Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31

    Ismail Qemali

    William Morton Fullerton: Me Ismail Qemalin nė Paris, duke shkruar "Kujtimet"



    -Rreth 70 vite pas botimit nė anglisht, nė duart e lexuesve shqiptarė vijnė "Kujtime" tė njėrės prej figurave mė tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė.
    Ismail Qemali, emri qė bėri historinė e Shqipėrisė sė pavarur, vjen nė prag tė 166 vjetorit tė lindjes dhe 91 vjetorit tė vdekjes me vėllimin "Kujtime" tė hedhur dje nė treg nga shtėpia botuese "Toena". I pėrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, "Kujtime" e Ismail Qemalit u botua nė Londėr mė 1920, njė vit pas vdekjes sė tij dhe pėr herė tė parė vjen nė duart e lexuesve shqiptarė nė shqip i pėrkthyer nga origjinali.
    Libri u botua pėr herė tė parė nė 1920, njė vit pas vdekjes sė themeluesit tė shtetit shqiptar, dhe bashkėpunėtori William Morton Fullerton nė parathėnien e librit thotė: "Nuk po bėj tjetėr veēse po mbaj njė premtim tė dhėnė gjatė atyre muajve, qė i kaluam sė bashku nė Paris mė 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme qė Ismail Qemal Beu tė jepte shkas njėfarėsoj pėr njė gjė tė tillė. Libri i tij, sigurisht, nuk do tė ishte shkruar pa kėmbėnguljen time tė fuqishme. Pėrveē kėsaj, edhe pse isha i zhytur tepėr drejtpėrdrejt e thellėsisht nė punėt e lidhura me ecurinė e luftės pėr tė qenė nė gjendje t'i ofroja mikut tim bashkėpunimin e pandėrprerė, qė mė kėrkonte - e qė, nė tė vėrtetė, i duhej medoemos - unė arrita t'ia jap ndihmėn e domosdoshme, tė cilėn e kėrkonte ky rast",-shkruan William Morton Fullerton.



    Kujtimet e William Morton Fullerton pėr bashkėpunimin me Ismail Qemalin pėr hartimin e librit


    Hartimi i kėtij libri qe punė me mund e lodhje tė madhe. Gjatė kėsaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake tė rėnda, shpesh sfilitėse nė shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, qė luheshin pėr tė ardhmen e mėmėdheut tė tij, Shqipėrisė. Hartimit tė kėtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t'ia kushtonte, gjithė kohėn nė dorė tė tij. Interesimi dhe entusiazmi herė i lartė e herė i ulėt, rastet kur herė e gjeje pėr ta takuar e herė jo, e madje edhe ngurrimi pėr t'ia rinisur punės, kur kthehej, pėr tė rimbledhur kujtimet - tė gjitha kėto sė bashku pėrbėnin rrethana jashtėzakonisht tė pavolitshme pėr suksesin e njė zotimi, qė z. Story dhe unė patėm marrė pėrsipėr. Sepse lypset thėnė, se pa njė ndihmė tė tillė tė z. Story kėto "Kujtime" kurrė nuk do ta kishin parė dritėn e botimit. Bosėell-i pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf pėr vite me radhė.
    Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun pėr muaj tė tėrė, duke e kapur ku t'i binte hera. Pas njė sėrė takimesh me peshė e me gratė vinin periudha tė gjata ndėrprerjesh, nė tė cilat medoemos heroi i kėtij libri herė-herė do ta humbte fillin e rrėfimit. Me njė durim pėr t'u pasur zili, "redaktori" i kthehej punės, duke mbajtur shėnime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe mė pas, po aq me kujdes, duke ia dhėnė Ismail Qemal Beut pėr verifikim e rishikim ato kujtime, disi tė parenditura mirė, por gjithmonė jashtėzakonisht tė bollshme e tė ēmueshme, tė bashkėbiseduesit tė tij. Rezultati, pėr mendimin tim, brenda rrethanave, ėshtė i lartė. Mė duket se ky rezultat e pėrligj plotėsisht kėmbėnguljen time, qė Ismail Qemali tė zhbironte nė thellėsitė e mėdha tė pėrvojės sė gjatė si shtetar osman i shkollės sė vjetėr.
    Kėto "Kujtime" janė, madje, diēka mė tepėr se vrojtime tė njė zotnie shqiptar e plaku shumė tė urtė. Ato japin njė pasqyrė tepėr vetjake, jashtėzakonisht objektive, tė botės osmane, e cila, sado parahistorike tė jetė bėrė nė dukje, si pasojė e luftės, nuk ėshtė aq e largėt sa tė mos na flasė me kėshilla lloj-lloji pėr kohėn tonė e pėr tė ardhshmen e afėrt. Periudha, nė tė cilėn Ismail Qemal Beu luajti rolin kryesor e me interes nė jetėn dhe punėn e pėrshkruar nė kėtė libėr, ėshtė ajo e kohėve tė hershme kur lulėzonte "diplomacia e fshehtė", e cila mė vonė ėshtė parė me pėrēmim si e padenjė. Eprori im i vjetėr, zoti de Bloėitz, e kishte nė majė tė gjuhės shprehjen: "Les mémorialistes écartent les conséquences", me ēka nėnkuptonte, se njėfarė skepticizmi i njelmėt ėshtė mėlmesa e lezeti me tė cilat shėrbehen nė tryezė Kujtimet dhe Biografitė.
    Zoti de Bloėitz kishte tė drejtė. Detyra e parė e atij historiani, qė merr pėrsipėr tė pėrdorė autobiografitė si dokument, ėshtė tė zbulojė arsyen e vėrtetė tė qenies sė tyre, pikėrisht pėrse janė shkruar ato autobiografi. Tė vijmė te rasti ynė; duhet mbajtur parasysh se Ismail Qemal Beu, i cili ishte mik i tė madhit Mid'hat Pasha, si dhe personalitet i "Liberalizmit" tė vėrtetė, nė fund tė fundit shumė shpejt u bė figurė aq e veēantė ndėr personazhet e skenės osmane, saqė, nė rastin e tij sidoqoftė, ajo masė maturie, me tė cilėn zakonisht duhen kėnduar me vėmendje Kujtimet pėrgjithėsisht, mund t'ia lejojmė vetes tė jetė mė e vogėl, pa pasur frikė se mos gabojmė rėndė. Tė paktėn, mė lejoni tė shtoj atė qė di pėr besueshmėrinė e kėtyre Kujtimeve tė veēanta, duke dėshmuar me sytė e mi se ato nuk kanė qenė frymėzuar aspak nga ndonjė hije kotėsie vetjake: e theksoj edhe njė herė - autori nuk do ta kishte ndėrmarrė punėn me kėto Kujtime, po tė mos kishte pasur mbi krye trysninė energjike tė tė tjerėve pėr t'i shkruar.
    Sido qė tė jetė, "Kujtimet" e Ismail Qemal Beut tani janė nė dorėn e lexuesit dhe njė studim i kujdesshėm i kėtyre faqeve libri do tė bindė, besoj, ēdo studiues tė aftė tė ēėshtjeve ndėrkombėtare se, sikur eprori i Ismail Qemal Beut tė kishte ndjekur atė fener ndriēimi tė rrugės politike, tė ofruar mė se njė herė prej vartėsit tė tij tė zgjuar, njė veprim i tillė do tė kishte qenė nė dobi tė Perandorisė, e me gjasė tė Evropės. Ėshtė bėrė e modės tė merren me ēėshtje ndėrkombėtare njerėz qė nuk janė as amatorė; ndėrsa jo shumė kohė mė parė punė tė tilla kryheshin nga profesionistė. Njė nga pėrfitimet mė tė mėdha nga libri i Ismail Qemal Beut ėshtė mėnyra sesi ai ilustron tė vėrtetėn a priori, nė fund tė fundit, se metoda e vjetėr ėshtė pafundėsisht mė e mira. Nė ditėt e fundit tė jetės, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bėrė, pa dyshim, vėshtrim disi i mjegullt e i pasaktė. Mė kujtohen njė dorė bisedash me tė nė Paris, nė disa ēaste kritike tė luftės me Gjermaninė, nė tė cilat ai parashikonte humbjen e sigurt tė Aleatėve. Por e kam detyrim ndaj tij tė them menjėherė, se dy argumentet kryesore tė tij ishin, sė pari, bindja se, nėse Perėndimi mbahej, Rusia do tė shembej ashtu sikundėr u shemb, dhe, sė dyti, shqyrtimi me kujdes e maturi i dėmeve rrėnimtare nė Evropėn kontinentale e nė Angli, dhe, nė fakt, nė krejt planetin, prej formulave tė ngatėrruara tė z. Ėilson. Kėsisoj, gjatė Luftės, Ismail Qemal Beu shpesh u bė shkurajues pėr njerėz si ne, qė kishim besim pėrherė tė palėkundur, se Gjermania do tė pėsonte disfatė. Mirėpo, nėse Ismail Qemal Beu qe shkurajues, a nuk ndodhte kjo ngaqė gjykimi i tij nė pėrgjithėsi dihej se qe aq rrėnjėsisht e plotėsisht i formuar?
    Si tė mos ndikoheshe sadopak nga verdiktet e njė burri, pėrvoja e tė cilit nė Stamboll, nė Evropėn Qendrore, nė Ballkan, nė Angli, e madje nė Francė, kishte qenė aq e larmishme, e gjatė dhe e pasur; e njė burri, i cili pėr vite me radhė kishte manovruar me aq shkathtėsi mes dallgėve qė ngriheshin pa prą nė detin e trazuar tė botės sė vjetėr kozmopolite osmane; e njė burri, i cili kishte pasur marrėdhėnie tė ngushta me Gordonin "kinez", Gordonin e Hartumit, dhe kishte qenė mik me njė sėrė shtetarėsh tė Evropės; e njė burri, i cili, si kryetar i Komisionit tė Danubit, kishte pasur mundėsinė tė zhbironte nė shkaqet e politikės sė njė gjysmė duzine Fuqish; e njė burri, me pak fjalė, qė kishte parė aq shumė nė jetė dhe kishte njohur aq shumė burra tė tjerė; qė, nė tė vėrtetė, kishte bėrė njė jetė aq aktive e tė pasur, saqė shprehia pėr tė pasur ide me vlera tė gjithmbarshme i ishte bėrė e natyrshme dhe qė kėnaqėsi kryesore intelektuale kishte tė vrojtonte sesi faktorėt njerėzorė puqen bashkė e harmonizohen pėr tė pėrcaktuar ato rezultante force, tė cilat rrallė pasqyrojnė synime tė vetėdijshme? Madje, gjatė njė periudhe miqėsie shumėvjeēare, unė nuk mbaj mend as edhe njė rast tė vetėm, kur Ismail Qemal Beu, duke analizuar situatėn ndėrkombėtare, tė ketė shfaqur atė pandershmėri tė njohur intelektuale, qė karakterizohet nga pėrshtatja e parallogaritur e dėshirave me vizionin real, tė ndjenjave me mendimin. Ai realist, i cili nė Prinkipo - mos harroni, nė Prinkipo! - i shkruante mė 1892 eprorit tė vet: "Nė ēėshtjet shtetėrore janė interesat ato qė udhėheqin politikėn dhe frymėzojnė qėndrimet", ėshtė diagnostikuesi symprehtė i analizės mjeshtėrore tė politikės Lindore tė Bismarkut, tė parė nė dritėn e planit tė plotė evropian tė atij shtetari tė madh.

    WILLIAM MORTON FULLERTON
    PARIS,
    17 shkurt 1920

  2. #32

    Fjalimi i Ismail Qemalit, mbajtur mė 28 nėntor 1912

    Fjalimi i Ismail Qemalit i mbajtur mė 28 nėntor 1912 nė Mitingun e Madh nė Vlorė me rastin e ngritjes sė flamurit




    Nga Ismail Qemali




    Oh! Sa tė lumtur qė e ndiej vehten sot, qė shoh, kėtu nė Vlorė, kaqė burra Shqipėtarė tė mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e Atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot ndėr sy, nga mallėngjimi, pra, po dal kėtu para jush qė t’ju gėzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kėtė minutė, Kongresi ēpalli mėvehtėsinė e Shqipėrisė, tuke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e duke mė ngarkuar mua kryesin’ e qeveris sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė.
    Porsi ėndėr mė duket ky ndryshim i madh i vendit t’onė, qė hoqi e voi tė zezat e tė lirit pesėqind vjet me radhė ndėnė sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirtin pėrgjithėnjė, tė shuhej e tė ēfarrosej krejtėsisht nga faqia e dheut, kėjo Shqipėri, qė, dikur, shkėlqente nga trimėrija e pashoqe e bijve tė saj; kjo Shqipėri, qė kur i kėrcėnohej rreziku Europės nga pushtimet e Turqisė, ndėnė kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbejnė, u bė porta e hekurtė kundra sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė t’egėr qė ka pas Turqija. Mirėpo, desh Zoti, qė me punėn, me trimėrinė dhe guximin e pashoq tė Shqipėtarėvet, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onė, sepse, kėtu e kėshtu, jemi tė LIRĖ tė PAVARUR dhe MĖVEHTE, prandaj: qeshni e gėzoni! Pėr t’ia arrijtur kėsaj dite tė bardhė e tė madhe, na ka ndihmuar gjaku i dėshmorėvet dhe puna e vlefshme e patriotėve t’anė dhe e tė gjithė shokėve qė muarrnė pjesė nė kėtė mbledhje dhe e tė gjithė juve, qė tani po ju gufon zemėra nga gazi i madh qė ndieni; mirėpo mbledhja si mė plak qė jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shėnjtė tė shėnjės t’onė Kombėtare, tė flamurit t’onė tė ėndėrruar e tė dashur (nxjerr Flamurin, tė cilin e ka tė vendosur nė njė shtizė hekuri, natyrisht tė vogėl, dhe tė pshehur nėn pallto dhe passi e mba njė sekondė nė dorė e ngul nė shtyllat e ballkonit. Amatorėt, posa e shohin Flamurin thėrrasin me gėzim e me zė tė lartė: Rroftė Flamuri, Rroftė Shqipėrija e Lirė).
    Ja, pra, ky ėshtė Flamuri Ynė i kuq e me shqiponjėn dykrenare tė zezė nė mest. Dhe tani, tė gjithė bashkė, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr t’a mburuar, pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar si i ka hije Atdhenė t’onė tė Lirė.
    Tuke pėrfunduar, s’mė mbetet gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh, qė, bashkė me bekimet e Tij qė i lipij tė na japė pėr tė qenė tė denjė tė kėsaj dite, tė pranojė qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori mė i parė i Atdheut, ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valvitet i Lirė. Flamuri i ynė, n’atdhenė t’onė tė lirė.

    Rroftė Flamuri!

    Rroftė Shqipėrija!

  3. #33

    Si e lashė Shqipėrinė - nga Ismail Qemali

    Si e lashė Shqipėrinė...



    Nga Ismail Qemal Bej Vlora



    Mbretėrimi i shkurtėr i Wilhelm Wiedit, qe mė i pasur nė episode groteske, se sa nė veprime pėr organizimin e njė shteti tė ri. Kjo ishte prova e kujdesit tė pakėt qė Fuqitė kishin pėrdorur nė zgjedhjen e njė sovrani pėr njė vend, lumturia e tė cilit varej nga njė zgjedhje e kujdesshme. Kishim shpresuar se takti dhe urtėsia e Princit, do tė shėrbenin si kundėrpeshė pėr humbjet e territorit, pėr tė cilat kishim vuajtur, dhe ngjitja e tij nė Fron, do ti jepte njė shtytje tė konsiderueshme zhvillimit tė vendit. Pėrkundrazi situata u bė mė e ngatėrruar dhe pėr pak kohė u bė kritike. Njė mėngjes mora njė telegram nga Vlora, qė mė shkaktoi njė tronditje tė thellė. Shtėpia e Esad Pashės ishte bombarduar dhe vetė ministri ishte arrestuar. Ky njoftim i shkurtėr pa asnjė shpjegim tjetėr, mu duk kaq i ēuditshėm, sa pėr njė ēast nuk e besova pėr tė vėrtetė. Sidoqoftė, nxitova tė shkoja tek konsujt italian e austriak nė Nicė e nė Vjenė pėr tė vėrtetuar informatėn nėse ishte e vėrtetė e pėr tė pėrcaktuar domethėnien. Pėrgjigjet qė mora, nuk lanė asnjė dyshim, e pas pak kohe mora vesh hollėsitė e ngjarjes.
    Kisha parashikuar gjithnjė se Esad Pasha do tė ndodhej nė njė pozitė jashtėzakonisht tė vėshtirė nė Durrės. Ky qytet me mė pak se pesė mijė banorė, kishte qenė qendėr intrigash e kundėrshtimesh pėr kandidaturėn e Ėiedit si princ evropian, si dhe qendėr e kryengritjes sė Esadit kundra Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Esadi, qė menjėherė pas njė kthimi tė dyshimtė, ishte vėnė ministėr pikėrisht i atij Princi qė ishte aq i padėshiruar pėr shokėt e tij, nuk mund tė kishte tjetėr veē mungesė popullariteti e pėrbuzje. Mllefi kundra tij u bė shpejt mė i thellė dhe demonstratat popullore nė vend, morėn njė karakter kėrcėnues. Princi, pėrkundrazi, nė vend qė tė qetėsonte popullin kur lėvizja ishte nė kulm, pėrdori topin. Nga ana tjetėr, nė vend qė tė pushonte ministrin e tij tė padėshirueshėm, me njė procedurė legjitime tė rregullt, Princi vetė, duke vepruar nėn njė influencė, qė nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj, pėrdori pėrsėri mjete tė dhunės. Ai adaptoi njė linjė veprimi tė pashembullt nė analet e qeverisjes. Shtėpia e Esadit u rrethua e u bombardua deri sa gruaja e tij doli nė njė dritare duke tundur njė ēarēaf tė bardhė si shenjė armėpushimi. Bombardimi u pezullua. Ndėrhyri ministri italian Carlo Aliotti, nė sajė tė tė cilit Esadi pati mundėsi tė dilte pa incidente tė tjera. Tė shoqėruar me marinarė e gjithė familja mundi tė largohej me njė anije vrojtimi austriake, nga ku u transferua nė anijen bazė tė Italisė, me tė cilėn Esadi shkoi nė Evropėn Perėndimore, pasi kishte dhėnė fjalėn e nderit, se nuk do tė kthehej mė nė Shqipėri.
    Duke patur parasysh kėto ngjarje tė ēuditshme, e quajta detyrė qė tė kthehesha menjėherė nė Vlorė. Pikėrisht kur po i hipja trenit nė Nicė, mė takoi konsulli italian, me njė telegram tė Ministrit tė Jashtėm, Markezit San Xhiuliano, qė mė kėrkonte tė njihte mendimin tim, pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėr masat qė duheshin marrė, duke pasur parasysh se gjendja po bėhej gjithnjė e mė alarmuese. Meqė kėrkonte, nėse ishte e mundur tė diskutonim argumentin me tė, ndalova nė Romė, ku San Xhuliano e unė u morėm vesh pėr masat qė do tė ishin tė pėrshtatshme tė merreshin. Nė Vlorė, sapo arrita, mora vesh hollėsitė e ngjarjeve qė isha njoftuar dhe se Durrėsi ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt e nuk kishte komunikim me pjesėn tjetėr tė vendit. Autoriteti mė i lartė dhe juridiksioni i Mbretit tonė ishte kufizuar nė atė qytet tė vogėl. Pas disa ditėsh, u nisa pėr nė Durrės me pesėmbėdhjetė fisnikė tė krahinės, me qėllim qė ti parashtronim Princit opinionin tonė pėr situatėn, qė pėrputhej me atė tė ministrit San Xhuliano. Gjatė njė takimi tete-a-tete (kokė mė kokė) qė pata me tė, i paraqita konkluzionet qė kishim arritur dhe masat e nevojshme. Princi mė ēuditi pėr mungesėn e njė ideje pėr gjendjen dhe koshiencėn e vėshtirėsive tė jashtėzakonshme tė momentit. U tregua i paaftė tė bėnte njė vėrejtje, apo tė bėnte njė pyetje tė dalė nga arsyetimi i tij personal. Ndėrsa i ilustroja masat e ndryshme qė mund tė zgjidhte, pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė, nuk mė pyeti asnjėherė se si mund tė viheshin nė praktikė kėto masa.
    Tė nesėrmen Princi priti tė pesėmbėdhjetė fisnikėt e Vlorės. Nuk na la megjithatė, pa dhėnė mė parė ndonjė shenjė kujdesi pėr vendin. Nė Pallat u bė njė mbledhje e tė gjithė krerėve shqiptarė qė ndodheshin nė Durrės. Princi e hapi vetė mbledhjen me pak fjalė frėngjisht, duke shpjeguar qė na kishte mbledhur qė tė shprehnim mendimet tona personale mbi gjendjen nė vend. Nuk kishim pasur asnjė diskutim paraprak, siē ėshtė zakon kur ėshtė puna pėr tė dhėnė njė mendim nė rrethana tė kėtij lloji, por iu pėrshtatėm dėshirave tė tij. Nė vend qė tė mbyllja serinė e propozimeve, siē duhet tė bėja lidhur me pozitėn time, unė fola i pari. Nė fund Princi na falenderoi e tha se pasi tė pėrktheheshin vėrejtjet tona e ti studionte, do tė na njoftonte vendimin e tij. Pritėm disa ditė, dhe pastaj pėr shkak tė mungesės sė njoftimeve tė tjera, shkuam nė Vlorė.
    Duke parė rėndimin e gjendjes sė pėrgjithshme tė vendit dhe tė paaftėsisė sė dukshme tė Qeverisė sė Durrėsit, me qėllim qė tė merreshin masat pėrkatėse pėr tė shpėtuar Shqipėrinė, u caktua nė sheshin e madh tė Vlorės njė mbledhje e banorėve tė qytetit e tė krahinės, ashtu dhe tė gjithė refugjatėve tė krahinave tė tjera tė pushtuara nga armiku. Mbas njė diskutimi tė gjerė, u vendos tė formohej Komiteti i Shpėtimit Publik, nėn kryesinė time. Njoftuam Fuqitė e Mėdha dhe Princin me njė proklamatė, nė tė cilėn deklarohej se pėrfaqėsuesit e popullit tė Vlorės dhe tė njė duzine krahinash tė tjera, ishin mbledhur dhe kishin votuar krijimin e Komitetit tė Shpėtimit Publik me qėllim qė tu kėrkonin Fuqive garante tė princit, qė tia transferonin pėrkohėsisht pushtetin Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, e tė merrnin tė gjitha masat qė kėrkonin rrethanat. Mesazhi i nėnshkruar nga tridhjetė delegatė, i bėnte thirrje drejtėsisė sė Fuqive, e i lutej ti besonte Komisionit kėtė detyrė pa vonesė, duke shtuar se ishte fjala pėr tė vetmen masė, sipas mendimit tonė, qė mund tė mbajė sovranin legjitim nė fron, tė sigurojė bashkimin kombėtar dhe tėrėsinė tokėsore e tė shpėtojė nga shkatėrrimi mbi njėqind mijė qenie njerėzore, qė duke u larguar nga hekuri e zjarri, iu desh tė braktisin pronat e tyre tė djegura e vatrat e tyre tė rrėnuara e tė mbroheshin nė tė vetme qoshe tė Shqipėrisė qė ende ishte e lirė, nė qytetin e Vlorės e nė rrethinat e saj.
    Arrita nė momentet e fundit tė kėtij mbretėrimi tė dhimbshėm e tė kotė. I mbyllur, siē kam thėnė, nė kryeqytetin e tij fatkeq Princi kishte humbur ēdo autoritet dhe sovraniteti i tij nuk ekzistonte mė. Nuk mbeti asgjė nga dhjetė milion frangat qė i kishin dhėnė paradhėnie dhe qė ai i kishte harxhuar marrėzisht nė gjėra si krijimi i njė gjykate Kasacioni, kur nė vend nuk kishte asnjė gjykatė, emėrimin e inspektorėve tė arsimit publik, kur nuk kishte shkolla, mbajtjen e ministrave tė plotfuqishėm tė akredituar nė vende tė huaja, por qė rrinin rehat nė shtėpi. Megjithėse dėrgonte Ministrin e Financave nė Romė pėr kontribute tė tjera, qoftė Roma, qoftė Vjena luajtėn pjesėn e shurdhit. Si njė spekulator i falimentuar Ėilhelm Ėiedi e kuptoi se nuk mbetej tjetėr veēse tė largohej. Lufta e madhe kishte filluar e do tė pėrmbyste shpejt Evropėn. Anijet e Fuqive e braktisėn Durrėsin dhe e lanė nė dorė tė ngjarjeve, kurse Princi i ndoqi me njė jaht tė vogėl italian, qė i ishte lėnė nė dispozicion.
    Me gjithė pėrvojėn e kėtyre tre muajve, bashkatdhetarėt e mi e panė me trishtim tė largohej, sikur ai tė pėrfaqėsonte njė shpresė qė merrte fund, njė ėndėrr qė zhdukej. Ai skishte bėrė asgjė pėr ti njohur e kuptuar, asnjė hap pėr tiu afruar zemrave tė tyre, qė i ishin hapur me aq besim.
    Tashti nuk mbetej tjetėr, veēse tė pritej dita kur pėrfaqėsuesit e njerėzimit tė mblidheshin e tė vendosnin tė njihnin tė drejtat tona qė deri nė kėtė moment fatkeqėsisht kishin mbetur tė harruara, me preteksin pėr tė evituar atė qė ishte e paevitueshme. Jemi tė bindur qė njė akt drejtėsie i dhėnė pėr ne, do tė jetė i dobishėm jo vetėm pėr ne vetė, por dhe pėr tė gjithė ata qė kanė kėrkuar zgjerimin e tyre me shkatėrrimin tonė. Rindėrtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarėsisė sė tij, do tė jetė njė nga faktorėt mė tė fuqishėm pėr paqen e Evropės Lindore dhe tė botės.
    Kjo ndėrtesė ballkanike mund tė forcohet, vetėm me forcimin e Shqipėrisė, qė pėrbėn kolonėn e katėrt qė e mban.

    *Paris, korrik 1917

  4. #34

    Ismail Qemali

    Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?



    Shkruan: Astrit Lulushi - SHBA



    Pluhuri shpesh shoqėrohet me harresėn, por vetėm kur cėshtja mendohet thellė, del se ėshtė pluhuri nė sipėrfaqe qė zbulon tė padukshmen. Heminguei pėrdori njė parim tė ngjashėm, ashtu si Kadareja gėrvishtte pluhurin e diktaturė pėr t’a zbuluar atė. Eshtė i njėjti parim qė u pėrvetėsua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl tė hollė pėr t’a bėrė mė joshės a pėr tė shmangur censurėn ndaj pronografisė. Kjo tė shtyn tė mendosh se shprehja “pluhuri i harresės” apo i mbulesės krijohet nga ata qė e dinė qė nė njė periudhe tė caktuar tė sė kaluarės, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjė pėr t’u regjistruar, dhe pėrpiqen qė mbi harresėn tė krijojnė njė histori tė rremė a tė shtrembėruar.
    Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmėt e tij, tė cilat si shenjat e gishtrinjėve, sa mė tė padukėshme nė kohėn e prekjes aq mė tė theksuara bėhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga njė dritė e re.
    Shpesh nevojitet vetėm njė vėshtrim i tillė pėr tė kuptuar se njeriu duhet vlerėsuar jo mė shumė pėr rezultatin sesa pėr punėn e mundin drejt kėtij rezultati. Kur Davincin e pėrgėzonin pėr pikturėn MonaLisa, ata nuk e dinin se pėr kėtė vepėr artisti kishte punuar pėr 4 vjet. “Falė Zotit, qė nuk e dijnė kėtė” thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos tė tjerėt talleshin. Po ashtu kritikėt qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet pėr statujėn e Balzakut dhe ende nuk e quante tė pėrfunduar. Nė historinė e artit, Rodin sot renditet si skulptori mė i madh qė nga koha e Mikelanxhelos.
    Historianėt thonė se Enriko Karuzo, njė nga tenorėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota, kur dilte nė skenė admirohej nga tė gjithė, por kush e shikonte pas shfaqjes, nė mbrapaskenė, tė rraskapitur nė kulm, tė djersitur e mezi mbushej me frymė, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj njė personi ėshtė deri-diku dėshira pėr t’u bėrė njėsoj si ai, por pa u lodhur. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė shumė njerėz ėndėrrojnė tė bėhen tė pasur por pak janė tė tillė. Shume e dėshirojnė suksesin, por jo tė gjithė e duan lodhjen, megjithatė prapė nuk heqin dorė e pėrpiqen tė gjejnė rrugėn tjera, mė tė shkurtrėn e mundur. Por kjo vijė midis njeriut dhe qėllimit, si ajo midis dy pikave, ėshtė e drejtė vetėm nė gjeomoetri, pasi nė jetė ėshtė e gjatė e me shumė kthesa, ngritje, rėnie e ndalesa tė shkaktuara nga mundimi e lodhja.
    “Kam njohur shumė njerėz tė mėdhenj, por tė rrallė janė ata qė mund tė krahasohen me plakun e urtė shqiptar, Ismail bej Qemalin”, shkruante gazetari britanik Somerville Story nė vitet 1920. Dhe ai pėrmend mjaft emra qė sot janė harruar, flet kalimthi mbi figura bashkėkohore si Pucini e Karuzo qė i kishte njohur personalisht, por pėrshkruan si njė figurė nga mė tėrheqėset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e tė cilit rėndonin shpifjet e kundėrshtarėve vendas a tė huaj, vitet e jetės, dhe halle tė gjithfarėshme, kombėtare e vetiake, qė nga ato pėr sigurimin e jetesės. Kėto pėrbėnin atė pluhurin qė zbulonte vlera tė cilat u vunė re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.
    Nė vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin “20 year in Paris with a pen”, ku flet rreth pervojės se tij si gazetar. Nė kapitullin “A few famous people”, Story thotė se nuk mund ta linte pa pėrfshirė nė kėtė libėr Ismail Qemalin, jo vetėm sepse ai ishte njė nga figurat mė interesante qė kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkėpunoi me tė pėr 16 muaj pėr hartimin e librit “The Memoris of Ismail Kemal bey”.
    Nė vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton nė atė kohė korrespondent i gazetės London Times nė Paris, hyri nė zyrėn e Storyt i shoqėruar nga njė burrė i rreth tė 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisė osmane, guvernator i Rumelisė, nxitėsi i lėvizjes xhonturke, njeriu qė bėri Shqipėrinė, dy herė president i saj dhe tani thuajse i dėbuar jetonte e nė mėrgim. Pėr kėta dy gazetarė tė huaj, historia e tij i ngjante asaj tė njė profeti i mohuar nė vendin e tij. Atė ditė ata u takuan, e biseduan gjatė dhe pėrshtypjet e para duket se ishin tė mira, pasi shėnuan “fillimin e njė bashkėpunimi tė suksesshėm, megjithėse tė vėshtirė”, tregon Sommerville Story nė librin; “20 vjet nė Paris me penė” Mė poshtė vijon tregimi i Storyt, shkėputur nga kapitulli “A few famous men”
    “Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtė qė kishte qenė pėr 50 vjet guvernator e guvernator i pėrgjithshėm nė disa provinca tė perandorisė osmane, dinte thuajse gjithēka qė njeriu ia vlente tė dinte rreth politikave, sjelljeve dhe mendėsive nė Lindjen e Afėrme. Ishte interesante dhe stimuluese tė dėgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga njė njeri qė kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, qė kishte njohur nga afėr gjeneralin Charls Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit - dhe nderonte kujtimin e tij - kishte qenė mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkė evropianė e burra shteti gjatė jetės sė tij tė gjate politike…...
    Nė bisedė tė lirė Ismail Qemali ishte i kėndshėm e plot humor, ndėrsa kur fillonim punėn pėr tė regjistruar kujtimet ai bėhej tepėr serioz. Megjithė pėrvojėn dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e njė diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjė shėnim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje qė tė gjitha letrat e tij i kishte lėnė nė Stamboll. Kur ndonjėherė donte t’i referohej njė dokumenti diplomatik, ose tė gjente datėn e saktė tė njė ngjarjeje qė ai kishte pėrjetuar, ne na duhej tė shkonim nė librarinė Quai d’Orsay ose nė Bibliotheque Nationale…..
    Pėr tė punuar, pėrdornim njė tryezė tė madhe. Unė ulesha nė karrige nė njėrin skaj e Ismail Qemali nė skajin tjetėr tė tryezės dhe ai fillonte tė tregonte incidente e ngjarje tė ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pėlqente qė unė tė mbaja shėnime edhe as nuk donte qė ai tė diktonte e unė tė shkruaja. Kjo ma bėnte punėn shumė tė vėshtirė. Ndonjėherė ai fliste pėr njė orė a mė shumė, dhe nėse mė shikonte qė mbaja shėnime, nevrikosej, e ndėrpriste tregimin dhe ma hiqte letrėn nga dora. Ismail Qemali ishte shumė i pėrpiktė pėr ato qė donte tė pėrfshiheshin nė librin e kujtimeve dhe pėr ato qė duheshin lėnė jashtė. Kėto tė fundit, zakonisht ishin pjesėt mė interesante dhe pėrbėnin njė burim tė jashtėzakonshėm pėr njė shkrimtar. Po kujdesi i tij qė ato tė mos pėrfshiheshin nė libėr, ishte edhe mė i jashtėzakonshėm. Ismail Qemali ishte i mendimit se nė kujtimet politike duhet tė pėrfshihen vetėm ngjarje serioze.
    Kur mbaronim bisedėn dhe Qemal beu ikte, unė ulesha e shkruaja ato qė mbaja mend dhe kur vinte herėn tjetėr ia lexoja ēfarė kisha shkruar. Pasi i miratonte, unė i shtypja me makinė shkrimi dhe ai mė kėrkonte t’ia lexoja pėrsėri. Nė disa raste mė duhej tė bėja edhe ndryshime, sepse I. Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte qė ndonjė pjesė tė tregohej ndryshe ose tė mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim nė frėngjisht, por unė shėnimet i mbaja nė anglisht dhe pastaj ia lexoja tė pėrkthyera nė frėngjisht, sepse nuk e kuptonte mirė anglishten.
    Ismail Qemali ishte shumė i kujdesshėm pėr ato qė tregonte dhe njė herė me tė qeshur thashė, “Ju keni ardhur tek njė gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shumė i njeh shijet e publikut. Pėrse nuk mė lejoni ta shkruaj librin ashtu siē di vetė? Ndoshta do tė dilte mė interesant?” Sigurisht pėrgjigja e tij ishte se gjithmonė e njėjtė - “Nuk dua tė dėgjoj gjėra tė tilla”.
    Ismail Qemali ishte shumė i thjeshtė dhe gjithmonė ndjehej ngushtė kur e lėvdonin. Ndonjėherė mendoja se historia mund tė kishte qenė ndryshe, nėse ky njeri do tė kishte marrė vendime tė prera e tė rėndėsishme nė momentin e duhur dhe nė se do tė ishte treguar mė shumė ambicioz.
    Njė herė njė revistė e njohur franceze i kėrkoi Ismail Qemalit tė shkruante diēka “tė lehtė” rreth pėrvojės tė tij. Nė kėtė rast ai u shpreh lirshėm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pėlqenin gjėra tė tilla. Por ai nuk pranoi qė ky shkrim tė pėrfshihej nė “Kujtimet” nė anglisht, duke thėnė, si gjithmonė, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze pėr tė zėnė vend nė librin e njė diplomati.
    Nisur nga pėrvoja, Ismail Qemali parashikoi shumė zhvillime qė mė pas edhe ndodhėn. Por vetėm pėr njė prej zhvillimeve mė tė rėndėsishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parė Botėrore do tė pėrfundonte me fitoren e Gjermanisė. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndėr fuqitė mė tė mėdha ushtarake tė kohės, por sepse Britania e Franca do tė mundeshin. Ai bėnte krahasim me tė kaluarėn kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumė herė kishin qenė tė gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrė aq thellė nė Ballkan vetėm falė pakujdesisė dhe indiferentizmit tė Britanisė dhe se kishte qenė frika ndaj Gjermanisė qė prej periudhės sė Bismarkut, qė ndikoi nė krijimin e aleancės franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisė qė i shtyu sllavėt e jugut tė bashkoheshin nė njė federatė, duke menduar se vetėm kėshtu mund t’i bėnin ballė kėrcėnimit gjerman e austro-hungarez.
    Njė herė e pyeta Ismail Qemalin se pėrse pranoi tė largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me ēdo kusht e me forcė, siē do tė kishin bėrė shumė tė tjerė nė pozitat e tij. Ai tundi kokėn dhe me njė zė tė mendueshėm tha “Gjėra tė tilla nuk mund t’i bėnte njė njeri qė kishte luftuar pėr Liberalizim nė njė vend tė prapambetur”.
    Ismail Qemalit nuk i pėlqente tė fliste pėr veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna pėr tė shkruar kujtimet e tij zgjati mė shumė sesa unė kisha parashikuar, pasi ndonjėherė mė duhej t’ia nxirrja fjalėt thuajse njė nga njė. Me ditė a javė tė tėra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, mė tregonte pėr takimet qė kishte zhvilluar me ministra, diplomatė, burra shteti e bashkatdhetarė pėr tė ndihmuar ēėshtjen shqiptare. Ndonjėherė preferonte tė ulej pranė zjarrit e tė bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurrė nuk pėrfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipėrisė, kurrė nuk u skicua as nė vija tė trasha. Mė 1919, Ismail Qemali u nis pėr nė Spanjė, pasi duke qenė vend neutral, mendonte se ai mund tė ishte mė i pavarur nė punėn e tij pėr Shqipėrinė. Disa ditė para se tė nisej, mė pyeti nėse do ta ndihmoja mbi njė libėr tjetėr mė tė gjerė mbi gjeografinė, historinė dhe etnografinė e Shqipėrisė. Unė i thashė, po, por mė gjatė nuk e diskutuam. Shqetėsimi im i vetėm ishte se nėse puna do tė kryhej me ritmin e shkrimit tė “Kujtimeve”, qė kishte ecur shumė ngadalė, pėr njė libėr tė dytė do tė na duheshin disa vite.
    Nga Spanja, miku im i vjetėr, me ftesė tė qeverisė italiane shkoi nė Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtėn nėn mbikqyrje; dhe ashtu zemėrthyer e afro 80 vjeēar, Ismail Qemali vdiq nė Peruxhia.
    Gjithashtu pėr ata qė besojnė nė bestytni nuk mund tė lė pa treguar njė ngjarje qė ndodhi nė Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur qė jetonte nė Algjer, kishte ardhur pėr vizitė nė Paris. Njė mbrėmje, ai, Ismail Qemali dhe njė miku i tyre po hanin darkė dhe Qemal beu i pyeti nėse u besonin bestytnive. Ata u pėrgjigjėn se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dėshironte tė dėgjonte Marshin Funebėr tė Shopenit. Darcy e luajti nė piano, tė gjithė pjesėn deri nė fund. Nė mė pak se njė vit pas kėsaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqėn, ndėrsa personi i tretė ndėrroi jetė disa muaj mė vonė”.
    Libri “Memoirs of Ismail Kemal bey” u botua mė 1920 nė Londėr e Nju Jork, me njė pamje e pėrmbajtje me tė vėrtetė serioze, siē e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallė. Sot ky libėr ėshtė njė nga veprat mė tė cituara nga studiues e historianė mbi ēėshtje tė Lindjes sė Afėrme e tė vendeve tė ish perandorisė osmane. Libri pėrmban edhe njė parathėnie shkruar nga W.M.F, akronim i pėrdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitėsi kryesor qė Ismail Qemali tė hidhte nė letėr kujtimet e tij. Fullerton ka qenė njė prej gazetarėve dhe analistėve tė njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX. Lindur nė Boston e i diplomuar nė Harvard, nė vitet 1890, Fullerton u vendos nė Paris, ku punoi si korrespondent pėr London Times. Ai ėshtė autor i disa librave si “Problems of Power’ edhe “Patriotism and Science” ku analizohen politikat e fuqive tė mėdha nė fillim tė shekulli tė kaluar. Shumė kritikė thonė se filmi i kohėve tė fundit “Wings of the Dove” bazohet nė jetėn e Fullertonit, tė paktėn gjatė rinisė sė tij.
    Ndėrsa tė dhėnat biografike rreth Sommerville Storyt janė tepėr tė pakta. Mendohet se ai lindi nė Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar nė disa kryeqytete tė fuqive tė evropiane deri aty nga viti 1903, kur u vendos pėrfundimisht nė Paris, ku edhe vdiq para fillimit tė Luftės sė dytė Botėrore. Somerville Story la pas shumė shkrime, monografi e pėrshkrime, por mė shpesh emri i tij pėrmendet pėr librin “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 04-09-2012 mė 11:20

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,352
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga kaps'kapprape Lexo Postimin
    Fjalimi i Ismail Qemalit i mbajtur mė 28 nėntor 1912 nė Mitingun e Madh nė Vlorė me rastin e ngritjes sė flamurit




    Nga Ismail Qemali




    Oh! Sa tė lumtur qė e ndiej vehten sot, qė shoh, kėtu nė Vlorė, kaqė burra Shqipėtarė tė mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e Atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot ndėr sy, nga mallėngjimi, pra, po dal kėtu para jush qė t’ju gėzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kėtė minutė, Kongresi ēpalli mėvehtėsinė e Shqipėrisė, tuke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e duke mė ngarkuar mua kryesin’ e qeveris sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė.
    Porsi ėndėr mė duket ky ndryshim i madh i vendit t’onė, qė hoqi e voi tė zezat e tė lirit pesėqind vjet me radhė ndėnė sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirtin pėrgjithėnjė, tė shuhej e tė ēfarrosej krejtėsisht nga faqia e dheut, kėjo Shqipėri, qė, dikur, shkėlqente nga trimėrija e pashoqe e bijve tė saj; kjo Shqipėri, qė kur i kėrcėnohej rreziku Europės nga pushtimet e Turqisė, ndėnė kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbejnė, u bė porta e hekurtė kundra sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė t’egėr qė ka pas Turqija. Mirėpo, desh Zoti, qė me punėn, me trimėrinė dhe guximin e pashoq tė Shqipėtarėvet, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onė, sepse, kėtu e kėshtu, jemi tė LIRĖ tė PAVARUR dhe MĖVEHTE, prandaj: qeshni e gėzoni! Pėr t’ia arrijtur kėsaj dite tė bardhė e tė madhe, na ka ndihmuar gjaku i dėshmorėvet dhe puna e vlefshme e patriotėve t’anė dhe e tė gjithė shokėve qė muarrnė pjesė nė kėtė mbledhje dhe e tė gjithė juve, qė tani po ju gufon zemėra nga gazi i madh qė ndieni; mirėpo mbledhja si mė plak qė jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shėnjtė tė shėnjės t’onė Kombėtare, tė flamurit t’onė tė ėndėrruar e tė dashur (nxjerr Flamurin, tė cilin e ka tė vendosur nė njė shtizė hekuri, natyrisht tė vogėl, dhe tė pshehur nėn pallto dhe passi e mba njė sekondė nė dorė e ngul nė shtyllat e ballkonit. Amatorėt, posa e shohin Flamurin thėrrasin me gėzim e me zė tė lartė: Rroftė Flamuri, Rroftė Shqipėrija e Lirė).
    Ja, pra, ky ėshtė Flamuri Ynė i kuq e me shqiponjėn dykrenare tė zezė nė mest. Dhe tani, tė gjithė bashkė, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr t’a mburuar, pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar si i ka hije Atdhenė t’onė tė Lirė.
    Tuke pėrfunduar, s’mė mbetet gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh, qė, bashkė me bekimet e Tij qė i lipij tė na japė pėr tė qenė tė denjė tė kėsaj dite, tė pranojė qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori mė i parė i Atdheut, ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valvitet i Lirė. Flamuri i ynė, n’atdhenė t’onė tė lirė.

    Rroftė Flamuri!

    Rroftė Shqipėrija!

    Mjafton te lexosh kete fjalim te Ismail Bej Vlores qe te kuptosh urtesine, shpirtmadhesine, vizionin dhe besimin e ketij njeriu qe edhe pse u lind e u thinj ne nje nga epokat me te erreta te historise, arriti qe ti falte drite dhe shprese nje populli te tere, ne ditet me te veshtira te tij. Fjalet e tij me lart nuk jane fjale qe na bejne te ndihemi mire sot kur i lexojme 100 vjet me pas, fjalet e tij jane fjale profetike qe koha i beri realitet. Dhe qe te kuptoni vizionin e tij, duhet te kuptoni rrethanat e kohes ne te cilen u shpall pavaresia:

    - Vizioni: 90% e gjithe popullsise shqiptare, qe nga ai fshatari i pashkolle e analfabet, e deri tek intelektualet me te mire te vendit, askush nuk e imagjinonte dot Shqiperine te pavarur. Gjithe inteligjenca e kohes, e shihte te ardhmen e Shqiperise gjithmone te varur nga nje fuqi tjeter: nje grup i madh besonte ne autonomine e Shqiperise brenda Turqise Evropiane; grupi tjeter besonte se Shqiperia duhet ti bashkohej ne nje konfederate/mbreteri me popujt fqinje qe e kishin fituar pavaresine e tyre. Ismail Bej Vlora ishte i vetmi qe besonte ne nje Shqiperi te pavarur ne radhet e inteligjences shqiptare, dhe perkrahjen e vetme qe ai gjeti, ishte tek kolonite shqiptare ne Rumani. Dhe jo vetem qe shume patriote shqiptare nuk e mbrojten nismen e Ismail Bej Vlores para shpalljes se pavaresise, por shume prej tyre e sulmuan e minuan ate edhe pas shpalljes se pavaresise. Kjo nuk e ndali plakun e urte qe te bente histori.

    - Besimi ne Zot: Eshte nje gje t'i apelosh emocioneve te turmes si nje politikan e orator i mire, por eshte dicka tjeter te kthesh fjalimin historik te shpalljes se pavaresise se popullit tend, ne nje lutje drejtuar Zotit per popullin tend. Asnje njeri i mbledhur ne ate shesh, asnjeri prej delegateve, nuk e kishin idene me te vogel se cfare po realizonin ate dite. Te gjithe ishin te preokupuar vetem me situaten e momentit: renia e perandorise otomane dhe kercenimi i ushtrive te fqinjeve qe po marshonin ne trojet e shqiptareve. Ismail Bej Vlora kete akt nuk e shihte vetem si nje akt politik, por si nje akt shpirteror: ai ze ne goje te paret tane, ai nxjerr nga xhepi nje flamur qe asnje prej atyre te mbledhurve ne shesh nuk e kish pare me pare, ai u tregon atyre se ky eshte flamuri i te pareve tane. Nuk mjaftonte per Ismail Bej Vloren vetem akti i shkeputjes nga pushtuesi osman dhe mevehtesia, por ishte po aq i rendesishem rizgjimi i kujteses historise dhe tradites se te pareve tane, te cilen pushtuesi u mundua te fshinte plotesisht nga kujtesa shqiptare.

    - Guximi: Arsyeja perse shumica e patrioteve shqiptare nuk mbeshtesnin pavaresine e Shqiperise ishte se a) i trembeshin ndeshkimit te Portes se Larte dhe administrates se saj ne vend b) i trembeshin bejlereve shqiptare pasuria e pushteti i te cileve ishte i lidhur me ekzistencen e Perandorise Otomane. Ismail Bej Vlora thote me lart se le te jete ai deshmori i pari i pavaresise se vendit te tij. Ai ve jeten e tij ne rrezik per hir te Shqiperise. Gje qe shume nga bashkekohesit e tij nuk ishin gati ta benin. Por duke qene se ai ishte vete nga nje nga familjet me te pasura te bejlereve ne Shqiperi, familjen e Vlorajve, akti i tij ishte nje shembull i jashtezakonshem per kete klase. Gjithashtu, duke qene se ai kish punuar gjithe jeten e tij si nenpunes ne administraten osmane ne shume nivele, ai jepte shembullin e mire per te gjithe ata nenpunes se administrates osmane te shperndare ne cdo cep te Perandorise, qe te vinin e punonin per vendin e tyre.

    - Profecia: Le te jem une deshmori i pare i atdheut tim, shprehet Ismail Bej Vlora me lart. Zoti ia plotesoi edhe kete deshire, plaku i urte u helmua ne nje hotel ne Itali, ku interesat italiane hoqen qafe njeriun e vetem qe gezonte nje mbeshtetje te jashtezakonshme politike ne mbare vendin. Per aq kohe sa Ismail Bej Vlora do te ishte gjalle, ai do te ngrinte zerin e tij ne mbrojtje te interesave te popullit te tij. Dhe ky nuk ishte nje njeri ordiner qe mund te genjehej kollaj apo blihej me flori, sic qellonte me shume prej bashkekohesve shqiptare te kohes se tij. Thone qe Perendia i shperblen sherbetoret e vete te zgjedhur, duke u dhene atyre jete te ameshuar, por edhe duke perjetesuar kujtimin dhe nderimin e tyre nder te gjallet. Ceremonia e vdekjes se Ismail Bej Vlores e mbajtur ne Shqiperi kur sollen trupin e pajete nga Italia, ishte po aq historike, bile ne shume aspekte shume me historike, se vete akti i shpalljes se pavaresise. Nje popull i tere doli ne rruge qe ta nderonte.

    Bekimi i vertete i Perendise per shqiptaret ishte jeta dhe vepra e ketij njeriu qe sakrifikoi gjithcka per popullin e tij. Shume jane munduar te njollosin apo erresojne figuren e Ismail Bej Vlores, por ja tek jemi, 100 vjet me pas, dhe fjalet e tij kumbojne relevante sot si ne momentin qe qe u shpall pavaresia.

    Ismail Bej Vlora beri realitet amanetin e gjithe rilindasve tane qe per ate dite vetem enderronin e thurrnin vargje.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-09-2012 mė 15:25

  6. #36

    50 fakte tė rralla nga jeta e Ismail Qemalit

    Kush ėshtė Ismail Qemali. Edhe njė vogėlush 6-vjeēar e ka nė majė tė gjuhės pėrgjigjen: Plaku qė ngriti flamurin dhe shpalli Pavarėsinė. Problemi ėshtė se po aq sa ky vogėlush, ėshtė njė pjesė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė qė dinė vetėm kaq pėr plakun flokėbardhė qė kreu aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e shtetit shqiptar. Ka njė takėm njerėzisht qė dinė mė shumė. Ca tė tjerė qė dinė edhe pak mė shumė. Edhe Ismail Qemali ka lindur mė 16 tetor, nė tekstet e historisė ditėlindja e tij njihet 24 janari, pikėrisht pėr kėtė arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes sė tij. Pėrse i zhdukėn ditėlindjen mė 16 tetor, pse pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės. Cili ėshtė arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij mė tė larta nė hierarkinė e Perandorisė Osmane. e Si ngriti nė Stamboll klubin pėr pavarėsinė shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk. Pėrse sulltani e emėroi kėshilltar tė tij. Si u emėrua Vali nė Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por nė Paris, nga ku nisi punėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Historia e 28 Nėntorit, me kė shkoi nė Vlorė dhe pėrse shkoi nė Vlorė. Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar qė u falsifikua. Njė histori plot lavdi dhe kontradikta tė njė jete, qė, siē vetė Ismail Qemali e ka thėnė nė fjalimin e 28 Nėntorit, Zoti i donte qė tė ishte i pari shqiptar qė ngriti flamurin.

    1. Ismail Qemali, nė fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatė kohės sė regjimit komunist mbi botėkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjėherė asnjė historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar kėtė ndryshim.

    2. Ismail Qemali ishte njė nga personazhet mė tė rėndėsishme tė familjes sė njohur Vlora, njė familje e pasur dhe me shumė tradita, dhe qė ka nxjerrė shumė personazhe tė rėndėsishėm nė jetėn politike shqiptare.

    3. Ismail Qemali lindi mė 16 tetor 1846 nė Kaninė tė Vlorės dhe vdiq mė 24 janar tė vitit 1919 nė Peruxha tė Italisė. Vetėm pas vitit 1990 ėshtė mėsuar nga historiani turk me orgjinė shqiptare, Nexhip Alpan, qė ditėlindja e Ismail Qemalit ishte nė njė ditė me atė tė Enver Hoxhės. Por ajo ėshtė mbajtur e fshehtė, duke mos u shkruar nė asnjė libėr historie. Nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė dhe tekstet mėsimore datėlindja ėshtė shkruar mė 24 janar 1844. Nė fakt ajo ėshtė mė 16 tetor 1844.

    4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditė ose gjithsej 2628 ditė. Ai kishte njė shtat mesatar dhe me njė trup me peshė po mesatare. Ismail Qemali mbante njė veshje tė kohės, me kostum tė kohės, kravatė e kohės, flokė tė thinjur tė krehur me kujdes dhe me njė mjekėr tė bardhė tė krehur edhe atė. Ngjyra e kostumeve nė pėrgjithėsi ishte e zezė dhe nė kokė mbante kapele.

    5. Ismail Qemali gjatė gjithė jetės sė vet jetoi nė kėto shtete: Shqipėri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe pėr pak kohė nė Francė, Angli, Zvicėr dhe Gjermani.

    6. Ismail Qemali u diplomua nė gjimnazin Zosimea nė Janinė dhe pas njė karrierė tė konsiderueshme nė administratėn turke. U arsimua nė Paris pėr Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me kėtė edukim ai ishte njė nga mė tė arsimuarit nė administratėn turke tė asaj kohe.

    7. Ismail Qemali njihej dhe si njė poliglot, njė armė qė atij i shėrbente nė tė gjithė aktivitetin e tij politik pėr ēėshtjen shqiptare. Ai njihte shkėlqyer gjuhėn shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetėr, latinishten, italishten dhe frėngjishten.

    8. Ismail Qemali cilėsohet si babai i kombit, duke qenė se ka kryer aktin mė historik nė tė gjithė historinė e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarėsisė nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912 dhe shpalli Shqipėrinė shtet tė pavarur duke i kėrkuar fuqive ndėrkombėtare ta njihnin kėtė vendim.

    9. Nė asnjė rrethanė dhe nė asnjė situatė, ai nuk e pėrdori kėtė moment sublim pėr tė pėrfituar dhe marrė vlerėsime. Madje, nė fjalimin e tij ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, ai ėshtė shprehur, se, siē e donte Zoti qė tė ishte i pari tė ngrinte flamurin e pavarėsisė, ashtu tė bėhej edhe hero i parė i shtetit shqiptar.

    10. Ismail Qemali ėshtė kryeministri dhe kryetari i parė nė historinė e shtetit shqiptar. Ai qėndroi nė krye tė qeverisė nga data 28 Nėntor e vitit 1912 deri nė 22 janar 1914 pėr 12 muaj e 56 ditė.

    11. Ismail Qemali ngriti nė Vlorė flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, njė flamur qė deri mė sot na vjen nė tre variante. I pari, se kėtė e qėndisi njė Marigo, njė nuse e shtėpisė ku fjeti Ismaili natėn e fundit, atė qė e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretė i Eqrem bej Vlorės, sipas tė cilit ia dha ai flamurin qė ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i njė princeshe qė pretendonte se ishte pasardhėse e Skėnderbeut.

    12. Nė vlerėsimet e punės qė i kanė bėrė drejtuesit e administratės turke pėr Ismail Qemalin janė shėnuar kėto fjalė: Vali i denjė, diplomat, deputet, udhėheqės shteti, mendimtar dhe kryetari i parė i shtetit shqiptar.

    13. Ismail Qemali e nisi karrierėn e vet politike si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme tė Turqisė Osmane nė vitin 1860. Detyra e dytė nė administratė e Ismail Qemalit ishte nė vitin 1868, drejtor i Sekretariatit nė Zyrėn Juridike nė Sofje tė Bullgarisė, qė nė atė kohė ishte pjesė e Turqisė Osmane.

    14. Ismail Qemali mė pas mori detyrėn e nėnprefektit tė rajonit tė Rusēuk, njė detyrė qė e mbajti pėr pesė vjet. Nė vitin 1873, ai jep dorėheqjen dhe largohet nga ajo detyrė.

    15. Ismail Qemali u emėrua sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme tė Turqisė nė vitin 1876, njė detyrė qė e ndihmoi shumė tė njihte diplomacinė turke nga brenda, por edhe atė tė huaj. Nė kėtė detyrė qėndroi pėr njė vit.

    16. Nė vitin 1877, ai pėson njė dėnim nė karrierėn e tij, pikėrisht pėr aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipėrisė. Me arsyetimin se kėrkoi autonominė e Shqipėrisė, ai internohet pėr shtatė vjet nė Kytahja tė Anadollit. Por presioni i njė pjesė tė administratės turke, por edhe tė patriotėve shqiptarė, bėri qė sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emėronte madje Vali nė Bollu tė Turqisė.

    17. Ismail Qemali emėrohet Vali nė Siri, njė detyrė shumė e lartė nė atė kohė dhe pėr mė tepėr qė bėhej fjalė pėr njė krahinė qė mė vonė mori edhe ajo pavarėsinė si shtet i pavarur. Kėtė detyrė e mbajti deri nė 28 qershor tė vitit 1892.

    18. Pėr punė tė mirė Ismail Qemali arriti tė bėhej deri kėshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, nė momentin kur Perandoria Osmane ishte nė fund tė saj. Njė detyrė qė e mbajti nga viti 1892 deri nė vitin 1900. Kjo e ndihmoi atė ta njihte nga brenda perandorinė.

    19. Nga e gjithė detyra e tij si kėshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai qė i propozoi atij ndėrtimin e njė hekurudhe qė niste nė Durrės dhe mbaronte nė Stamboll. Njė vepėr qė nuk u ndėrtua as nė atė kohė dhe vazhdon tė mos jetė e ndėrtuar edhe sot.

    20. Mė 1 maj tė vitit 1900, sulltan Avdylhamiti pėr punė dhe cilėsi tė mira e emėron Vali i Pėrgjithshėm i Libisė, njė detyrė mjaft e lartė e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis pėr nė Tripoli, por rrugės kthehet dhe shkon nė Paris, Londėr e gjetkė, pėr tė punuar pėr ēėshtjen shqiptare.

    21. Mė 1908, me ndihmėn e shqiptarėve tė veriut tė Maqedonisė, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit tė Beratit, por nė fakt ishte pėrfaqėsues i gjithė Shqipėrisė. Gjatė kohės qė Ismail Qemali ishte deputet nė Parlamentin e parė tė Turqisė moderne, ai pati njė peshė tė konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit nė Kuvend kanė qenė nga mė oratoriket dhe mė me mendim, duke nxitur kundėrshtarėt ta sulmojnė pa tė drejtė.

    22. Ismail Qemali ra nė sy nė vitin 1871, pikėrisht nė zemėr tė Turqisė osmane, se paraqiti tre kėrkesa tė njėpasnjėshme pėr hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri. Edhe pse punonte si pjesė e administratės osmane, mori pjesė nė njė mbledhje tė rilindėsve shqiptarė nė Stamboll pėr tė krijuar alfabetin shqip.

    23. Nė vitin 1865 Ismail Qemali nisi tė punonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, duke krijuar pėr kėtė ēėshtje njė klub nė kryeqendrėn e perandorisė, Stamboll, bashkė me Konstandin Kristoforidhin.

    24. Shėrbimi i sigurisė sė administratės turke zbuloi se gjatė kohės qė Ismail Qemali punonte pėr Turqinė, kishte hartuar njė dokument pėr projektin e njė Shqipėrie tė pavarur. Ky ishte edhe njė nga shkaqet mė tė mėdha tė pėrndjekjes qė u ndėrmor ndaj atij.

    25. Ismail Qemali vdiq nė rrethana misterioze nė Peruxha tė Italisė, pak momente para se tė jepte njė konferencė pėr shtyp. Deri mė sot nuk ka nė fakt njė variant eksplicit tė vdekjes sė tij, por gjithmonė janė hedhur dyshime.

    26. Dyshimi mė i madh mendohet tė jetė se ai ėshtė helmuar nė ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare, qė e shikonin Ismail Qemalin si njė personalitet me influencė tė madhe pėr ēėshtjen shqiptare.

    27. Kufoma e Ismail Qemalit ėshtė mbajtur nė Peruxha pėr dy javė pas vdekjes, me idenė e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe mė shumė dyshimet pėr helmim, pasi i kanė nxjerrė tė gjitha organet e brendshme pėr tė zhdukur ēdo shenjė pėr autopsinė.

    28. Ismail Qemali ėshtė varrosur dy herė. Herėn e parė nė shkurt tė vitit 1919 nė Kaninė, vendin e lindjes dhe tė paraardhėsve tė tij, dhe herėn e dytė mė 28 Nėntor nė Vlorė, viti 1932.

    29. Varrimi i dytė ėshtė bėrė me urdhėr posaēėrisht tė mbretit Ahmet Zogu, me rastin e 20-vjetorit tė Pavarėsisė. Zogu dhe partia e asaj kohe i kanė bėrė nderimet mė tė mėdha trupit tė Ismail Qemalit, duke ia vendosur eshtrat nė varrin qė ėshtė edhe sot nė Vlorė.

    30. Ceremonia pėr rivarrosjen e eshtrave tė Ismail Qemalit ėshtė cilėsuar si njė nga ceremonitė mė tė mėdha qė ka organizuar Ahmet Zogu gjatė gjithė kohės qė ai ka qenė nė pushtet. Ai i ka bėrė nderimet mė tė mėdha atij qė u quajt babai i kombit.

    31. Ismail Qemali ėshtė nga ata personalitete politike dhe shtetėrore qė ka shkruar kujtimet e veta. Por kujtimet e tij nuk janė botuar asnjėherė tė plota dhe kjo ėshtė ēudia qė e ka shoqėruar ēdo gjė nė jetėn e tij.

    32. Akuza mė e madhe qė ėshtė hedhur ndaj Ismail Qemalit, ėshtė ajo se ai ideoi pas pavarėsisė ndarjen e Shqipėrisė nė kantone njė model si Zvicra. Por sipas njerėzve qė e hodhėn kėtė akuzė, kjo do tė bėnte qė fqinjėt ta kishin mė tė lehtė ndarjen dhe copėtimin e Shqipėrisė.

    33. Pėr herė tė parė gjatė gjithė historisė sė shtetit shqiptar diskutohet qė tė hiqet emri i Ismail Qemalit nga njė institucion. Ky skandal ndodhi pikėrisht kur rektori i Universitetit tė Vlorės, Tanush Shaska, propozoi qė emri i Ismail Qemalit t’i hiqej Universitetit tė Vlorės. Propozim ky qė ngjalli njė reagim mjaft tė ashpėr si nga politika, media, intelektualėt dhe publiku.

    34. Pasardhėsit mė aktivė tė Ismail Qemalit nė ditėt e sotme janė Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndėrsa shumica e pasardhėsve tė tjerė kanė vdekur, kurse pjesa tjetėr ėshtė nė emigracion prej shumė vitesh.

    35. Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fėmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalė i Ismail Qemalit qė nuk u largua nga Shqipėria. Edhe pse nuk u mor me politikė, mė 1946, pasi nuk pranoi bashkėpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armėmbajtje pa leje”, pasi iu gjet njė revolver, mė shumė antik sesa funksional. Nė burg u bė me turbekuloz dhe vdiq nė moshėn 55-vjeēare.

    36. Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora ishin dy nipėrit e Ismail Qemalit. Ata ishin poliglotė qė punuan pėr bukėn e gojės. Dy nipėrit e Ismail Qemalit nuk pranuan tė bashkėpunonin me regjimin komunist dhe nė kėtė mėnyrė u detyruan tė punonin nėpėr fshatra tė ndryshėm me punė krahu.

    37. Ismail Qemali u martua dy herė dhe nė tė dy rastet me shtetase greke. Pėr herė tė parė me njė vejushė nga Konica, me tė cilėn nuk pati fėmijė, pasi vdiq gjatė lindjes sė bashku me vajzėn. Ndėrsa pėr herė tė dytė u martua nė vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e njė fisniku grek nga krahina e Edėrnesė.

    38. Ismail Qemali u detyrua ta rrėmbente gruan e dytė pėr arsye se ligjet e ndalonim martesėn e njė myslimani me njė ortodokse. Siē shkruan nė kujtimet e veta Ismail Qemali, me kėshillėn e vjehrrit e rrėmbeu nusen e ardhshme, ndėrsa martesa u njoh zyrtarisht nė 1886-n, ai ishte 23 vjeē.

    39. Nga martesa e dytė Ismail Qemali pati 9 fėmijė, tre vajza dhe gjashtė djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndėrsa djemtė ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej.

    40. Fjalimi i Ismail Qemalit nė pasditen e 28 Nėntorit 1912, Vlorė, zgjati rreth pesė minuta. Fjalimi pėrmbante 450 fjalė dhe u ndėrpre disa herė nga thirrjet e njerėzve qė ishin mbledhur nė sheshin e qytetit. Ndėrprerja mė e gjatė e fjalimit tė Ismail Qemalit ėshtė nė momentin qė ai nxjerr flamurin dhe e valėvit atė nė ajėr dhe thotė “Rroftė Shqipėria e Lirė!”.

    41. Fjalimi i Ismail Qemalit nė Shpalljen e Pavarėsisė u lexua i gjithi nė gjuhėn shqipe. Nė tė pėrmendet Shpallja e Pavarėsisė, lufta e Skėnderbeut, vuajtjet e shqiptarėve dhe sė fundi, njė lutje drejtuar Zotit qė tė mbrojė shqiptarėt dhe Shqipėrinė e Lirė.

    42. Fjalia mė e veēantė e fjalimit tė Ismail Qemalit nė Vlorė ėshtė: “Zotit tė Madh,… tė pranojė qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori mė i parė i Atdheut, ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valėvitet i Lirė Flamuri i ynė, n’atdhenė t’onė tė lirė”.

    43. Vendimi i parė i Ismail Qemalit pas firmosjes sė deklaratės sė Pavarėsisė dhe marrjes sė detyrės si kryeministėr, ėshtė dėrgimi i lajmit nė tė gjitha qarqet e vendit dhe dėrgimi i telegrameve nė shtetet e mėdha pėr njohjen e pavarėsisė.

    44. Ismail Qemali ėshtė djali i Mahmut bej Vlorės qė disa herė u ndėshkua nga Porta e Lartė dhe i Hadije Hanėmit nga familja e njohur Alizoti e Gjirokastrės. Ismail Qemali kishte njė motėr dhe njė vėlla mė tė vogėl, Sulejmanin. Sulejmani vdiq gjatė internimit qė iu bė familjes nga turqit nė Selanik, rreth vitit 1871.

    45. Kopja e dokumentit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, e publikuar nė vitin 2007, mendohet se i pėrket Lef Nosit, i cili nė qeverinė e parė shqiptare ishte ministėr i Postė-Telegrafės. Teksti shqip i Deklaratės sė Pavarėsisė pėrbėhet vetėm prej katėr rreshtash dhe janė ato ku thuhet: “Shqipėria tė jetė mė vete, e lirė dhe e mosvarme”. Mė pas vijojnė dy rreshta nė turqishten e vjetėr.

    46. Nga teksti dhe proklamata e Pavarėsisė, nga regjimi komunist janė hequr mjaft emra nga firmėtarėt e pavarėsisė. Por nė proklamatė janė hequr edhe disa pasazhe.

    47. Kabineti i qeverisė sė Vlorės pėrbėhej nga 10 anėtarė. Kryeministėr – Ismail Qemali, Zėvendėskryeministėr – Nikoll Kaēorri, Ministėr i Jashtėm – Myfit Libohova, i Luftės – Mehmet Pashė Dėrralla, i Drejtėsisė – Petro Poga, i Arsimit – Luigj Gurakuqi, i Financave – Abdi Toptani, i Bujqėsisė – Pandeli Cale, i Post Telegrafit – Lef Nosi.

    48. Deri mė sot nuk ekziston asnjė fotografi nga momenti i Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912. Ende nuk dihen shkaqet sepse ajo foto mungon. Ndėrkohė qė fotografia qė paraqet ngritjen e flamurit nė Vlorė nga Ismail Qemali nuk i pėrket datės 28 Nėntor 1912, por datės 1 dhjetor 1912.

    49. Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nuk u njoh qė mė 28 Nėntor tė vitit 1912 nga Evropa. Pavarėsia e Shqipėrisė nga shtetet evropiane u njoh vetėm nė vitin 1913, gjithashtu nė kėtė vit u njoh edhe Ismail Qemali si kryeministėr i Shqipėrisė.

    50. Ismail Qemali e shpalli Pavarėsinė pėr tė gjitha trevat shqiptare. Nė kėtė akt hyn Kosova, njė pjesė e Maqedonisė, Ēamėria dhe pjesa qė u shkėput mė vonė nga Mali i Zi.

    (Tirana Observer)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kaps ..thanks..

    per keto informacione.. per ismail beun..

    shum interesante..

    un po lexoj eqerem bej vloren..

    hajde kokė hajde..

    enciklopedi..

  8. #38

    pergjigje

    Brari, rrofsh per falenderimet,

    sa per librin me kujtime te Eqerem Bej Vlores, qe e kam lexuar disa here,
    eshte nga librat me te bukur qe kam lexuar ne jete, duke perfshire edhe ato
    artistike te huaja dhe shqiptare.

    Nje letersi brilante. (megjithese historik)

    E c'kane me shume romanet e perjetshem?!

    Pastaj gjuha e rrefimit e jashtezakonshme, si dhe kendveshtrimi i historise,
    si nga lart, si perjashta saj, si ne nje gjendje te ftohte, as me nje pale nuk behet.

    I lumte perkthyesit! (pershtatesit, shqiperuesit, etj).

    p.s. Kur pershkruan renien e Perandorise Otomane (s'ka ku te veje me brilante).

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po And, dhe un keshtu mendoj per at liber. Nje mrekulli e vertete. Aty mesova historine e vertete pa rrena e pallavra.
    Njeri i jashtzakonshem Eqerem bej Vlora.

  10. #40

    pergjigje

    Sikur ta benin nje film televiziv (si seriali i Borxhiave), qe u dha para pak kohe te TV Top Chanel-i, do te ishte shume i bukur! (po kush ta bej se, aty luante Xheremi Ajrons, pune Hollivudi thuaj).

    Amin!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Festimi i 94 vjetorit tė pavarsisė
    Nga Fiori nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •