Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 177
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Centum primus singuli semel

    Jo e dashur! Dhe tė tjerėt ta dinė:
    Unė kurrė nuk e kėrkova lavdinė,
    Dhe fjalėt e tua mbi pavdeksinė
    Mė rėndojnė si ēanta mbi shpinė.

    Gjithēka doja (dhe dua) ishte tė kėndoja
    Pėr ty e shtrenjta ime, pėr dashurinė,
    Nuk shkoj pa ty nė atė tempull tė lartė
    Me tė tjerė tė pavdekshėm gojartė.

    Jo! Unė dua tė tė vdes nė prehėr
    I ledhatuar nga duart e tua si pėrherė,
    Pa ty edhe njė ēast tė vetėm kur rri,
    Jam murg, jam shtatore jam shelg i zi.

    Nga gjiri im e dashur kurrė nuk tė lėshoj,
    Duke nisur qė kėtė ēast do tė hymnizoj,
    Pėr gjithēka tė mirė qė m’u dhurua
    Tė pėrjetėsoj e dashur nė Kėngėt e Tua!
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    II

    Ne jemi si krahėt e njė ure tė heshtur,
    Ndėr kėmbė, nėn vete, njėlloj si ujrat
    Ditėt na kalojnė panumurim
    Kur qielli i mėngjesit puth pulbardhat,
    Kur dielli i mesditės krahėt ju pėrndrit
    Kur puizė e mbrėmjes pėr to klith.

    Unė kėtej e ti pėrtej,
    Dora ime dorėn tėnden nė majė tė gishtave ēik,
    Me njėri tjetrit s’flasim
    Veē pėrmbi re, e matanė tyre
    Shikimi im shikimin tėnd pik.

    Nė atė pasqyrė tė mjegullt
    T’i shoh sytė e kthjellėt,
    Dhe heshtur rri me orė,
    Me orė sa njė jetė,
    Vėshtro, vėshtro, vėshtro,
    Eh ē’shoh nė to,
    Ah, nė to ē’shoh!
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Orkidja e purpurtė

    Njė zonjė nė dritaren e vjetėr,
    (e zhveshur krejt,)
    Ujit lulet me kujdes.
    Gjerbja kafen time atė mėngjes
    Dhe vėshtroja atė gjoks tė kolmė,
    Paksa tė varur,
    Por ēuditėrisht tė njomė,
    Dhe befas m’u fanepsėn kavalierėt,
    Me kortet e tyre nė kohėn e ēajit,
    Dhe lavdet pėr lulet nė mbrėmje dhe mandej,
    “Ah, ē’fikus i shkėlqyer!”
    “Oh ē’kaktus!”
    “Ėėėė, ē’aromė!”
    Dhe sytė e tyre qė vėrtiten e vėrtiten
    Diēka tek kėrkojnė gjithandej.
    Zonjė, zonjė!
    (Pėr orkiden e purpurtė tek dhoma e gjumit
    flasim mė vonė.)
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kalimtare qė fundin ta merr era
    Dhe kofshėn e hajthme shpejt mbulon,
    Mos i gropos lastarėt qė pjek vera,
    Vėshtrimi im si fllad i ledhaton.
    Nga e ēara e fundit shpėrthen jetė
    Me e mbarė se ēdo mendimi i zi,
    Nė e ke zgjedhur atė veshje vetė,
    Se zgjedh dot syrin qė sheh me kėrshėri.
    E panjohur, rrugės ku tė ndesha
    Dhe tė pėrskuqi keqas syri im,
    Unė vetėm kaq tė tė thoja desha,
    Ti ule kokėn e ndaj s’u ndjeva trim,
    Por pashė si njė ēunak i mbarė,
    Kur mbi pambuk ēel e para farė.
    wrong verb

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Keq puna me keto hiret femerore DD; te shkrifta vargjet, si rera e zhuritur
    Jam kurioze te di kuptimin e titullit te temes; duket si latinisht (?)
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Centum primus singuli semel.

    Janė latinisht,
    Sipas sistemit tė numrave kemi
    Themelorė, njė, dy, tre – sa do jenė – centum - njėqind
    Rreshtorė ose rendorė, i pari, i dyti, - tė satat – primus- tė parat
    Shpėrndarės, tek, dopjo – si do jenė – singuli – teke, vetėm
    Herėsh, njėherė, dy herė (nė ditė mbas buke) – semel- nga njė

    E nėse jam i saktė:
    Njėqind tė parat tek e tek
    Njėqind tė parat njė nga njė
    Njėqind tė parat tek ēdo njė herė.





    As nuk i hahej as nuk i flihej,
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Qiej tė kaltėr me re tė pakta
    Qiej tė hapur me re tė bardha,
    Qiej tė kthjellėt me re tė largta,
    Qiej tė ngrohtė qė ngjanin si vajza.

    Se as nuk i hahej se as nuk i flihej
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Kėshtu pėr natė, kėshtu pėrditė
    Qiej siē ja pati e dashura sytė.
    Me penelata lotėsh mbi kavaletė
    Digjej qiriri, tretej ai vetė.


    Dhe as nuk i hahej dhe as nuk i flihej
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Se nė u ndafshim – ajo i pati thėnė-
    Nga qielli nė prehėr kam pėr tė t’rėnė!
    Njė ditė kur ajo e mbajti fjalėn e dhėnė
    E gjeti tė dergjej siē e kishte lėnė.

    Dhe mė as nuk hante dhe mė as nuk flinte
    Nė prehėr tė asaj qė nga qiejt i vinte!
    wrong verb

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    (per ata sy!) per qiejt me lart....po te mos jesh frymezuar nga syte e Beatrices, une jam e verber

    Faleminderit per perkthimin DD
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    D. D.

    poezite jane te pazevendesueshme;

    Nen pseudo tuajin, pse e kini vendosur: Diabolis Dassaretis - Desaret i djallezuar? Termi "Dassaretis" me jep nje ide se nga mund ta kesh vendlindjen. Me korrigjo nqs e kam gabim. Mund te na sillni poezi te tjera ketu?

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Zemra ime nuk quhet Helena, Laura,
    Pėr tė nuk kėndoi Ronsardi, Petrarka,
    E shtrenjta ime quhet Alba, e zjarrta.
    Shpirti im nuk fle nė pallate tė arta,
    E shtrenjta ime nė gjoksin tim ka strehė
    Tė dėgjojė kėngėt qė asaj ja thurr
    Tė prehet, tė dashurojė, tė dėfrejė,
    Tė mė jepet e mos ndahet kurrė.
    Ajo nuk ėshtė primadona, as koketė,
    Lehona ime, njė foshnje po lind
    Njė shpirti tė vogėl po i jep jetė,
    Po mė beson mua po mė bėn prind,
    E dashur, ta kthej buzėqeshjen hua
    Me mė tė fuqishmet fjalė: Tė dua!


    Grekėt njihnin nėntė Muza, bija tė Zeusit dhe Mnemosyne (Kujtesės,memories), emrin e njėrės prej tyre Polyhymnia ( e shumė kėngėve) doja ta vija pėr titull tė temės.
    Rendim nė vite e Miltoni pėrveē muzave na flet pėr inspirimin.
    Blake ka thėnė se muzat duhet tė ishin bija tė inspirimit e jo memorjes.
    Shekulli i shkuar bėri tė tijėn fjalėn krijimtari, kjo ėshtė ajo qė duhet tė merakosė atė qė shkruan.
    Sytė, janė tė kėtij k-ri-jimi,
    e nuk janė tė Lesbias, Biēes, Helenave, Laurės apo tė paemrave tė Shekspirit.


    Sa pėr atė Diabolis Dassaretis, mund tė them se emrat qė na venė tė dashurit janė mė tė mirė se ata qė i zgjedhim vetes.
    Diabolis, dhi ballė, mė saktė ballė dhi.
    Diapolis, Devolli, njė qytet qė nuk e dinė ku ėshtė prej Bilishtit tė sotėm deri tek Ballshi i sotėm.
    Dassaretis, Rrethi i deshinjve, fis Ilir, - mali mbas Malit tė Thatė ka kėtė emėr.
    Unė jam nga Korēa, e ketu do ketė 100 krijime.
    wrong verb

  10. #10
    Ju kerkoj ndjese per gabimin, kjo eshte nje copez qe terhoqa nga interneti:

    There is still a long gap between Voskopojė in the seventeenth century and the ancient Romans. In my latest book I tried to fill this gap with speculations about the Byzantine city of Diabolis which I think is to be found near Pleasa and Voskopojė.

    Per Dassaretis, kam djalin e nje miku te familjes te quar keshtu.

    Faleminderit per poezite!

    Respektet e mia,

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •