Klasike eshte pyetja: femijet tane duhet te shikojne televizor apo jo? Pėrgjigja e kesaj pyetjeje nuk eshte kaq e thjeshte sic duket, prandaj le te perkulemi me kujdes mbi kete teme. Eshte vene re se mesazhet qe femija-teleshikues merr nga televizori percaktojne ne nje mase te ndjeshme nje pjese te deshirave, sjelljeve dhe reagimeve te tij ne jeten e perditshme. Dhe kjo nuk eshte e rastit. Ashtu si madhėsia e nje ekrani televiziv eshte relativisht e vogel, ai kufizon syrin dhe e drejton te perqendrohet ne nje pike te caktuar. Nje gje e tille veshtireson jashte mase gjykimin e sugjestionit, vecanerisht te fėmijet.

Sipas perfundimeve te shume studimeve shkencore, 80% e programeve televizive permbajne dhune, e cila sigurisht shperblehet. Femija, pra, duke pare qysh heret se ne boten e te rriturve dhuna eshte nje menyre reagimi e pranueshme apo me shpesh absolutisht e deshirueshme, rrezikon te shpengohet nga gjithe ndalesat (te permbajturit) e mundshme dhe perfundimisht ta perdore ne jeten e vet te perditshme.

Me e keqja eshte se femija gradualisht meson te jete me i durueshėm ndaj dhimbjes njerezore. Madje nje studim shkencor i koheve te fundit tregoi se kur femijėt kane ndjekur me pare programe televizive te dhunshme, priren te reagojne shume me pak apo aspak kur te ndeshen me nje skene reale te dhunes.

Duhet, pra, tė perjashtojme televizorin nga argetimi i perditshėm i femijeve tane?

Sigurisht qe jo. Televizori (televizioni) ka mundesine t’i ofroje femijes vizione te vyera ngacmuese. Prinderit qe bejne nje perdorim te zgjuar dhe pedagogjik te televizorit brenda shtepise, ndjekin disa parime themelore, qe mund tė permblidhen:

Se pari: nuk shikojne ata vete per shume ore programe televizive, madje pa perzgjedhur me pare programet qe deshirojne te ndjekin. Femijet imitojne zakonet "teleshikuese" te prinderve te tyre. Keshtu prinderit qe shumicen e kohes se lire te tyre ne shtepi e harxhojne para televizorit, te mos presin qe femijet te preferojne veprimtari te tjere ne kohen e shlodhjes.

Se dyti: nuk e shtyjne fėmijen te kaloje oret e tij para televizorit, sepse ata vete kane dobesi per t’u pergjigjur kerkesave te tij per lojra apo veprimtari te tjera te zakonshme.

Se treti: i lejojne fėmijes te kaloje perdite pak kohe para televizorit.

Se katerti: kur eshte e mundur, bejne qe te shikojne bashke programe te zgjedhura televizive dhe mes bisedes nxitin vete femijen qe te perpunoje ate qe ka ndjekur.

Se pesti: e mesone te perzgjedhe ai vete programe televizive interesante.

Pra, ne pak kohe televizive dhe zgjedhur saktė, e jo ne ne kohe te tepruar dhe sigurisht pa gjykimin perfundimtar te saj.



Lidhur me pyetjen e kreut: Televizori dhe fėmija-miq apo armiq? vetiu duhet te lind edhe reflektimi mbi programet televizive, qe shfaqen ne ekranin e vogel dhe kroniken e zeze, e cila ne mjaft raste ka protagoniste te dhunes femijet.

Hopi cilesor i kryer ne shumellojshmerine e televizioneve dhe programeve televizive, i paimagjinueshem edhe disa veite me pare, ka nxjerre ne pah edhe shume probleme etike e profesionale dhe ka nevoje per shqyrtime dhe ballafaqime te specialisteve ne fushen e psikologjise, pedagogjise dhe sociologjise. Dihet se dritaret e informacionit te ne jane hapur katerkanatesh dhe hyn e c’nuk hyn nga vendi e bota, ndersa opinioni dhe reagimi ndaj produktit informativ televiziv, eshte i paperfillshem, ne mos vuv. Mjafton te ndjekesh maratonen parlamentare, lloj-lloj konferecash shtypi (tė cilen e perjetojne edhe femijet se shumica prej nesh kane mjedise te pakta banimi dhe nga nje aparat televiziv) dhe do te kesh shembullin klasik te dhunes verbale e fizike dhe nje fjalor nga me injorantet. Emrat dhe protagonistet i gjen secili vete.

Ky dhe probleme te tjera te shoqerise sone, vecanerisht te atyre qe i perkasin sferes se formimit te brezave te rinj, do te ishin me interes per te gjithe dhe jo vetem kur vjen dita e femijeve.