Zinxhirat e nates mendimet po mi mbysin
e endrrat me nga gjumi s'me zgjojne
ti kokeulur qendron ne cep te krevatit
dhe ne heshtje cigare tymos
Tym i tretur nga buzet e tua
neper dhome nis e hedh valle
mendimet e mia jorgan i shpuar
te te flas apo te zhdukem fare
E kam frike heshtjen
e kam frike naten
zinxhirat sa vjen e me shume me shterngojne
ti vazhdon ritmin e nje te semuri
qe pret dike te vije ta sheroje
Mos me mendo ashtu menduar
me qindra mijra ledhatime
qofshin dhe ndjenja te pathena
qofshin dhe lot apo gezime
Tani e di, ti s'je per mua
ti je harrim ku nis trishtimi
ti je zinxhiri qe me mbyt
ti je thjesht copez kujtimi
Krijoni Kontakt