Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Lipponen: Realizimi i reformave kėrkon marrėveshje tė gjerė politike

    Armand Mero
    24 shkurt 2004

    Nė Shqipėri, reforma zgjedhore megjithė ekspertizėn ndėrkombėtare ka vazhduar pa ndėrprerje qė prej vitit 1997. Para ēdo raundi votimesh, pothuajse gjithmonė me konsulencėn e OSBEsė, janė bėrė rishikime dhe ndėrhyrje. Nė pėrfundim ēdo tekst ėshtė vlerėsuar se i pėrgjigjet standarteve ndėrkombėtare. Por pasi mbyllen zgjedhjet, zbulohen difektet e reja. Kėtė fat ka patur edhe kodi i fundit elektoral.

    Reforma zgjedhore do tė vazhdojė, bėri tė qartė sot, ambasadori Osmo Liponen, kryetari i prezencės sė OSBEsė nė Tiranė. Me daljen pas pak ditėsh tė raportit pėrfundimtar tė ODHIRit pėr zgjedhjet e pushtetit vendor, shpjegoi ambasadori Liponen, prezenca e OSBEsė do tė fillojė konsultimet politike pėr tė rifilluar vazhdimin e pritshėm tė reformės zgjedhore.


    Njė ditė mė parė kjo ēėshtje u ngri edhe nga presidenti Alfred Moisiu nė njė letėr drejtuar kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit tė parlamentit Servet Pėllumbi. Presidenti vuri nė dukje se gjatė zgjedhjeve tė fundit vendore ishin konstatuar probleme serioze duke pėrmendur kėtu qė nga vonesat nė financimin e partive deri tek parregullsitė nė listat e votuesve dhe mosarritjen e balancimit tė komisionit qėndror tė zgjedhjeve. Presidenti theksonte se ēėshtje tė tilla si dhe ato qė kanė tė bėjnė me krijimin e regjistrit kombėtar tė votuesve dhe pėrmirėsimin e administrimit tė zgjedhjeve janė probleme qė kėrkojnė zgjidhje. Pėr kėtė arsye kreu i shtetit ėshtė shprehur se puna duhet tė nisė sa mė shpejt nė mėnyrė qė nė zgjedhjet e ardhėshme parlamentare kėto pengesa tė jenė kaluar.


    Sipas presidentit Moisiu ky proces duhet tė bėhet nė bazėn e njė vullneti politik me pjesėmarrjen e tė gjitha palėve tė interesuara. Tė njėjtėn nevojė ka shprehur edhe ambasadori i OSBEsė. Sipas tij nė situatėn politike e cila pėr fat tė keq ka parė njė mungesė tė vullnetit politik, ēėshtje tė rėndėsishme si reforma zgjedhore, kthimi i pronave dhe reformat territoriale kėrkojnė arritjen e njė marrėveshje tė gjerė politike deklaroi zoti Liponen.


    Ambasadori i OSBEsė i bėri kėto komente para nisjes sė tij nė Vienė ku ai do tė raportojė pėr zhvillimet e fundit nė vend nė Kėshillin e Pėrhershėm tė OSBEsė. Ambasadori Liponen vlerėsoi edhe njėherė zhvillimin e qetė tė manifestimit tė fundit tė opozitės tė shtunėn e shkuar. Ai deklaroi se qėllimi i prezencės sė OSBEsė nė Shqipėri vazhdon tė jetė mbėshtetja e demokratizimit, shtetit ligjor dhe tė drejtave tė njeriut.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22
    Bie ere kjo pune, o cuna.

    Marreveshje e gjere politike tani qe po kerkohet doreheqja e Nanos dhe bashke me te dhe qeverisjes socialiste?


    Ne mjediset e diplomacise nderkombetare kjo teze i ben jehone tezes se socialisteve qe protestat e PD-se nuk po na lene te punojme.


    Nga ana tjeter duket sikur i thohet Berishes qe ne nuk i aprovojme kerkesat per zgjedhje politike se "jane per tu bere reformat".

    OSBE-ja mbetet organizate kurve dhe qe orientohet gjithmone majtas, megjithese antere e saj jane edhe Sh.B.A.


    Diku kam degjuar me humor se
    OSCE= Organization for Stupidity and Confusion in Europe


    Haj shnet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga martin_iden2001 : 25-02-2004 mė 03:46

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22
    NANO-BERISHA, NE TRYEZE TE PERBASHKET

    Ja pikat kryesore qe vuri ne dukje Lipponen:

    - Dy lideret Nano-Berisha duhet te bashkepunojne per reformat

    - Shoqeria civile, ka luajtur rolin privilegj te partive

    - Rritja ekonomike ne Tirane, popullsia tjeter ende e varfer

    - Opozita gati per bashkepunim, sidomos per reformen zgjedhore

    - Fatkeqesisht mungon vullneti politik nga partite

    - Ka renie te vazhdueshme dhe zhgenjyese te grave ne politike

    - Duhet realizuar reforma e pronave, ajo zgjedhore

    - Shprehja e publikut, arritje e demokracise etj.

    Eglantina Nasi

    Me e mira ne situaten politike te krijuar ne Shqiperi, do te ishte qe lideret e dy partive te medha te bashkepunonin. Nje fakt te tille e ka bere te ditur per mediat kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Osmo Lipponen. Madje, ai ka pohuar se nje gje e tille ka per te ndodhur, gjithmone ne emer te realizimit te reformave. "Me e mira do ishte qe dy lideret te uleshin se bashku, sic besoj se do te ndodhe. Ose te pakten te kete nje diskutim indirekt midis tyre, sepse duhet te kete nje marreveshje per menyren sesi duhet te vazhdoje procesi" deklaroi ai lidhur me kete fakt. Sipas Lipponen,

    nese perpiqesh te arrish nje konsensus per ceshtje kyce, do te thote se partite kryesore duhet te arrijne ne nje marreveshje. "Opozita e ka shprehur gadishmerine e saj dhe me sa kuptoj, ka qene gjithmone e gatshme, te pakten persa i perket reformes zgjedhore" shtoi ai duke pohuar gadishmerine e opozites per te cuar para realizimin e reformave ne vend.

    Mungon vullneti politik

    Fatkeqesisht, ka mungese te vullnetit politik. Me nje shprehje te tille, kreu i Prezences se OSBE-se ka vleresuar gjendjen aktuale ne te cilen gjendet politika shqiptare. Sipas tij, realizimi i ceshtjeve te rendesishme si kthimi dhe kompesimi i pronave, reforma zgjedhore etj, kerkojne arritjen e nje marreveshje te gjere politike. Nga ana tjeter, ambasadori Lipponen vuri ne dukje faktin se sukseset e fundit te shoqerise civile nepermjet Zyres se Mbrojtjes se Qytetareve dhe levizjeve te tjera, jane nje shenje pozitive qe demokracia po zhvillohet ne Shqiperi. "Fakti qe shprehja e publikut nuk eshte me nje privilegj i ngushte i partive politike, perben nje zhvillim qe eshte mirepritur" shtoi ai.

    Nder te tjera, nje nga pikat kryesore te raportimit te ambasadorit Liponen para mediave ka qene edhe fakti i planeve qe Prezencaka per kete vit lidhur me Shqiperine. Sipas te dhenave, Prezenca do te perfshije nje sere temash ne punen e saj si transparenca dhe pjesemarrja e publikut ne qeverisje. "Por do i kushtojme vemendje edhe ceshtjes se barazise gjinore duke marre parasysh renien zhgenjyese dhe te vazhdueshme te grave ne politike" tha Lipponen. Nje raportim i tille u be prej tij ndaj mediave shqiptare nje dite para atij qe do te realizohet ne Viene, prane Keshillit te Perhershem te Ambasadoreve te OSBE-se. Burime bejne te ditur se ne raportin e Prezenecs se OSBE-se hartuar posacerisht per zhvillimet e fundit ne Shqiperi, permbahen pika te rendesishme si ato te emergjences qe permbajne er zgjidhje problemet e kthimit dhe kompesimit te pronave, ato te reformes zgjedhore, te ndarjes se re territoriale etj. Nga ana tjeter, ashtu sic e deklaroi edhe gjate konferences se tij per shtyp, kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane do te vere ne dukje edhe rezervat e tij qe kane te bejne me acarimin e klimes politike, mungeses se vullnetit politik, renies se nivelit ekonomik te jeteses etj. Lidhur me kete te fundit, ambasadori i OSBE-se ne Tirane beri te ditur se gjate muajve te fundit ne Shqiperi eshte rritur niveli i jeteses se kryeqytetit, por ne rrethet e tjera, popullsia eshte ende e varfer.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    martin_iden2001, euripiane politike te tyre ndjekin gjithmone fjalen e urte shqiptare "mishi te piqet, helli te mos digjet". Qe do te thote qe ata po perpilojne strategjine e re qe ua kalon pushtetin atyre qindra mijra protestuesve ne shesh, pa sjell shkaterrimin qe solli 1997.

    Pushteti kalon me vote por ne nje Shqiperi qe nuk garanton dot zgjedhje te lira dhe demokratike, i bie qe nderkombetaret te nderhyjne qe rotacioni i pushtetit te ndodhi sa me shpejt qe te evitohet perplasja e atyre qindra mijrave ne shesh me ate kliken qe ka uzurpuar kryet e institucioneve shqiptare.

    Nano vdiq, nderkombetaret po pergatisin ceremonin e varrimit te tij.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mero Baze .. A ka shanse Marrėveshja e Re?

    tema

    ------

    EDITORIALI

    A ka shanse Marrėveshja e Re?

    Nga Mero Baze

    Faktori ndėrkombėtar dhe kryesisht Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė, po pėrpiqen tė shtyjnė qeverinė drejt lėshimeve tė pjesshme kundrejt kėrkesave tė opozitės pėr garancitė institucionale qė ata duan pėr zgjedhjet e reja nė Shqipėri. Me njė ton kritik paralajmėrues pėr qeverinė, ambasadori Liponnen kėrkoi pak a shumė pėrsėritjen e njė marrėveshjeje tė re Nano-Berisha, e cila, sipas tij, mund tė shmangė destabilitetin. Por sa ka shanse njė Marrėveshje e Re mes dy grupimeve tė mėdha politike?

    Rrethanat nė tė cilat lidershipi politik shkoi drejt njė marrėveshjeje nė pranverėn e vitit 2002, u kushtėzuan pikėsėpari nga nevoja e opozitės pėr tė forcuar besimin tek institucioni i zgjedhjeve dhe nevoja e socialistėve pėr tė mos shkuar drejt zgjedhjeve tė reja, pėr shkak tė presidentit. Presioni ndėrkombėtar i formės sė prerė, u inkuadrua ndėrkohė si shtrat mbi tė cilin nisėn dhe pėrfunduan bisedimet nga tė cilat, secila palė merrte pėrfitimin e saj. Opozita, e dėrrmuar nga manipulimi policor dhe ligjor i zgjedhjeve tė 2001-shit, kishte nevojė t'u tregonte shqiptarėve se kjo epokė do tė marrė fund nga zgjedhja e njė presidenti tė pranuar nga tė dy palėt, ndėrsa socialistėt kishin arsye t'u dėshmonin tė vetėve, se po sakrifikonin postin e Presidentit pėr tė pastruar mandatin. Pra ishte njė marrėveshje nga e cila fitonin tė dyja palėt. Nė rrethanat e tanishme, opozita ėshtė rikthyer nė gjendjen e para Marrėveshjes sė 2002-shit, pasi elektorati i saj dhe ajo, jo vetėm qė janė zhgėnjyer nga besimi qė ngritėn te procesi zgjedhor, por institucioni qė prodhoi Marrėveshja e tyre, u kthye nė institucion manipulues. Ndėrsa socialistėt nuk janė nė gjendjen e para Marrėveshjes. Ata nuk kanė nevojė tė sakrifikojnė, kanė nevojė vetėm tė rezistojnė. Pėr kėtė arsye, nuk mund tė shkohet mė drejt njė marrėveshjeje pa krizė institucionale. Protestat e opozitės, tė cilat kanė ngjallur zėrat pėr marrėveshje, po pėrpiqen tė injorohen nga qeveria dhe kjo ėshtė e vetmja shenjė se kriza do tė piqet shpejt dhe do tė kemi njė konflikt, i cili mund tė zgjidhet me marrėveshje. Fyerja qė po i bėn protestės Kryeministri, mendjelehtėsia me tė cilėn shikojnė protestėn socialistėt e tjerė, dhe heshtja solemne e diplomatėve, ka shanse tė na ēojė nė njė protestė maratonė pas datės 20 mars, e cila do ta bllokojė qeverisjen e vendit. Dhe duket se tė gjitha palėt, pėrfshi dhe diplomatėt qė Nano i llogarit si aleatė, po e shtyjnė atė drejt pėrballjes. Pas kėsaj mund tė kemi njė marrėveshje, por palėt do tė jenė tė dėmtuara nė pėrfaqėsim, pasi arbitėr do tė mbetet sheshi i mbushur.


    ---tema--

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryesia e socialistėve miraton paketėn pėr Paktin e Stabilitetit me opozitėn. Kryesia: Nano Ok

    Nano: PS gati pėr marrėveshje me PD

    “Ne do tė jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė edhe pėr reformėn zgjedhore dhe infrastrukturėn e saj”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Kryesia e PS-sė ka miratuar dje, idenė pėr njė pakt stabiliteti me opozitėn pėr reformat e integrimit tė vendit. Pas mbledhjes, kryeministri Fatos Nano, deklaroi se ai dhe PS-ja janė tė gatshėm “pėr t’u bėrė iniciatorė apo bashkėveprues nė dialog a marrėveshje, tė cilat ēojnė deri nė njė pakt stabiliteti pėr reformat e integrimit euroatlantik me cilindo nė spektrin parlamentar legjitim qė ėshtė realisht i interesuar pėr progresin dhe pėrshpejtimin e zhvillimit tė vendit nė kėtė drejtim”. Nė kėtė mbledhje, pasi u diskutua dhe u raportua nga tė gjithė tė deleguarit nėpėr aktivet e degėve tė PS-sė nė rrethe, u miratua edhe njė rezolutė, nė bazė tė sė cilės, socialistėt do tė mund tė bėhen nismėtarė, apo edhe do tė mund tė pranojnė tė bashkėpunojnė me forcat parlametare progresiste pėr dy drejtime kryesore, integrimin nė BE dhe nė NATO. Qeveria dhe grupi parlamentar do tė vlerėsojnė ēdo propozim qė vjen “nga forca progresiste politike tė ēfarėdo ngjyre”, qė nė thelb kanė rritjen e standardeve ligjore dhe demokratike tė funksionimit tė shtetit tė sė drejtės, “por ne do tė jemi tė gatshėm tė thellojmė bashkėpunimin edhe pėr ēėshtje sensitive si reforma zgjedhore dhe infrastruktura e saj, reforma mbi kthimin dhe kompensimin e pronave dhe pėr trajtimin e merituar tė shtresės sė tė pėrndjekurve politikė”, -tha Nano. Kryesia e PS-sė fton gjithė opozitėn qė nė vend tė provokimit tė disa zgjidhjeve tė pėrkohshme, tė sforcuara dhe artificiale, qė kanė rezultuar tė dėshtuara edhe nė dėm tė progresit tė vendit nė tė kaluarėn, t’i pėrgjigjet ftesės sonė tė pėrsėritur pėr tė thelluar bashkėpunimin institucional pėr ēėshtje me interes kombėtar siē janė integrimi i Shqipėrisė nė BE dhe NATO, duke hartuar sė bashku dhe nėnshkruar njė Pakt Stabiliteti pėr reforma tė integrimit euroatlantik.
    Kryeministri Nano konfirmoi se nga tė gjitha aktivet e zhvilluara nė rrethe qeveria e drejtuar prej tij ka marrė mbėshtetje pėr ecurinė e reformave. Madje, reagimi i bazės socialiste ndaj parullės sė opozitės “Nano ik”, ka qenė me njė tjetėr parullė “Nano OK”. Anėtarėt e kryesisė kanė rėnė dakord qė tė miratojnė njė paketė tė posaēme tė veprimeve politike dhe qeverisėse nė shėrbim tė zbatimit mė tė mirė dhe mė efikas tė programit politik tė vitit 2004, i cili, tha Nano, “ngarkon me detyra specifike pėrfaqėsuesit tanė nė ekzekutiv, nė legjislativ, nė pushtetin vendor dhe nė forumet drejtuese vendore dhe qendrore tė socialistėve, sė bashku me “Koalicionin pėr Integrim” me tė cilėt do tė ndajmė tė njėjtat pėrgjegjėsi edhe nė kėtė rast”. Kryesia e PS-sė fton tė gjithė anėtarėsinė dhe simpatizantėt e saj tė reflektojnė me pėrgjegjėsi dhe pėrkushtim mbi rolin e socialistėve dhe progresistėve nė kėtė proces tė analizave nė funksion tė pėrtėritjes me zgjedhje tė forumeve tona vendore dhe kombėtare deri nė zgjedhjet e ardhshme. Kryesia e PS-sė vlerėsoi se interesat e stabilitetit, tė progresit tė vendit dhe tė reformave, si dhe objektivat e maxhorancės dhe tė misionit tė saj pėr modernizimin dhe integrimin euroatlantik tė Shqipėrisė nuk mund tė rrezikohen nga njerėz tė papėrgjegjshėm qė mandati politik apo pėrfaqėsues, detyrat si administratorė publikė etj. i shndėrrojnė nė mjete pėr pėrfitime tė paligjshme private, tė cilėve u mungon vullneti apo aftėsia pėr ta pėrdorur mandatin pėrfaqėsues nė dobi tė pėrshpejtimit tė reformave kombėtare rajonale apo lokale pėr zhvillim. Nuk mund tė zhvillohet me njerėz qė nuk e meritojnė besimin dhe mbėshtetjen e shtetasve ndaj socialistėve reformatorė dhe aleatėve tė tyre progresistė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Simbas disa shkrimeve zoti Berisha nuk do pranoj tavolin me Nanon.Kjo i leverdis sot me teper se kurr Nanos kjolevizje por opozita nuk e pranon kurr dicka te till.Sa per nderkombtaret atyre pak ju intereson se qfar behet brenda perbrenda vendit per ato e rendesishme eshte qe konflikti te mos dal perjashta.Besoj se Berisha e ka mesuar kete dhe kesaj rradhe do beje deshiren e popullit.Tek gazeta Tema pash Nanon ne fotografi ishte ber gati per ne boten tjeter.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryetari i PD-sė tha se qėndrimi i tij varet nga vendimet e partive tė opozitės. “Korrespondenca e Moisiut, fyerje pėr lėvizjen “Nano ik”

    Berisha: Ulem me Nanon po vendosi tryeza e opozitės


    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Lideri i opozitės Sali Berisha nuk mund tė ulet sėrish nė njė tryezė me kryeministrin Fatos Nano, pa marrė aprovimin e partive tė opozitės. Menjėherė pas pėrfundimit tė tryezės sė partive tė opozitės, kryetari i demokratėve Berisha, i ėshtė pėrgjigjur interesimit tė gazetarėve, nėse do tė pranonte njė marrėveshje tė dytė me kryeministrin Nano, pėr reformėn zgjedhore dhe ndarjen administrative. Kjo kėrkesė u bė e ditur dy ditė mė parė nga ambasadori i OSBE-sė, nė Tiranė, Osmo Lipponen. “Dua tė theksoj se, unė personalisht nuk mund tė marr vendime tė tjera jashtė kėsaj tryeze. Kjo duhet tė jetė shumė e qartė ashtu sikurse mirėkuptoj tendencėn ose qėllimin e kėrkesės sė ambasadorit Lipponen, por vlerėsoj shumė denoncimin, qė ambasadori bėri dje para medias atyre qė dhunuan marrėveshjen ndėrpartiake dhe Kodin Zgjedhor, qė nė fakt autori i vėrtetė ėshtė Fatos Nano dhe vegėl e pėrdorur ėshtė presidenti i Republikės Moisiu. Pra unė vlerėsoj kėtė qėndrim dhe angazhohem nė tė gjithė pėrpjekjet e mia, qė kjo lėvizje tė kurorėzohet sa mė shpejt pėr largimin pėrfundimtar tė qeverisjes “Nano”, -tha dje Berisha. Kryetari i demokratėve, shtoi gjithashtu se korrespondenca e presidentit Moisiu me kryeministrin Nano ėshtė njė fyerje pėr lėvizjen “Nano ik”. Ndėr tė tjera, lideri i opozitės shprehu gatishmėrinė qė tryeza e zhvilluar tė mbetet e hapur ndaj pėrfaqėsive tė OSBE-sė, ndaj zyrės sė NATO-s, ndaj FMN-sė, ndaj Bankės Botėrore, ndaj OKB-sė, ndaj pėrfaqėsisė sė Komisionit Europian etj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i PD-sė tha se ky ėshtė mashtrimi i kryeministrit, nė pėrpėlitjet e fundit. “Xhefri mė pėrgėzoi pėr protestat”

    Berisha: Nano ta harrojė marrėveshjen


    N. Perndoj

    TIRANE - Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ka fshirė ēdo fije dyshimi pėr njė marrėveshje tė dytė me kryeministrin Fatos Nano pėr ēėshtjen e reformės zgjedhore apo pėr reformat e tjera tė integrimit nė NATO e BE qė kryeministri propozoi njė ditė mė parė. Ndryshe nga e mėrkura kur Berisha tha se nuk mund tė marrė vendime personale jashtė tryezės sė partive tė opozitės, dje ai ėshtė shprehur hapur se vendimi i kryesisė sė PS-sė pėr njė Pakt Stabiliteti me Partinė Demokratike ėshtė njė mashtrim i hapur nga ana e tyre. “Ky ėshtė mashtrimi i radhės i njė kryeministri, qė po pėrpėlitet nė kohėn qė po largohet. Kėto janė pėrpėlitjet e fundit”, -tha ai. Dy netė mė parė, kryesia e Partisė Socialiste ftoi pėrmes njė rezolute tė gjithė opozitėn nė vend pėr tė thelluar bashkėpunimin institucional pėr ēėshtje me interesa kombėtare siē janė integrimi i Shqipėrisė nė BE dhe NATO, duke hartuar dhe nėnshkruar sė bashku njė Pakt Stabiliteti pėr reforma tė integrimit euroatlantik. Kjo pjesė e rezolutės qė u pėrforcua dje edhe nga kryeministri Fatos Nano pas mbledhjes sė kryesisė, pėr liderin e opozitės Sali Berisha ėshtė cilėsuar vetėm njė serum pėr kreun e ekzekutivit. “Kėto janė si serumet qė pėrpiqet qė t’i bėjė vetvetes njėlloj si ato serumet, qė bėri para protestės sė 21 shkurtit kur u shtrua nė spital. Ai ėshtė e pashpresė, qeveria ėshtė e pashpresė dhe atij nuk i shkon njeri prapa. Vetėm KPD-arėt”, -tha ai. Rikthimi i njė marrėveshje tė dytė mes kryeministrit Fatos Nano dhe liderit tė opozitės Sali Berisha u kėrkua nė njė konferencė pėr shtyp nga ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Lipponen. Ai deklaroi se, pėr ēėshtje tė reformės zgjedhore dhe ndarjes administrative, Nano dhe Berisha duhet tė uleshin nė njė tryezė tė pėrbashkėt, por nisur nga situata politike nė vend, Lipponen nuk pėrjashtoi edhe mundėsinė e njė kontakti indirekt mes tyre. Berisha bėri tė ditur dje edhe pėrshėndetjen e ambasadorit amerikan Xheims Xhefri pėr protestėn paqėsore qė opozita zhvilloi nė datėn 21 shkurt. "Ambasadori i SHBA-sė edhe njė herė pėrgėzoi opozitėn pėr protestėn madhėshtore dhe vendosmėrinė e saj pėr tė vazhduar njė lėvizje jo dhune", -tha Berisha, pas takimit tė zhvilluar me ambasadorin amerikan Xheims Xhefri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ja shtiu i her tosi sales ene sja ma mo sales me bo marrveshje, hahaha, ka te forta ktu ne shqiperi. Njoni me katran se tjetri dhe robt qe dalin neper mitingje si lopet ne vend qe te punojn, ska rendsi, pes lek jon pes lek.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  2. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga FLORIRI nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 516
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 09:27
  3. Pasojat e mekatit!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-06-2006, 10:52
  4. Berisha: Nano president? Ta harrojė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 22:17
  5. 22 Nendor 1991, revolte kunder diktatures
    Nga Trofta nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 05:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •