Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    U vesh dhe dola te mbaroja porosine. Ula dorezen, mbyllur. Trokita; m'u pergjigj Cuc_ariu. Mbas pak doli ne dritare Llazari, i cili foli: Kush eshte?
    -Une llazar.
    -U gezua. Duke mbyllur dritaren, tha: Erdha, erdha!
    -Sa celi dren. Cuci mu hodh ne qafe. E perkedhela, i dhashe edhe nje sheqerke, te cilen e perlau sapo i hoqa letren.
    E ke mesuar keq me sheqerin dhe me llokume Zoti Llazar.
    Duke ngjitur shkallet i ngazellyer, fliste:- Une te vi shpesh per vizite, kurse ti vjen rralle. Edhe une e kam nje gote raki o Basho!
    -Verejtja ishte e drejte. U mendova dhe i thashe: Jo vetem vetemune por edhe femijet te presin me padurim. Sa erret, me pyesnin se a do te vinte sonte xhaxhi Llazari? te degjojne dhe kenaqen. Me futi ne dhomen e ndenjes. Si u ula, vendosa te mos ia hap letren. Nderkohe Llazari nxitoi dhe me pyeti per shendetin tim e te familjes sime. Po ti, O lasgush i dashur, si em je me shendet? - e pyeta une.
    -Rrudhi buzet. _ U shqetesova dhe i thashe se mos te shqeteson shendeti qe te shkoj te therras Miston. Beri me dore te mos luaja nga vendi. Po c'fare te shqeteson, koka, tensioni apo??
    -Sikur te nxilte nje gulc, qe i rendonte ne shpirt, shpertheu:
    -Shyqyr zotit nga shendeti jam mire, jam top, por me shqeteson dhe mi ngre nervat dicka tjeter, dicka qe eshte me e keqe se semundja.
    - E degjova me vemendje por nuk thitha dot ne cast nentekstin. Kersherira me shtyu qe te mesoj te verteten e hidhur.
    -C'kini, Zoti llazar? Flisni, jam gati tju ndihmoj!
    _basho kur trokite ne dre, e di se c'fare po beja, e di mo?
    -Forma se si ma beri pyetjen me krijoi per pak momente bindjen se po fliste percart. I cuditut zura koken me te dyja dhe heshtja.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Dita pyetjen tende nuk mund ti pergjigjem ne cast. Do te pyes disa miq te tij dhe do te te tregoj.



    -Po germoja ne valizhe.
    _shyqyr, thashe me vete, qenka ne rregull nga mendja dhe u clirova sakaq.
    Iku lart ne "Kullen", mori valizhen dhe erdhi duke e shtrenguar posi Gobesku qypin me flori dhe bertiti: - Ketu ka vjersha me te medhaja se qypi i Gosekut. Ai kishte flori por ketu ka diamante, visare. Vetem une ja dij vleren ketij thesari, vleren historike dhe artistike. Mos ma merr per keq, o Basho, por e di qe te ka ngelur hatri.
    Mbaj mend se dy here me le lutur te te tregoj sekretet e kesaj valixheje, s'ta kam shuajtur kureshtjen. Me fal!
    -S'ka gje!
    -Ka Basho, ka. Ty sta tregova, por qe ta dish, me kane pergeruar. Me kane hapur valizhen.
    -Sikur te ma kishte shpuar njeri me gjilpere, u ngrita nag vedni dhe i shqetesuar e pyeta: -po kush?
    -Mblodhi buzet, rrudhi fytyren, ngriti te dyja duart lart dhe ecte neper dhome si nje njeri qe ka provuar gjilperen. Ngriu ne vend dhe pastaj thashe se po i pushonte zemra. Iu afrova dhe i thasheos kane hyre hajdute naten kur ti ishe ne spital;
    O llazar?
    -Ai shpertheu nje mllef te brendsheme ka pergeruar njeri i brendshem. Ai eshte i rrezikshem. Ai te vjen si mik dhe ti i beson, ai te gjen momentin dhe te fut gishtin mbrapa. E vure re, Basho se kush vertiteshe me shume kur une e semura nga ishemja celebrale? I kam shuem inat ata qe merren me fjale prapakraheve.
    -Hezitove ti pergjigjem. Vendosa ti shkas pyetjes se tij. Zoti llazar, ka mundesi te me tregoni se c'fare ju mundon nga thesari juaj?
    I irrituar nguli kembe: - Te lutem , Basho, pergjigjmu pyetjes se kush nga miqte e mi hynte dhe dilte ne shtepi kur une isha ne agoni? Nuk dua te shpifesh, thuama te verteten!

    -rashe ne dileme. Ne merdhenie me Llazarin kurre nuk i kisha pare veten kaq ngushte. Mbasi gerreva pak caste kujtese, i radhita disa emra nga miqte e tij:
    Todi, Qaniu, Nuci, Meri Lavdija, Une, Thomaqi, Mistoja? etj. Ne se harrova, Tomi ishte i ngarkuar nga qeveria te ruante?
    -Te ruante se mos vdisja? -nderhyri duke me nderprere Llazari.
    -Si shume i kontraktuar je, O basho, mos me mbaj rezerva mua, hapu thuaj te verteten, perse ruante regjizori?
    -Po, ja, mos hypte njeri ne "kulle". Mori urdher nga dega e brendshme se ne rast, larg qofte, te gjitha dokumentat te coheshin atje.
    -I tensionuar, i ndezur ne prush, tufan a c'qe bere ashtu ne ato caste filloi te me cbriroje duke me pyetur se nga emrat qe i permenda une, kush mund ta kishte pergerur?
    -I zene ngushte, i prekur i thashe se nuk mund te vecoj njeri. Ne vinim prisnim ne cardhakun tend ose dy ore ashtu kokeulur dhe iknim. Nuk me ra njeri ne sy per te dyshuar, ndaj nuk akuzoj dot njeri.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    -Po naten kush rrinte ketu?
    -Burrat, sa binte mugetira, largoheshin, kurse grate e gedhinin. Pyete Merin dhe Lavdijen, ose me mire pyet vajzat e tua Marijen dhe Ninen.
    Pastaj juve ja keni dhene celsin e "kulles" edhe Todit, zoti Llazar, me tha vete Todi nje dite.
    -I zhytur ne trishtim filloi ti bjere kokes me grushta. U ngrit dhe duke ardhur rrotull neper dhome thoshte: Kjo koke mi ka fajet mua. Celsin e "kulles", vec Todit ia besova edh Merit, edhe Anes. JAne tre. Njeri nga keta eshte hajduti, Ke te akuzoj une i varferi?
    -S'ke fakte. Ligjet gjyqesore thone se cdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit. Shiko mire edhe nje here ne valizhe se mos i ke ngaterruar ato qe te mungojne.
    -Me inat e mori valizhen. E hapi dhe nxorri nje fletore qe ma derejtoi mua.
    -Ja shikoja, i kam inventarizuat te tera. Di c'kam, di c'me mungon. Basho, me kane pergeruar me bene gjemen.
    -Kurioz e pyeta: Cfare te mungon zoti llazar?
    -Gulcoi njehere se te ishte i plagosur dhe mi hodhi syte duke me thene: Me mungojen krijimet e mia te para. Ishin te bukura, do t'i botoja. Tjeter, dy letra me vlere te Jokilit, por edhe nje dokument qe e mbaja sekret, shume sekret, me teper se nje sekret ushtarak. Ditari "Vizitat e zonjushes Ana ne kullen X, As sa i shtrenjte ishte ky ditar! Kisha kujtimet me te bukura te pleqerise. Kur merzitesha, i lexoja dhe kenaqesha. Ai ose ajo qe me vodhi kete ditar qenka kriminel, mizerabel, kafshe me fytyre njeriu. tani ne pleqeri te me pergerin, tani qe une po i jap lamtumiren kesaj bote jallane?!
    -Ta dish Basho, me beso sikur me kane shqyer nje cope mish nga kockat qe kane filluar te me skermoqen. Basho me beso, sikur ta di se kush m'i ka marre, ( dhe te hapi dy cepiroket e durave) do t'ia vija keta thonj ne gryke, do ja mbaja firomen me keto duar qe me dridhen si purteke ne valet e liqenit.


    Vazhdojme ne darke........

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Mbas ketij momenti trondites per te, vendosa t'ia tregoj letren i bindur qe do te ngazellehet. E pyeta: Zoti llazar! Para nje muaji sikur me the qe te pres te me vije nafija dhe Marija. Ke marre ndonje lajm te ri?
    Nxorri me te shpejte nje leter dhe ma tregoi duke filluar te lexoje:
    _Shpirti i Nafkes! Me ka marre malli shume. Pritme se se shpejti do te vij
    -E pres me padurim o Basho! Cudi, sa me shume u plakerka aq me shume te zaptuaka malli i dashurise. I pres. U thashe te me dergojne telegram nje dite me pare se dua t'u be nje surprize. Cope te behet; do t'ia bej nje darke. Lajmerova Ucin e Zagorkes te me zere nje koran. Ai i ka ne vathe koranet. E porosita sot, ta sjelle neser. Nafka vdes per koran Pogradeci. Ty Bashua i vogel te lutem te me huash nje shishe vere, i pelqen vera jote. Dua t'ia turullos mendjen Nafke. Kur vjen ne qef, fillon kendon kenget e Tefta tashkos.
    -Qeshem te dy. Me qene se e zure ne goje dhe pret pergjigje nga Tirana, ja ku ta solla une pergjigjen, i dashur Llazar! Dhe i dhashe letren.
    -U ngazellye aq shume, sa u ngrit ne kembe dhe me perqafoi. I riguan lote gezimi nga syte. E mori letren, e ngriti lart dhe thirri. Kete sihariq do ta festojme sonte me ate qe me ndodhet. Kam dy kernacka per darke, do ti hame bashke me nej gote raki te holluar, prej tendes e ekam. Nderkohe hapi letren dhe vura re se fytyra e tij po verenjtej sa vjen me shume. Ndali leximin, mori karrigen dhe po rrinte i heshtur: U shqetesova dhe une dhe e pyeta shpejt? C'kini zoti Llazar?

    Vijon.....

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    He me te lumshin gishtat moj vajze e mbare

    Une pres per vazhdimin.

  6. #16
    Sa qef i kam poradecaret
    qe me Gushon shume kenaqen
    nuk e dine se kush ish Gushua
    po me Gushon gjoksin rrahin.

    Edhe do qe deshne Gushon
    as nuk ditne pse e deshne
    Gushone motiv rumunin
    Goje-mjaltin dhimbjeshumin

    Po ben ftohte a erdhi lata?
    Kam do miq nje kile mish
    hyr ne radhe dil nga radha
    Vate Gushua shkoi e vdiq.

    Ky milet debil katil
    te varros ne dhe te gjalle
    kur s'te hyn me gje ne pune
    kush i pari te te ngjalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-05-2003 mė 23:26
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Dita,

    nese nuk jemi keqkuptuar, ketu nuk ka rendesi as e drejta e cupkave ,as e drejta e dashnoreve(sic) per te shprehur versionin e tyre. Ato jane thjesht kuriozitete qe nuk zgjasin me teper se dy dite.
    Rendesi ka fenomeni "Lasgush" si poet i madh, konceptimi jetesor i tij per te kuptuar poezine e tij,mesazhin e tij.Te pakten kjo me intereson mua.Prandaj nenvizova konstatimin e holle te Dikeas se morali i nje poeti te madh nuk mund te gjykohet nga morali i zakonshem i turmave.Poete si Lasgushi nuk jane lindur ti binden moralit te kohes,perkundrazi ata e bejne moralin.Sepse morali eshte thjesht nje konvencion,nje interpretim.Interpretimi me njerezor ( edhe ne kete rast) eshte ai i Lasgushit, i poeteve. Ne kete kuptim perpjekja e cupkave per te 'mbrojtur' babane eshte ne dem te poetit Lasgush.Pse duhet ta bejme te zakonshem kur nuk eshte aspak i tille?
    Ja, pra,pse jam me Dikean.
    Ja dhe pse i lexoj me shume vemendje edhe poetet e vertete te ketij forumi.Nuk eshte vetem nje kenaqesi estetike.Eshte te mesosh.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Postuar mė parė nga dikeafajtore
    ... Sikur duan te thone qe babai i tyre ishte nje baba dhe burre i zakonshem, kur ne fakt s'ka qene aspak i tille.

    Lasgushi i kishte kapercyer njemije here kufijte e moralit tradicional, notonte prej vitesh ne te tjera ujera, ishte albatrosi qe kishte ngecur perfundimisht dhe tragjikisht ne balten dhe llucen e nje fataliteti te dyfishte: atij politik dhe moralist. Njerez si Lasgushi nuk i nxe asnje lloj kostumi, sado modern te jete ky i fundit. ...........

    mos i luaj as nje presje dikea...ke folur per konceptin e poetit, artistit, dhe lasgushit..
    thx te gjithe atyre qe kane prure pjeseza te tij..eshte kenaqesi gjimone te lexosh nga burimi i paqete i qetsise
    Liebe! liebe, lass mich los!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ashtu i nemitur me dha letren duke nxjerre disa fjale te ngrena qe si mora dot vesh, por lexova ne leter se: "Nafija eshte shume e semure. Merre Ninen dhe hajdeni. Ju kerkon!
    -llazari filloi te dridhet. U trondita dhe fillova t'i ferkoj duart. Lotet filluan t'i rrjedhin neper faqen e rrudhur, por qe edhe rrudhat nuk i fshinin dot, ato dilnin thelle nga shpirti i poetit. Mes lotesh e grisi ate cast heshtje me fjalet prekese"-Shpirti im i semure! Poc'ke o xhan?
    -vaxhdonte e dridhej i teri. Pastaj e mblodhi veten dhe me tha? -basho, me fal por me duhet te dal te gje cupen se me duhet te nisemi qe sonte. Te gjej thua maqine ne kete ore?!
    -Veshtire, me mire lere per neser, i them une.
    Mbylli dren dhe dolem bashke, ai duke u mbajtur ne shkopin e pleqerise. Sa dolem ne rruge, ngriti koken lart dhe u fal duke i kerkuar ndihme perendise, qe e besonte aq shume. I urova rruge te mbare dhe te gjente shendoshe nafijen, e t'i bente te fala. -Do t'i bie ne qafe Llazar Cekicit, O basho. Me ka thene, kur te kesh nevoje, trokitem ne dere. Shpresoj se do te me ndihmoje. U ndame. Kishte rene mugetira. Po shikoja lajmet ne televizor. Gruaja me thote:
    _kush eshte?-pyes.
    -Basho jam une Llazari.
    -U tremba se mendja me shkoi per keq. Nje ankth me zaptoi te terin dhe s'di se si e hapa deren. M'u shfaq Llazari me valixhen ne dore. Kishte valixhen e kartonit. E ftova te hynte brenda.
    -Me beso jam i keputur, s'e mbaj dot. Kam frike se mos e harroj gjekundi.
    -Menjehere me erdhen ato caste kur ai nuk te tregonte se c'kishte brenda ajo valixhe, e tani ma dorzon ate te teren ne doren time. Me erdhi keq. E dija qe ishte edhe nopran, ndaj i thashe: Mbylle me celes!
    E mbylli dhe celsin ma zgjati mua. E shikoja celesin dhe Llazarin i hutuar.
    -Pershperti: Ketu thesari im eshte me i sigurte se ne "kullen" time. Kam besim te madh. -Faleminderit qe me beson, por celsin merre, po s'e more celsin , mere edhe valixhen me mire, i thashe.
    -Do ta humbas, s'kam tjeter, ja ketu mbi valixhe lere.
    -Me uroi naten e mire dhe uen atij udhe te mbare!
    E mora valixhen dhe e vura nen shkalle. Kur e shikoj mire, ajo qe e hapur. E mbylla me celes dhe bashke me ate mbylla edhe dhomen ku e futa me celes, sepse amanetin s'e tret dheri. Prisja me padurim ndonej lajm, por edhe se c'lajm do qe i uruari?! Mbas dy ditesh ne mbremje troket perseri dera. Ime shoqe e nervozuar, shfryn: po c'eshte keshtu me keta njerez, po edhe naten nuk na lene rehat?
    -Dola i shqetesuar dhe pyes; Kush eshte/
    -Jam Lasgushi.
    -Nxitova me te shpejte, mora celsin e deres e desh rashe nga nxitimi sepse ku nuk me shkonte mendja. Hoqa llozin e deres, dhe e pyeta menjehere: He si ishte nafija?
    -Qeshte ne erresiren e nates se m'u duk sikur kishte lajthitur mendsh.
    -Basho, tha, Nafija ishte si molle e kuqe.
    -Po perse te thirri, e pyes perseri.
    -E kishte marre malli per mua. Dashurija ne pleqeri qenka c'qenka. Kur te plakesh do te me kujtosh.


    Ja edhe fundi i kapitullit "Valixhja".
    Shpreoj tju kete pelqyer.
    Eshte teper i gjate ta shtypja te gjithin ketu.

  10. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga pelin

    Dita,

    nese nuk jemi keqkuptuar, ketu nuk ka rendesi as e drejta e cupkave ,as e drejta e dashnoreve(sic) per te shprehur versionin e tyre. Ato jane thjesht kuriozitete qe nuk zgjasin me teper se dy dite.


    pelin,

    nuk jemi keqkuptuar.

    I qendroj asaj qe kam shprehur edhe ne postimin e meparshem. Te verteten e ka marre me vete Lasgushi ne qiell. Spekulimet shkojne VETEM ne favor te perfitimeve materiale te njeres pale apo tjetres.

    Megjithate ne paraqitjen e dickaje si nje e vertete, ka nevoje per fakte, te cilat mund te shoqerohen dhe me kunderfakte. Faktet i ka sjelle zonja Lalaj vite me pare, vajzat sjellin tani kunderfaktet. Dhe loja vazhdon....Nese ajo qe po kerkojne vajzat tani rrezohet ne nivelin e nje demshperblimi material, atehere jane ato qe do te dalin te humbura moralisht.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  2. Lasgushi me ka thene
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 18:46
  3. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •