Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 163
  1. #151
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Besoj se eshte moment i volitshem per nje eksperiment: TE HESHTIM te gjithe nje kohe.

    Nga polemikat e teperta nuk kane dobi as krijuesit, as lexuesit. Te pareve u ik vullneti per te shkruar, te dyteve deshira per te lexuar.

    Kaq. Besoj se aske nuk e kam lenduar me fjalet e mia.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #152
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Jam vertet e impresionuar! Kur njeriu s'ka arritur te njohe veten ashtu sic duhet, vaje halli te njohe boten perreth, dhe te beje letersi rreth kesaj. Ka erdhur koha kur edhe banalitetet konsiderohen art i perkryer, dhe jo pa te drejte: idiotsia eshte origjinaliteti me i madh! dhe a e dini pse? se nuk ka fund...

    Dita, me kujtohet qe ne lidhje me kritiken letrare, nje njeri i madh ka thene: "pas mbarimit te nje vepre, autori duhet te vdese!" Te vdese ne kuptimin qe ai nuk duhet te marre pjese ne interpretimin/kritiken e vepres se vet; se e kane kuptuar drejt apo jo; sa u ka pelqyer, sa s'u ka pelqyer ajo c'ka ai ka shkruar. Mbetet ne dore te lexuesit ta interpretoje ashtu si ta ndjeje (kjo vecanerisht e rendesishme per poezine) dhe te nxjerre prej krijimit ate qe ai vete (lexuesi) eshte. Pra, nese dikush cirret e bertet, mire ti behet; te tjere qe ngazellehen, aq me mire per ta! Letersia eshte si puna e grepit, dhe lexuesi si puna e peshkut truthare

    Per sa i perket "kryqezimit" eshte e habitshme sa shpesh na ndodh te hallakatemi ne fund te detit, kur koralet qe kerkojme i shkelim me kembe ne breg...madje do te thoja se ketu qendron gjithe lezeti - tek ironia (artistike)

    ps. Gjithmone duke besuar se artin e ben arti, po te them qe: Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #153
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ēupkė atė shprehjen e ka thėnė, Eco , pėr mė shumė lexo kėtu.

    Ndėrsa pėr mendimin tim "artin" e bėn njeriu i "gjallė"....

  4. #154
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Fior' lexoje mire Eco-n se me duket se e ke kundra (per fjalen e artit e kisha fjalen). Cupka ngul kembe si mushka qe artin e ben arti, dhe kjo nuk eshte vetem bindja e Umbertos, por e mjaft gjenive te tjere.

    ps. ne fakt, une e kisha fjalen qe artin e vertete e ben elita!

    pss. se harrova, lexoje edhe Borges meqe qenke ne ate faqe, po mire ama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 01-07-2004 mė 23:43
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #155
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dhe , asnjeri nuk me ka gjetur nje figure letrare, nje mjet artistik, apo dicka poetike tek poezia qe selektova. Thjesht keni thene fjalet e te medhenjeve (per te medhenjte) por jo per ne anetaret e forumit qe na pelqeka t'i pervetesojme apo te behemi personazhe te atyre thenieve.(ose te bejme mikun tone personazh te tyre).
    Tek lexosh e te adhurosh Umberto Econ , apo Borgesin, do te thote te kesh fituar nje shije shume te holle per letersine dhe artin e letersise. Nderkohe , pelqehen (le te pelqehen) vleresohen le te vleresohen. .... Po te pakten te mos themi se jemi adhurues te borgesit te krahasojme ATO me gjenite e forumit...!

    Une per vete, nese e vleresoj dikend (femer ose mashkull qofte) si njerime vlera , si njeri te moralshem , si njeri te ditur, si mike apo mik te mire, nuk mund ta quaj edhe artist vetem pse ka keto cilesi. Ashtu sic edhe nuk ia mohoj asnjeren prej ketyre cilesive , pse nuk qenka artist.
    (edhe une ngul kembe se "artin e ben arti" njeriu i gjalle ben gjera edhe me te medha , psh mbjell fusha te pafundme me miser, apo bgren pallate te larta deri ne qiell, te paren mund ta ktheje ne hic nje lume qe ia jep truri te ndryshoj vend derdhjen , apo te dyten e shemb nje fluturim i marre avioni qe e drejton nje i krisur -njeri i gjalle. Ndersa arti i reziston te gjithave. Dhe nje art te tille e ben vec arti.
    C'keni si i personalizoni pergjigjet duke Fyer me edukate, me mencuri? Macia ende nuk e ka besuar per vete, le me ta kete shprehur diku , disi, se ajo ben art, ose se ajo ben poezi. Une kete ndoshta nuk kam per ta bere dot kurre. Per ta thene, iu siguroj se nuk ma mban ta llastoj veten me mashtrime , pa cka se shume te bukura e shume deshironjese.
    .......
    Po qe ju kam xhan te gjitheve , dhe sidomos e me shume , kam ato qe me urrejne , ose qe me kane inat, dhe ato qe me pergjigjen duke fyer me fjale te medhenjsh e fjale te medhaja. Fatmiresisht une i kuptoj ato (fjalet e te medhenjeve dhe fjalet e medha , pavarsisht se ende nuk kam mesuar ti pervetesoj e ti perdor, e mbeta duke u pergjigjur shume thjeshtesisht . Thjeshtesisht deri ne banalitet. C'ti besh , nuk pretendoj shume.
    Edhe nje here , kesaj here kam xhan vetem ato qe nuk me durojne dot , ato qe u dukem sic u dukem , dhe ata qe do te donin te mos isha. Hej ndoshta edhe nuk jam , c'keni qe zeheroheni kaq shume.

  6. #156
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mace e keqja tende eshte se i thua gjerat sikur sapo je ngritur nga gjumi dhe nganjehere nuk u jep njerzve kohe, jo vetem te te kuptojne por madje ne nxitim e siper te te keqkuptojne e fillon rremuja pastaj (duke shtuar ketu dhe ate qe jo te gjithe jane ne nje nivel botkuptimi, "gjullurdi"...)

    Ēupkė, je shume kembengulese dhe atehere kur nuk ka perse. Lidhjen ta dhashe meqenese ishte diskutuar nje here si shprehje. Te tjerat shume pa rendesi, se une besoj koken time nq se nuk e vene re.

    Ne lidhje me Diten, ne shume gjera jemi te kunderta dhe do ishte hipokrizi si dhe pa kuptim per mua te jepja nje mendim per shkrimet e saj. Secili adhuron dhe lexon ate qe i pelqen, kam qene dhe jam kundra hierarkive, sidomos ne art ne pergjithesi...

  7. #157
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    eco - eseist i madh, krijues i dobet. nuk ka nevoje te shkruash shtateqind faqe roman, per te dale ne konkluzionin, krijo, krijo, krijo. eco eshte bere cfare ai percmon. menaxher panairesh. eshte kjo, eshte edhe kjo, eshte edhe kjo, eshte edhe kjo, eshte edhe kjo, boll se me rrokanisi koken me gjithe tempulltaret.

    mace - forma me e perkryer e artit eshte arkitektura (ato pallatet qe vajti iu ra binladeni). artin e ben njeriu i gjalle, thjesht per te qene ne par me krijuesin, duke harruar qe edhe krijuesin e krijoi vete, duke i vene emra te tjere krijimit, e duke mos e quajtur art.

    dita - mbase jo cdo eksperiment perfundon me rezultatet qe prisje. nese doni te gjeni figura te dites, lexoni ate temen tjeter, qe dita e ka quajtur te perfunduar. nuk me kujtohet titulli i temes, por mbaj mend qe kam dale qe andej i lyer bojra bojra prej penelit te dites. ajo teme me pelqen me shume. me sa duket dita vazhdon te jete duke kerkuar rezultatet e pritura nga eksperimentet me heshtjen, e mua me vjen inat pse s'pikturon. poezia eshte edhe imazh, edhe ze. dita krijon imazhe te embla. e bukura e heshtjes eshte se eshte e perjetshme dhe e atille qe na shtyn t'a mposhtim deri ne perjetesi. mirepo kjo eshte edhe gracke; heshtja eshte hyjnore, zeri qe e mposht duhet te jete i te njejtit nivel. nuk mjafton nje zhurme e leshuar nga nje gurmaz i thare dhe as fjalet e adhurimit qe mund te ngrejme paralelisht me zerin, per zerin. se pastaj, thote macja, vjen binladeni.

    cupka - edhe une isha ne nje mendje me deep. ata qe duan te hahen me heshtjen nuk kane nevoje per avokate.

    une - kur te kem lindur pas kesaj jete, rreth vitit 2072, do pretendoj se ne jeten e meparshme kam qene edhe eco, edhe binladen.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #158
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ajo qe kam vene re, dhe qe me vjen shume keq eshte se ne FSH, letersia eshte ndare si me kampe: "ky me pelqen, ndersa ky tjetri eshte ****!" Me vjen tmerresisht keq qe, ate pak talent sa kane, ja u mbyt egocentrizmi. Per mendimin tim, ai njeri qe e ka egon me te madhe se veten, shume shume me te madhe, nuk i ngjan vec nje femije qe qurravitet kur e ema i thote se nuk ka akullore. Une nuk e kuptoj qysh mund te rrash gjoksin per nje gje te tille. Ne jemi njerez me ndjenja, dhe te gjitheve na nxehet gjaku ndonjehere, por nese nje gje e tille eshte bere zakon, kjo do te thote qe njeriu akoma nuk ka dale nga vetja, nga egoja e tij, dmth nuk eshte rritur ende.

    Fior' - shprehjen e dija fare mire kujt i perkiste; nuk e permenda emrin se isha e sigurt qe Dita e dinte. Thjesht, s'me kishe marre vesh, por nuk ka gje

    Kulle - eshte e vertete ajo qe thua! shume e vertete, por njerzit akoma nuk kane mesuar te heshtin. Arti i vertete nuk do avokat; ai eshte ne gjendje te qendroje vete. Psh, ti shkruan bukur dhe une te lexoj shpesh, edhe pse asnjehere nuk te kam thene qe me pelqen. Gjithashtu, ne FSH ka "krijues" fare bajate, qe une perseri nuk u kam thene gjysme llafi. Me nje fjale, arti eshte dicka qe duket, vetem ne mos pac sy...plus qe ne art gjerat nuk jane te prera me thike (ketu nuk pretendoj ta quaj veten eksperte!)

    E pra, jam kunder komenteve tendencioze dhe jo kunder kritikes. Kur thoni qe artin e ben njeriu i gjalle, uroj ta dini qe njeriu i gjalle ka ndjenja, dhe te shkelesh mbi keto, me teper se mediokritet eshte shpirtligesi, dhe per kete te fundit nuk kam piken e respektit!

    Tani po hesht se u lodha. I kerkoj ndjese Dites qe e zgjata kaq shume!
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #159
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Dita, me kujtohet qe ne lidhje me kritiken letrare, nje njeri i madh ka thene: "pas mbarimit te nje vepre, autori duhet te vdese!" Te vdese ne kuptimin qe ai nuk duhet te marre pjese ne interpretimin/kritiken e vepres se vet; se e kane kuptuar drejt apo jo; sa u ka pelqyer, sa s'u ka pelqyer ajo c'ka ai ka shkruar
    Sa per t'ia kthyer kujtesen Cupk-es!
    Kete nuk e ka thene asnje njeri i madh, asnje krikit i madh
    " Pas mbarimit te nje vepre , mbylle, veje ne sirtar. Ate mund ta hapesh pas nente ose dhjete vjeteve..."

    Dita, me ty jam fare ne rregull

    Parapelqej poezine e bukur, poezia e bukur eshte e bukur per te gjithe, por vetem poezia e bukur.
    Edhe ne forum ka poezi te bukura. Ato i lexoj dhe kenaqem. Kenaqem edhe me forumin. S'do kish kuptim Forumi pa forumiste.
    O burrani! Griseni heshtjen, po jo dhe maskat!

    E ku shkruhen ne website fjalet e shqipes se zjarrte !

    Eco me duket se eshte prozator.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deep_blue : 02-07-2004 mė 10:30
    Te gjitha jane thene

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Nėse frikė...


    Njė qetėsim do ta kisha pėr atė
    qė ka vendosur tė mos heshtė.

    Me njė plumb nga ata qorrėt,
    jetės fundi lehtė i vjen.
    Ndaj nėse frikė atėherė nga heshtja,
    Se plumbi njėherė do tė vijė,
    qoftė prej njė arme, a prej njė zemre,
    a njė mallkimi qė si sėmundje tė pėrfshin.
    Nėse i vendosur nė sy ta shohėsh tė vėrtetėn,
    Tė pėrpiqesh nė vend ta ēosh drejtėsinė,
    si njė tė mirė pėr vete e pėr tė tjerė,
    Njė plumb qorr mėso ta quash vdekjen,
    Qė ti e di se herėt a vonė do tė vijė.
    Po kjo vlen vetėm pėr sojin e luftėtarėve,
    Se edhe me gjak mbuluar,
    Me vdekjen e vėrtetė para syve nuk tuten ata.
    Bosh mbetem para tė tjerėve
    Qė prej gjakut frigohen.....mbetem bosh.

    Mes zgjedhjes tė heshtėsh
    a veten ta vrasėsh pa u rritur mirė.
    dua ta gjej veten time ne nje poezi tenden dhe i lexova te gjitha dhe zgjodha kete ketu , na ketu une shoh veten time ne nje bot shpirterore te mbledhur ne pese germa , me pelqen te shkruaj dhe lexoj e rilexoj poezite e mia vec per te pare se kush une jam , kam shkruar me shume per dashurine dhe faljen , nuk e di po mu me pelqen shume te lexoj veten ne poezi dhe nga kjo me cudit pak po hajde them se mos jam i vetem dhe ndryshoj nga te tjret , TE KOMENTOJ POEZINE TATE ; OK . une nuk dua te hesht edhe sikur kjo do me sakrifikonte te humbisja ne nje bote te pavarur te pangjashme . dhe nuk dua te hesht duke thene ; eh cdo gje e mire dhe e keqe eshte per njeriun dhe duhet ti kaloje ne heshtje pa u ndiere pa shamata ,[ kur thua , se plumbi njehere do vije , qofte prej arme a prej zemre , a nje mallkimi qe si semundje te perfshin , ketu perqendrohem une . une e shikoj me menyren time dhe mbase nuk e kupton asnje por aq me ben , atere a nuk jane plumba qorre gjithe fjalet veprat dhe ndjenjat komunikimi me njerezit perreth ? disa kur vijne nuk kane veti shpuse disa te gervishin disa te ngulen ne mish duke te lene nje shenje te pashmanghme , a duhet te hesht kur plumba qorr vijne drejt meje ? a nuk jemi ne vete qe ia bejme jeten njani tjetrir ma te lehte ose ma te veshtire ? dhe se eshte keshtu duhet te heshtim ? a nuk eshte drejtesi te flasesh veprosh ashtu sic ndihesh ne cdo gje dhe per cdo gje ?pse te heshtesh /?pse te falesh ?po prape sepse nuk ka asnje fryt qofte heshtja qofte drejtesia ne te vertete te shpalosur duke jetuar kete jete te mohuar ne zgjedhje do zgjedh ate qe me lejohet te zgjedh . nje plumb qorr si nje mallkim prej nje zemre njeriu duke kerkuar te mos ritesh kurre ne nje burreri shpirterore por te ngelesh femije ne shpirt . cdo kush do mund te thoje ; hej po cka ka thane zotria juj ketu mo jahu ? eh mua aq me ben thashe , kshu du une te shoh veten time ne poezi akoma edhe nese ju skuptoni gje ne kete monolog pa baza dhe qellim te nje arsye . por ka nje arsye dhe kjo asht vec per mua , njatjeta

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •