Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Për inatë të vjehrrës!.........

    Për inatë të vjehrrës?!…

    Kam një glob të vogël
    Përmbi tavolinë
    Bëj që t’a sjell rotull
    Të gjej Shqipërinë

    dhe gishtin e dorës
    e mbaj pa lëvizur
    mu tek port i Vlorës
    me gomone ngjizur...

    dora zë më mpihet
    trupi me mornica.
    sa herë kur-va krihet
    digjet Drashovica...

    dridhe globin dridhe
    tezja Amerikë!
    Tosin lesh me qime
    Ç’na e bëre prikë!

    Tek sheshi i Flamurit
    Kur né i dhamë Votën,
    na dha fjalën e burrit
    Na morri dhe …gotën.

    Na mbeti veç deti
    Varri pa shpenzime…
    Na e futi shteti
    ¨”Larg prej b-ythës time”

    Pse më rri menduar
    Ismail Qemali?
    Mos të ka mashtruar
    Shën Piramidali?…

    Mblidhi djemt e Vlorës!
    Apo mos je lodhë ?
    Në pëllëmbë të dorës
    Na lësho një po-rdhë!

    Se na morrën votën
    Një takëm hajdutësh
    E çuditëm botën
    Dhe vehtes ja futëm.

    ...globi rrotullohet
    dora më rri mpirë.
    Barku na hollohet
    Tosi duke pirë…

    Pi të keqen nëna
    Se e ke hallallë!…
    Na e fute brenda
    Çanakun me dhallë(!)

    Vemi, ku të vemi
    As vetë nuk e dimë.
    Tek Sheshi na gjeni
    Ku kemi xhaminë.

    Hoxha lut Allahun !
    Prifti flet me Krishtin !
    Tosi me Salihun.
    Na e futën gishtin!

    Venë e vijnë “dasmorët”
    Po vallë kush martohet?
    Thonë ambasadorët:
    “nesër do votohet!”

    A të zeztë e vehtes!
    „bijt“ e Skënderbeut(!)?...
    Për inatë të vjehrres
    ia futëm Atdheut!...

  2. #2
    Hakmarrese
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Realiste dhe vetem realiste

  3. #3

    Re: Për inatë të vjehrrës!.........

    Postuar më parë nga Agim Doçi
    Për inatë të vjehrrës?!…

    A të zeztë e vehtes!
    „bijt“ e Skënderbeut(!)?...
    Për inatë të vjehrres
    ia futëm Atdheut!...
    E ke penen e madhe o z. Agim, komplimente per vargjet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Joni_80
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    mbrapa diellit
    Postime
    52
    shume e bukur ....te lumte..........
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    vargje të bukura, realitet i shëmtuar...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te Pershnes o Agim Doci !
    Fjal't e tuja s'i lun as topi
    Te mendoj tash tuj shkrue
    Mbi nji turr letrash koken ke vnue
    Njaty pran nji filxhan kafe
    Flokt pa kreh e spo ban llafe
    Her e njyn penen permbi shellire
    Edhe qendis ndonji satire
    Her e ngjyn ne Mjalt e ushuj
    Vec mos perto e ti vec Shkruj
    Knoi Dashnise e knoj atdheut
    Knoj pranveres e Skenderbeut
    Si pret uj'n e Selites ai Beduini
    Njashtu pret forumi poezi nga Agimi


    ...


    dhize nji marlboro..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    hej ckemi
    brravo brari
    me kujtove dike me keto perlat qe ke shkrujt per agimin

    kisha nje pyetje per moderatoret
    nuk me hapet albasouli nga kompjuteri qe kam ne shtepi
    a mund te me ndihmoni
    pres pergjigjen tuaj serioze pasi nje email qe dergova tek webmaster@albasoul.com nu mu mor fare parasysh dhe sme kthyen fare pergjigje
    me seriozitet
    Kashmir

  8. #8
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anëtarësuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    ahahahhaah vertet ja ke qelluar ne kete rast o brari...me pelqeu ky shkrimi yt!
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Larg...
    Postime
    26
    URIME!!!
    Qeshim,qe te mos qajme...
    Blu*

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    moderatori ose administratori
    ka mundesi te me ktheni pergjigje
    per pietjen time

Tema të Ngjashme

  1. vjehrra apo nusja???
    Nga mije në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 18-02-2024, 12:11
  2. Prostitutë me urdhër të vjehrrës
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 16:48
  3. Te dashuruarit ne kopeshtin e mallengjimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 15:47
  4. Jeta bashkëshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •