Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 76
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Kadare nuk ploteson kriteret

    Sipas kushtetutes presidenti duhet te kete jetuar ne Shqiperi te pakten 10 vitet e fundit. Kadare nuk e ploteson kete kriter.
    Edhe shtete te tjera e kane kete kriter qe eshte i rendesishem.
    Do ishte mire qe te vinte Kadare ne krye po posti kerkon sakrifica.
    Pra duhet te jetosh prane popullit tend qe t'a udheheqesh ate.
    Edhe Ylli Popa qe iu lakua emri ne fillim mu duk zgjidhje e mire porse kur degjon se cfare thote ai vete del se nuk ia vlen t'ia besojne ate post.
    Ai qe nuk ka bindjen se do e marre postin per te dhene kontribut njerezve nuk duhet permendur fare e jo me te zgjidhet.
    President duhet te behet ai qe do te behet president.
    Se do thone pastaj "Me vune me Zor"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    krokodili pregatitet.

    "Fitoret" e nje pas njeshme te Saliut per te penguar Nanon te behet President (a thua edhe si kryetar partie Nano nuk i luan te tera pipzat) po nxjerrin ne shteg nji emer tjeter..
    .....Krokodilin Skender Gjinushi.


    Te shohim cdo beje Saliu nashti...

    KJ:
    -------
    Gjinushi, rezerva e PS per President
    Skender Gjinushi po perflitet ditet e fundit si kandidati potencial i kompromisit PD-PS, per president te Republikes. Burime nga Partia Socialiste thane dje per "KJ" se kreu socialdemokrat mund te jete nje nder kandidatet qe do te dalin ne bisedime, ne rast te mospranimit te kandidatures se Fatos Nanos si figure konsensuale, nga ana e opozites.

    "Nuk kam asnje koment per te bere per ceshtjen e Presidentit. Bisedimet vazhdojne", tha dje per "KJ", Skender Gjinushi duke mbetur ne idene se lajmi i perhapur me se fundi mund t'i perkase edhe fushes se thashethemeve. Megjithate, duke e cilesuar te veshtire dialogun pozite-opozite, i cili sot eshte ne diten e dyte te zhvillimit, nuk perjashtohet mundesia qe Gjinushi te prezantohet si kandidat konsensual nga ana e socialisteve ne tryezen e bisedimeve, pavaresisht se Gjinushi eshte nje nga eksponentet e kesaj tryeze.

    Per kreun e opozites Sali Berisha, nje kandidature e tille si ajo e kryetarit socialdemokrat, eshte e zorshme per t'u pranuar. Por socialistet, jane te bindur qe kandidati per president te dale nga rradhet e mazhorances, pavaresisht se do te jete Nano apo jo kandidati per kete post te rendesishem ne shtet. Aq me teper qe Nano ka garantuar se 84 votat e mazhorances do te jene funksionale per presidentin dhe per votimin e tij ne parlament. Edhe ata deputete te mazhorances, te cilet i jane bashkuar tryezes opozitare, mund te votojne nje kandidat per president, i cilesuar konsensual, por te mos jete lideri socialist Fatos Nano.

    Partia Socialdemokrate eshte shprehur deri me tani se do te mbeshtese kandidaturat qe propozohen nga Partia Socialiste, duke nenkuptuar se do t'i japin voten edhe kryetarit socialist Nano nese ky do te vendose kandidaturen per postin e Presidentit. Por, pasi opozita nuk e pranon kandidaturen e kryetarit socialist, nje nder emrat e perfolur mes perfaqesuesve te mazhorances mbetet emri i Skender Gjinushit. Deri tani, nje gje e tille nuk eshte hedhur ne tryezen e bisedimeve, edhe per faktin se nuk eshte folur per emra te pervecem. Por ne mes socialisteve te kupoles vendimmarrese dhe ne rradhet e deputeteve te mazhorances, emri i Gjinushit eshte perfolur si kandidat.

    Nje emer tjeter kandidati, duket se do te shtoje veshtiresine e perzgjedhjes se emrit perfundimtar, ne kohen qe data per zgjedhjen e presidentit po afron. Por tryeza e bisedimeve pozite opozite, eshte ajo qe do te zgjidhe perfundimisht situaten mes dy poleve te politikes.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    -----------
    meqe ai eshte matematikani me i madh qe ka nxjerrur lumi Vlores po e vleresoj matematikisht .

    gjinushi=7(enver+mehmet+hysni+kadri+ethem)+ZanCaus h.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-06-2002 mė 13:41

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Komedia Ende Nuk Ka Filluar

    www.balkanweb.com
    Kriteret per President

    Partitė parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė duke respektuar angazhimet pėr tė zhvilluar njė proces konsensual pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, bien dakort tė marrin pjesė nė procesin e zgjedhjes sė Presidentit nė tė gjitha raundet nėse kandidatėt pėr President garantojnė:
    1. Pėrmbushjen e kritereve kushtetuese si shtetas shqiptar qė nga lindja, moshėn mbi 40 vjeē, sė paku 10 vitet e fundit me qėndrim nė Shqipėri dhe tė sigurojė 20 firma deputetėsh pėr propozim.
    2. Tė jenė figura me integritet dhe autoritet publik nga klasa politike, kategoria e pėrfaqėsuesve tė insitucioneve tė pavarura shtetėrore apo publike, shoqėria civile, qarqet akademike dhe juridike.
    3. Tė plotėsojė kriteret kushtetuese tė tė qenit deputet.
    4. Tė garantojė qėndrimin nė detyrė mbi partitė politike Partitė parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės angazhohen gjithashtu tė vazhdojnė konsultimet e nevojshme pėr tė arritur nė gjetjen e njė kandidati tė pranueshėm nga palėt pėr president tė Republikės. Tė vazhdojnė bashkėpunimin pėr tė identifikuar probleme dhe prioritete nė interes tė forcimit tė institucioneve demokratike dhe tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė. ad/ko (BalkanWeb)


    Cdo te ndodh pas negociatave

    Kandidati per kryetar shteti i socialisteve pritet te dale ne mbledhjen e kryesise se PS-se, qe do te mbahet pas perfundimit te negociatave me partite e opozites. Kjo pasi Komiteti i Pergjithshem Drejtues i Partise Socialiste mandatoi ne mbledhjen e tij te fundit te mbajtur diten e diele, 17 anetaret e kryesise per te perfunduar gjithe procesin. Nderkohe qe aktualisht te majtet dhe te djathtet pritet te caktojne vecorite e nje kandidati per President, gjithcka mendohet te perfundoje brenda 24 qershorit. Date, qe percaktohet si koha limit kur firmat e deputeteve, qe mbeshtesin nje kandidat per President, duhet te dorezohen ne zyrat e Kuvendit. Deri tani socialistet brenda kryesise jane deklaruar si te ndare ne dy pjese: mbeshtetes te kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe si mbeshtetes te Presidentit aktual, Rexhep Meidani.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 06/19/2002

    Nano: Do tėrhiqem? Nesėr pėrgjigjja

    TIRANE (19 Qershor) - Kryetari Socialist Fatos Nano do tė tėrhiqet nga gara presidenciale? Kjo ėshtė pyetja qė mund tė marrė vetėm nesėr njė pėrgjigje pas takimit mes pėrfaqėsuesve tė opozitės dhe pozitės pėr zgjedhjen e Presidentit. Nano ka deklaruar pas arritjes sė marrėveshjes pėr kriteret e zgjedhjes sė Presidentit me pėrfaqėsuesit e opozitės se, "gjithshka mbetet pėr tu shqyrtuar nė bisedimet e nesėrme ku do tė pėrpiqemi tė gjejmė njė kandidat tė pranueshėm nga palėt". Ai shpjegoi se "me kėtė marrėveshje u angazhuam qė tė vazhdojmė bashkėpunimin me opozitėn, pėr tė identifikuar probleme qė i shėrbejnė zhvillimit kombėtar, integrimit euroatlantik dhe plotėsimit tė institucioneve demokratike. Pra, ėshtė njė proēes qė po strukturohet pėr tė qėnė i qėndrueshėm nė tė ardhmen". ad/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    http://www.gazetatema.com/

    Njė tryezė pėr tė zyrtarizuar mungesėn e konsensusit

    Arjan VASJARI

    Dy blloqet politike nė vend pritet tė ulen sot nė njė tryezė bisedimesh, nė pėrpjekje pėr t’u dhėnė njė pėrgjigje tė qartė mospajtimeve tė tyre thelbėsore pėr ēėshtjen e Presidentit tė Republikės.

    Nė parim, procesi i nisur ėshtė pa hezitim njė moment pėrsosjeje i mentalitetit tė partive shqiptare, por ai rrezikon tė prodhojė njė model tė shėmtuar tė antidialogut politik, [i]nė kushtet kur palėt vazhdojnė ta thellojnė distancėn mes opsioneve pėr zgjidhjen e problemit[/b]. Nė kėto kushte, simfonia e “konstruktivitetit pėr t’u ulur dhe dialoguar ashtu siē na mėson Europa”, duket aq stonaturė, sa do tė ish mė mirė qė tė gjitha palėt ta harronin pėr njė moment hijen e Europės dhe tė deklaronin hapur se ku duan tė mbėrrijnė.

    Kryetari i opozitės ka vetėm 24 orė qė kėrkon njė gjė qė duhet ta kishte bėrė papushim, orė e ēast dhe pa iu dridhur aspak zėri, pra, qė presidenti i ardhshėm duhet tė jetė i opozitės dhe vetėm i opozitės. Duke lundruar pa busull mes “njė presidenti qė duhet tė vijė nga jeta akademike” apo “njė presidenti nga shoqėria civile”, opozita rrezikon tė konsiderohet sot si njė partner joserioz prej kundėrshtarėve tė saj, vetėm sepse mė nė fund po kėrkon publikisht tė vetmin mekanizėm ekzistues qė mund tė legjitimojė pjesėrisht institucionet dhe qė i takon vetėm asaj.

    Nga ana tjetėr, zoti Nano po pėrpiqet tė pėrcjellė paqartėsi nė aspiratėn e tij, nėpėrmjet futjes butaforike nė lojė tė presidentit aktual apo ndonjė marsiani tjetėr. Mirėpo, tė marrė tė tillė qė tė besojnė se Fatos Nano do tė shkallmonte kaq thjesht njė investim kolosal politik tė maturuar qė prej njė viti, zor se mund tė gjesh nė kėto troje. Pra, nėse zoti Nano do tė startonte sinqerisht drejt njė tryeze me Sali Berishėn pėr tė gjetur konsensus, atėherė e para gjė qė duhej tė bėnte do tė ishte abdikimi prej njė ėndrre qė po mban zgjuar njė milet tė tėrė. Me pak fjalė, tė dyja palėt, sot do t’ia kėrcasin njė hipokrizie tė kulluar, sepse tė dyja e dinė qė po shkojnė nė njė tryezė qė nuk ka lidhje me dialogun politik produktiv dhe aq mė pak, me konsensusin.

    Ėshtė absurde tė pėrkrahėsh ata qė mendojnė se dialogu, qoftė edhe i tillė si ky i sotmi, ėshtė mė i mirė se sa mungesa e dialogut. Kjo ėshtė teza mė e rrezikshme e atyre qė kėrkojnė tė mimetizojnė krizat politike nėpėrmjet tryezave false tė dialogut, si dhe tė zėvendėsojnė mekanizmat demokratike tė zgjidhjeve me “komisionet e pajtimit tė gjaqeve”.

    Kjo mund tė jetė njė tryezė e dobishme pėr ata qė historikisht kanė besuar se janė mė tė menēur se Europa, pėr ata qė i kanė konsideruar sistematikisht shqiptarėt si qytetarė tė “stupidopolit” dhe pėr ata qė, prishjen e standarteve bazilare tė njė demokracie perėndimore, e konceptojnė si prishje tė marrėdhėnieve me Kinėn.

    E vetmja gjė me vlerė e kėsaj tryeze, do tė jetė fakti se palėt do tė pushojnė se numėruari deputetėt si kokė delesh dhe do ta zyrtarizojnė mungesėn e konsensusit, duke na dhėnė shpresė se, mė sė fundi, ka lindur nevoja e njė mekanizmi tė ri i cili nuk duhet tė vuajė mė nga nevoja e konsensusit tė palėve pėr tė zgjidhur krizėn por, nga detyrimi pėr tė zgjidhur krizėn pa u merakosur pėr konsensusin mes palėve.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32

    Zgjidhja e krizes se Presidentit Shqiptare

    Eshte mese e qarte se si mund te zgjidhet kjo ceshtje. E para eshte qe zgjedhja e presidentit te behet ne menyre konsensuale pra te vendoset nga te gjithe faktoret politik shqiptare dhe e dyta te rregullohen listat e zgjedhjeve, te rregullohen ligji i zgjedhjeve dhe te shkojme ne zgjedhje te parakohshme. Vetem kjo mund te kaloj Shqiperine nga kaosi i madh qe e ka zene dhe qe do ta zere nqs Shoku Nano nuk jep doreheqen nga budadalleku i tij per president te Shqiperise. (Mos e dhente Zoti se vahllain do te palase me te vertete nje lufte civile se popullit i ka ardhur ne maje te hundes)

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Kandidatri Kuko: Fiasko apo Prove "pe verteti"?

    http://www.bbc.co.uk/albanian/020621190811.shtml
    Pėrditėsimi: 21.6.2002 20:23 (CET)
    21.6.2002 20:04 (CET)
    Pozita dhe opozita pėrcaktojnė kandidatin pėr president

    Forcat politike tė pozitės dhe tė opozitės nė Shqipėri ranė dakord tė premten nė Tiranė tė dalin me njė kandidaturė tė pėrbashkėt pėr presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė.

    Ai ėshtė Artur Kuko, ambasadori aktual i Shqipėrisė pranė Bashkimit Evropian (BE). Udhėheqėsi i Partisė Socialiste (PS) nė pushtet, Fatos Nano dhe ai i partisė mė tė madhe tė opozitės, Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha nėnshkruan njė marrėveshje me anė tė sė cilės, tė dyja palėt propozojnė Z. Kuko si kandidaturė tė vetme pėr presidentin konsensual tė Shqipėrisė. Njoftimi pėr arritjen e marrėveshjes u bė njė konferencė shtypi tė pėrbashkėt tė tė dy udhėheqėsve.

    Z. Nano e cilėsoi Z.Kuko si "njė ndėr pėrfaqėsuesit diplomatikė mė tė shquar, me kontribute veēanėrisht tė spikatura nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n". Me tone lavdėruese pėr Z. Kuko foli dhe Z.Berisha.

    "Ne propozojmė si pėrfaqėsues mė tė lartė tė shtetit shqiptar, diplomatin qė pėrfaqėsoi me dinjitet tė veēantė nė dhjetė vjetėt e fundit Shqipėrinė nė kryeqytetin e Evropės sė bashkuar, Bruksel," tha ai para gazetarėve.

    Arritja e marrėveshjes u bė pas njė serie negociatash qė nisėn nė fillim tė kėsaj jave nė kryeqytetin shqiptar. Gjatė negociatave, u shqyrtuan njė seri kandidaturash tė mundshme.

    Por, kandidati konsensual pėr president tė Republikės, Artur Kuko, duke falenderuar udhėheqėsit e partive politike pėr besimin, tha pėr BBC-nė se do tė ishte mė produktive pėr vendin qė tė vazhdojė tė punojė nė postin aktual, apo nė Tiranė, gjithnjė nė fushėn e afrimit dhe tė integrimit tė vendit nė BE.

    Nė deklaratėn ekskluzive pėr BBC-nė, zoti Kuko tha se "nė biseda tė veēanta me udhėheqėsin e Partisė Demokratike, zotin Berisha, dhe atė tė Partisė Socialiste u informova lidhur me qėndrimin e pėrbashkėt tė tyre personal dhe tė forcave qė ata pėrfaqėsojnė, i cili konvergon me kandidaturėn time si president i ardhshėm i vendit.

    Mė parė duhe t'i falenderojė sinqerisht dy liderėt pėr klimėn e re politike qė po pėrpiqen qė t'i ofrojnė vendit dhe qė me siguri do tė jap rezultatte tė prekshem nga tė gjithė. Veēanėrisht dua tė shpreh gjithashtu, mirėnjohjen pėr nderin e madh dhe vlerėsimin qė treguan pėr mua.

    Gjithsesi duke pasur parasysh angazhimin tim tė deritashėm nė fushėn e politikės sė jashtme, pėrvojėn personale qė kam akumuluar gjatė dhjetė vjetėve tė fundit nė drejtim tė marrėdhėnieve me BE-nė dhe NATO-n, integrimi nė tė cilat konsiderohet si njė objektiv madhor i tė gjitha forcave politike tė vendit, si dhe duke vlerėsuar momentin tejet tė rėndėsishėm, nė tė cilin ndodhet vendi, sa i pėrket hapjes sė bisedimeve pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit me BE-nė, vlerėsova se ėshtė mė produktive pėr vendin qė tė vazhdojė tė punojė nė postin aktual, apo nė Tiranė, gjithnjė nė fushėn e afrimit dhe tė integrimit tė vendit nė BE.

    Duke i falenderuar edhe njė herė udhėheqėsit e tė dy forcave politike, mė tė mėdha tė vendit, si dhe ata tė forcave tjera politike, pjesėmarrėse nė vendimmarrje, pėr vlerėsimin dhe besimin qė mė ofruan, shpreh bindjen time tė palėkundshme se ata dhe forcat politike qė pėrfaqėsojnė do tė jenė nė gjendje tė arrijnė konsesusin e kėrkuar pėr njė kandidaturė tjetėr mė tė arritur dhe me mė shumė eksperiencė nė detyrėn e rėndėsishme tė presidentit tė Republikės", tha nė deklaratėn e tij ambasadori Artur Kuko.

    Deklarimi i zotit Kuko ndėrkaq, ka hasur nė reagime tė ndryshme nė Tiranė.

    Kėshtu kryetari i PS tė Shqipėrisė, Fatos Nano, tha se "marrėveshja qėndron, procesi ėshtė i pakthyeshėm dhe presim qė tė shtunėn zoti Kuko tė vijė nė Tiranė, pėr t'u pėrqafuar me produktin e marrėveshjes dhe me ecurinė e saj".

    I pyetur nga BBC se a ka qenė nė dijeni zoti Kuko pėr kėtė kandidaturė, Fato Nano u shpreh:

    "Natyrisht, por duhet tė kuptoni qė nuk ishte pjesė e marrėveshjes. Por, tė gjitha palėve u leverdis qė tė identifikojmė njė kandidat pėr president, qė heziton dhe jo qė mburret nė publik dhe mezi pret ta bėjnė tė tillė"- tha kryetari socialist Fatos Nano.

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nga ana e tij vlerėsoi se marrėveshja e arritur ėshtė "njė kthesė ndoshta historike, nė pėrpjekje tė forcave politike shqiptare pėr tė ndėrtuar nė Shqipėri institucione funksionuese, pėr tė kontribuuar nė funksionimin e shtetit ligjor dhe pėr tė pėrshpejtuar proceset integruese euro-atlantike".

    Zoti Berisha lidhur me deklaratėn e Artur Kukos dha kėtė pėrgjigje;

    "Unė kam biseduar me zotin Kuko dhe nuk mė rezulton se zoti ambasador ka refuzuar propozimin e tryezės sė partive politike. Nė tė vėrtetė atė intervistė unė e interpretova, edhe para bisedės me zotin Kuko, mė shumė si njė politesė, si njė etikė diplomatike dhe pėrgjegjshmėri pėrpara detyrės".

    Por megjithėkėtė, pritet qė kandidatura e zotit Kuko tė hėnėn do tė kalojė pėr votim para Kuvendit tė Shqipėrisė.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Me vjen per te qeshur kur mendoj se sa mendjelehte jemi ne shqiptaret si popull kur vjen fjala tek politika dhe fatet e Shqiperise. Kemi ardhur tek problemi i zgjedhjes se presidentit, dhe per cudine e te gjitheve president konsensual eshte zgjedhur nje cunak. Une do ta quaja cunak, pasi ai sapo ka mbushur 40 vjec, pune muajsh, dhe shtypi shqiptar, edhe pse ka 2-3 dite qe lakohet emri i tij, ende nuk guxon te publikoje ne media kurikulumin e jetes se tij, apo qofte edhe nje rezume te tij. Dhe ju do te pyesni PSE?

    Perse Artur Kuko president?

    Pergjigjia eshte e thjeshte por e maskuar bukur. Sepse kete president zgjodhi BE per shqiptaret !!!! Mos u beni aq matufe sa te pertypni zbulimet e Nanos dhe Berishes, qe perpiqen tu tregojne shqiptareve se gjoja jane keta qe po e bejne historine, me kete "president konsensual", qe une do ta quaja "presidenti i BE-se". Te dy keta vetem pa terheqin vemendjen e shqiptareve nga ajo qe ndodhi me te vertete, me takimet e tyre spektakolare. Emri i Kukos nuk ishte as ne listat e Berishes, as ne listat e Nanos, dhe besoj se me te cuditur se ne shqiptaret e thjeshte, kane ngelur vete socialistet dhe demokratet bashke ne Shqiperi. Besoj se si gjithmone, zgjidhja ka dale nga sirtaret e OSBE-se ne Tirane apo nga ndonje ambasade e kredituar ne Tirane.

    Pasi eksperimentuam me "kryeministrat e rinj", tani besoj se ka ardhur koha qe te eksperimentojme me "presidentet e rinj" ne moshe. Une si te gjithe ju pyes veten, kush eshte valle Kuko? Jo vetem qe nuk e kishim pare ndonjehere, por as qe e kishim degjuar si emer, bile nuk eshte as intelektual i shquar nga fusha e shkences apo jurisprudences, sic ishte mirekuptimi i Nano-Berisha. Te vetmin detaj qe na jep shtypi, eshte se "Artur Kuko ka 10 vjet qe perfaqeson Shqiperine prane institucioneve te NATOS dhe BE", pra i bie qe te kete 10 vjet qe nuk jeton ne Shqiperi. Pa dashur te ve ne medyshje kontributin e tij dhe perkushtimin qe mund te kete treguar per kryerjen e detyres se ngarkuar nga shteti shqiptar, ai vete e di qe ai nuk eshte kandidat i mundshem per president sipas standarteve europiane. Kete ai na e beri shume te qarte me deklaraten e tij te pare dhene BBC-se ku u shpreh se falenderonte kreret politike per besimin, por ai nuk mund te pranonte ate post me arsyen se i sherben me mire vendin ne detyrat qe ka mbajtur deri me sot. Te pakten kandidati yne konsensual per president, tregon qe ka karakter ne deklaraten e tij te pare per shtyp.

    Mirepo fatkeqi Kuko, qe e di shume mire se cdo te thote ti kthehesh Tiranes, eshte i detyruar te pranoje postin qe po ja ngopin perendimoret se bashku me klasen politike ne Tirane. Sipas llogarive te Perendimit, Kuko eshte zgjedhja e tyre me e mire dhe mekembesi me i mire i politikes se tyre ne Shqiperi. Duke qene se qeverite shqiptare kane qene problematike per BE, tashme BE nuk do te komunikoje direkt me qeverine shqiptare por do te kanalizoje kontaktet nepermjet zyres se presidentit, qe e perfaqeson i mirenjohuri Kuko per ta. Pra Perendimi nuk pret qe Tirana ti japi nje president konsensual, por e zgjedh vete nje te tille ! Bravo Perendimi!

    Nano dhe Berisha nga ana tjeter, nuk duan te marrin noten ngelese nga Perendimi ne kete provim te fundit. Po ngelen edhe ne kete provim, ngelen ne klase dhe largohen perfundimisht nga politika. Keshtu qe ndryshe nga heret e tjera, keta jane gati ti lepijne edhe faqet e njeri tjetrit, per aq kohe sa marrin note kaluese ne kete provim. Perendimi u dha vetem nje emer, dhe mesa duket e ka bere kete gje pa marre pelqimin e Kukos ne fillim, pasi ky nuk u tregua i gatshem qe te luante sipas skenarit te lojes. Prandaj u deshen telefonatat dhe presionet nga Tirana per Kukon, qe ky "ti vinte gishtin kokes" dhe pranonte postin e presidentit te vendit. Brenda 24 oresh Kuko refuzon dhe me vone pranon postin e ofruar. Me Kukon, Nano dhe Berisha perpiqen ti tregojne Perendimit se "na kini nen urdhra, vetem mos na lini ne klase". Nano duhet ta puthi Kukon ne faqen e majte, kurse Berisha ne ate te djathten, meqenese i nxorri nga situata.

    Me Kukon president, Solana eshte mese i kenaqur pasi nuk ka pse vjen shpesh ne Tirane, mjafton te ngreje telefonin dhe ti biere numrit te presidentit. Kuko nuk e harron dot kollaj profesionin qe e ka kryer me aq zell per 10 vjet !!! Me Kukon Nano eshte i kenaqur pasi "nuk fituan njerezit e Metes", dhe dueli midis tyre ne parti vazhdon. Me Kukon edhe Berisha eshte i lumtur, pasi i hiqet vize problemit te presidentit, dhe nese behen zgjedhje te reja te parakohshme se shpejti, pavaresisht nga numrat e rezultatit, nuk do te kete me krize presidenciale. Pra Berisha njeh presidentin si te ligjshem por jo zgjedhjet dhe parlamentin !!! Ca mendoni ju se do kerkoje opozita pas emerimit te Kukos?

    Si gjitmone, ne fund e kane rradhet shqiptaret, pra populli yne i dashur. Shqiptaret do te fitojne nje president qe nuk e njohin, te ri ne moshe, pa ndonje emer apo kontribut te vecante ne fushen e shkences apo jetes shoqerore te vendit. Shqiptaret do te kene president nje emigrant qe ka 10 vjet qe eshte larguar nga Shqiperia per te jetuar me familjen e vet diku ne Bruksel. Pra ne emigrantet duhet te na beje te lumtur emerimi i Kukos. Jam i bindur se ne mendjet e shqiptareve tani pas 5 vjetesh qe Mejdani ka qene president i vendit, lind pyetja: e perse na duhet presidenti fare? Kete pyetje e bejne pasi i tille ka qene edhe angazhimi i presidentit ne ikje, Mejdani. Pak a shume, shqiptaret jane indiferente per zgjedhjen e presidentit. Me shume se ata, ky problem shqeteson mediat dhe politiken, po jo ata. Dhe ne kete pike edhe une bashkohem me mendimin e popullit tim, duke uruar qe presidenti i ri te na fali perkushtimin e tij per ceshtjet qe shqetesojne shqiptaret si komb dhe si shoqeri, dhe ligjshmerine qe aq shume i mungon institucioneve shteterore shqiptare.

    Te na rroje sa malet presidenti i RI!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Urime politikaneve shqiptare ne rradhe te pare qe po gjejne gjuhen e perbashket dhe ne rradhe te dyte per zgjedhjen e presidentit. Gjeja me e goditur eshte qe ky president eshte diplomat dhe mosha e re eshte avantazh per mendimin tim. Ky individ nuk ka pasur mundesi te indoktrinohet per nje kohe te gjate me ideologjine socialiste dhe ne rast se kjo ka ndodhur ka pasur mundesi te dezintoksikohet ne keto 10 vjet. Fakti qe hezitoi per ta pranuar menjehere ate poste e nderon per faktin se njeriu qe heziton per ta pranuar privilegje dhe pergjegjesi tregon sa ka me shume premisa per t'iu perkushtuar atij posti.

    Urime dhe suksese presidentit i cili nje arritje e ka tashme ne kurrikulum, akordin ndermjet opozitareve te hershem dhe perkrahjen e BE per te cilen po perpiqemi tani. Per mendimin tim edhe nese BE e ka propozuar kete kandidature kjo vec aneve pozitive tregon qe kemi me shume premisa per te bere pjese ne EU me shpejt se c'e mendonim.

    p.s. Albo, politika konfliktuale eshte politike e perjashtimit nga zhvillimet pozitive. Kjo eshte shenja e pare e maturimit te politikaneve shqiptare. Do ta quaja kalimin nga adoleshenca problematike ne rinine e pare .
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  9. #39
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kuko ka patur njė karrierė tė pandėprerė diplomatike. Pasi pėrfundoi studimet pėr filozofi, nisi kursin 2-vjeēar tė diplomacisė bashkė me Marko Bellon e Ilir Gjonin. Mė pas filloi punė nė Institutin e Marrėdhėnieve me Jashtė, pėr t'u bėrė nė vitin 1990 drejtor politik nė ministrinė e jashtme. Gjatė lėvizjes sė dhjetorit, ishte njė nga diplomatėt qė u bashkua me partinė demokratike. Kontaktet mė tė afėrta, Kuko i ka patur me Eduard Selamin, me tė cilin kishte qenė nė tė njėjtin vit tė degės sė Filozofisė si dhe me Genc Pollon. Nė pranverėn e vitit 1992, njė nga ambasadorėt e parė qė dekretoi Berisha ishte pikėrisht, Kuko.

    Kush ėshtė familja e Kukos
    Ambasadori qė u propozua pėr president ėshtė biri i Llazarit, njė ushtaraku nė pension. Bashkėshortja e tij quhet Mira dhe ka mbaruar studimet pėr Kimi nė universitetin e Tiraės. Kuko ka dy djem. Tė dy kanė lindur nė Bruksel, ku ambasadori ka kaluar thuajse dhjetė vitet e fundit e jetės sė tij, me pėrjashtim tė disa muajve kur u thirr nė ministrinė e jashtme pėr tė drejtuar drejtorinė e Ēėshtjeve tė Sigurisė. Lidhja e krijuar me kėtė kėtė kryeqytet duket se ka qenė shkaku pėrse Kuko ka thėnė dy herė jo pėr postin e zėvendėsministrit.


    Kur me thone ka mbaruar per filozofi para 1990 per mua eshte e qarte gjithcka.

    Nejse gezoheni presidentin shqiptare e rrini urte.

    Anton

    PS te djathte e po kuptoni gje?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #40
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kuko pranon me ndėrhyrjen e Metės
    Telefonata qė e bindi tė pranojė Presidencėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Altin Kreka

    TIRANE

    Njė telefonatė e bėrė nga Ilir Meta e ka bindur Kukon qė ti japė fund hezitimeve dhe tė pėrgėnjeshtrojė deklaratėn qė kishte bėrė pak orė mė parė. Ai pritet ė vijė sot nė Tiranė pėr tė takuar Nanon, Berishėn e Metėn.

    Kuko ndryshoi mendje dy herė dje, mbase i nxitur nga ndonjė surprizė qė Nano dhe Meta u kanė bėrė kundėrshtarėve tė tij. Ndėrkohė thuhet se ai ka kontaktuar me kabinetet e dy kryetarėve tė PS dhe tė PD, si dhe pėrmendet pėrpjekja e pasuksesshme e tij pėr tė nisur njė njoftim pėr shtyp, nė tė cilin thuhet se janė keqinterpretuar deklarimet e tij nė radio BBC. Menjėherė pas refuzimit tė postit nga ana e Kukos, u aktivizuan ata qė mendohej se do tė votonin kundėr tij dhe qė mbėshtesin Meidanin. Duket se ka qenė Nano e Meta qė i kėrkuan Kukos tė refuzojė nė fillim, pėr tė parė se kush ėshtė kundėr tij. Para takimit tė rradhės tė pozitės me opozitėn Ilir Meta, ėshtė ulur kokė mė kokė me Berishėn, pėr ti dhėnė garanci kėtij tė fundit se kandidatura e Artur Kukos do tė votohet. Pas takimit Meta tha se "ka pėrpjekje tė hapura pėr tė penguar procesin". Njė grup deputetėsh socialistė, me nė krye Namik Doklen, Arta Daden, Ethem Rukėn e tė tjerė, janė ndalur nė zyrėn e presidentit Meidani, i sapokthyer nga vizita nė Gjermani. Faktin se deklarata refuzuese e Kukos, dhėnė nė radion BBC, pak minuta pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, mund tė jetė njė kurth i pėrgatitur nga Nano dhe Meta, ndihmohet edhe nga ajo qė Kuko tha pėr "Zėrin e Amerikės". I pyetur rreth kandidimit tė tij, ai deklaroi vetėm se ishte nė kontakt me kryetarin e PS-sė dhe atė tė PD-sė dhe s'kishte asnjė deklarim tjetėr, duke mos pėrsėritur edhe njė herė refuzimin e tij. Emri i Kukos ishte zgjedhur si kandidat nga Meta dhe Nano dhe mė pas iu paraqit opozitės njė ditė para miratimit zyrtar. Ndėrsa kur Nano dhe Berisha folėn kokė mė kokė, duket se e vendosėn kandidimin e tij, por nuk e deklaruan kėtė pėr tė marrė mė parė miratimin e strukturave tė partive tė tyre. Reaksioni kundėr kandidimit tė Artur Kukos si president nisi menjėherė, veēanėrisht nė mesin e PS-sė, nė kryesinė e saj dhe nė grupin parlamentar. Kjo u bė nga mbėshtetėsit e Meidanit, tė cilėt u mblodhėn te presidenti mbasditėn e djeshme pėr tė diskutuar se si duhet vepruar mė tej. Njė ditė mė parė vetė Meidani kishte dalė kundėr diskutimeve qė po bėnin partitė politike pėr zgjedhjen e presidentit, duke thėnė se 4-5 persona nuk mund tė vendosnin pėr gjithė Parlamentin. Ndėrsa gjithēka ishte vendosur mes Nanos dhe Berishės, dje ėshtė bėrė takimi qė e zyrtarizoi se Artur Kuko ishte personi qė opozita dhe pozita e mendonin si konsensual. Berisha mė parė u takua me Metėn, pėr ta diskutuar kėtė ēėshtje dhe mė pas u ndal nė selinė e kryesisė, ku u bė njė bisedė e shkurtėr. I vemti problem qė doli, ishte kundėrshtimi i Gjinushit, i cili tregoi se deri mė tani kishte punuar pėr presidentin Meidani. Marrėveshja u nėnshkrua dhe ajo u miratua nga ana e tė gjithėve, pėrveē Gjinushit. Mė pas Nano e lexoi atė, duke bėrė edhe komentet mė pozitive pėr Artur Kukon dhe punėn e tij 10-vjeēare si ambasador, mė parė nė NATO dhe mė pas nė Bashkimin Europian. Pas tij ishte Berisha, i cili tregoi se kandidatura e Artur Kukos ishte paraqitur nga ana e maxhorancės nė tryezėn e partive, por pėr opozitėn kjo nuk pėrbėnte asnjė problem, sepse kandidatura e tij ishte quajtur e pėrshtatshme. Pritet qė tė ketė shumė debate sot nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS ku do tė prezantohet kandidatura e Artur Kukos, tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė, nėse ai e pranon. Ata qė janė kundėr tij duan qė tė zgjedhin Meidanin, ndėrsa njė pjesė kėrkojnė qė tė votohet Godo.

    Prape Meta?

    Ose me mire te them kaq i forte eshte bere??
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •