Artur, jemi krejt jashte temes.
Mos u bazo ne kenge folklorike per te nxjerre perfundime qe kane te bejne me te sotmen. Ato ndodhi qe pershkruhen ne ato kenge kane te bejne me nje periudhe tjeter historike. Cka ka qene e drejte e cka nuk ka qene ato kohera, ne sot nuk mund te gjykojme. Po filluam ta analizojme historine, do te gjejme shume veprime qe nga kendveshtrimi i se sotmes duken absurde apo qesharake. Por, ne nuk mund ta korigjojme historine e veten po. Sot eshte nje realitet tjeter neper trojet shqiptare, perfshire ketu edhe Veriun. Jane shume me bashkekohore se c'po mendon.
Per vrasjen: nje 24 vjecar shqiptar nga Kosova ka therre me thike kunaten e vet dhe duke e mbajtur koken e saj me duar ka shetitur neper nje qytet gjerman. Veprim i tmerrshem. Eshte arrestuar. Do te gjykohet. Do te denohet.
Cka ka lidhje Veriu me kete?
Veriu e paska egersuar?
Veriu e paska bere kaq barbar?
Pse eshte shqiptar eshte barbar?
Ti konstaton "cfare mentaliteti brutal paskan shqiptaret". Te njejten po e thone serbet te cilet tentojne t'i fshehin krimet e tyre qe maten me milionfishin e ketij akti duke e sterperseritur kete storje.
Perse nuk e shikon si nje rast te izoluar? Pse po pergjitheson me "cfare mentaliteti brutal paskan shqiptaret"? Shqiptaret nuk kane "mentalitet brutal". Shqiptaret edhe kur luftojne nuk e masakrojne armikun, por ia shkrepin ne lul' te ballit. Shqiptaret nuk jane te njohur per tmerre te ketilla sikur ai rast.
Pra, eshte NJE rast.
Nje njeri.
Nje i semure mental mbase.
Nje njeri nen ndikimin e alkoolit ndoshta.
Nje njeri nen ndikimin e droges ndoshta.
Nje kriminel po deshe quaje.
NJË.
Krijoni Kontakt