William Morton Fullerton: Me Ismail Qemalin nė Paris, duke shkruar "Kujtimet"
-Rreth 70 vite pas botimit nė anglisht, nė duart e lexuesve shqiptarė vijnė "Kujtime" tė njėrės prej figurave mė tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė.
Ismail Qemali, emri qė bėri historinė e Shqipėrisė sė pavarur, vjen nė prag tė 166 vjetorit tė lindjes dhe 91 vjetorit tė vdekjes me vėllimin "Kujtime" tė hedhur dje nė treg nga shtėpia botuese "Toena". I pėrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, "Kujtime" e Ismail Qemalit u botua nė Londėr mė 1920, njė vit pas vdekjes sė tij dhe pėr herė tė parė vjen nė duart e lexuesve shqiptarė nė shqip i pėrkthyer nga origjinali.
Libri u botua pėr herė tė parė nė 1920, njė vit pas vdekjes sė themeluesit tė shtetit shqiptar, dhe bashkėpunėtori William Morton Fullerton nė parathėnien e librit thotė: "Nuk po bėj tjetėr veēse po mbaj njė premtim tė dhėnė gjatė atyre muajve, qė i kaluam sė bashku nė Paris mė 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme qė Ismail Qemal Beu tė jepte shkas njėfarėsoj pėr njė gjė tė tillė. Libri i tij, sigurisht, nuk do tė ishte shkruar pa kėmbėnguljen time tė fuqishme. Pėrveē kėsaj, edhe pse isha i zhytur tepėr drejtpėrdrejt e thellėsisht nė punėt e lidhura me ecurinė e luftės pėr tė qenė nė gjendje t'i ofroja mikut tim bashkėpunimin e pandėrprerė, qė mė kėrkonte - e qė, nė tė vėrtetė, i duhej medoemos - unė arrita t'ia jap ndihmėn e domosdoshme, tė cilėn e kėrkonte ky rast",-shkruan William Morton Fullerton.
Kujtimet e William Morton Fullerton pėr bashkėpunimin me Ismail Qemalin pėr hartimin e librit
Hartimi i kėtij libri qe punė me mund e lodhje tė madhe. Gjatė kėsaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake tė rėnda, shpesh sfilitėse nė shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, qė luheshin pėr tė ardhmen e mėmėdheut tė tij, Shqipėrisė. Hartimit tė kėtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t'ia kushtonte, gjithė kohėn nė dorė tė tij. Interesimi dhe entusiazmi herė i lartė e herė i ulėt, rastet kur herė e gjeje pėr ta takuar e herė jo, e madje edhe ngurrimi pėr t'ia rinisur punės, kur kthehej, pėr tė rimbledhur kujtimet - tė gjitha kėto sė bashku pėrbėnin rrethana jashtėzakonisht tė pavolitshme pėr suksesin e njė zotimi, qė z. Story dhe unė patėm marrė pėrsipėr. Sepse lypset thėnė, se pa njė ndihmė tė tillė tė z. Story kėto "Kujtime" kurrė nuk do ta kishin parė dritėn e botimit. Bosėell-i pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf pėr vite me radhė.
Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun pėr muaj tė tėrė, duke e kapur ku t'i binte hera. Pas njė sėrė takimesh me peshė e me gratė vinin periudha tė gjata ndėrprerjesh, nė tė cilat medoemos heroi i kėtij libri herė-herė do ta humbte fillin e rrėfimit. Me njė durim pėr t'u pasur zili, "redaktori" i kthehej punės, duke mbajtur shėnime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe mė pas, po aq me kujdes, duke ia dhėnė Ismail Qemal Beut pėr verifikim e rishikim ato kujtime, disi tė parenditura mirė, por gjithmonė jashtėzakonisht tė bollshme e tė ēmueshme, tė bashkėbiseduesit tė tij. Rezultati, pėr mendimin tim, brenda rrethanave, ėshtė i lartė. Mė duket se ky rezultat e pėrligj plotėsisht kėmbėnguljen time, qė Ismail Qemali tė zhbironte nė thellėsitė e mėdha tė pėrvojės sė gjatė si shtetar osman i shkollės sė vjetėr.
Kėto "Kujtime" janė, madje, diēka mė tepėr se vrojtime tė njė zotnie shqiptar e plaku shumė tė urtė. Ato japin njė pasqyrė tepėr vetjake, jashtėzakonisht objektive, tė botės osmane, e cila, sado parahistorike tė jetė bėrė nė dukje, si pasojė e luftės, nuk ėshtė aq e largėt sa tė mos na flasė me kėshilla lloj-lloji pėr kohėn tonė e pėr tė ardhshmen e afėrt. Periudha, nė tė cilėn Ismail Qemal Beu luajti rolin kryesor e me interes nė jetėn dhe punėn e pėrshkruar nė kėtė libėr, ėshtė ajo e kohėve tė hershme kur lulėzonte "diplomacia e fshehtė", e cila mė vonė ėshtė parė me pėrēmim si e padenjė. Eprori im i vjetėr, zoti de Bloėitz, e kishte nė majė tė gjuhės shprehjen: "Les mémorialistes écartent les conséquences", me ēka nėnkuptonte, se njėfarė skepticizmi i njelmėt ėshtė mėlmesa e lezeti me tė cilat shėrbehen nė tryezė Kujtimet dhe Biografitė.
Zoti de Bloėitz kishte tė drejtė. Detyra e parė e atij historiani, qė merr pėrsipėr tė pėrdorė autobiografitė si dokument, ėshtė tė zbulojė arsyen e vėrtetė tė qenies sė tyre, pikėrisht pėrse janė shkruar ato autobiografi. Tė vijmė te rasti ynė; duhet mbajtur parasysh se Ismail Qemal Beu, i cili ishte mik i tė madhit Mid'hat Pasha, si dhe personalitet i "Liberalizmit" tė vėrtetė, nė fund tė fundit shumė shpejt u bė figurė aq e veēantė ndėr personazhet e skenės osmane, saqė, nė rastin e tij sidoqoftė, ajo masė maturie, me tė cilėn zakonisht duhen kėnduar me vėmendje Kujtimet pėrgjithėsisht, mund t'ia lejojmė vetes tė jetė mė e vogėl, pa pasur frikė se mos gabojmė rėndė. Tė paktėn, mė lejoni tė shtoj atė qė di pėr besueshmėrinė e kėtyre Kujtimeve tė veēanta, duke dėshmuar me sytė e mi se ato nuk kanė qenė frymėzuar aspak nga ndonjė hije kotėsie vetjake: e theksoj edhe njė herė - autori nuk do ta kishte ndėrmarrė punėn me kėto Kujtime, po tė mos kishte pasur mbi krye trysninė energjike tė tė tjerėve pėr t'i shkruar.
Sido qė tė jetė, "Kujtimet" e Ismail Qemal Beut tani janė nė dorėn e lexuesit dhe njė studim i kujdesshėm i kėtyre faqeve libri do tė bindė, besoj, ēdo studiues tė aftė tė ēėshtjeve ndėrkombėtare se, sikur eprori i Ismail Qemal Beut tė kishte ndjekur atė fener ndriēimi tė rrugės politike, tė ofruar mė se njė herė prej vartėsit tė tij tė zgjuar, njė veprim i tillė do tė kishte qenė nė dobi tė Perandorisė, e me gjasė tė Evropės. Ėshtė bėrė e modės tė merren me ēėshtje ndėrkombėtare njerėz qė nuk janė as amatorė; ndėrsa jo shumė kohė mė parė punė tė tilla kryheshin nga profesionistė. Njė nga pėrfitimet mė tė mėdha nga libri i Ismail Qemal Beut ėshtė mėnyra sesi ai ilustron tė vėrtetėn a priori, nė fund tė fundit, se metoda e vjetėr ėshtė pafundėsisht mė e mira. Nė ditėt e fundit tė jetės, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bėrė, pa dyshim, vėshtrim disi i mjegullt e i pasaktė. Mė kujtohen njė dorė bisedash me tė nė Paris, nė disa ēaste kritike tė luftės me Gjermaninė, nė tė cilat ai parashikonte humbjen e sigurt tė Aleatėve. Por e kam detyrim ndaj tij tė them menjėherė, se dy argumentet kryesore tė tij ishin, sė pari, bindja se, nėse Perėndimi mbahej, Rusia do tė shembej ashtu sikundėr u shemb, dhe, sė dyti, shqyrtimi me kujdes e maturi i dėmeve rrėnimtare nė Evropėn kontinentale e nė Angli, dhe, nė fakt, nė krejt planetin, prej formulave tė ngatėrruara tė z. Ėilson. Kėsisoj, gjatė Luftės, Ismail Qemal Beu shpesh u bė shkurajues pėr njerėz si ne, qė kishim besim pėrherė tė palėkundur, se Gjermania do tė pėsonte disfatė. Mirėpo, nėse Ismail Qemal Beu qe shkurajues, a nuk ndodhte kjo ngaqė gjykimi i tij nė pėrgjithėsi dihej se qe aq rrėnjėsisht e plotėsisht i formuar?
Si tė mos ndikoheshe sadopak nga verdiktet e njė burri, pėrvoja e tė cilit nė Stamboll, nė Evropėn Qendrore, nė Ballkan, nė Angli, e madje nė Francė, kishte qenė aq e larmishme, e gjatė dhe e pasur; e njė burri, i cili pėr vite me radhė kishte manovruar me aq shkathtėsi mes dallgėve qė ngriheshin pa prą nė detin e trazuar tė botės sė vjetėr kozmopolite osmane; e njė burri, i cili kishte pasur marrėdhėnie tė ngushta me Gordonin "kinez", Gordonin e Hartumit, dhe kishte qenė mik me njė sėrė shtetarėsh tė Evropės; e njė burri, i cili, si kryetar i Komisionit tė Danubit, kishte pasur mundėsinė tė zhbironte nė shkaqet e politikės sė njė gjysmė duzine Fuqish; e njė burri, me pak fjalė, qė kishte parė aq shumė nė jetė dhe kishte njohur aq shumė burra tė tjerė; qė, nė tė vėrtetė, kishte bėrė njė jetė aq aktive e tė pasur, saqė shprehia pėr tė pasur ide me vlera tė gjithmbarshme i ishte bėrė e natyrshme dhe qė kėnaqėsi kryesore intelektuale kishte tė vrojtonte sesi faktorėt njerėzorė puqen bashkė e harmonizohen pėr tė pėrcaktuar ato rezultante force, tė cilat rrallė pasqyrojnė synime tė vetėdijshme? Madje, gjatė njė periudhe miqėsie shumėvjeēare, unė nuk mbaj mend as edhe njė rast tė vetėm, kur Ismail Qemal Beu, duke analizuar situatėn ndėrkombėtare, tė ketė shfaqur atė pandershmėri tė njohur intelektuale, qė karakterizohet nga pėrshtatja e parallogaritur e dėshirave me vizionin real, tė ndjenjave me mendimin. Ai realist, i cili nė Prinkipo - mos harroni, nė Prinkipo! - i shkruante mė 1892 eprorit tė vet: "Nė ēėshtjet shtetėrore janė interesat ato qė udhėheqin politikėn dhe frymėzojnė qėndrimet", ėshtė diagnostikuesi symprehtė i analizės mjeshtėrore tė politikės Lindore tė Bismarkut, tė parė nė dritėn e planit tė plotė evropian tė atij shtetari tė madh.
WILLIAM MORTON FULLERTON
PARIS,
17 shkurt 1920
Krijoni Kontakt