Cupka,
vargjet qe i ke tek "Kryqezimi" jane:
"Se Zoti vete e tha me goje,
se kombet shuhen permbi dhe"
dhe
"Perendim i vagelluar mbi liqenin pa kufi"
....
Lidhur me ate qe ka shkruar Deep, mund te them, se s'mund te them asgje. Deep, ka nevoje per hapje c'ka ke thene, nje marredhenie dashuri-urrejtje me poezine qe nuk merret vesh se ku e nxjerr koken, ne dashuri apo ne urrejtje.
....
Lidhur me ate qe ka shkruar macja blu....Macja blu, prej kohesh e ke shprehur haptaz antipatine per personin tim (mjafton te hapesh faqet e para te kesaj teme dhe te rikujtosh c'ke shkruar ti, c'ka shkruar Lum Lumi e per ata qe kane lexuar dhe vjet ne forum te kujtohen per dy tema te tuat qe sulmonin dy anetare te ketij forumi), keshtu qe c'ka shkruan ti, eshte vec nje zbulim me teper i urrejtjes dhe i qenies tende. Mua as me ben te qaj, as te qesh. Po besoj se te tjereve qe lexojne ketu, i le te kuptojne shume. Dhe besoj se ka ndermjet tyre qe jane bere viktime e sulmeve te tua.
....
Poezia "Kryqezimi" lindi si pasoje e nje teme te hapur ne forumin e shkences mbi Steganografine, artin e te fshehurit e mesazheve ne brendine e trupave qe mund te shfaqin forma arti, ose jo arti. Dy poete perfshiva brenda saj, Asdrenin, si krijues i tekstit te himnit shqiptar dhe Lasgushin, si poetin me te dashur per mua nder poetet shqiptare. Nje mesazh i trete ka te beje me historine e familjes se Dites, keshtu qe ai s'ka pse te behet i ditur, qendron aty vetem per mua. Kaq per "Kryqezimi", qe ishte nje perpjekje per te realizuar fshehjen e suksesshme te mesazheve brenda poezise. Mesa munda te shoh, asnjeri nuk i gjeti, u luajt te gjendej dicka ne terrenin e hermetikeve, nderkohe qe sic mund ta shihni, perzgjedhja i perkon nder me te hapurve te poezise shqipe.
....
Falemnderit per nderhyrjet. Me kunja apo pa kunja ato te bejne te mesosh shume, sidomos per perballjen me ata(o) qe te urrejne dhe kane tendencen (e pashmangshme, se ju eshte bere si semundje) te te shkelin me kembe e te te mbulojne me balte. Balta ka aftesine te jete e perpunueshme ne forma te ndryshme...eksperienca ime ne forumin shqiptar mund te mbaje fare mire dhe titullin: Ekperimente(im) me balten.
Paci dashuri ne shpirt!
Krijoni Kontakt