Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI MIMI JU PERSHENDET DHE JU UROJ PER SHKRIMIN QE KE BERE NE FORUM PER HIPERTENSIONIN DHE RRUGET QE DUHET NDJEKUR PER KURIMIN E TIJ . KJO ESHTE NJE TEME QE DUHET TE NA PREUKOPOJE TE GJITHEVE PASI TENSIONI NE SHQIPERI ESHTE SHUME E PERAPER SIDOMOS TEK TE MOSHUARIT TE PRINDRIT TANE DHE JO VETEM NE SHQIPERI POR NE GJITH BOTEN .POR NE NE FORUM JEMI MESUAR TE BEJME VETEM POLITIKE DHE DISAVE NUK JU VJEN MIRE TE HAPEN TE TILLA TEMA NE FORUM NE TE ARDHMEN TE UROJ TE SHKRUASH TEMA TE TJERA PER SEMUNDJE TE TJERA QE JANE TE PERHAPURA NE BOTE DHE MENYREN E KURIMIT TE TYRE .

    PERSHENDETJE ZOTI MIMI DHE URIME TE SINQERTA NGA MONDI DETROIT
    nuk ka rendesi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Mimi_1
    Anėtarėsuar
    03-11-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    13
    pershendetje te gjitheve

    shkrimet e mia i pata publikuar edhe ne forumin e parajsa.com.
    bile ata te parajses i botuan mevone edhe ne faqe te pare duke i zbukuar me foto.(shiko shkrimin "diabeti" ne faqen e pare te www.parajsa.com")
    kjo me gezon personalisht sepse shkrimi duke qene ne faqe te pare te sitit eshte ne gjendje te klasifikohet ne rezultatet e kerkimit te cdo search engine kur kerkon per ndonje fjale qe ndodhet ne shkrim. nese shkon ne Google.com dhe kerkon per fjalet DIABETI dhe SEMUNDJE. do te shihni se shkrimi im do tju dale ne rezultatet e para.
    gezimi im vjen nga fakti se une besoj se shkrimet e mia i afrohen shume se vertetes dhe se tani jane me te lehta per tu gjendur ne internet.

    Nese dikush disponon informacione te cilat mund te hedhin me shume drite(=konfirmon ose hedh poshte) ne temen e hapur ju lutem shume coni nje postim se do ta vleresoja shume

    pershendetje
    Mimi

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Vendndodhja
    SH.B.A
    Postime
    3
    Mimi i lexova me shum vemendje shkrimet tuaja per mjekimet bravo te qofte je shum i mir informuar ,besoi se ka shum mjek ne Shqiperi qe nuk i din te rejat ne keto fusha .te pergezoj per punen qe ke ber per pasurimin e keti bashkebisedimi Sabo
    sabo

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Rreziku i Hipertensionit.

    Hipertensioni arterial ėshtė ngritja e presionit nė enėt e gjakut. Shkaqet janė tė shumta dhe pėr kėtė arsye ndahet nė dy grupe tė mėdha: Hipertensioni arterial esencial, i cili edhe pas njė sėrė ekzaminimesh nuk kuptohet se nga vjen. Shpesh ka origjinė trashėgimie ose stresi, pra origjinė tė brendshme. Grupi i dytė ėshtė hipertensioni arterial sekondar, qė tregon se ka njė shkak tė ndryshėm, qė mund tė jetė njė person qė ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione tė veshkave dhe quhet hipertension renovaskular. Shkak tjetėr mund tė jenė sėmundje tė tilla tė veshkave, si p.sh ngushtimi i arteries renale, qė furnizon veshkėn me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, nė veshkė krijohen ērregullime tė prodhimit tė hormoneve dhe pėr pasojė ngritje tė tensionit. Shkak tjetėr janė problemet me gjėndrat e tiroides, prodhimi i tepėrt tė hormonit tė tiroides shton rrahjet e zemrės, e pėr pasojė shkakton rritje tė tensionit tė enėve tė gjakut. Shkaqe tė tjera janė diabeti dhe tumori i gjėndrave mbiveshkore.
    Cilat janė grupmoshat mė tė rrezikuara
    Nga tensioni vuan gati 12-20 pėr qind e popullatės dhe me rritjen e moshės, rritet dhe pėrqindja e tė prekurve. Shkaqet pėr kėtė janė trashėgimia, stresi, duhani, sėmundjet e veshkave etj. Por mė tė predispozuar pėr t'u prekur nga kjo sėmundje ėshtė mosha mbi 45-50 vjeē pėr burrat dhe 50-55 vjeē pėr gratė. Te gratė kjo lidhet me hyrjen nė periudhėn e menopauzės dhe ērregullimet hormonale karakteristike tė kėsaj periudhe, ndėrsa te burrat me ērregullimet qė pėsojnė enėt e gjakut, pėrdorimin e kripės, duhanit, alkoolit. Enėt e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohėt e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. "Fajtorėt" pėr kėtė duhen kėrkuar te trashėgimia, por dhe stili i jetės, aktiviteti i ulėt fizik dhe regjimi ushqimor me kalori tė tepėrta dhe pa vlera ushqimore.
    Si ndikon stresi nė shfaqjen e hipertensionit
    Stresi krijon njė dominante nė sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit nė veshka, e pėr pasojė ēon nė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
    Cila ėshtė periudha mė problematike pėr kėta tė sėmurė?
    Periudha e dimrit, pėr shkak tė sė ftohtit, por dhe luhatjeve tė theksuara tė temperaturave. I ftohti ngushton enėt e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj kėtyre pacientėve u rekomandohet tė jenė korrekt nė marrjen e ilaēeve dhe tė kenė kujdes me menynė dhe stilin e jetės. Tė sėmurėt duhet tė eliminojnė daljet nė ditėt shumė tė ftohta, tė dalin vetėm gjatė orėve tė ngrohta dhe tė vishen mirė.
    Si ndikon periudha e menopauzės nė hipertension
    Kjo lidhet me ērregullimet nė prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit qė ndihmon nė mbrojtjen e enėve tė gjakut nga arteriosklerozat. Kur kėto hormone janė nė nivele tė ulėta, nis formimi i arterosklerozave e pėr pasojė shkaktojnė hipertensionin. Edhe pėrdorimi i duhanit shton rrezikun pėr shfaqjen e hipertensionit arterial. Nikotina qė pėrmban duhani ēon nė ngushtim tė enėve tė gjakut dhe sjell rritjen e presionit tė gjakut. Mosha mė problematike te burrat pėr shfaqjen e problemeve me tensionin e lartė ėshtė 45 vjeē. Ndėrsa te gratė mosha mė problematike pėr shfaqjen e problemeve me tensionin e lartė ėshtė 50 vjeē.

    Marre nga: TiranaObserver
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mė mirė tension tė ulėt apo tė lartė tė gjakut?

    Doktor Mihai Georgiade dhe studiues tė tjerė analizuan tė dhėnat e rreth 50 mijė pacientėve amerikanė qė kanė pėsuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin tė shpėrndajė gjak tė mjaftueshėm nė tė gjitha organet e tjera tė trupit.

    Sipas njė studimi tė publikuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė, ekspertėt analizuan tensionin sistolik tė gjakut – qė ėshtė presioni qė ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se njė njeri qė vjen nė spital me infarkt dhe tė cilit zemra i pompon ende mjaft gjak pėr tė pasur tension tė lartė, ka mė shumė mundėsi pėr tė jetuar sesa njė njeri me tension tė ulėt. “Gjatė kohės qė pacienti arrin nė spital, duket se ėshtė mė mirė qė ai tė ketė tension tė lartė tė paktėn pėr disa orė, sepse kjo tregon se zemra ėshtė mė e fortė”, thotė mjeku Mihai Georgiade.

    Kur kontraktimet janė mė tė dobėta, kjo mund tė tregojė se pacienti ka sėmundje mė tė avancuar dhe mundėsi mė tė pakta pėr tė jetuar. Mihai Georgiadei shpjegon: “Pra, tensioni i lartė nė vetvete nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė njė masė treguese pėr forcėn e zemrės.” Studiuesit thonė se duke ditur nėse pacienti ka ardhur nė spital me tension tė ulėt apo tė lartė, kjo jep informacion tė vlefshėm pėr mėnyrėn se si duhet trajtuar.

    Pėr tė parandaluar atakun nė zemėr ka mjete tė ndryshme. I tillė ėshtė tubi zgjerues qė i ngjan njė rrjete tė vogėl, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda njė arterieje pėr tė bėrė tė mundur qarkullimin e njė sasie mė tė madhe gjaku. Pėr t’i veshur kėta tuba pėrdoren ilaēe tė ndryshme, si pėr shembull antibiotikė. Rreth 6 milionė njerėz nė tė gjithė botėn kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vendosur nė arteriet e tyre. Disa kardiologėt thonė tani se tubat e veshur me antibiotikė mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Dr. Michael Lincoff shpjegon: “Nė tub formohen mpiksje tė cilat e bllokojnė atė dhe ndalojnė gjakun qė rrjedh nė arterie. Nė kėtė rast, kjo pjesė e muskulit tė zemrės pėson njė atak.” Disa studiues mendojnė se tubat e veshur me antibiotikė mund tė kenė shkaktuar ēdo vit rreth 6 mijė atake nė zemėr nė Shtetet e Bashkuara. Doktor Craig Smith thotė: “Pavarėsisht se debatet pėr kėtė ēėshtje vazhdojnė, rreziku duket se ėshtė mė i madh se ē’ėshtė menduar mė parė.” Dr. Lincoff thotė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pacientėt qė kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vazhdojnė tė marrin mjekime pėr hollimin e gjakut pėr tė mos lejuar mpiksjet. Tani, shkencėtarėt po testojnė njė lloj tubi qė mund tė thithet nga muret e arteries pasi tė ketė kryer funksionin e tij.

    "Revista Jone"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #16
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Tema eshte vertet e bukur dhe aktuale.

    Doja te shtoja qe tensioni arterial i larte i instaluar nuk sherohet. Ky eshte nje pasoje, nje sekele e nje varg semundjeve te tjera.

    Neqoftese eshte e nevojshme qe te fillohet mjekimi, duhet filluar sa me pare dhe pa ngurim.

    Kam vene re se njerzint kane nje fare ngurimi per te filluar mjekimin. Ata shpesh pyesin: Po po e fillova ilacin, mos duhet ta vazhdoj te gjithe jeten?
    Sigurisht qe po qe se ti je i semure, mjekimi vazhdohet per te gjithe jeten dhe kjo jo per faj te mjekimit, por per faj te semundjes.

    Mjekimi, te shpeton nga pasojat e hipertensionit, te cilat jane jo te lehta dhe shpesh here rrezikojne edhe jeten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 17-05-2008 mė 19:36
    sereno

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anėtarėsuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Kam shum informacion ne lidhje me kete teme por po shkruaj ato qe them se skan shum fjale qe i kuptojn vetem mjeket.


    Sistemi kardio vascular

    Hipertensioni prek stukturen dhe funksionin e vaskulatures koronare dhe ventrikulin e majte HTAgjithashtu aktivizon sistemin renin angiotenzin aldossteron
    Duke shkaktuar vazokonstriksion sistemik.Kjo con ne rritjen kerkesses se miokardit per oksigjen me rritjen e tensionit te paretit ventricular te majte Qe con ne hipertrofi te ventrikulit te majte dhe kompresion koronar.
    Gjate emergjence hypertensive,ventrikuli I majte nuk mund te perballoje rezistencen sistemike vaskulare.

    Shpeshtesia

    Hipertensioni prek afersisht 25% te popullsise.Prevalenca e HTa
    Shtohet me rritjen e moshes.Me shume se gjysma 60-70 vecareve
    Dhe afersisht tre cereku i> 70 vjecareve jane te prekur nga kjo semundje.
    Kriza hypertensive prek 1% te adulteve hypertensive

    Nerkombetare

    Ne mare boten 1 billion njerez kane HTA

    Semudshmeria dhe vdekshmria e emergjences hypertensive varet nga shtrija e
    E disfunksionit te organit te prekur dhe nga shkalla me te cilen eshte
    Kontrolluar me vone.Me nje TA te mbajtur nen kontroll dhe dhe mjekim te pranushem
    10 vjecari I mbijeteses tek pacientet me krize hypertensive arrin 70%

    *Vdekshmeria ne vitin e pare per nje emergjence hypertensive eshte 79%
    *Vdekshmeria per 5 vjet te mbijetuar eshte 74%.
    Seksi

    Ne pergjithesi,prevalenca dhe incidence e HTA eshte lehtesisht me e rritur ne burra sesa tek grate.Krizat hypertensive jane 2 here me te shpeshta tek burrat se tek grate
    Mosha

    Krizat hypertensive jane me te shpeshta tek te moshuarit

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Hipertensioni arterial

    “Fajtorėt e jashtėm” tė shfaqjes sė hipertensionit

    • Stresi, menopauza, jeta sedentare, ushqimi, janė kėto disa nga “shkaktarėt e jashtėm” tė shfaqjes sė hipertensionit arterial.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku kardiolog, Valer Manushi, shpjegon se si ndikojnė konkretisht kėta faktorė nė organizmin e njė njeriu tė predispozuar tė shfaqė probleme me tensionin e lartė:
    Doktor, ėshtė e vėrtetė qė hipertensioni po pėrhapet gjithmonė e mė tepėr nė moshat e reja?
    Sėmundja e hipertensionit arterial prek tė gjitha moshat qė nga ajo fėminore deri nė moshat e rritura. Hipertensioni qė shfaqet nė moshat e reja para 50 vjetėve ka tė bėjė mė shumė me hipertensionin arterial sekondar, kurse pjesa tjetėr qė haset nė moshat e rritura mbi 50 vjeē, ėshtė hipertension arterial primar. Nė pėrgjithėsi konsiderohet si sėmundje e moshės sė rritur, por vihet re se ėshtė mjaft e pėrhapur nė moshat e reja. “Fajtorėt” pėr kėtė duhen kėrkuar te trashėgimia, por dhe stili i jetės, aktiviteti i ulėt fizik dhe regjimi ushqimor me kalori tė tepėrta dhe pa vlera ushqimore.
    Ėshtė e vėrtetė qė stresi ėshtė nga faktorėt qė ndikon nė shfaqjen e hipertensionit arterial?
    Po. Stresi konsiderohet si njė nga faktorėt qė ndikojnė nė shfaqjen e hipertensionit. Kjo sepse stresi krijon njė dominante nė sistemin nervor e cila shton prodhimin e adesteronit nė veshka, e pėr pasojė ēon nė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
    Doktor, ėshtė e vėrtetė qė menopauza ndikon nė shfaqjen e kėsaj sėmundjeje?
    Po. Te gratė kjo konsiderohet si njė nga faktorėt qė ndikon nė shfaqjen e sėmundjes. Kjo lidhet me ēregullimet nė prodhimin e hormoneve,sidomos estrogjenit qė ndihmon nė mbrojtjen e enėve tė gjakut nga arteriosklerozat. Nė moment qė kėto hormone janė nė nivele tė ulta, nis formimi i arteriosklerozave,e pėr pasojė hipertensionin.
    Doktor, ėshtė e vėrtetė qė jeta sedentare “akuzohet” si njė nga faktorėt qė ndikon nė shfaqjen e sėmundjes?
    Jeta sedentare ėshtė cilėsuar si njė ndėr faktorėt kryesorė tė rrezikut pėr shfaqjen e sėmundjeve kardiovaskulare. Zemra ėshtė organ muskulor dhe si i tillė, ajo duhet mbajtur nė formė. Me njė aktivitet fizik tė rregullt zemra bėhet mė e fortė dhe i reziston lodhjes. Nga ana tjetėr, shtohet kėrkesa pėr oksigjen nga ana e trupit dhe shtohet puna e zemrės dhe mushkėrive, duke bėrė qarkullimin e gjakut mė tė lehtė, e pėr pasojė uljen e vlerave tė presionit tė gjakut. Nė tė njėjtėn kohė mbajtja nėn kontroll e presionit tė gjakut ul rrezikun pėr shfaqjen e sėmundjeve kardiake apo hipertensionin.
    Po duhani si ndikon?
    Nikotina qė pėrmban duhani ēon nė ngushtim tė enėve tė gjakut, e pėr pasojė rritjen e presionit tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
    Ėshtė e vėrtetė qė kripa duhet tė kufizohet te ky kontingjent i tė sėmurėve?
    Po. Marrja e kripės nėpėrmjet ushqimeve nė sasi tė tepėrt, depozitohet nė muskulaturėn e mureve tė enėve tė gjakut, i fryn ato dhe shkakton rritje tė tensionit tė gjakut.


    Ēfarė ėshtė sėmundja

    Hipertensioni arterial ėshtė ngritja e presionit nė enėt e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe pėr kėtė arsye ndahet nė dy grupe tė mėdha: a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bėhen njė sėrė ekzaminimesh nuk arrin tė kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinė trashėgimie ose stresi, pra ka origjinė tė brendshme.
    Grupi i dytė ėshtė hipertensioni arterial sekondar, qė tregon se ka njė shkak tė ndryshėm qė mund tė jetė njė person qė ka vuajtur nga veshkat, gjendrat e tiroides, diabeti, tumori i gjendrave mbiveshkore, etj.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Hipertensioni arterial: Si ta kontrolloni?

    Disa udhėzime tė shkurtra si tė jeni nė gjendje qė tė kontrolloni hipertensionin tuaj arterial.

    Nėse interesoheni tė dini se a mund tė rregulloni tensionin e gjakut pa marrė ilaēe, pėrgjigja ėshtė tepėr optimiste. Sipas specialistėve, nė disa raste tensioni i lartė i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shumė i lartė mund tė pėrballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime nė jetėn e pėrditshme si dhe nė regjimin ushqimor. Tė njėjtat udhėzime vlejnė edhe pėr rastet e hipertensionit tė mesėm dhe atij shumė tė lartė, por gjithmonė nė kombinim me terapitė- mjekėsore pėr tė pasur rezultat mė tė mirė.

    Simptomat

    Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumė ndėrlikime, por nė raste tė tensionit tė lartė paraqet simptoma tė tilla sikurse:
    * Dhimbje koke
    * Marramendje
    * Dhimbje dhe ndjenje rėndese nė gjoks
    * Pagjumėsi
    * Urinim i shpeshtė
    * Etje e madhe
    * Dobėsi muskulore dhe humbje ekuilibri.

    Rreziqet

    *40% e tė sėmurėve me tension rrezikojnė tė pėsojnė hemorragji cerebrale. *16% e tyre rrezikojnė tė pėsojnė infarkte nė zemėr. * Sėmundja kėrcėnon organe tė trupit sikurse veshkat etj.

    Hipertensioni nė shifra
    * 25-30% e evropianėve tė rritur vuajnė nga hipertensioni. *14% e amerikanėve tė rritur vuajnė nga hipertensioni.
    * 80% e tė sėmurėve me hipertension nuk i nėnshtrohen udhėzimeve pėr pėrmirėsimin e tensionin te tyre, fakt qė kushtėzohet nga mungesa e pėrditshme e ilaēeve, kostoja e lartė e tyre, frika nga reaksione tė mundshme tė terapisė me ilaēe (rėnie e shpejtė e tensionit, kollė etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sėmuri dhe mjeku.
    * 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjė sėmundje tjetėr (p.sh. ērregullime nervore, probleme hor¬monale).

    Humbisni kilogramėt e tepėrt

    Mungesa e peshės ėshtė njė hap tepėr i rėndėsishėm nė nor¬malizimin e hipertensionit. Madje nuk ėshtė e rastit qė shpesh personat qė vuajnė nga hipertensioni pėrfshihen nė kategorinė e njerėzve me mbipeshė. Rreziku nga kilogramėt e tepėrt ėshtė mė i madh kur mbipesha ėshtė grumbulluar nė disa pjesė tė trupit, konkretisht nė bark dhe kraharor. Tė mirat e mungesės sė mbipeshės janė tė shumta. Pėrveē se ajo ndikon nė uljen e ten¬sionit tė lartė arterial, vepron edhe nė rėnien e nivelit tė koles¬terolit etj. Gjithashtu, ndihmon nė rregullim e niveleve tė sheqerit nė gjak nė rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit tė lartė, i kolesterolit nė rritje dhe diabetit pėrbėn njė faktor tepėr rėndues pėr funksionimin normal tė sistemit kardiologjik.

    Shėtisni

    Specialistėt ju kėshillojnė tė sėmurėve me tension tė lartė qė tė ecin tė paktėn 2-3 herė nė javė pėr 45 minuta (ėshtė kjo koha qė nevojitet mesatarisht pėr tė pėrshkuar njė distancė prej 4 kilometrash). Pėrkundrazi, ata ndalojnė ushtrimet me peshė pasi nė kėtė mėnyrė rritet shumė presioni arterial dhe vonon qė tė vijė nė nivele fiziologjike. Ndėrkaq, nuk pėrjashtohet qė njė i sėmurė me hipertension tė kryejė ushtrime me pesha, por kjo do tė realizohet vetėm pasi ai tė ketė nisur tashmė njė program aer¬obie, sipas kėshillave tė mjekut tė tij dhe nė bazė tė rezultateve tė analizave tė domosdoshme (si psh. test i lodhjes etj.).

    Ndėrprisni duhanin
    Duhani shkakton ēarjen e kapilareve dhe ndikon nė humbjen e elasticitetit tė tyre. Ėshtė provuar se akoma edhe njė cigare ėshtė e aftė tė shkaktojė ēarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, qė qarkullon nė brendėsi tė kapilarėve, rritet. Pėrveē tensionit tė gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrės pasi kjo e fundit ėshtė e detyruar tė punojė mė tepėr me qėllim qė tė mbulojė nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndėrprerjen e duhanit muret e kapilareve bėhen mė elastike, ndėrsa zemra punon me ritėm normal dhe nuk lodhet.

    Kontrolloni stresin
    Megjithėse kjo kėshillė ėshtė e vėshtirė qė tė zbatohet, pasi stresi ėshtė i pranishėm nė jetėn tonė tė pėrditshme, e vėrteta ėshtė se nėse dėshironi ta pėrballoni me sukses hipertensionin duhet tė kontrolloni stresin. Me fjale tė tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke ēuar nė rritjen e tensionit tė gjakut. Personat e brezit tė tretė janė mė tė prekur nga hipertensioni pasi kapilarėt e tyre janė mė tė fortė, mė shumė pak elasticitet, pėr shkak tė moshės.

    Kini kujdes regjimin ushqimor

    Preferoni: Peshk-zarzavate

    * Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) pėrmbajnė tre pėrbėrje yndyrore tė cilat ėshtė provuar se ndihmojnė nė uljen e tensionit tė gjakut. Studimet rreth kėsaj ēėshtje janė realizuar nė popuj tė cilėt konsumojnė shumė peshk, si p.sh. eskimezėt. Natyrisht qė efekti i kėtyre pėrbėrjeve tek ju varet nga shpeshtėsia e konsumimit tė peshkut. Mirė ėshtė qė tė preferoni tė hani peshk dy herė nė javė dhe tė kufizoni konsumin e mishit tė viēit; derrit, pulės etj. deri nė njė herė nė javė.
    * Frutat dhe zarzavatet kanė nė pėrbėrjen e tyre lėndė tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e kapilarėve nė gjendje sa mė tė mirė. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartė i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Nė saje tė lėndėve tė vlefshme qė pėrmbajnė frutat dhe zarzavatet, kapilarėt qėndrojnė hapur duke lehtėsuar qarkullimin sa mė nor¬mal tė gjakut. Specialistėt propozojnė qė vaktet tuaja tė kenė nė pėrbėrjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrė mishi.

    Rregulloni temperaturėn e shtėpisė

    I ftohti ėshtė njė faktor rėndues pėr hipertensionin, megjithėse shumė e injorojnė. Nuk ėshtė e rastit qė nė verė kardiologėt zvogėlojnė sasinė e ilaēeve kundėr hipertensionit, pėr shkak se nxehtėsia ul tensionin. Pėrkundrazi, ndenja nė tė ftohtė rrit presionin arterial. Ndaj ėshtė e rėndėsishme qė shtėpia juaj tė jetė e ngrohtė.

    "Telegrafi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Matni siē duhet tensionin

    Pėrpara se tė vendosni tė matni tensionin e gjakut, lexoni tė rejat e fundit

    Siguroni shėndetin e zemrės tuaj: nė ēdo vizitė kėrkoni nga mjeku juaj t’ju matė tensionin ose mateni vetė nė shtėpi. Kini parasysh se, konsumimi i ushqimeve tė caktuara, disa zakone ose qėndrimi i gabuar i trupit mund tė japin rezultate jo tė vėrteta. Qė tė bėhet mė e saktė matja e tensionit, ndiqni rregullat e mėposhtme.

    - Pėrpara matjes: shmangni kafeinėn dhe duhanin, tė paktėn 30 minuta pėrpara matjes, sepse mund tė rritin tensionin. Tė njėjtat rezultate mund tė ketė edhe njė fshikėz urinare e “fryrė”, pėr kėtė arsye kujdesuni tė vizitoni banjėn.

    - Gjatė matjes: kujdesuni qė kurrizi juaj tė prekė mirė nė karrige (mungesa e mbėshtetjes mund tė rritė tensionin), kėmbėt tė prekin tokėn dhe dora juaj tė jetė e mbėshtetur nė tavolinė.

    - Bėrryli juaj tė jetė nė vijė tė drejtė me lartėsinė e gjoksit. Mos u pėrkulni pėrpara dhe shmangni isedat; edhe nėse ju ajo qė dėgjoni, rezultati mund tė jetė i gabuar.

    Pas matjes: kontrolloni pėrsėri nėse tensioni juaj ishte pa arsye i lartė ose i ulėt. Mateni tensionin edhe nė dorėn tjetėr (rezultatet mund tė mos jenė tė njėjta). Matja mė e lartė ėshtė mė e sakta. Nėse rezultatet nuk janė fiziologjike, lajmėroni mjekun tuaj. Preferoni qė matja tė bėhet me matėsin klasik, atė me matės dore.

    "Telegrafi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta Normale e krishterė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 07:34
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2010, 03:20
  3. Tensioni i ulėt i gjakut
    Nga dudu62 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 08:55
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2004, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •