trupore
(kur kuajt hingėllinin rrezikun nė oborr)
shkaku qė i mori jetėn Maria Antuanetės
Njė herė, bagazhi im
mbėrriti dy ditė pas meje nė Dublin
Tė brendshmet, kėpucėt numėr 37, takėmi i higjienės
tharėsja e flokėve, kėmisha e natės, valiumet,
novela e pėrthyer nė faqen me gėrma korsive
dhe fustanet mediume-petite
vėrtiteshin tė hutuara, analfabete
nė transportierėt e boshatisur tė aeroporteve tranzit
Trupi ėshtė i ngathėt; vėshtirė se tė befason
me kontinente dhe njerėz
tė cilėt imagjinata jonė i kish zbuluar me kohė.
Dhe gabimisht mund tė mendosh
se kur je i ri, i bukur e gjithė shėndet,
ėshtė trupi qė paraprin.
Kujto sa herė ai ėshtė lėnė i vetėm nė qilimin e kuq
Si aktor episodik, nėn zhgėnjimin e kamerave.
I ngathėt, por dinak,
ai gjuan rastin pėr tė tė mbėrritur.
Ja kėshtu, nė monumentet e mia tė hezitimit
erdhėn nė jetė fėmijėt. Dhe kopshti m’u zgjerua me tė tjera stinė, tabela.
dhe tė tjera mėdyshje
Dhe atėhere kur ti mendon se ai ėshtė mė i ngathėt se kurrė,
i rėnduar nga mosha, sklerotik, i ngecur nė trafikun arterial
pikėrisht atėhere
ai merr frerėt nė dorė.
Sepse trupi nuk ka nostalgji.
Je ti qė ke mbetur mbrapa si njė shtyllė kripe,
i shndėrruar vetė nė njė tempull,
kur nuk tė ka mbetur mė asgjė tjetėr pėr tė besuar
Live
S’ka asgjė me ngushėlluese para gjumit
se ky klub me birrė tė lirė e muzikė live.
Kallot nė zėrin e kėngėtares, lirikat
e rrasura me forcė brenda rimave pobre
qė derdhen si mishrat, jashtė grykės sė korsesė.
Po kėshtu edhe birra. Njė zėnkė atje nė qoshe,
bėn ndryshimin e vetėm midis ditėve tė javės
dhe tė premten mbrėma. Dhe fosfori i njė seksi tė lirė
platonik. Ēfarė ndodh nė bord, mbetet nė bord.
Nė cep tė tavolinės, faturat e lagura
me njė shifėr e rrumbullakosur nė fund,
janė indulgjenca qė shkurtojnė rrugėn nga purgatori nė parajsė
(nuk ia vlen t’i vėsh nė dyshim)
Njė apati e ėmbėl hiēi dhe qesėndisje
kapet pas gruas qė kėndon.
“Aha, e filloi shumė lart; nuk e kap refrenin!”
“A thua?”
“E vėmė me bast”
kur askujt nuk i duhet njė refren.
Ata ndodhen kėtu pikėrisht pėr vrimat,
si brenda njė buke artizanale me kore tė lėmuar
qė ta bėjnė tė lehtė qenien.
Dhe daljen, akoma mė pak ceremoniale.
E keni parash daljen prej berberit,
qė me dashamirėsi pas qethjes, sipas ritualit,
tė jep njė shuplakė tė freskėt nė qafė:
“Ngrihuni tani, ėshtė radha e tjetrit!”
http://www.standard.al/kur-bisedojne-per-grate/
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
5 Mars 2014 - 13:05 | LAJME
Duke qenė njė popull i izoluar shqiptarėt e ngritėn tė panjohurėn nė kult
NGA: URAN KRASNIQI
Duke qenė njė popull i izoluar shqiptarėt e ngritėn tė panjohurėn nė kultLuljeta Lleshanaku ka lindur nė Elbasan. Ajo ėshtė diplomuar pėr Letėrsi nė Tiranė. Mė pas ka ndjekur Programin Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve nė Universitetin e Iowa-s, dhe vonė, ėshtė diplomuar pėr Master nė Artet e Bukura nė SHBA. Ka botuar shtatė vėllime poetike nė shqip dhe shtatė tė tjera nė gjuhė tė huaja: anglisht, gjermanisht, polonisht dhe italisht. Lleshanaku ėshtė fituese e Ēmimit Ndėrkombėtar “Kristal Vilenice 2009” nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Vilenicės nė Lubjanė; fituese e ēmimit “Penda e argjendtė 2000”, fituese e Panairit tė Librit 2013 nė Tiranė; fituese e ēmimit “Kult 2013” dhe njė nga fituesit e Panarit tė librit nė Prishtinė, pėr vitin 2013.
Libri Heywire: New & Selected Poems, i botuar nė Angli, ėshtė shpallur finalist pėr ēmimin “The Corneliu M Popescu Prize 2013”. Po kėshtu, libri Child of Nature , i botuar nė SHBA, ėshtė shpallur finalist pėr 2011 BTBA (Best Translated Book Award). Me botimin nė polonisht, autorja ėshtė shpallur kandidate pėr ēmimin The European Poet of Freedom, nė Gdansk, Poloni, 2012
UNI. “Unė, filani…dhe filani”, ėshtė mėnyra jonė e tė shprehurit, kur duam tė pėrkufizojmė fizikisht prezencėn e njė grupi ku jemi tė pėrfshirė. Nė kultura tė tjera, komunikimi ndjek njė tjetėr etikė, duke e vėnė “unė” nė fund tė frazės, pra: “Filani, filani dhe unė!”, qė ėshtė edhe njė formė modestie. Por, ama, unė nuk njoh ndonjė popull tjetėr (sė paku modern), ku nė krye tė tryezės, vihet tjetri, miku, i huaji, siē, veprojnė sot e kėsaj dite shqiptarėt. Nė Krujė, qytetin ku unė jam rritur, “jabanxhinjtė” ishin pothuajse tė shenjtė. Atėherė, ēfarė pėrfaqėson “uni” pėr ne shqiptarėt nė tė tilla raste? Midis gjitha shpjegimeve, atij tė “frikės”, “inferioritetit”, ndrojtjes ndaj tė huajit, njė shpjegim tjetėr them sė bėn mė tepėr sens: respekti ndaj tė resė, tė panjohurės, dijes. Duke qenė njė popull i izoluar historikisht pėr periudha tė gjata, shqiptarėt e ngritėn tė panjohurėn nė kult dhe mikpritja ėshtė nderimi mė i madh qė i bėhet tė resė, lajmit, tė panjohurės. Dhe shqiptarėt, me tė drejtė janė konsideruar si populli qė i mbėshteti hebrejtė apo dhe armenėt, por, pėrtej politikave zyrtare, pėrtej nderit, besės, mendoj se ishte mė tepėr kureshtja pėr njė popull tjetėr pėr tė cilin ata dinin aq pak, dhe nevoja pėr tė mėsuar prej tyre, duke qenė qė hebrejtė dhe armenėt, pėrfaqėsonin kryesisht shtresėn e mesme, dhe zantaēinjtė. Jo mė larg, por para dy ditėsh, dėgjova se si njė krutan mėsoi fotografinė prej hebreut qė strehoi nė shtėpi, dhe tjetri nė Durrės, mėsoi argjendarinė. E njejta pėrvojė edhe me armenėt.
NADIRE. Nadire quhet halla ime qė ėshtė njė nga njerėzit mė tė veēantė qė kam njohur. Midis vetė asaj, dhe emrit, ēuditėrisht ekziston njė lidhje e ēuditshme: midis saj dhe “nadir-it” si koncept astronomik, si kulmi i poshtėm i diēkaje, apo “nadir-it” si dėshpėrim i thellė. Ajo gjithė jetėn e saj e ka jetuar me idenė qė ėshtė e motra e njė heroi, e njė miti, e “filanit” dhe si e tillė, ajo prej fillimi, zgjedhjet i kishte tė kufizuara dhe aq mė pak i lejoheshin gabimet. Duhet tė jetė shumė e vėshtirė tė kufizohesh nga hija e tjetrit. Vėshtirėsia mė e madhe nuk ėshtė pėr ta tejkaluar kėtė hije; vėshtirėsia mė e madhe ėshtė pėr ta mbrojtur kėtė hije, pėr tė mos cėnuar emrin e mirė, pėr tė cilin, nuk kemi asnjė kontribut. Edhe nė mėnyrėn se si ajo e ngre butė vetullėn e majtė dhe nė mėnyrėn se si buzėqesh (pa e shndėrruar kurrė nė njė qeshje), ajo ngjan mė tepėr me njė reminishencė tė njė historie se sa me njė jetė reale.
INATI. “Inatin e sotėm, shtyje pėr nesėr”- thotė njė proverb, dhe nuk ka kėshillė mė tė mirė, por, ama pėr tė vepruar me gjakftohtėsi, dhe jo pėr tė harruar. Jo sepse harresa ose falja nuk gjenden lehtė nė natyrėn njerėzore, por, sepse ėshtė pikėrisht ai, “inati”, i cili i jep gjithė solemnitetin e duhur vuajtjes sė njeriut prej njeriut. Dy vitet e fundit, duke punuar me tė persekutuarit e regjimit komunist, e kam vėnė nė dyshim nganjėherė nėse ata do tė donin vėrtetė qė viktimizuesit tė viheshin nė bankėn e drejtėsisė. Do tė ishte njėlloj si tė neutralizohej e keqja, por bashkė me tė, tė neutralizoheshin dekada histori. E aq mė tepėr falja, gjė qė do t’i ēonte drejt njė krize ekzistenciale tė tipit: “Nėse gjithēka qė unė hoqa, shlyhet pėr pesė sekonda me njė fjalė goje, atėherė e gjitha kjo nuk paska qenė asgjė!” A mund tė fshihen, me njė komandė tė vetme, kapituj tė tėrė nė jetėn e dikujt?
VĖTHĖT. Vathė si i themi nė gegnisht, mė kujtojnė sakrificėn time tė parė pėr bukurinė. Duhet tė kem qenė nja 13 vjeēe, kur me nja pesė a gjashtė vajza tė sė njejtės moshė, shkuam tek njė zonjė pėr tė shpuar veshėt kolektivisht. Metoda ishte krejt primitive: me njė gjipėrė qepjeje dhe njė shtupė pambuku me alkool, saqė kur pa skenėn, motrės sime i ra tė fikėt. As unė nuk e pėrballova dot fazėn e mbylljes sė plagės dhe pėrfundimisht, u detyrova t’i rishpoja edhe njėherė kur u bėra njėzet vjeē, por qė u ndėrlikua edhe mė pėr shkak tė njė gjilpėre tė shtrembėr. Por, mė e keqja qe qė vathėt e sime mėje, pėr tė cilat bėra gjithė atė sakrificė dhe tė cilėve ua kisha vėnė syrin me kohė, u shitėn tamam kur unė kisha veshėt gati pėr to. Njė paradoks i tillė, tė kujton tregimet e O’Henry-t. Tamam njė alegori pėr jetėn: ne e humbasim qėllimin tonė rrugės, ose jemi tė vonuar gjithsesi; ajo qė mbetet, ėshtė vetėm pėrpjekja pėr t’iu afruar kėtij qėllimi.
EGRASI. Makthi mė i madh qė mė shfaqet herė pas here nė ėndėrr, ėshtė njė shtėpi me mure tė lartė e tė shtrembėr dhe me shumė egrasi (ose lagėshtirė). Gjithmonė e njejta pamje rrėnqethėse. Diēka akoma mė e pashpjegueshme ėshtė ndjesia qė mė jep e gjelbra e mureve, dhe arkitektura bektashiane nė pėrgjithėsi. Jo frikė, por njė trishtim i thellė, i thellė, pėr tė cilin nuk gjej dot fjalė dhe qė shkon pėrtej pėrvojės. Kėto janė rastet kur unė besoj se me genet, ne ndoshta trashėgojmė edhe njėlloj pėrvojė vizuale dhe emocionale tė parardhėsve tanė.
RIMĖ. Njė nga reklamat e shumta qė jepte njė stacion lokal televiziv amerikan, ishte pėr njė avokat aksidentesh. Avokati, i cili quhej Ed, shfaqej vetė nė reklamė, duke iu drejtuar publikut:”Are you sad? Call Ed!”, qė nė anglisht, ndryshe nga nė shqip, rimon fort (“Je nė hall? Telefono Edin!”) Arsyeja qe me kujtohet, ishte rimimi i fortė i dy fjalive tė mesazhit komercial qė me sa duket, ėshtė njėri nga sekretet e memorizimit dhe mėnyra se si trashėgimia gojore, prej qindra vjetėsh, ka mbėrritur deri nė ditėt tona. Dhe pėr tė njejtėn arsye i jam shmangur rimės nė poezitė e mia, pėr atė lloj arbitrariteti me tė cilin tė imponohet tingulli, duke kėrkuar mė hapėsirė pėr njė lidhje logjike me lexuesin.
STAMBOLLI. Sa herė qė pėrmendet Stambolli, e para gjė qė mė vjen ndėrmend, ėshtė njė zonjė e moshuar turke, e cila ndodhej nė tė njejtėn dhomė spitali me time ėmė, e qė priste tė na zinte gjumi ne, pėr tė qarė me vete nė heshtje. Ajo kishte bėrė tre by pass-e dhe gjėndja ishte shumė e rėndė, por, nuk ishte ky shqetėsimi i saj. Siē e mora vesh mė vonė prej sė mbesės, atė e shqetėsonte fakti qė duke qenė nėnė e shtatė djemve, asnjėrin nuk kishte afėr nė shtratin e vdekjes, sepse ata ishin tė shpėrndarė me punė sa nė Europė e sa nė Anadoll. Natyrisht, asaj nuk i mungonte asgjė, por, aty e kam kuptuar se pėr prindėrit tė kesh fėmijėt afėr, qenka ēėshtje sedre, dinjiteti, mė shumė se sa nevojė.
(MARRE NGA 7 SHKRONJA-URAN KRASNIQI)
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...lt-179195.html
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
https://www.youtube.com/watch?v=b3Z2t9x82Z4
Luljeta Lleshanaku ne Jamais Vu
Tetor 2013
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-05-2022 mė 09:50
LULJETA LLESHANAKU - Albanian Poetry
Krijoni Kontakt