Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Si ju duket Qendra e Tiranes?

    Vizioni i arkitektėve tė huaj qė do tė pėrzgjedhin sot projektin mė tė mirė pėr qendrėn e kryeqytetit.
    Arkitektėt e huaj: Tiranės nuk i mungon sharmi, ėshtė dinamike por duhen gjetur mėnyra pėr tė mėnjanuar kaosin
    Qendra e Tiranės, mes modernes dhe tradicionales

    Belina Budini
    TIRANĖ – Mes modernes dhe tradicionales. Projekti qė do t’i kombinojė mė sė miri kėto dy stile pėr qendrėn e Tiranės do tė jetė fituesi sipas anėtarėve tė jurisė ndėrkombėtare tė konkursit pėr metropolin shqiptar. Odiseja e Planit Rregullues tė qendrės sė kryeqytetit merr fund sot me pėrzgjedhjen e projektit mė tė mirė ndėrmjet tri studiove tė arkitekturės nė garė pėr Tiranėn. Projektet e tyre do tė shpallen sot pėr herė tė parė pėr publikun, ashtu si edhe pėr anėtarėt e jurisė ndėrkombėtare, ndėrsa juria e deklaron fituesin nesėr. Nė krye tė kėsaj jurie ėshtė kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano. Me financim tė qeverisė gjermane do tė ketė njė ēmim tė parė prej 40 mijė eurosh dhe njė ēmim tė dytė prej 15 mijė eurosh. Arkitektėt nga Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Anglia kanė mbėrritur tashmė nė Tiranė dhe njė pjesė prej tyre vijnė nė kryeqytet pėr herė tė parė. Dje pasdite ata vijuan shėtitjen e radhės nė Tiranėn e vėrtetė, atė tė rrethinave, duke nisur nga qendra drejt periferisė, nga rruga e Elbasanit deri nė zonėn e Saukut, pėr t’u kthyer nė rrugėn “Ali Demi” deri nė Uzinėn e Autotraktorėve, duke vijuar me rrugėn e Porcelanit deri nė “Chateau Linzėn”, etj. Arkitektėt dhe anėtarėt e jurisė, Jean M.Guenod/Francė dhe Mario Pisani/Itali krijuan dje idetė e para pėr kryeqytetin sė bashku me arkitektėt e tjerė si Rudie Stroink/ Holandė, Olafur Eliasson/Danimarkė, Lothar – Greulich/Gjermani, H.Schroeder/Gjermani, Elia Zenghelis/Angli. Janė pikėrisht ata qė do tė vendosin ē’i shkon mė pėr shtat Tiranės nė qendėr. Mario Pisani veēon problemet me trafikun. Sipas kėtij tė fundit, Tirana ka nevojė urgjente pėr njė rrjet tė shpejtė transporti qė tė nxjerrė jashtė loje mjetet e shumta private qė e bėjnė qarkullimin kaotik. Ai e sheh qytetin nga ana tjetėr si njė vend tė kėndshėm dhe thotė se do t’i japė votėn e vet projektit qė e parashikon njė gjė tė tillė sipas njė modeli tė pėrshtatshėm. Moderne apo tradicionale, ai mendon se Tirana duhet t’i ketė tė dyja frymėt nė arkitekturėn e vet. A i shkon kjo pėr shtat Tiranės? “Ėshtė si Ferrari, njė model i mirė arkitekturor shkon pėr bukuri gjithkund”, - shprehet arkitekti italian. Gjithēka paraqitet sot nė hotel “Sheraton”. Tre studiot fituese nė garėn e konkursit ndėrkombėtar pėr qendrėn e Tiranės janė “Mecanoo Architecten b.v” (Delft-Holandė), “Architecture Studio” (Paris-Francė) dhe “Bolles & Wilson & Co.KG” (Munster-Gjermani). Holanda: Pėrfaqėsuesja e “Mecanoo Architecten”, Francine Houben, gjatė prezantimit tė saj ėshtė shprehur se gjatė 25 vjetėve tė veprimtarisė sė kėsaj studioje holandeze, kanė realizuar mjaft projekte masterplanesh, shumica e tė cilave nė Holandė, por edhe nė Gdansk tė Polonisė, nė Gjenevė tė Zvicrės, etj. Ajo pėrmendi projekte tė tilla si: Banka Evropiane e Investimeve nė Luksemburg, masterplanin e Delftit (Holandė), Muzeun e Madh Egjiptian nė Kajro, Teatrin e Vestit nė Alkmaar (Holandė), Qendra “Philips” nė Nijmegen (Holandė), etj. “Ne preferojmė tė ndėrtojmė sipas natyrės dhe peisazhit tė qytetit. Gjithashtu preferojmė tė ndėrlidhim ndėrtesat me pemė e kopshte qė projektojmė pėrreth tyre. Nė Tiranė do tė marrim parasysh edhe lėvizjen e njerėzve, pasi ajo ėshtė pjesė e kulturės sė njerėzve tė njė qyteti”, - ka thėnė pėrfaqėsuesja e “Mecanoo Architecten”.
    Franca
    Pėrfaqėsuesja e “Architecture – Studio”, Roueida Ayashe, ėshtė shprehur se kjo studio franceze, qė prej themelimit tė saj mė 1973 nė Paris, ėshtė bazuar nė projektet qė pėrfshijnė njė filozofi kolektive pėr njė arkitekturė kolektive. Ajo ka pėrmendur, ndėr projektet e kėsaj firme: Ndėrtesėn e Parlamentit Evropian nė Strasburg, Institutin Arab nė Paris, Shtėpinė e Arteve tė Bukura dhe Letrave nė Athinė, Universitetin e Dukendouf (Francė), Sallėn e Ekspozitave nė Paris, njė hotel nė Torino (Itali), etj. “Ne mendojmė se arkitektura ėshtė mbi tė gjitha diēka sociale dhe qė ėshtė rezultat si i njė procesi konflikti, ashtu edhe i njė shprehjeje konsensusi. Ne stimulohemi nga dimensioni kolektiv i punės nė vendet e dimensioneve kolektive. Mund tė themi se moderniteti, sot, ėshtė tė jesh dhe tė kesh nė tė njėjtėn kohė. Por ėshtė hibridizimi, pėrplasja dhe dialogu, subjekti kolektiv qė tejkalon kufizimet individuale”, - ėshtė shprehur Ayashe e “Architecture – Studio”.
    Gjermania
    Pėrfaqėsuesi i studios “Bolles & Wilson & Co.KG”, Peter Wilson, ėshtė shprehur se ēdo projekt i tyre fillimisht lind si njė eksperiment; mė pas shihet vendi dhe nis projekti. “Berlini ėshtė njė shembull shumė i mirė i rindėrtimit dhe ne, nė projektet tona tė masterplaneve atje, kemi pasur parasysh gjithnjė hapėsirat publike. Filozofia jonė e thjeshtė ėshtė qė tė ndėrtojmė pėr t’u ofruar mundėsi njerėzve tė jetojnė. Ne fokusohemi nė preferencėn tonė pėr tė integruar historinė me modernen ”, - ėshtė shprehur Peter Wilson. Ai ka prezantuar projekte tė tilla si nė Munster (Gjermani), Qendrėn Tregtare nė Hagė (Holandė), Qendrėn Tregtare nė Amsterdam (Holandė), etj. Peter Wilson u shpreh gjithashtu se “studioja e tij, gjatė projekteve tė tyre nė Gjermani, ėshtė karakterizuar nga ndėrthurja e kulturės gjermanike dhe asaj anglo - sanksone, duke u vėnė rėndėsi deri edhe detajeve mė tė vogla qė rifreskojnė fantazinė arkitekturore”.
    Ndėrkaq arkitektėt shqiptarė tė Departamentit tė Planifikimit Urban nė Bashkinė e Tiranės kanė vite qė punojnė pėr hartimin e Planit Rregullues tė gjithė Tiranės. Synimi i kėtij procesi ėshtė pėrcaktimi i njė sistemi rregullator tė planifikimit. Plani i ri Rregullues synon tė ndryshojė Tiranėn nga njė qytet tė shpėrndarė me zona banimi tė krijuara nė mėnyrė tė rastėsishme, drejt njė qyteti kompakt. Kėshtu ėshtė menduar tė zotėrohet metropoli nė 20 vjetėt e ardhshme pas hartimit tė Planit Rregullues. Ekspertėt e bashkisė shprehen se "Planit Rregullues nė fuqi i ka ikur koha dhe ėshtė e qartė qė ky plan nuk i pėrmban ndryshimet e mėdha qė kanė ndodhur pėrsa i pėrket zhvillimeve tė reja nė ndėrtime dhe ndryshimeve nė destinacionin e pėrdorimit tė tokės nė qytetin e Tiranės". Hė pėr hė ėshtė menduar vetėm pėr rregullimin e qendrės, ndėrsa procesi i hartimit tė njė Plani tė pėrgjithshėm Rregullues duket mė i gjatė dhe mė i vėshtirė.


    Historik

    Planet Rregulluese tė Tiranės

    Sipas Arkivit Qendror Teknik tė Ndėrtimit, dokumentacioni i parė vizatimor ėshtė njė planimetri e Tiranės qė daton nė vitin 1917. Qyteti zhvillohet historikisht rreth ceculės qė ėshtė Pazari. Zonat e banimit shtrihen nė veri dhe nė lindje.

    Plani i parė Rregullues ėshtė ai i vitit 1923 realizuar nga austriakėt. Ky nuk ėshtė njė plani i mirėfilltė por kėrkon tė drejtojė rrugėt dhe rrugicat e shtrembra tė qytetit. Qendra e qytetit ėshtė pėrsėri Pazari.

    Plani i dytė Rregullues ėshtė ai i vitit 1926 ku kontrollohet pėr herė tė parė qendra e qytetit dhe aksi Veri-Jug i Bulevardit. Ky ėshtė mė tepėr njė rishikim i Planit Rregullues tė vitit 1923 nė drejtim tė sistemit rrugor.

    Plani i parė i periudhės sė Mbretit Zog ėshtė ai i vitit 1928. Nė kėtė Plan Rregullues duket qartė sistemi kuadratik i rrjetit rrugor sidomos nė zonėn e Tiranės sė Re. Kėtu konturohet me saktėsi aksi i Bulevardit me qendrėn administrative nga Pazari deri nė skajin e kodrave nė jug, tek Pallati Mbretėror.

    Plani i dytė Rregullues i periudhės sė mbretit Zog ėshtė ai i vitit 1929. Kėtu konturohet i gjithė aksi i bulevardit nga Stadiumi nė veri deri nė jug tek Pallati Mbretėror. Pėr shkak tė zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe si qendėr administrative me urdhėr tė mbretit Zog pėrcaktohen kufijtė e rinj tė qytetit.

    Plani Rregullues i vitit 1934 i cili detajon vetėm Tiranėn e re, mbėshtetet plotėsisht mbi Planin Rregullues tė vitit 1928 dhe jep saktėsisht parcelat e ēdo kuartalli me numra dhe emra pronarėsh.

    Plani Rregullues i Tiranės sė Re i vitit 1940 ka ndryshime tė mėdha nga ai i vitit 1934 sepse zona e rrathėve bashkėqendrore prishet dhe aty kalon njė pjesė e unazės sė qytetit.

    Plani Rregullues mė i plotė dhe i studiuar mirė ka qenė ai i vitit 1942. Punimet pėr kėtė Plan Rregullues filluan nė 1939 dhe pėrfunduar nė 1941. Ky Plan Rregullues ndahet nė disa etapa:

    Plani Rregullues i vitit 1957 u hartua mbi bazėn e gjendjes ekzistuese tė rrjetit rrugor si dhe shtimit e pėrmirėsimit tė tij.Nė 1957 ishin 14.1 km rrugė. Ky plan i jepte qytetit njė shtrirje nė kufijtė e unazės sė sotme.

    Plani Rregullues i vitit 1990
    Arteriet kryesore mbetėn ato tė planit tė 1957. Ky plan ka patur si qėllim tė shfrytėzojė rrjetin rrugor ekzistues dhe t'ja pėrshtasė nevojave nė rritje tė qytetit nė perspektivė. Mė 1957 qyteti mendohej tė shtrihej nė kufijtė e unazės sė sotme.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Fiton projekti i studios franceze pėr Planin Rregullues tė Qendrės sė Tiranės. Njė Stacion i ri i Trenit, parkingje tė nėndheshme, metro, jo ndėrtesa tė larta dhe breza tė dendur gjelbėrimi, ashtu si edhe ngritje e nivelit tė ujit tė Lanės… propozimet e francezėve pėr Qendrėn e Tiranės
    Kopshtet e Tiranės, modeli francez pėr qendrėn

    Belina Budini
    TIRANĖ – Stacion i ri Treni, shumė pemė, ura mbi Lanė ku tė shiten libra, parkingje tė nėndheshme, jo ndėrtesa tė larta nė qendėr, por edhe metro, shumė gjelbėrim nė Lanė… Propozimet vrituale tė studios franceze janė zgjedhur pėr t’u bėrė realitet nga juria ndėrkombėtare e konkursit pėr Masterplanin e qendrės sė Tiranės. Sipas kryetarit tė Jurisė ndėrkombėtare, Fatos Nano, studioja franceze u pėrzgjodh si fituese ngase projekti i saj iu pėrqas mė mirė zgjidhjes sė pėrgjithshme pėr qytetin e Tiranės deri nė seksionet e veēanta. “Ky projekt ruan njė strukturė qė i siguron Tiranės vizion tė gjatė. Juria zgjodhi njė koncept arkitekturor dhe jo njė maket”, - u shpreh kryetari i kėsaj jurie, Fatos Nano.
    Kopshtet e Tiranės sipas francezėve
    Masterplani i studios franceze “Architecture – Studio” me qendėr nė Paris parashikonte rimodelime tė rėndėsishme tek Stacioni i Trenit dhe nė sheshin “Skėnderbej”, ndėrsa nė sheshin pranė Universitetit ndėrhyrje minimale. Kjo studio kishte menduar mė shumė nga tė tjerat pėr mushkėritė e kryeqytetit duke projektuar shndėrrimin e lumit tė Lanės (niveli i sė cilės duhet ngritur sipas tyre) nė njė ambient pastoral, skicat e sė cilės tė sillnin nė mendje kopshtet e Luksemburgut nė Paris. Njė qytet-kopsht, kjo ishte ideja konceptuale e studios franceze. Arkitektėt dhe urbanistėt e kėsaj studioje kanė menduar si mė tė udhės dendėsimin e zonave tė gjelbra ekzistuese, sidomos buzė Lanės, por edhe tek Stacioni i Trenit ku kanė hedhur idenė pėr ndėrtimin e njė sheshi tė ri, si edhe mbjelljen e pemėve tė reja pranė Universitetit. “Projekti ynė pėrputhet me aspektin mesdhetar ku jetohet jashtė shtėpive. Kėsisoj Lumin e Lanės e shohim si njė potencial tė rėndėsishėm pėr gjelbėrimin e kryeqytetit. Pjesa mė e madhe e hapėsirave tė gjelbra do tė jenė parqe publike por edhe ndonjė privat”, - u shpreh pėrfaqėsuesja e “Architecture – Studio” nė pėrgjigje tė pyetjes sė njėrit prej anėtarėve tė jurisė. Kopshtet alternative me bimėsi tė dendur, ku tė shiten libra dhe tė dalin njerėzit shėtitje bėnin pjesė nė projektin e arkitektėve francezė pėr tė pėrforcuar zonėn e gjelbėr ekzistuese. Edhe nė aksin e Veriut, francezėt parashikonin gjelbėrim, shatėrvane, pista pėr makina si edhe kopshte tė tjera tė dendura kudo ku mundej. Zgjerim tė zonės sė gjelbėr parashikonin francezėt deri tek sheshi “Skėnderbej”. “Natyra i jep Tiranės veēanėsinė e saj dhe ne e respektojmė atė nė projektin tonė, ashtu si edhe stilin mesdhetar tė jetės. Nė tėrėsi nė gjithė projektin tonė ne kėrkojnė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės”, - u shprehėn arkitektėt francezė gjatė gjysmėorėshit tė tyre tė paraqitjes sė masterplanit. Pėrveē zgjerimit tė hapėsirės sė gjelbėr, arkitektėt e “Architecture – Studio” kishin parashikuar edhe zgjerim tė rrugėve, tė cilat sipas tyre, janė shumė tė ngushta dhe kanė nevojė pėr ngjyra e ndriēim. Ata kishin projektuar riformimin e sheshit “Skėnderbej”, duke i lėnė mė shumė hapėsira kėmbėsorėve, por kishin parashikuar gjithashtu tre unaza, ndėr tė cilat njėra tranzit. Njė metro urbane pranė qendrės, pa ndėrtesa tė larta nė shesh, ndėrtimi i njė qendre tė madhe tregtare nė vendin e Pazarit tė Vjetėr, qė sipas projektit tė tyre duhet zėvendėsuar me njė supermarkatė moderne, duke respektuar edhe linjėn tradicionale tė kėtij tregu. Sheshin “Skėnderbej” francezėt e kanė konceptuar si njė qendėr zbavitjeje, kulturore dhe tregtare. Por ideja e tyre fokusohej gjatė edhe tek Stacioni i Trenit si njė pikė e rėndėsishme qė e inkurajon qytetin. Ata hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė stacioni tė ri tė Trenit si edhe tė njė sheshi tė ri aty nė tė dy anėt e stacionit. Studioja franceze propozoi parkime tė nėndheshme pėr rregullimin e trafikut. Pėr zonėn jugore tė Tiranės, ata parashikonin trafik tė lehtė lokal. Sa u pėrket monumenteve tė Tiranės, francezėt u shprehėn se kėta rrethohen nga njė aureolė boshe, e cila sipas tyre duhet plotėsuar. “Ne mendojmė t’i lidhim kėto zona me hapėsirat pėr njerėzit, ta rimodelojmė sheshin duke lidhur Muzeun Kombėtar, Monumentin e Skėnderbeut, Pallatin e Kulturės, QNK-nė, etj. Ndėrsa sheshin historik mendojmė ta ruajmė dhe nė lulishten pas Skėnderbeut tė ngremė njė hapėsirė tė gjelbėr me pemė qė ndryshojnė ngjyrė sipas stinėve”, -tha Ayache. Ajo u shpreh se pozicioni i Xhamisė karakteristike nė qendėr do tė pėrforcohet. Roueida Ayache, pėrfaqėsuesja e studios “Architecture Studio”, (Paris-Francė) u shpreh se “Tirana duhet tė ruajė historinė dhe shtresat e saj urbane. Qyteti pėrshkohet nga njė bosht Veri-Jug. Zhvillimi i qytetit varet nga zhvillimi i kėtij boshti dhe projekti ynė ėshtė pėrqėndruar pikėrisht kėtu. Ne kemi analizuar lartėsinė mesatare tė ndėrtesave, lartėsi qė nė disa vende nuk duhet t’i kalojė 3-4 katet. Studimi ynė ėshtė shtrirė nė 3 dimensione: Nė zgjerimin e hapėsirės sė gjelbėr, nė strukturėn natyrore tė Tiranės dhe nė pėrforcimin e sistemit tė trafikut”, -tha Ayache. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama u interesua pėr propozimin pėr parkimet dhe kombinimin e tyre me hapėsirat e gjelbra. Lidhur me kėtė, francezėt u shprehėn se kishin konceptin pėr ndėrtimin e parkimeve tė nėndheshme. “Mund tė ndėrtohen parkime nė sheshin pėrpara Korpusit tė Universitetit, te Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės dhe te Pazari i Ri. Po ashtu mendojmė edhe pėr parkime tė nėndheshme te sheshi “Skėnderbej” dhe te Stacioni i Trenit. Mirėpo nga ana tjetėr, duhet inkurajuar edhe transporti publik”, -thanė francezėt. Rama kėrkoi gjithashtu hollėsi lidhur me pjesėn e bulevardit “Zogu I”. Ayache u pėrgjigj se ata parashikojnė ndėrtimin e njė shėtitoreje nė mes tė rrugės pėr njerėzit, duke pėrshirė kėtu edhe pjesė me ujė. Pyetjes sė njėrit prej anėtarėve tė jurisė ndėrkombėtare se cili do tė ishte hapi i parė qė do t’i kėshillonin ekspertėt e studios franceze kryetarit Rama, ata u shprehėn se projekti i tyre ka tre hapa qė mbase do tė ndiqnin kėtė kronologji: Sheshin “Skėnderbej”, zonėn pėrgjatė Lumit tė Lanės dhe pjesėn te Stacioni i Trenit.


    Juria:
    Francezėt tė ndėrtojnė edhe metro e tramvaj
    Studios fituese, “Architecture-Paris” i kėrkohet tė bashkėpunojė pėr ta pasuruar projektin e paraqitur. Juria i sugjeroi fituesit qė tė ruaj aksin qendror tė kryeqytetit, tė ruajė identitetin e Tiranės, tė zhvillojė e pėrmirėsojė zonat e tjera rreth qendrės, tė ruajė e tė pasurojė parqet e zonat rekreative, tė krijojė lehtėsira optimale pėr trafikun rreth qendrės, tė ndėrtojė linja transporti publik si metro dhe tramvaje dhe qė projektin yta pėrfundojė nė kohė optimale. Pas pėrzgjedhjes sė fituesit Edi Rama u shpreh se cilido prej studiove do tė kishte qenė njė zgjedhje e mirė pėr qytetin dhe se rivaliteti mes Vnedit tė Parė, studios franceze dhe vendit tė dytė, asaj Gjermano-Australiane, ishte vėrtet i fortė gjatė debateve tė jurisė.


    Holandezėt hodhėn ide spektakolare. Kėrkuan metro dhe tramvaj, por edhe ndėrtime tė larta. Gjermanėt dėshironin edhe ndėrtimin e njė kulle 40 metra tė lartė pėrballė 15 katėshit. Kishin pėrcaktuar edhe emrin pėr tė: Do tė quhej Gjilpėra e Lirisė sė Fjalės, me orė dixhitale

    Tirana fantastike, idetė tepėr
    tė bukura pėr t’u bėrė realitet

    TIRANĖ – Tramvaj, parkingje tė nėndheshme, metro, supermarkete moderne, kulla komerciale, parqe tė dendura, shumė books-shop-e, njė mori urash mbi Lanė, shatėrvane... Tri studiot evropiane tė Arkitekturės paraqitėn dje reportazhe optimiste pėr qendrėn e Tiranės, qė nga sheshi “Nėnė Tereza” deri tek bulevardi “Zogu i Parė”. Propozimet qenė nga mė tė ndryshmet dhe disa syresh spektakolare. Qė tė gjitha pjesė e Masterplaneve virtuale pėr qendrėn e Tiranės. Megjithatė vetėm njėra prej tri ideve konceptuale qė garuan dje nė hotel “Sheraton” do tė aplikohet. Ajo qė ėshtė gjykuar nga juria si mė e mira ėshtė studioja franceze “Architecture-Paris”. Sipas kryebashkiakut rivaliteti mes dy vendeve tė para ishte vėrtet i ashpėr, megjithatė.

    Tirana e metrove sipas holandezėve
    Tri rrathė unaze pėr tė lehtėsuar trafikun, ndėrtimin e njė metroje deri tek Aeroporti, madje holandezėt hodhėn edhe idenė e njė tramvaji pėr tė ardhmen nė kryeqytet. Nga ana tjetėr, arkitektėt e studios “Mecanoo Architecten b.v” (Delft-Holandė) e donin qendrėn e Tiranės horizontale me pallate jo mė tė larta se shtatė kate, pėrveē njė kulle nė qendėr tė qytetit. Pėrfaqėsuesi i studios, Peter Klaes shpjegoi konceptin e studios holandeze nė lidhje me trafikun dhe lėvizjen e njerėzve. Sipas ekspertėve holandezė, struktura e trafikut duhet tė ndahet nė 3 nivele: nė Unazėn e Vogėl pėrreth qendrės, nė Unazėn Urbane dhe nė Unazėn e Madhe, ndarje kėto qė do ta lehtėsonin shumė lėvizjen e lirė. Sipas tyre, Unaza e Parė do ta mbrojė qendrėn nga trafiku, ndėrsa Unaza e Dytė do tė jetė njė unazė ndėrmjetėse pėr trafikun. Nė kėtė kuadėr, ata theksuan nevojėn e rregullimit tė sistemit tė transportit publik qė do tė lidhte periferitė e Tiranės me qendrėn e saj. “Kemi parashikuar njė linjė metroje Veri-Jug, e cila ndoshta mund tė lidhet edhe me Aeroportin. Nė projektin tonė parashikohet qė stacionet e metrosė tė jenė ēdo 500 metra pėrreth sheshit “Skėnderbej”, pėrgjatė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” dhe Korpusit tė Universitetit. Ndoshta mė vonė fusim edhe sistemin e tramvajeve. Duke shpjeguar konceptin e planifikimit urban, ekspertėt holandezė thanė se ekzistojnė 8 identitete historike, tė cilat ndryshojnė nga njėra-tjetra dhe qė duhet tė ruhen, madje tė pėrforcohen. Lidhur me zonėn te Stacioni i Trenit, holandezėt thanė se nėse kėtu futet sistemi i metrosė, kjo qendėr do tė bėhet mjaft e rėndėsishme. “Kėtu kemi parashikuar ndėrtesa tė larta qė tė japin pamjen urbane, si dhe hapėsirat e gjelbra. Kullat e larta pėrballė Stacionit tė Trenit do tė shėrbejnė si porta hyrėse pėr nė Tiranė”, -thanė ekspertėt holandezė. Lidhur me sheshin pėrballė Korpusit tė Universitetit, ata u shprehėn se kjo hapėsirė ėshtė mė tepėr pėr trafik rrugor. “Sugjerojmė qė kėtė hapėsirė t’ua kthejmė njerėzve dhe kėsaj pjesė t’i kthejmė identitetin e njė “Campus”-i Universitar. Nė kėtė zonė, sugjerojmė qė tė mos bėhen ndėrtime mė tė larta se 7 kate”, -thanė ekspertėt holandezė. Ndėrsa lidhur me sheshin “Skėnderbej”, ata thanė se nė kėtė hapėsirė duan njė bulevard tė gjelbėr. Sipas tyre, sheshi ka njė strukturė tė mirė tė rrugėve, mirėpo ato duhet tė rikonstruktohen edhe me gjelbėrimin dhe ndriēimin pėrkatės, me qėllim qė tė tė japin idenė qė po hyn nė qendrėn e kryeqytetit. “Ajo qė ka rėndėsi ėshtė fakti qė duhen ndėrtuar fasada tė mira dhe nė njė vijė tė drejtė. Duhet tė pėrfshihet ky tip i identitetit nė tė gjithė projektin, pėrsa i pėrket qendrės. Gjithashtu parashikojmė njė shesh formal rreth Xhamisė, ndėrsa nė lulishten pas monumentit tė Skėnderbeut duam gjelbėrim. Me pak fjalė, nė sheshin “Skėnderbej” sugjerojmė qė tė ruhet identiteti i ndėrtimit sipas stilit italian”, -thanė ekspertėt holandezė. Gjithashtu ata sugjeruan qė Ura e madhe mbi Lanė tė bėhet pėr njė kalim mė tė mirė tė kalimtarėve. Ndėrsa pėr bulevardin “Zogu I”, ideja e holandezėve ishte pėr ta lėnė atė njė bulevard me dyqane luksoze dhe butikė tregtie. Anėtarėt e komisionit ndėrkombėtar u interesuan pėr detaje tė tjera. Ata i pyetėn holandezėt se nga kishin ndėrmend t’ia nisnin punės nėse fitonin konkursin pėr qendrėn e Tiranės. “Mund t’ia nisim nga sheshi “Skėnderbej” qė tė fillojė lirimi i Unazės. Pas ēlirimit tė Unazės, mund tė nisė puna pėr objektet e tjera. Pastaj duhet tė vendoset njė kriter pėr lartėsinė maksimale qė duhet tė mbahet pėr ndėrtimet”, -thanė ekspertėt holandezė. Njė tjetėr anėtar i jurisė u interesua pėr njė ndėrtesė tė madhe qė parashikohet nė sheshin “Skėnderbej” nė projektin holandez. “Kemi parashikuar ndėrtimin e njė blloku mjaft klasik nė kėtė shesh qė t’u pėrmbahet edhe fasadave tė ndėrtesave tė tjera pėrreth. Zhvillimet e reja kanė nė vete edhe diēka klasike dhe ne mendojmė se ky bllok me fasadė transparente ėshtė i mirė pėr kėtė qendėr”,- thanė holandezėt. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, u interesua pėr njė zgjidhje pėr trafikun nė qendėr. “Projekti ynė parashikon zgjerimin e qendrės deri nė Unazėn Urbane, buzė Lanės, duke pėrfshirė nė qendėr edhe parkun “Rinia”. Ky zgjerim do ta lehtėsonte shumė trafikun nė kėtė pjesė”, -thanė holandezėt. Nė fund, studio “Mecanoo Architecten b.v” bėri edhe njė pėrmbledhje tė koncepteve nė projektin pėr qendrėn e Tiranės. Kėtu, ata nėnvizuan organizimin e trafikut nė tre nivele, lidhjen e zonave periferike me qendrėn, futjen e sistemit tė metrove, ruajtjen dhe pėrforcimin e identiteteve historike si dhe krijimin e vendeve dhe hapėsirave pėr njerėzit.

    Tirana, si qilim historik sipas gjermanėve
    Qilima urbanė dhe kulturorė pėr tė respektuar historinė e Tiranės, rikthimin e kafe “Kursalit” si Kullė Moderne, Pazar tė Ri aty ku ka qenė Pazari i Vjetėr... Tradita ėshtė e rėndėsishme pėr studion “Bolles & Ėilson & Co.KG” (Munster-Gjermani). Studioja gjermano-australiane kishte parashikuar deri edhe emrin e njė kulle 40 metra tė lartė, qė projektonte tė ndėrtonte pėrballė 15 katėshit. Ajo do tė quhej sipas tyre “Gjilpėra e Lirisė sė Fjalės”. Nuk mungonin as sugjerimet pėr shtrimin me pllaka tė mėdha tė sheshit qendror. Masterplani virtual i gjermano-australianėve parashikon breza tė gjelbėr, rimodelim tė rrugėve publike, njė radhė kullash tė larta nė largėsi nga bulevardi si kontur pėr tė, nė sheshin “Skėnderbej” rikrijimin e njė kopshti si nė kohėn e Italisė, madje edhe zgjerim tė Universitetit, ndėrtime pranė Kryeministrisė, si edhe njė park parlamentar, madje njė ndėrtesė tė re parlamentare, shesh tė ri pranė Universitetit, park mbi Lanė... Kėto ishin disa nga risitė qė paraqiste projekti gjermano-australian. Presidenti i kėsaj studioje, Peter Ėilson u shpreh se nė projektin e tyre ata kanė ndjekur njė proces qė pėrputhet me filozofinė e tyre nė arkitekturė dhe urbanistikė dhe qė pėrkon me modelin e pėrfytyrimit tė Tiranės si njė mozaik me qilima, ku ēdo qilimi i pėrkon njė zonė e caktuar urbane. “Qyteti ėshtė vend i memories kolektive dhe plani ynė mbėshtetet nė historinė ekzistuese. Nė botė e ėndėrrojnė njė hapėsirė tė tillė publike siē e ka Tirana”, -tha Ėilson. Ai propozoi ngritjen e njė sistemi trafiku me qėllim qė qyteti tė funksionojė. Pėr kėtė ai propozoi njė unazė pėrreth qendrės me nga dy korsi, me gjelbėrim dhe me hapėsirė pėr lėvizjen e njerėzve. “Ne zgjodhėm konceptin e unazės me dy korsi, por pa i lėvizur pemėt ekzistuese. Pastaj kemi parė mėnyrėn se si kjo unazė do tė lidhet me sistemin e ndėrmjetėm tė qarkullimit. Parashikojmė qė brenda kėsaj unaze tė ketė vendparkime tė vogla, ndėrsa jashtė saj vendparkime mė tė mėdha. Gjithashtu parashikojmė rrugė tė gjera prej 60 metrash. Nė projektimin e kėsaj unaze kemi pasur parasysh zhvillimin e nesėrm, pasi ndėrtimi i kėsaj unaze tė jep dorė pėr ndryshime tė ardhshme. Lidhur me zonėn te Stacioni i Trenit Ėilson u shpreh se ata mendojnė ta lėnė kėtė pjesė ashtu siē ėshtė. Te lulishtja ku ka qenė ish-kafe “Kursali”, gjermanėt parashikojnė ngritjen e njė blloku shumėfunksional me zyra. Gjithashtu ai tha se parashikojnė ndėrtime tė reja te Pazari i Vjetėr me ndėrtesa qė tė pėrshtaten mirė me ato tė vjetrat. “Nė zonėn pas Pazarit tė Vjetėr propozojmė nga njė rrugė pėr ēdo lagje. Ndėrsa nė bulevardin “Zogu I” nuk duhen bėrė shumė ndryshime, pasi kjo zonė edhe tani funksionon mirė. Gjithashtu projekti ynė parashikon edhe ndėrtimin e njė qendre komerciale pranė sheshit “Skėnderbej”. “Parashikojmė ndėrtesa tė reja tė ulėta, dhe mė pas kulla tė larta me nga 15-20 kate nė pjesėn anash, por jo buzė bulevardit kryesor”,- tha Ėilson. Ai tha se studio gjermane ka planifikuar parqe tė reja pranė Kryeministrisė, si dhe kulla me fasada shumė tė mira buzė lumit tė Lanės. Mbi Lanė ai tha se kishin projektuar edhe ngritjen e urave tė reja mbi tė cilat mund tė ndėrtohen dyqane tė vogla librash dhe sendesh tė tjera. “Pranė Parlamentit parashikojmė ngritjen e njė parku parlamentar, ku nė tė ardhmen propozojmė ngritjen e njė salle tė re parlamentare. Lidhur me pyetjen se ku mund tė nisė projekti gjerman pėr qendrėn e Tiranės, Ėilson u shpreh “strategjia e qilimit tė jep dorė pėr zhvillim tė pakufijshėm. “Ėshtė e rėndėsishme qė tė fillohet nga qendra. Te ish-kafe “Kursali”, pėr shembull, puna mund tė nisė menjėherė, por gjithēka kėrkon strategji sipas situatave specifike. Ndėrsa pyetjes se si e shihnin arkitektėt gjermanė funksionimin e sheshit “Skėnderbej”, Ėilson iu pėrgjigj: “Kemi parashikuar njė lulishte-kopsht pas monumentit tė Skėnderbeut, ndėrsa pėrpara Teatrit tė Operas dhe Baletit zgjatjen e Kafe Operas. Nė mbarim tė saj dhe pėrballė me hotel “Tirana” parashikojmė ngritjen e njė kulle vertikale 40 metra tė lartė, e cila do tė quhet “Gjilpėra e Lirisė sė Fjalės”. Kjo do tė jetė njė orė karakteristike dixhitale ku ēdokush mund tė shkruajė diēka, qoftė edhe ankesat e tij, tė cilat mund t’i lexojė edhe kryeministri”. Ndėrkohė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, u interesua pėr detajet rreth zonės sė Kryeministrisė, QNK-sė dhe sheshit pėrpara stadiumit “Qemal Stafa”. Lidhur me kėto Ėilson u shpreh se nė hapėsirėn mes Kryeministrisė dhe QNK-sė parashikohet ngritja e njė blloku ndėrtesash prej 3-4 katesh. Ndėrsa pėr sheshin te stadiumi “Qemal Stafa”, Ėilson tha se hotel “Sheraton” qė ėshtė ndėrtuar sė fundi e ka prishur simetrinė e sheshit tė tė gjithė Korpusit Universitar. “Ne do tė propozojmė ngritjen e njė ndėrtese tė re tė tretė tė lartė, si njė formė balancimi”, -tha Ėilson.

    Gjykimi
    Kush e zgjodhi masterplanin mė tė mirė?

    -Fatos Nano, Kryeministėr si edhe Kryetar i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Zoti kryeministėr ėshtė Kryetar i Jurisė qė po prezantoj.
    -Elias Zengeli, vjen nga Britania e Madhe. Arkitekt dhe Planifikues Urban, njėri ndėr themeluesit e studios tė famshmes OMA, bashkėpunėtor deri nė vitin 1987 i njėrit prej guruve tė arkitekturės bashkėkohore, Rem Koolhas, vit nė tė cilėn themeloi studion “Gigantes Zenghelis Architects”. Profesor i arkitekturės nė shumė universitete tė botės dhe sė fundi fitues i ēmimit “RIBA” pėr kontribut tė veēantė nė mėsimin e arkitekturės. Projekti i tij mė i fundit ėshtė Qendra e Administrimit “Fleming”, ende nė ndėrtim. Shtoj se Elias Zengeli ka shumė publikime nė kėtė fushė dhe ka marrė pjesė shpeshherė juri ndėrkombėtare si kjo e sotmja.
    -Helmut Schroeder, vjen nga Gjermania, ish -ambasador i Gjermanisė.
    -Lotar Greulich, vjen nga Gjermania. Arkitekt dhe Planifikues Urban, zotėrues i tre masterave tė Universitetit tė Pensilvanisė nė SHBA, Master nė Planifikim Qyteti, Master nė Ēėshtjet Urbane, Master nė Arkitekturė. Prej vitit 1971 punon nė studion e tij si arkitekt dhe planifikues urban. Ka qenė kryetar i Komisionit Gjerman pėr konkurset publike dhe private nė arkitekturė e planifikim urban. Mban vazhdimisht leksione mbi metodat dhe praktikat e konkurseve tė arkitekturės e tė planifikimit urban si edhe ftohet vazhdimisht nė konkurse ndėrkombėtare tė kėtij lloji.
    -Mario Pisani, vjen nga Italia. Arkitekt, historian dhe kritik i arkitekturės, profesor nė Fakultetin e Arkitekturės nė Universitetin “Luigi Vanviteli” si edhe referues i historisė sė arkitekturės bashkėkohore nė Fakultetin “Ludovigo Kuaroni” nė Univeristetin “La Sapienca” tė Romės. Leksionet e Mario Pisanit janė ndėr mė tė ndjekurat jo vetėm nė Romė, po edhe nė Firence, Napoli, Salerno, Palermo e gjithashtu mjaft tė ndjekura janė edhe publikimet e tij, ndėr tė cilat revista e famshme qė ai ka themeluar bashkė me Paolo Portogezin “Abitare la Terra”. Ka qenė anėtar i shumė jurive ndėrkombėtare.
    -Olafur Eliasson, vjen nga Danimarka. Artist vizual. Njėri ndėr mė tė ndjekurit artistė bashkėkohorė tė momentit. Veprat e tij janė ekspozuar nė galeritė mė tė njohura private tė botės, nė shumė ekspozita tė mėdha bashkėkohore si Bienalja e Venecias, ku sė fundi Eliasson ishte pėrfaqėsues i Mbretėrisė sė Danimarkės, si edhe nė publikimet mė prestigjioze tė artit bashkėkohor.
    -Rudi Stroink, vjen nga Holanda. Arkitekt dhe menaxher projektesh. Ka themeluar nė vitin 1993 kompaninė “TCN Property Project” dhe ėshtė president i kėsaj kompanie qysh prej themelimit. TCN ėshtė pjesė e njė grupimi ndėrkombėtar kompanish, tė cilat projektojnė, zhvillojnė dhe menaxhojnė projekte nė tė gjithė botėn. Kjo kompani vepron si partner i pavarur i kėtij grupimi nė tregun europian me zyra pėrfaqėsuese nė Amsterdam, Dyseldorf, Lisbonė, Bruksel dhe Budapest.
    -Jean Michel Guenod, vjen nga Franca. Arkitekt dhe urbanist. Eshtė specializuar pėr strehimin social si menaxher i pėrgjithshėm i Organizatės Kombėtare franceze pėr Strehimin, ėshtė konsulent nė fushėn e subvencionimit tė nismave urbane dhe ka pasur njė sėrė pozicionesh nė rėndėsishme nė strukturat publike tė planifikimit urban. Nė vitet ’70 ka qenė planifikues urban nė korporatėn e zhvillimit tė qyteteve tė reja dhe president i Agjencisė Shtetėrore “EPAEM”, ndėrsa nė vitin 1998 ka qenė drejtuesi i projektit tė rigjenerimit urban tė Marsejės. Ka marrė pjesė nė gjykimin e shumė konkurseve ndėrkombėtare.


    Kryebashkiaku
    Fituesi, studim tė
    plotė pas disa muajsh
    Edi Rama, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, theksoi se projektet qė u paraqitėn dje janė nė nivelin konceptual dhe ende jo studime tė plota, qė u japin pėrgjigje pėrfundimtare tė gjitha pyetjeve qė do tė bėhen kėtu nga gjyqtarėt apo qė do tė na lindin gjatė prezantimeve. Koncepti fitues do tė kthehet nė njė studim tė plotė mbas disa muajsh pune nga ana e studios fituese.

    Arkitekti
    Maks Velo: Urojmė tė mos
    ndodhė si me Shkupin
    Arkitekt dhe piktor “disident” i viteve ’70, Maks Velo e ka ndjekur dje me vėmendje konkursin ndėrkombėtar pėr masterplanin e qendrės sė Tiranės dhe e ka cilėsuar kėtė konkurs si serioz. Sipas tij, interesante ėshtė se secila prej studiove projektuese ka paraqitur projekte kryekėput tė ndryshme. Megjithatė, Velo shton se uron qė tė mos ndodhė siē ngjau me masterplanin e Shkupit, i cili ende sot e kėsaj dite nuk ėshtė vėnė nė zbatim.

    Kryeministri:
    Tirana, tanimė nė hartėn e
    simotrave tė veta evropiane

    Kryetari i qeverisė shqiptare Fatos Nano, i cili ėshtė edhe kryetari i komisionit pėr pėrzgjedhjen e studios fituese, theksoi rėndėsinė qė ka pėr tė ardhmen urbanistike tė kryeqytetit shqiptar konkursi ndėrkombėtar “Tirana, njė qytet Europian”. “Kam shansin tė jem kryetar i kėsaj jurie prestigjioze, e cila do tė marrė vendime tė rėndėsishme, pėr tė ardhmen e qytetit tim tė lindjes dhe njėkohėsisht tė kryeqytetit tė vendit tim. Mbetem i bindur se kjo garė, me seriozitetin dhe profesionalizmin e saj, do ta vendosė pėrfundimisht Tiranėn nė hartėn e atyre simotrave tė veta nė Europė, qė bėjnė pėrzgjedhje dhe marrin vendime pikėrisht nė kėtė mėnyrė, me anė tė konkurrimeve si ky dhe qė deri tani i kanė munguar Shqipėrisė. Ngjarja e sotme shėnon fillimin e njė procesi tė natyrshėm bashkėpunimi interaktiv me nivelet mė tė larta europiane tė Europės, ku edhe Shqipėria tashmė po integrohet me shpejtėsi. Ndonėse studiot qė vijnė kėtu, pas njė procesi konkurrues tė hapur ndėrmjet 35 syresh, janė tė huaja, aktorėt shqiptarė tė fushės, pėr asnjė ēast, nuk janė dhe nuk do tė ndihen tė pėrjashtuar nga kjo garė. Ata janė dhe do tė mbeten pjesė e zhvillimit tė suksesshėm tė projektit fitues, i cili falė kėtyre aktorėve do tė mund tė kalojė nga stadi i stimulimit kompjuterik nė atė tė realitetit tė gjallė e dinamik tė kryeqytetit tonė tė dashur”,- u shpreh Nano. Nė fund kryeministri falenderoi qeverinė gjermane pėr mbėshtetjen morale dhe kontributin financiar qė ka dhėnė nė kėtė rast.

    Juria
    Fatos Nano-Shqipėri
    Jean M.Guenod – Francė
    Mario Pisani – Itali
    Rudie Stroink – Holandė
    Olafur Eliasson – Danimarkė
    Lothar – Greulich – Gjermani
    H.Schroeder – Gjermani
    Elia Zenghelis – Angli

    Tri studiot nė garė
    1. Architecture Studio (Paris-France).
    2. Mecanno Architecten b.v (Holland).
    3. Bolles & Ėilson & Co.KG (Germany).
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Flasin arkitektėt shqiptarė. Reagimet dhe analizat e para pas pėrzgjedhjes sė projektit fitues pėr Masterplanin e qendrės sė Tiranės

    Arkitektėt shqiptarė: Edhe ne pėr qendrėn e Tiranės

    Maks Velo: Holandezėt kėrkuan operacione tė pamundura, radikale. Gjermanėt kėrkonin njė qendėr futuriste. Francezėt ishin mė afėr kėrkesave tė Bashkisė
    Klement Kolaneci: Projekti francez i jep pėrparėsi njeriut jo makinės, ishte mė humani
    Spiro Bakallbashi: Kontributin e huaj e shoh si shtysė pėr arkitekturėn shqiptare

    Belina Budini

    TIRANĖ – Futuriste, humane, radikale... Disa nga arkitektėt shqiptarė i cilėsojnė kėshtu projektet e studiove tė huaja qė garuan pėr Tiranėn duke ēmuar nė pėrgjithėsi zgjedhjen e bėrė, pa harruar t’i sugjerojnė bashkisė pėrfshirjen e ekspertėve shqiptarė nė grupet e punės sėbashku me urbanistėt francezė.
    Maks Velo
    Ai thotė se e ka aspiruar prej kohėsh njė konkurs ndėrkombėtar pėr planin rregullues tė qendrės sė Tiranės. E ka propozuar njė gjė tė tillė atėherė kur konkursi u shpall si kombėtar, ndėrsa nuk ka mėnuar tė dalė nė krah tė kryebashkiakut pėr ta pėrshėndetur organizimin e tij. Arkitekt dhe piktor “disident” i viteve ’70, Maks Velo e ka ndjekur me vėmendje konkursin ndėrkombėtar pėr masterplanin e qendrės sė Tiranės dhe e ka cilėsuar kėtė konkurs si serioz. Sipas tij, interesante ėshtė se secila prej studiove projektuese ka paraqitur projekte kryekėput tė ndryshme. Megjithatė, Velo shprehet se uron qė tė mos ndodhė siē ngjau me masterplanin e Shkupit, i cili ende sot e kėsaj dite nuk ėshtė vėnė nė zbatim. “Tė drejtėn pėr tė projektuar Shkupin e fitoi njė studio japoneze me njė projekt shumė serioz, bashkėpunoi edhe ndonjė arkitekt vendas, por asgjė nuk u konkretizua. Ishte e pamundur nė realitet. Besoj qė njė gjė e ngjashme nuk do tė ndodhė me Tiranėn”, - shprehet Velo. Ai shton se megjithėse studioja franceze kishte projektin mė ekonomik, kjo nuk do tė thotė se projekti i saj nuk paraqet vėshtirėsitė e veta. “Nuk e di sa do tė realizohet ky projekt dhe tani vjen faza mė delikate e gjithė kėtij procesi, qė ėshtė projektzbatimi. Aq mė tepėr qė Tirana ėshtė qytet i komplikuar dhe nuk ėshtė gjė e lehtė tė shkoklavitet”,- thotė Maks Velo. Sipas tij ndėrhyrja mė e vėshtirė nė pėrputhje me planin konceptual, qė paraqiti studioja “Architecture-Paris” ėshtė ndėrtimi i blloqeve tė kullave paralele nė largėsi tė njėjtė nga bulevardi. “Kėrkon shpenzime jo tė pakta por nga ana tjetėr, ky vargan ndėrtimesh tė larta ia ndėrron kryekėput imazhin Tiranės. Nuk di sa do tė realizohet”, - shprehet Velo. I pyetur pėr ndėrhyrjen e parashikuar nė Bulevard, ku sipas studios franceze, duhet ndėrtuar mespėrmes njė shėtitore, e cila e thyen mitin e Bulevardit tė gjerė, me tė cilin jemi krenuar ngahera, Maks Velo thotė se “ėshtė e vėrtetė, kur je mėsuar me diēka, e ke tė vėshtirė tė pranosh ndarjen prej saj, nė kėtė rast ndarjen e Bulevardit nė dy copa. Aq mė tepėr qė ne Bulevardin e kemi parė gjithnjė si njė shėtitore madhėshtore, por qė kohėt e fundit ėshtė pushtuar nga makinat. Nga ana tjetėr, megjithatė, shpenzimi pėr bulevardin nuk ėshtė shumė i madh dhe nuk i ndalon ndryshimet e mundshme pėr tė ardhmen, nuk ėshtė njė gjė e pakthyeshme. E mira ėshtė se nė bulevard nuk do tė kalojnė mė aq shumė makina dhe njėkohėsisht aty ndėrhyrja ėshtė minimale, kryesisht me gjelbėrim”, - vėren Maks Velo duke shtuar se gjithsesi pas diskutimesh e bashkėpunimesh me bashkinė “kam shpresė se francezėt do tė tėrhiqen nė disa gjėra dhe do tė pėrmirėsojnė e pasurojnė nė disa aspekte tė tjera projektin e tyre”. Sipas tij, pikėrisht studioja franceze ishte mė pranė kėrkesave tė bashkisė. “Holandezėt kėrkonin operacione radikale tė pamundura, ndėrsa studioja e tretė operonte vetėm nė qendėr pa marrė nė konsideratė bulevardin. Nga ana tjetėr ajo aspironte njė qendėr futuriste”, - shprehet ai. Ndėrsa studioja franceze, sipas Velos, paraqiti njė projekt i cili e ndryshonte sheshin pa bėrė ndėrtime tė larta nė tė, pra pa e prishur tėrėsinė e tij, parashikonte parkime nėntokė si edhe shumė gjelbėrim.
    Klement Kolaneci
    Njė nga arkitektėt e Piramidės, muzeut tė Enver Hoxhės, dhėndėr i kėtij tė fundit, Klement Kolaneci, arkitekt i njohur shqiptar ka qenė i ftuar nė konkursin ndėrkombėtar pėr qendrėn e Tiranės dhe thotė se e ka ndjekur atė si njė eveniment shumė tė rėndėsishėm pėr kryeqytetin. Sipas tij, projekti i studios fituese, asaj franceze ishte varianti mė human dhe i hapte njė perspektivė tė bukur qytetit. “Ndarjen e Bulevardit pėr tė krijuar hapėsira tė gjelbra, mbjelljen e pemėve dhe kopshteve pėrgjatė Lanės, sheshin pranė Stacionit tė Trenit, me njė fjalė tė gjitha ndėrhyrjet pėr tė shtuar hapėsirat e blerta i shoh si njė vizion qė i jep pėrparėsi njeriut dhe jo makinės dhe si i tillė mjaft pozitiv pėr tė ardhmen e kryeqytetit”, - shprehet Kolaneci. Sipas tij, varianti i studios holandeze, megjithėse parashikonte ndėrhyrje radikale kishte ide tė bukura dhe “studioja fituese duhet tė pėrfitojė nga variantet e tjera qė u paraqitėn duke marrė mė tė mirėn prej tyre, pėr shembull pėr zhvillimin e trafikut sipas varianteve tė tjera, megjithėse varianti holandez, pėr shembull dukej mė shumė si teorik”. Nga ana tjetėr arkitekti i njohur shprehet se krijimi i njė parku tė gjelbėr nė zemėr tė kryeqytetit, pėrveēse ėshtė shumė pozitiv, kėrkon edhe investim politik nga ana e shtetit.
    Spiro Bakallbashi
    Ai ka njė studio arkitekture sėbashku me dy arkitektė tė tjerė nė kryeqytet. Kur e pyet pse nuk ka marrė pjesė nė garė thotė se studioja e tij nuk ka urbanistė, prandaj. Konkursin pėr qendrėn e mbėshtet dhe shprehet se gara tė tilla duhet tė jenė mė tė shpeshta. “Koha e paraqitjes sė projekteve ishte shumė e shkurtėr. Kishte variante radikale, por mentalitetet janė tė atilla qė komisioni zgjodhi variantin francez. Nuk krijova njė ide pėrfundimtare pėr njėrin apo tjetrin dhe pėrgjegjėsia pėr zgjedhjen ėshtė e jurisė. Megjithatė qė tė tre projektet ishin mundėsi tė mira pėr kryeqytetin”, - shprehet Spiro Bakallbashi i cili ėshtė prej mė shumė se 10 vjetėsh arkitekt privat, ka punuar nė Institutin e Arkitekturės dhe ėshtė aktualisht pedagog i arkitekturės nė Universitetin e Tiranės.

    Debati
    Arkitektėve shqiptarė
    u mungon guximi
    Sipas Maks Velos, tė paktėn Instituti Urbanistik duhet tė kishte marrė pjesė nė kėtė garė. Ai shton se “mė ra nė sy mungesa e shqiptarėve nė garė, ishte diskriminuese. Megjithatė, kjo nga njėra anė ėshtė zgjedhje e vetė studiove dhe nga ana tjetėr, unė e kam shprehur mė se njė herė, se arkitektėt dhe urbanistėt tanė nuk i pėrmbushin parametrat evropiane, ata vetė nuk patėn kurajo tė pėrballeshin me studiot e huaja nė kėtė garė. Pėr tė hyrė nė njė konkurs ndėrkombėtar serioz, kėtyre studiove u duhet fantazi dhe imagjinatė si edhe shumė guzim, gjė qė arkitektėve shqiptarė u mungon”, - komenton arkitekti i viteve ’70. Sipas tij mirė ėshtė qė bashkia t’i vėrė si kusht firmės franceze pėr tė pėrfshirė edhe ekspertė shqiptarė nė grupin e punės.

    Petraq Kolevica:
    Ky proces ka
    nisur shtrembėr
    Ai ka zgjedhur tė rrijė qėllimisht jashtė. Thotė se i gjithė ky proces ka nisur shtrembėr dhe se nuk dėshiron tė komentojė gjatė. E ka fjalėn pėr pėrjashtimin e arkitektėve shqiptarė nga kjo nismė kaq e rėndėsishme pėr kryeqytetin dhe jo vetėm pėr qendrėn e Tiranės. Nuk ka qenė i ftuar pėr ta ndjekur procesin e paraqitjes sė projekteve tė tre studiove ndėrkombėtare dhe thotė se nuk e ka pėrcjellė siē duhet. “Ka ardhur koha qė tani ta marrin shaminė nė duar tė rinjtė pėr tė hedhur vallen”, - shprehet Kolevica, arkitekt i njohur por edhe njeri i letrave si edhe pėrkthyes.

    Spiro Bakallbashi
    Qė arkitektura shqiptare
    tė marrė impulse tė reja
    Ėshtė i mendimit se arkitektėt shqiptarė duhet tė ishin angazhuar nė kėtė projekt, por nga ana tjetėr shprehet se edhe projektin e “Harkut tė Triumfit” e kanė bėrė holandezėt, Rajshtagun e Berlinit italianėt, projektin e Montpeliesė spanjollėt, memorialet nė vend tė kullave binjake tė Nju Jorkut njė gjerman, Petrogradin dihet nga historia qė e kanė bėrė francezėt e italianėt. Nė kėtė kėndvėshtrim sipas arkitektit dhe pedagogut tė arkitekturės, Spiro Bakallbashi, eksperienca e huaj ėshtė njė kontribut pozitiv nė projekte tė tilla. “Kjo nga ana tjetėr ėshtė edhe njė mundėsi qė arkitektura shqiptarė tė marrė njė implus pėr gjėra mė tė mira, ngase dihet se urbanistika kėrkon operacione tė forta”, - pėrfundon arkitekti.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Periferite, arkitektet shqiptare hedhin piketat e para

    Ndersa per qendren e kemi nje plan urbanistik, te ideuar sipas studios franceze, arkitektet dhe urbanistet e Bashkise kane nisur te mbledhin te dhena e te hedhin ne leter idete e para per ndertimin e periferive. Por, kryebashkiaku Rama ka vendosur qe edhe rrethinat te modelohen nga nje laps i huaj, jashte interesave te firmave private vendase. Nis kerkimi i fondeve per nje plan fleksibel

    Denisa Xhoga

    Nese gjenden donacionet e nevojshme edhe Plani Rregullues i Tiranes se Madhe mund te kete firmen e nje arkitekti te huaj. Perfundimi i konkursit nderkombetar per qendren e Tiranes i arritur me ndihmen e "kumbarit", donator Qeverise Gjermane i hap rrugen kerkesave "ballelarte" per donacione per Planin Rregullues per gjithe Tiranen. Prej dy vitesh nje grup urbanistesh dhe arktiektesh te Bashkise se Tiranes kane nisur te hedhin idete e para per Planin Rregullues te Tiranes per te pakten 10-15 vitet ne vazhdim. Hartimi i nje Plani Rregullues zgjat zakonisht tre vite. Kane vendosur te qendrojne ne Tirane rreth 1 milione banoret e perziere te ketij qyteti. Dhe gjithcka administrimi, tregtia, qytetaria bejne te domosdoshem zhvillimin e nje metropoli te madh. Keshtu qytetit i duhet te ndryshoje, ti nenshtrohet pranise se nje popullate qe vjen e zgjerohet dita dites, me aftesite e pashtershme per te mbijetuar.

    Deri tani duket se Tirana po zhvendosjet drejt periferive, kryesisht drejt veriut."Eshte vetem nje njolle deri tani shprehen ata,- nje njolle qe kerkon dite per dite te gllaberoje informacione, studime te shkuara, klasifikime, analiza, zonifikime etj. Per specialistet qe punojne per Planin Rregullues te Tiranes (pas kater te tilleve qe ekzistojne nderkohe), ngjan se per t'i dhene jete ketij "perbindeshi" duhet te mendosh ne menyre artistike dhe ne te njejten kohe te mos humbasesh lidhjet me realitetin. Per momentin eshte ne fuqi ligji i Urbanistikes, 1998 dhe Plani rregullues i Tiranes i hartuar ne vitin 1989, i cili eshte ende ne fuqi. Plani i ri Rregullues synon te ndryshoje Tiranen nga nje qytet te shperndare me zona banimi te krijuara ne menyre te rastesishme, drejt nje qyteti kompakt. Periferite jane ato pika qe do te marrin trajta te rendesishme stimuluese per sa i perket bizneseve. Ne kete konteks eshte menduar te zgjatet Bulevardi Deshmoret e Kombit edhe nje here sa eshte deri ne lumin e Tiranes. Sakaq ne kete zone do t'i meshohet ndertimit te qendrave gjigande te biznesit. Te pakten keshtu mendojne urbanistet tane, por nje ide tjeter qe pergjate Bregut te Lumit te kete vetem vila dhe ndertesa kater kateshe.

    Dy parqe te medhenj do t'i shtohen kreqytetit, Parku i Paskuqanit dhe Parku i Farkes. Nje brez jeshil do te shoqeroje gjthe lumin e Tiranes, (bregun e lumit) i cili ne ngjashmeri me profilin e rehabilituar te Lanes, do te zgjatet deri ne rrugen e Elbasanit per t'ju bashkengjitur unazes se madhe te qytetit, e parashikuar kjo dhe nga firma franceze, qe po pergatit planin per qendren. Brezi pergjate lumit te Lanes i cili sipas parashikimeve do te krijoje ishuj te gjelber dhe siperfaqe ujore ne rrugetimin e tij nga burimi i Lanes (ne Lanabregas) deri ne Berxulle aty ku derdhet. Sipas urbanisteve Lana mendohet ti bashkohet autostrades deri ne Rinas. Nje studio e huaj duke bashkepunuar me arkitektet e bashkise mund t'i jape doren perfundimtare ketyre ideve. Pervoja boterore ofron hartimin e planeve fleksibel, duke ecur paralelisht me procesin e planifikimit dhe zbatimit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet nė Bllog
    22
    Ende nuk kam lexuar se kush do te investoje per qendren dhe sa mendohet te jete totali i investimit. Mendoj se shuma do te jete stratosferike dhe e paperballueshme nga bashkia apo qeveria shqiptare per ate pune. Shpresoj qe te mos krijohet nje "grope" e re e madhe ne mes te Tiranes si ajo e Hajdin Sejdise ne 1991.

    Po flasim per nje shtet shqiptar qe varet nga kredite e BB dhe FMN per shtrim rrugesh, e jo me per investime te tilla qe jane kolosale.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Parisi nuk eshte bere brenda dites Albo keshtu eshte dhe puna e Tiranes. Ky eshte nje projekt zhvillimi e do te shtrihet ne kohe sipas prioriteteve qe do te caktohen keshtu qe nuk thote njeri qe keto do behen brenda vitit.
    Nje gje eshte e qarte qe Tirana sdo na behet me me kioska e me hale ne qender si ne kohe te Slaes ku asnje lloj plani e projekti urbanistik nuk u realizua.
    Bravo iniciatives te bashkise e bravo kredibilitetit te ketij institucioni qe arriti te organizoje diēka te tille pasi kjo eshte nje ngjarje historike per kryeqytetin e kjo qe ndodhi do te hyje ne historine e Shqiperise.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    nji dhe projekti famshem i studios se njohur franceze, ku nder punimet me te shquara hyn, instituti botes arabe ne Paris, selia e parlamentit europian ne Strasburg e plot te tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    hehe,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    huhu,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    haha, e bukra francezet duke kujtu qe jena majmuna kan ardhe me na i mbjell pemet ne pallat, per me u kacavjerr me lehtesisht.
    per ca vjet kur te marr foto nga plaku, ē'me pa!! nje urangutang tu hongr fiq ne ballkon, hahaaa.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  4. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •