Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 163
  1. #131
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Cupke pe Korce!

    Si shkon kerkimi per gjetjen e poeteve brenda "Kryqezimi"...apo u la perpjekja te therrmohej ne temen e forumit te shkences?

  2. #132
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diella

    Buzeqesh Dielle, se erdh dita e bekimit!

    Buzeqesh Diella ime, se brenda gurit te rende
    forca te lindi per shperthimin,
    qe gjemat qe koha t’i perplasi pas zemres,
    me shiun e dhimbjes ne toke frymen te ndalnin.

    Buzeqesh Dielle, se ora po rend per ty!

    Buzeqesh Diella ime, se lote gezimi
    pikojne sot nga qielli i te dashurve te tu.
    Rrudhat e vockla te ngijne ballin
    me etjen me te re per ta.

    Buzeqesh Dielle, se rrezet e shpirtit ndricojne!

    Buzeqesh Diella ime, dhe me buzet e lagura
    ne shiun e veres fale dhe merine tone.
    Pergjoi plaku i arte i qiejve,
    te bekoi me dashuri dhe fat.

    Buzeqesh Diella ime, perjete flake e mall.



    (Poezia ishte shkruar muaj me pare per nje urim, i cili ndertonte nje qiell te zymte, me re te renda, me nje diell qe ashtu sikurse tregonin edhe shenjat, do te ngrihej se shpejti ne te...ky diell u ngrit dhe ky qiell meriton te mos shohe zymtesi, ndaj urimi i para disa muajsh u shnderrua ne formen e mesiperme. Dielle, uroj te te ndjej te gezuar si sot gjithhere.).

  3. #133
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Cupke pe Korce!

    Si shkon kerkimi per gjetjen e poeteve brenda "Kryqezimi"...apo u la perpjekja te therrmohej ne temen e forumit te shkences?
    Dita, nuk e kam harruar jo, por me duhet ca ndihme Keta te tjeter i ka zene vera sic duket. Do zgjohen, do zgjohen po he
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #134
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    "Diella" ku e kam degjuar me pare kete?????
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #135
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Cupka,

    ndihme per identifikimin e vargjeve nga dy poetet dhe per emrat e poeteve vete:
    Per poetin e pare vezhgimi duhet bere ne vargjet:
    1, 2, 3, 4, 12, 13, 14, 15, 16, 17;
    Per poetin e dyte vezhgimi duhet bere ne vargjet:
    5 – 11.
    Vargjet jane te njohura nga te gjithe qe kane lexuar dhe lexojne poezi.
    Per ceshtjen mesazhit te trete, per te cilin u shpreha, se eshte me nje fjali brenda poezise, nuk po flas. Ai le te mbetet aty per mua.


    Diella – eshte sjelle ne menyre figurative, per cupken, se ciles i kushtohet poezia.
    Diella – lexuar per here te pare si emer ne nje tregim ne leximin e klases se trete a te katert me duket (behet fjale per tekste shkollore te viteve '88- '89). Per here te dyte lexuar tek Martin Camaj. Emri Diella degjuar edhe ne jete reale, gjithashtu dhe ne formen Sidiella. Dhe Dielle si Dielli i tokezuar.

  6. #136
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pema

    Aty ku u ndez gjaku,
    ne udhekryqin ku piskati jeta,
    ku truri u perplas me token
    dhe kujtesa u shkermoq ne pluhur
    per penden qe shkruan mbi te gjelbren.
    Aty ti shkunde polenin e rrezuar
    mbi syrin tend te vetem
    dhe floknaja t’u be nenkrese per endrren,
    teksa une luaja me ujin e muzikes
    dhe me mungesen e kujdesit tend.
    Kujtesa e gjelber me zgjon mallin per fjalen
    …PPPEEEMMMAAA.
    Aty flen fati i shkruar, rrojme ti dhe une.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 28-06-2004 mė 07:04

  7. #137
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    ANTITEZE

    Une bej poezi dhe s'i lexoj
    te dashuroj dhe te urrej
    te ha dhe te bej greve urie
    po s'mund ta lexoj nje poezi e te mos e kuptoj
    aq me pak te Dites
    me poshte po sjell nje skeme poetike nga dita

    ne udhekryqin ku piskati jeta,
    Nė kėtė det pa brigje lundrojnė fjalėt,
    me miliona hėna mbushin terrin
    Shpirtin syēelur e hidhėron vjelja.

    Keto vargje e kane nje emer
    A ta them, a mos ta them?
    A ta them, a mos ta them
    Po e le nga une te pa emer….
    Te gjitha jane thene

  8. #138
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Deep, ne s'do qe te vdesim duke pritur, thuaje te shkreten. Dita thote qe jane poezi te njohura, por mua s'me vjen qe s'me vjen nder mend

    Sa per "Diella" isha e bindur qe e kisha degjuar shume kohe me pare, prandaj isha e vagullt (megjithese, nuk e mora vesh mire per ke e kishe )

    Edhe dicka kisha ne lidhje me poezine "kryqezimi" Me ngjason shume me Ali Podrimen per sa i perket stilit i te shkruarit dhe metaforat e perdorura (edhe pse mund te permbaje tjeter mesazh)
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #139
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Dikujt i kishte shkrepur ne koke te shkruante poezi nen hijen e lisit. Ai shkroi, te tjeret thane: poezi e bukur...

    Asgje me teper nuk thana ata. Pastaj nje dikush tjeter mori poezite e shkruara ne gjuhen e fisit te tij arriti t'i pershtase ne gjuhen letrare... Pershtat e pershtat, ketij dikujt tjeter i pelqeu pershtatja dhe filloi te luaje me veten...

    Ate dite e sot, asnjeri nuk mundi t'i bie ne gjurme pershtatjes.

    Sepse nuk kishte kritike te mirefillte, nuk e ndaluan...

    Poeti i pare kishte zjarmin poetik ne vetevete, prape filloi te shkruante, dhe ate dite e sot te tjeret po pershtasin.

    Eshte fat i madh qe emrin e ka te madh po jo edhe poezine....

    Dje vdiq edhe nje H E R M E T I K...
    Te gjitha jane thene

  10. #140
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    une e njoh autorin e madh me poezi "te vogel" ndersa kete te voglin me pershtatje te madhe e kam inat.
    Kur vdesin poetet hermetik, me vjen te mesoj te pershtas edhe une. (megjitese mua deri me tani me eshte dukur me kollaj tia nis nga fillimi se sa te pershtas ate cka qe e nisur dhe e perfunduar)
    . Kush vdiq ore kush vdiq?. Kane mesuar te vdesin te pavdekshimit POETET qe te rrojne kopjues-pershtatesit.Bota e letersise ka filluar te rrotusillet se mbrapshi.Nuk e di se si duhet te me vij, mire apo keq.?
    (deep, te pershendes .............)

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •