Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 77
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Tahox!Une nuk i pergjithesova Shqiptaret qe jane te gjithe kriminele,keshtu kriminele si ky ka dhe nder popuj te ndryshem ,dhe ndoshta populli Serb ka kriminel me kriminel se ky,dhe ska pse te na i veje ne ne dukje kur vete ata jane te mbushur me krime.A ka krim me te madh ne bote te ja nxjeresh femijen nenes shtatezane nga barku dhe te ja mbysesh??Pra keto jane serbet dhe nuk krahasohen me ne kurre,dhe nuk kan as fytyre te na e permendin ne kete rast.Kete teme e hapa tek Forumi Shqipetar,ku jam e sigurt qe nuk futen serb te lexojn temen time,por do te thoja vertet eshte rasti i rralle dhe prandaj me beri pershtypje qe hapa kete teme,sepse po te ishte se bejn te gjithe keshtu ndoshta nuk do me bente pershtypje ky rast te Shqiptaret.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Re: Kunata ishte njeri i keq

    Postuar më parë nga Artur_1985
    Cfare mentaliteti brutal paskan shqiptaret...

    Cfare konstatimi!!!
    Te gjitha jane thene

  3. #23
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Alba Maus, nuk thashë se ti i përgjithëson gjërat por duhet të kesh parasysh se lansimi i lajmeve jo të plota në formë të temave në forum krijon hapësirë për plasimin e lloj-lloj ideve nga më të ndryshmet. Shumë nga ato janë ofenduese dhe më tragjikja është se thuhen nga vetë shqiptarët.

    Shiko atë që është shkruar "Cfare mentaliteti brutal paskan shqiptaret... ", pra dikush pa e njohur fare rastin (informatat e plota zyrtare mungojnë) nuk ngurron të japë kualifikime të tilla që e ofendojnë gjithë kombin!

    Nuk mund të bisedojmë për çdo rast veç e veç. Po ta shfletosh kronikën e zezë të "Shekulli" online do hasësh edhe në shumë e shumë raste tjera tragjike. A do të ishte e dobishme sikur të hapnim tema të reja për çdo rast? Me siguri nuk do të ishte. Mund ta hapim një temë me titullin "Kronikë e zezë" e aty t'i postojmë të gjitha të zezat nëse bash nuk mund të rrijmë pa to.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #24

    Mentaliteti i shqiptareve

    Konkluzionin mbi mentalitetin e shqiptareve nuk e kam nxjerre pa fakte. 24 vjecari qe ka therur te kunaten thote se ajo e meritonte. Shume veta ketu ne forum thojne "duhet te kete pasur arsye qe e ka therur se nuk ka mundesi"...
    Kush eshte ai njeri normal qe mund te me thote nje arsye per te prere koken e nje femre?? Dikur kam pas degjuar kenge laute te malsise ku djali vret nenen e vet pse e jema kishte te dashur (e jema ishte vejushe) dhe per kete jane krenare shqiptaret, sepse ai ruajti nderin e te jemes. Kete mentalitet une e quaj brutal dhe po te doni me quani edhe "antishqiptar"... nuk jeni ju qe me gjykoni. Mendimin tim do e them pa patur parasysh nacionalitetin e ketyre njerezve me kete mentalitet. Nese nje person vret nenen apo motren apo gruan sepse nuk i kane ruajtur nderin, ai njeri eshte brutal pervec faktit me probleme psiqike.
    Nuk po them se jane te gjithe shqiptaret me kete mentalitet, por nje pjese e mire e veriut e ka kete mentalitet. Ato mendojne se femrat kur nuk sillen mire e "meritojne" te ndeshkohen dhe ndeshkimet jane gjithnje brutale.
    Une kaq kisha dhe po ju lutem te tjereve te shohin realitetin drejt ne sy dhe jo per hir te "patriotizmit" te mcefim kriminelet tane qe mos te na i shohe serbi.

  5. #25
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Si do qe te kene qene rrethanat,nuk ka asnje justifikim per kete lloj krimi.Te tille ngjarjesh,prerje kokash kemi pare vetem neper filma,por fatkeqsisht po ndodhin edhe ne realitet dhe me e keqa akoma nga ne shqiptaret.Panevaresisht nga kjo, ky rast ne asnje menyre nuk pergjithson te gjithe shqiptaret.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Tahox,

    Vertet i ke bere nje pershkrim te duhur nje teme kaq te zakonte. Le te mbetet kjo nje teme qe te diskutohet, nese ja vlen, pas raportit zyrtar te Policise Gjermane rreth ngjarjes ne fjale.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ja se cfare shkruan Koha Online rreth kesaj ngjarje:

    Burim M. ka pranuar se e ka vrarë kunatën e tij Lumturije M.

    Pas krimit të tmerrshëm të një të riu kosovar në Gjermani

    BEQË CUFAJ
    UBACH-PALENBERG, AACHEN, 8 MAJ - Një ditë pasi ngjau krimi i tmerrshëm me ç’rast një i ri vrau dhe ia preu kokën kunatës së tij, krim ky i cili tronditi Gjermaninë, por edhe Kosovën, 24-vjeçari nga Deçani, Burim M., para gjyqtarit hetues ka pranuar veprën e tij makabre.

    Gjatë marrjes në pyetje të të riut nga Kosova e me qëndrim në Gjermani, Burim M. ka pranuar që e ka vrarë kunatën e tij Lumturije M. pasi ajo e kishte “provokuar në mënyra të ndryshme”.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur të enjten paradite prokurori i Aachenit Robert Deller para gazetarëve. Obdukcioni i zhvilluar në trupin e viktimës ka bërë të ditur që e vrara ishte therë disa herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit.

    Dhe më pas, pasi kishte vdekur, dorasi ka pranuar që me thikën e gjatë 30 centimetra i kishte prerë asaj kokën dhe me këtë kokë kishte dalur në rrugët e Ubach Palenbergut.

    Po sot, prokurori ka tërhequr vërejetjen që grupi hetues nuk ka ardhur deri tek të dhënat që mes dorasit Burim M. dhe viktimës e cila ishte kunata e tij, ka pasur marrëdhënie seksuale apo aferë jashtëmartesore.

    “Këso ndërlidhjesh për marrëdhënie seksuale apo aferë nuk kemi”, deklaroi prokurori Deller para gazetarëve. Ky ka bërë të ditur që Burim M. në Gjermani kishte ardhur në fillim të këtij viti dhe se ai i është dorëzuar gjyqtarit hetues në Geilenkirchen me ç’rast është ngritur aktakuza kundër tij për shkak të vrasjes me paramendim.

    Hetimet për mënyrën sesi ka ndodhur kryerja e këtij krimi dhe sidomos gjetja e motivit kryesor për këtë krim të tmerrshëm është në proces.

    Kufoma e viktimës të mërkurën dhe të entjen ka vazhduar që të qëndrojë në Institutin për Mjekësi Ligjore të Universitetit të Kölnit.

    Ajo që tash për tash dihet dhe që edhe prokurori Deller e ka konfirmuar edhe zyrtarisht është që mes të riut nga Kosova dhe kunatës së tij ka pasur një grindje të madhe të martën paradite.

    Pas grindjes, Burim M. e kishte therur me thikë viktimën, ia kishte prerë kokën dhe në gjendje gati të dehur kishte dalë në rrugë me kokën e saj.

    Pasi dëshmitarët e kishin parë sesi dorasi mbante në duar “si një trofe” kokën e saj, ishte lajmëruar policia e kishte arrestuar atë dhe në banesë kishte gjetur torzon e viktimës.

    Bashkëshorti i viktimës, i cili është edhe vëllai i dorasit gjatë kësaj kohe ishte në punë, vetëm mëpas ka marrë vesh për tragjedinë që familjen e tij e kishte goditur.

    Se a ka qenë dorasi Burim M. nën ndikim të drogës, alkoolit apo edhe gjendja e tij thjesht nuk ishte normale, prokurori Deller nuk ka mundur ta konfirmonte.

    “Natyrisht që nuk është normale kur dikush me kokën e prerë të kunatës ecën rrugës thuajse është ajo gjëja më normale në këtë botë”, ka thënë Deller para gazetarëve.

    Sipas njoftimeve të fqinjve të shqiptarëve nga Kosova, bashkëshoriti bashkë me gruan e tij tashmë të vrarë ishin vendosur në atë banesë në qytezën e vogël të Ubach-Palenberg me 25.000 banorë i cili shtrihet afër Aachenit, në janar të vitit 2000.

    Kjo qytezë, krahina e Nordrhein Westfalentit dhe Gjermania vazhdojnë të pyeten, të shokuar, se cilat ishin shkaqet e vërteta që e shtyen këtë të ri nga Kosova për këtë vepër kaq të tmerrshme.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #28
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: Mentaliteti i shqiptareve

    Postuar më parë nga Artur_1985
    Nuk po them se jane te gjithe shqiptaret me kete mentalitet, por nje pjese e mire e veriut e ka kete mentalitet. Ato mendojne se femrat kur nuk sillen mire e "meritojne" te ndeshkohen dhe ndeshkimet jane gjithnje brutale.
    Une kaq kisha dhe po ju lutem te tjereve te shohin realitetin drejt ne sy dhe jo per hir te "patriotizmit" te mcefim kriminelet tane qe mos te na i shohe serbi.
    Merre ne konsiderate numrin e pergjithshem te shqiptareve qe jetojne ne VERI dhe pastaj numrin e rasteve te ketilla qe i din, beji disa llogaritje elementare aritmetikore dhe nxjerr statistika. Sigurisht qe nuk do te te dale NJE PJESE E MIRE.

    Mjaft ndasive Veri-Jug-Lindje-Perendim. Krime ndodhin ne te gjitha koordinatat. Ky rast eshte nje rast i rralle dhe askush nga patriotizmi nuk e justifikon nje vrasje te ketille. Por, as ti nuk ke kurrfare argumenti te konstatosh se dikush i "fsheh" kriminelet qe ua paskan lakmi edhe serbet.

    Meqenese paske mllef ndaj "Veriut", po supozoj se je nga "Jugu". Para se ta vendosesh shenjen e barazimit ndermjet NJE rasti te vrasjes se ketille nga ana e nje shqiptari dhe QINDERA-MIJERA masakrave te kryera nga ana e serbeve, atehere nuk po e njihke realitetin. Te propozoj ta vizitosh VERIUN e t'i numerosh varrezat masive dhe t'i pyesesh anetaret e familjeve te viktimave ne c'menyre jane vrare te dashurit e tyre. Pas kesaj, mirru me llogaritjen e PJESES SE MIRE.

  9. #29
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: 24Vjecari nga Kosova pret koken e kunates si ne horror film

    Postuar më parë nga ALBA_MAUSI
    Do mundohem te bie me shume informacion per kete ngjarje te tmershe sot ne vitet2003,ku te ze frika,dukemi sikur jetojm ne kohen e Hitlerit.
    Ne kohen e Hitlerit jane bere MILIONA ekzekutime ne menyrat me te tmerrshme, ka qene fushate e madhe e vrasjeve dhe Lufte Boterore. Ketu flitet per NJE rast te izoluar.

    E si atehere te duket se jeton ne kohen e Hitlerit?

  10. #30
    Tahox, une nuk thashe se nje pjese e mire e veriut u pret kokat femrave... por thashe se nje pjese e mire mendojne se femrat kur nuk sillen mire e "meritojne" te ndeshkohen dhe ndeshkimet jane gjithnje brutale. Me thuaj sa % e burrave shqiptare nga veriu nuk e rrahin gruan?? Arsyet e rrahjes jane teper banale, qysh nga "mosdegjimi i fjales se burrit" deri tek "hedhja e ndonje fjale pa menduar ne sy te miqve" Per mendimin tim askush nuk ka te drejte te ngacmoje qofte edhe nje fije floku nga bashkeshortja apo bashkeshorti. Permenda veriun sepse ne vogeli kam pas degjuar kenge te tilla per ruajtjen e nderit te femres (duke e ndeshkuar ate) te kenduara me lahute dhe ne ate kohe mendoja se ishin te drejta, por sot e kuptoj se sa te padrejta jane keto "ligje". Une nuk jam nga jugu, perkundrazi, jam nga veriu me origjine dhe nuk kam mllef per njerezit, por per zakonet e keqija.
    Ti po mundohesh te mbyllesh temen per te mos "ndihmuar" armikun, ndersa une them qe te pakten me fjale ta denojme kete akt makaber (me vepra s'kemi shume ne dore, sepse nuk punojme ne polici). Per kete arsye thashe qe shikojeni realitetin ne sy. Nuk bera krahasime me serbin dhe s'me intereson te bej krahasime me serbin sepse njerziteti nuk matet duke e krahasuar me serbin barbar.
    ---
    citim:
    Para se ta vendosesh shenjen e barazimit ndermjet NJE rasti te vrasjes se ketille nga ana e nje shqiptari dhe QINDERA-MIJERA masakrave te kryera nga ana e serbeve, atehere nuk po e njihke realitetin. Te propozoj ta vizitosh VERIUN e t'i numerosh varrezat masive dhe t'i pyesesh anetaret e familjeve te viktimave ne c'menyre jane vrare te dashurit e tyre. Pas kesaj, mirru me llogaritjen e PJESES SE MIRE.
    ----------------
    A mund te ma thuash se ku e paskam vene shenjen e barazimit me serbet.??? Te thashe qe shikoje realitetin ne sy dhe denoje kriminelin dhe jo per hir se ai eshte shqiptar, te mos flasim mbi kete teme sepse ndihmojme armikun (serbin).

    Me respekt
    Arturi

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosovari merr shtetësi italiane, pasi shpëtoi të moshuarin
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 14:26
  2. Disa krijime nga Kosovari
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:43
  3. Kush asht Kosovari?
    Nga EveryWare në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 22:11
  4. Prej 4 vitesh kosovari kërkon babanë e humbur
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:47
  5. nese.... nga Kosovari.
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •