Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore

    TIRANĖ- Kuvendi miraton ligjin pėr “Dhėnien e statusit tė familjes mbretėrore”. Me 73 vota pro, 3 kundėr dhe 6 abstenime, Parlamenti miratoi statusin pėr ish-familjen mbretėrore. Njė projektligj ky i iniciuar nga 43 deputetė, pėrfaqėsues tė PLL-sė dhe nga radhėt e partive tė tjera opozitare. Projektligji i miratuar dje pėr statusin e familjes mbretėrore parashikon qė pėr herė tė parė tė njihen me ligj trashėgimtarė tė kėsaj familjeje: Leka I Zogu, Suzana I Zogu dhe Leka II Zogu, si dhe pasardhėsit e tyre. Statusi parashikon kthimin e eshtrave tė mbreti Zog nga Parisi nė Tiranė, nė varrezat e ish-familjes mbretėrore, pas kthimit tė pronave. Trashėgimtarėt e kėsaj familje kanė tė drejtė tė mbajnė dhe pasurojnė koleksionin e armėve tė ish-familjes mbretėrore dhe pas kėsaj Leka I do tė sjellė nė Shqipėri dhe pjesėn tjetėr tė koleksionit qė ndodhet nė SHBA. Pėr realizimin e saj do tė kėrkohet njė ndryshim nė ligjin e “Pėr pėrdorimin e armėve”. Ēėshtja e kthimit tė pronave kėsaj familjeje, do tė trajtohet si pėr tė gjithė ish-pronarėt e tjerė. Miratimi i statusit nga Parlamenti lejon Kėshillin e Ministrave tė nxjerrė aktet nėnligjore pėr pėrfshirjen e anėtarėve tė ish-familjes mbretėrore nė protokollin e shtetit shqiptar. Deputeti i PLL, Bahri Kollēaku, theksoi se miratimi i statusit tė familjes mbretėrore ėshtė "njė moment pjekurie dhe civilizimi pėr Parlamentin shqiptar" dhe sipas legalistėve ky projektligj synon qė "tė merret nė konsideratė dhe kjo periudhė e historisė sonė". Ndėrsa kreu i PLL-sė, Eqerem Spahia tha se miratimi i kėtij ligji fryt i punės njėvjeēare tė legalistėve, pėr tė bėrė edhe njė korrigjim tė historisė. Duke argumentuar pozicionin e PS pėr kėtė ēėshtje, z. Braho theksoi se nga pikėpamja juridike dhe historike "mbretėria apo monarkia nuk ekzistojnė mė si nocione juridike", pasi sipas tij "ato janė relike me vlerė vetėm pėr historinė". Sipas tij, pėr to "duhet tė gjykohet nė mėnyrė objektive, realiste dhe jo spekulative”. Leka i mbėrriti pėr herė tė parė nė Shqipėri mė 1993 pas largimit nga vendi nė vitin 1939 tė familjes mbretėrore tė Mbretit Ahmet Zogu. Nė vitin 1993 Leka I nuk u lejua tė qėndronte nė Shqipėri, pasi kishte vetėm dokumente tė mbretėrisė dhe jo dokumente qė tė vėrtetonin se ai kishte lindur nė Shqipėri. Leka I u largua sėrish, pėr t'u kthyer nė 1997 pas marrėveshjes sė nėnshkruar nga partitė politike nė mars tė kėtij viti, sipas sė cilės nė zgjedhjet e qershorit 1997 do tė votohej dhe pėr formėn e regjimit. Pas shpalljes sė rezultateve zyrtare nė korrik 1997, Leka I largohet pėrsėri nga Shqipėria pėr t'u kthyer sė bashku me familjen e tij mė 22 qershor tė vitit 2002. Leka I ėshtė pajisur nga qeveria shqiptare me pasaportė diplomatike.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore




    “Mbreti Zog, s’mė ndizte pasionin, bėnte dashuri me protokoll”

    Tiranė, (Kosovapress) 30 Qershor 2013 17:18

    Deri pėrpara daljes nė qarkullim tė librit tė gazetares franceze Maria Craipeau, tė gjithė njihnin historinė e martesės sė vetme tė Mbretit tė shqiptarėve Ahmet Zogu me konteshėn

    Por, kur nė skenė u shfaq emri i Tanja Visirovės, kėrcimtares nudiste tė kabareve tė famshme tė Parisit mondan, historia nuk ėshtė se u ngatėrrua, por mori tjetėr kthesė.

    Sepse pėrpara Geraldinės, nė jetėn e Zogut ka ekzistuar njė tjetėr femėr, e cilėsuar si gruaja e parė e tij, pas njė martese morganatike (pa kurorė dhe pa tė drejtė trashėgimie), e cila ka ndarė pėr mė shumė se tri vite shtratin nė Pallatin Mbretėror.

    Nėse e dėgjon pėr tė parėn herė historinė e jetės dhe asaj qė pasoi pas njohjes me Mbretin e shqiptarėve tė kėrcimtares ruse Tanja Visirova, ka vend pėr habi… Pas mantelit qė mbante veshur nė trup e qė mė sė shumti e flakte tutje gjatė performancave skenike, krejtėsisht e zhveshur, erdhi kapitulli i jetės qė as nuk mund ta kishte imagjinuar.

    Shėrbėtore, kuzhinier personal, parfume tė shtrenjta, peliēe tė rėnda, me pak fjalė luks i shfrenuar.

    Domosdo, ēdo dėshirė e saja ishte urdhėr pėr njeriun qė i qėndronte nė krah, Mbretin Zog, me tė cilin ajo bashkėjetoi nga viti 1929 deri nė 1933, referuar librin me titull “Tanja Visirova”, tė gazetares franceze Maria Craipeau (nė origjinal “Tania Visirova du Caucase au Folie Bergere”.

    Sipas gazetės “Panorama” nė faqet e tij pėrshfaqet e gjithė historia e panjohur e kėrcimtares sė famshme, e cila u kthye nė fenomenin “La Visirova”, e pėr tė cilin kish gjithnjė vend nė faqet e para tė shtypit francez tė kohės.

    Gjithashtu, nė rrėfimin mbresėlėnės sė saj, kėrcimtarja ndan me lexuesit edhe detajet intime… Duket se protokolli u kushtėzonte nė ēift edhe oraret e tė bėrit dashuri, ndėrsa rusja shkon pėrtej tė zakonshmes, sidomos kur flet pėr Mbretin e shqiptarėve, i cili me sa duket, sipas librit, nuk ishte i aftė t’i zgjonte ndjenjat pasionante nė shtrat, e sillej edhe nė tė tilla ēaste si Mbret.

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Roli i familjes gjatė socializimit politik
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •