Close

Rezultati i Sondazhit: ABORTI : MĖSHIRĖ APO VRASJE ?

Votues
28. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Meshire

    7 25.00%
  • Vrasje

    6 21.43%
  • Asnjera

    15 53.57%
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    United Kingdom
    Postime
    5

    Taulantit

    Shpresoj se ne jeten reale mos te me duhet te bej nje zgjedhje te tille, por nese do te gjendesha perballe nje situate ku vendimi im per te abortuar do te perballej me mundesine per tu mbetur sterile, atehere une do te zgjidhja te lindja femijen, sepse nuk dua tu heq mundesine per te ardhur ne jete atyre femijeve qe UNE do te vendos te lind(dua te them kur une vendos te mbetem shtatzan).

    Nuk e di sa eshte kuptuar nga ato qe une kam thene dhe me pare, por nje nga rastet ku une mund te zgjidhja abortin (jo ne lidhje me shembullin e mesiperm)eshte atehere kur une kam mbetur shtatzan pa e vendosur, apo zgjedhur vete.

    Me respekt, Anakondakiss.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    N.q.s nje femer merr vesh se ajo nuk do te kete me mundesi per te lindur nje femije mbas abortit qe ajo do te kryeje, nuk besoj se ajo do te abortonte.
    N.q.s eshte e vetmja mundesi per tu bere nene atehere nje person me ndjenja te verteta nuk do te abortonte.

    Prandaj edhe kam theksuar se varet nga situata. Kjo eshte pikerisht njera nga situatat qe aborti te mos kryhet.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Aborti, Shoqeria, Femija, Nena, Babai

    Nuk kisha idene mbi abortin para se te shihja nje film amerikan ne televizionin shqiptar ku trajtohej problemi i abortit.

    Ne film u bene demonstrata te medha pro dhe kunder abortit, foli kisha e kush nuk dha mendim.

    Aty e kuptova cfare ishte aborti dhe po pershkruaj pak ketu.

    Skenari ka keto protagoniste

    1. Shoqeria
    2. Femija
    3. Nena
    4. Babai

    Secili prej ketyre elementeve ka rolin e vet.

    Shoqeria e konsideron krijimin e njeriut si nje vullnet reciprok te nenes dhe babes, dhe kete e sanksionon me ligj.

    Shoqeria vendosi me ligj se deri ne tre muaj prej fekondimit i njeh te drejten prinderve qe te vendosin per krijesen.

    Pas kesaj periudhe askush ska me te drejte te vendose sepse femija quhet njeri dhe jeta e tij mbrohet nga ligji.

    Pra njeri quhesh pas tre muajsh qe nga momenti i fekondimit.

    Afati prej tre muajsh eshte percaktuar per aresyet e njohura qe jane shendetesore dhe sociale.

    Aresyeja kryesore eshte ajo shendetesore. Pra shoqeria eshte e detyruar qe te mbroje femijen por gjithashtu edhe nenen.

    Ne kete rast i jepet e drejta nenes qe te mos demtohet nga shendeti i vet dhe t'a abortoje femijen para muajit te trete.

    Afati prej tre muajsh u vendos ne konsultim me sistemin mjekesor i cili percaktoi se deri atehere embrioni eshte ne zhvillim dhe se teknikisht aborti mund te kryhej pa shume komplikacione.

    Kjo eshte e lidhur edhe me anen sociale te ceshtjes.

    Meqenese femija ska fuqi qe te ushqehet vete dhe te mbijetoje, dikush e ka per detyre qe t'a beje kete. Ne qofte se vullneti i krijuesve pra nena dhe babai mungon atehere ngelet qe shoqeria te kujdeset per kete gje.

    Porse edhe shoqeria vete nuk eshte e interesuar qe te mbaje dhe rrise pa hesap femije.

    Duke qene se shoqeria detyron prinderit qe te rrisin femijet deri ne moshen 16 vjec atehere ajo eshte e ndergjegjeshme se duhet qe ti njohe te drejten qe te lindin aq sa ka takat.

    Gjithe ky kontekst vjen nga marrja e kontaktit seksual si nje e drejte qytetare.

    Dmth, by default, ky veprim qe ne fakt ne shumicen e rasteve kryhet per qejf, eshte nje e drejte njerezore dhe se veprimi me qellim krijimin e femijes eshte nje ceshtje biologjike dhe sociale.

    Une nuk e di nese do vije ndonje dite qe shoqeria do heqe dore nga ky lloj qejfi dhe do e perdore kontaktin vetem per riperteritje

    Por derisa te vije ajo dite nuk mund te pranohet qe nga cdo kontakt te linde femije se kjo nuk do ti pergjigjej ritmeve te zhvillimit.

    Pra u njihet prinderve e drejta te vendosin si dhe koha e duhur per kete.

    Ketu kuptohet se nena do te favorizohet sepse aty zhvillohet femija.
    (brenda tre muajshit te pare)
    Problemi me i madh eshte kur Babai e do femijen dhe nena jo.

    Ne kete rast femija nuk mund te abortohet nga nena ne menyre te nje aneshme. Kjo mund te behet vetem kur vendoset qe te shpetohet shendeti i nenes.

    Porse kur babai nuk deshiron dhe nena do atehere ligji nuk i njeh te drejte babait.

    Dmth ligji i njeh te drejte prinderve vetem ne shume pak raste

    Edhe politikat mjekesore simulojne metodat mbrojtese dhe pjese e abortimit eshte keshillimi i vazhdueshem per mos kryerjen e tij.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    bao's

    te falenderoj i dashur per c'ka ke sjelle ne kete teme.
    Te respektoj per mendimet dhe komentet e dhena.

    Me respekt
    Estella

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Dr. S. AKSOY
    Abortimi ēdo herė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve prej kėndėvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve dhe do tė mundohem tė vij nė kokludim rreth
    etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėrndarė dhe nė shpėrndarje e sipėr, nė tė gjitha
    viset e botės. Aborti ėshtė shkatėrrim i qėllimtė i fetusit nė mitėr, apo ēfarėdo lindje e para kohe me qėllim qė tė shkaktohet vdekje e fetusit. Siē ėshtė evidente nė definicionin e dhėnė, qėllimi ėshtė qė tė pėrfundohet jeta e njė krijese tė gjallė, qė e bėn abortin temė kaq kontraverze. Hipokrati ka shėnuar nė betimin e
    tij tė famshėm: "Nuk do t’i jap leje gruas qė tė shkaktojė abortin". Historia e abortit shkon aq larg prapa, ndoshta edhe mė tepėr. Si ėshtė e mundur qė aborti, i cili ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat bazik tė praktikės mjekėsore, siē janė "Mos dėmto" apo "Respektoje jetėn njerėzore", tė jetė aq thellė i rrėnjosur nė historinė e asaj praktike? Ēka kanė bėrė (dhe mė tej bėjnė) punėtorėt shėndetėsorė qė tė pakėsojnė numrin e aborteve
    qė gjenden nė njė shkallė tė lartė?
    Dy lloje parimore tė indikacioneve janė definuar pėr "pėrfundimin e shtatzėnisė". Lloji i parė, i quajtur "indikacione mjekėsore", nė tė hynė 1) Kur vazhdimi i shtatzėnisė do ta rrezikonte jetėn e gruas shtatzėnė, apo shėndetin fizik dhe psikik tė saj, apo madje edhe tė fėmijės, nė pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa po
    tė ndėrpritej shtatzėnia, 2) Po tė ekzistonte rreziku, po tė lindej foshnja do tė kishte abnormalitete fizike dhe mentale qė do ta ē’aftėsonin seriozisht.
    Lloji i dytė i indikacioneve, tė ashtuquajturat "indikacione sociale", janė mė tė ndėrlikuara dhe ndryshojnė mes kulturave dhe epokave kohore. Disa shembuj janė: shtatzėnitė qė rezultojnė prej marrėdhėnieve jashtėmartesore, prej
    dhunimeve apo incesteve, shtatzėni tė padėshiruara apo paplanifikuara, shtatzėni nė moshė shumė tė re apo shumė tė vjetėr, pritje e foshnjės sė gjinisė sė "gabuar" - informatė kjo e cila nė ditėt e sotme sigurohet nga teknologjia e
    zhvilluar. Mund tė themi se janė nė rend tė parė "shkaqet sociale" tė kėtij lloji qė shpiejnė prindėrit qė tė kryejnė abortin. Pėrfundimet aktuale tė shtatzėnive janė bėrė gjithashtu pa kujdesin e punėtorėve shėndetėsorė apo nga ndonjė person i pakualifikuar, nė disa raste edhe nga vetė femra shtatzėnė.
    Abortimi ēdoherė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve, dhe do tė mundohem tė vij nė konkludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike
    veē mė shumė tė shpėmdarė, dhe nė shpėmdarje e sipėr, nė tė gjitha viset e
    botės. Njė milion e gjysmė abortime kryhen vetėm nė SHBA pėr ēdo vit, njė e
    treta e lyre nė tinejxhere ndėrmjet moshės 12 dhe 17 vjeēare. Andaj, ėshtė
    vėshtirė tė diskutohet mbi pėrgjegjėsinė morale tė diēkahit qė ėshtė e pranishme
    nė masė aq tė madhe. Anketa e Harris J. e vitit 1991 ka treguar se 81% e tė
    moshuarve nė Angli janė deklaruar nė favor tė sė drejtės sė femrės pėr tė
    zgjedhur se a do tė aplikojė abort nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Mason
    J.K. shėnon: "Tipar i rėndėsishėm nuk ėshtė aq shumė numri i pėrgjithshėm i
    aborteve, por eskalimi i qėndrueshėm nė numra nė krahasim me vitet e kaluara. Tė
    dhėnat tregojnė se kėtu kemi tė bėjmė me rritje tė pranueshmėrisė publike tė
    abortit si mėnyrė normale e jetės". Dunstan G.R. duke komentuar kėtė fakt thotė:
    "Aborti tani ėshtė duke u legalizuar dhe praktikuar edhe mė tepėr pėr shkak se
    ajo ėshtė ēfarė njerėzit duan - indikacion pėr intervenim mjekėsor pėr
    shkatėrrimin e jetės, e panjohur nė etikėn tonė mė parė."
    Njerėzit qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e abortit janė koncentruar mė tepėr nė dy
    ēėshtje: e para, tė "drejtat" e fetusit dhe nėnės, veēanėrisht e drejta e femrės
    nė trupin e saj; dhe e dyta, ēėshtja e "personalitetit" tė foshnjės sė palindur.
    Judith Jarvis Thompson ėshtė njėra prej atyre qė i drejtohet ēėshtjes nga
    perspektiva e tė "drejtave" tė fetusit dhe nėnės. Ajo nuk ka vėshtirėsi ta njohė
    "personalitetin" e fetusit. Ajo thotė se ēdo person ka tė drejtė tė jetojė, pra edhe fetusi ka tė drejtė tė jetojė. Sidoqoftė, ajo beson se nėna ėshtė ajo qė mban tė drejtėn tė vendos se ēfarė do tė ndodhė nė dhe me trupin e saj.
    Njerėzit tė cilėt kanė definuar pikėpamjet rreth kėsaj ēėshtjeje, nė pėrgjithėsi marrin njėrėn nga kėto tri pozita: 1) aborti ėshtė ēdoherė i gabuar dhe nuk duhet lejuar nė asnjė kohė dhe pėr kurrfarė arsye, 2) aborti mund tė aplikohet
    nė ēdo kohė dhe pėr ēfarėdo arsye, 3) aborti duhet lejuar vetėm deri nė njė stadium tė caktuar tė shtatzėnisė, pas tė cilit nuk mund tė lejohet, me pėrjashtim nėn rrethana tė posaēme.
    Njerėzit e grupit tė parė nuk janė shumė nė numėr. Ata veprojnė sipas mėsimeve tė kishės Romake Katolike, e cila thotė: "Nuk mund tė jemi absolutisht tė sigurtė se kur jeta zen vend, apo kur fetusi ėshtė personalitet njerėzor; por ndoshta kjo mund tė jetė saktėsisht nė momentin e fekondimit. Sipas kėsaj, do tė
    ishte gabim serioz tė shkatėrrohet qeliza vezė e fekonduar kurdoqoftė, pėrshkak se kjo do tė thotė vrasje e krijesės njerėzore". Sipas kėsaj thėnie rigoroze, aborti ėshtė i ndaluar edhe atėherė kur jeta e nėnės ėshtė nė rrezik, apo kur
    shtatzėnia ėshtė rezultat i ndonjė ngjarjeje tė padėshiruar, si pėr shembull dhunimi apo incesti.
    Qėndrimin e dytė e marrin ata tė cilėt avancojnė argumentin "personalitet". Harris J. ėshtė njėri ndėr ata qė thonė: " Personi ėshtė kreaturė e aftė tė vendosė pėr ekzistencėn e vet, dhe asnjė person ose person potencial nuk duhetbėrė pėrjashtim nė kėtė drejtim pėr shkak se vdekja nuk i ka privuar ata prej asgjėje pėr ēka mund tė vendosin. Nėse ata nuk mund tė dėshirojnė tė jetojnė, ata nuk mund ta kenė tė frustruar kėtė dėshirė duke u mbytur." Pozicioni i tretė i cili mund tė definohet si "i moderuar" thotė se aborti nuk duhet lejuar pas njė stadiumi tė caktuar tė shtatzėnisė dhe vetėm nėse rrethana
    tė caktuara e justifikojnė atė. Pėr shėmbull, ėshtė shumė nė rregull qė shtatzėnia tė ndėrpritet nėse jeta e nėnės ėshtė nė rrezik. Disa njerėz mendojnė se aborti ėshtė po ashtu moralisht i justifikueshėm kur shtatzėnia ėshtė rezultat i dhunimit apo incestit, dhe kur janė diagnostifikuar abnormalitete tė
    fetusit nė zhvillim. Madje disa sugjerojnė se pėrfundimi i shtatzėnisė mund tė jetė i lejueshėm edhe nėse nėna potenciale ėshtė tepėr e re. Njė rrethanė e veēantė qė justifikon abortin, nga kjo pikėpamje, ėshtė diagnostifikimi i abnormaliteteve tė rėnda nė fetusin. Argumenti ėshtė se ėshtė gabim tė sillen nė botė vuajtje tė cilave mund t’u shmangemi dhe ne jemi
    moralisht tė obliguar tė pėrfundojmė jetėn e fetusėve seriozisht tė hendikepuar. Dikush ka shpjeguar se nuk ėshtė e pranueshme ta pranojmė kėtė arsyetim si "nė llogari tė" fetusit. Nė realitet, shmangia e vuajtjeve ėshtė shmangie nė llogari
    tė nėnės dhe pėrkujdesėsve tė tjerė potencial. Duhet tė jemi tė qartė rreth asaj se, pėrfundimi nė bazė tė paaftėsisė, a kryhet duke pasur nė konsideratė interesin e supozuar tė foshnjės sė palindur - se do tė ishte "mė mirė" pėr
    fėmijėn tė mos jetojė fare se sa tė jetojė me gjithė ato hendikepe tė dukshme - apo nė "interes" tė atyre tė cilėt duhet tė kujdesen pėr atė fėmijė, duke pėrfshirė kėtu dhimbjet dhe mundimet e tij. Williams ėshtė i prerė se aborti nė
    rrethana tė tilla ėshtė nė tė mirė tė prindėrve, jeta e tė cilėve do tė ishte e vėshtirėsuar me pėrkujdesjen e fémijės krejtėsisht tė paaftė.
    Pas tėrė debatit, sugjerimeve dhe alternativave, duket se aborti do tė mbetet dilemė siē ka qenė me shekuj. Sidoqoftė, duhet tė kemi parasysh faktin thelbėsor se aborti ėshtė pėrfundim i jetės sė qenies sė gjallė. Duhet ta trajtojmė pėrfundimin e jetės sė fetusit me aq kujdes dhe ndjeshmėri, sikur tė ishim duke
    i dhėnė fund jetės sė ēdo qėnie tjetėr tė gjallė, dhe nuk duhet ta pėrfundojmė jetėn e asnjė krijese tė gjallė pa nevojė dhe pa ndonjė arsye shumė tė mirė.
    Rreth ēėshtjes sė "personalitetit" tė fetusit, ne mund tė jemi tė sigurt vetėm nė atė se asnjėherė nuk do tė jemi tė sigurtė rreth asaj, nėse sė paku nuk gjejmė ndonjė indikator qė do tė vendoste ēėshtjen. Rreth asaj se statusi moral
    i fetusit nuk ėshtė diēka materiale, duhet t'i drejtohemi autoritetit tė diturive metafizike dhe transcendentale, ndėr tė cilat ėshtė edhe religjioni.
    Siē jam munduar tė dėshmoj edhe gjetkė, jo vetėm qė tė gjithė religjionet por edhe shumė filozofé, prej Aristotelit e kėtej, kanė deklaruar se qeniet njerėzore pėrbėhen nga shpirti dhe trupi. Nga pikėpamja e religjionit, ekzistimi i qenies sė gjallė nė tokė mbaron kur shpirti lėshon trupin. Ne nuk dimė shumė rreth asaj se kur dhe si shpirti largohet, por nė Librin e Zotit, Kur'anin Famėlartė, gjejmė shpallje tė qarta rreth kohės dhe mėnyrės sė paraqitjes sė tij. Po ashtu disa informata tė tilla gjejmė edhe nė Tallmud, si dhe disa shpjegime tė detajizuara nė punimin e Akuinit.
    Tė gjitha argumentet shkencore (anatomike dhe fiziologjike) dhe metafizike (religjioze dhe shpirtėrore) na tregojnė se, nėse aty ka kohė ndėrmjet fekondimit dhe lindjes nė tė cilėn fetusi "pranon njerėzoren", "bėhet person", "bėhet moralisht i rėndėsishėm" apo sido qė ta kishim quajtur atė, ajo ėshtė mė e mundshme tė jetė diku nė javėn e tetė. Nė pėrfundim: madje edhe nė fillimin mė tė hershėm tė ekzistencės sė fetusit, ne duhet ta respektojmė atė, por pas kohės tetė javėshe pėrfundimi i jetės sė tij do tė duhej tė definohej si vepėr tejet e papranueshme moralisht.
    Mund tė parashtrohet pyetja, nėse fetusi "bėhet person i vėrtetė" pas tetė javėve, atėherė si do ta konsiderojmė embrionin? Donceel J.F. ka thėnė: "Edhe pse embrioni paranjerėzor nuk mund tė kėrkon nga ne respektin absolut tė cilin ne ia kemi borxh njeriut, ai meriton konsideratė shumė tė madhe, pėr shkak se ai ėshtė qenie e gjallė, qė synon njerėzimin e mėtutjeshėm. Prandaj, mendoj se
    vetėm shkaqe shumė serioze mund tė na lejojnė t'i japim fund ekzistencės sė tij". Siē duket, ėshtė njė gjė tė thuash se atij i mungon dinjiteti pėr t’u bėrė
    person nė kuptimin e plotė tė "personit", ndėrsa tjetėr ėshtė tė thuash se ai nuk ka asnjė vlerė. Embrioni mundet, nė kėtė drejtim, tė konsiderohet ngjashėm si me kufomėn njerėzore. Nė momentin e caktuar asnjėri prej tyre nuk ėshtė qenie humane. Embrioni do tė bėhet ajo, qė trupi i pajetė dikur ka qenė. Prandaj ua kemi borxh respektin qė tė dyve. Nėse e dėmtojmė dhe nėnēmojmė kufomėn, kjo do tė jetė diēka jomorale dhe e turpshme. Njėjtė, nėse e shkatėrrojmė apo i japim fund jetės sė embrionit, kjo nuk ėshtė sulm mbi qenien individuale njerėzore (humane), por mbi qenien edhe mė tej jonjerėzore dhe jodinjitoze. Sidoqoftė, ndonjėherė ėshtė e nevojshme tė ndėrmarrim veprim tė pamoralshėm dhe jonjerėzor qė tė mbulojmė disa veprime tjera mė jonjerėzore dhe mė tė pamoralshme, siē ėshtė dhunimi.
    Mėnyra nė tė cilėn Dunstan G.R. ka shprehur dilemėn e tij pėr abortin i jep drejtimin mė tė mirė moralit tonė pėr tė menduar pėr tė: "Duhet tė kalojmė prej pyetjes, ēfarė dėmi jemi duke i bėrė fetusit duke e shkatėrruar atė, te pyetja, ēfarė dėmi po i shkaktojmė vetvetes, njerėzimit, kur ne veprojmė kėshtu ?".
    Nga anglishtja: Avni Lecaj ne revisten VEPRA

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e tiziana
    Anėtarėsuar
    26-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    44

    Aborti, kush ka te drejten e jetes?

    DITARI I NJE FEMIJE QE S'LINDI KURRE[/U]

    5 TETOR Sot kam filluar te jetoj.Prinderit e mi akoma nuk e dine,por une jam tashme. Dhe do te jem nje vajze. do t'i kem floket e verdha dhe syte e kalter.Gjithcka eshte gati e vendosur,edhe fakti qe do t'i dua edhe lulet.

    19 TETOR Dikush thote qe akoma nuk jam nje person,qe ekziston vetem mamaja ime.Por une jam me te vertete nje person,ashtu sic edhe nje therrime buke eshte me te vertet BUKE.
    Mamaja ime ekziston.Une ekzistoj.

    23 TETOR Sot goja ime po fillon te hapet.Mendoni, mbas rreth nje viti do te qesh dhe me vone do te flas.Di edhe kush do te jete fjala ime e pare: MAMA.

    25 TETOR Sot zemra ime ka filluar te rrahe vete.Qe ketej e tutje do te rrahe embelsisht per gjithe kohen e diteve te jetes time pa pushuar asnjehere!Dhe pas shume vjetesh do te lodhet.
    Do te pushoje e atehere do te vdes.

    2 NENTOR Rritem pak nga pak cdo dite.Krahet dhe kembet fillojne te marrin forme.Por duhet te pres akoma derisa keto kembe te me lejojne te kerceje deri ne krahet e mamase time,dhe krahet e mi te vegjel mund te mbledhin lule dhe te perqafojne babane tim.

    12 NENTOR Ne duar po fillojne te formohen gishterinj te vegjel.Sa te vegjel qe jane!Me ato do te mund te ledhatoj floket e mamase time.

    20 NENTOR Vetem sot mjeku i tha mamase qe jam edhe une e jetoj nen zemren e saj.Oh, sa e lumtur duhet te jete! Je e lumtur mami?

    25 NENTOR Mami dhe babi me siguri po mendojne se si do te me quajne.Por as nuk e dijne qe jam vajze.Do te me pelqente te me quanin Katerina.Tashme jam duke u rritur.

    10 DJETOR Po me rriten edhe floket.Jane te bute dhe te ndritshem.Kushedi si do t'i kete floket mami im!

    13 DJETOR Gati shikoj.Eshte komplet erresire.Kur mamaja te me lindi do te shoh diellin edhe lulet.Por gjeja e vetme qe deshiroj mbi te gjitha te shoh eshte mami im.Si je, mami?

    24 DHJETOR Pyes veten se mamaja ime e ndjen rrahjen e zemres time. Ka disa femije qe lindin edhe te semure.Por zemra ime eshte e shendetshme dhe e forte.Rreh ne nje menyre kaq te rregullt : tap-tap, tap-tap. Do te kesh nje vajze te shendetshme mami!

    28 DHJETOR Sot mamaja ime me vrau.
    ticiana

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Njerzit qe kyrejne demonstrata kundra abortit perpara klinikave te abortit, tashme kane gjetur nje menyre tjeter per te influencuar femrat qe te mos kryejne aborte. Ata nxjerrin ne fotografi te gjitha femrat qe hyjne dhe dalin nga klinikat dhe i vendosin fotografite e tyre ne internet per tu treguar te gjitheve se cilat prej tyre kryejne aborte.

    Disa femra jane teper te revoltuara per kete madje duan te hedhin ne gjyq grupe te ndryshe, sepse simbas tyre shume femra nuk do te deshironin qe dicka e tille te ishte publike.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e erin73
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Roma(Italia)
    Postime
    30
    Nuk dua tė bėj polemika pėr sa i pėrket atyre qė janė thėnė mė lart,por do tė doja tė shprehja mendimin tim pėr sa i pėrket temėsNė fillim nuk ka veēse njė embrion nė mitrėn e nėnės,nė muajin e tretė fillon prodhimi i gjakut dhe i sekrecioneve biliare,krijimi i shtresave tė lėkurės,krijimi i mushkėrive.nė pankreas fillojnė tė krijohen gjendrrat e insulinės....Nė muajin e katėrt bėhet ndarja e zemrės nė barkushe,nė kocka fillon tė depozitohet kalcium etj.etj...
    Por deri nė momentin e mos krijimit tė kėtyre ,nuk ėshtė veē njė embrion,dhe ēdo grua ka tė drejtė ta vazhdojė ose ta ndėrpresė njė situatė tė tillė,qoftė kjo pėr egoizėm apo pėr arsye tė tjera.Nuk kuptoj diēkase aborti trajtohet si njė krim,ndėrkohė qė shumė mirė e dimė se sa e sa fėmijė tė braktisur "jetojnė" nė botė tė paushqyer o tė sėmurė me AIDS pėr "meritė" tė kėtyre prindėrve jo "kriminelė"!!????Nuk ėshtė edhe vetė lindja njė akt egoist yni?A nuk e bėjmė vallė pėr tė lėnė pas vetes dikė qė tė na kujtojė e tė na dojė?Apo pėr tė dhėnė ne dashuri qė ėshtė formė egoizmi gjithėsesi?Pse atėherė,ti kursesh vuajtjet njė krijese tė pafajshme qenka krim,egoizėm e poshtėrsi ?????Mendohuni mirė e mundohuni tė kuptoni................
    Fitorja e ēdo ideali moral,ėshtė arritur me tė njėjtat mjete "imorale",me tė cilat arrihet ēdo fitore:forcė,gėnjeshtėr,shpifje,padrejtėsi.....(NI ETZSCHE)

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Dicka tjeter qe me erdhi ne koke ne keto momente.

    Eshte marre vesh se femija qe do te lindi eshe i infektuar nga SIDA ose AIDS. A do te lejonit abortin ne keto kushte?

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Disa metoda qe perdoren per abortim
    ====================================

    1. Kembet e femijes kapen me nje si tip pince dhe trupi terhiqet poshte. Pastaj, ai qe kryen abortin e kap femijen prej qafe dhe me gershere i can pjesen e prapme te kafkes. Fut ne brendesi te carjes nje pajisje tjeter per t'i thithur materialin e trurit.

    2. Trupi i femijes behet cope-cope duke perdorur nje vegel qe ka nje thike prerese qe rrotullohet. Pasi eshte copetuar ne grimca te vogla hiqet nga uterusi dhe ky i fundit pastrohet per te larguar dhe ndonje pjese qe mund te kete ngelur.

    3. Injektohet nje solucion i kripur ne lengun amniotik, i cili shkakton djegien e lekures dhe pas disa oreve te trupit.

    4. Thithja, si ajo e fsheses me korrent - shkakton copetimin e trupit te femijes ne pjese te ndryshme qe kalojne nepermjet nje tubi ne nje kavanoz.

    Kur fillon jeta
    ====================================
    Abortimi eshte vrasje, sepse zigotes, e cila ploteson kriterin e nevojshem per formimin e jetes biologjike (duke perfshire metabolizmin, aftesine per te reaguar ndaj stimulanteve, riprodhimin e qelizave etj) i jepet fund. Qenia ne mitren e nenes eshte qenie njerezore sepse eshte produkt i dy qenieve njerezore dhe ka nje kod gjenetik krejtesisht te vecante. E verteta qe aborti i jep fund nje jete njerezore eshte i mbeshtetur edhe shkencerisht.
    Dr. Micheline Matthew-Roth, nje nder kerkuesit shkencore kryesore te Shkolles per Mjekesi ne Harvard thote se "Eshte shekncerisht e sakte qe te thuhet se jeta e nje qenie njerezore fillon qe ne ngjizje, kur veza dhe sperma bashkohen per te formuar zigoten, dhe ky njeri qe po zhvillohet eshte anetar i llojit tone qe nga fillimi i jetes se tij."

    Shkencetari i njohur francez, Jerome L. LeJune shprehet: "Pranimi i faktit se pas fertilizimit kemi te bejme me nje jete njerezore nuk eshte me ceshtje opinioni. Natyra njerezore e qenies njerezore qe nga ngjizja e deri sa vdes nuk eshte pretendim metafizik, por evidence eksperimentale"

    Dr. Hymie Gordon, profesor i njohur shkencave gjenetike shprehet: "Mendoj se tani mund te themi se pyetje 'kur fillon jeta?' nuk eshte me nje pyetje per teologet e filozofet. Eshte tashme nje fakt shkencor. Jeta fillon ne momentin e ngjizjes."

    Dr. Francis Beckwith shprehet: "Nga nje pikepamje rigoroze shkencore, nuk ka asnje dyshim se zhvillimi i nje individi fillon qe nga ngjizja. Si rrjedhoje, eshte shume e rendesishme qe lexuesi te kuptoje se ai/ajo nuk erdhi nga nje zigote, porse ai/ajo ishte nje zigote; ai/ajo nuk erdhi nga nje embrion, porse ai/ajo ishte nje embrion; ai/ajo nuk erdhi nga nje fetus, porse ai/ajo ishte nje fetus; ai/ajo nuk erdhi nga adoleshenca, porse ai/ajo ishte adoleshent."

    Po e mbyll me nje shprehje nga Bibla:

    PSALMI 139:13-16
    "Po, ti me ke formuar te perbrendshmet e mia, te me ke endur ne barkun e nenes sime. Une do te kremtoj, sepse jam krijuar ne menyre te mrekulluar; veprat e tua jane te mrekullueshme, dhe une e di shume mire kete gje. Kockat e mia nuk ishin nje e fshehte per ty kur u formova ne fshehtesi duke u endur ne thellesite e tokes. Dhe syte e tu pane masen pa trajte te trupit tim, dhe ne librin tend ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per mua, megjithese asnje prej tyre nuk ekzistonte ende."

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  2. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •