Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 163
  1. #91

    Lightbulb Te lumte!

    E dashur Dita !Albumi i poezive tua eshte nje nder albumet qe me kan pelqyer me shume , ne kete forum dhe i lexoj me shume kenaqesi. Nuk di cfare te them ,por jane me te vertet nje art i vecante modern, me nje fantazi qe une nuk gjej fjale per ta pershkruar .Bravo! Je vajza qe me ke pelqyer me shume ne kete forum, si nga kultura, edukata, inteligjenca etj.Te uroj shume suksese ne jete qe te arrish qellimit tend.Jam nje lexuese e regullt e shkrimeve te tua si politike dhe ato kulturore e letrare.

    Pershendetje nga Lexuesja

  2. #92
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ju jam mirenjohese Zonje!

    Dita

  3. #93
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    FLAMURI

    Deti mbin shkumė mbi pėrgjumjen e ilirėve.
    Shekujt arbėrorė zhveshėn robėrinė prej supeve.
    Rapsodėt rrėnqethėn lahutat me “liridona”.
    Plisi i Kosovės ngrihet mbi kryet e statujės,
    jeleku prehet mbi rrjedhėn e lashtė tė gjakut,
    qėndisma e flaktė lidh nė jetė cungimin e trupit.
    Troku i shekullit ngrin hapat me Isa Boletinin
    Nė njomjen e buzėve me lotėt e flamurit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 27-11-2003 mė 09:42

  4. #94
    Vertet ke qendisur flamurin shqiptar me keto vargje....
    Te lumte dora, Dita!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #95

    Dita

    Ata gishta i ke flori moj xhan

    Te pershndes
    Mjellma

  6. #96
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit Shigjeta dhe Mjellma. Uroj qe ta keni festuar gezueshem 28 Nentorin.

    Pershendetje,
    Dita

  7. #97
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Procesi


    Mbarset dhuntia e hyjnisė,
    ujitet durimi i urtisė,
    korret gjeniu i vetmisė,
    mbillen farat e mrekullisė.

  8. #98
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bozaxhiu prizrenas


    I

    Qepallėrėnduar nga lodhja e ditės
    nuk iu zbraz kurrizi nga rėndesa,
    fresku ėshtė kthyer nė qytetin e lashtė,
    boza mbeti pa u derdhur nė grykėt e etura,
    etja iku me erėn e parė tė vjeshtės.

    II

    Fytyrėmbuluar kalojnė vashat e reja,
    me sytė e bukur, fytyrėn qumėshtore;
    nuk vuri gjumė nė sy djaloshi, tė dashurėn
    do e marrė i premtuari i djepit tė gdhendur,
    eh i varfri djalė qė ia piu sytė e kulluar.

    III

    Kėpucėplakur ndalet nė stolin e drunjtė,
    nė poret e lėkurės i rrjedh njomėshtia e lumit,
    nginjen veshėt me dallgėzimet vogėloshe
    tė ujit tė rėnė mes gurėve kėrkėllitės
    para stinės sė ngarkimit tė maleve.

    IV

    Fytyrėzbuluar shkel rruginėn njė vajzė
    me hire tė papara e ēudinė mbėrthyer
    nė kėmbėt hollake zbuluar deri mbi gjunjtė,
    trupi i dėfren nėn veshjen e lehtė,
    flokėt i shkrihen mbi supet e bardhė.

    V

    Syzgjuar tronditet djaloshi prizrenas,
    goja nuk i hapet nėn thirrjen e njohur,
    kurrizi ėshtė njė pupėl qė e fryn era,
    trupin ia mbulojnė cohė tė panjohura.
    Nė gjumin e syve fluturuan qindra vitet.

  9. #99
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mballomat

    Vende-vende ėshtė ndryshkur qielli nga vetėtimat.
    Njė saldator fluturon nė kahet pa fund tė kaltėrsisė
    E me mballoma mirėsie tė mbledhura ndėr njerėzit
    Mjekon pikat e rrėgjuara tė viktimės sė ndryshkut.

  10. #100
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tė uriturit

    Nė sytė e perėndimit vdesin damarėt e skuqur
    Gjatė mbartjes sė heshtur tė muzgut nga erėrat.
    Tė uriturit pėr jetė mėrgojnė nė mitrėn e lindjes.

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •