Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Mind-Controller Maska e CuniRr.Bardhyl
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    16

    Cmendoni per emigrimin ?

    GJITHMON NE SHQIPTARET KEMI QEN 2MILION DHE DO MBESIM 2MILION VETA KUR 75% PERQIND E SHQIPTAREVE DHE TE SHQIPTARVE JAN JASHTETIT TE TYRE. CMENDONI PER EMIGRIMIN?...MALL PER ATDHEUN? NDJEHENI I PERFILLUR?NDJEHENI TE PERSHTATSHEM? JENI TE LUMTUR? ( MENDONI SE KURBETI I PLOTSO9N E NDRAT E NJE SHQIPTARI? MENDIMI IM ESHT : ME MIR I VARFER NE VENDIN TEND , SESA GJITHKOHES I MERZITUR DHE I HUMBUR NDONJE TJETER VEND.) JU LUTEM MOS HEZITONI TE SHPREHNI MENDIMET TUAJA NE KTE TEM , JU FALEMDERIT PER MIRKUPTIMIN

  2. #2
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220
    Nje e keqe e domosdoshme ? mbase?..
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  3. #3
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Cun_i rruges_Barrdhyl (ndoshta nga rruget me te famshme te Tiranes edhe pse nuk e di se nga e ka marre kjo rruge kete emer),

    Edhe une them se do mbesim 2 Milion, sepse nuk ka mundesi per me shume.....s´ka vend per te gjithe!
    Ti ke vendos disa pyetje interesante:

    CMENDONI PER EMIGRIMIN?

    Dikur na ishte nje enderr e fshehte
    (sepse ndalohej me ligj, quhej plage shoqerore...etj...etj), tani qe eshte realitet ka edhe te meta, ka posi...
    une mendoj se eshte i mire sa gjate nuk te behet monoton, mua nuk me eshte bere ala...

    MALL PER ATDHEUN?

    Po. Sidomos, Mall per vitet qe shkuan e nuk kthehen me.

    NDJEHENI I PERFILLUR? (NDJEHENI TE PERSHTATSHEM?)

    Ne rrethin tim te vogel (familje+shoqeri+pune) PO!
    Ata qe nuk me njohin nuk me perfillin. Bile nuk e dijn nese ekzistoj.
    Nje shok qe me erdhi nga Tirana per vizite, e cova ne diskotek, mbas nja 1 ore shoku mu merzit,
    ikim Beno, - me tha - ketu po me duket vetja transparent...nder kohe filloji nji nga ato muziket ku robt ndezin cakmaket, dhe kercimi behet trup me trup, konge dashnie medemek...
    hudhu - i thashe shokut – hajde t´i ndajme ato dy gocat qe po kercejne aty – shoku filloj t´u u menu (ne Tirone duhet me u menu ne fakt),
    kur pas pak nja dy shqiptar te tjere (cuna te shkathet t´Kosovs) na i zune peshqit.
    Kishte edhe peshq te tjere po s´po ja mushnin synin shokut tim....
    ......u menum gjate dhe pas nja 4 oresh dolem edhe me transparent nga disko…..

    JENI TE LUMTUR?

    Here pas here....kushtet jane per te qene edhe me i lumtur.....

    MENDONI SE KURBETI I PLOTSON ENDRAT E NJE SHQIPTARI?

    Varet nga endrrat.....sidoqofte kurbeti nuk eshte shkopi magjik.....

    ME MIR I VARFER NE VENDIN TEND , SESA GJITHKOHES I MERZITUR DHE I HUMBUR NDONJE TJETER VEND.

    Ka patur dikur nje shprehje te ngjashme (ne kohen e pashaportizimeve, kur fshataret martonin krah shkulurat e qytetit vetem e vetem qe te fitonin lejeqendrimin)
    Ateher doli shprehja dileme: “Me mire i pari i fshatit, apo i fundmi i qytetit?!”
    Une mendoj: Lum ata qe diten ti pershtaten evolucionit. Une po perpiqem....

    p.s. Jam kurioz te di se si do tu pergjigjem ketyre pyetjeve pas 10 vjetesh!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2
    As nje njeri nuk e dinte se cfar ishte mergimi perpara se ta provonte! Un mendoj se mergimi eshte nje inluzjonun qe cdo njeri e deshiron dhe as nje te mire prej saj sfiton
    ligji para te gjithave

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post

    --------------------------------------------------

    Kurbeti eshte si mjerimi: "Kafshate qe s'kaperdihet"

    --------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  6. #6
    ((( @ ))) ((( @ ))) Maska e tirana4ever
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    21

    Re: Cmendoni per emigrimin ?

    Postuar më parë nga CuniRr.Bardhyl
    GJITHMON NE SHQIPTARET KEMI QEN 2MILION DHE DO MBESIM 2MILION VETA KUR 75% PERQIND E SHQIPTAREVE DHE TE SHQIPTARVE JAN JASHTETIT TE TYRE. CMENDONI PER EMIGRIMIN?...MALL PER ATDHEUN? NDJEHENI I PERFILLUR?NDJEHENI TE PERSHTATSHEM? JENI TE LUMTUR? ( MENDONI SE KURBETI I PLOTSO9N E NDRAT E NJE SHQIPTARI? MENDIMI IM ESHT : ME MIR I VARFER NE VENDIN TEND , SESA GJITHKOHES I MERZITUR DHE I HUMBUR NDONJE TJETER VEND.) JU LUTEM MOS HEZITONI TE SHPREHNI MENDIMET TUAJA NE KTE TEM , JU FALEMDERIT PER MIRKUPTIMIN
    Teme shume me se e sakte s'ka rendesi sa jane ne shqiperi por sa jemi ne gjithe boten ajo ka rendesi se edhe ata shqipetar jane te njejtin gjak kane kurse sa per emigrimin nuk ak gje me te poshter kam 10 vjet ne emigrim sikur kam 30 vjet me duket momente te jetes te humbura kote. Kote nuke ithone guri i rende ne vendin e vet.

    Nuk duhet te humbesh asnje moment nga jeta sepse po ti mbledhesh te gjitha momentet e humbura krijone nje jete te re. te fala te gjithe emigracionit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shumica jemi te detyruar te emigrojme per ti dhene nje kuptim jetes.Ne Shqiperi ne kete moment eshte e pamundur te jetosh.
    Mergimi te ben njeri te fort por te mer jeten..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Emigrimi na lorgoi nga vendlindja jone , prinder te afermit tane shoke e shoqe etj etj.Cdo njeri eshte larguar per nje jete sa me te mire , por zemra jone do mbetet gjithmone e i lenduar ketu ku jemi , se si vendi jot nuk ka.
    LOVE YOU ALBANIA
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  9. #9
    I be there when u ....... Maska e brazili
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    58
    Postuar më parë nga malli
    Emigrimi na lorgoi nga vendlindja jone , prinder te afermit tane shoke e shoqe etj etj.Cdo njeri eshte larguar per nje jete sa me te mire , por zemra jone do mbetet gjithmone e i lenduar ketu ku jemi , se si vendi jot nuk ka.
    LOVE YOU ALBANIA



    keni te drejt guri rende peshon ne vend te vet
    Proud To Be Rreshens

  10. #10
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    Plaga me e dhimeshme.

    Urime nismetar duke shpresuar se nuk do te perseriten ato fjalite qe pashe me pare vetem per te plotesuar faqen.


    Dikush kishte shkruar se jemi 2 milion,jo nuk eshte e vertete ne jemi kombi me popullsi me te madhe ne bote,qe cdo dite po lihen trojet shqipetare,po lihen prinderit pa urate duke na lene pas nje fjale bekimi qe shume here nuk perseritet me,si gje e heshtur ngelet nese ishin prind e meritonin dicka me teper.

    Dua te them se ky eshte fillimi i dhimjes,sa kohe qe kombi shqipetar do te udhehiqet nga politikane te tille,vetem vuajtje,varferi,skamje,dhe dhimbje do te rritet ne ato troje.


    Na dihet vetem ikja e jo kthimi,sic thote fjala. burri e vdekja nuk dihet kur vijne,lihet familja gjeja me e shtrenjte,lihet dheu ku duhet te shkelim,se aty eshte hapi me i sigurte qe cdonjeri nga ne duhet te benim,gjithesekush ka menduar se do te largohem per pak vite,sa te behet mire ne token mere e kurre nuk po behet,
    e per disa do te harrohet vendlinja,familja,gjuha,te afermit se lindem te vuajtur.

    Mergimi fjala qe dhemb me shume se dhimbja,plake qe ngelet e hapur deri ne vdekje.

    Kristali
    Ndryshuar për herë të fundit nga kristal : 11-07-2003 më 10:00

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendoni për të-përndriturit ?
    Nga King_Arthur në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 07-11-2007, 16:50
  2. Ç'mendoni për flamurin e ri të Kosovës?
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 346
    Postimi i Fundit: 03-06-2007, 12:31
  3. C'mendoni per finalistet e American Idol
    Nga susglob në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 14:43
  4. Ligje per emigrimin ne USA (Amerike)
    Nga ChuChu në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-05-2006, 17:52
  5. Cmendoni per ata qe kan marr nje partner me ngjyr
    Nga friendlyboy1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 23:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •