KRYETARIN SI E DONI?!.....

Mblidhuni shqiptarė kudo qė tė jeni!
Ēelni arkapijat e shpirtit dy kanatė!
Gota, safa, brroka, ksula, plisa, gjeni!
Mbushini pėrplot se do dehemi kėt’ natė!

Nuk ka randsi ēfarė pini, raki, venė apo gjak
Me fund ngrini dollinė: “Tė rrojė Shqipėrija!”
Tupanave u bini, ēdo derė, ēdo kullė e prak
Dhe dehuni! Pastaj mė pyesni: “Ku janė trojet e mija?”

Askush tė mos mungojė nė kėt’ orgji kombėtare.
Tė vijnė nga gjithė krahinat, nga trojet dhe jashtė saj.
Tė vijnė tė gjithė raspodėt me kėngėt e “dalė fare”
“Lahutėn e Malcisė”, At Fishta le t’a qaj!…

Hajt pini shqipėtarė, dhe dehuni bashkėrisht!
Se boll kaluam jetėn pa pirė edhe tė ndarė.
Pastaj ashtu siē jemi, mbi Njėrin tė vemė gisht
Ta vemė nė ballė tė oxhakut, ta quajmė Kryetar(!)

Kryetari i shqipėtarėve tė jetė njeri pa tru!
As nderė, as komb, as fé…kryetari tė mos ketė
Sepse nuk ka nevojė, perderisa me Ju
Do pij verė e raki dhe gjakun e vėrtetė!…

Ndaj zgjidhni ēfarė kryetari, ju doni qė tė kini!
E doni demokrat ashtu siē ish Enveri?
E doni gėnjeshtar?…Ramizin tek e kini!
E doni autogols?…Saliun shkoni merini!

Mos ndoshta ju e doni, copė mishi me dy sy?
T’ja ngulni mirė pirunin, nė vithe a mollaqe!?
O ndoshta princ europe, nga viset Aponny?…
Pa flokė…pa lesh… pa ****, pa tru… dhe pa mustaqe!?

Po kurrė mos u kėnaqshit, e kurrė mos u gėzofshi!
Ju „bijt“ e Skėnderbeut, milet me shpirt pishman!
Ju edepsezėt e Krishtit, qė qirje Janullatosi
me Teorinė e Pengut dhe atė punė…jua ban!


Agim Doēi