Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    DOKUMENTAR KUSHTUAR ATDHETARIT ISMAIL QEMALI

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,216

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    Historia e panjohur e ISMAIL QEMALIT. Cilėt ishin tė parėt e tij? - Gjurmė Shqiptare
    •16 maj 2020

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,022

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    ISMAIL QEMALI - Profili i Babait tė Pavarėsisė

    " Opinion " - 22 Nėntor, 2012. / RTV Klan Arkiv .

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    Ismail Qemali, njė portret i pambaruar

    Nga Alda Bardhyli

    “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” quhet libri qė studiuesi i ri Evarist Beqiri, botoi nė vigjilje tė 110-tė, vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Gjithnjė mė ka pėlqyer tė lexoj biografi tė personazheve tė njohur tė historisė botėrore, pėr tė kuptuar mė mirė jo vetėm thelbin e qėndrimeve tė tyre politike, ideore por dhe pėr tė hulumtuar kohėn. Shpesh, biografitė pėrshfaqin biografi tė tjera brenda tyre, po aq interesante, e kjo i bėn ato tė mbartin kureshtje pėr lexuesin, por dhe tė jenė burim frymėzimi. Jetėt e tė tjerėve shpesh orientojė jetė tona.

    Memuaristika dhe historia shqiptare nuk kane hyrė ende plotėsisht, nė zona ku ka rėnė mjegulla e historisė, ndaj ky studim, mbart vlerėn e njė ēlirimi tė kėsaj mjegulle, ndaj njė personazhi qė krijoi hartėn shpirtėrore e politike, tė njė Shqipėrie gjithnjė nė konflikt me tė shkuarėn, dhe ndėrton jetėn e arkitektit tonė tė lirisė.

    I pėrfshirė herėt nė politikė, pas studimeve pėr shkenca juridike nė Stamboll, Ismail Qemali ishte vetėm 20 vjeē, kur mori pjesė nė mbledhjet qė u bėnė me nismėn e Kostandin Kristoforidhit, mė 1864 nė Stamboll, pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare.

    Porta e Lartė kėrkonte tė impononte njė alfabet arab pėr gjuhėn shqipe, ndėrkohė komisioni i ngritur me patriotė shqiptarė, ndėr tė cilėt dhe Ismail Qemali kėrkonin alfabet latin ose njė alfabet tė vecantė pėr gjuhėn shqipe. Hasan Tahsini krijoi njė alfabet tė veēantė pėr gjuhėn shqipe. Pashko Vasa, Ismail Qemali, dhe Kostandin Kristoforidhi ishin nė favor tė pėrdorimit tė alfabetit latin.

    Nė moshėn 23 vjeēare ai dashurohet me vajzėn e njė fisniku nga krahina e Endėrnesė, Greqi, me tė cilėn martohet mė 1867. Ajo quhej Kleoniqi, dhe kjo njohje do tė hapte zemrėn e djaloshit tė ri, pas vdekjes sė gruas sė parė. Nėse e shohim kėtė dashuri nėn kontekstin e kohės, ajo ishte gati e pamundur pėr tė riun shqiptar, pėr shkak tė besimit fetar.

    Por nėn pasionin e dashurisė sė vėrtetė, Ismail Qemali do ta rrėmbente atė. Ai thirri dėshmitarė nė shtėpinė e tij dhe nėnshkroi “kontratėn e martesės” njė prej tė cilėve ishte konsulli belg.

    Akti i martesės ishte hartuar nė mėnyrė tė tillė qė pėrjashtonte pėrgjithmonė ēdo mundėsi pėr njė martesė tė dytė nga ana e bashkėshortit. Kjo martesė me gjithė bujėn qė shkaktoi do tė kthehej nė njė simpati pėr Ismail Qemalin, duke sfiduar mjedisin, i cili kundėrshtonte martesėn mes tė krishterėve dhe myslimanėve.

    Interesante nėse shohim profilin e tij sot, ėshtė raporti i tij me lirinė. Ka njė moment nė jetėn e tij kur kėrkon tė heqė dorė nga jeta politike aktive dhe tė merret me kėrkimin e jetės. Ai nuk pranon detyrėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Krimeve Penale nė Pera, pėr tė cilėn ngulte kėmbė Mid’hat Pasha, mentori i tij dhe as detyrėn nė Legatėn nė Uashington. Ai kalon njė pjesė tė kohės nė Itali, Francė dhe Angli. Lexon, takon miq dhe shijon vende qė e frymėzojnė. Nė Londėr ai u prit nga Ministri i Jashtėm i atėhershėm dhe tri herė kryeministri konservator Lordi Derby.

    Njė personazh me njė kulturė tė thellė filozofike e politike, me vizionin e tij perėndimor, pėrcaktoi imazhin e njė Shqipėrie qė sheh drejt modernitetit herėt.

    Mes ideve dhe tablove lirike tė formimit tė lidershipit, tė njė tė riu qė parapėlqente ngjyrėn e zezė pėr tė kuruar imazhin e tij, si njė ngjyrė pėrmes sė cilės tregonte nevojėn pėr njė reflektim e ndryshim tė brendshėm, lexuesi do tė arrijė tė njohė me mirė, themeluesin e Shqiperisė europiane, njė figurė qe e kuptoi herėt rėndėsinė e lidhjeve perendimore tė Shqiperisė.

    Ai ėshtė kritikuar shpesh sepse i kushtoi mė tepėr vėmendje ēėshtjes sė politikės sė jashtme sesa ndikimit tė faktorit tė brendshėm. Por Ismail Qemali ishte i ndėrgjegjshėm se roli i faktorit ndėrkombėtar ishte vendimtar pėr tė ardhmen e shtetit tė pavarur shqiptar, prandaj e pėrqendroi shumicėn e energjive tė tij nė kėtė betejė. “Pėr ēėshtjen e Shqipėrisė nuk mund tė luftohet nė Vlorė, por diku gjetiu sidomos nė Londėr , ku po zhvillohen bisedime rreth fateve tona tė ardhshme”, shprehej ai pėr gazetėn Giornale d’Italia mė 2 prill 1913. Qė nė fillim tė karrierės sē tij, Ismail Qemali mban lidhje tė ngushta diplomatike me botėn anglofone. Nė njė Ballkan nėn pushtetin e orientalizmit, Ismail Qemali, qė vinte nga njė e shkuar si nėpunės civil i perandorisė deri nė nivelet mė tė larta, njė nga hartuesit e kushtetueses osmane, pėrcolli njė fryme e imazh tėrėsisht liberal, nė qasjen drejt njė shteti tė ri.

    Koncepti i tij pėr shtetin ishte njė koncept vizionar, sipas modeleve tė vendeve europiane qė kishte pasur mundėsi t’i vizitonte nė rininė e tij si njė student drejtėsie, si Anglia apo Franca. Por pėrtej rėndėsisė se njė koncepti tė qartė mbi shtetin e ri, pėr historinė politike dhe historike tė vendit, ky libėr na njeh me jetėn e tij nėn pushtetin e pasionit, diturisė dhe detyrės, tė njė lideri ‘tė vetmuar”, nė tablonė politike te kohės. Ky libėr na njeh me mendimet, teoritė, aspiratat e tij pėr shtetin, diskutimet, polemikat, duke pasuruar njohjen me kėtė personazh kaq tė fuqishėm tė historisė sonė, tė cilin studimet nuk kanė arritur ta zbėrthejnė nė pėrmasėn e tij tė vėrtetė. Kjo ndodhi, sidomos gjatė periudhės sė komunizmit, ku deformimet historike, personazhet, faktet, u nėnshtroheshin skemave tė kohės. Ky libėr na shpalos njė tablo tė jashtėzakonshme tė kohės nė tė cilėn Ismail Qemali hodhi themelet e ndėrtimit tė institucioneve tė shtetit modern shqiptar dhe konceptoi vijėn politike mbi tė cilėn do tė ecte shteti modern shqiptar. Trashėgimia e tij janė themelet e shtetit dhe modeli qė udhėheq politikėn e jashtme shqiptare nė kėto 110 vite. Doktrina politike e Ismail Qemalit e konceptoi Shqipėrinė si njė faktor ekuilibri, stabiliteti dhe paqeje nė Gadishullin e Ballkanit, njė rol qė Shqipėria e pėrshfaq ende nė gadishullin ilirik.

    Panorama

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,022

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    UNE JAM ISMAIL QEMALI - Documentary 1998

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    Njė foto e rrallė e Ismail Qemalit nė Kongresin e Xhonturqve mė 1902, nė Paris

    Emri:  ismail-qemali-2-768x542.jpg

Shikime: 377

Madhėsia:  60.8 KB

    Nga Evarist Beqiri

    Nė fillim tė shkurtit 1902, u mblodh nė Paris, Kongresi 1-rė i Xhonturqve ose thėnė ndryshe Kongresi i Opozitės Liberale Osmane. Fotografia qė po sjellim ėshtė botuar nė njė nga revistat e pėrjavshme italiane mė tė lexuara tė kohės “L’illustrazione italiana”, mė 15 shkurt 1902.

    Nė qendėr tė fotografisė gjendet Princi i kurorės Sabahaddin-i (Sabahedin) dhe nė tė djathtė tė tij gjendet Ismail Qemal Bej Vlora.

    Njėkohėsisht po publikojmė pėr herė tė parė edhe artikullin pėr Kongresin Otoman, tė publikuar nga gazeta franceze “Le Bloc”, i shkruar nga Xhorxh Klemanso (Georges Benjamin Clemenceau 1841-1929), mė 22 shkurt 1902.

    Emri:  okkkk.jpg

Shikime: 384

Madhėsia:  57.1 KB

    Aty pasqyrohet edhe zgjedhja e Ismail Qemal nė Komitetin e Pėrhershėm. Kjo gazetė pėrgatitej dhe botohej asokohe nga Xhorxh Klemanso, burrėshtetas francez, mjek dhe gazetar, i cili mė pas do tė bėhej edhe kryeministėr i Francės.

    Ismail Qemali kishte spikatur nė qarqet intelektuale turke edhe nė ato evropiane si pėrkrahės i parimeve liberale. Ai pėrkrahte parimin e decentralizimit tė Perandorisė Osmane, respektimin e tė drejtave kombėtare dhe rivendosjen e kushtetutės osmane.

    Ismail Qemal Vlora ishte njė figurė kyēe si e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare ashtu edhe e Revolucionit tė Turqve tė Rinj. Ismail Qemali, sė bashku me eksponentė tė tjerė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare si Ibrahim Temo, Dervish Hima, Jashar Erebara etj., u pėrfshinė nė lėvizjen e Turqve tė Rinj (Xhonturqve), duke pasur parasysh synimin e kėsaj lėvizjeje pėr rivendosjen e kushtetutės sė vitit 1876.

    Ata e shikonin atė si njė mundėsi pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare shqiptare. Por, pėr shkak se Ismail Qemali i mbeti besnik vizionit dhe ideve tė tij, ai u nda me Turqit e Rinj qė nė kongresin e zhvilluar nė Paris mė 1902, pavarėsisht se ai ishte edhe njė prej organizatorėve tė tij.

    Ismail Qemali pas arratisjes sė tij tė bujshme nga Kostandinopoja mė 1 maj 1900, vazhdonte tė banonte nė Bruksel, ndėrkohė dy djemtė e Damat Mahmudit, – princi Sabahedin dhe princi Lutfullah nga familja perandorake osmane – u kthyen nga Egjipti dhe u ngulėn me banim nė Paris, ku dhe po bėnin plane pėr tė thirrur njė kongres pėr tė diskutuar situatėn nė Turqi. Ata shkuan nė Bruksel, ku e takuan dhe e ftuan edhe Ismail Qemalin qė tė merrte pjesė nė kėtė kongres tė liberalėve osmanė, qė ishin nė azil nėpėr Europė.

    Ismail Qemali vendosi si kusht kryesor pėr pjesėmarrjen e tij nė kėtė kongres, qė aty tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha etnitė e Perandorisė, nė mėnyrė qė tė formuloheshin dėshirat e tė gjithė popujve. Kushtet e tij u pranuan dhe ai shkoi nė Paris, ku u mbajt kongresi. Pas debatesh tė gjata e tė nxehta, shumica e Kongresit tė Turqve tė Rinj, e kryesuar nga princi Sabahedin dhe e pėrkrahur nga Ismail Qemali, dha pėlqimin t’u drejtohej njė thirrje Fuqive pėr njė regjim nė pėrputhje me parimet e Kushtetutės sė 1876. Ky organizim duhet tė pėrfshinte tė gjithė elementėt etnikė nė Turqi, duke u garantuar liri e drejtėsi dhe mbrojtje tė tė drejtave kombėtare tė tyre. Por njė ndarje e thellė u shėnua lidhur me ēėshtjen e ndėrhyrjes sė huaj. Grupi, i kryesuar nga filozofi Ahmed Riza, i cili kėmbėngulte pėr njė pushtet qendror tė fortė, e kundėrshtonte me forcė ēfarėdolloj ndėrhyrje tė jashtme. Kėshtu qė midis Turqve tė Rinj filluan tė merrnin formė dy rryma kryesore, njėra qė favorizonte nacionalizmin turk dhe tjetra otomanizmin liberal.

    Turqit e rinj pėrkrahnin idenė e pushtetit tė qendėrzuar, ndėrsa kombėsitė joturke si shqiptarėt dhe armenėt ishin pėr decentralizimin e pushtetit. Ideja qė pėrkrahte Ismail Qemali ishte dhėnia e autonomisė pėr kombėsitė joturke nė perandori. Ismail Qemali mori pjesė nė kongresin e xhonturqve si shqiptar dhe ai kurrė nuk u bė xhonturk. Parulla e Ismail Qemalit ishte: “As me turqit e vjetėr as me turqit e rinj, por tė punojmė pėr vatanin.” Ismail Qemali ka bashkėpunuar me xhonturqit vetėm kur kjo ishte nė interes tė ēėshtjes shqiptare. Ai kishte rezervat e veta ndaj krerėve xhonturq, ashtu si edhe krerėt xhonturq kishin rezervat e tyre ndaj Ismail Qemalit.

    Megjithatė, xhonturqit kishin nevojė pėr burra shteti dhe njerėz tė kalibrit tė Ismail Qemal Vlorės. Ata i propozuan atij kryesimin e organit tė tyre mė prestigjioz tė shtypit, gazetės “Osmanllė”. Ai nuk e pranoi propozimin, pėr arsye se, siē thoshin xhonturqit, “Ismail Qemali pėrpara ēdo gjėje mendon pėr Shqipėrinė.”. Sejfi Vllamasi, nė librin “Ballafaqime politike”, shkruan se: “Ismail Qemali, i shquar si diplomat e patriot shqiptar, dhe me njė prestigj tė konsiderueshėm nė Shqipėri e nė Turqi dhe jashtė kufijve tė perandorisė, peshonte rėndė. Pėr kėtė shkak, xhonturqit e urrenin dhe ia kishin frikėn.”.

    Ismail Qemali e shikonte bashkėpunimin me Turqit e Rinj si pjesė e luftės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe turqve pėr vendosjen e rendit kushtetues nė Perandorinė Osmane. Por, nga ana tjetėr, ai kėrkonte tė ruante pavarėsinė e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nga lėvizja xhonturke. Ai nuk dėshironte qė shqiptarėt tė identifikoheshin si turq, osmanė apo myslimanė. Siē do tė tregonin mė pas faktet, politika dritėshkurtėr dhe nacionaliste e xhonturqve, vuri nė rrezik jo vetėm ekzistencėn e popullit shqiptar, por edhe vetė ekzistencėn e pavarur tė kombit turk, i cili shpėtoi vetėm falė revolucionit tė udhėhequr nga Mustafa Qemali.

    Ismail Qemali e shikonte vijimin e bashkėpunimit midis turqve dhe shqiptarėve nė luftėn e pėrbashkėt pėr ta futur Turqinė nė rrugėn e reformimit dhe njohjes sė tė drejtave kombėtare dhe autonomisė pėr popujt brenda Perandorisė, duke u dhėnė atyre autonomi sa mė tė gjerė nė pėrputhje me nenin 23 tė Traktatit tė Berlinit. Largpamėsia politike e Ismail Qemalit shfaqet edhe nė letrėn e datės 18 tetor 1900, nga Brukseli, ku pasqyrohen mendimet e shprehura nga Ismail Qemali lidhur me tė ardhmen e Perandorisė Osmane. Pavarėsisht verbėrisė proverbiale tė xhonturqve, Ismail Qemali e kishte kuptuar qė herėt rrezikun qė u kanosej shqiptarėve nga shpėrbėrja e Perandorisė Osmane. Nuk do tė kalonte asnjė dekadė dhe parashikimet e Ismail Qemalit do tė bėheshin realitet.

    Sytė nga Perėndimi

    Ismail Qemali ishte njė shqiptar, i cili i pėrkiste fesė myslimane. Si mysliman dhe anėtar i Perandorisė, ai ishte pėr ruajtjen e Perandorisė Osmane. Por njėkohėsisht si shqiptar, ai mbėshteste njė qeverisje tė decentralizuar, e cila do tė bėnte tė mundur autonominė e Shqipėrisė. Nė grupin e xhonturqve tė Ahmed Riza-it, ai shikonte jo vetėm tendencėn pėr njė qeverisje tė centralizuar, por edhe dėshirėn pėr dominim tė elementėve turq nė Perandori.

    Ismail Qemali pėrkrahte grupin e princit Sabahedin, pasi aty shikonte mundėsinė pėr tė fituar mė shumė tė drejta dhe liri pėr shqiptarėt si grup etnik. Nė kėtė periudhė, aktiviteti i Ismail Qemalit fokusohej njėkohėsisht te rrėzimi i sulltan Abdyl Hamidit II dhe nė lėvizjen kombėtare shqiptare, e cila ishte duke fituar terren gradualisht. Prandaj, ai hartoi edhe njė projekt pėr fillimin e njė revolucioni kundėr sulltanit nga provinca e Tripolitanisė. Ismail Qemali pėrkrahte decentralizimin e thellė tė Perandorisė Osmane, dhe sigurimin e tė drejtave tė barabarta pėr tė gjithė nėnshtetasit pa dallim kombėsie dhe feje.

    Ismail Qemali ishte mbrujtur me konceptet liberale, prandaj e shikonte tė ndėrlidhur zhvillimin ekonomik tė vendit me depėrtimin e kapitalit tė huaj. Nė lėvizjen kombėtare shqiptare ai pėrkrahu fillimisht autonominė kulturore dhe mė pas autonominė politike dhe administrative nėn Perandorinė Osmane. Kėtė stad Ismail Qemali e shikonte tė nevojshėm pėr mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit tė ri dhe si pararendės tė formimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.

    Ismail Qemali mendonte se krijimi i njė shteti shqiptar tė fuqishėm do tė pengonte shtrirjen e mėtejshme tė sllavizmit nė Ballkan dhe afrimin e Rusisė nė Mesdhe. Kjo doktrinė qėndronte nė themel tė programit politik tė Ismail Qemalit dhe po ky koncept qėndron edhe sot nė themelet e aleancave strategjike tė shtetit shqiptar. Ismail Qemali i drejtoi sytė e shqiptarėve nga Perėndimi. Ai nuk bėnte pjesė nė grupin e atyre qė i kishin sytė nga Lindja dhe ndiheshin mė tepėr myslimanė dhe turq, sesa ndiheshin shqiptarė. Ai bėnte pjesė nė grupin e atyre shqiptarėve qė e vendosnin kombin mbi fenė dhe mundėsuan krijimin e kombit shqiptar mbi tri fe tė ndryshme. Ismail Qemal Vlora u pėrpoq qė ta pėrmirėsonte Perandorinė Osmane, sė cilės i shėrbeu me zell dhe i kushtoi njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij.

    Nė fund, Ismail Qemal Vlora veproi njėsoj si baballarėt e kombit dhe hartuesit e Deklaratės sė Pavarėsisė amerikane nė vitin 1776, tė cilėt pavarėsisht se i kishin shėrbyer Perandorisė Britanike, nė fund e luftuan shtypjen e padrejtė dhe e udhėhoqėn kombin e tyre drejt lirisė dhe pavarėsisė. Thomas Jefferson deklaronte se: “Nuk ka njeri nė Perandorinė Britanike qė ta dojė mė shumė se unė bashkėjetesėn me Britaninė e Madhe. Por, nė emėr tė Zotit qė mė ka bėrė, mė mirė vdes sesa ta lejoj kėtė bashkim me ato kushte qė propozon Parlamenti Britanik; dhe nė kėtė rast mendoj se pėrfaqėsoj ndjenjat e Amerikės.”. Njė ide e ngjashme do tė vėrtitej edhe nė mendjen e Ismail Qemalit, pėr raportet turko-shqiptare, 136-vite mė pas kur ai shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė nė Vlorė…

    Balkanweb

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Festimi i 94 vjetorit tė pavarsisė
    Nga Fiori nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •