Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 163
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bastuni


    Humbur ngjyra prej ditės kur e verbuan,
    Qė t’ia nxirrnin sytė kur ta gjenin tė pambrojtur.
    Jehona e fjalėve qė vijnė nga larg,
    me rryma ajrore, dallgė oqeanesh, prehur nė brigjet,
    pėrcjellė nė qelizat e trurit, mbetur gjallė
    nga pėrpjekjet pėr shpėlarje.
    Ēfarė shpėtoi, ndjen thellėsinė e dhimbjes sė kohėve;
    Bastuni pėr tė verbuarin.

  2. #42
    Dita, ti shkruan shume bukur. Me pelqejne shume poezite e tua. Uroj qe te vazhdosh keshtu, si nje Dite e bukur me diell e re endacake, me ujevara qe zbresin me vrull nga lartesite e qe anembane sjellin pyje e drite.
    Ndoshta e tejkalova pak. Ama ajo qe dua te them ngelet. Urime dhe te vazhdosh keshtu.

  3. #43
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pelqimin per shkrimet e kemi reciprok PLUHUR

    Me e reja .......Piktori i portreteve....skene makabre....... po si mundet t'i portretosh kokat e keputura nga trupat .....tmerr!


    Te falenderoj per cka ke shkruar!

    Dita

  4. #44
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tė paktėn peshqit tė notojnė nė ujėra



    -Gjendja-

    Dita natės po i merr ende jetė,
    Po fryjnė erėrat, po mblidhen retė,
    I marrosur qielli nga sėmundja
    Me vapė natyrėn po pėlcet.

    S’kanė avulluar krejt lumenjtė,
    Detet akoma mbushin thellėsitė,
    Peshqit notojnė tė lumtur nė ujėra,
    Pa ditur se fundi po i pret.



    -Sqarimi-

    Me gurė goditės mos verbohem?
    Me vrer pa ngjyrė mos helmohem?
    Me kujė nėnash mos mbulohem?
    Thonė e nevojshme e Toka qetėsohet.



    -Fjala-

    Tė nisje tė ndėshkoje mashtruesit,
    Filizat e tu nė mėkate tek i cysin,
    Nė emėr tė tė madhit nė qiell,
    Tė ngrihen njėri-tjetrin tė mbysin.

    Jetė njerėzish tė fundosin nė gjėma,
    Nė librat e shenjtė lutjet t’i ndrydhin,
    Martirė tė shpallen pėr pėrtejjetėn,
    Nga ata qė sytė njerėzve i mbyllin.

    Vepra qė Zoti ua shpalli profetėve?
    Pėrpjekja e njeriut pėr vendin nė jetė?
    Lufta e pėrjetshme pėr pushtet?
    Bekuar prej mashtruesve me mbulim,

    Nė njė kohė kur pėrpjekja vazhdon,
    T’i afrohen tė pashpjeguarės nė kohė,
    A ėshtė vepėr Zoti a evolucioni,
    Ajo ēka shohim sot nė botė.

    U duhet dikush t’u hapė sytė,
    Qė tė kuptojnė marrėzinė.



    -Lutja-

    “Nis derdhjen qiell”, lutet e pėrvėluara,
    “tė paktėn peshqit tė notojnė nė ujėra”.

  5. #45
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    e mrekullueshme, struktura, figuracioni, gjithcka
    urime
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  6. #46
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tė qeshėsh a tė qash


    Vėlla i dashur, kur me fjalė ndodh tė vrasim,
    Kur mėrzisė sė ditėve zemrat i zbrazim,
    Pa kuptuar nė fund, pėrballė njėri-tjetrit presim.

    Tė qeshėsh a tė qash, pėr njėri-tjetrin frymė e gjak.
    I falur je pėr gjithēka sot e nė mote tė vijė,
    Vėlla i dashur, pėr ty do tė flijohesha me shpirt.



    Mbėrthyer tė dy nė njė dhomė ku njė film gėzon,
    Nė ekranin e atij qe njerėzit budallalleps thonė.
    “Dikush qė nga larg po na sheh”, me vjen zėri nė vesh,
    “E vetme s’qenkam me tė tilla mendime”, me zė tė lartė qesh.
    Sa mirė kur nė hapėsirėn miliardėshe aq i vogėl je,
    Sa nė flagrancė private s’kujtohet kush tė tė gozhdojė,
    A veē varfėri prej burracakėsh kjo qė shpirtin ta pushton?
    Ngujuar tė mėdhenjtė nėse kėtė ide fikse e ēojnė nė kokė,
    A ndoshta hiē s’e vrasin mendjen, se ka tė tjerė pafund,
    Qė pėr flagrancat e tyre u duhet tė heqin mund.
    Big Brother*, gjigand i satelitėve qė ndrisin frikėn si kometė,
    Do tė biesh ti, a pa pėrjashtime veten ta ngujojmė pėrjetė?



    Tė qeshėsh a tė qash,
    Tė mbyllėsh gojėn a tė shpėrthesh nė maraz,
    Mė e lehtė sytė drejt ekranit t’i mbash.

    Ēudi, dhe bijė e vetme tė ndodhė tė jesh,
    e sigurtė se me mijėra Big Brothers**,
    i ke pas vetes duke tė ndjekur nė jetė.



    *Big Brother - Vella i Madh
    **Big Brothers - Vellezer te Medhenj

  7. #47
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Filmi me i bukur eshte kur sheh "jeten tende" ne pasqyre... aktore te vertete te ngjarjeve te verteta. Por vecse askush s'e ka telekomanden ne dore per te kthyer filmin mbrapsh... cfare thuhet, behet, jetohet, s'vjen me... hiken andej nga erdhi. Besoj se s'e kishe fjalen per filmin Dita ... per ate ndjenje te pavetdijshme kur je duke ndjekur dicka ne nje cast. Me ndodh edhe mua... eshte e verteta, ndjenja ne vetvete, vetem ajo te thote se kush je, cfare ben, cfare te nevoitet.

    Kaq.
    drini

    p.s. ai do tė tė vij kur s'e pret
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 23-06-2003 mė 16:30

  8. #48
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drin te pershendes!

    Per BIG BROTHER........besoj si term ne perdorim, do te kesh degjuar patjeter per te......vellai i madh i perbere prej mijera, miliona vellezerish te vegjel qe pergjojne jeten e gjithsecilit prej nesh e qe bashkuar japin gjigandin qe i ka ne dore dhe satelitet e qe zbret deri ne jeten tende private e te vezhgon do apo nuk do ti..... Vezhgimi lidhet me ate nese ti je i madh apo i vogel...ne kuptimin cila eshte rendesia jote ne shoqeri. Nese je aq i vogel, sa me ty mos lidhet gje, je i vezhguar ne nje mase te kufizuar. Ndryshe, po te ishe i madh, si "pulle poste" nga mbrapa i ke perhere...... ndaj nese ti per t'iu shmangur nje vezhgimi te tille i uron vetes te jesh i vogel, atehere mos eshte "varferi prej burracakesh"........te medhenjte nga ana tjeter ne shumicen e tyre nuk e vrasin mendjen shume per kete vezhgim te "pislleqeve" te jetes se tyre, se pikerisht se jane te medhenj e te tjere iua kane nevojen, e dine se jane te tjere ata "qe per flagrancat e tyre u duhet te heqin mund"...... mendo pak per zgjidhjen e kesaj ceshtje.

    Edhe nese bije e vetme te ndodhe te jesh (mos te kishe vella ne gjak e ne fryme), prape e vetme s'do te ishe ne bote.....do te kishe plot vellezer qe nga pas do t'i kishe.........a eshte kjo TE QESHESH a TE QASH .......mendoje njehere edhe vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 23-06-2003 mė 17:24

  9. #49
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kėshilla


    Fal por mos harro, kėshilla e Njeriut tė Urtė;
    Fal se jeta e tillė ėshtė, me ulje dhe ngritje,
    me uri dhe etje, me ngrėnie dhe tretje.
    Ndryshe pėrbrenda do tė gėrryheshe e hiēi do tė mbeste,
    gjallesė pa vlerė nė turmėn e tė mjerėve,
    qė shpirtin ia falėn grahmave tė fundit para vdekjes.
    Lartėsuar para shkaktarėve tė dhimbjeve,
    qė pas dhėnies sė mandatave,
    u falin njė buzėqeshje veē tė pėrulurve:
    « Ku jeni ju lypėsit, ne gati pėr t’ju ndihmuar ».

    Fal, por mos harro, kėshilla e Njeriut tė Urtė;
    Sa keq qė mė tė shumtėt mes falėsve harrojnė,
    e shkelin mbi vuajtjen e hequr nė shpirt thellė.

    Me faljen prej gėrryerjes shpėtuan,
    Me harresėn fytyrėn e shndėrruan.
    Njeri i Urtė, shkeljen me kėmbė e merituan?







    (Sa falės njohėn kėto vite tė fundit tė historisė sonė, sa prej tyre u kthyen nė ngrėnės tė vuajtjeve tė veta, sa prej tyre shkelėn mbi emrat e qeshėn paturpshėm nėn thundrat e shkaktarėve tė dhimbjeve, sa rezistuan, sa u dorėzuan, sa luftuan e sot vazhdojnė tė luftojnė, sa mendojnė se jemi pushtuar e sa dėshirojnė ta shohin pėrpjekjen e tyre si njė ēlirim, sa... sa... Njė Njeri i Urtė t'i mblidhte gjithė kėto "sa" e tė ulej tė shkruante historinė tonė, atė tė vėrtetėn, tė vuajtjeve dhjetėra vjeēare qė mbuluar me njė tis modern pėrsėri vazhdojnė)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 28-06-2003 mė 15:10

  10. #50
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brendi


    Nėn fryrjen e buzėve tė zbehta, tė pathėnat me gjuhėn nė kapėrthim.
    Nėn veshėt e rraskapitur, prej mbarsjes me fjalė pafund njė rėnkim.
    Nėn krahėt e kryqėzuar, gjurmė zanore prej shpirtit nė shtrėngim.
    Nėn njollėn e errėt tė natės, njė puthje pa emėr gjen prehje mbi syrin tim.

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •