Paskal Milo: Intrigat dhe pėrgjimet e politikanėve ndaj Ismail Qemalit, njėlloj si manipulimet e Berishės ndaj rivalėve politikė
Intrigat e politikanėve shqiptarė kundėr Ismail Qemalit, tė kujtojnė realitetin e sotėm politik, ku intrigat e Berishės ndaj kundėrshtarėve politikė, nuk kanė tė sosur. Kėshtu u shpreh dje, historiani i njohur dhe kreu i PDS-sė, Paskal Milo i cili nėnvizoi se midis kėtyre kundėrshtarėve politikė tė Plakut tė Vlorės, renditeshin edhe Konica, Noli, apo motrat Qirjazi. Ndėrsa nė realitetin e sotėm, politika ėshtė plot me prapaskena, pėrgjime, vrasje, letra anonime, mesazhe kėrcėnuese, apo shpėrblime tenderash. Sipas tij, Berisha ėshtė vetėm njėri prej aktorėve politikė, ku duket se tė gjithė kanė pėrgjegjėsitė e tyre, pėr mjedisin politik qė ėshtė shumė i ndotur.
Zoti Milo, nė lidhje me zhvillimet politiko-shoqėrore tė 100 viteve tė fundit,ne shqiptarėt duhet tė ndjehemi krenarė, fatkeqė, apo tė mashtruar?
Unė nuk i takoj njerėzve, apo historianėve qė e kanė parė dhe e shohin historinė si njė mit, apo si njė pėrrallė qė u duhet treguar brezave tė ardhshėm nė mėnyrė tė zbukuruar dhe me njė fund tė lumtur. Kjo ndodh vetėm nė tregimet qė bėjnė prindėrit kur vendosin fėmijėt nė gjumė, por jo nė historinė tonė 100 vjeēare. Historia shqiptare e kėtyre 100 viteve tė fundit, pra qė nga periudha kur u krijua shteti shqiptar, ka qenė njė histori e trazuar. Njė histori me ulje-ngritjet e saj. Kėshtu qė progresi ka ardhur mė tepėr si rrjedhojė e kalimit tė viteve, se sa nga mirėqeverisja e politikanėve. Gjithsesi, nuk duhet tė harrojmė se sot kemi njė shtet 100 vjeēar. Prandaj, 100 vjetorin e Pavarėsisė duhet ta festojmė me krenari pėr rrugėn tonė historike. Kjo pėr faktin se nė kėtė rast, ky vit pėrbėn njė jubile ku mė shumė marrin rėndėsi anėt emotive dhe pozitive, se sa traumat. Ne jemi tashmė tė konsoliduar nga pikėpamja e formimit shtetėror dhe askush nuk vė nė dyshim ekzistencėn e shtetit siē mund tė bėhej 100 vjet mė parė. Por kjo nuk mjafton qė nė 100 vjetorin e Pavarėsisė, ne tė shkojmė duke harruar dhe duke mos analizuar tė gjithė atė rrugė tė mundimshme me njė klasė politike po kaq tė mundimshme sa ēe kemi edhe sot e kėsaj dite. Unė jam duke shkruar njė libėr pikėrisht, pėr 100 vitet e politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar tė cilin do ta botojmė rastin e jubileut. Dhe jam duke shikuar me lupė, veprimtarinė e personaliteteve kryesore politike tė gjithė kėtyre viteve, sidomos tė atyre qė kam njohur mė pak deri tani. Bėhet fjalė pėr politikanėt e 20 viteve tė para tė shtetit tė pavarur shqiptar, duke filluar nga Ismail Qemali, Eesat Pashė Toptani, Fan Noli, Ahmet Zogu, Faik Konica, e shumė emra tė tjerė tė politikės shqiptare tė asaj kohe.
Si dalin kėto figura nė radioskopinė e historianit?
Do ju them, me bindje tė plotė se pavarėsisht, nga respekti qė kam pėr mjaft nga kėto figura tė shquara, duke lexuar se ēfarė ata kanė thėnė pėr njėri tjetrin ndjehem disi i trishtuar.
Pėrse e thoni kėtė?
Sepse ashtu siē janė sharė dhe akuzuar me njeri-tjetrin, mė ėshtė krijuar bindja qė kjo racė shqiptare politikanėsh nuk paska pėsuar asnjė ndryshim nė kėto 100 vjet. Duke lexuar akuzat e rėnda tė Faik Konicės apo Fan Nolit kundėr Ismail Qemalit, apo duke lexuar vlerėsimet negative tė Kristo Dakos, pėr qeverisjen ndjej njė lloj pezmi.
Gjithashtu, ka sharje kundėr Nolit, fyerje, denigrime. Ka edhe pėrgjime dhe spiunime qė i bėnin Nolit nė Amerikė, motrat Qirjazi. Duke lexuar kėto gjėra, mė vjen menjėherė ndėr mend, krahasimi me videopėrgjimet dhe fyerjet e rėnda ndaj njėri - tjetrit tė politikanėve tė sotėm shqiptarė. Mė vijnė ndėr mend intrigat e Berishės kundėr kundėrshtarėve dhe rivalėve, por mė vjen ndėr mend i gjithė realiteti i sotėm politik. Dhe tė dy kohėt mė duken si dy tablo binjake tė njė piktori tė vetėm.
Cilat janė pikat kryesore, ku Noli dhe Konica shajnė Ismail Qemalin?
Noli dhe Konica nuk kursehen asnjėherė pėr ta sharė Ismail Qemalin, madje ata pėrdorin shpesh edhe njė fjalor vulgar, tė palejueshėm pėr kulturėn e tyre. Pėrpos sharjeve pėr qeverinė e tij, apo pėr aftėsitė e kufizuara tė tij, ata pėrdorin edhe njė zhargon tė rėnduar ndaj plakut tė Vlorės.
Cila ishte arsyeja e keqkuptimeve tė tyre me Ismail Qemalin?
Atyre u kish mbetur hatri me Ismail Qemalin sepse kur erdhėn nė Shqipėri, nė vitin 1913 ndofta kėrkonin diēka mė tepėr nga Ismail Qemali, gjė qė ai nuk pati mundėsinė tua japė. Dhe kur u kthyen nga Evropa, nė SHBA, por edhe mė vonė, ata nė faqet e gazetės, Dielli i janė vėrsulur Ismail Qemalit me njė gjuhė tepėr agresive dhe armiqėsore.
Pėrse bėhej ky sulm mbi Ismail Qemalin?
Sepse nė atė kohė, njė pjesė tjetėr, me pėrfaqėsues Kristo Dakon, e propozuan Ismail Qemalin si delegat nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, nė vitet 19-20. Ismail Qemali u vu nė qendėr tė kritikave nga Noli sepse ky i fundit nuk donte qė Ismail Qemali tė ishte delegat. Noli kėrkonte tė shkonte vetė. Por edhe Noli u pengua tė shkonte nė Konferencėn e Parisit, sepse ai akuzohej si spiun grek dhe austriak nga Kristo Dako dhe nga dy motrat Qirjazi, tė cilat dėrgonin nė Departamentin e Drejtėsisė raporte kundėr tij. Po kėshtu Faik Konica ka shkruajtur nė Departamentin e Shtetit njė letėr tė ashpėr, kundėr Nolit. Pra shqiptarėt luftonin kundėr njėri-tjetrit edhe nė njė vend tė huaj. Pėr tė mos folur kėtu pėr personazhe tė tjerė tė jetės politike qė kanė pasur si synim kryesor ti hanė kokėn njeri-tjetrit. Kėtu pėrjashtohet natyrisht, Esat Pashė Toptani qė ishte modeli i njeriut antikomb dhe qė ēdo gjė e bėnte nė funksion tė pushtetit dhe parave.
Sa kohė vazhdoi qeverisja e Ismail Qemalit nė krye tė shtetit shqiptar?
Ismail Qemali qeverisi Shqipėrinė nga 28 nėntori i vitit 1912, deri nė 22 janar tė vitit 1914. Pra, gati njė vit e dy muaj. Dhe gjatė gjithė kėsaj periudhe, rreth tre muaj ka qenė nė Evropė, pėr tė shkuar edhe nė Konferencėn e Londrės. Pra, me pak fjalė Ismail Qemali nuk kishte asnjė mundėsi qė tė bėnte mė tepėr se ēbėri pėr shkak tė rrethanave. Madje, duhet ti jemi shumė mirėnjohės pėr atė qė bėri dhe qė ka vlera historike tė mėdha. Ndėrkaq, sharjet e Konicės, Nolit, Dervish Himės, a Mithat Frashėrit, etj,
Zoti Milo, a nuk ju duket se politikanėt shqiptarė kanė bėrė mė shumė intriga, ndaj njėri-tjetrit, se sa punė tė dobishme?
Ka qenė njė situatė intrigash dhe sulmesh, prapa shpine apo pėrballė. Ka qenė njė konfuzion, por fragmente tė tij vazhdojnė edhe sot. Kėta njerėz kanė bėrė shpesh veprime qė nuk i bėnin nder veprės sė tyre tė mėvonshme politiko-letrare. Pra, ndaj Ismail Qemalit janė thurur me qindra intriga nga vetė shqiptarėt, pa llogaritur kėtu prapaskenat e tė huajve.
A ka bėrė gabime Ismail Qemali?
Po. Ai ka bėrė njė sėrė gabimesh. Nė radhė tė parė ai gaboi nė momentet e fundit, kur nė vend qė tė mbėshteste ardhjen e princ Vidit, u bashkua me rrymėn pro turke, pėr njė princ mysliman. Njė gabim tjetėr ishte propozimi i tij pėr tė bėrė njė organizim kantonal tė Shqipėrisė nė momentin kur po dėshtonte edhe princ Vidi. Dhe kjo pėrbėnte rrezik pėr ndarjen e Shqipėrisė, sipas pretendimeve tė vendeve fqinje. Por, ai ka qenė konseguent nė vitet e fundit tė jetės sė tij, nė ēėshtjen e krijimit tė rrethanave pėr tė shpėtuar atė ēfarė mund tė shpėtohej nga Shqipėria dhe pėr tė pasur njė program kombėtar nė pėrfundim tė konfliktit. Ai ka shkuar nė Austri, ku nuk e kanė pėrfillur sa duhet. Madje e kanė larguar austriakėt. Pastaj shkoi nė Francė, ku nuk gjeti mbėshtetje, pastaj shkoi nė Itali dhe aty e kanė pėrgjuar e ndjekur shėrbimet sekrete italiane. Nė muajt e fundit pėrfundoi nė Spanjė, pastaj u rikthye nė Itali, ku edhe vdiq.
Zoti Milo meqė tradita e mėvonshme e drejtimit tė shtetit shqiptar u mbush me drejtues qė vrisnin, vidhnin, ose bėnin afera korruptive, a ka qenė Ismail Qemali njė kryeministėr i tillė? Pra, a ka fillesė nga Ismail Qemali kjo traditė kryeministrore?
Jo, Ismail Qemali ishte njė intelektual i shquar dhe diplomat i zoti. Kishte kulturė dhe sjellje tė pėrsosur ndaj miqve dhe kundėrshtarėve politikė dhe pėr kėto gjėra nuk ėshtė pėrmendur kurrė. Kėshtu qė kryeministri i parė i shtetit tė parė tė Shqipėrisė nė kėto drejtime krijoi traditėn e parė tė korrektėsisė. Mė vonė, ju e dini vetė se ēfarė ka ndodhur. E vetmja gjė qė i pėrflitet Ismail Qemalit nė vitet e vonshme ishte se kėrkonte para nė qeveritė evropiane pėr tė mbijetuar. Ai kishte shtatė fėmijė dhe unė mendoj se pėrpiqej shumė, ngaqė nuk kishte mjete jetese.
Thuhet se Ismail Qemali ka pasur lidhje me shumė gra, a ėshtė e vėrtetė?
Nuk e di. Pjesa e historisė qė studioj unė, nuk e pėrfshin jetėn intime tė objektit. Kjo ėshtė pėr kamerat e fshehta. Ismail Qemali ka qenė dy herė i martuar. Gruaja e parė i ka vdekur dhe gruaja e dytė ishte me origjinė greke. Me tė u njoh nė Bullgari.
Si e mendoni politikėn e qeverisė sė sotme ndaj Ismail Qemalit?
Unė do ta gjykoja veprimtarinė e qeverisė, jo si politikan, por si historian. Pėr mėnyrėn se si po perceptohet 100 vjetori i Pavarėsisė. Sė pari, kam qenė dhe jam kundėr ndėrhyrjes sė politikės nė mėnyrėn se si duhet trajtuar historia e kombit. Ka qenė njė mėnyrė tė sjelluri antihistorike e Enver Hoxhės qė diktonte se si duhet tė shkruhej historia. Pėr fat tė keq ka rreth dy vjet qė tema e rishkrimit tė historisė ėshtė shumė e dashur pėr zotin Berisha. Dhe nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, ai u ka dhėnė mesazhin e qartė historianėve dhe shkruesve qė tė vendosin nė qendėr tė vėmendjes sė tyre rishikimin e plotė tė historisė sė Ahmet Zogut.
Ēfarė mund tė thoni pėr Ahmet Zogun?
Unė pretendoj qė e njoh mirė periudhėn kur Ahmet Zogu ka marrė pjesė aktive nė politikėn shqiptare, deri sa ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1939. Apo edhe nė vitet e mėvonshme tė periudhės sė luftės. Sigurisht, qė ai ėshtė pjesė e historisė shqiptare nė kėto 100 vjet. Ka kontributet e tij nė momente tė caktuara duke filluar nga Kongresi i Lushnjes nė vitin 1920, e deri nė vitin 1939. Por nuk duhet ti rikthehemi njė metodologjie komuniste nė vlerėsimin e figurave historike qė dikur i shikonim bardhė e zi. Ahmet Zogu, pėrveē se ka bėrė pėrpjekje, sė bashku me tė tjerė, pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, nė vitet 1920-34, ka edhe difekte. Gjatė kėsaj kohe ka bėrė edhe politika tė gabuara. Ai ka bėrė njė luftė tė pandershme agresive, ndaj kundėrshtarėve tė vet. Ka manipuluar edhe zgjedhjet pėr tu bėrė kryeministėr. Atij i njihet merita nė Kongresin e Lushnjes dhe kėtė e bėri sepse Myfit Bej Libohova kėrkonte qė ta sabotonte mbajtjen e Kongresit tė Lushnjes. Nuk duhet tė harrojmė vrasjet e shumta tė patriotėve e shqiptarėve. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, apo pėr njėrin prej vėllezėrve Toto. Por edhe pėr dėnimin me 101 vite burg ndaj dhjetėra e dhjetėra shqiptarėve. Dhe nuk duhet harruar qė ėshtė pėrgjegjės edhe pėr vendosjen e Shqipėrisė nėn tutelėn italiane, qė ēoi edhe nė pushtimin e vendit. Ai iku pa hedhur njė pushkė dhe i la shqiptarėt nėn pushtim. Tė paktėt tė kishte bėrė atė qė bėnė tė gjithė mbretėrit e tjerė, tė qėndronte nė krye tė ushtrisė pėr tė luftuar bashkė me ta. Nuk duhet tė harrojmė se edhe xhandarmėrinė e paguante me paratė qė merrte nga shqiptarėt e varfėr, apo nga huat qė merrte nga Italia.
Po ēėshtja e Shėn Naumit, si qėndron?
Ahmet Zogu e ka shitur tek jugosllavėt Shėn Naumin. Kjo ēėshtje ėshtė vulosur me marrėveshjen qė ka bėrė me Nikola Pashiēin, nė gushtin e vitit 1924. Ėshtė tėrėsisht e dokumentuar dhe kėtu duken qesharake pėrpjekjet e atyre qė duan tė justifikojnė kėtė akt tė turpshėm tė tij. Marrėveshja nė fjalė ka edhe klauzola tė tjera shumė tė turpshme qė e shndėrrojnė Shqipėrinė, nė njė pjesė tė shtetit jugosllav, ku Zogu do tė shėrbente si guvernator. Madje edhe kisha ortodokse autoqefale do vihej nėn autoritetin e kishės serbe. Pra, nė dokumentin e shitjes sė Shėn Naumit janė edhe 15-16 klauzola tė tjera tė turpshme.
Sipas jush, pėrse Berisha po kėrkon me ngulm rishkrimin e historisė, e cila nė pamjen e parė duket si njė kėrkesė normale?Berisha ėshtė njė politikan qė di tė shfrytėzojė momentin. Dhe pėr kėtė duhet ti njihet merita. Pra, ai kėrkon tė shfrytėzojė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė shtetit shqiptar, jo thjesht se ai gjendet nė detyrėn e kryeministrit, por edhe pėr shkak tė zgjedhjeve parlamentare qė na presin. Apo pėr njė arsye qė bėhet organike pėr njerėzit qė qėndrojnė gjatė nė pushtet. Qė fillojnė tė mendojnė pėr sė gjalli se ēvend do tė kenė nesėr nė histori. Prandaj, ai shikon tek Ahmet Zogu, pasqyrėn e tij. Dhe nė kėtė mėnyrė ai kėrkon tė ndėrtojė nė historinė e kombit shqiptar, katėr shtylla.
Cilat janė kėto shtylla?
Skėnderbeu, Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Sali Berisha. Sipas tij, tė tjerėt, ose janė shumėzuar me zero, ose janė figurantė nė kėtė shėtitore tė historisė kombėtare.
Mos vallė egėrsia e Berishės buron nga tradita e mėparshme kryeministrore?
Berisha ėshtė njė model qeveritari autokrat, qė ka vendosmėri dhe vullnet politik pėr ti shkuar objektivave deri nė fund. Pak, ose aspak tė tjerė prej politikanėve shqiptarė, e kanė kėtė cilėsi. Nė njė kontekst shqiptaro-ballkanik ėshtė shumė e nevojshme. Prejardhja dhe kultura e Berishės janė tė tilla qė ai dorėzohet nė mėnyrė tepėr tė natyrshme para instikteve tė pushtetit dhe nė emėr tė tyre ai shkon deri nė veprime ekstreme dhe tė pakontrolluara, siē ishte rasti i 21 janarit. Por edhe nė shumė raste tė tjera.
Kur ka vdekur Ismail Qemali?
Ismail Qemali ka vdekur nė Peruxhia, nė hotelin Prufani, qė ekziston edhe sot e kėsaj dite. Atje, ai ishte me dy djemtė e tij ku do priste njoftimin nga qeveria italiane, kryeministrit tė tė cilit, nė atė kohė Vitorio Orlando i kishte dėrguar njė letėr, ku i kėrkonte mbėshtetje pėr kauzėn e paqes nė Paris. Aty i ra hemorragjia cerebrale. U vizitua nga disa mjekė tė njohur tė Peruxhias tė cilėt e kanė pasur nėn kujdes derisa mbylli sytė. Pastaj ėshtė transportuar nė Vlorė dhe nė Kaninė. Eshtrat pastaj kanė ardhur pėrsėri nė Vlorė dhe janė rivarrosur nė monumentin e Pavarėsisė, mė 1932 me rastin e 20 vjetorit tė Pavarėsisė.
Zoti Milo, si i parashikoni zhvillimet e politikė sė sotme nė Shqipėri?
Tanimė gjithēka ėshtė e qartė pėr shqiptarėt. Nga njėra anė kemi njė maxhorancė tė korruptuar dhe tė inkriminuar nė vrasje, siē ėshtė ajo e 21 janarit tė kaluar. Ndėrsa nga ana tjetėr kemi njė opozitė qė po shtohet dhe po forcohet ēdo ditė e mė shumė. Kėshtu qė nė zgjedhjet e ardhshme fitorja e opozitės nuk diskutohet.
Intervistoi Ilir Bushi
Krijoni Kontakt