Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet nė Bllog
    22
    Deputeti i PD-sė Edi Paloka akuzon kryeministrin pėr represionin ndaj mediave

    Nano udhėheq mafien kundėr shtypit

    Si e bleu Fatos Nano me njerėzit e tij tė afėrt TVA-nė, dhe si e kontrollon ai shtypin shqiptar

    Deputeti i Partisė Demokratike Edi Paloka u shpreh dje nė seancėn plenare nė parlament se shembulli mė i mirė i regresit qė ka pėsuar vendi ėshtė sjellja me mediat. "Eshtė e vėrtetė qė sot kemi me dhjetėra e dhjetėra gazeta, radio e televizione nė vend, por fatkeqėsisht numri i shumtė i tyre ėshtė vetėm pjesė e fasadės demokratike dhe pluraliste tė regjimit mafio-diktatorial qė ėshtė vendosur. Edhe 100 gazeta edhe dhjetėra radio e televizione nuk mund tė jenė tregues demokracie e lirie nė se ato flasin me tė njėjtėn gjuhė qė i imponohet nga pushteti aktual. Fakti ėshtė qė sot mafia dhe direkt shefi i kupolės mafioze Fatos Nano, kontrollojnė gati tėrėsisht mediat dhe rrjedhimisht atė qė duhej tė ishte fjala e lirė nė Shqipėri", u shpreh Paloka.

    "Tre janė format qė janė pėrdorur pėr tė nėnshtruar mediat; blerja direkte ose indirekte e tyre, presionet e formave tė ndryshme dhe nė fund dhuna deri nė eleminim fizik tė atyre qė nuk janė nėnshtruar" u shpreh deputeti i PD-sė.

    "Njė nga dy televizionet kombėtare, TVA ėshtė blerė direkt prej njerėzve mė tė afėrt tė kryeministrit Nano dhe jo vetėm kaq, por pėr tė shtėnė nė dorė paketėn e aksioneve tė kėtij televizioni, janė pėrdorur tė gjitha mjetet antiligjore pėrfshi kėtu dhe forma mafioze pėr tė kėrcėnuar aksionerė tė tjerė tė mundshėm. Unė mund t'ju pėrmend se si Magic Bingo u kthye nė Telebingo Kombėtare, se si me paratė e Telebingos, por jo vetėm me ato, u ble TVA, se si u shpallėn nė kėrkim prej qeverisė Nano me akuza absurde aksionerė tė tjerė vetėm qė ata tė pėrjashtoheshin nga pronėsia tek TVA-ja etj., etj., por edhe kėtyre do u vijė koha", u shpreh Paloka. Mė tej deputeti i PD-sė u shpreh se nė kundėrshtim me ligjin pėr mediat, njė pjesė e shtypit tė shkruar dhe e mediave elektronike marrin mbi 70% tė reklamave shtetėrore dhe nga ana tjetėr ka gazeta dhe televizione qė ne 5 vjet nuk kanė parė asnjė reklame shtetėrore. Sipas tij dy televizione qė nuk ndjekin pas qerren e Nanos janė ēuar nė prag tė falimentimit nėpėrmjet gjobave tė policive financiare e tatimore dhe kėtu nuk po flasim pėr mbyllje lokalesh, qė i kanė kėrkuar paratė e verės Nanos as pėr mbyllje kazinosh qė kanė guxuar t'i fitojnė paratė kryeministrit, por pėr televizione. "Vetė shoku Fatos e ka marrė mundimin dhe ka hedhur nė gjyq kryeredaktorin e gazetės "Tema", Mero Baze, duke iu dhėnė zemėr dhe ca goreve kėtu nė Parlament qė ta kėrcėnonin dhe me vdekje mė pas. E megjithatė prapė kėto nuk janė rastet mė tė rėnda tė presioneve dhe kėrcėnimeve mbi mediat. Lufta mė e egėr ėshtė bėrė pėr t'iu mbyllur gojėn jo atyre qė kanė njė pozicion tė qartė kundėr qeverisė, por intelektualėve tė pavarur, tė cilėt ashtu si gjatė qeverisjes demokratike dhe tani nuk dijnė tė bėjnė konformistin apo ca mė shumė tė blihen. Pėr tė mos mbetur pas, bashkėshortja e kryeministrit hodhi pak kohė mė parė nė gjyq Fatos Lubonjėn e pra nuk besoj se ka njeri qė tė thotė se Lubonja ėshtė i PD-sė. Por Lubonja e hodhi lumin, nė thonjėza, ndėrsa njė tjetėr zė i lirė, ai i Ylli Pangos pėr pak u shua me metodat demokratike tė pushtetarėve", u shpreh Paloka.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet nė Bllog
    22
    Nikoll Lesi publikon mesazhet e Fatos Nanos pėr blerjen e shtypit

    Nano-Lesit: "Bėhu me mua se fiton mė shumė parį"

    Lesi: Shteti dhe tatimorėt ngrihen nė punė kur i teket Xhoanės


    Deputeti Nikoll Lesi, botues i gazetės Koha Jonė, u shpreh dje nė kuvend se qeveria Nano janė tė verifikueshėm nė pėrpjekjet e tyre pėr tė kontrolluar dhe blerė shtypin shqiptar. Lesi tha se gjatė muajve tė fundit, janė shtuar presionet mbi mediat me qėllim pėr t'i vėnė nėn kontroll ato.

    Nė fjalimin e tij Lesi evokoi problemet qė ka pasur shtypi nė kohėn qė ishte nė pushtet Partia Demokratike. Ai theksoi burgosjen e gazetarit Martin Leka dhe dėnimin e tij me pesė muaj nė qeli. "Por ndėrsa ti zoti Nano i ke marrė lekėt e burgut tėnd, Martin Leka nuk i ka marrė," - theksoi Lesi. Duke e akuzuar Nanon se ka ndryshuar rrėnjėsisht pas martesės sė dytė dhe pas nusėrimit tė dytė brenda kėtij mandati socialist si kryeministėr, Lesi akuzoi gruan e tij Xhoana Nano se ushtron presion tek qeveria pėr tė mos pasur transparencė pėr bizneset e saj. Lesi tha se kryeministri pėrdor shtetin si ēomange kundėr shtypit duke ngritur nė kėmbė tė gjitha llojet e policive jo kur kanė ata orarin zyrtar, por kur preken interesat e gruas sė tij. Pas disa replikash me Fatos Nanon, Lesi kėrkoi fjalėn pėr tė publikuar njė mesazh joshės qė vetė kryeministri Fatos Nano i ka dėrguar kohė mė parė nė pėrpjekje pėr ta blerė atė. "Bėhu me mua pasi fiton mė shumė parį" ishte mesazhi SMS qė gjendej nė celularin e Lesit. Ky mesazh i cili u bė publik nga vetė deputeti Lesi, i ėshtė dėrguar nė telefoni i kryeministrit Fatos Nano. Lesi ka sensibilizuar kuvendin nė lidhje me kėtė mesazh por ka qenė kryeparlamentari Pėllumbi qė nuk ka lejuar debatet nė lidhje me kėtė ēėshtje. Lesi u shpreh se ky mesazh tregon fare qartė sesi Nano ushtron presion mbi mediat apo tenton t'i blejė ato.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet nė Bllog
    22
    Deputeti Sokol Olldashi prezanton dosjen e gjyqeve tė "qeverisė Nano" me shtypin

    Familja Nano, pronare e shtypit

    Olldashi: Ju ftoj publikisht tė tėrhiqeni dhe tė detyroni edhe grigjėn tuaj tė bėjė tė njėjtėn gjė. Sigurisht qė ėshtė zgjedhja juaj nė do ta bėni kėtė apo jo, por ėshtė e sigurt qė edhe nėse do tė vazhdoni, zor se do tė mund tė ndryshoni fatin familjar tė qeverisjes suaj qė nuk e do as gjysma e ministrave qė bėjnė pjesė nė tė

    Gjergji Koja

    Deputeti i Partisė Demokratike, Sokol Olldashi, e nisi fjalimin e tij duke prezantuar para parlamentit dosjen me tė cilėn ėshtė marrė i pandehur kryeredaktori i gazetės "TemA" Mero Baze, nga kryeministri Fatos Nano. Duke iu referuar fjalimit tė zotit Nano, Olldashi prezantoi dosjen para Kuvendit duke theksuar se padia ėshtė firmosur nga njeriu qė foli pak minuta mė parė nė kėtė sallė dhe kėrkoi fakte pėr shkeljen e lirisė sė shtypit.

    Olldashi citoi dosjen nė tė cilėn Fatos Nano, i ka kėrkuar Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, tė fillojė procedimin penal ndaj kryeredaktorit tė gazetės "TemA", Mero Baze, duke pretenduar se nė editorialin e datės 16 maj 2003 botuar nė kėtė gazetė, "ėshtė shpifur publikisht ndaj tij, pėr shkak tė detyrės qė ai kryen."

    Zoti Baze ka krahasuar nė editorial, kriteret e ndryshme qė janė pėrdorur pėr dėmshpėrblimin e ish-tė burgosurve politikė dhe kompensimet qė morėn ish-zyrtarėt e lartė tė regjimit komunist pėr dėnimet qė morėn nė vitet e para tė pluralizmit, pėrfshi dhe zotin Fatos Nano, qė as qė ka marrė mundimin tė pėrgjigjet nė tė tjerė raste, kur shtypi ka botuar akuza konkrete si ato tė z.Braho, apo si ato pėr pėrfshirje tė kryeministrit nė vrasjen e njė qytetari.

    Prezantimi i Olldashit ishte irritues pėr shumė deputetė socialistė nė sallė dhe veēanėrisht deputetin Gjinushi, i cili kafshonte vazhdimisht buzėn ndėrsa dėgjonte fjalinė e Olldashit. Shenja nervozizmi shfaqte po ashtu deputetja Makbule Ēeēo. Nė fjalėn e tij Olldashi theksoi apelin e 10 gazetarėve dhe redaktorėve kryesorė tė shtypit shqiptar, qė i kėrkonin qeverisė tė ndalte fushatėn pėr censurimin dhe gjunjėzimin e medias sė pavarur.

    Mė pas Olldashi citoi njė pėr njė paditė kryesore gjyqėsore tė ngritura ndaj gazetės Tema, gazetės 55 dhe gazetės RD.

    Olldashi theksoi se "Gazeta 55", po rifreskon njė traditė tė hershme tė saj pėr procese gjyqėsore. Duke theksuar faktin qė gazeta ka fituar emėr nė Shqipėri gjatė vitit 1997-1998 nė kohėn e trazirave, kur ajo botoi njė sėrė raportesh investiguese rreth trazirave nė Vlorė dhe Jug tė Shqipėrisė dhe denoncoi shumė personalitete politike tė lidhur me bandat e organizuara nė jug, vuri nė dukje se shumė nga kėta emra ngritėn padi ndaj gazetės, duke ēuar nė mbi 100 numrin e tyre.

    Gazeta tjetėr opozitare "Rilindja Demokratike", organ i Partisė Demokratike nė opozitė, ėshtė bėrė ndėrkohė tabelė qitjeje pėr shumė zyrtarė tė lartė shqiptarė. Kryeredaktori i kėsaj gazete Astrit Patozi, dėnohet rregullisht pėr ēdo deklaratė tė Partisė Demokratike qė boton nė gazetė. Kjo ėshtė e paprecedent, pasi ai nuk mund tė censurojė pikėpamjet e Partisė, organ i sė cilės ėshtė gazeta qė ai drejton.

    Olldashi theksoi se disa biznesmenė tė lidhur me qeverinė po pėrpiqen tė investojnė nė shtyp, duke i shėrbyer politikisht qeverisė, pėrmes prishjes sė tregut, relativizimit tė tė vėrtetave qė botohen nė gazetat e pavarura, dhe duke nxitur konkurrencėn e pandershme. Gazetat e kėtij lloji shiten rreth tri herė mė lirė nė treg se gazetat e pavarura dhe po synojnė falimentimin e shtypit tė pavarur. Gazetari i njohur shqiptar Fatos Lubonja, i cili kundėrshtoi kėto lloj investimesh nė shtyp, dhe hapi njė fushatė ballafaqimi me botuesin e gazetės "Shekulli", Koēo Kokėdhima, gjendet po ashtu nė gjykatė pėr shpifje ndaj tij, ndėrkohė qė z.Lubonja ėshtė njė zė shumė pėrfaqėsues i sė majtės shqiptare dhe mendimit liberal nė Shqipėri.

    Madje, pėrpara Kokėdhimės, kėrcėnimin ndaj Lubonjės e nisi vetė z.Nano, me padinė e tij kundėr z.Lubonja, padi qė u transferua nga kryetari i qeverisė tek biznesmeni i qeverisė, ndėrsa padia e zotit Nano u trasferua tek zoti Baze.

    Zoti Kryeministėr, unė ju ftoj publikisht tė tėrhiqeni dhe tė detyroni edhe grigjėn tuaj tė bėjė tė njėjtėn gjė, nga dhuna e pashembullt qė po ushtroni mbi gazetarėt dhe shtypin shqiptar qė, falė kėmbėnguljes suaj, gjendet sot nė ditėn e tij mė tė zezė.

    Sigurisht qė ėshtė zgjedhja juaj nė do ta bėni kėtė apo jo, por ėshtė e sigurt qė edhe nėse do tė vazhdoni, zor se do tė mund tė ndryshoni fatin familjar tė qeverisjes suaj qė nuk e do as gjysma e ministrave qė bėjnė pjesė nė tė pa folur mė pas pėr shtypin, opinionin qytetar apo elektoratin nė tėrėsi.

    Nė tė njėjtėn kohė, detyrė e kėtij Kuvendi ėshtė hartimi urgjent i njė ligji pėr shtypin ku tė garantohet barazia nė shpėrndarjen e reklamave, trajtimi i gazetarėve sipas ligjit pėr shtypin dhe jo sipas Kodit Penal dhe Civil si dhe shmangia e konfliktit tė interesave nė investimet qė bėhen nė shtyp Ndryshe, nėse do tė lejojmė qė kjo situatė tė vazhdojė edhe mė, shumė shpejt nuk do tė kemi mė shtyp tė pavarur, por do tė jemi kthyer nė demokracinė e Radio Fllakės qė do tė raportojė nga arat, fabrikat e kantieret e Robert Ēamēakėzit, pėr sukseset e metodės 007 J nė mbarėshtimin e specieve informative tė musaulqinizuara.

    Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #44
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shekulli

    Braēe: “Shekulli”, gazeta mė e shitur nė vend

    TIRANE - “Kam qenė para jush qė kam shkruar pėr botuesin e “Shekullit”, Koēo Kokėdhima, qė para tre vjetėsh. Por mė thoni, si shpjegohet qė njė gazetė e shitur te qeveria, sipas jush, ėshtė aktualisht gazeta me tirazhin mė tė madh nė vend? Si shpjegohet qė “Shekulli” ėshtė gazeta mė e shitur nė vend, sa 10 gazeta tė marra sė bashku, kur ju thoni se tė gjithė shqiptarėt e dinė se ajo ėshtė e lidhur me qeverinė?” Kėshtu u shpreh dje deputeti socialist Erjon Braēe, nė fjalėn e tij, nė debatin e djeshėm nė kuvend pėr lirinė e medias nė vend. Braēe ishte i mendimit se e seanca ishte e pavlefshme, pasi njė pushtet (legjislativi) nuk mund tė vendosė pėr njė pushtet tjetėr, siē ėshtė ai i medias. Po kėshtu, sipas tij, nuk mund tė debatosh pėr disa orė, pa dalė nė njė pėrfundim konkret, siē ndodhi dje. “Ne nuk kemi asnjė rast apo shembull pėr tė cilin tė flasin apo t’i referohemi; nuk kemi mė raste tė burgosjes sė gazetarėve, dhunės ndaj tyre apo mbylljen e ndonjė gazete a televizioni”,- shtoi Braēe.
    Deputeti i PS-sė, ndėrkaq, pėr tė vendosur rregull nė marrėdhėniet e medias, propozi diskutimin e njė ligji pėr shtypin, nė tė cilin tė parashikohet barazi pėr bizneset qė merren me mediat si dhe ēėshtjen e ligjit tė konfliktit tė interesave.

  5. #45
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    me keto tituj del gazeta "shekulli" sot

    Date 24 qershor 2003
    POLITIKA

    Nano: S’do tė tolerohen mediat gjobėvėnėse

    Kryeministri: Gruaja ime, ka biznes tė ligjshėm

    Majko: Marrėdhėniet e medias me shtetin, tė komplikuara

    Blushi: Tė krijohet “Urdhri i Gazetarit”

    Gjinushi: Opozita po shpif, ka frikė nga gjykatat

    Braēe: “Shekulli”, gazeta mė e shitur nė vend

    Beja: Mediat, trafik influencash

    Zogaj: Gazetat tė shpėrndahen edhe nė fshatra

    Shkarkohet nga puna gruaja e Fatos Klosit


    Po te vini re ne titujt kryesore ne lidhje me median e shkruar dhe ate elektronike do te arrini te kuptoni se qeveria eshte e vendosur te ruaje fatin dhe karrigen e saj edhe per nje kohe ta pacaktuar.
    Liria e shtypit deri me sot nuk ka qene ashtu sikur parashikohej dhe paraqitej.
    Ndersa gazeta "koha jone" filloi fushaten sensibilizuese ne lidhje aferat qe behen me emigrantet dhe qeverine shqiptare, tashme duket sikur nga loja difensive ato i rikthehen ofensives duke perdorur cdo lloj metode per te mposhtur edhe ate pak fjale te lire qe eksiston neper median e shkruar.
    Ky do te jete krimi me i madh qe ka pare Shqiperia dhe populli i saj mbas 50 vjeteve rregjim nendiktature.
    Media e lire nuk cenon asnjeri pervecese nxjerr ne pah te metat dhe aferat e dyshimta qe luhen mbi shpinen e nje populli fukara dhe te pafat.
    Te cenosh gazeten e opozites, ti besh presione etj etj, kjo do te thote kulmi i rikthimit te diktatures komuniste.
    Jne egersuar sepse nuk duan te hyjne neper burgjet e sajuara nga vete ata.

  6. #46
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Aresye perse Shekulli eshte gazeta me e shitur eshte aq e thjeshte sa edhe Brace me pak perpjekje mund ta kuptoje ..... Gazeta Shekulli eshte e perditshmja me me shume faqe, ka cilesine e letres me te mire se asnje gazete tjeter, paguan honoraret me te shtrenjta ne krahasim me gazetat e tjera, si dhe ka nje staf shume te gjere gazetaresh ..... deri ketu ne dukje nuk ka asgje te keqe por problemi eshte tek cmimi ..... vetem 20 leke te reja .... qe eshte edhe cmimi me i lire i tregut per gazetat .

    Sigurisht qe me nje cmim te tille kjo gazete veshtire se do te paguante shtypshkronjen, per te mos llogaritur stafin dhe penat mercenare ..

    Pergjigja eshte shume e thjeshte gazeta del me nje cmim me te ulet se kosto e prodhimit .... ajo financohet nga bizneset e Kokedhimes te cilat jane kryesisht tendera qe i jepen jashte cdo norme (sic ishte ai i bashkise kur kishte fituar tenderin edhe pse ishte terhequr) nga qeveria dhe administrata e shtetit. Pra Koko nuk e ka problem ta shperndaje edhe gratis, gazeten qe lavderon qeverine, sepse kjo eshte pjese e nje biznesi me te gjere qe perkthehet ndryshe korrupsion ekonomik dhe politik.

    Sot konkurenca e shtypit per te mbijetuar eshte zhvendosur nga tregu ne zyrat e qeverise, ministrise se rendit dhe shikut .... aty botuesit angazhohen ne nje gare te ethshme servilizmi per te fituar statusin e mantenutes e cila nuk paguhet me leket e vjedhura te Fantocit(dhendri) apo Cigares(Gramoz Ruci) por drejt per drejt nga taksat tona.

    Pra sic shikohet qarte Shekulli eshte gazeta me e shitur pasi e blejme ose jo , na pelqen ose jo, ajo financohet njelloj me parate tona !

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO NE FADROME KUNDER MEDIAS

    Fatos Nano ka filluar te lexoje gazetat ne mengjes me Mark Nikollin, drejtorin e Policise ndertimore, nje mirditor dikur i flakte per liri e tani i zbutur kioskave te Tiranes. Sapo sheh ndonje artikull kritik, urdheron drejtorin e ndertimores: bej gati fadromen per ndertesen e gazetes x apo y. Shpesh, ne leximin e shtypit te mengjesit, Nano fton edhe Drejtorin e Tatimoreve. Shpetim Idrizin, nje biznesmen i suksesshem para se te behej drejtor i madh. Kur nxjerr krye nje qendrim oponent urdheron: dergoi policet tatimore ne redaksi. Si gjithnje pas perdes eshte Agim Isaku. Sa here urdheron Nano, ai perforcon: Bjeru eger qenave! Dhe harron se eshte vete nje frymor qe zvogelohet perdite pershkak te keshillave te mbrapshta qe I jep te zotit.

    Kjo eshte sjellja e pergjithshme, prej kohesh e kryeqeverisesit. Ajo qe bie vecanerisht ne sy, eshte nje beteje qeveritare qe ka nisur kunder gazetes "Koha Jone", dhe grupit mediatik "Klan". Nano ndjehet i shqetesuar dhe i ngacmuar nga oponenca politike dhe linjat editoruese te ketyre dy qendrave kryesore te medias ne vend.

    Nano pergatiti nje fjalim te tere kunder gazetes "Koha Jone" ne parlament, gjate debatit te kerkuar nga opozita, ne fillim te kesaj jave. "Informale, informale, ilegale.", keto ishin vleresimet e kryeministrit per kete kompani mediatike. Ka qene zelli I tij per t'u pozicionuar, pa iu permbajtur principit :"Shih se pari veten!". Ne kete kembengulje te luftes kunder "Kohes", kryeqeverisesi harron se informalitetin e ka vete qe ne prag e perreth tij. Madje ne emer te ketij informalizmi ai perdor urdherimin kryeqeverises. Nderkohe qe inati dhe deshperimi I tij paskesaj rendon mbi policet e tij, te nisur yrysh pas leximit te shtypit te dites, drejt selise se "KJ", prej ku kthehen duarbosh. As me te voglen gjurme te informalitetit. Tjeter gje thone policet e specializuar per kete pune per financat dhe letrat e "KJ", tjeter Nano ne parlament.Ne kete pike kryeqeverisesi Nano ka rene ne reminishence me Blerim Celen e PD-se, se dikurshme. Edhe Cela atehere dergonte grupe kontrolli te policise financiare sa here e kritikonte gazeta "Koha Jone". Sa informale duket kjo mosperputhje mes asaj qe turren per te kapur e asaj qe del nga kontrolli. Tamam si bashkejetesa e Nanos! Nga ana tjeter, inspektimet "ad hock" urbanistike, ne kerkim te ndonje informaliteti te drejtuesve te medias i kane dhene Nanos mundesi te reja presioni. Pronaret kryesore te Klanit, cdo dite gdhihen te shqetesuar dhe presin uturimen e fadromes. Gazeta dhe televizioni qe ka ky grup mediatik nuk po dorezohen. Ne barrikaden e fjales se lire ne ate front mediatik kane dale te mirenjohurit Frangaj, Fevziu, Shkullaku dhe Bushati, qete kater gazetare e drejtues te se pares gazete te pavarur ne Shqiperi, "Koha Jone". Oponenca e tyre ka sjelle repliken e Nanos. Kesaj radhe fjalimi eshte i shkurter jo si ai ne parlament per gazeten "KJ". Madje fjalimi eshte krejt i shkurter, vetem nje fjale: Mark Nikolli, dhe me pas kuptohet vete, te shkulen vilat e Klanit ne Durres. Dhe fadroma shfaqen ne skene si nje garante e paprekshmerise se figures se zeusit. Kjo metafore reale e kryeqeverisesit ne marredhenien aktuale me mediat, eshte tipike.

    Por cfare ndodh aktualisht ne gazeten "Koha Jone" dhe ne median e Klanit. Ne te dy rastet Nano ka perballe nje grup gazetaresh anti-konformiste qe po e kritikojne shpesh ne lidhje me keqqeverisjen dhe abuzimet e tij. Kjo eshte nje oponence parimore qe bazohet vetem ne principet profesionale dhe detyrimet karshi lexuesit. Eshte Nano vete qe e lidh kete pune me Meten. Perpara se zv-kryeministri te nxirrte letren, gazetaret e "KJ" dhe "Klan", kane publikuar me dhjetra dhe qindra letra ku denoncojne nepotizmin, trafikun e influences, pushtimin e zyrave te shtetit nga njerez besnike te kryeministrit, etj.

    Keto jane karakteristika te "KJ" dhe gazetareve te Klanit, madje berja e oponences jane ne thelb keto dy entitete te medias. Nano nuk mund te ndryshoje nje gje qe ka lindur keshtu dhe ka ardhur deri ketu pa u deformuar. Jane te gabuara perpjekjet e tij. Ai kishte dhe ka ne dore te permiresoje dhe te beje ndryshe qeverisjen e tij. Vetem keshtu do te ndjente edhe qendrimet vleresuese te gazetareve, te cilet nuk jane nihiliste te lindur. Nje pune e mire gjithnje pershendetet, pavaresisht kriticizmit.

    Gazetaret e "KJ" dhe te Klanit jane berthama qe ne fillim te shtypit te lire, pasi kane lindur nga nje dere, i cili quhet Universiteti i Medias "Koha Jone". Duke ruajtur lirine, keta gazetare kane paguar shume, pasi jane nen trysni dhe dhune vazhdimisht. Pushteti i meparshem dogji redaksine, pushteti i sotem ka hypur ne fadrome. Pavaresisht kesaj, shtypi i lire dhe gazetaret antikonformiste do te fitojne sepse puna e tyre eshte e ngritur mbi parime. Ndersa presionet qeveritare kane per te deshtuar sepse jane ngritur mbi morale te prishura. Historia ka treguar se pushteti ka humbur perballe medias.

    Redaksia e "KJ"
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #48
    Perjashtuar Maska e deniel
    Anėtarėsuar
    01-07-2003
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    23
    shikoni se ctha aleksander frangaj pronari i rrjetit televiziv klan .kur fatos klosi do jepte interviste tek top chanell ateher iku policia financiare tek piramida per kontroll per lori kafen pra ishte provokim ose presion i qarte cdonte lori kafe te piramida ose tek zyrat e top chanellit

  9. #49
    Fatos Nano dhe pushteti i sotem eshte Produkt i Koha Jone. Ata dhane nje kontribut jo te vogel ne instalimin e ketij pushteti dhe keshtu qe kane pritur perfitimet te cilat nuk kane ardhur.
    Te jesh Antikonformist eshte nje gje, por ta propagandosh me cfare ke mundesi, eshte dicka tjeter.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Tė ndėshkuarit e mėdhenj janė gazetarė tė opozitės dhe pėr herė tė parė kanė filluar tė bėhen padi edhe pėr opinione, ēka nuk ndodh nė asnjė vend tjetėr. Tashmė gazetarėt merren tė pandehur penalisht

    Gazetarėt nė gjyqe, fitojnė politikanėt

    Mentor Beqa

    Prej disa kohėsh ka nisur njė furtunė gjyqesh kundėr gazetarėve tė shtypit tė shkruar, medias elektronike dhe gazetarėve tė pavarur. Pothuajse tė gjithė gjyqet qė janė kryer apo janė tė ende nė proces nė gjykatėn e Tiranės, kundėr gazetarėve, janė prej politikanėve ose njerėzve tė lidhur ngushtė me politikėn. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se sipas Gjykatės pothuajse asnjė prej kėtyre gazetarėve nuk ka pasur tė drejtė nė ato qė ka shkruar. Gjykata gjithnjė ka dhėnė njė vendim qė ka nxjerrė fitues pushtetarėt apo politikanėt akuzues. Nė 15 raste gjyqesh kryesore qė janė regjistruar vitet e fundit dhe qė janė vėnė nė dispozicion nga Gjykata e Tiranės kemi vetėm dy raste kur janė pushuar ēėshtjet nė ngarkim tė gazetarėve Astrit Patozi, i hedhur nė gjyq nga Bashkim Fino, dhe Fatos Baxhaku, i hedhur nė gjyq nga Maks Haxhia. Kjo ka ndodhur pasi paditėsit nuk janė paraqitur nė gjyq. Disa prej vendimeve tė Gjykatės sė faktit janė apeluar, por janė shumė pak raste kur vendimi qė shpall fajtor gazetarin ėshtė rrėzuar. Rasti i fundit ėshtė rrėzimi i vendimit tė Gjykatės sė Faktit nga Gjykata e Apelit, qė e shpallte fajtor Top channel duke e dėnuar me 3 milion lekė gjobė. E vetmja gjė qė Gjykata e Faktit ka bėrė ėshtė ulja nė disa raste e gjobave marramendėse qė kanė kėrkuar paditėsit qė shkojnė deri nė 100 milion lekė tė vjetra. Shkrimet e gazetarėve tė hedhur nė gjyq nuk e kanė nxitur asnjėherė gjykatėn qė tė pezullojė ēėshtjen me qėllim qė prokuroria tė hetojė njėherė ato qė thuhen nė shkrime dhe mė pas gjykata tė japė vendimin. Praktika e hedhjes nė gjyq tė gazetarėve nuk ėshtė njė praktikė e re qė po ndiqet nga pushtetarėt e kohės, por shumė e pėrhapur edhe mė parė. Njė rol tė madh nė sensibilizimin e kėsaj ēėshtje ka luajtur hedhja nė gjyq e gazetarit Fatos Lubonja nga Koēo Kokėdhima, njė person qė vetė Lubonja e ka etiketuar pėr lidhje tė ngushta me politikėn, pėr shkak tė bizneseve tė tij qė jetojnė nga taksat publike. Ky ėshtė njė proces qė vijon tė zhvillohet, por qė edhe kėtu u tentua tė manipulohej, derisa vetė Lubonja kėrkoi zėvendėsimin e gjyqtares me njė gjyqtare tjetėr. Nga pesė seanca tė zhvilluara deri tani nė kėtė gjyq tė gjykuar nga Anila Capo, nė dy prej tyre gazetari Lubonja nuk ėshtė lejuar tė japė sqarime pėr njė prej pikave tė akuzės sė paditėsit. Njė faktor tjetėr sensibilizues ėshtė hedhja nė gjyq e gazetarit Mero Baze nga nėnkryetarja e Kuvendit Makbule Ēeēo. Kryeredaktori i gazetės Tema tani po pėrballet edhe me njė sėrė gjyqesh tė tjera qė janė ende nė proces dhe kėto vijnė pikėrisht nga kupola e shtetit. Gjyqi mė i fundit i regjistruar ndaj tij ėshtė ai me kryeministrin Fatos Nano. Njė gjyq tjetėr ėshtė edhe ai me kryetarin e Partisė Socialdemokrate Skėnder Gjinushi.

    Liria e shtypit ėshtė njė problem qė sipas Lubonjės ka tė bėjė me qėndrueshmėrinė e sistemit demokratik nė vend. "Nėse dhunohet fjala e lirė, nėse gazetarėt nuk kanė minimumin e mbrojtjes pėrballė politikanėve, atėherė vihet nė dyshim ekzistenca e njė prej shtyllave tė demokracisė, qė ėshtė shtypi i lirė", ka thėnė ai. Gazetarėt janė fare tė ekspozuar para ēdo presioni dhe gjyqi ndaj politikanėve. E ndėrsa politikanėt akuzojnė njėri tjetrin pėrditė pėr afera korruptive, asnjėherė ēėshtjet nuk janė zgjidhur nė gjyq dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė dėnuar me burg apo me gjobė nga gjykatat. Ndėrsa nė pėrballjen nė Gjykata, tė gazetarėve me politikanėt, i habitshėm ėshtė fakti se gazetarėt asnjėherė nuk kishin pasur tė drejtė. Asnjėherė nuk arriti gjykata qė tė nxjerrė pushtetarėt fajtorė. Njė problem i madh ėshtė se, kur gazetari pėrfundon nė gjyq nė Shqipėri, nuk ekziston ai postulati, qė ekziston kudo nė botėn e qytetėruar "ēdo gjė e dyshimtė ėshtė nė favor tė tij". Kėtu tek ne kthehet nė "ēdo gjė e dyshimtė ėshtė nė favor pushtetarit." Raportet e pafundme ndėrkombėtare qė vijnė me kritika, rekomandime e sugjerime pėr ndryshimet e nevojshme nė qeverisjen shqiptare, kanė si njė ndėr pikat mė tė rėndėsishme "ruajtjen e lirisė sė shtypit". Edhe Presidenti i Republikės Alfred Moisiu ka shprehur indinjatėn e vet pėr ndėrhyrjet e qeverisė dhe personave tė tjerė me pushtet nė cėnimin e lirisė sė mediave. Ai u ka bėrė thirrje institucioneve mė tė lartė tė drejtimit tė vendit qė tė kenė shumė kujdes me shtypin. Ai ka premtuar angazhim nė zgjidhjen e kėtij problemi kaq vital pėr njė shoqėri qė pretendon tė jetė demokratike. Duke parė nėnshtrimin e shumicės sė mediave nga pushtetarėt, fenomeni i gjyqeve ndaj gazetarėve, bėhet ende mė shqetėsues. Tashmė edhe ata pak gazetarė qė kanė ngelur pėr tė thėnė tė vėrtetėn, pėr tė kryer atė detyrė tė shenjtė pėrballė publikut, rrezikohen seriozisht pėr t'u nxjerrė nga kjo lojė mediatike aspak e ndershme. Gjobat qė kėrkojnė politikanėt, qė kapin shifra tė paimagjinueshme pėr tė ardhurat e njė gazetari, deri nė 100 milionė lekė tė vjetra, janė haptazi njė presion, njė shantazh, njė kėrcėnim pėr t'u nėnshtruar pėr tė bėrė atė qė tė thonė tė tjerėt, duke u shndėrruar nė njė "sejmen" besnik ndaj "spahiut" tėnd dhe i gatshėm pėr ēdo shėrbim ndaj tij. Ky ėshtė kėrcėnimi mė i madh ndaj gazetarisė shqiptare dhe i demokracisė sė brishtė sė bashku me tė.



    1) I padituri- Gazeta Albania

    Paditėsi - Bashkim Fino

    Objekti i Padisė - Cėnim i nderit dhe personalitetit me anė tė shpifjes, dhe shpėrblim i i dėmit jopasuror.

    Gjykata e Fakit Tiranė, mė 29 shtator jep vendimin duke e shpallur kolektivisht gazetėn 'Albania' si fajtore pėr akuzėn e pretenduar nga i pandehuri dhe e gjobit me njė shumė prej 2 milion lekėsh. Ēėshtja mė pas ka kaluar nė gjykatėn e Apelit ku edhe ajo ka lėnė nė fuqi vendimin e gjykatės sė Faktit vetėm se ka parė tė arsyeshme tė ulė gjobėn nė 1 milion lekė. Gazeta ėshtė gjobitur pasi mė 7 korrik 1998 kishte publikuar njė artikull me titull "Fino, drejtuesi i kontrabandės nga Greqia". Shkrimi sjell tė dhėna pėr kontrabandėn e cigareve nė jug tė Shqipėrisė. Aty ka dėshmi reale por tė paidentifikuara.

    2) I akuzuari - Gazeta Rilindja Demokratike

    Paditėsi - Bashkim Fino

    Objektii i padisė - Shpifje dhe fyerje

    Kjo ēėshtje ėshtė mbyllur nga Gjykata e Faktit pasi paditėsi Bashkim Fino nuk u paraqit nė gjyq.

    Kjo padi ėshtė bėrė pėr njė artikull nė gazetėn RD mė 23.02.2000 me titull " Fino, vjedhja e radhės"

    3) I pandehur - Artan Hoxha, gazetar i " Gazeta Shqiptare"

    Paditėsi - Ndre Legisi

    Akuza- Shpifje

    Mė 12 gusht 1999 Legisi depoziton kėrkesė padinė kundėr gazetarit dhe nė pėrfundim Gjykata dha vendimin, duke e shpallur fajtor gazetarin pėr veprėn e "shpifjes".

    Gazetari u hodh nė gjyq pėr njė artikull tė botuar mė 11 gusht 1999, "Legisi e Dokle, kontrabandistė". Artikulli pėrmban komente mbi njė mbledhje tė ministrisė sė Rendit ku pėrmendet emri i Ndre Legisit si konrabandist.

    4) Tė akuzuar- Erion Tase dhe Fatos Baxhaku

    Paditėsi- Maks Haxhia

    Akuza - Shpifje e kryer botėrisht, vepėr e parashikuar nė kodin penal.

    Paditėsi Haxhia ėshtė tėrhequr nga padia dhe gjykata e ka mbyllur gjykimin mbi kėtė ēėshtje.

    Gazetarėt janė hedhur nė gjyq pasi kishin botuar njė artikull nė "Gazeta Shqiptare" mė 26.05.1998 me titull "Prokuroria, Avokati tė kthejė paratė e VEFA-s". Nė kėtė artikull pėrmenden shuma tė mėdha tė tėrhequra nga subjekte tė ndryshme nga firmat piramidale.

    5)- I akuzuar- Astrit Patozi kryeredaktor i gazetės RD

    Paditėsi- Petro Koēi

    Akuza- Shpifje dhe fyerje publike, vepėr penale e parashikuar nga Kodi penal

    Gjykata e Fakit vendosi deklarimin fajtor tė Patozit dhe dėnimin e tij me 5 mijė dollarė gjobė. Shkrimi pėr tė cilin Patozi ėshtė hedhur nė gjyq ėshtė botuar nė 'Rilindja Demokratike' dhe flet pėr njė lidhje tė Koēit me njė firmė karburantesh.

    6) I akuzuar - Pandi Gjata, gazetar nė Koha Jonė

    Paditėsi - Skėnder Gjinushi

    Akuza- Shpifje e kryer botėrisht, vepėr penale e kryer botėrisht

    Gjykata e Faktit pas shqyrtimit tė ēėshtjes vendosi dėnimin me gjobėn 20 mijė lekė tė gazetarit.

    Kjo ėshtė ēudia mė e madhe nė vendimet qė ka dhėnė gjykata, pasi gazetari ėshtė deklaruar fajtor pasi citimin e Dekanit tė fakultetit tė ekonomisė Dhori Kule e ka pėrdorur si titull nė gazetėn "Koha Jonė" nė njė artikull me titull "Gjinushi, ky mafioz i rrezikshėm i politikės"

    7) I akuzuar - Astrit Patozi, Rilindja Demokratike

    Paditės - Monika Kryemadhi

    Akuza - Shpifje, veėpėr penale e parashikuar nga neni 120 i kodit penal

    Gjykata e Faktit Tiranė vendosi tė shpallė fajtor Astrit Patozin, pėr veprėn e shpifjes dhe e dėnoi atė me njė gjobė prej 600 mijė lekėsh tė reja.

    Patozi u gjobit pėr njė artikull tė botuar nė Rilindja demokratike me titull "Monika Kryemadhi, gjashtė mijė dollarė nė muaj tek Rogneri". Nė artikull shtrohen pyetje se ku i gjen kėto para gruaja e Ilir Metės nė atė kohė kryeministėr.

    8)- I akuzuar- Redin Hafizi

    Paditės - Monika Kryemadhi

    Akuza- Shpifje, vepėr penale e parashikuar nė kodin penal

    Gjykata e faktit vendosi tė gjobisė me 500 mijė lekė tė reja gazetarin Hafizi. Vendimi u ēua edhe nė dy shkallėt e tjerė tė gjyqėsorit, por nuk u ndryshua.

    Gazetari ėshtė hedhur nė gjyq pėr njė artikull tė botuar nė "RD" me titull "Dy tė vdekur nė pronėn e ēiftit Meta" dhe ka nė qendėr vdekjen aksidentale tė dy punėtorėve tė njė guroreje nė Zall-Dajt. Pikėrisht pėr vdekjen e tyre, Hafizi bėn fajtore tė shoqen e ish-kryeministrit.

    9)- I akuzuar- Shemsi Peposhi

    Paditės- Monika Kryemadhi

    Akuza- Shpifje

    Gjykata e Faktit shpalli fajtor gazetarin pėr akuzėn e shpifjes duke e dėnuar atė me njė gjobė prej 500 mijė lekėsh tė reja.

    Tri ditė pas shkrimit tė Hafizit qė u gjobit nga gjykata ėshtė shkruar njė shkrim tjetėr nga Peposhi qė nė formėn e komentit shtron njė sėrė pyetjesh pėr Kryemadhin ku i kėrkon qė tė sqarojė akuzat qė ishin hedhur mbi tė. Megjithėse nuk kishte fyer apo cėnuar ndokėnd gjykata vendosi pėr dėnimin e tij.

    10)- I paditur Artur Bega dhe Astrit Patozi, gazetar nė Rilindja Demokratike

    Paditės - Arben Malaj

    Objekti i padisė - Shpėrblim me shumėn 4 milion lekė tė dėmit moral si rezultat i cėnimit tė nderit dhe dinjitetit me anė tė shpifjes publike

    Gjykata vendosi mė 09.07.2002 pranimin e pjesshėm tė akuzės duke e detyruar tė akuzuarin Artur Bega tė paguajė njė gjobė prej 500 mijė lekėsh tė reja ndėrsa ka vendosur pėrjashtimin nga akuza tė kryeredaktorit Astrit Patozi. Artikulli i datės 26.03.2002 "prova tė reja pėr grabitjet e Kryetarit tė Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste", ka disa faksimile tė firmės rentiere "Cenaj co", dhe gjatė artikullit del edhe emri i Arben Malaj si Drejtor i studimeve shkencore tė kėsaj firme.

    11- I paditur- Gazeta Republika

    Paditės - Bashkim Fino

    Objekti i padisė- Shpėrblim me shumėn e 4 milion lekėve tė reja tė dėmit moral si rezultat i cėnimit tė nderit dhe dinjitetit me anė tė shpifjes publike

    Gjykata vendosi mė 25.01.2001, dėnimin me 4 milion lekė gjobė tė gazetės Republika

    Gazeta ėshtė hedhur nė gjyq pasi mė 18 korrik 2001 ka botuar njė artikull me titull " Bashkim Fino me apartament 4+1 nė Selanik". Me kėtė shkrim synohet tė jepen informacione pėr jetėn luksoze tė pushtetarėve shqiptar.

    12)- I paditur- Gazeta 55

    Paditės - Makbule Ēeēo

    Objekti i padisė - Shlyerje e dėmi moral duke paguar 5 milion lekė tė reja, pasi dėmi ėshtė shkaktuar me anė tė shpifjes publike.

    Vendimi i gjykatės u dha mė 13.11.2002 ku gazeta u gjobit me 1 milion lekė tė reja dhe detyrim pėr tė pėrgėnjeshtruar artikullin.

    Gazeta u hodh nė gjyq pėr njė artikull me titull "Deputetėt qė zgjodhi Klosi me 1.8 miliard lekė"

    13)- I paditur - Gazeta Tema

    Paditėsi - Makbule Ēeēo

    Objekti i padisė - Pėrgėnjeshtrim tė artikullit tė botuar nė gazetėn Tema "Deputetėt tė shtrėnguar tė mbrojnė Klosin".

    Gjykata vendosi gjobitjen me 500 mijė lekė tė reja tė gazetės Tema tė pėrfaqėsuar nga kryeredaktori Mero Baze.

    Nė kėtė artikull jepen tė dhėna mbi deputetėt qė nė atė kohė prėkrahnin Fatos Klosin.

    14 - I paditur - Top Channel

    Paditėsi Vjollca Uruēi

    Objekti i padisė - Shpėrblim dėmi me shumėn 10 milion lekė tė reja pėr cėnin tė nderit personal

    Gjykata vendosi tė dėnojė 'Top channel' me njė gjobė prej 3 milion lekėsh tė reja.

    Kėtė vendim e ka hedhur poshtė Gjykata e Apelit duke e nxjerrė televizionin tė pafajshėm pėr akuzėn e shpifjes.

    Top channel u hodh nė gjyq pasi kishte trasmetuar njė intervistė Fillo Lilės qė akuzonte njė juriste tė presidencės Vjollca Uruēi pėr ryshfete.

    15 -I padituri - Rilindja Demokratike

    Paditės - Dashamir Uruēi

    Objekti i padisė - Shpėrblim tė dėmit moral me njė shumė prej 1 milion lekėsh tė reja.

    Gjykata vendosi dėnimin e gazetės me po 1 milion lekė tė reja pėr disa artikuj qė janė botuar mė datė 05.06.2001 dhe mė pas pėr ēiftin Uruēi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Shkatėrrim krimit nė PS
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 17:34
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •