Jane hapur nja dy tema per syte (Ēfare ngjyre i kemi?, Sa te medhenj na pelqejne syte?).
Te dyja interesante. Te dyja per te shuar kureshtjen. Te dyja per te prezantuar vetveten. E para pershkrim fizik, e dyta pershkrim preference.
Kjo teme eshte per te pershkruar syte e te tjereve. Ē'fare shohim ne ta. (Indirekt pershkruan edhe aftesine per te pare, deshiren per te pare, menyren se si sheh syri yne, si e koncepton dhe perpunon kete informacion truri yne, dhe se fundi si e shprehim ne ate.)


Syte me duken si dy dritare te botes se brendshme. Prej aty mund te shohesh peisazhin e shpirtit por edhe shpesh shenjat nga e kaluara. Pjese nga e kaluara e njeriut shkruhen ne trupin e tij, ne fytyren e tij, ne rrudhat ne ball, ne buze dhe veēanerisht ne syte e tij. Flas per te gjithe konfiguracionin e syrit duke perfshire edhe qerpiket, qepallat, vetullen, dhe pjesen poshte syrit.I perceptoj te gjitha keto si shkronja te ndryshme, qe duke marra forma te ndryshme dhe duke u kombinuar bashke percjellin jashte boten e brendshme te nje personi, shkruajne historine e tij.
Kureshtja, tundimi i te panjohures, thirrja e mistershme e te fshehtes, me ben te deshiroj te zhbiroj boten e brendshme, duke u munduar te mos behem i bezdisshem, duke u munduar per te mos e dhunuar hyrjen.
Askush nuk e fsheh dot naten e pagjume te shkruar ne syte e perskuqur dhe te buhavitur; vuajtjen, semundjen, mundimin ne syte e nxire anash, prane hundes; ish-sekretin e mbremjes, qendisur ne rrethin e zi ne blu te formuar poshte syrit, as qeshjen dhe gezimin e skalitura ne rrudhat e bukura...vetullat, syte, buzet, e gjitha fytyra flet.
Disa njerez lejojne me teper, i kane hapur kanatet e shpirtit tej e tej dhe mund te lexosh edhe me teper ne ndriēimin e syve, ne shikimin e tyre.
Disa e kane blinduar boten e brendshme me sy te pakuptimte ku nuk mund te shohesh asgje veē pasqyrimit tend.
Me shfaqen sy te ndryshem, pa ndonje rradhe te caktuar, rremuje, te gjithe sa te ngjashem dhe te ndryshem. Sy prej qindra syve te njezet e ca viteve.
Sy qe kane perhere diēka per te qene te lumtur, sikur dine diēka qe ti s’e di, sikur dine nga misteret universale, qeshin me vetebesim. Sy qe mirekuptohen, dhe i percjellin edhe syve te ty nje pjese te asaj lumturie, te asaj qeshjeje, te asaj dije.
Syte joshes, te vetedijshem ose jo. Sy prej te cileve ruhesh, ose qe i shmangen vete shikimit, sikur ta dyshojne qe po te veshtrohen dhe pak do hyne ne marredhenie intime me njeri tjetrin.
Sy energjik qe duket sikur rrezatojne jete nga energjia e universit.
Sy pasive, memece, sy te verber, sy te pajete.
Sy te gjalle, te levizshem, kerkues te gatshem per te perthithur dhe piken e fundit te mendimit.
Sy zhbirues, torturues, kerkues.
Sy mosperfilles, talles, nenqeshes.
Sy te dhembsur, perqafues, ngushellues.
Sy largpames, sy plake njeshekullore qe sheh drejt femijerise se saj.
Sy te renduar nga barra e jetes, nga pesha e mendimeve.
Sy te shndirtshem here nga urrejtja, here nga dashuria.
Sy te lotuar nga dhimbja ose kenaqesia ose te dyja bashke krah per krah, te pandara, te pandashme.

Syte, veshje shpirterore, kostume ballosh, maska...

Syte ne nje pasqyre...ē’fare shprehin? Ē’fshihet pas tyre? Ēfare fshehin nga te tjeret? Ēfare fshehin nga vetja?