Afresket
-I Miri-
Orė tė numėruara brenda lakut tė qiellit.
Nėntoka e magjive zgjat kthetrat drejt trupit,
tė mallkuarit tė heshtjes sė syve tė farkėtuar
nė kallėpė kamash tė luginave tė smirės.
Brenda lakut tė qiellit do ndalė frymėn I Miri.
Vrasėsit mjelin lotėt pėr pastrimin e shpirtit.
-I Keqi-
Nė ngėrdheshje i shkėlqejnė rruazat.
Kokėrdhokėt i lundrojnė pa direkė
nė gurrėn e ujit tė mashtrimeve.
Nga froni bymehet mbi sovranin:
Vdiq idhulli i pagėzuar si i Miri.
Do tė ndrij mbi ju sa jetė tė keni.
Nė ngėrdheshje i shkėlqejnė rruazat.
-Zėri-
Shpatullė e muratorit tė jetės!
Gjakosi trajtat e kohės
e ngjizi nė afreske luftėrash!
Nė kupolėn e botės sė djegur
pėrtej ėndrrės tė fitojė i Miri.
Krijoni Kontakt