Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vallja nuk hidhet thuajse kurre vetem. Nuk ka dyshim se qeveria dhe klanet brenda saj kane korruptuar pjesen me te madhe te medias.... por a duhen fajesuar vetem ata per kete ???

    E vetmja gje qe mund te thuhet per ta eshte se nga burojne milionat me te cilat blejne aksione, bejne dhurata, japin shperblime , censurojne , manipulojne, mashtrojne etj etj.

    Por faji kryesor eshte i atyre qe korruptohen pra konkretisht i mediave qe pranojne nje pazar te tille. Keto media jane ne rolin e prostitutes te cilat shkojne me ate qe i paguan me mire, por ne ndryshim nga prostituta qe shet trupin keta shesin mashtrime, hipokrizi, levdata, sulme dhe shpifje. Ndokujt mund ti duket ky aktivitet me i paster por une mendoj se midis asaj qe jep trupin dhe atij qe le peng shpirtin ky i fundit eshte me i abuzueshem dhe si rrjedhim me keqberes.

    Nese duam media te pavarur dhe te lire e vetmja menyre per t'ia arritur qellimit eshte lufta ndaj, korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar qe sherbejne si burime financime per keto media. Kjo eshte forma e vetem qe shpirti i tyre prej prostitute te ngelet pa klientele dhe i lire.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Ne Shqiperi asnje media qofte e shkruar, qofte vizive nuk eshte financiarisht e pavarur. Qe do te thote ato te gjitha ne nje fare menyre varen nga persona apo parti te cilat bejne finanincimet perkatese.
    Per pasoje ato te gjitha ndjekin pak a shume "politikat" e diktuara nga lart.
    Vlen te permenden tre gazetat me kryesore:
    Koha Jone: shkruan sipas konjukturave Lesi-Berisha-Nano
    Shekulli: Arme ne duart e 2K ( pergjithesisht proqeveritare, se ajo i jep tenderat )
    G. Shqiptare: Para shume kohe ndroi K.Redaktorin dhe pak e nga pak u kthye ne kurve te qeverise ( i jep reklama + subvencione )

    Faktor tjeter qe ndikon ne "lirine" e mediave eshte dhe bagazhi qe sjellin me vete bashkpunetoret e ketij shtypi ( dallohet nga cilesia e punes qe sjellin ) qe e shikojne median si arme personale ne lufte ndaj armiqve personale.
    Nje loje tjeter e poshter qe luhet ne kuriz te publikut eshte kur gazetare te tille behen trumbetues te "aritjeve" qe ka filan shef policie apo kryetar bashkie, per hir te ndonje lajmi apo te drejte televizive qe mund te fitojne me vone.
    Per hir te kushteve aktuale them qe mediat shqiptare jane akoma larg te te qenit vertet te pavarura dhe te berit oponence si qeverise ashtu dhe opozites si psh simotrat e tyre ne bote "Der Spiegel" " Times" etj.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Brukseli: Stop gjyqeve ndaj shtypit

    Komisioni Evropian i shqetėsuar pėr shkeljen e lirisė e shtypit nė Shqipėri



    Brukseli: Stop gjyqeve ndaj shtypit



    "Ne kemi vendosur qė tė flasim pėr kėtė problem nė njėrin nga raundet e ardhshme tė negociatave me Shqipėrinė, pasi liria e shtypit ėshtė njė nga principet demokratike mė tė rėndėsishme, e cila duhet respektuar nė mėnyrė strikte" ėshtė shprehur Jose Sanchez, zyrtar i Komisionit Evropian, i cili bėn pjesė nė grupin negociator me Shqipėrinė



    Erisa Zykaj

    korrespondente nga Brukseli



    Pas ankesave qė janė paraqitur nga gazetat e pėrditshme apo mediat e tjera televizive nė Shqipėri nė lidhje me cėnimin e lirisė sė shtypit, Komisioni Evropian mendon qė tė ngrejė kėtė ēėshtje pėrpara qeverisė shqiptare.

    Burimet e kėtij institucioni tė Bashkimit Evropian kanė thėnė, se ato janė nė dijeni tė faktit qė qeveria shqiptare ka ushtruar presion ndaj mediave shqiptare, duke e bėrė kėshtu shumė tė vėshtirė pėrcjelljen korrekte tė informacionit. Qėllimi pėr tė diskutuar rreth kėsaj ēėshtjeje me autoritetet shqiptare, serviret nė formėn e njė paralajmėrimi.

    "Shqipėria nuk mund tė nėnshkruajė marrėveshjen e asocimit dhe stabilizimit nėse ajo nuk respekton principe tė tilla si ai i lirisė sė shtypit"

    janė shprehur burimet e Komisionit Evropian. Pėr kėtė institucion, presioni qė po ushtron qeveria shqiptare mbi mediat ėshtė i papranueshėm.

    "Ne kemi vendosur qė tė flasim pėr kėtė problem nė njėrin nga raundet e ardhshme tė negociatave me Shqipėrinė, pasi liria e shtypit ėshtė njė nga principet demokratike mė tė rėndėsishme, e cila duhet respektuar nė mėnyrė strikte" ėshtė shprehur Jose Sanchez, zyrtar i Komisionit Evropian, i cili bėn pjesė nė grupin negociator me Shqipėrinė. Ai ka thėnė, se duke qenė njėkohėsisht njė nga principet themelore mbi tė cilat funksionon demokracia nė shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian, ėshtė shumė e rėndėsishme qė ky princip tė ndiqet dhe tė respektohet tėrėsisht edhe nga shtetet anėtare tė reja, por edhe nga shtetet tė cilat aspirojnė pėr t'u futur nė tė ardhmen nė kėtė organizatė, siē ėshtė Shqipėria.

    Por situara bėhet qesharake, nėse merret parasysh fakti qė respektimi i plotė i lirisė e shtypit ėshtė njė nga principet qė ėshtė nėnshkruar nė kapitullin e parė tė marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit. Kapitulli i parė, ashtu siē e ka bėrė tė ditur gazeta "Tema", ka tė bėjė me principet themelore tė cilat duhet tė respektojė Shqipėria me nėnshkrimin e marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit, pėr funksionimin e vėrtetė dhe tė shėndoshė tė njė shteti dhe njė shoqėrie demokratike. Por, ky kapitull i parė i marrėveshjes ėshtė shqyrtuar nga pala shqiptare edhe ajo e Komisionit Evropian qė nė raundin e parė tė negociatave, ndėrkohė qė aktualisht tė dyja palėt kanė pėrfunduar tė tretin.

    Pra, pala shqiptare, e cila ėshtė angazhuar qė tė kryejė reforma nga mė ambiciozet nė fusha tė ndryshme, tregohet mospėrfillėse ndaj respektimit tė njė principi pėr tė cilin ajo sapo ėshtė angazhuar qė ta respektojė.

    Gazeta "Tema" i kujton lexuesit e saj se raundi i parė ėshtė kryer vetėm tre muaj mė parė dhe nė bazė tė eksperiencės sė negociatave evropiane, kur kalohet njė kapitull, supozohet qė qeveria ka dhėnė fjalėn e saj pėr zbatimin e tij, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr principet bazė tė fillimit. Po pėr ato qė vijojnė?

    Nga ana tjetėr, zyrtari evropian Jose Sanchez ka bėrė tė qartė, se diskutimi rreth kėsaj ēėshtjeje me palėn shqiptare do tė bėhet nė javėt e ardhshme, pasi shkelja e lirisė sė shtypit nė kėtė moment ndėrthuret me njė tjetėr eveniment tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. "Shqipėria pritet tė zhvillojė nė tetor zgjedhjet lokale, tė cilat janė tė rėndėsishme, jo vetėm pėr vendin, por janė njėkohėsisht tė rėndėsishme pėr ne pėr tė parė se si do tė rrjedhė zhvillimi i kėtyre zgjedhjeve.

    Shqipėria ka paraqitur nė zgjedhjet e mėparshme probleme serioze nė kėtė drejtim dhe ėshtė e rėndėsishme qė kėtė radhė tė tregohet qė ėshtė bėrė njė hap pėrpara" ka thėnė Sanchez. Sipas tij, ky progres ėshtė i domosdoshėm, aq mė tepėr si rrjedhim i pėrpjekjeve qė janė bėrė nga klasa politike shqiptare dhe OSBE pėr pėrmirėsimin e sistemit elektoral dhe tė kodit zgjedhor. "Nėse nė zgjedhjet lokale tė tetorit do tė ketė parregullsi, atėherė kjo do tė jetė njė minus i mėdh pėr Shqipėrinė" ka thėnė Sanchez. Ky i fundit ka shpjeguar, se pikėrisht pėr pėrcjelljen e kėtyre zgjedhjeve, roli i mediave ėshtė rol kyē dhe nuk mund tė tolerohet qė qeveria apo forca tė tjera tė ushtrojnė presion.

    Ky ėshtė mesazhi qė pėrēon Komisioni Evropian pėr lirinė e shtypit nė Shqipėri, mesazh qė pėrfaqėsuesit e tij do ta transmetojnė drejtpėrsėdrejti nė Tiranė.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Fatos Nano kėrkon burgosjen e kryeredaktorit tė gazetės "TemA"

    Fatos Nano kėrkon burgosjen e kryeredaktorit tė gazetės "TemA"



    Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, i ka kėrkuar Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, tė fillojė procedimin penal ndaj kryeredaktorit tė gazetės "TemA", Mero Baze, duke pretenduar se nė editorialin e datės 16 maj 2003 botuar nė kėtė gazetė, "ėshtė shpifur publikisht ndaj tij, pėr shkak tė detyrės qė ai kryen."

    Prokurori Sokol Stojani ka njoftuar kryeredaktorin e gazetės "TemA" tė paraqitet pranė prokurorisė sė rrethit tė Tiranės mė 3 qershor pėr tė filluar hetimet pėr kėtė akuzė tė ngritur nga kryeministri.

    Nė editorialin e datės 16 maj 2003, autori shpreh pikėpamjen e tij se dhuna ndaj ish tė burgosurve politikė nga polica dhe moszgjidhja e kėrkesave tė tyre, vjen pėr shkak tė njė mentaliteti tė shtetit klasor qė ekziston nė Shqipėri dhe qė aplikohet nga kryeministri Fatos Nano. Zoti Baze ka krahasuar nė editorial, kriteret e ndryshme qė janė pėrdorur pėr dėmshpėrblimin e ish tė burgosurve politikė dhe kompensimet qė morėn ish zyrtarėt e lartė tė regjimit komunist pėr dėnimet qė morėn nė vitet e para tė pluralizmit, pėrfshi dhe zotin Fatos Nano.

    Zoti Baze tha se do t'i pėrgjigjej thirrjes sė prokurorisė duke u njohur mė hollėsisht me akuzėn. Ai tha se ndihej i habitur nga reagimi i kryeministrit, i cili nuk ka ka reaguar kur shtypi ka botuar akuza konkrete ku flitet pėr pėrfshirje tė kryeministrit nė vrasjen e njė qytetari. Kjo shton dyshimet se padia ėshtė ngritur pėr tė mbajtur nėn tension gazetėn, e cila nuk ka pranuar tė bėjė kompromise me qeverinė. Nga ana tjetėr zoti Baze nuk pėrjashtoi mundėsinė qė padia tė jetė frymėzuar nga bashkėshortja e kryeministrit, e cila mund tė ndihet e prekur nga pėrshkrimi i kushteve tė jetesės nė burgun e Bėnēės pėr kryeministrin Fatos Nano.

    Padia e kryeministrit Fatos Nano ndaj kryeredaktorit tė gazetės "TemA" kulmon njė fushatė gjyqesh ndaj tij, inicuar nga zyrtarė tė lartė dhe bashkėpunėtorė tė tyre.

    Dy ditė mė parė gazeta ėshtė pėrballur nė gjykatė me ish kryetarin e Kuvendit Skėnder Gjinushi, ndėrsa po vazhdon procedurėn pėr nė gjykatėn e shkallės sė dytė me nėnkryetaren e Kuvendit, Makbule Ēeēo.

    Nėnkryetarja e Parlamentit shqiptar, Makbule Ēeēo, i kėrkon atij njė dėmshpėrblim prej rreth 40 mijė eurosh, pėr shkak se gazeta ka cituar njė parlamentar shqiptar tė thotė se shumė deputetė qė kanė mbėshtetur ish shefin e Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi, kanė qenė tė shtrėnguar ta bėjnė kėtė, pėr shkak tė problemeve qė kanė me drejtėsinė. Gjykata e Shkallės sė parė e dėnoi zotin Baze sipas nenit 617 dhe 625 tė Kodit civil.

    Prokuroria e Tiranės e ka marrė zotin Baze tė pandehur pėr shkak tė njė padie ngritur ndaj tij nga ish kryetari i Parlamentit, Skėnder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisė Social Demokrate, aleate e socialistėve nė pushtet, pėr shkak tė njė editoriali tė tij, ku pėrmendte tė kaluarėn problematike, tė zotit Gjinushi me bandat dhe grupet e krimit tė organizuar nė Vlorė gjatė vitit 1997. Nėse gjendet fajtor, mund tė dėnohet deri nė dy vjet burg. Zoti Baze ėshtė marrė i pandehur nė bazė tė nenit 240/2 tė Kodit Penal.

    Nė adresė tė kėsaj gazete janė inkurajuar njė sėrė procesesh tė tjera gjyqėsore nga subjekte afėr qeverisė, dhe persona mbi tė cilėt rėndojnė shumė probleme nga e kaluara


    --------------------------------------------------------------------------------



    Urrejtje e qartė



    Nga Mero Baze



    Nė zyrėn time, dje, trokiti njė nga pjesėmarrrėsit e protestės nė bulevard pas pėrleshjes me policinė. Nuk erdhi pėr t'u ankuar pėr shkopinjtė e policit, por pėr tė mė shpjeguar njė fakt tronditės qė zbulon thelbin klasor tė shtetit tė sotėm shqiptar. Qytetari ėshtė nipi i njė dėshmori tė njohur nė Korēė dhe i dėnuar nė vitet '70 me burg politik. Ai po proteston, bashkė me miqtė e tij, pėr tė marrė lekėt e burgut. Dhe ka fare pak besim se do t'i marrė, nėse nuk "pėrmbyset" qeveria, siē thotė ai. Ai kujton, duke u dridhur nga inati, se si zėvendėskryeministri Ilir Meta ka shpėrndarė para disa muajsh rreth 400 statuse "familje dėshmori" nė Fier, njė rreth qė nė fakt nuk shquhet pėr shumė partizanė. Tė njėjtėn gjė e ka bėrė dhe nė rrethe tė tjera. Familjes sonė, tha ai, nuk iu dha ky status pėrsėri, pasi ne na trajtojnė si familje qė kemi shkelur "mbi gjakun e dėshmorėve". I pakompensuar edhe pėr luftėn si familje qė trashėgon njė dėshmor, edhe pėr burgun e pasluftės.

    Ky qėndrim buron nga thelbi i kėtij shteti, i cili pėrpiqet ta pėrdorė tė shkuarėn si kapital elektoral dhe luftė klasore dhe jo si njė mjet pajtimi. Qartėsia e tij pėr mungesėn e shpresės ndaj qeverisė sė Fatos Nanos dhe zhgėnjimi i thellė nga gjesti i Ilir Metės me dėshmorėt e sajuar nė Myzeqe, e kishin bėrė atė njė njeri tė vendosur pėr tė vdekur nė bulevard pėrballė Fatos Nanos. Pėr herė tė parė kėto pesė vite kam parė njė kamikaz tė gjallė, i cili ėshtė i qartė pėrse qeveria nuk u jep tė burgosurve politikė paratė. Atij njeriu nuk ia hidhte dot Blendi Klosi me faturat qė i tundte para syve. Ai e dinte se qeveria shqiptare po pėrpiqet ta kanalizojė si problem ekonomik dhe pamundėsi financiare, ēėshtjen e kompensimit tė mijėra tė burgosurve tė kohės sė diktaturės qė po pėrleshen me policinė para zyrės sė kryeministrit, duke qenė nė tė vėrtetė njė qėndrim i qartė klasor qė shton dėshpėrimin dhe rrit egėrsinė e reagimit. Qeveria, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr tė nxjerrė njė faturė tė saktė tė kompensimit, e trajton kėtė ēėshtje njėsoj si kreditorėt qė kanė humbur lekėt tek "Gjallica", pėr tė cilėt, disa fatura gjenden dhe disa tė tjera nuk gjenden. E vėrteta e kompensimeve tė tė burgosurve tė diktaturės, ėshtė e vėrteta mė e dokumentuar nė historinė e pesėdhjetė viteve komunizėm. Ata njerėz qė kanė mbajtur njė numėr rendor nė shpinė, kanė tė dokumentuar gjithēka: qė nga gramėt e bukės qė kanė ngrėnė, takimet me familjarėt, metra kubėt e mineralit qė kanė nxjerrė nga miniera dhe veprat e tjera tė mėdha me tė cilat krenohej diktatura. Dhe pėr ta bėrė mė shpėrthyes zemėrimin e tyre, ėshtė rasti i burgut tė Fatos Nanos, i cili u shpėrblye me 7 milionė, kur dihet qė e vetmja punė qė ka bėrė nė burg ka qenė ndonjė takim intim me ndonjė vizitore tė maskuar si militante nėn sytė qė nuk "shikonin" tė rojeve tė burgut, dhe qė, pas vitit 1997, mund tė ketė pėrfunduar nėn ndonjė rrotė makine. E gjithė kjo i ka bėrė tė pashpresė tė burgosurit qė nuk kanė kohė tė presin Fatos Nanon pėr t'i rifyer. Kėto 12 vite nuk ka pasur kurrė njerėz mė tė pashpresė dhe mė tė fyer se ata nga shteti. Dhe mė tė qartė nė urrejtjen e tyre pėr ata qė kthyen shtetin klasor.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga TEMA e Mero Bazes:

    -------

    POLITIKA

    Gazeta Tema arrin tė zbardhė numrin e telefonit nga ku dėrgohen mesazhe kėrcėnuese me vdekje

    Mesazhi kėrcėnues nga telefon deputeti

    Telefoni celular me numėr 068 20 30 419, rezulton i regjistruar nė AMC me emrin e njė deputeti pėr tė cilin tė hėnėn pritet tė nisin hetimet

    Telefoni celular prej nga ėshtė shkruar mesazhi qė ka kėrcėnuar me vdekje kryeredaktorin e gazetės "TemA", duket se i pėrket njė deputeti socialist. Pas hetimeve private tė gazetės "TemA" mbi numrin e telefonit, na rezulton se celulari i pėrket njė deputeti socialist, shumė aktiv nė Komisionin anti-Rama, i cili dhe gjatė mbledhjeve tė Komisionit ka kėrcėnuar nė mėnyrė tė vazhdueshme gazetėn. Deputeti, i cili ėshtė i njohur pėr disa lidhje me grupe kriminale nė Berat, si dhe njė histori droge gjatė njė vizite tė fundit nė Itali, ka pėrdorur, - sė paku deri ditėn qė ka marrė mesazhin Kryeredaktori i gazetės, - atė numėr telefoni. Telefoni celular me numėr 068 20 30 419, rezulton i regjistruar nė AMC me emrin e tij, tė cilin ne nuk po e bėjmė publik, derisa prokuroria tė nisė hetimet.

    Ajo qė ende nuk kemi verifikuar ėshtė nėse mesazhet e mėparshme kėrcėnuese pėr marrje personash peng, janė tė bėra nga njerėz tė grupit tė kėtij deputeti apo jo.

    Dje nė mesditė ėshtė regjistruar mesazhi i fundi i ardhur nga numri tjetėr i telefonit qė pėrdorin kėrcėnuesit, nė tė cilin thuhet: "U frikee ė?". Ky mesazh tregon lidhjen qė ekziston mes kėtij deputeti dhe kėrcėnimeve tė mėparshme qė ka marrė kryeredaktori i gazetės.

    Megjithėse numri ėshtė bėrė publik, askush nga Prokuroria nuk ėshtė interesuar pėr rrethanat dhe administrimin e kėtyre provave. Ditėn e hėnė, Kryeredaktori i gazetės do tė dorėzojė nė prokurori gjithė listėn e kėtyre mesazheve tė ruajtuara nė telefonin e tij privat.


    --------------------------------




    E more Mero Bazja... nuk te degjoj Saliu athere kur e braktise Votimin e the... po na rrahin komisioneret e votim me dajak ska..

    Saliu vazhdoj e i pranoj Votimet e tani perpelitet..

    Vone eshte..


    Deputeti sotshem Socialist eshte 1000 here: me brutal, me vulgar, me i pa vlere , me stalinist , me hajdut, me i shitur ne spiunazhe te huaja, me i pa ftyre e me dinak se Deputetet e Kohes se Enver-Mehmet-Carcaneve.


    ....

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    ja dhe mesazhi ne celular

    mesazhi kercenues
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Angry Eshte nje traume e vertete

    Eshte nje traume e vertete e shoqerise sone ndeshkimi i njerezve per motive politike.Keto jane forma me te cilat kane ardhur nė pushtet te gjitha diktaturat, pavaresisht emrave qe kanė patur, fashiste apo komuniste".Fatin e ketyre kan qindra e qinra Shqiptare qe kerkojn ne demokraci fjalen e lire,dhe luftojn korrupsjonin qe i ka mbytur politikanet Shqiptar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Gjyq Ndaj Gazetes 55

    Tjetėr gjyq i dyshes Nano-Rama kundėr shtypit

    Edi Rama merr tė pandehur drejtorin e gazetės "55"

    Drejtori i gazetės "55", Fahri Balliu, ėshtė marrė i pandehur nga prokuroria, pėr shkak tė njė padie qė ka ngritur ndaj tij, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pasi gazeta ka akuzuar pėr korrupsion dhe kosto tė larta ndėrtimi, shumė nga projektet e drejtuara nga kryebashkiaku. Njė Komision parlamentar po heton kėto abuzime, por prokuroria nuk e ka ndalur procesin dhe zoti Balliu rrezikon deri nė dy vjet burg, nėse gjendet fajtor.

    Po ashtu zoti Fahri Balliu ėshtė dėnuar nė mungesė, pa u njoftuar pėr njė proces gjyqėsor nga Nėnkryetarja e Parlamentit Makbule Ēeēo, pėr njė shkrim nė tė cilin theksoheshin problemet qė ka Nėnkryetarja e Parlamentit me disa grupe tė krimit tė organizuar nė Shqipėri dhe disa investime tė dyshimta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 01-06-2003 mė 08:06

  9. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Perse hesht shtypi

    Akuza qė vijnė prej heshtjes

    Rasti i parė: Disa ditė mė parė nė Tv Klan ndodhi njė krizė. Njė ditė lajmet munguan nė ekran dhe kur rifilluan, u pa qartė se ekrani dhe zėri imitonin sjelljet politike tė Fatos Nanos. Kryeredaktori u shkarkua pasi u rrah publikisht nė mbledhje tė redaksisė, ndėrsa njė grup gazetarėsh u pushuan nga puna pėr rebelim. Nė shtyp nuk ėshtė shkruar asgjė rreth kėsaj, por personazhet janė tė gatshėm t'i tregojnė kėto histori deri nė kafene.

    Rasti i dytė: Dy ditė mė parė Preē Zogaj denoncoi nė Top Channel kryebashkiakun Edi Rama se ka dirigjuar fushatėn e manipulimit tė medias pėr pistėn e atentatit tė Ylli Pangos. Pati kurajon ta bėnte disa minuta pas Preē Zogajt edhe Ylli Rakipi, botuesi i gazetės "Albania", i cili pranoi se dhe gazeta e tij ishte pėrdorur pėr kėtė pistė perverse nga tė njėjtat kanale shtetėrore. U pėrfol dhe kryeredaktori i gazetės "Shekulli", por ai, edhe kėtė herė, si nė rastin e Lubonjės, i bėri njė shpjegim kinez burimit tė kėtij infomacioni dhe ia faturoi Berishės.

    Rasti i tretė: Pėr herė tė parė nė gjithė historinė e gjyqeve me personazhe shtetėrore, dy ditė mė parė jam kujdesur vetė pėr tė shpėrndarė njoftimin mbi gjyqin me kryeministrin Fatos Nano. U kam faksuar redaksive kryesore padinė e prokurorisė dhe njė njoftim pėr shtyp tė gazetės. Thuajse tė gjitha gazetave, televizioneve dhe ambasadave nė Tiranė. Mė parė, s'e kam bėrė kurrė kėtė. Dhe gazetat kanė shkruar. Disa kanė kėrkuar madje dhe intervista.

    Dje nė mėngjes, pėr herė tė parė, e pashė me sytė e mi ē'do tė thotė pushtet i plotė i kryeministrit mbi shtypin. Pothuajse asnjė gazetė, pėrveē gazetės "55" dhe "RD"-sė, dhe asnjė stacion televiziv, nuk e botoi lajmin mbi padinė e kryeministrit ndaj njė kryeredaktori. Nė njė kohė qė ai ėshtė njė lajm shumė mė i rėndėsishėm se sa gjyqi i tė njėjtit kryeredaktor me Makbule Ēeēon, Skėnder Gjinushin apo ndonjė mafioz italian. Nuk mund t'i akuzoj deri nė fund kolegėt e mi gazetarė pėr kėtė, pasi ata janė nė dorė tė kryeredaktorėve. As kėta tė fundit nuk mund t'i akuzoj deri nė fund, pasi shumica e tyre mė telefonuan pėr solidaritet, por lajmin nuk e botuan.

    Janė tre raste brenda njė jave qė pėrcillen me heshtje dhe frikė. Heshtje ndaj njė pushtimi brutal i medias nga njerėzit e kryeministrit dhe kryebashkiakut, dhe frikė nga botimi qoftė, edhe i njė lajmi tė rėndomtė si kronikė gjyqėsore. Unė nuk mund tė kėshilloj kolegėt e mi qė heshtin, pėr tė ngritur zėrin, unė nuk mund tė paragjykoj as nevojėn qė kanė pėr rrogė dhe kartvizitė false si kryeredaktor dikush prej tyre. Atė qė mund tė akuzoj pa frikė deri nė fund, ėshtė njeriu qė ka vendosur pushtetin e frikės nė shtyp. Ai ėshtė Fatos Nano. Shtypi shqiptar 13 vite pas rėnies sė komunizmit, po prodhon "heronj tė heshtur", njerėz tė rebeluar qė nuk ngrenė dot zėrin pėr tė thėnė se janė dėshmitarė tė kėsaj historie. Por dhe kėshtu ata vlejnė si ilustrim i frikės pėr tė folur kundėr pushtetit tė Fatos Nanos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 01-06-2003 mė 08:11

  10. #20
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Po c'far munde te preshes nga nje qeveri BANDITESH dhe hajdute, qe e ka kthyer vendin ne nje PALERMO.
    Socjalistet per te qendruar ne pushtet do ti perdorin te gjitha format ,SANTAZHIN e VRASJET.Ata e din mire se cfar po bejne.Dihet qe po u larguan nga pushteti,do te japin llogari per te gjitha qe kan bere,dhe duke e ditur qe jane qe te gjithe te inkriminuar dhe duke patur pervojen e PP-es:-te bashkuar rreth partise-do te mundohen qe te qendrojne ne pushtet nepermjet kercenimeve, forces dhe vrasjeve.
    Sa per heshtjen e shtypit ,per skandalet e qeveritarve e te "deputetve " hajdute te PS-se, nuk kane faje ata, sepse (ata) jane vetem rrogetar e jo gazetare.Pra geta "gazetare" jane vet pjellat e qeveritarve hajdute te PS-se.
    Po ketu nuk mbeten mbrapa dhe LAROT dhe BENJAMINET(qe jane dhe ketu ) qe veprimet e ketyre krriminelve mundohen ti justifikojne me paturpesi.Nje fare e keqe qe ka pllakosur ne Shqiperi....

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Shkatėrrim krimit nė PS
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 17:34
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •