Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 163
  1. #141
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Cupka,

    vargjet qe i ke tek "Kryqezimi" jane:

    "Se Zoti vete e tha me goje,
    se kombet shuhen permbi dhe"


    dhe

    "Perendim i vagelluar mbi liqenin pa kufi"



    ....


    Lidhur me ate qe ka shkruar Deep, mund te them, se s'mund te them asgje. Deep, ka nevoje per hapje c'ka ke thene, nje marredhenie dashuri-urrejtje me poezine qe nuk merret vesh se ku e nxjerr koken, ne dashuri apo ne urrejtje.


    ....

    Lidhur me ate qe ka shkruar macja blu....Macja blu, prej kohesh e ke shprehur haptaz antipatine per personin tim (mjafton te hapesh faqet e para te kesaj teme dhe te rikujtosh c'ke shkruar ti, c'ka shkruar Lum Lumi e per ata qe kane lexuar dhe vjet ne forum te kujtohen per dy tema te tuat qe sulmonin dy anetare te ketij forumi), keshtu qe c'ka shkruan ti, eshte vec nje zbulim me teper i urrejtjes dhe i qenies tende. Mua as me ben te qaj, as te qesh. Po besoj se te tjereve qe lexojne ketu, i le te kuptojne shume. Dhe besoj se ka ndermjet tyre qe jane bere viktime e sulmeve te tua.


    ....

    Poezia "Kryqezimi" lindi si pasoje e nje teme te hapur ne forumin e shkences mbi Steganografine, artin e te fshehurit e mesazheve ne brendine e trupave qe mund te shfaqin forma arti, ose jo arti. Dy poete perfshiva brenda saj, Asdrenin, si krijues i tekstit te himnit shqiptar dhe Lasgushin, si poetin me te dashur per mua nder poetet shqiptare. Nje mesazh i trete ka te beje me historine e familjes se Dites, keshtu qe ai s'ka pse te behet i ditur, qendron aty vetem per mua. Kaq per "Kryqezimi", qe ishte nje perpjekje per te realizuar fshehjen e suksesshme te mesazheve brenda poezise. Mesa munda te shoh, asnjeri nuk i gjeti, u luajt te gjendej dicka ne terrenin e hermetikeve, nderkohe qe sic mund ta shihni, perzgjedhja i perkon nder me te hapurve te poezise shqipe.


    ....

    Falemnderit per nderhyrjet. Me kunja apo pa kunja ato te bejne te mesosh shume, sidomos per perballjen me ata(o) qe te urrejne dhe kane tendencen (e pashmangshme, se ju eshte bere si semundje) te te shkelin me kembe e te te mbulojne me balte. Balta ka aftesine te jete e perpunueshme ne forma te ndryshme...eksperienca ime ne forumin shqiptar mund te mbaje fare mire dhe titullin: Ekperimente(im) me balten.

    Paci dashuri ne shpirt!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 01-07-2004 mė 06:47

  2. #142

    Pershendetje dhe uime per poezit e tua dhe nje here Dita !

    Nje here e nje kohe ....Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
    - I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.

    Keshtu une mendoj per poezit qe ka shkruar Dita , ju qe e mbani pak veten per shkrimtare apo profesore letersie , fusni pak inteligjencen dhe zgjuarsin tuaj ne perdorim , qe te dilni ne permbajtjen e poezise , ndryshe nga kritikat qe keni bere nuk me duken fare me vend e sidomos ne kete teme .

    Deep ! Ajo antiteza jote e fundit panvarsisht se e ka shkruar Lasgush Poradeci

    mendoj se si takon kesaj teme .

    Shkrimet e tua nuk mund ti kuptoj nese jane pozitive apo negative per kete teme , sepse c'fare thua ne nje post nuk thua ne nje tjeter . Mos e bastardhisni kete teme per ceshtje inati , sepse nuk jeni adolishente .

    Mace me vjen keq per ty se te kam lexuar dhe kam shume simpati per shkrimet e tua , por ketu me kete kritike nuk me ke pelqyer fare , sepse nuk je munduar hic ti lexosh poezit e Dites dhe ti zberthesh si nje vajz e zgjuar qe je , por je nxituar si gjithmon .
    Ta them kete gjithmon , sepse te kam vene re qe nxitohesh ne kritika , ose nuk nxitohesh por ke tipin qe reagon shume shpejt pa llogjikuar . Dhe keto dihen me sot e tre vjet ne kete forum . Nuk ka pse te mbet hatri , sepse ai qe te do te kritikon me te drejte .

    Me te drejte Dita thot se eksperienca e saj ne forumin Shqiptar mund te perfundoje me titullin ....Ekperimente(im) me balten .

    Diten e kam lexuar dhe ne faqe te tjera interneti , dhe eshte nje antare shume e lexuar , nuk e di perse u bene keto kritika ketu pa te drejte .
    Mendoni se u beme gati si nje familje ketu ne forumin Shqiptar . Mos hidhni balt mbi ate qe s'ju takon . Flisni cilter dhe pa kunja .

    Ne qofte se ke kritike thuja tamam qarte , dhe citoja ato reshta ku ti nuk je i (e) kenaqur ose i paqarte me autorin . Keshtu fuksionon dhe me teper toleranca dhe mirkuptimi midis te gjithve .

    Mendoj se nuk me keni keqkuptuar .

    Ju pershendes Lexuesja
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #143
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Citim Postuar mė parė nga Lexusja_1963




    Ne qofte se ke kritike thuja tamam qarte , dhe citoja ato reshta ku ti nuk je i (e) kenaqur ose i paqarte me autorin . Keshtu fuksionon dhe me teper toleranca dhe mirkuptimi midis te gjithve .

    .

    Ju pershendes Lexuesja
    1.Lasgushin e permenden te paret, e rroku lemza dhe per t'ia ndalur lemzen e permenda dhe une, edhe pse kisha mundur t'ia jipja nje gote uje.
    Ato nuk i kishte shkruar Lasgushi, ai ia kishte thene nje mikut te tij dhe pastaja ky miku i tij i kishte shkruar si fjale qe kish thene Lasgushi.

    2. Une kam cituar Diten , i ke me siper vargjet e theksuara me bold, po nuk kam dhene mendim publik, as mire as keq, i vecova si vargje karakteristike.Pse me bene pershtypje)
    Une jam fare ne rregull me Diten!.

    O Dita, kaq para sa paske zene dhe avokate per mbrojtjen e te drejtes se vepres se autorit!?
    Te gjitha jane thene

  4. #144
    Citim Postuar mė parė nga deep_blue
    O Dita, kaq para sa paske zene dhe avokate per mbrojtjen e te drejtes se vepres se autorit!?
    Ah mor Deep , mendova se firmen e paske vetem thjeshtesi , por me sa shoh qenke shume i nderlikuar . Shpresoj qe ata vocrraket qe meson ti mos ti besh kaq te nderlikuar sa je ti , se do kene probleme te krijojne nje Shqiperi etnike sic enderron ti dhe une ......

    Tung deep_blue
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #145
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Citim Postuar mė parė nga Lexusja_1963
    Ah mor Deep , mendova se firmen e paske vetem thjeshtesi , por me sa shoh qenke shume i nderlikuar . Shpresoj qe ata vocrraket qe meson ti mos ti besh kaq te nderlikuar sa je ti , se do kene probleme te krijojne nje Shqiperi etnike sic enderron ti dhe une ......

    Tung deep_blue
    O Lexuesja_1963, kjo pune eshte vertete shume e thjeshte sa qe duket tejet e nderlikuar.
    Per vocarraket mos qaj koken, c'eshte e verteta une kam filluar te mesoj nga ta!!!
    Nuk jane te keqinj si disa ketu ne forum
    Te gjitha jane thene

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    DITA urimet ma te mira per shkrimet e tua , duke lexuar poezi te tilla une ndjehem i qete i haruar i lire dhe mjaft i pavarur , jane poezi te bukura me te vertet , do doja dhe une te shkruja ca poezi te miat por tash nuk kam kohe , ndoshta ma vone , tani me mjaftojne te lexoj te tuat , te jesh mire pra ,

  7. #147
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    -Vjeneze-

    Thėrrime buke...



    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales hijerėndė,
    ku kambanat kėndojnė kėngėn e mėngjesit
    e njerėzit me ngjyrat e botės ndezin qirinj
    nėn kryet e sė shenjtės Nėnė Terezė,
    nėnėmadhes sė zogjve tė plagosur
    me dashurinė qė ua fali si melhem.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e rrahur nga thėllimi vjenez
    qė nuk dihet nė cilin vit tė lashtėsisė
    e nisi valsin pėr ta vazhduar nė pambarim,
    nė stinė gjethesh tė thara a tė njomura me vesė.
    Me manushaqen e butė nė gushė
    nuk i trembet thirrjeve pėr koncertin e radhės,
    por vazhdon tė ēapitet ngadalė
    e me sytė e qetė tė shquajė grimcat
    e dhembshurisė njerėzore tė lėshuara pėrdhe.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales Shėn Stefan,
    ndaj dhe ndoshta nuk e ndjen rrėfimin,
    se aty pranė qėndron Motra Shqiptare
    t’u falė shpirtėrave tė humbur nė heshtje
    mirėsinė pėrtej rrudhave nė buzėqeshjen
    mbetur viteve nė kujtesėn e njerėzve.




    Dita !

    Urime per krimtarine tende . Te gjitha poezit ishin te bukura dhe nuk dija ke te citoja , por si perfundim zgjodha te bukuren nder te bukura .

  8. #148
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Po Dita c'ka qe trembet kaq thelesisht. Nje rrjesht ne temen e saj e emrton Urrejtje. Une e di dhe e kuptoj se poetet me permasa "mbibaltore " si dita , jane po kaq te mbindjeshem. Por meqe dita e paska mesuar prej kohesh (sipas asaj qe pohoji me lart ) se ketu ne kete forum ajo paska patur nje "eksperiment me balten" cfrae emri ti ve ? Si ta kuptoj? Duke i bere balte te tjeret nuk mund te besohet se ti qenke shkemb apo gjithecfare tjeter. Meqe ekperimenti i saj e paska nxjerre ne drite titullin per forumin"Balta" pse vjen akoma ketu?
    Ti Dita duket se ia ke fut komplet kot, sepse e para e punes ti dhe kushdo me njeh mua ne forum , e di shume mire se macia nuk mund te urrej per nje kohe kaq te gjate, madje as nuk mund te mbaj mend emra , njerez , apo personazhe (forumesh) per kaq gjate.
    Nese urrej , (kjoaspak e veretet...une grindem , jam e sinqerte deri ne rrote, etj etj mangesi qe mund te kem ) e ke pyetur veten ti , pse me urren macia , apo a me ka urryer ndonjehere mua ajo? Kurre nuk te kam urryer, vecse ndonjehere (e perseris ndonjehere) kam nje antipati te tmerrshme , per delirantet, mediokrit
    Ti pse e vendoskeke veten ne treshen qe kam une antipati. Une i kam lexuar krijimet e tua, dhe ja ku po ta them tull , mbi 70% e tyre nuk me duken origjinale, kane shume moral e edukate. Qellimet per te bere edukaten morale , nuk i permbush kurre poezia, dhe e di pse? Pikerisht se eshte mbi te gjitha edukatat, mbi te gjitha moralet , e mbi te gjitha DITE NETET. ...
    Paskem une verejtje per poezine e dites, dhe duhet ti nderroni emrin verejtjes nga verejtje , ne urrejtje. (keto nderrim vendesh nuk i bejne poetet e medhenj si ju-Kujdes)!
    Une kam opinjonet e mija (negative edhe per ndonje nobelist , ta zeme. Cfare do te besh ti Dita? Do me vesh gjithe mediat e letersise ne kurriz? Po ku pjerdh une as per nmediat?!!! Une i them gjerat sic i gjykoj, sic i dyshoj dhe si i dua une.
    Ju klasiket dhe gjiganetet e forumit-balte qe qenkeni persekutuar nuk e di prej kujt, te jeni anetare ketu, me lejoni t'iu them nje shprehje qe e perdorim ne "ordineret"
    "kush e ka mizen nen kesule, i djeg" E po le ti djege!

    .... Dhe si perfundim , Dita ty nuk te ben mire dashuria ime , ti do lavderimin tim. Por megjitheate kesaj here , kam ate te paren per te te dhene, dhe beso me shumice. (dashurine) Lavderimet nje here tjeter, po qe se do te me vij ndonje fare soj bindjeje te ti jap.
    (...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 01-07-2004 mė 20:33

  9. #149
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Eksperimente me heshtjen


    Mundėsisht dhe sytė t’i mbyllin, veshėt po se po,
    Ca tinguj muzikorė nė buzė e ku ka mė mirė.
    Veē miq nė ēdo anė qė punė tė mbarojnė.
    Do tė gjendet njė tjetėr njeri,
    Tė nisė tė flasė e tė bėrtasė, sa bota kokėn tė kthejė.
    “I shkreti njeri, ē’kėrkon tė thotė? Pa ta dėgjojmė.”
    Ai nis tė flasė, dikush nga dėgjuesit tė duartrokasė,
    Njė tjetėr tė bėrtasė, dikush nga marazi tė pėlcasė.
    Njė receptor i ngritur nė njė anė,
    Nė anėn tjetėr dikush njė kėrcėnim tė pėllasė:
    “Hesht mor ti plesht, tė shtypim e ti s’e merr vesh,
    se fundi tė erdh me gjithė katandi.”
    I shkreti njeri,
    Po ndoshta prej fillimit s’e di, se ē’po e pret,
    Ndaj dhe ngulmon, ta bėjė tė drejtėn tė fitojė.
    ....
    Dita per te bere te besueshme dy gjera (mosurrjetjen time ndaj teje, dhe mungesen e talentit tend, do te marr ne analize gjtihe temen tende, nga ana artistike dhe letrare bashke me origjinalitetin. Sot nuk jam shume e disponueshme, por gjithesesi , po filloj per poezine e pare te ciklit tend.

    Kjo poezi , nuk ka ku te shkoji me prozaike. Me poezi e rendomte , qe perciell nje mesazh krejt te sterperseritur, nje mesazh krejt te sterthene edhe me vargje shume shumeme bukur. Ajo qe thote kjo poezi prozaike, nuk sjell asgje te re, as ne stil , as ne rime, as ne mesazh , as ne renditje.

    “I shkreti njeri, ē’kėrkon tė thotė? Pa ta dėgjojmė.”
    Ku ka ne bote me varg-zhgarravine se ky vargu ketu?????

    Ai nis tė flasė, dikush nga dėgjuesit tė duartrokasė,
    Njė tjetėr tė bėrtasė, dikush nga marazi tė pėlcasė.
    Njė receptor i ngritur nė njė anė,
    Nė anėn tjetėr dikush njė kėrcėnim tė pėllasė:
    “Hesht mor ti plesht, tė shtypim e ti s’e merr vesh,
    se fundi tė erdh me gjithė katandi.”
    I shkreti njeri,
    Po ndoshta prej fillimit s’e di, se ē’po e pret,
    Ndaj dhe ngulmon, ta bėjė tė drejtėn tė fitojė.
    ....
    Ndersa ky pasazhi ketu , jo vetem qe nuk eshte poezi, jo vetem qe nuk ka art, por dreqi ta haje as ne gjinine e tregimit nuk hyn. Edhe tregim te ish kjo qe ke thene ne kete poezi, nuk ka si tregohet me varfer.

    (kush me thote , per cfare eshte pelqyer kjo poezia? Kush me thote ku eshte poezi kjo poezia? Kush me thote ku jane gjetjet, metaforat , e papritura , e reja , e krijuara , dhe gjetja ne kete poezi????????????????????????????)
    ... Apo te gjithe po behemi zanatli te mbaruar ne hipokrii. Pyetjet i shtroj per Diten, dhe per ato qe vertete e dijne se cdo me thene nje krijim poetik. !!!!!!!!!!!!!!!!
    ....Fjalia "eksperimente me heshtjen " me duket tmerrsisht e degjuar, dhe shume gjera te tjera ne temen e dites, po kush ka nerva e durim e nge, dhe a ia vlen qe te kthehem atje ku kam lexuar ato qe kane shkruar (atehere me qiri) te gjej autoret.
    fjalia ne kllapa ka nje kuptim sigurisht ->atehere me qiri.


    Kush me gjen ne poezine qe kam selektuar "eksperimente me heshtjen " nje mjet letrar, nje mjet artistik, " ?????????????????????????????????????????????????? ?????????????????????????????????????????????????? ?????????????????????????????????????????????????? ?????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 01-07-2004 mė 20:29

  10. #150
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Nuk mendoj se kjo teme ka merite per kritikat e tua Mace . E vetmja ti je qe ke kritikuar ne kete teme . A thua vetem ti e njeh poezin ne te gjithe forumin . Te gjithe qe kan lavderuar ketu ne kete teme simbas teje qenkan hipokrite ?

    Nuk ma shkon mendja se ketu pash shume poet te cilet njihen ne forum qe e njohin letersin . Pastaj te gjithe poetet kan stile te ndryshme . Ashtu sikur Noli apo Fishta te cilet kan pasur komplet stile te ndryshme .

    Pastaj ajo nuk te ka kerkuar ty ndihme qe ti ti vleresosh ti poezit , po nuk te pelqejn mos i lexo , dhe kaq . Lexuesi zgjedh vete autorin se ke do te lexoj . Dhe me sa pashe ne kete forum letersie kjo teme , eshte tema me e lexuar nga lexuesit , po te ishte ashtu si thua ti nuk do kishte lexues . Apo te gjithe qe kan lexuar temen qenkan simbas teje hipokrite ....

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •