Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    BE kercenon Shqiperine

    Vjen kercenimi i pare nga Evropa per Shqiperine, per nenshkrimin e marreveshjes mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, lidhur me artikullin 98 te Traktatit te Romes. Kryetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, me ane te nje letre zyrtare, ka reaguar prane kryetarit te Kuvendit Servet Pellumbi, per mosratifikimin nga Parlamenti shqiptar te marreveshjes se firmosur te premten e kaluar ne Tirane nga kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Colin Poeell, gjate vizites nje ditore qe ky i fundit zhvilloi ne Shqiperi.

    "Parlamenti shqiptar duhet te mos ratifikoje marreveshjen e nenshkruar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes", thuhet ne sygjerimin e dhene nga Petter Shider, kryetar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Qe prej dy ditesh, letra gjendet ne zyren e kryetarit te Kuvendit Servet Pellumbi dhe ajo do te shqyrtohet nga deputetet e komisionit te jashtem parlamentar dhe atyre te integrimit. Ne kete leter, evidentohet nder te tjera fakti se nuk eshte e drejte qe nese ne nje vend kapen shtetas te cilet kane kryer krime, keta te fundit te mos dorezohen ne Gjykaten penale nderkombetare, por te kthehen ne Shtetet e Bashkuara ashtu sic kerkojne autoritetet e ketij shteti. Sipas fjaleve te shkruara ne leter, nje gje e tille do te afronte Shqiperine me Evropen. "Ju duhet te kuptoni se jeni nje vend evropian, ndaj dhe parlamenti shqiptar duhet te llogjikoje ne kete menyre, duke mos e ratifikuar kete marreveshje", thuhet me fjale te pergjithshme ne letren drejtuar Kuvendit te Shqiperise.

    Ky eshte reagimi i pare zyrtar qe vjen nga Evropa per nismen e ndermarre nga Shqiperia me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje me Shtetet e Bashkuara, kunder artikullit 98 te Traktatit te Romes. Nje nder arsyet per te cilat Colin Poeell erdhi ne Tirane, ishte pikerisht ceremonia e nenshkrimit te kesaj marreveshje. Por kostoja e ketij veprimi, do te bjere pikerisht ne aspiraten e vendit tone per te qene nje vend anetar i BE-se. Nje raport i BE-se, i publikuar disa muaj me pare, ne thelb kishte shume verejtje ndaj reformave te moskryera. Kjo marreveshje e firmosur me Ameriken, dhe qe pritet te ratifikohet shume shpejt nga Parlamenti shqiptar, do te sjelle te tjera "trauma" ne procesin e stabilizim-asociimit te Shqiperise ne BE, pavaresisht se Nano e Poeell, gjate konferences se perbashket per shtyp theksuan se ky eshte edhe nje hap me shume drejt BE-se.

    Kur u hap debati kohe me pare per nenshkrimin e marreveshjes, "fuqite e medha evropiane" deklaruan se nese do te kishte ndonje vend qe aspironte per stabilizim-asociim dhe do te nenshkruante marreveshjen me SHBA-ne, do te haste ne kundershtimin e Evropes. Shqiperia eshte vendi i dyte evropian qe nenshkruan kete marreveshje, pas Rumanise.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    politika e poshter greke ndikon ketu...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    BB: Shqipëria, më e korruptuara në Europë

    Raporti i djeshëm i Bankës Botërore nxin Tiranën zyrtare: Korrupsioni në 2002 rritet 8 përqind më shumë. Qeveritarët, punonjësit e doganave, bashkisë dhe gjykatësit, më të korruptuarit

    BB: Shqipëria, më e korruptuara në Europë

    "Zyrtarët kanë pushtet operacional, kanë mundësi të abuzojnë me pushtetin e tyre, pa qenë nevoja që të japin llogari. Shumë prej zyrtarëve e shohin veten si policë dhe jo si sigurues të shërbimeve. Abuzojnë me pozitën e tyre në kërkim të përfitimeve personale"

    Ne vazhdojmë të mbetemi më të korruptuarit e Ballkanit, madje ndryshe nga parashikimet në 2002, kemi shënuar një nivel më të lartë të korrupsionit në raport me një vit më parë. Ata që na bëjnë të jemi në top-listën e të korruptuarve, janë, qeveritarët, doganierët, punonjësit e Bashkisë, që kanë në duar lejet e ndërtimeve dhe të tokave si dhe gjyqtarët, të cilët kanë kontribuar madje në rritjen 8 përqind të nivelit të korrupsionit në 2002. Raporti i fundit i publikuar nga BB dhe Shërbimi Këshillimor i Investimeve të Huaja për t’i ardhur në ndihmë qeverisë, në mënyrë që të luftojë këtë huq të keq të saj, ka folur me nota mjaft negative për disa sektorë mjaft fitimprurës të shtetit, ku një i punësuar bëhet shumë shpejt milioner. Kështu, Shqipëria është renditur e para në listën e vendeve të Europës Juglindore me një nivel korrupsioni në masën 68.4 përqind nga 60.8 përqind, që ishte në 2002. Raporti është përgatitur me të dhënat më të fundit të mbledhura në nëntor–dhjetor të 2002 nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë, që kanë bërë sondazhe jo vetëm në administratën shtetërore, por dhe në rreth 500 kompani private. Të dhënat kanë nxjerrë në përfundim, se niveli i lartë i korrupsionit është shkaku kryesor i uljes së investimeve të huaja dhe i "alergjisë" që kanë së fundi investitorët strategjikë për Shqipërinë.



    Qeveria

    përgjegjëse

    për korrupsionin

    galopant



    "Në kuadrin e mungesës së funksionimit në tërësi nuk është çudi që korrupsioni del në pah si faktori më serioz që pengon përpjekjet për reformat, të dhënat për korrupsion që dolën nga anketimi, megjithatë në disa forma mjaft të larta nuk janë të reja për Shqipërinë", kanë përcaktuar specialistët e huaj në Raport.

    Kështu duket se raporti në fjalë, me të dhënat e publikuara, është një fshikullim i fortë jo thjesht për administratën që është e tej korruptuar, por dhe për ata që qeverisin këtë administratë, dhe janë të infektuarit e parë nga virusi që po lë gjithë vendin në një prapambetje të thellë. Qeveritarët e sotëm mbajnë përgjegjësinë kryesore për rritjen në mënyrë galopante të korrupsionit, sidomos në sektorët që ka kohë që monitorohen për nivelin e korrupsionit, i cili ndërkaq pritej të shënonte ulje. Duket se kritikat e përsëritura të organizmave ndërkombëtare kanë rënë në vesh të shurdhër dhe zyrtarët e vegjël kanë vazhduar të gjejnë ambjentin e përshtatshëm për të abuzuar me detyrën e shtetit.

    "Në treguesit e 2002 për perceptimin e korrupsionit nga Transparenca Ndërkombëtare, Shqipëria u radhit në vendin e 81, ndër 102 vendet që u përfshinë në studim, ndërkohë që në një studim të kohëve të fundit bazuar në anketimet e bëra në 7 vende të Europës Juglindore, Shqipëria u rendit e fundit nga të gjitha vendet e rajonit për sa i përket perceptimit të korrupsionit dhe perceptimit se ecuria po keqësohej nga dita në ditë", thuhet në raportin e BB.

    Kështu raporti në fjalë do t’iu shpërndahet të gjitha ministrive, në mënyrë që të kuptojnë se sa përqind e korrupsionit të llogaritur iu takon dhe të marrin masat për të ulur nivelin e tij. Në raport flitet dhe për masat që duhet të marrë me urgjencë qeveria shqiptare për uljen e nivelit të korrupsionit, pa diskutim, pas masave që ka marrë për krijimin e një Komiteti të Veçantë i drejtuar nga kryeministri. "Detyrat që shtrohen kanë dy anë; eleminimin e atyre rregullave dhe proceseve, të cilat nuk i shërbejnë më dhe forcimin e atyre që duhet të mbeten për arsye legjitime", thuhet në Raport. Sipas specialistëve të huaj, një sistem rregullator që është më i thjeshtë dhe transparent, dhe i lehtë në përdorim, do të inkurajojë investimet në sektorin privat, do të rrisë efektivitetin, besueshmërinë e ligjeve dhe rregullave të hartuara, për të mbrojtur interesat publike legjitime.



    Doganat e

    tatimet, frika e

    madhe e

    investitorëve



    Kanë qenë katër fushat specifike të pengesave administrative për investimet në Shqipëri, të përcaktuara si më problematiket në bazë të rezultateve të vrojtimit. Procedurat e doganave, administrata e taksave, toka dhe lejet e ndërtimit, si dhe liçensimi i aktivitetit, kanë qenë sektorët ku është kryer monitorimi i nivelit të korrupsionit.

    Nuk është e pazakontë që kompanitë janë shumë të shqetësuara për procedura operacionale, të tilla si doganat dhe administrata e taksave. Ndryshe nga procedurat e fillimit të biznesit, të tilla si rregjistrimi i kompanisë, të cilat kompania duhet t’i bëjë vetëm një herë, procedurat operacionale ndikojnë në ecurinë e biznesit gjatë gjithë jetës së kompanisë në mënyrë të vazhdueshme. Procedurat në këto fusha janë konsideruar nga specialistët si komplekse dhe të vështira për t’u trajtuar, meqenëse ato përfshijnë objektiva të shumta dhe aktorë të ndryshëm.

    Kështu, mbi të gjitha anketimi ka treguar se problemet më të përhapura kanë të bëjnë me korrupsionin në dogana.

    Gjithashtu anketimi i kompanive tregoi një nivel të lartë për pakënaqësinë e sektorit privat, për administratën e tatim-taksave. Investitorët kanë shprehur shqetësim sidomos për sa i përket shkallës së vështirësisë, vlerësimit të detyrimeve të ardhshme të taksave, vonesës së rikthimit të fondeve, mundësisë për informacion, burokracisë së jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha të nevojës për të paguar nën dorë.

    Në Raport është shënuar gjithashtu se Drejtoria e Taksave nuk ka dhënë të dhëna statistikore për punën e tyre.

    Brikena Kamenica
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ne rastin me te mire BE na "premton" nje hyrje me te drejte te plota rreth vitit 2020!!!
    SHBA na premton hyrjen ne NATO ne 2006.
    Pyetja qednron: cila eshte me jetike per
    Shqiperine?

    I bie qe brezi i studenteve te 1990, te cilet me endrrat e Evropes ne koke rrezikuan
    jeten e tyra para diktatures me te eger komuniste te Lindjes, te kete afersisht
    50 vjeç diten e hyrjes (?hipotetike?) ne BE!!
    Edhe nje here hipokrizia e Evropes ndaj nesh (kutpohet e ndikuar nga lobet sllavo -
    greke) del ne pah! Cili eshte ai vend apo popull qe do presi si ariu per gorrica !!!???
    Ka qindra menyra te tjera per te arritur nje nivel jetese me te mire se shumica e vendeve
    te BE pa qene nevoja te jesh ne te (Norvegji, Zvicer, Litenshtejn ...).

    Sa per kercenime; BE te merret me elefantet (Poloni, Rumani ...) ne vend te "liliputeve" :-o)!!!! Boll me!! Jemi bere si ai pionieri i Enverit qe na hiqet veshi sa here
    i do b... burokrateve te Brukselit!
    Une nje gje s'kuptoj me kete sjelleje: ç'pret BE prej nesh, qe te arrijme nivelin e tyre
    para se te na pranojne? Nqs ne arrijme ate nivel qe ata kerkojne, jashte BE-se, atehere nuk e kuptoj me interesin tone per tu futur ne te?!!! Menoja qe futja ne Evrope ishte e nevojshme per te arritur nivelin e tyre !!!
    Hec merre vesh kete pune prostitutash ...

    Pra kur je pra nje realiti te tille mendoj qe eshte normale te zgjedhesh me realen. Pra ti bejme hysmetin futjes ne NATO qe duket me e prekshme, pasandaj le te enderrojme per te kaluar moshen e pensionit si antare te BE-se!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    jam plotesisht dakort me keto qe ke analizuar me larte.Bravo
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  6. #6
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Na e kane fajin greket edhe serbet!!!!!!!!!!!
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #7
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar më parë nga olsen
    politika e poshter greke ndikon ketu...
    po politika e poshter greke ku ta ka fajin ketu?

    Per mendimin tim i gjithe keqkuptimi fillon me titullin e temes qe ma merr mendja qe Enri pa ndonje qellim te keq e ka vendosur, pasi ky eshte edhe titulli i "lajmit" ne gazete. Duhet te kuptojme dicka: qe BE nuk kercenon, ajo vetem ka shprehur opinionin e saj ne lidhje me marreveshjen e nenshkruar mes Shqiperise dhe USA. Por duke qene se gazetarja jone qe e ka mesuar gazetarine ne menyre autodidakte kerkon te gjeje sherrin edhe aty ku nuk ka.
    Pastaj edhe qendrimi i politikaneve tane dhe aq me teper i popullit shqiptar ne lidhje me kete ceshtje eshte i cuditshem. Nga njera ane levizen te gjitha guret per tu futur ne BE dhe nga ana tjeter nenshkruhen marreveshje te tilla qe bien ndesh me principet e BE.
    Por fakt eshte qe BE nuk i vret shume veshin edhe syrin ceshtja nese Shqiperia nenshkruan marreveshje te tilla ose eshte e mbytur nga korrupsioni ose qe Shqiperia eshte kthyer ne nje republike bananesh. Fundi i fundit nuk eshte BE ajo qe aspiron qe Shqiperia te behet anetare e BE, por eshte Shqiperia ajo qe kerkon te futet ne BE. Dhe si rrjedhoje BE nuk kercenon, por jep vetem nje keshille, ose me sakte te tregon binaret ku duhet te ecesh per tu bere anetare e saj.
    Eshte si puna e atyre pleqve qe i thonin trimit: "mos shko or trim" dhe trimi u thoshte: "do shkoj, se jam trim" dhe trimi shkoi dhe dihet se cfare ndodhi.

    Per mendimin tim populli shqiptar duhet ti veje gishtin kokes dhe te shikoje ku po i con politika e papergjegjshme e barkderrave te korruptuar dhe jo te shkrepe si pushka e jevgut, duke dale dhe partizan ne krahe te politikaneve, qe punojne ne menyre te pandershme vetem per te zgjatur ditet e tyre ne pushtet.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Roni ato shtetet qe ti permend; Norvegji, Zvicer, Lihtenshtein, Andorre, Monako, etj. kane "hyre" ne europe me kohe. Dhe kete e dine te gjithe. Ndersa ka plot te tjere qe megjithese bejne pjese ne te, nuk kane "hyre" akoma atje. Itali (e qendres dhe e jugut), Greqi, Portugali, dhe Irlande. Ata gjithmone kerkojne te hyjne atje nepermjet emigracionit, po si ne. Gjate 10 vjeçarit te fundit, ka pas plot 700 000 italiane qe kane emigruar. Kjo ka ndodh po ashtu me portugezet qe vazhdojne te emigrojne masivisht ne France, me irlandezet qe vazhdojne te shkojne ne USA, me greket ne Australi, Usa, kanada e gjermani.
    Mendoj qe perveç "levizjes se lire" te qytetareve per pune e turizem, shqiperia s'do te kishte ndonje perfitim tjeter nga europa. Megjithate kjo s'ka te llogaritur me hyrjen ne NATO, e cila eshte fare pa vlere. Reziku i pushtimit shqiptar nga te huajt (armiqt) eshte vetem skenar filmi fantastik amerikan.
    Ne pergjithesi Nato sot eshte kthyer ne nje organizate fantome qe ekziston veç per inerci te kohes. Ajo s'ka asnje vlere reale. Prandaj francezet e gjermanet jane duke dashur te formojne lidhje ushtarake mbi principe krejt te reja.
    Ndersa me "futjen" ne EU, politikanet shqiptare rrejne popullin per ta vene ne gjume, s'besoj qe kjo te mbaje gjate. EU do shperbehet (te pakten funsionimi sotshem i saj) perpara se shqiptaret te hyjne ne te. Gjermanet do ti japin goditjen fatale kesaj lidhjeje shume-kombeshe utopike.

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    dakort me ty ornament, me perjashtim te pjeses se rreziqeve
    qe i kanosen Shqiperise. Mendoj qe je i ndergjegjshem
    qe jemi ven i rrethuar nga popullata qe kane dashur, duan e do te duan te na coptojne.
    Biles ne Greqi e Serbi na konsiderojne si aksident historik, komb imagjinar, mish-mash bastardesh (te pakten per nje pjese te mire te opinionit).
    Pallavrave te francezeve "liberté egalité fraternité" kam kohe
    qe u kam hequr fillim. Sot jam me se i binur qe i forti ben ligjin.
    NATO vertet s'ka me arsye per te egzistuar, terrorrizmi komunist
    duket se ka vdekur (per mua eshte ne gjume letargjik), por ka
    lene pas pjellat e tij te transforumara ne lloj lloj çmendurisht.
    Kjo per mua justifikin forcimin e saj (NATO-s) dhe nqs shtete si Franca
    duan te ikin aq me mire (dyshoj qe ta beje nje gje te tille, si
    gjithmone do ta dredhi ne çastin e fundit).
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    "miku i mire, njihet ne te mire e ne te veshtire".

    hapni pak librat e historise, mesoni per kombin shqiptar dhe e merrni vesh se shba apo eu.

    vilson apo bizmark. kllinton apo simitis-shirak-lamberto dini.

    shifni kush po e perkrah sot shqiperine e shqiptare, shba apo eu. kush po kembengul per hyrjen e saj ne nato, shba qe po e perkrah fuqimisht apo eu qe po i kercenohet.

    ... dhe e kuptoni.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •