Close
Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 246
  1. #21
    superman Maska e rolling
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    u trondita kur e lexova emrine e tij ne faqen e figurave te shquara.
    tahir zemaj koloneli qe e udhehoqi policine serbe ne operacionin per vrasjen e heroit tone tahir meha. koloneli i "ushtrise" se quajtur "fark" qe e kishte mision ta shkatrronte uck ne.
    me vone u vra dhe tash quhet figure e shquar
    tmerr!!!!tmerr!

  2. #22
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40

    Une jam pro Tahir Zemaj!



    Kush ėshtė Tahir Zemaj?

    Ka lindur me 28 dhjetor 1951 nė Strellc tė Epėrm. Shkollėn fillore dhe tetėvjeēare i mbaron nė Strellc dhe Isniq.

    Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, nė Pejė, pas vitit tė dytė orientohet nė drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga njė familje punėtore e fshatare, ka katėr vėllėzėr dhe tri motra. Dėshira e babės sė tij, si e ēdo prindi tė etur pėr arsimin e fėmijėve tė vet, ka qenė t’u krijonte mundėsi fėmijėve pėr shkollim. Zemaj pėrmend dėshirėn e babės sė tij qė njėri nga djemtė tė studjonte nė njė akademi ushtarake. “ Vėllai i madh nuk ka qenė shumė i lidhur me familjen dhe prindėrit, ndaj kam pranuar tė konkuroj dhe kam fituar tė drejtėn pėr t’u regjistruar nė Akademinė Ushtarake. Kam kaluar pa asnjė pengesė kontrollet psiqike dhe fizike.

    Kėshtu kam filluar studimet nė Akademinė Ushtarako-Teknike nė Zagreb. Gjatė vitit tė parė kam pasur vėshtėrsi tė jashtėzakonshme lidhur me gjuhėn. Tė gjitha provimet i kam dhėnė duke pėrdorur fjalorėt dy gjuhėsh dhe ia kam arritur.
    Megjithatė, Zagrebi ishte larg nga shtėpia ime, gjė qė mė pengonte edhe nė mėsime. Ndaj kam kėrkuar tė takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisė Ushtarake nė Zagreb. Nė atė takim ai mė ka sugjeruar qė tė vazhdoja vitin e dytė nė Beograd nė akademinė e forcave toksore.

    Rrjedhimisht vitin e dytė. Me disa provime shtesė, e fillova nė Beograd. Kemi qenė 28 shqiptarė tė regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohė i pėrket vitit 1969. Plan-programi mėsimor ka qenė shumė i ngarkuar. Ka pasur mė tepėr lėndė shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mėsimor qė nuk pėrballohej lehtė nga studentė qė kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla tė mesme pa njė traditė tė konsoliduar.

    Nė fund tė vitit tė dytė kemi mbetur vetėm dy vetė, unė dhe Ahmet Krasniqi. Nė vitin e tretė dhe tė katėrt kemi vazhduar specializimin nė Sarajevė, ku edhe jemi diplomuar. Gradėn e parė si “nėntoger” e kemi marrė nė Beograd. Nė qershor tė vitit 1973, kemi filluar punė.

    Kam kėrkuar qė tė emėrohem nė Pejė, pėr fatin tim kėrkesa mė ėshtė pranuar dhe kam filluar punė nė kazermėn e Pejės. Aty kam qenė komandues i togės sė pėrzier qė pėrfshinte lloje tė ndryshme armėsh, tė lehta e tė mesme. Nė atė post kam qėndruar njė vit. Nėnkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenė njė njeri dhe ushtarak i mrekullueshėm, me vizione tė qarta atdhetare, punonte nė degėn e korparmatės sė Kosovės. Kam kontaktuar me tė. Ai njeri ka pasur dije tė gjėra ushtarake, por edhe pėr shumė gjėra tė tjera.

    Ai mė ka nxitur tė mėsoj e tė pėrvetėsoj mė thellė disa dije speciale ushtarake. Aty kanė qenė fillesat. Jam promovuar nė postin e komanduesit tė kompanisė. (Nė ndryshim nga terminologjia qė pėrdoret nė Shqipėri, nė ushtrinė Jugosllave tė asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri nė rang batalioni janė quajtur komandues dhe jo komandant. Njė ndikim i tillė ėshtė reflektuar edhe gjatė luftės nė Kosovė, ku, njė drejtues skuadre ėshtė quajtur komandant – kjo mund ta ketė krijuar edhe atė pėrshtypjen qė ka pasur “shumė komandantė” nė luftėn e Kosovės. Kur janė mbledhur tre veta, njėrin e kanė shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetėra “komandantė” nė njė fshat). Deri nė nivel batalioni e sipėr, kemi tė bėjmė me komandant, hiearki qė shkon deri nė komandant armate.

    Shkallėn e dytė tė kualifikimit ushtarak, magjistraturėn e kam pasė regjistruar nė Beograd dhe ato provime i kam dhėnė me sukses. Nė Sarajevė jam specializuar pėr komandant dhe aty kam njohur edhe njė epror shqiptar, i cili mė vonė ėshtė pėrfshirė nė Shtabin Suprem tė Republikės sė Kosovės, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenė mėsimdhėnės nė akademinė e ulėt ushtarake nė Sarajevė.

    Pas pak kohe ai u burgos pėr shkaqe politike, humbi edhe karrierėn ushtarake. Kam qenė komandant nė krahinėn e Timokut, pastaj kam punuar nė organet e zbulimit dhe tė kundėr-zbulimit pranė organit tė Sigurimit pėr shtete ballkanike. Pėrsėri ka qenė Muhaxheri, i cili nė atė kohė bėnte stazhin pėr komandant divizioni pėr tė marrė gradėn e gjeneralit, qė mė ka sygjeruar “t’i lė punėt nėpėr shtabe dhe tė filloj tė aftėsohem pėr komandant – do tė thotė tė punoja me trupat dhe jo nė administratėn ushtarake”.

    Propozimi i tij ka qenė qė unė tė kaloja nė njėsitė operative dhe tė merrja postin e zėvėndės komandantit tė batalionit. Vetėm pas njė viti jam emėruar komandant batalioni nė Zajeqar, nė njė moshė shumė tė re pėr atė detyrė. Kjo nė vitin 1980. Nuk kam pėrmendur disa kurse, speciale pėr zbulim dhe kundėr zbulim, pastaj njė tjetėr pėr njė armė-raketėn tokė-tkė tė tipit “malutka” 9K11M, minahedhėsit 82 milimetra, madje kam qenė i vetmi instruktor i kėsaj arme nė Armatėn e Dytė. Armė tė cilėn e kam pėrdorur mė vonė nė luftė kunėr forcave serbe nė Kosovė. Ka qenė e vetmja armė artilerike e kėmbėsorisė, vonė kemi marrė disa minahedhėsa 120 nė luftėn e Kosharės.

    Mė kujtohet - thotė Zemaj – i ashtuquajturi « kundėrrevolucion » i vitit 1981 nė Kosovė. Ushtria, edhe pase me kushtetutė e kishte tė ndaluar qė tė pėrzihej nė trazirat e brendshme, i futi hundėt. Eprorėt shqiptarė e kanė kundėrshtuar njė gjė tė tillė duke e paguar disa herė shumė shtrenjtė. Presioni ndajh eprorėve shqiptarė u rrit jasht mase, ndėrkohė, qė nė mėnyrė enigmatike disa kolegė disa kolegė tė mi, oficerė shqiptarė « u zhdukėn » !

    Kjo gjė ka ndodhur edhe me shumė ushtarė shqiptarė. Nė Krahinėn e Timokut, ku unė shėrbeja gjatė asaj kohe, nuk kanė ndodhur kėto gjėra dhe jo krejt pėr meritė timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenė shqiptar. Pėr pesė vite nuk ka ndodhur asgjė, asnjė ushtar i plagosur apo i vrarė, asnjė epror i zhdukur. Sigurisht qė tentimet pėr tė na provokuar, me qėllim qė tė na akuzonin e mė vonė edhe tė na gjykonin nėpėr gjykatat ushtarake, kanė qenė tė shpeshta, por kanė dėshtuar.

    Ndoshta kemi qenė edhe me fat, por edhe e kemi mbėshtetur njėri-tjetrin. Ali Muhaxheri avancoi nė gradėn gjeneral dhe u kthye nė Kosovė nė postin e kryeshefit tė Korpormatės sė Kosovės, mė vonė edhe komandant i mbrojtjes territoriale tė Kosovės. Eshtė po ai qė ka kontribuar nė afrimin tim nė Prishtinė, ku fillova punė nė Shtabin e Mbrojtjes territoriale tė Kosovės. (Fq.13-16)

    Libri komplet
    http://www.trepca.net/2001/zemaj/libri.htm

  3. #23
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40

  4. #24
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40

  5. #25
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    tahir zezaj
    ishte nji bashkpuntor i ngusht i shkieve dhe po ashtu vdiq si tradhtor
    se meriton te jet tema per ket berllog tek elita
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    Gjergj Kastrioti
    Anėtarėsuar
    11-02-2008
    Postime
    40
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    tahir zezaj
    ishte nji bashkpuntor i ngusht i shkieve dhe po ashtu vdiq si tradhtor
    se meriton te jet tema per ket berllog tek elita

    Me vjen keq te pergjigjna ne kete nivel te ulte, por naiviteti yte nuk me hap tjeter rrugedalje:

    Ju Llapjant si Drenicaket keni qef vetem me adhuru "herojt" juaj qe faktekisht nuk kan arrit ne lufte aq shume si Kolonel Tahir Zemaj ne betejen e Loxhes. Une jam vet i Pejes dhe isha i pranishem athere. Mos me trego ti mua kush eshte tradhetar e kush jo.

    Ne Dukagjin eshte derdh me se shumti gjak ne lufte poashtu jan zhvillua edhe betejat me te sukseshme te UCK-se nder Komand te Tahir Zemes, Ramush Haradinaj Agim Ramadani, etj.

    Ju ne lindje te Prishtines shikoshi luften neper kafiqa kur humbi Dukagjini djeme ne moshe me te mire.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Athleta_Christi Lexo Postimin
    Me vjen keq te pergjigjna ne kete nivel te ulte, por naiviteti yte nuk me hap tjeter rrugedalje:

    Ju Llapjant si Drenicaket keni qef vetem me adhuru "herojt" juaj qe faktekisht nuk kan arrit ne lufte aq shume si Kolonel Tahir Zemaj ne betejen e Loxhes. Une jam vet i Pejes dhe isha i pranishem athere. Mos me trego ti mua kush eshte tradhetar e kush jo.

    Ne Dukagjin eshte derdh me se shumti gjak ne lufte poashtu jan zhvillua edhe betejat me te sukseshme te UCK-se nder Komand te Tahir Zemes, Ramush Haradinaj Agim Ramadani, etj.

    Ju ne lindje te Prishtines shikoshi luften neper kafiqa kur humbi Dukagjini djeme ne moshe me te mire.
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qesh llapi.. qesh.. ju lumte..
    por do vij dita qe do ket gjyqe per ju..
    nuk ju fal kush..

    bahuni ministra e cka te doni.. gjyqi per kriminelet do behet..
    ju vet do i tregoni krejt lojrat e flliqta qe kini ba..

    ktu do jemi..

    kush ka vra atdhetar shqiptar do jap llogari..

    ska fond qe ju shpeton..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    qesh llapi.. qesh.. ju lumte..
    por do vij dita qe do ket gjyqe per ju..
    nuk ju fal kush..

    bahuni ministra e cka te doni.. gjyqi per kriminelet do behet..
    ju vet do i tregoni krejt lojrat e flliqta qe kini ba..

    ktu do jemi..

    kush ka vra atdhetar shqiptar do jap llogari..

    ska fond qe ju shpeton..
    veq u ba ai gjygj more brari me formimin e Qeveris se
    Ēlirimtarve krejt kriminelet qe kan vra shqiptar e qe kan krye vepra kriminale
    do te futen ne biruc
    po ti hala koke fietun

    Thaēi i mban fjalet
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Kėshtu foli Tahir Zema - I -
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 06:42
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •