Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Qamili Nuk Pranoi Graden E Re

    QAMILI NUK PRANOI GRADEN E RE

    Gradat, largohet polici qė protestoi
    Ndėshkimi i ministrit Rama pse foli pėr Gazetėn


    Gerti Xhaja

    TIRANE

    Ishte ora e turnit tė tij, por ai nuk ishte nė shėrbim. Qamil Hajdari ecte nė rrugėn pėrballė portės sė postės sė policisė te Medreseja dhe shihte me keqardhje nga vendi i tij i shėrbimit ku mungonte. Kishte shėrbyer 35 vjet nė Polici dhe shefat e kishin flakur pse kishte shprehur fjalėn e lirė.
    Vetėm njė ditė mė parė kishte denoncuar nė shtyp padrejtėsinė qė i bėhej nė konvertimin e gradės dhe, si njė hakmarrje ordinere, shefat kishin firmosur pezullimin e tij. Pėrpara rreshtit kishte dalė eprori i tij dhe me tone kėrcėnuese kishte paralajmėrur pėr pasojat qė do tė kishin tė gjithė ata policė qė nuk do tė pranonin tė merrnin gradat e reja dhe qė do tė guxonin tė shprehnin pakėnaqėsi pėr skandalin qė pėrfshiu konvertimi i gradave. Pas kėsaj Qamili ėshtė thirrur nė zyrė dhe eprori i ka komunikuar urdhrin e pezullimit policit 55-vjeēar, duke e motivuar me daljen e tij nė shtyp. Qamili ėshtė bindur dhe pas 35 vitesh punė nė Polici ėshtė detyruar t'i dorėzojė simbolet dhe armėt e shėrbimit. Por ai nuk ishte ende i bindur nėse ajo qė bėnte ishte e drejtė. Nė njė vend ku thuhet se ekziston fjala e lirė, eprori i tregonte njė urdhėr tė njė kryeministri, i cili e pengonte arbitrarisht atė. Qemali nuk kishte nxjerrė sekrete tė profesionit tė tij dhe nuk kishte dhėnė ndonjė informacion tė ndaluar, por vetėm pse kishte thėnė tė vėrtetėn pėr njė padrejtėsi qė i bėhej atij nė mėnyrė personale, ishte detyruar ta linte Policinė ku shėrbente prej vitit 1967.

    Kthimi te tezga
    Nė krye tė rrugės e priste gruaja e tij, e cila shiste te tezga pranė shtėpisė. Teksa e shikonte nė orarin e punės tė vinte drejt saj, gruaja e kuptoi se Qemalin e kishin larguar nga policia. Pėr familjen e tyre rroga e Qamilit zinte njė vend tė konsiderueshėm. Me ta jeton djali dhe vajza me dy fėmijėt jetimė. Ajo ka mbetur e ve qė prej fatkeqėsisė qė i mori jetėn bashkėshortit tė saj. Tashmė tezga pranė shtėpisė mbetet i vetmi burim financiar pėr familjen e thjeshtė, pasi vetė bashkėshortja e Qamilit ka dalė prej 7 vitesh nė asistencė dhe merr vetėm 2280 lekė.

    Avokati i Popullit, shpresa e Qamilit
    Ndėrsa kishte humbur tė gjitha shpresat pėr tė gjetur njė zgjidhje tek eprorėt e tij, Qamili ėshtė drejtuar pėr te zyra e Avokatit tė Popullit. Me shpresė tė madhe te ky institucion, 55-vjeēari ka shkuar tė bėjė ankesė. Njėri prej komisionerėve tė Dobjanit e ka takuar vetė Qamilin dhe, pasi e ka dėgjuar me kujdes pretendimin e tij, e ka quajtur tė padrejtė vendimin pėr pezullimin e policit. Ai i ka premtuar se do tė pėrdorė tė gjitha veprimet ligjore pėr ta zgjidhur kėtė padrejtėsi.


    Ministria e Rendit: Qamili u pezullua se foli nė media

    Ministria e Rendit pohon zyrtarisht se motivacioni i pezullimit tė policit Qamil Hajdari ėshtė komunikimi i tij me organet e medias sė shkruar dhe elektronike. Sipas njoftimit pėr shtyp tė ministrisė, policit i ėshtė komunikuar pezullimi nga puna, pasi ėshtė shprehur nė organin e medias vizive, duke thėnė se i ėshtė bėrė padrejtėsi nė dhėnien e gradės. Njoftimi pėrmend njė urdhėr tė kryeministrit qė daton mė 20 gusht 2002, pėr mėnyrat e dhėnies sė infomacioneve dhe tė deklaratave nė shtyp, ku bazohet edhe urdhri i pezullimit. Gjithsesi, Ministria e Rendit fton tė gjithė ata punonjės tė policisė, tė pakanaqur me gradėn e dhėnė, qė t'i drejtohen institucionalisht komisionit tė gradave. Ankesat fillimisht do tė kryhen nė repartet pėrkatėse tė policisė deri nė caktimin e njė komisioni tė ankesave.

    ---------------------
    -----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    I drejte apo i padrejte qofte konvertimi i grades se ketij polici, une mendoj se ai kurrsesi s'duhet te ishte larguar nga puna per ankesat qe kishte bere. Nqs. eproreve s'ju kishin pelqyer ankesat, le t'i zgjidhin problemet me reputacionin e tyre po ne media, dhe te justifikojne veprimin e tyre. Meqe nuk qenkan ne gjendje apo te zotet te bejne kete, ata perjeshtokan nje polic? C'llogjike eshte kjo? Administrata jone duhet te shpetoje nga kthetrat e diktatures, se akoma ju duket sikur duhet te veprojne me te njejten burokraci dhe imponim qe shihej ne spiunet e komunizmit... pa diferencuar fare ne socialiste apo demokrate biles... se pak a shume qe te dyja palet kane nje lloj te ngjashem menyre per te fshehur gabimet e shtetit... mbylljauni gojet te gjitheve...

    Shpresoj qe shtypi apo gazetaret t'i denoncojne dhe ne te ardhmen gjera te tilla, dhe me behet qejfi qe te pakten kohet e fundit kam vene re tendenca te tilla ne median shqiptare, kuptohet ato te papolitizuarat.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Prifti dr. M. H. Duran qė pranoi Islamin
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2012, 02:51
  2. Bujar Qamili
    Nga hajla nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 09:31
  3. Shkolla 9-vjeēare e Sharrės mban emrin "Haxhi Qamili"
    Nga Albo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:37
  4. "Nėnė Tereza nuk e pranoi princeshėn Diana nė Kalkutė"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 21:32
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 21:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •