Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Pse të ofendojmë Shqipëtarët?!

    Te nderuar miq,

    Z. Moderatorë, anëtarë të Forumit,

    kohëve të fundit në mjediset tona ku po jetojmë bëhen shumë ofendime, e sidomos për Shqiptarët.

    Një fakt që na shqetëson dhe duhet të na shqetësojë shumë.

    Këtu nuk kam fjalën për "të sharat banale", por për ofendimet që i bëjmë Kombit Shqiptar.

    Shpresoj që sado pak të ndikojmë në shoqërinë tonë ndaj kësaj.

    P.sh. A e keni dëgjuar kur thonë në popull "SHQIPTARI DO VETËM FORCË, DAJAK, DIKË MBI KOKË TA MUNDOJË,ETJ.?"
    Nuk e di sa i kanë analizuar këta njerëz që thonë kështu këto thënie, por po të ndalemi pak kjo është mjaft ofenduese.

    Unë me sa e di forcë e të rrahura u duhen vetëm kafshëve, kalit, gomarit, etj. dhe jo njerëzve.

    Por "KËTA NJERËZ"duke pandehur se po flasin fjalë të mëdha, të mençura vetëm i përsërisin, i përsërisin dhe çdoherë vetëm i përsërisin.

    Ç'kanë Shqiptarët që u nevoitet një forcë mbi kokë për t'i shtyrë të bëjnë diçka?
    Apo mos maqedonët, serbët, malazezët, boshnjakët etj. janë më punëtorë se ne?

    JO!!!

    Ne kishim vallë "aq shumë fat" që të kemi "zhvillim ekonomik e kulturor"
    nga pushteti?

    JO!!!

    Këta po. Shikoni kulturën tonë me ballkanasit e tjerë, kur dihen fillet e artit antik aty janë Shqiptarët-Ilirët-Pellazgët.
    Ku përmendet civilizimi europian aty është Shqipëria-Iliria.

    E Shqiptarëve u duhet "Forcë nga dikush" për të civilizuar globin?
    U duhet "Forcë nga dikush" për zhvillimin e artit antik?

    Mendoj se JO!!!

    Ejani pra këtu të diskutojmë se si do të duhej të ndalej kjo dukuri.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Lekë, pajtohem me ty plotësisht.

    Por, para se kjo të praktikohet në jetën e përditshme, do të ishte mirë që kjo iniciativë të zbatohet pikërisht në këtë forum.

    Nuk janë të pakta rastet kur shkruhen ofendime të llojllojshme drejtuar njëri-tjetrit. Duhet një angazhim më i madh i moderatorëve në këtë drejtim. Janë disa forumistë të cilëve u lejohet të shkruajnë ofendime drejtuar shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve muslimanë, etj. dhe pothuaj asnjë moderator nuk e merr mundin më të vogël që postimet e tilla t'i modifikojë apo fshijë. Mos të flas për disa që u lejohet të mbajnë ligjërata morale e fetare e të cilëve u është dhënë megafoni në duar për të ndjellur urrejtje dhe përçarje mes shqiptarëve. Saktësisht dihet se cilët janë, ndaj nuk dëshiroj të përmend emra.

    Kjo iniciativë le të fillojë këtu së pari. Çdo postim që ka sadopak ngjyrime të urrejtjes në baza krahinore, fetare apo politike duhet menjëherë të rishikohet dhe të fshihet. Kultura e të komunikuarit le të fillojë pikërisht këtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 09-05-2003 më 08:15
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Nje shembull i percarjes krahinore eshte tema Korca dhe bandat, ku Brari e ben Korcen qytet banditesh. Ne nje spastrim te moderatoreve u hoqen mesazhe qe mbronin Korcen dhe u lane mesazhi qe fyejne Korcen. Nje shembull:
    Transformi i vargjeve origjinale
    Lumja ti moj Korca lule qe le pas shoqet e tua ne
    Mjera ti moj (Korce), qe te lane pas shoqet e tua
    Keshtu Maliqi qe eshte dhe ligji ben cfare te doje dhe mundesisht ky mesazh do jete ketu vetem per pak dite se do te pesoje fatin e 2 prej mesazhe qe kisha postuar ne tem Korca dhe Bandat, te fshihet dhe mua te mos me jepet arsye.

  4. #4
    EKONOMISTE
    Anëtarësuar
    29-04-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    4
    I NDERUARI LEKË ,KENI HAPUR NJË TEMË TË QËLLUAR.
    BRARI QË NUK DI DREJTSHKRIM FYEN PA FIJE TURPI ANËTARËT E KOMUNITETIT, AI NË SHKRIMET E TIJA FYEN GJDO GJË SHQIPTARE.
    KISHA LUTUR QË SHKRIMET E TILLA MOS TË LEJOHEN.


    ME RESPEKT PËR TË GJITHË ATA QË E NDJEJNË VETEN SHQIPËTAR.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEDI : 09-05-2003 më 09:22
    KOHA

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •