Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 163
  1. #111
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Afresket


    -I Miri-

    Orė tė numėruara brenda lakut tė qiellit.
    Nėntoka e magjive zgjat kthetrat drejt trupit,
    tė mallkuarit tė heshtjes sė syve tė farkėtuar
    nė kallėpė kamash tė luginave tė smirės.
    Brenda lakut tė qiellit do ndalė frymėn I Miri.

    Vrasėsit mjelin lotėt pėr pastrimin e shpirtit.


    -I Keqi-

    Nė ngėrdheshje i shkėlqejnė rruazat.
    Kokėrdhokėt i lundrojnė pa direkė
    nė gurrėn e ujit tė mashtrimeve.
    Nga froni bymehet mbi sovranin:
    “Vdiq idhulli i pagėzuar si i Miri.
    Do tė ndrij mbi ju sa jetė tė keni.”
    Nė ngėrdheshje i shkėlqejnė rruazat.


    -Zėri-

    Shpatullė e muratorit tė jetės!

    Gjakosi trajtat e kohės
    e ngjizi nė afreske luftėrash!
    Nė kupolėn e botės sė djegur
    pėrtej ėndrrės tė fitojė i Miri.

  2. #112
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    MORTI I JANARIT


    (Djerron toka shqiptare.
    Thundrat vdesin fatin e jetės.)


    Rėnkon terri.
    Trupat ngrijnė nė morgun e detit.

    Vdes anija.
    Lotėt rėndojnė mbi kryet e varrezės.

    Rrėnqethen frymėt.
    Qirinjtė shkrijnė nė dhimbjen e zemrės.

    Flakėron njerėzia.
    Piskama kallet nga tragjedia.

    Thyhen dhėmbėt.
    Kanceri pushton lukuninė e llahtarit.

    Nxin dielli.
    Vaji pafund pėrcjell Mortin e Janarit.


    (Djerron toka shqiptare.
    Thundrat vdesin fatin e jetės.)



    12 janar 2004

  3. #113
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Paralel i shpresės

    U linda nė erėn e maēokėve tė territ.
    Varra mė ndezin me gėrvishtjet.
    Bluajnė qeshje nėn mustaqet e plakura
    e vidhen nė drejtim tė varrave tė reja.
    Thonė se gjėmimi i frymės sė tyre,
    ndrydhja nė torbėn e erės sė trembėdhjetė
    (qė nė kohė lufte shtegton e vdes
    nė oqeanin paqėsor),
    ēliron ditėn nga prapaqielli.
    (E unė dua ta ēliroj ditėn time.)

    Thonė se era e trembėdhjetė
    po rritet nė njė qoshe qielli.

    E enda torbėn me gėzim,
    i ndoqa gjurmėt me besim,
    po frymėt nuk i zura dot;
    pluskojnė nė shpirtėra njerėzish
    (e pėr shpirtėrat mė mėsuan,
    se tė mirė a tė ligė qofshin,
    ėshtė fryma e shenjtė qė i mbron.
    Me frymėn qė pėrkund gjethet
    nė pemėn e jetės nuk mė bėhet tė luftoj.
    Ajo mė ngjit nė paralelen e shpresės,
    prej nga trishtueshėm vėshtroj,
    si fytyra e kohės sime qeshet pėrzishėm.)

    U linda nė erėn e maēokėve tė territ.
    Dita mbetet lidhur nė prapaqiellin.

  4. #114
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Thonė se era e trembėdhjetė
    po rritet nė njė qoshe qielli.
    Era e trembėdhjetė nuk ekziston, por SHPIKET. Gjeri sa ta thėrrasėsh do tė tė afrohet, por kur e kupton se ėshtė vetėm shpikje, ajo shuhet si retė kur i pėrhap dielli qė shtyn erėn nėpėr qiej.
    Me frymėn qė pėrkund gjethet
    nė pemėn e jetės nuk mė bėhet tė luftoj
    Arma mė e fortė ėshtė tė JESH kush JE.
    Prandaj edhe nėse s'tė bėhet tė luftosh, nuk ka gjė. Je gjithēka qė tė bėn triumfuse vetem TI si QENIE nė vetvete.
    U linda nė erėn e maēokėve tė territ.
    Dita mbetet lidhur nė prapaqiellin.
    Jemi me fat qė kemi prapaqiell, sepse pa dhimbje, nuk do tė dinim se ēfarė ndjesie ka kėnaqėsia (Dashuri-Vėrtetėsi-Gėzim)

    Koment, apo pėrgjigjie?
    Poezia jote ėshtė shumė e bukur,
    por unė zakonisht lexoj esencėn e fjalėve

    Pėr TY
    pėrzemėrsisht,
    Drini.

  5. #115
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me e gjere Drini, shume me e gjere.

    Perzemersisht,
    Dita

  6. #116
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I treturi (IV)

    Nė mollėzat e viteve qeshin rrezet e zemrės.
    I treturi nė Ditėn e mbarsur nė dashuri
    pėrkund djepin e “Ushtarit tė fatit“,
    tė lindurit nė barkun e njė lufte,
    tė rriturit nė zinė e mortit gurėzues
    nga duart e arta tė nėnės sė mjerė,
    tė ndeshurit me vdekjet nė varganin e bishave :
    “Edhe njė mė pak nė na ime, edhe njė mė pak
    zemėr e lėnduar pėr tė ndriēuar pėrjetė.”

    (Thonė se heronjtė i lindin vuajtjet
    pėr t’i madhėshtuar shkretėtira e luftės.)

    Nė mollėzat e viteve i treturi pėrkund djepin nė jetė,
    tek “Ushtari i fatit” puth sytė e familjes sė shtrenjtė.

  7. #117
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Jehonat

    I

    Deri nė prag tė njė fundlufte,
    kur vdekja hermafrodite i kalli nė pabesi,
    jehonat kalėronin mes maleve
    tė shpėrthyer prej truallit nė buzė thellėsish,
    tė hapura nga topuzėt e bajlozėve
    nė pafundėsinė e etheve pėr gjakosjen e zemrės.
    Shpirtėrat atėbotė e mbrujtėn hirin nė qėndismėn e gjuhės,
    tė gdhirės nė agimin e lashtėsisė,
    pėr t’u ngjitur nė qiellin jetėplot me avullimin e ujit,
    burimit tė shpresės, qė i shkon truallit pėrmes,
    ku trashėgimtarėt njomen me dashurinė e dheut at e mėmė.

    II

    Deri nė prag tė njė mijėvjeēari tė ri,
    kur besimtarėt e fundbotės ngjetheshin prej orėve nė zbritje,
    errėsira pėrdhoste dashurinė vėllazėrore.
    Por me ashtin dėrrmuar nga topuzi i bajlozit mė tė fundit,
    mbi jug-veriun e rrjedhshėm tė mėkuar me shenjtėri,
    malet nė tė djathtė atėbotė gjėmuan: „Vėllezėr, ndihmė!“
    e malet nė tė majtė iu bėnė vend nė gjegjen e madhe:
    „Vėllezėr tė shtrenjtė, ėshtė dhe i juaji dheu ynė.“
    Lotė tragjikė shkitėn e mbushėn shtretėr lumenjsh foshnjorė,
    ku mėma dhe ati i tokės mbarsėn tė ardhmen,
    duke rilinduar jehonat nė lule mbarėshqiptare.

    III

    Era e re mbart polenin ndėr brezat e zemrės.

  8. #118
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Prushi

    Lirika e pėrhime luan gishtat e mashės
    nė prushin mes valėve tė zjarrit ku shkrihet
    fryma e pranverės qiellēelur, verės shtatzėnė,
    vjeshtės nėn kėrcėllitjen e kuqerremtė tė rėnies.
    Me jetėn bubulake ngrohet shpirti
    qė mardhet nėn borėrimin e dimrit.
    Lirika e pėrskuqur ēel buzėt nė sythe stinėsh.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita..

    Bukur po i ben kto poezi por..


    provo dhe stil tjeter..

    Me vargje si ky psh..

    "vjeshtės nėn kėrcėllitjen e kuqerremtė tė rėnies..."

    behet poezia e veshtire.. aq e veshtire sa per ti shkuar ne fund duhet nje Marins amerikan me te mbajt me zor me kallash te koka me i mbajt .. syte ne kompjuter..

    Je ti pa te bej vrejtje.. se te ish tjeter kush i kisha lene pa shkruar kto fjale..

    Meri vrejtjet si Akullore ..lol.


    Po bej nje Poezi te vogel.. per mikeshat e mija.. ashtu..tak fak si i bej une..



    Po vjen pranvera..
    Po e thone zogjte..
    Po e thote ajri..
    Sythet neper degza
    Po e thone burimet e malit..
    Po e tregon dhe Dielli
    Qe me lart i ngjitet Qiellit
    Po Zemrat tona cfar po thone...




    ....

  10. #120
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari - Akullore e quaj nderhyrjen tende me kete verejtje.


    "vjeshtės nėn kėrcėllitjen e kuqerremtė tė rėnies" - vjeshta me shenje dalluese renien e gjetheve qe kane marre ngjyre te kuqerremte dhe qe bejne krrap-krrap, tek i shkel permbi.
    Ka stil te lehte dhe jo aq te lehte te shkruari Brar.


    P.S. Lexo PATJETER artikullin e Wall Street Journal qe e perkteva per ta sjelle tek tema e Kosoves tek shtypi i dites (po keshtu dhe tek ceshtja kombetare)

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •