OSBE: MEDIAT DHUNOHEN NGA QEVERIA
Interesat e mediave ne biznes, nderthuren me interesat e politikaneve! Nje deklarate e tille u be dje nga ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane, Osmo Lipponen. Sipas tij, niveli i influences qe ushtrohet ne media per te fituar avantazhe politike, eshte nje ceshtje qe ngre shume shqetesime. Ajo perben nje pjese te vecnte te raportit qe prezenca e Tiranes, do i prezantoje misionit drejtues te OSBE-se neser ne Vjene, ku do te kete nje seance te posacme per Shqiperine. Ne kuader te ketij raporti, ambasadori Lipponen beri te ditur se do perfshihet edhe problemi i mbeshtetjes se forte qe krijojne nga qeverite per mediat, reklamat e leshuara prej saj.
"Po ashtu shqetesues eshte edhe fakti i rritjes se procese gjyqesore per shpifje, apo kercenimet per te hapur procese te tilla", shtoi Lipponen. Nga ana tjeter, ambasadori i prezences se OSBE-se nuk la pa permendur faktin e debimit te gazetareve nga seancat plenare ne Kuvendin e Shqiperise, gjate proceseve te votimit ne keto seanca. "Ky veprim i drejtuesve te Kuvendit, ka rritur shqetesimin e Prezences, e cila do vazhdoje ta ndjeke kete ceshtje nga afer", pohoi Lipponen.
Te njejtin shqetesim ngriti dje ne nje konference per shtyp edhe lideri i opozites, Sali Berisha. Ai vazhdoi te akuzoje kryeministrin Nano dhe klanet e tij per nje persekutim te vazhdueshem ndaj mediave, te cilat kundershtojne qeverine. Lidhur me nje fakt te tille, Berisha perseriti serish kerkesen e tij per mocion debati ne parlament ndaj kryeministrit. "Mediat nuk mund te vazhdojne te jene me te perndjekura kur nuk thone ate qe do Kryeministri", tha Berisha.
OSBE nuk njeh ankesat e partive te vogla
Per ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, nuk duhet te ekzistojne pakenaqesi nga ana e partive te vogla lidhur me kodin e ri zgjedhor. Sipas Lipponen, ai permban aktet e duhura ne lidhje me zgjedhje, prandaj dhe nuk besohet qe partite e vogla te kene gjera te paplotesuara. Nga ana tjeter, Lipponen nuk la pa pershendetur edhe punen voluminoze te bere nga dy bashkekryetaret e komisionit bipartizan ne lidhje me hartimin ligjor te reformes zgjedhore. Por Lipponen ne perfundim te deklarates se tij pohoi se qeverise ende i duhet te punoje per te zgjidhur probleme te tilla si persosja e sistemit te gjyqesorit dhe ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Sipas tij, prezenca do te jape ndihmen e saj edhe ne lidhje me lehtesimin e debatit mbi pronat. Do te krijohet nje grup eksppertesh per te punuar ne komisionet parlamentare per rishikimin e te dhenave mbi trojet ekzistuese dhe haartimin e nje ligji realist.
E.Nasi
Krijoni Kontakt