Nje prej vatrave te tjera te nxehta ne bote eshte edhe konflikti midis dy shteteve nukleareve, India dhe Pakistani. Burimi i mosmareveshjeve eshte rajoni i Kashmir mbi te cilin India ka kontroll por Pakistani mbeshtet guerrilat islamike per ta shpallur Kashmir si te pavarur nga India. Kjo ka cuar qe shpesh here te dy vendet te jene ne prag te nje konflikti te hapur edhe pse kane luftuar 2-3 luftra konvenciale ne te shkuarren.
Ajo qe vihet re kohet e fundit, eshte nje afrim midis dy vendeve dhe nje ctensionim gati total i situates. Kryeministri pakistanez ka telefonuar ate indian duke thyer keshtu akullin dhe kryeministri indian e ka lene te hapur mundesine e nje vizite te tij te mundshme ne Pakistan. Pakistani nga ana e tij ka hedhur idene se ai eshte gati te asgjesoje te gjitha armet e tij nukleare nese India bie dakord te beje te njejten gje.
Keto zhvillime jane teper pozitive dhe koincidojne me boten post-Irak. Kuptohet, qe pas ketyre zhvillimeve eshte ndikimi amerikan qe ka kontakte teper te ngushta me te dyja vendet. Pakistani eshte aleati kryesor i SHBA-se ne luften kunder terrorizmit, por ne te njejten kohe eshte ne nje nevoje urgjente per ndihma ekonomike. Vetem vitin qe kaloi SHBA i fali Pakistanit $1 miliard ne borxh te akumuluar ne vite por qeveria pakistaneze ka kerkuar edhe $1.8 milard te tjera per te finacuar reformat ne vend.
India eshte nje vend federal demokratik, vendi i dyte me i populluar i botes, kurse Pakistani eshte ende nje diktature ushtarake qe shpesh here ka qene ne listat amerikane te vendeve qe mbeshtesin terrorizmin ne bote. Presdenti pakistanez Musharaf eshte shprehur i gatshem per ta futur vendin e tij ne rrugen e reformave demokratike dhe per te lejuar zgjedhje te lira demokratike brenda 2 vjetesh ne vend.
Keto ndryshime jane teper premtuese ne rajonin e Azize Qendrore dhe ngelet te shihet se deri ne cfare shkalle India dhe Pakistani do te jene te gatshme ta shpien bashkepunimin e tyre.
Krijoni Kontakt