Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 163
  1. #121
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kaēurrelat e rrezikshėm

    Njė kaēurrel i rrezikshėm mbiu mbi ballin e pėrgjumur
    aty ku njė rrudhė rioshe vulos mendimet.
    I pakrehur ngryset nė brendinė e floknajės
    tė pluhurosur netėve me forcėn e magjive.

    Masakroj kaēurrelat e bėrė nyje
    pėr tė ndjekur mosvdekjen nė vite.

  2. #122
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me miliona hėna mbushin terrin

    Pasthirrma e njė ylli trokiti
    nė dritaren e njė nate tė vonė.
    „Kanė rrėmbyer Hėnėn” rėnkoi dielli i largėt
    pėr ata qė nė ėndėrr dėgjojnė.

    Nė kėtė det pa brigje lundrojnė fjalėt,
    pėr t’u prehur nė ishuj me koka hėnash,
    portrete tė falura nė ēaste lindjesh
    e vdekjesh ngjethėse ndjenjash.

    Tė dridhurit pėr humbjen e bijės sė qiellit
    me miliona hėna mbushin terrin.

  3. #123
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Parandjenja

    Nė pusinė e zėrit bie menda
    brenda vreshtės sė parandjenjave.
    Shpirtin syēelur e hidhėron vjelja.

  4. #124
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vuajtja e krenarit

    Kėrruset ndjenja pėr t’u mbledhur nė grushtin
    e zgavrės sė vėngėr tė stomakut nė krenim.
    Nga pusi i nėndhshėm buron lėnda
    pėr ta tretur shpirtin nė pambarim.

  5. #125
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Endėrr-zana

    (Mos e pyesni tė pagojėn,
    si krijohet nė tokėn-mitėr.)

    Nė natėn lehonė e shohin ėndėrr-zanėn,
    tek lahet nė ujėra me kufij qarkorė,
    qė tkurrin rrezen drejt qendrės flakėruese,
    ku njeriu ėshtė Zot,
    larg pėrcjelljes sė tregimeve biblike.
    Nė filllin e paskaj tė mendimeve e nderin,
    prej nga nė trupa shirash i kullon ndjenja
    mbi pastrime vargėtore tė zemrave,
    deri kur buzėtharė e mbyllin
    nė herbariumin e gjuhėve tė gjalla.

    (Nė qarkun e jetės nė tokėn-mitėr,
    ėndėrr-zana lind e vdes e ēiltėr.)

  6. #126
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nė kopshtin e Edenit

    Ēastet bekojnė tokėn me vazhdimėsinė e qėnieve.

    Thonė se Evat vazhdojnė tė rrethojnė brinjė
    prej Adami lashtėsie tė librave tė shenjtė.
    Jeton besimi i ndrydhjes sė fatit brenda gjinisė.

    Ditėn e terratisin trillet.

    Mėrgon shpirti i Evės nė rritje
    nga trupi i mbėshtjellė me vargonjtė e etiketave,
    pėr tė kėnduar mbi jetėn tė vėrtetėn.

    Nė zbritje fryma helmatis parajsėn.

    Eva gėlltit lotėt nė liqenin e vetėmbrojtjes;
    Kryengritėse i hakėrrehet Adamit
    me rrezet qė i ndrisin nė zemėr.

    Verdhuar si njė qiell
    nėn shtegtimin ranor tė Saharasė,
    i tronditur ēel buzėt Adami:
    “Nė pėrdaljen time tė radhės
    gėlltis mllefin tim rrėnues.
    Ringjallje pėr ty, Evė!“

    ...

    Nė sythin e paqėtimit,
    Adami i urtė dhe Eva kryengritėse
    u kthyen nė burim besimi,
    se me mendje tė shartuar
    nė kalldrėmin e kohės
    gdhendet fitorja e tė sotmes mbi tė shkuarėn.

    …

    Mendjelirėt bluajnė mur(im)in.
    Guximi blatohet me shenjtėri.

  7. #127
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tundimi

    Tundim i gjuhės, qė lėvrin nė gjak me frymė lirie!
    Tė ndiej i dashur nėn gishtat qė shenjėzojnė qėnien.
    Tundim i gjuhės, qė ngjiz paqen nė shpėrthime,
    qė rėnkon nė pjekje e rrėfen pendime!
    Pushto, o djall i engjėllt i krisjes sime.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me ty Dit asht e leht me komunikue sepse ti sic pret Komente prej tjereve edhe ban pa kursim komente tjereve.. pa pritue e pa keq dashesi .. natyrisht me zemren e mire qe e ke e me frymen pergezuese qe te dallon..

    Pra dhe une spo rri dot pa komentue..


    Sdi pse fjalet "ngjiz" dhe "qenie" nuk me pelqejne ne Poezi..

    Ne cdo varg ke ndonji simbolik e ndonji "kthim 180 gradesh" te rrufeshem.. te fillit te mendimeve..

    Kriptograme te verteta ca nga poezite e tua..

    Po mire.. po ndonje Poezi qe kullufitet kollaj a do na besh a jo..

    Edhe Fiori keshtu ben..vetem se ajo e ka mesazhin ndoshta per nje rreth te ngushte te miqve te saje.. qe mund te kuptojne ..se cka dashur te theshte (korcarshe) ajo ne x varg a y poezi..

    Dit ke pa ca trandafilla .. Sa vshtir asht me i kput ose me i marr ere.. se jan mes gjembave..

    Njashtu jan dhe disa Poezi tuat..

    Dum ka i her dhe Lule qe nuk jan te rrethume me gjemba..

    Cdo te mire..

  9. #129
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Trėndafil mes gjembash


    Nė lindje dite Trėndafili ngre kryet dhe ngrohet nėn rrezet e diellit. Eshtė fund-prill dhe ai rreh nė zemrėn e bukurisė sė fushės sė egėr. Pėr ēdo krisje errėsire nga drita, bulėzat e ujit vihen nė pėrpjekje me njėra-tjetrėn, se cila prej tyre do tė jetė e pėrzgjedhura qė do tė zgjohet nė shtratin e trėndafilit me avullimin nėn nxehtėsinė e orėve qė ngjiten nė qiell njėra pas tjetrės. Gishtat e butė tė vashave e ata tė pabindurit e djelmoshave zgjaten drejt tij, por largohen gjithnjė duke pikuar gjak. Deri nė kėtė fund-prilli nuk ka mundur kush t’ia marrė frymėn trėndafilit, as vashat t'i trėndafilojnė buzėt me butėsinė e petaleve e as djelmoshat tė ndriēojnė sy vashash me madhėshtinė e sė egrės. Trėndafili mbetet mes gjembave e dysia “e egėr-e bukur“ ėshtė ajo qė e bėn tė adhurueshėm, tė dėshirueshėm, megjithė rrezikun e gjakosjes. Natyra nuk kishte ē’t’i ofronte mė shumė kėsaj rrėnje trėndafili, janė njerėzit tė vetmit, qė mund ta tejkalojnė magjinė.

    Mes mundėsive tė rrjedhės sė tė ardhmes, me egėrsinė e dėshirės njerėzore pėr t'i trėndafiluar edhe unė buzėt prej vashe, zgjedh tė rrėfej pėr rrjedhėn e kaltėr tė sė ardhmes sė trėndafilit.

    Kur trėndafili ėshtė duke njohur shpėrthimin prej miturisė sė gonxhes nė joshėsinė petalehapur tė pjekurisė, njė a mė shumė prej njerėzve vendosin tė zgjasin gishtat nėn doreza punėtorėsh fushash e marrin farė prej trupit. E shtrojnė farėn nė shtratin, ku kirurgėt e shkencės shkrijnė dijet e zbėrthimit tė trupit tė natyrės pėr ta shartuar me trupa te huaj. Pasardhėsin e shartimit e mbjellin nė serė dhe e lėnė tė rritet nėn frymėn artificiale tė njė dielli tė dytė. Eshtė akoma fund-prill, ndaj mos kėrkoni qė tė shihni arritjet e eksperimentit shartues. Duhet pritur, duhet pritur.
    Nga eksperiencat e mėparshme dihet, se me veēantėsinė e pasardhėsve tė shartimeve krijohen gjini tė reja. Mund tė ndodhė qė prej bijve tė harrohet dikur edhe origjina, fusha nė tė cilėn ati i tyre u ushqye me magji. Ata mbajnė titullin produkte tė dijes dhe nga natyra pak iu ka mbetur. Brenda gjinisė njėjėsohen e kthehen nė ushtri qė me uniformat e tyre zbukurojnė parqe, lulishte e sera kopshtesh botanike. E janė aq tė butė e tė pafuqishėm ndaj gishtave hajdute, sa nuk shkatojnė mė as gjakosje. Nuk kanė mbetur buzė vashe pa u trėndafiluar e sy pa u ndriēuar me qetėsinė e sė butės. Djelmoshat ndėrkohė vjelin tė kuq faqesh e me frymė buzėsh njomėzake ushqejnė krenarinė.

    Nėse do tė isha mesuesja juaj tė dashur lexues, nė kėtė pikė, ku po e ndėrpres rrėfimin, do t'ju lija pėr detyrė tė rrėmonit brenda vetes pėr t'u ndriēuar me moralin e historisė. Nė ditėn e vlerėsimit do tė shtroheshim nė njė park tė bukur me pemė tė shėndetshme, ketrusha tė trembur, me jetė lulesh e zogjsh qė leshojnė mbi supet glasa fati, e do te flisnim mbi njeriun, trendafilat e Tokes dhe gjembat.
    Sa keq qė nuk jam mėsuese; ndaj teksa jua shtroj kėtė ide para syve, do t'i vihem punės pėr t’u ndriēuar edhe vetė.





    P.S. Brari, flm per nderhyrjen. Ka gjasa qe sa me lart te vazhdoje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 30-04-2004 mė 07:55

  10. #130
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kryqėzimi
    (Steganografi)

    Nė jetė zemėr, se lėnda e pazgjidhur e ėndrrės
    rėnkon si kombet e shkelur
    nėn putrat e arinjve qė shuhen
    nė re tė kaltra pėrmbi dhe.
    Ndaj mbetem me diellin nė perėndim,
    tokėn e rrėnuar dhe hėnėn e plakur,
    teksa hapi i vagėlluar tretet
    mbi kurrizin e peshkatarit,
    liqenin e mallit tėnd.
    Pa ēeli sytė gonxhe,
    bulėzat le tė humbin trajtat nė kufi.
    Se ėndrrat e njė pike uji,
    mėrgojnė nė tė padukshme tek Zoti,
    qiejve i kryqėzuar me pyetjen vetė.
    E pėrmallshme udha e zbritjes,
    "urrejtje e diellshme" tha dashuria,
    me gojė tė njomur nga puthja.
    Nėntor i pushimit tė shpirtit
    nė pragun ku u burgos jeta,
    plagė e pambyllur mirė prej zjarrit,
    gjyshi i humbur i mjelmave,
    dielli im i mirė.



    (Me pėrkushtim dhe mirėnjohje pėr njė tė parė, njė tė dytė, njė tė tretė....Cilėt?)

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kape ēastin.
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 05-08-2024, 09:26
  2. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Ish kryeministri malazez: Shqipėria pėrfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftės
    Nga Djal_Lacjan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Gazmore
    Nga Shpresmiri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •