Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 77
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk eshte perverse, por e kunderta e saj: normale. Keshtu na sugjerojne ketu disa shkrues dhe numrojne jo pak vrasje dhe perversione qe nga antika e deri me sot. Dhe kur t´i lexoje njeriu ato, atehere thot: nuk eshte cudi, edhe te tjeret bejne keshtu! Keshtu barbarizmi zbutet, perversioni kthehet ne normale dhe cudia ekstreme ne indiferentizem negativ. Kjo gjen mbeshtetje ne nje fjale te urte : " Gjarperi qe nuk me helmon mua, jetofte 100 vite!" sipas kesaj logjike, ai qe nuk me demton mua, eshte pjese e nromales dhe ndodhive normale ne bote: thua se kokat priten cdo dite. Pastaj vepra e bere ne vendlindje dhe vepra e bere ne vend te huaj, kane peshet tjeter!

    Cfare mesazhi percjellin ata: Mos u shqetesoni, te gjiteh vrasin, prerja e kokes eshet normale!

    " kush eshte me i AFERT, i SHTRENJTE, i DASHUR per ne, nje vella, apo gruaja e tij ose gruaja e jone."

    Vellau nuk ka te drejte as te mendoje ne kunaten, as ta prek , e sa per prerjen e kokes shikuar nga perspektiva ime as nuk mund te behet fjale. Nga ndonje kenveshtrim tjeter ky perversion mund edhe te arsyetohet.

    Ky kanibal sigurisht se eshte rritur ne nje ambient pervers, ndryshe nuk do t´i binte kurre ndermend t´i prese koken njeriut!

    Madje edhe krahasohet me libra shkollor ku pritet koka.....

    Raste te tilla duhet te denohen, por jo te sillen shembuj qe zvogelojne peshen e tragjedise. Veprat negative duhet denuar dhe nuk guxon te sillen shembuj per krahasim me qellime minimizimi .

    Edhe gjermanet kane mundur te thojne se te gjithe kane vrare dhe po vrasim edhe ne, por u denuan ne menyre kolektive dhe u krijuna dy Gjermani!
    Para gjyqit nuk mund vrasesi te thirret ne prerje kokash qe nga antika. Vepra eshte e turpshme, mizore dhe pa hamnedje duhet te gjykohet, dhe vetem kur te bejme keshtu deshmojme diferencim dhe qendrim cilesor. Kur te behet fjale per vrasjet ne pergjithesi , mund te behet krahasime: Ketu po behet fjale per nje shqiptar i cili i pret koken kunates dhe me koken e saj shetitet neper rruge dhe thot se e meritonte !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 11-05-2003 më 04:55

  2. #52
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shen Albani, me vjen keq por e ngrita diskutimin ne nje stad tjeter filozofik, pak me te lart se deri dje, siper te mires dhe te keqes, siper moralit kohor, keshtu qe s'duhet te vazhdosh perseri me ato mesimet e tua morale. Prandaj ja terhoqa vemendjen edhe bashkebiseduesve te tjere qe vazhdojne diskutojne si ty, qe te abstenojne, ndryshe s'nxjerrim qimen nga qulli.

    Ti thua, raste te tilla duhet ti kritikojme me force, kjo na permireson e sheron. Dhe i beson ketij naiviteti. Bota ka ngrit burgje dhe hajdutlliku vazhdon gjithnje, ti mendon veç per kritike moraliste e parimore dhe e shpetum shpirtin nga mekatet. Kaq thjesht! hehe!
    Mire po pse ne forum. Ti jeton ne gjermani, gjuhen e di, pse s'angazhohesh ta kritikosh ate robin me force ne gazete atje, duke treguar qe s'jane shqiptaret te gjithe si ai, ata jane me te mire. Pse zgjedh rrugen me te lehte, he!
    Si mendon ti Shen Albani, pse s'ndodh ne kosove nje ngjarje e tille, por veç ne emigracion. Edhe ne itali ka ca muj nje tjeter person e vrau kunaten e tij, pas nje zenke ordinere.

  3. #53
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Cdo njeri eshte i pafajshem deri sa te provohet e kunderta.Deri atehere mos kaloni ne teorizimi, gjyqesime, analiza te kota se nuk kane asnje vlere.Prisni vendimin e gjykates gjermane dhe pas argumentoni. Vertet ai djali e pranoi se e vrau dhe se ajo e "meritonte". Por askush nuk mund te garantoje qe ky nuk ishte nje i semure psiqik, ndofta dikush tjeter e beri dhe ky djali nga mosdija mori ta conte koken ne polici ( ta dorezonte). Ndofta e shtyu djalli ta bente kete krim...Ndofta...
    Pavaresisht se si paraqitet nga gazetat, nacionaliteti i nje krimineli nuk ka te beje me krimin te cilin ai kryen .Te tilla krime kane ndodhur ne shume vende te botes , ne cdo komb te dheut. Shqiptaret thjesht nuk bejne perjashtim nga te tjeret. Thjesht duhet te presim te zbulojme dhe ne Chikatilot, Son of Sam's, Mansonet tane.
    "Who is John Galt?"

  4. #54
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Toro une mendoj qe NJERIU eshte gjithmone i pafajshem ose gjithmone i fajshem, ne fakt eshte e njejta gje, e kjo s'ka nevoje te provohet nga gjykata njerezore, ndryshe s'do qe Zoti Patroni i drejtesise, por ne.
    Ti mendon qe i çmendur, OK! po pse s'vrau te vellane, ose njerezit e rruges por kunaten e tij, si thu ti?
    Ta tregoj une psene. Ai kishte pak kohe ne gjermani, apo jo, gjuhen se dinte sigurisht ndryshe nuk do te qe komplet i varur nga vellai tij, por do te punonte vete. Kjo varesi eshte SHKAKU.
    Mirepo e VARUR nga i vellai ishte dhe e kunata e tij, as ajo s'punonte (per ket jam i bindur) por rriste femine.
    Pra ne varresine e tyre ata qene rivale. S'besoj se vllai paguhej aq sa te mbante pa problem ne varesine e tij, edhe gruan edhe vellane bujtes kosovar.
    Mirepo ne kosove FAMILJA eshte e SHENJTE. Asgje tjeter nuk mund te vihet bri saj. Ky rregull moral i MOÇEM, solli ate qe vllai-gjerman te mos kishte guxim t'ja tregonte vllait-kosovar realitetin ne sy.
    Qe ai s'mund ta mbante ne kurriz, as per aq kohe sa do te duhej qe ai te behej indipendent (mesonte gjuhen e punonte vete). Ky mos-guxim i vllait-gjerman i veshtiresoi punet dhe e mprehu konfliktin midis vllait-kosovar dhe kunates se tij, pra dy te varurve prej te parit.
    Erdhi dita kur kunata (si femer qe eshte) e humbi durimin e bashke me te miresjelljen qe e detyron zakoni moçem. Ajo filloj t'ja thote gjerat ne sy vllait-kosovar realisht, pa ndroje bile me perbuzje per varesine e tij prej burri, nje femer meriton te jete e varur nga burri saj, por jo nje burre, ku patjeter duhet te jete leshko ndryshe s'ka mundesi.
    Ky realitet ka qene thika e ngulur ne shpine te vllait-naiv-kosovar. Ai qe nga ky moment s'esht udheheq nga aresyja njerezore, por nga instiktet shtazarake.
    Kjo e shtyri jo vetem ta eliminonte te kunaten e varur e te paedukate, por dhe ta ekzibonte publikisht kete NDESHKIM, per te cilin ai ishte i bindur qe ishte I DREJTE, me vend, me zakon, NATYRAL.
    Ngaqe; nje GRUA nuk e merriton nje VLLA. Burri prej natyret eshte poligam.

  5. #55
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Ky kanibal sigurisht se eshte rritur ne nje ambient pervers, ndryshe nuk do t´i binte kurre ndermend t´i prese koken njeriut!
    Alban, lexoji prape keto qe ke shkruar!

    kanibal - Nuk po e ditke kuptimin e fjales kanibal gjersa gjithandej neper forum e mban veten per gjuhetar. Askund nuk raportohet se ai e ka ngrene kunaten e vet!

    ambient pervers - ai eshte rritur ne Kosove, pra Kosova sipas teje qenka ambient pervers! Turp te kesh qe Kosoven martire e quan ambient pervers.

    Nuk kam c'te shtoj; shihet qarte.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    alba cuce e mire, e kuptoj se morali i shqiptarit, tradita, etc. kane te bejne me kete rast, por kur nje njeri i pren koken tjetrit ai krim s'ka emer. ose s'quhet krim i kombit shqiptar s'paku.

    nje krim mundesh me ia mvesh nje kombi, vetem nese qeveria e atij kombi ka bere plane, si hitleri pra, te prej koken e kesaj vajze. ate qeveria e shqiptareve, me shqiptare nenkuptoj cdonje, se ka bere dhe s'ka pse te brengosemi nese xhelati i djeshit na shan ne sot.

    ata me shume ta shofin punen e tyre dhe ta gjejne autorin se toro mire tha, qe cdonjeri eshte i pafajshem derisa te vertetohat e kunderta.

    kshu qe mos mendo se gjermanet jane me te mire se ne, se jane me humane se ata ndoshta koka nuk prejne por i perdorin per sapune e si lende djegese ne ato bodrumet e tyre ku i ekzekutonin cifutet.

    krimi komb s'ka, emer s'ka ai ka autor. le te gjindet ai/ajo pra.

  7. #57
    Perse kur nje shqiptar kryen nje krim, ai nuk e ka kryer si shqiptar por kur shkruan nje veper apo eshte artist filmi i degjuar, athere ai eshte shqiptar??
    Ornament, nuk e di se cfare kuptimi i vesh fjales pervers, por te mos e quash pervers prerjen e nje koke nuk eshte normale.
    Ka perversitete qe jane te rrezikshme (demshme) dhe ato te pademshmet. Dhe prerja e kokes hyn tek perversitetet e demshme.
    Perse shume veta ketu e kane te veshtire ta denojne si krim shtazarak nuk arrij ta kuptoj.
    Calexico, duke akuzuar gjermanet se bejne njerezit sapuna nuk arrij te kuptoj cfare do te thuash. Ky eshte brez komplet tjeter ketu ne Gjermani dhe me kete fjali po mundohesh thjesht te shmangesh nga tema. Ashtu sic kane vepruar gjermanet, kane vepruar edhe ruset, madje edhe shqiptaret ne kohe te komunizmit. Tema eshte se nga e ka mesuar krimineli ne fjale kete menyre ndeshkimi dhe pse ka menduar qe nje femer e meriton te ndeshkohet. Nuk besoj se ai do te bente te njejten gje me burrin e motres se tij (ose me nje mashkull). Zanafilla e krimit ka te beje me marredhenie mashkull femer: femra duhet ndeshkuar kur e meriton. Tek personi ne fjale ndeshkimi ka tejkaluar masen dhe eshte shndrruar ne krim.

    kur do te marrin fund zakonet per te ushtruar ndeshkime mbi femren??

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    TAHOX:

    "kanibal - Nuk po e ditke kuptimin e fjales kanibal gjersa gjithandej neper forum e mban veten per gjuhetar. Askund nuk raportohet se ai e ka ngrene kunaten e vet!"

    E quajta kanibal ne kuptimin figurativ e jo njeringrenes. ishte nje ndjenje perbuzese te ndjeja ndaj nje perversioni te tille. Nuk isha duke u marre ketu me semantike. Kanibal quhet dikush edhe kur e kafshon dikend, edhe pse nuk e ka ngrene ate njeri. E thash kete se nuk eshte normale te pritet koka, dhe gjuha jone nuk ka fjale perbuzese per derra te tille, sepse nuk jane vepra te shpeshta!


    "ambient pervers - ai eshte rritur ne Kosove, pra Kosova sipas teje qenka ambient pervers! Turp te kesh qe Kosoven martire e quan ambient pervers."


    Shume mendime demagogjike ke Tahox. Ty te pelqejne pergjithesimet, aty ku behet fjale per nje njeri konkret. Une flase per nje njeri, ti e perkthen per Kosoven !
    Ti ne kete menyre perpiqesh ta ndalosh gjykimin e nje perversi i cili ka defekte ne femijerine e vet, se perndryshe nuk do ta prente koken e njeriut.
    Per cfare arsye te pelqen te mirresh me mendime demagogjike ? Pse ? Une po flas per ate barbar, e jo per Kosoven. Kosova ka mbi 2 milion banore, por ne Kosove ka edhe njerez te lige, TAhox, apo Kosova martire ka vetem te mire? Ne Kosoven "tende" martire qe ti e dashuron dhe adhurone ne menyre demagogjike dhe genjeshtare ka edhe vrases , edhe dhunues, edhe ata qe shesin femra, edhe ata qe shesin narkotik!

    Ti me kete nuk e don Kosoven, por krimin e saj, ftyren e zeze te saj. Sipas demagogjise tende, Kosova martire nuk ben te kritikohet, pro te gjithe jane te mire se te gjithe jane martire !!!! Kosova ka fytyre tjeter, e jo ajo qe ti e adhuron! Dhe une duhet te truprohem pse sipas teje une paskam thene se Kosova eshte perverse. Pse po genjen ?
    Ti e din se nuk e thash, ti e din se une nuk mendoj keshtu, por ti e din qellimin tend djallezor pse shtremebron mendime dhe pse i pershtaten koncepteve tua dhe pse don te sjellish konkluzione naive !!!!
    Pra ne Kosoven tende maritre ku sipas teje ka vetem njerez te mire , ka edhe njerez te tille: Shqiptare me nena serbe.... pa dashur t´i permend edhe perzirjet tjera se nuk dua te jem racist, por desha vetem ti hape syte e tu qe i mbylle qellimisht, sepse ne ate Kosove qe gjoja ti e don ka te mire dhe te lige!!!! Dashuria ne sasi eshte dashuri pa cilesi dhe pavetedije! Ti don gabimisht! Do ta shohish edhe arsyen , do ta kuptosh, por krenaria nuk do te toleroje ta pranosh gabimin...

    Dhe une nuk fola per Kosoven, sepse ai kriminel nuk eshte simbol i Kosoves, por eshte e zeza e shtepise se vet dhe e zeza e imazhit tone. Nuk mund te flitet per dy milion njerez ashtu si do te pelqente ty. Dy milion njerez kane dy milion individualitete dhe karaktere. Une fola per njerin prej tyre. Dhe krejt Kosova nuk eshte martire sic pohon ti perseri ne menyre demagogjike. Ne Kosove ka akoma udbash, ne Kosove ka njerez qe kane jetuar mire me Miloshevicin dhe qe jetojne sot mire dhe ne Kosove ka cka te duash, por krejt banoret e Kosoves nuk jane te mire, sic nuk jane te mire krejt francezet. U zgjata ndoshta shume, por qellimi ishte te zgjoje nga demagogjia e gabueshme dhe nga gjykimi i gabuar...apo me qarte : nga paragjykimet....

    Arthur pershendes shkrimin tend. Po te kishte qene ai nga familje e mire shqiptare, nuk do te kishte marre kurre guximin ta preke kunaten, e per koken te mos flasim...Te ne ku familja eshte e shenjte akoma, me e shenjte eshte mosprekja e kunates, ajo nuk guxon as te rrahet dhe eshte obligim te respketohet, e jo t´i pritet koka. Ai ka prishur dy familje, ka ofenduar edhe vellaun e vet teper rende....kjo veper nuk behet te shqiptaret e mire...
    Vepra eshte mizore, shtazarake dhe une nuk besoj se ai ishte i semure psiqikisht, mirepo te presim e te shohim...dardha e ka bishtin prapa...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 11-05-2003 më 18:43

  9. #59
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Alban,

    Spjegimi i fjales "kanibal" eshte shume qesharak. Pasiqe ke kuptuar cfare ke shkruar tani ngaterron fjale se kinse ne gjuhen shqipe nuk paska fjale adekuate. Hape fjalorin dhe do te gjesh.

    Une nuk bej pergjithesime, pikerisht une them se nuk duhet te behet pergjithesime as karakteret e njerezve te determinohen ne baza krahinore.

    Une ne asnje moment nuk thashe se nuk duhet te gjykohet nje veper e tille apo individi qe e ka kryer, por kam qene kunder asaj qe ne baze te ketij rasti te krijohet imazh i rrejshem per Kosoven. Une them mos te trumpetohet "mentaliteti barbar" i shqiptareve, nje konstatim me te vertete tejet neverites, ndersa ti je pikerisht ai qe i mbron ata qe shprehin mendime te ketilla.

    E per fjalen "ambient" tani ti e kthen ne ate se eshte fjala per familjen e jo per Kosoven. Nese don te mos keqkuptohesh atehere shprehu ne menyre eksplicite. Por edhe nese eshte ne pyetje familja, mos mendo se neper familjet kosovare mbahen trajnime per heqjen e kokave. Eshte fjala per nje individ me gjase te semure mentalisht i cili ka kryer nje veper te tmerrshme, por ne baze te ketij rasti nuk duhet te krijohet pasqyre e rrejshme mbi karakterin e shqiptareve te Kosoves ne pergjithesi apo te familjeve. Une flas per individin ti flet per familjen apo ambientin (perkthe: Kosoven). Pra, une ne NJEJES ti ne SHUMES. Kush po pergjitheson Alban??? Ti apo une.

    Ne Kosoven time martire ka 2 milione banore, e ne mesin e tyre ka edhe vrases, edhe dhunues, edhe shites te femrave, edhe shites te narkotikeve sic thua ti. Te tille ka edhe ne Shqiperi edhe kudo ne bote. Edhe maniake ka. Edhe kanibale te vertete ka. Por, nuk mund ta etiketosh krejt popullin ne baze te vepres se ndonje individi apo nje grupi.

    Une nuk them te heshten vrasjet, tregtia e droges apo trafikimi i prostitutave, por them qe mos te shfrytezohet nje rast si shkas per ta njollosur tere popullin. A jane te gjithe femrat e Shqiperise prostituta nese statistikat zyrtare tregojne se jane mbi 5.000 prostituta shqiptare te shperndara neper Europe e ato jozyrtaret tregojne edhe gjashtefishin e ketij numri? Nuk jane!

    Ti kete e ke te qarte shume mire, Alban. Nese te huajt do te thonin se "ja shqiptaret cfare jane", ne duhet te jemi ata qe do te themi "nuk jemi te gjithe te atille, perkundrazi jemi popull fisnik e bujar" sepse te atille jemi. Vetem tradhetaret nuk e duan popullin e vet. Vetem tradhetaret do te presin ta bejne mizen buall ne dem te popullit te vet. Une nuk them rasti te heshtet, por them mos te ekzagjerohet, mos te shfrytezohet per etiketime, per te krijuar urrejtje ndaj shqiptareve te Kosoves apo te shqiptareve ne pergjithesi. Le te shikohet si rast i vecante, mos te etiketohen te gjithe, ose ja ti qe zbut dhe e akuzon familjen.

    Une them se policia e ka arrestuar dhe ai do te gjykohet per vepren e bere e ty sikur te ka mbet hatri qe nuk do te jesh gjykates.

    Une e dua Kosoven, e dua Shqiperine, Alban!!!

    Ti a e do?

    Nese dikush ka paragjykime atehere je ti Alban.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 11-05-2003 më 19:24

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Tahox,

    une fola per nje njeri, ti e perfshine Kosoven. Nga Kosova jam vet dhe kur flase per Kosoven e di per kend po flas.
    Ne fund je marre me spekulime. Nuk di pse nuk behesh serioz dhe te debatosh per gjerat qe fliten. Ja cka thua: "Sepse po te gjykoje ti, sigurisht denimin do t'ua shqiptoje te gjithe shqiptareve e jo vetem atij qe e ka kryer vepren."

    Pse mirresh me gjera te tilla qe te humbin vleren. Une them ambient pervers dhe mendoj ne familje, se nje njeri rritet ne familje e jo neper tere Kosoven. Une them se duhet te gjykohet ti me pate thene se Kosova eshte martire dhe ambienti i tij eshte i tille. Dhe kupto se ketu po flitet per nje njeri, jo per Kosoven se atehere nje kriminel po e ben perfaqesues te Kosoves. Botes nuk i tregohet dallimi duke i thene se te gjithe shqiptaret nuk jane te tille, por duke e gjykuar kete veper...dhe me larte ti u perpoqe ta ndalosh kete gjykim se per shkak te tij e quajte krejt Kosoven martire, pa perjashtuar as ate.

    "Spjegimi i fjales "kanibal" eshte shume qesharak. Pasiqe ke kuptuar cfare ke shkruar tani ngaterron fjale se kinse ne gjuhen shqipe nuk paska fjale adekuate. Hape fjalorin dhe do te gjesh."

    Gezohem qe te kam bere te qeshesh. Dhe e perseris se ne gjuhen shqipe nuk ka fjale qe do te precizonte nje veper te tille. Te ne nuk priten kokat cdo dite. Kanibal e quajta pse kjo ishte menyra me perbuzese qe me ra ndermend derisa po shkruaja, mirepo nese nuk din te mbrohesh nga devijimet e tua, tani mirresh me nje fjale...une nuk mirrem me fjalet e tua, vec e vec, por me ate qe ti mendon...ndoshta do ta beje heren tjeter pasi po te pelqen shume...

    Ti me thua se po te isha une gjykates do t´i gjykoja shqiptaret ! Cka te mendoj per kete konstatim: se je teper i mencur, se je largepames, se je profet dhe e din si do te vendosja sikur te isha...apo duhet te mendoj se edhe kjo ben pjese ne ate te menduar demagogjik dhe tendencioz ????

    une nuk jam gjykates, ti nuk je profet dhe mos u merr me spekulime, se spekulime bejne njerzit kur nuk kane argumente...nuk jemi ne dy teme diskutimi, por Vepra djallezore!!!

    Imazhi i Kosoves nuk demtohet duke gjykuar nje veper djallezore, por duke mbrojtur ate apo duke tentuar t´i zvogelohet pesha e saj...

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosovari merr shtetësi italiane, pasi shpëtoi të moshuarin
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 14:26
  2. Disa krijime nga Kosovari
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:43
  3. Kush asht Kosovari?
    Nga EveryWare në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 22:11
  4. Prej 4 vitesh kosovari kërkon babanë e humbur
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:47
  5. nese.... nga Kosovari.
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •