Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    9 Tetuer
    Dje, nė kohė tė zamrės, mora pėrgjigje prej Shpendit. Mė betohet se nuk do t'a neverisi jetėn e vet nė qoftė se nuk e vras vetėhen dhe mė kėshillon t'i bindem fatit qė na ka premtue desteni. Mė njofton edhe se e ama, me qėllim qė t'i a pakėsojė pezmatimin, e kshillon me shkue n'Itali. ku do t'i ndjeki mėsimet nė shkollėn ushtarake. Kėrkon t'a largojė nga Shqipnia me shpresė se do tė mundet me e largue edhe nga brengjet dhe pikėllimet e parreshtuna qė e msyejnė dita-ditės. Ai thotė se nuk don me u largue nga Shqipnia pa me mė marrė me vetėhe edhe mue. Por nė qoftė se ti s'do tė bindesh me u aratisė dhe do t'i shtrohesh fatit tė martesės, thotė ai, mund tė shkoj n'Itali pėr me kėrkue jo prehje e gėzim shpirti, por qetsimin e nervave tė ndezuna prej kobit qė pėsuem. Por edhe nė shkofsha duhet t'a dijsh se zemrėn kam me e lanė kėtu, ke ti o engjėllushka e me, shton ma andej Shpendi nė letrėn e tij.
    E dij se mė dashunon pėrnjimend dhe e kam provue se ka karakter tė fortė, por zilin m'a bren zemrėn dhe mė ban tė dyshoj se mos dashunojė ndonji tjetėr po tė largohet tej detit. Oh, po ē'them kėshtu? Me gjith qė jam me nji kambė nė vorr, kėrkoj me i a monopolizue zemrėn Shpendit tė ngratė. Oh sa e marrė qė jam! Oh se ē'qenka dashunia! Qeh e dashunoj Shpendin dhe dėshiroj qė tė jetė i lumtun, por ajo fatbardhėsi due qė tė jetė pjella e eme dhe jo e tjetėr kuj. Due qė burimi i lumnis sė tij tė jetė goja e eme dhe magjeja e dashunis sė tij tė jetė zemra e eme. Due qė ai tė jetė vetėm i emi e i kurrkuj tjetėr. Nuk mund tė duroj qė zemra e tij tė dashunojė ndonji sylaroshe tjetėr. Shkurt s'due shemėr.
    - Po ai si duron qė tė martohesh ti me nji tjetėr? - mė tha zani i ndėrgjegjės.
    M'u rrėqetė shtati, me tmer, prej kėsajė thirrjeje qė m'u ba nga gjykata e naltė e vetėhes s'eme. U zbrapa dhe pranova se ai, me tė vėrtetė, asht ma i naltė se un. Pėr hir tė jetės s'eme pranon tė rrėnkojė gjithė jetėn nga dhimbjet e plagėve tė randa qė do t'i hapen nė zemėr prej martesės s'eme me nji tjetėr. E un? Un jam kopraoe, bobozare dhe nuk jam aspak bujare pėr me e dorovitė zemrėn e tij me dashuni e lumni. Ah Shpend! Mė fal qė jam e padrejtė kundrejt teje. Un tash vetė duhet tė tė lejoj qė tė dashunojsh nji tjetėr e tė bahesh i lumtun. Dhe kėtė farė koncesioni lypset tė m'a impozojė ndėrgjegja, pse orėt e paka tė gėzimit e tė lumnis qė shijova nė kėtė jetė, ty dhe vetėm ty t'i detyroj. Por.... por nuk mundem. Po, nuk mundem me tė dhanė liri dashunimi, se tė due me gjith shpirt, se ti duhet tė jesh vetėm i emi. Dhe pėr kėto arėsye po vendos t'aratisem me ty dhe tė shpėtoj nga tortura e zilis.
    Vendosa t'aratisem me te, se s'mundi t'i duroj dhimbjet e ndryshme e tė forta tė zemrės, se vetėm tue qenė ngjat tij do tė jem e qetė, e kėnaqun dhe e lumtun. Sa pėr shėndetin e tij do tė kem kujdes tė mos e rrezikoj tue i qėndrue larg. Mjafton t'i kaloj pranė tij kėto tė paka ditė jete qė mė kanė mbetė dhe tė vdes ndėr krahėt e tij. Me kėtė mėnyrė do tė jem e kėnaqun dhe ma se e lumtun.
    Po i shkruej.

    11 Tetuer
    Gjėmon shtėpia prej atyne qė hyjnė e dalin, pse po bahen pėrgatitjet e dasmės. Me gjith qė dasma asht caktue pėr 20 tė kėtij mueji, disa nga hallat e tezet, nga kushrinat e mbesat qysh tash janė grumbullue kėtu pėr tė pėrgatitė nevojat dhe pėr tė marrė pjesė nė gėzimin e dasmės s'eme, Ato qeshin e gėzojnė. Un qaj e rrėnkoj. Por mė duket se edhe Fahrija e Xhevrija vuejnė, sepse tė dyja e dashunojnė veshshpuemin - Shpendin - , por
    nuk kanė pasė fat me i a fitue zemrėn. Ē'pėrfitova un qė e fitova zemrėn e tij? A nuk po vuej edhe un si ato dhe ndoshta edhe ma keq? Po, por tė pakėn jam e kėnaqun, mbassi ai mė dashunon, mbassi zemra e eme asht argėtue prej tij.

    13 Tetuer
    Mora pėrgjigje prej Shpendit. Asht gėzue e enthuzjazmue tepėr nga pėlqimi qė shfaqa me u aratisė me tė. Mė njofton se e ka regullue punėn qė mė 17 tė kėtij mueji kah mesnata t'aratisemi me nji barkė tė pajtueme nergut pėr kėt qėllim. Do tė shkojė n'Itali si t'aratisun dhe kontrabandisht, pėr shkak se s'asht e mundun me nxjerrė pasaport pėr mue. Mė 17 tė kėtij mueji, m'ora nandė mbas darke, thotė Shpendi se ka me mė pritė nė cep tė rrugės s'onė me nji automobil qė ka me na ēue nė Durrės.
    Tash mė duhet me i numėrue orėt dhe ditėt nėn ethet e padurimit pėr tė ngrysė dita e 17 e kėtij mueji. Oh sikur tė mundesha me flejtė katėr ditė e katėr net pėr mos me ndi mėrzin pėrvėluese tė pritjes. Ajo natė ka me qenė e bardhė dhe ma e shėnueshmja nė jetėn t'eme, pse qysh atė natė kam me e fitue lirin tue i kėput verigat e robnis dhe tue u bashkue pėr jetė me Shpendin t'em tė dashun. Po. Atė natė, kah mesnata, kur tė nisi me lundrue anija mbi valėt e gjelbėrta t'Adriatikut, un do tė derdh lot gėzimi mbi krahėnorin e Shpendit t'em dhe ai do tė m'i lėmojė butė e butė flokėt e kokės. Rrezet e Hanės. asokohe kanė me e prarue bujarisht anijen pėr t'a festue bashkimin t'onė tė pėrjetshėm. E kur t'agojė mėngjezi i asajė nate tė paharrueme, un do tė mundohem me e derptue hapsinėn e largėt pėr me i dallue brigjet e Italis, ku kam me e ngrehė folėn e lumnis s'eme tė andrrueme prej kaq kohesh dhe me aq dėshirime. E atje, sigurisht, do tė shėrohem, pse liria e fitueme dhe dashunia e pazavendėsueme e Shpendit do tė jenė barnat ma tė dobishėm pėr me mė pėrtrimė nė fuqi. Por edhe nė vdeksha nuk do tė mė vijė keq, mbassi do t'a kem shijue sadopak, lumnin e lakmueme.

    16 Tetuer
    Nuk lejova tė mė venė kėna dhe tė mė bajnė nuse simbas zakonit tė vendit. Pun'e madhe nė mos u zbukurofsha tue u mertisė dhe tue u lye e ngjye. Dhantė Zoti tė mos mė pėlqejė ai tregtari qė mė ka blemė.
    Por ē'them kėshtu? Un kam vendosė me u aratisė me Shpendin dhe ai tregtari nuk do tė ketė fat me m'a pamun as gishtin e dorės e jo ma fytyrėn. Me qenė se jam e dobėt nga shėndeti edhe kėto nuk ngulėn kambė pėr me mė nusėnue simbas zakonit, pse druejnė se mos zemėrohem e sėmuhem. Vetėm kėtė shėrbim mė ka bamė sėmundja.

    17 Tetuer
    Pita e sotshme qė ma e gjatė se ēdo tjetėr dhe muzgu i mbramjes dukej sikur nuk donte me plakosė mbi kėtė anė tė Dheut. Darka u hangėr midis gazit qė shpėrthente shpesh ndėr ato qė kanė ardhė ke ne qysh prej kohesh me mė nusėnue e me mė ēue ke ai tregtari. Un, me gjith qė pėrpiqesha me e mshefė shqetsimin e mbrendshėm, herė herė turbullohesha dhe humbsha ndėr vegime tue e soditė aratisjen dhe jetėn e ardhėshme. Natyrisht edhe buka nuk mė shkonte. Kafshatat mė ngecshin nė fyt dhe nuk kapėrdiheshin. Ishte darka e fundme qė po hajsha nė shtėpin t'eme. Ky mendim i hidhėt m'a pėrvėlonte trunin dhe s'mė linte me hangėr. Mosngranja e eme atyne nuk u a tėrhiqte vėrejtjen, sepse prej kaq kohesh janė mėsue tė mė shofin tė sėmunė. Mbas darke u tėrhoqa nė kthinėn t'eme kinse pėr t'u prehė dhe qetėsue. E mbylla derėn dhe nisa meshkrue nė librin e jetės s'eme. Kėtė libėr do t'a marr me vetėhe, pse asht shok i tinėzive, i ndiesive dhe i shfryemjeve tė mija. Po, do t'a marr me vetėhe pėr t'i vazhdue shėnimet, tė cilat mbas sodi, pa dyshim, kanė me qenė tė kėnaqshme.
    Deri m'ora nandė, kohė e caktueme prej Shpendit pėr t'u ndeshė me tė nė skaj tė rrugės, duhet me pritė edhe nji orė e disa minuta. Em atė, njerka, fėmijt, emtet, kushrinat dhe mbesat janė mbledhė nė kthinėn e bukės poshtė dhe po qeshin e prrallen, tė shkujdesun nga ēdo e papritme. Tingujt e qeshjeve tė tyne arrijnė deri kėtu dhe, me forcėn ngacmuese, rrasen nė zemrėn t'eme pėr t'a ēue peshė, nė tallaze ndiesish. Qeh mė duket sikur i shof tė gjithė tufe kuvendue amblas: Em atė thith duhan pa rreshtun dhe herė-herė i aprovon, me nji fjalė tė vetme e me nji nėnqeshje, mendimet e shfaquna prej Hallė Hatixhes, prej njerkės ase prej Mamė Sybes. Grat flasin pa u lodhė dhe me aq shpejti, sa ndigjuesit shqyrtues do t'i dukesh se ato nxitohen me u shprehė sa ma parė pėr tė nisė mandej nji punė me randėsi tė madhe! Tė rejat, ēupat, rrijnė me nji anė kokė-mė-kokė dhe bisedojnė me njena tjetrėn me za t'ulėt e krejt buzėqeshje. Vetėm kur kėputet fjala, e ngrejnė kryet me shique kah tė tjerėt dhe u venė veshin f jalėve tė tyne. Shkurt n'atė kthinė pėrdheske fryn nji erė kėnaqėsije dhe zotnon gazi e hareja. Oh sa dėshirojsha qė edhe un t'isha aty nė mes tė tyne me zemėr tė kėnaqun dhe tė gėzueme. Oh sa e lumtun do t'isha sikur t'isha fejue me Shpendin e jo me at tregtarin dhe tash, nė netėt e pėrgatitjes sė dasmės, t'a ndigjosha zanin kumbues e tė kjartė t'urimeve qė do tė mė bajshin ato pėr nji fatbardhėsi tė paperėndueshme. Nė mes tė gjithė atyne njerėsve qė janė grumbullue nė kthinėn e bukės ndodhet nji njeri qė un kam lidhje tė ngushta me tė dhe m'asht ma i afėr se tjerėt. Ky asht im atė. Po, em atė, nė mes tė gjithė atyne, fizikisht asht ma i afėrt ke un, por shpirtnisht asht tepėr larg, pse ai m'a dėnoi me vdekje zemrėn dhe tash po mė dėbon edhe nga shtėpia.
    Eh fat' i zi! Zemra m'asht ēue peshė dhe don tė shfrejė tue qamė, pse ajo s'don me u largue nga shtėpia, ku leu, ku u mojt, ku u rrit dhe ku ndiu. Tė pakėn ky largim duhej bamė edhe me hirin e t'im et dhe t'isha pėrcjellun prej urimeve e bekimeve tė tij. Por mjerisht po ngjan e kundėrta. Do tė pėrcillem e do tė pėrmendem me namė e me mallkime, me fyemje e poshtnime. Ē'tė baj? Kėshtu qenka thanė ase kėshtu u desht bamė.
    Grepi i orės, dalė-nga dale, po avitet kah nanda. Tiktaket e zemres s'eme po bahen ma tė fortė e ma tė shpejtė se ata t'orės. Jam e trazueme dhe e turbullueme fort. Valė mallėngjimi e pezmatimi, tė bashkueme, msyejnė nga megjet e zemrės sė gandueme pėr t'u furrė e pėr t'u shprazė nga syt. I kafshoj buzėt qė t'a mbaj furrin e kėtyne tallazeve qė duen me shpėrthye nga mbrenda jashtė. Ligshtohem tue i kujtue, me nji farė mallengjimi tė paspjegueshėm, vjetėt e jetės s'em tė kalueme nė kėtė kthinė e nė kėtė shtėpi, nė kėtė qytet e nė Shqipni. Fėtyra tė ndryshme njerzish t'afėrm e tė dashun, sqena tė ndryshme ngjarjesh e ndodhimesh dhe pamje tė ndryshme banesash e vendesh po mė sinematizohen para syvet tė mendjes, me bukurit ase shėmtueshėmėnit e tyne tė veēanta, tue lanė vragė dhe tue mė hapė plagė nė zemėr. Oh sa ngushtė qenka i lidhun njeriu me njerzit e me sendet qė e rrethojnė dhe me viset ku ka jetue. Nji dashuni e paēansueshme, e ruejtun nė thellėsit e zemrės pėr tė gjitha kėto krijesa hyjnore e njerzore, tash vjen tė zgjohet nga djepi i ndiesive e tė ngrejė krye pėr tė dalė jashtė qė t'i kundėrshtojė tė gjitha ato forca qė duen me e largue sė kėndejmi. Kjo dashuni e fortė, e trajtueme dhe e rritun bashkė me mue, nashti po i pėrshkon megjet e zemrės s'eme si nji stuhi rrenuese dhe si nji stuhi shkallmuese pėr tė mė bindė qė tė mos largohem prej kėndej. Shkurt po mė shungullon zemra nga nji kryengritje e fortė ndiesish qė po pėrleshen me njena tjetrėn.
    Dashunia e Shpendit mbi tė gjitha, thirra ma nė fund dhe i frenova tė gjitha tjerat qė mė sulmojshin. Po, dashunia e Shpendit mbi tė gjitha se im atė, pėr fat tė keq, vetė e shkuli nga zemra e eme atė lule dashunije qė kishte mbjellė dorė hyjnore. Tash nga ajo lule e bukur dhe aromatike pak degė dhe disa gjethe kanė ngelė; bėrbuqet e saja kanė nisė me u vyshkė pėrpara se tė ēelin, pse nuk janė ujitė, nuk janė diellue dhe i ka brejtė krymbi. E tue u kėputė me t'em atė verigat e dashunis, vetvetiut, u shkėputėn edhe me tjerėt. Me gjith kėtė dėshirojsha qė t'a rrok nji herė pėr qafe t'em atė dhe t'a shtrėngojsha me tė gjitha fuqit e mija, se vetėm atėherė do tė ngopesh e do tė kėnaqesh kjo zemėr e plasun. Por mjerisht kjo asht nji lakmi e parealizueshme. Po. Dėshirojsha tė ndahem nga kjo shtėpi mbassi t'a pėrqafojsha t'em atė, mbassi t'i puthsha vėllaznit e motrat, mbassi t'i pėrshėndetsha hallat e tezet, mbassi t'u shtrėngojsha dorėn mbesave e kushrinave dhe mbassi tė shmallesha me tė gjithė gjindet e shtėpis sė Xha Simonit e me Hamitin e dajallarėt. Por, pėr fat tė keq t'emin, po largohem si nji kusare, si nji e dėbueme, si nji e neveritun, pa e kėnaqė zemrėn n'asndonji mėnyrė, pa marrė me vetėhe as edhe zemra dashamirėsh as edhe tesha e sende qė tė m'a mbajnė gjallė dashunin dhe kujtimin e kėtij vendi nėpėr, shtigjet e skutat e mėrgimit.
    Ora po avitet. Duhet t'iki ma e t'i them lamtumirė kėsaj jete pėr tė nisė nji tjetėr nė dhė tė huej. Lamtumirė, pra ti moj kthina e eme qė gjatė 17-18 vjetve tė vajzėnis mė pėrkėdhele; lamtumirė ti moj shtėpia e nanės s'eme zemėr plasun e jetė shkurtun; lamtumirė o ju tesha e orendi qė xnė keni shėrbye gjatė jetės s'eme; lamtumirė o ju lulet e vyshkuna tė kopshtit t'em tė dashun qė ju shėrbeva me kujdesin e nanės pėr fėmin e vet; lamtumirė o ju dritare, mure, pullaze, hatlla, trenė, tjeglla e gurė tė kėsaj banese qė kujtimin e sajė tė dashun kurrgja dhe as furia e fateve ma tė liga nuk do tė mundet me e shly nga mendja e nga zemra e eme. Po falem para teje o tempull i jetės s'eme; po gjunjėzoj para teje o altar i ndiesive tė zemrės s'eme dhe, nė shenjė miradije e nderimi, po tė truej disa pika lot tė pėrcjellun me hofkėllime tė thekshme.
    Lamtumirė

  2. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    19 Tetuer
    Pardje mbrama m'ora nandė pa disa minuta, kur tė gjithė robt e shtėpis e mikneshat po bisedojshin nė kthinėn e bukės, zbrita poshtė dhe, pa bamė as ma tė voglėn zhurmė, dola jashtė me shpirtin pezull nga friga se mos diktohem. Nė rrugė, mbassi bana disa hapa pėrpara, hasa nė Shpendin q'ishte strukė rranzė murit dhe po pėrgjonte nėn hijen e strehėve tė nji shtėpis pėrdheske. Menjiherė u avit. Mė kapi pėr dore dhe, tue mė dhanė zemėr me fjalė enkurajuese, mė tėrhoq deri ke kandi i rrugės, ku pritte nji veturė. Mbassi u futėn mbrenda, i thirri shoferit:
    - Marsh pėr Durrės!
    Gjatė udhėtimit disa herė u trondita dhe u tremba nga droja se mos na ndiqte kush. Shpendi m'argėtonte dhe pėrpiqesh tė mė trimnojė. Kur sosėm nė Durrės u futėm nė hotel Liria pėr tė pushuem, sepse barka do tė nisesh nė mesnatė kontrabandisht dhe kėshtu donte me mos ramė nė sy tė rojeve kufizore. Koha deri nė mesnatė kaloi shqetsuese nga pasiguria qė ndijsha. Shpesh herė i u desht Shpendit me dalė jashtė, nė koridor, qė tė mė siguronte se nuk ishim tė diktuem e tė pėrgjuem prej kuj. Ēuditem se pse trembesha aq f ort kurse isha bashKė me Shpendin dhe pėr tė isha gati t'a baj fli edhe jetėn. Aty kah mesnata e lamė hotelin dhe u drejtuem kah buza e detit tue kalue pėrmes do rrugėve tė ngushta e tė pandriēueme mirė. Nji copė herė ecėm nė jugė tė molos pėr t'arrimė kundrejt barkės qė dukej si nji laraskė atje poshtė. Kur sosėm nė vendin e caktuem f ėrshėllini Shpendi tri herė rresht dhe nga barka muer pėrgjigje po n'atė mėnyrė. Mbas pak u duk tė rrėshasi mbi det nji lundėr, e cila po vinte drejt nesh. Diku u ndalue lundra. Njeni nga lundėrtarėt u hudh nė det dhe po vinte kah ne.
    - Hajde - tha Shpendi - mė hyp nė qafė.
    - Pėrse?
    - Sepse deri ke lundra lypset me shkue nė kambė, mbassi ajo nuk mund t'avitet me qė s'ka mjaft ujė ma kėndej.
    - Mirė, por ti do tė lagesh.
    - Ani, se terrem nė barkė - gjegji dhe u krrus.
    Ndėrkohe nji i za i egėr dhe i fortė arrini ke veshėt t'onė:
    - Ndal!
    - Ē'asht? Kush thrret? - pyeta e trembun.
    - S'ka njeri, jo por ngjitu nė qafė t'eme - bani Shpendi tue qėndrue i krrusun qė t'i hypsha nė qafė.
    Lundėrtari qė po vinte drejt nesh, menjėherė, u kthye prap. U rras nė lundėr dhe u zhduk. Zani urdhėnues
    e kėrcnues qė na vinte nga mbrapa u pėrsėrit. E ktheva kryet dhe pashė. Nė gjysmė errėsinėn e natės dallova disa hije qė lėvizshin atje tej, nė bregun e detit.
    - Shpend na diktuen dhe po na ndjekin - i thashė.
    - Na trathtoi dikush, por ti mos u tremb se do t'a kapėrcejmė rrezikun. Ngjitu shpejt - m'a bani.
    U krrusa dhe e rroka pėr qafe.
    Kraf! kraf! Dy krisma pushkėsh qė u zbrazėn mbi nė. Plumbat e ēanė ajrin mbi kokat t'ona me nji fėrshėllimė tė thatė.
    - Na vranė Shpend! - brita e tmerueme.
    - Mos u frikso! - pėrgjigji dhe u ul pak qė tė mos mė kapshin plumbat. Mbasandaj u ngrit, me mue nė shpinė, dhe u fut nd'ujė.
    - Ndal! Ndal! Prap! Kthehuni! - na bėrtitshin mbas shpine.
    E ktheva kryet mbrapa. Ē'tė shof? Nji numėr njerzish po vrapojshin drejtė nesh.
    - E zeza! Na kapėn! - klitha.
    U ndalue Shpendi dhe shiqoi mbrapa.
    - Oh po afrohen. Na zunė - i a bani e gjėmoi.
    - Ndaloni! Ktheni prap! - na thirrėn disa.
    Disa vetė u futėn nė det. Na rrethuen dhe qarku i rrethimit gjithnji ngushtohesh. Na qėndruem nė vend.
    - Cilėt jeni ju? - pyeti Shpendi me za tė plasun.
    - Jemi rojtarė kufizorė. Jemi gjindarmė - qė pergjigja.
    - Oh un korba! - thirra me dėshpėrim.
    - Kthehuni! - urdhėnoi njeni ndėr ta.
    U kthyem. Na futėn nė mes dhe na ēuen nė qark komandė tė qytetit. Prej andej na nisėn pėr Tiranė. Na futėn nė nji veturė dhe na pėrcollėn me nji kapter e dy gjindarmė. Shpendit i a lidhėn duert me kllapa hekuri dhe gjindarmėt kurrė nuk i a shqitshin syt. Ēdo lėvizje e tij ishte e ndjekun prej tyne me sy shqyrtyes. Un isha tmerue fare dhe po dridhesha. Lotėt mė shkojshin si gjerbat e strehėve. Shpendi i ngratė pėrpiqesh me mė qetsue tue mė shartue guxim. Kur mbrrimė nė Tiranė u ndaluem para Qark Komandės. Na zbritėn dhe na futėn nė nji zyrė. Mbas pak u duk komandanti i rojes. Kompozoi nji proces-verbal dhe, mbassi na e kėndoi, na shtyni me e nėnshkrue. Mbasandaj i dha urdhėn nji tetarit qė tė mė ēonte nė shtėpi. Shtanga.
    - Un nuk due me shkue nė shtėpi t'eme - thashė me za tė dridhun.
    - Do tė shkoj me Shpendin nė shtėpi tė tij.
    - Ai sonte do tė mbetet kėtu dhe nesėr do tė ēohet nė burg - gjegji komandanti zymtas.
    - Si? Nė burg thė? - brita.
    - Natyrisht nė burg Zojushė - tha ai pa u matė fare.
    - Oh kob! Ē'faj bani ai qė t'a futni nė burg? - thirra.
    - Shko ti, Dije, nė shtėpi - mė tha Shpendi tue u kthye kah un.
    - Pa ty me shkue! Kurrė! - i u bana.
    - Shko, Dije, shko! Vetėm mbaje besėn qė mė ke dhanė, se pėr ndryshe do tė m'a mjerojsh t'eme amė - tha me nji za tė mbytun.
    - Oh jo. Do tė rrij me ty - pėrgjigja dhe e rroka pėr qafe. Lotėt e mij u pėrzien me ata tė Shpendit. Komandanti e pėrsėriti urdhėnin pėr me shkue nė shtpi. Nji tetar u avit dhe mė urdhėnoi tė ngrihem. Un e shtrėngova
    Shpendin pėr qafe me tė tanė fuqin t'eme dhe thirra:
    - Jo. Nuk shkoj. Do tė rrij me Shpendin t'em.
    Mė kapėn dhe mė shqitėn me pahir. E humba fuqin e qėndresės e tė mendjes. U ligshtova dhe u vilanosa.
    Kur rashė pėr mendsh e pashė vetėhen nė shtėpi t'eme, tė rrethueme prej tė gjithė atyne qė pata lanė aty disa orė ma parė.
    - Ē'bane moj qyqare? Na e nxine fėtyrėn moj tė shpėrlaftė mordja! - mė tha njerka kur pa se u pėrmenda.
    - Shporru mori shtrigė! - bėrtita dhe dojsha tė ēohem e t'a rrok flokėsh atė bishė, por s'kisha fuqi.
    - Rri, moj bijė, rri! - m'a bani Hallė Hatixheja me nji za qetsues dhe e largoi njerkėn.
    Disa pika lot shpėrthyen nga syt e mij dhe u rrokullisėn nėpėr mollzat e faqeve. Disa hofkėllima, mandej, u shkėputėn nga thellėsit e zemrės sė helmueme dhe u zhgreha mirė nė vaj. E ktheva kryet kah muri dhe qava nji copė herė qetė e qetė. Kisha tė drejtė tė qaj, se jo vetėm qė dėshtoi plani i lumtėnimit t'onė, por edhe Shpendi u rras nė burg.
    Kėsisoj na mbuloi e zeza, na kapėrtheu mjerimi dhe u ba kijameti. Mu n'at ēas qė do tė shkelshim nė pragun e anis shpėtimtare pėr tė shkue nė Parrizin e lumnis s'onė, na sulmoi fatkeqsia tue na gjuejtė mizorisht. Tash tė gjitha shpresat u shdukėn, tė tana andorrat u kotsuen.
    Si isha diktue dhe si kishte rrjedhė puna?
    Qeh se si: Natėn e aratisjes, kur tė gjithė kishin shkue me flejtė, Hallė Hatixheja kishte trokitė nė derė tė kthinės se'eme qė tė m'epte nji bar pėr me pimė. Kur nuk mer pėrgjigje largohet tue kujtue se mė ka marrė gjumi. Mbas saj vjen njerka dhe trokullin ma me forcė. Kjo paska lanė aty disa ndrresa tė fėmijve dhe dashka me i marrė pėr me u a mveshė. Fati i em ilig e kishte shty shtrigėn qė tė linte nė kthinė t'eme ndrresat e fėmijve, se ajo kurrė nuk shkilte mbrenda. Edhe kjo prapset, por mbassi trokit shumė herė dhe me aq forcė sa zgjon nji farė interesimi ndėr tjerėt. Fillojnė pyetjet. Hallė Hatixheja bahet merak, pse e dinte se un bijsha fare vonė dhe se gjumin e kam tė lehtė. Nga droja se mos jam sėmue randė, se mos jam vilanisė, se mos kam pėsue ndonji tė ligė, kthehet dhe trokit rishtazi. Zhurma e pėrsėritun e tėrhek verejtjen e tė gjithėve. Tė gjithė ngrihen dhe grumbullohen para kthinės s'eme. Njerka shkon dhe e ngren t'em atė nga shtrati tue e theksue Tandėsin e punės, kinse me dhimbje. Shqetsimi e dyshimi zotnon. Em atė m'a thėrret emnin disa herė. Ma nė fund u soset durimi dhe thejnė derėn.
    Hutohen e pikėllohen kur shofin se nuk ish'a mbrenda. Menjiherė vihen me i kėrkue tė gjitha kthinat e skutat e shtėpis tue kujtue se mos isha vilanisė ndokundi. Kur nuk mė gjejnė nisin me u shfaqė mendime e dyshime. Eme njerkė, ma nė fund, e ban zbulimin dhe propozon tė mė kėrkojnė ke Shpendi. Shkon im atė nė polici dhe lajmon. Mė kėrkojnė nė shtėpi tė Shpendit. Me qen se nuk mė gjejnė as mue as Shpendin, dyshimet nisin me u trupėzue dhe besohet se jemi aratisė. Menjiherė dhe telegrafisht urdhėnohen qarqet pėr me na ndjekė. Dhe me tė vėrtetė na ndoqėn dhe na zunė, por ata qė e kryen detyrėn nuk e dijnė se sa mėkat tė madh i kanė ngarkue vetėhes nė kėtė rasė. S'e dijnė ata se kanė mjerue dy vetė dhe kanė mbytė dy zemra. Por edhe sikur t'a dijshin se veprimi i tyne do t'ishte kobar pėr dy vetė, do t'i shkambėzojshin zemrat qė tė mos i ndigjojshin thirrjet e ndėrgjegjės, pse detyra, eprori dhe ligja urdhėnojshin ndryshe. Shpesh qėllon qė ligja tė jetė nė kundėrshtim me ndėrgjegjen.
    Kur mė kishin sjellė nė shtėpi, im atė kishte dashtė me mė vramė, por e kishte pengue Hallė Hatixheja bashkė me grat tjera. Pėr pak gja kishte qenė tue marrė zjarr koburja. Me tė vėshtirė kishin mundė me i a ndalė furin e zemėrimit dhe me e largue prej kthinės s'eme. Oh ma mirė tė mė kishte vramė, se sa mė la gjallė e nė kėtė gjendje tė mjerueshme. Po tė mė kish shpėtue nga vuejtjet shpirtnore e trupore. Tash tė gjithė mė shofin me bisht tė synit dhe pėshpėrisin vesh nė vesh. Nuk mė ha malli tė kuptoj se ē'flasin. E dij se ato mė pėrbuzin si fajtore. Ani; s'kanė faj, pse at shpirt u kanė shartue edukatorėt e tyre pėr t'i mbajtė gjithmonė tė robnueme.
    Shpendi, sigurisht, tash do tė jetė nė burg. Edhe un jam mbyllė nė kthinė e nuk dal jashtė. Tue e mendue
    gjendjen e pikėllueme e tė vajtueshme tė Shpendit, mė vjen tė plas prej tė keqit, por qeh se nuk plaska njeriu!... Ma mirė tė kisha plasė, se sa arrina me e shijue hidhėsinėn e kėtij kobi. Oh sa mirė do tė bahesh sikur tė mė vritte im atė. Porosia qė mė bani Shpendi, pak para se tė ndaheshim, qė t'a mbaj besėn pėr me mos e vramė vetėhen, mė tingėllon nė vesh dhe mė ban t'i bindem fatit t'em tė lig, se pėr ndryshe Vdekja do t'ishte kapak florini pėr mue. Po i bindem fatit dhe nuk po e vras vetėhen pėr t'a ēue nė vend besėn qė i kam dhanė Shpendit, por ē't'i baj kėsajė jete qė mė asht bamė kaq e randė, kaq e padurueshme dhe mėrzitėse? Ah Shpend! Me t'em atė ende nuk jam pamė. Duket se mė ka marrė mėni aq fort, sa s'don me m'i pamė as syt.
    Mjeruesi i em njikohesisht asht edhe gjykatėsi em. E ka nė dorė tė mė gjykojė si fajtore ase jo.

  3. #13
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    20 Tetuer
    Po tė kishte pasė nji zyrė biografike pėr tė mjerėn, sikur ka pėr nėpunsat e shtetit, kush e din se sa pėr qind kishin me dalė fatzij dhe un sot do tė regjistrohesha si nji e mjerė qė i asht vramė zemra dhe mbytė shpirti, pse po mė martojnė me at tregtarin. Oh sikur tė mė binte damlla ase pika qė tė mos bahesha nusja e tij. Kob, mėnxyrė!
    Qeh erdhėn krushqit pėr me mė marrė. Kur vdes kush e pėrcjellin me karroca deri ke Vorri i Bamit, por edhe kur martohet ndokush e pėrcjellin me karroca deri nė shtėpin e dhandrit. Mos asht martesa sinonim i vdekjes? Pėr mue dhe pėr shumė tė tjera asht ma e hidhėt se vdekja, pse martohemi me njerės tė panjoftun e tė padashunuem prej nesh.
    Qielli asht i vranėt. Re tė zeza e kanė mbulue. Pika shiu nisėn me ramė nga naltė. A thue se edhe Qielli merr pjesė nė hidhnimin t'em e po qan? Kush e din. Grat e gocat qė janė futė nė kthinėn t'eme mė thrresin tė ēohem e tė shkoj ke.... ai njeriu i huej.
    Oh un e shkreta! Mė dridhen tė gjitha gjymtyrėt e shtatit dhe po m'errėsohen syt.
    - Hajde ma! - thotė nji grue.
    - Hajde se po presin burrat nė rrugė - thotė nji tjetėr.
    Oh sa bukur e sa mirė do t'u pėrgjithesha kėtyne thirrjeve, po tė mos i kisha dhanė besė Shpendit, se do tė rroj derisa tė mė korri vetė drapni i vdekjes. Oh se ē'mėsim do t'i epsha skotės mashkullore qė tregton nė korriz tė femnės sė ngratė. Ah un e mjera qė s'jam nė gjendje me bamė kurrgja pėr t'i pėrgjigjė zemrės sė shitueme.
    - Hajde Dije ma! - Kjo asht Hallė Hatixheja qė po mė thrret.
    - Po - gjegja pėrvajshėm.
    Lotė qė burojnė nga gurrat e zemrės e tė shpirtit shpėrthyen e nisėn me u shprazė nga syt. Lamtumirė o ju kujtimet e mija tė pastėrta tė foshnjėris. Lamtumirė ti o jetė e dlirė e vajzėnis. Lamtumirė o ju andrrat e lumnis s'eme. Lamtumirė ti o frymė e shenjtė e nanės s'eme qė tash sigurisht endesh nė kėtė kthinė, ku mė mojte, mė pėrkunde e mė pėrkėdhele. Lamtumirė ti o Shpendi i em i shtrenjtė. Lamtumirė edhe ti moj zemėr qė po tė vorrosin pėr sė gjalli.Po mė ngrenė me pahir.
    Mė duhet t'a mbyll librin pėr....

    21 Tetuer
    Sot nuk jam ma vergjineshė. Nuk jam ajo Dija krenare qė mund tė mburresh me pastėrtin e vet. Sot jam grue dhe nji grue fatzezė me kuptimin e plotė tė fjalės. Jam nji femėn qė rron vetėm pėr tė vuejtė shpirtnisht e trupnisht.
    Nji njeri gati 40 vjetsh, shtat-madh, musteqeverdhė, turi-shėmtueshėm dhe i fuqishėm mė rroku, dje mbrama, dhe mė... torturoi mizorisht e kafshėrisht. Un u mundova t'a kundėrshtoj e t'a shporr atė bishė t'egėr qė mė vėrsulesh dhe i thashė se nuk e due. Por nuk bani dobi. Klitha, bėrtita dhe ulėrina derisa u vilanisa, por ai nuk u pėrshtyp, nuk u zbrap. Kur i mbylla syt qė tė mos e shof atė kulshedėr, m'u shfaq Shpendi para syve tė mendjes. Gdhina tue e qamė vajzėnin t'eme dhe e raskapitun fare.

    23 Tetuer
    Qysh pardje shtėpia asht mbushė me gra e goca qė kanė ardhė me pamė nuse. Disa janė mbulue me manto, disa me ēarēafė dhe disa me ferexhe e shofin me nji sy! Eme vjehrė i ka mvarė noēkat, pse un, tue pretendue se jam e dobėt nga shėndeti, nuk bindem me i nderue zakonet e nusėnis dhe nuk dal jashtė kthinės veēse nė tė rrallė. Ajo don qė tė puth dorė, tė qėndroj nė kambė me sy tė mbyllun, tė mos flas, t'ulem e tė ngrihem sa herė qė tė hyjnė e tė dalin njerzit nga kthina, qofshin kėto edhe kalamaj. E kush mund tė rrijė tue u a puthė dorėn gjithė atyne qė hyjnė e dalin si t'ishte kthina e eme nji sallė ekspozite dhe un nji plaēkė e ekspozueme? E pėrse tė qėndroj nė kambė e pa folė si ndonji mumje Egjypti? Mbasandaj pėrse me u ulė e me u ngritė automatikisht sa herė qė tė hyjnė e tė dalin bota nėpėr dyert e kėtij hani? Ama do tė hidhnohet vjehra. Aq mė ban! A nuk ka plasė mė gjith tė birin? I dij kėta zakone e kėto marrėzina, por un nuk mundem me i bamun edhe sikur tė shembet bota. Dij edhe se nė vendin t'onė bashkėshortėt nuk flasin me njeni tjetrin faqe tjerėve; e kanė pėr turp t'a thrresin njeri tjetrin me emėn por e pėrmendin tue thanė ai ase ajo. Un kėtė musteqe-verdhin t'em - i
    u harroftė emni - as qė due me e pamė e jo ma me i a pėrmendė emnin. Shkurt tė gjitha kėto i dij, por nuk i baj dhe nuk do t'i baj kurrė.
    Vjehra demede e ka marrė vesht edhe aratisjen t'eme. Prandaj mė shef me nji farė ēudije tė trazueme me pėrbuzje. Sikundėr duket don tė mė shajė e tė mė qortojė, por nuk i nepet rasa e volitshme. Edhe im shoq e kishte marrė vesh tentativėn e aratisjes dhe m'a pėrmendi dje mbrama, por e mbylli gojėn e heshti kur pohova se dojsha t'aratisem me Shpendin qė e dashunoj. E ēfarė burrnije ka ky njeri qė pranon tė bashkėjetojė me nji femėn qė e pėrbuz? Nuk e marr vesh se si e kupton ky martesėn. Oh sa e sa burra tė tillė ka vendi i jonė dhe sa e sa turpe mshifen mbrenda katėr mureve tė shtėpiave. Tė gjitha ndryhen mbrenda pėr me mos dalė jashtė portės dhe pėr hir tė turpit gėlltiten tė gjitha poshtnimet. Sa keq! Sa turp!

    28 Tetuer
    Dje mbas dreke, simbas zakonit, mė suellėn kėtu, ke prindėt e mij. Them mė suellėn, sepse isha e pėrcjellun
    prej nji grueje plakė dhe dy burrave, sigurisht, t'armatosun me kobure. Demede druejnė se mos aratisem pėrsėri. E ku me shkue? Nė burg? Po tė mė lejojshin me ndejtė bashkė me Shpendin, jo nė burg, por edhe nė Ferr do tė pranojsha me shkue. Mirė, por ku tė lanė!....
    Njerka u mundue tė diftohet e gėzueshme dhe e qeshun. Fėmijt pėrnjimend u gėzuen. Em atė nuk mė foli fare. Mė shiqoi egėr e hidhėt.
    Sot nė mėngjes u rras nė shtėpi t'onė Kola dhe, me nji mėnyrė tė padiktueshme, mė futi nė gji nji letėr qė i kishte dhanė Mamė Gjystina. Letra ishte prej Shpendit. U ēudita se si ka shpėtue kjo letėr nga thojt e censurės dhe mundi tė bijė nė dorė t'eme. Sigurisht dashunia i ka dhanė krahė e fletė pėr me i kapėrcye muret e burgun mizur dhe ata tė shtėpls s'eme. Shpendi, me nji gjuhė rrėnkimesh e hofkėllimesh, e pėrshkruen gjendjen e vet tė mjerueme q'asht krijue mbas burgosjes sė tij e martesės s'eme. Spjegon se si valvitet ndėrmjet tallazeve tė dėshpėrimit tue e kujtue lumnin qė do tė kishim po tė kishim mundė me u largue nga ky rreth i helmatisun pėr ne. Tue bamė f jalė pėr mėrzin e madhe qė e ka pushtue, si nji ankth i mnershėm, thotė se nuk mundet me i qetsue nervat dhe me i frenue trillet qė i kėrcejnė herė mbas here pėr tė krye punė tė marrėsh. „Pse t'a mshef o shpirti i em - thotė diku - dėshpėrimi qė ndi mė duket se do t'a trathtojė vullnetin t'em pėr tė mos e shkelė vendimin e dhanun qė t'a duroj kėtė fatkeqėsi. Shumė herė mė mposht dėshpėrimi dhe zgrehem nė vaj. Qaj si foshnje pėr engjullushkėn t'eme qė m'a grabitėn, qaj pėr zemrėn t'eme e t'anden qė u dėnuen me vdekje dhe qaj per ato orė tė paka lumnije qė nuk mund tė pėrsėriten ma". „Nana e motra kanė ardhė nja dy herė pėr rne mė vizitue. Shqetsohet nana kur mė shef tė zymėt e tė trishtuem. E shof se e pezmatoj dhe e vras tue mos e mbajtė vetėhen, tė pakėn para saj, por s'e kam vetėhen nė dorė dhe s'mund tė baj ndryshe. Ajo ka tė drejtė tė turbullohet e tė mjerohet kur mė shef t'anormalizuem, por edhe un nuk kam se si tė mos tronditem nga ky kob qė pėsuem. Sė fundi kam tė drejtė tė dėshpėrohem e tė qaj, tė pakėn, pėr t'a pėrcjellė me lot e katrrime atė dashuni qė u vorros pėr jetė mbrenda kėsaj zemre".
    Ma nė fund mė kshillon t'i bindem fatit, tė bahem e fortė dhe e durueshme, tė kem kujdes pėr shėndetin t'em dhe mė siguron se ka me mė dashunue derisa tė jetė gjallė. Sa pėr ēashtjen e gjyqit thotė se ka me vonue, mbassi ende nuk kanė nisė me u zhvillue hetimet e para.
    Letrėn e tij e kėndova nė kthinėn t'eme tė vajzėnis, aty ku i shijova orėt e bardha tė lumnis dhe ditėt e zeza tė fatkeqėsis. E kėndova letrėn me lot qė shpėrthyen nga shpella e zemrės dhe u shprazėn nga cirilat e ballit.
    Shpresa qė t'a shof Shpendin mbas martese, natyrisht, ka qenė e vokėt, por tash qė u burgos asht akullue fare. Pa dyshim do ndijsha nji farė ngushullimi po tė mos ishte i burgosun dhe po tė rronte mbrenda kėtij rrethi, ku un po dergjem. Sigurisht do tė mė dukesh sikur ai i ndin rrėnkimet e zemrės s'eme dhe un i diktoj hofkėllimet e tij. Por tash q'asht mbyllė nė burg, tash qė vuen mbrenda asajė Skėtere tė tmershme, s'asht e mundun me u afrue. Pėr kėtė shkak nashti asht vranue e nxi fare qielli i jetės s'eme. Ndoshta kurrė nuk do tė shkėlqejnė rrezet e Diellit t'em dhe kam pėr tė vdekė n'errėsinė. Lumnia qenka si manushaqet qė bijnė nė mes tė ferrave dhe pėr tė bamė nji tubėz lypset me i mbledhė nji nga nji dhe tue u gėrricė e pėrgjakė duersh. Vetėm disa orė e disa ēaste mund tė jetė i kėnaqun njeriu nė kėtė jetė. Vetėm kėto orė e kėta ēaste, tė bashkueme, e pėrbėjnė lumnin e robit nė jetė. Ata qė e kujtojnė ndryshe lumnin gabohen. Njeriu qė vjen nė jetė tue qamė, asht fare e natyrshme qė tė mbarojė tue dėnesė dhe tė mos jetė i lumtun.
    I dhashė pėrgjigje Shpendit. I urova shėndet dhe lirim tė shpejtė nga burgu. Gjithashtu i thashė edhe se un, po tė dojė ai, jam gati t'a neveris kėtė jetė dhe t'aratisem pėrsėri me te.
    Po tė bijė nė dorė tė ndokuj kjo letėr ase ky libėr, sigurisht, do tė pėrbuzem e do tė mallkohem tue thanė se un sot, si grueja e kėtij tregtarit, - mė vjen efsh me i a pėrmendė emnin - nuk kam tė drejtė tė korrespondoj me nji tjetėr dhe tė shprehem kėsodore se... rrėzohem nga kunora!.. Atij do t'i pėrgjigjesha krejt duf e mėllef dhe do t'i thojsha se un, nė realitet, nuk kam kunorė, mbassi jam martue pa u pyetė dhe me nji njeri qė nuk e dashunojsha dhe nuk e dashunoj edhe sot. Do t'i thojsha se po tė zbatohesh ligja dhe Sherijati rigorozisht, un nuk do tė quhesha grueja legjitime e kėtij njeriu, por.... mantenuta e tij e vume nėn dispozisjon tė tij prej t'im et. Me fjalė tė tjera unė do tė quhesha fėrshėndi, im shoq bik dhe im atė ganec.

  4. #14
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    3 Nanduer
    Em shoq asht i pasun, por nuk mund tė blihet zemra me flori, sikurse s'mund tė sigurohet lumnia me pasuni. Nuk sigurohet lumnia tue e ushqye vetėm barkun por tue e kanitė edhe zemrėn. Ky njeri qė m'a kanė dhanė pėr burrė asht plotsisht si nji majmun: ka nji kokė gunga gunga, nji hundė qė mtrashet tue u zgjatė poshtė, nji fėtyrė kuqėreme dhe qukalashe, do sy tė vegjėl nė ngjyrė tė hinit, buzė tė trasha dhe nji gojė qė i qelbet pėrherė. Me kėtė kafshė, tė quejtun njeri, mė kanė martue dhe ai kėrkon t'a dashunoj nė vend tė Shpendit. Oh
    ironi e fatit t'em tė pamėshirshėm!

    7 Nanduer
    Jam ulė buzė dritares dhe po shof jashtė. Fryn nji muran i egėr. Vėrshėllima e tij e vrazhdėt gjan si jehona e fyellit tė vdekjes sė Botės. Kjo asht era e Vjeshtės rrenuese. Pemėt, lulet dhe gjithė ata qė kanė shpirt i kanė zanė ethet dhe po dridhen prej tmerit tė mordjes. Lulet e vyshkuna janė pėrkulė kah toka, e cila duket sikur e ka hapė krahėnorin pėr me i pėrpimė e me i futė nė gji tė vet. Pemėt janė zveshė pjesėrisht. Ato tė paka zhele qė u kanė mbetė, kanė ngjyrė tė verdhė: tė verdhėn dhe tė zbetėn e asaj qė dergjet nė shtratin e vdekjes. Sa fort mė gjasin mue! Edhe un lėngoj shpirtnisht e trupnisht. Ndoshta ato vuejnė vetėm fizikisht. Fusha duket si ajo e vorrezeve dhe bokat, kodrat e malet si piramida apo vorre martyrėsh. Zoqt e verės janė aratisė e s'duken kund ma. Rrezet e Diellit janė tė mekta e tė vokta. Shkurt ēdo gja po dergjet.
    Vu.. vu!.. ban murrani. Ky tingull i pashijshėm gjan si urdhėni hyjnuer qė pėrhapet rreth e rrotull dhe qė don tė thotė: Shueju! Shueju! Gjethet e pemėve, mbas nji qėndrese kreshnike dhe mbas nji lėkundjeje tė bame nė shenjė jetike, shkėputen nga prindėt e vet dhe bijen pėr dheu: e pėrqafojnė nanėn e vėrtetė. Krahnori i tokės asht bamė si nji vorr i kėtyne vogėlusheve qė rrėzohen e rrasen njeni mbi tjetrin. Trungjet dhe degėt lėkunden tue u pėrkulė kah toka si me dashė t'i falen krijuesit vdeksues. Zhurma e randė e shkaktueme prej lėvizjes sė kėtyne frymorėve memecė, duket si gjama e nji vajtimit apo e katrrimit, pse ato po i dorėzojnė mordjes bijt e vet tė dashun dhe ndoshta shum tė dashun.
    Kjo pamje neveritėse, qė shfaqte pėrgatitjen e nji kobit tė zi pėr rruzullimin, mė kishte mahnitė e tėrhekė nė gjinin e ftofėt tė mėrzis. S'dij se sa kohė mbeta i humbun nė kėtė mėnyrė, por sikur tė mos pėrplasesh me zhurmė fleta e nji dritares, ndoshta edhe shumė kohė do tė kisha mbetė ashtu i mpime dhe i mahnitun.
    Kur u shkunda nga kjo jermi, mendja e eme fluturoi ke Shpendi dhe, tue u mundue me i shbirue maret e trasha tė burgut, donte tė shofi se ku asht strukė Dielli i saj. Mbassi u orvat mjaft qėndroi nė nji skutė dhe i dha tė puthun atij qė i nep dritė, jetė e gjithshka. Nė fund u largova nga dritarja pėr t'i mshimun djersėt e ftoftė qė m'a kishin mbulue ballin dhe lotėt e nxehtė qė mė rigojshin nga syt. Nji kollė e thatė dhe disa pėshtyma gjaku, qenė ēmimet qė i dhashė un asajė pamjeje.

    10 Nanduer
    Doktorėt qė mė vizituen, e kshilluen t'em shoq qė tė ndahet prej meje, pse e rrezikon jetėn e vet dhe t'emen, por ai nuk bindet. Oh sa mirė do tė bahesh sikur tė mė shporresh ky njeri e tė mė linte tė qetė. Mė duket sikur po m'a merr shpirtin me pėrdhunė me sjelljet e tija trashamane sidomos me dashunin qė mė shfaq. Oh sa mėrzitės e besdisės qė asht! Me gjith qė i a kam pėrplasė nė fėtyrė tue i thanė se nuk e due dhe se e urrej, prap se prap, vazhdon tė mė mėrzisi tue e kėndue kangėn e Mukės. Oh ē'lemeri. Kėto ditė kam qenė mjaft e dobėt dhe e raskapitun. Nuk kam fuqi me u endė. Mė pėlqen tė rij shtrimė.

    16 Nanduer
    Gjykata e Tiranės disa ditė ma parė mė ftonte qė tė paraqitesha dje para sajė, si ndėrgjyqse, nė padin e aratisjes. Un dojsha tė vete e tė deklaroj se pata ikė me hirin t'em pėr t'u martue me Shpendin qė e dashunoj, por nuk mė lanė kėta gogolė. Kur pashė se nuk do tė mundesha me i a mbrrimė qellimit i shkrova nji letėr Z. gjykatsit dhe i thashė se Shpendi nuk ka as ma tė voglin faj, mbassi un kam qenė ajo qė e kam nxitė e shty n'aratisje. Letra kishte bamė bujė tė madhe dhe im atė e im shoq, q'ishin si paditsa kundėr Shpendit, ishin bamė pėr tė vramė vetėhen. Dhantė Zoti t'u mbushet mendja qė tė mė fusin nji plumb kokės e tė shpėtoj nji herė e pėr gjithmonė. Sot erdh nė shtėpi nji pėrfaqėsues i gjykatės dhe mė pyeti mbi rrjedhjen e aratisjes. I vertetova dhe i pėrsėrita ato qė pata shkrue nė letėr. Ēuditem nė t'em shoq. Habitem se si nuk mė vret. Nė mos qoftė i zoti me e pėrdorė pushkėn, tė paktėn, duhej tė mė shkunorėzonte. Pėrse nuk mė shkunorėzon e nuk e kėput atė fille tė hollė, me tė cilėn na kanė lidhė? Ē'farė njeriu qenka ky? Un, po tė kisha qenė nė vend tė tij, kurrė nuk do t'a durojsha bashkėjetesėn me nji shoqe qė dashunon nji tjetėr dhe, menjiherė, do t'i kėputsha marrėdhanėjet me tė, por ky s'merr vesh se.... Ēudi!
    „Kėtu janė shqye disa fletė".

    6 Mars
    Prej kohėsh nuk kam shkrue nė kėto fletė. E pėrse me shkrue: Ē'farė vlere mund tė kenė shkrimet e mija, mbassi un u mjerova plotsisht dhe tash, qė tė plotsohet tragjedia, mungon vetėm vdekja? Tė shkruejsh nė kėto fletė don me thanė tė flasish me gojėn e tė mjeruemes pėr me e llastue ma fort mjerimin. Sidoqoftė do tė shkruej nga ndonji herė qė tė shfrej, se s'kam kuj me i a hapė zemrėn dhe me e shprazė vėnerin. E me kėtė mėnyrė e nxjerr dufin. Pas? Po.
    Pardje mė suellėn kėtu, nė shtėpi tė tim ėt, kinse pėr tė ndrrue ajr. Menjiherė e pranova propozimin qė mė bani em atė pėr tė ardhė kėtu, sepse mė kandet tė dergjem e tė vdes nė shtėpin e nanės, ku kam nji grumbull kujtime t'ambla e tė hidhta. Im atė tash asht paqtue me mue. Mė flet, mė gjith qė me serjozitetin ma tė madh, me nji mėnyrė tė butė dhe sikur nuk ka ngjamė gja nė mes t'onė. Por kurrė nuk prek kah aratisja, kah gjyqi ase
    kah dashunia e eme. Ka kujdes qė tė mos i shpėtojė as ma e vogla fjalė qė mund tė ketė lidhje me to. Qėndron shum larg.
    Gjyqi i Shpendit u zhvillue nė mungesė t'eme. Ai u ndeshkue me nji mot burgim tė randė simbas nenit 381 e me ndėrhymjen e paragrafit tė dytė tė kodit penal. I shkreti Shpend pėsoi pėr shkak t'em dhe tash lėngon mbrenda atij Ferri. Shpesh qaj pėr tė. Nuk dij se a do mundem me i a shpėrblye vuejtjen me lotėt qė derdh.

  5. #15
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    14 Mars
    Sot bana nji farė vetėkontrollimi.
    E hapa librin e jetės s'eme dhe e shfletzova qysh nė fillim e deri nė mbarim. Sa shum paskam shkrue pėr nji mot! Kush e din se sa volume do tė lypeshin po tė duhej me e pėrshkrue krejt jetėn. Hudha nji veshtrim andej e kėndej dhe nė fund pata pėrshtypjen se jeta e eme filloi me vaj e rrėnkime, vazhdoi me vuejtje e pėsime dhe, tue u trazue me nji dashuni tė pashijueshme, mbaroi - asht tue mbarue - me hofshe e ulėrime. A kėshtu duhej t'ishte jeta? Pa dyshim jo. Ajo lypsej tė qė krejt ndryshe. Duhej t'ishte e gatueme me gaz e hare, e kalueme me dashuni e lumni dhe e mbarueme me mjaftėsi e kėnaqėsi. Por s'qenka ashtu. Ndoshta vetėm pėr mue s'qė ashtu me kuptim tė hidhėt e tė tmershėm. Ndoshta vetėm un po tėrhiqem nga kjo botė e pakėnaqun dhe e dėshpėrueme. Por, jo. Nuk jam un e vetmja fatzezė.
    Para meje sigurisht me mija fatzeza kanė ardhė e kanė shkue pa e gėzue dhe pa u qeshė zemra makar nji herė. Kush e din se sa yj xixėllues pat nė mes tė tyne dhe u shqimėn pa ndriēue kėnd; kush e din se sa dallėndyshe pat n'at varg qė u thyen krahėsh mu n'at ēas qė dojshin me fluturue pėr me e gėzue lirin dhe me e shijue jetėn.
    Edhe un u pėrplsasa pėr dheu mu n'at ēas qė dojsha me i dhanė hof shfrimi dėshirit t'argėtimit tė ndiesive tė zemrės dhe ajo, menjiherė, u dėnue me vdekje. Ka plot njerės nė kėtė botė qė qajnė kot, por ka edhe asish qė qeshin fare kot. Njena palė qan tue kujtue se e lut dhe e ndjell lumnin, kurse tjetra qesh tue besue se e lufton dhe e dėbon fatkeqėsin. Tė dy palėt vijnė e shkojnė tue e gabue vetėhen. Un, me sa kuptoj, ndodhem nė mes tė kėtyre dy palėve dhe kam kalue nė nė shkallė tė tretė, pse kam qamė e kam qeshė mjaft pėr vetėhe. Tash qaj e qesh ma shumė pėr tjerėt se sa pėr vetėhe, pse un i lava duert ma nga vetja. Shkurt jam bamė si ato qė kangėtojnė ndėr dasma tė hueja dhe katrrojnė ndėr morde tė tjerėve. Por nė mundshme lanė vragė e vragė ndėr zemrat e atyne qė kanė me e ndigjue kangėn ase vajin t'em, do tė jem e kėnaqun, do tė jem e lumtun.

    19 Mars
    Ka mjaft kohė qė jam shtrimė nė shtrat e po dergjem. Besoj se kėsaj rradhe nuk do tė ēohem ma veēse kur tė mė ngrenė pėr tė mė ēue nė banesėn e pėrjetėshme, ndėr Vorrezet e Bamit. Herė mbas here qis gjak. Ēuditem se sa shum gjak paska njeriu. Habitem se si nuk u shterr ky burrim gjaku qė qenka nė krahėnuer t'em. Me gjith qė jam e dėrmueme fare dhe krahėnori po mė shkatrrohet nga gjaku qė nxjerr, apetin e kam tė madhe dhe ha me shije tė veēantė. Gjithnji e kanis stomakun me haena tė ndryshme dhe gjithmon kėrkoj me hangėr dishka tė zgjedhun nga inendja qė endet gjellė mė gjellė e pemė mė pemė. Vetėm mė vjen turp me kėrkue, se do tė mė quejnė llupėse. Me gjith kėtė shpesh heorė i mbyll syt dhe kėrkoj. Nji javė ma parė, pėr shembėll, mė shkoi mendja pėr rrush. E kapėrdina turpen dhe u thashė. E ku gjindet rrushi nė kėtė stinė? Me gjith atė kėrkuen dhe, ma nė fund, kishin gjetė nji vesh tė vyshkur e pjesėrisht tė kalbun.
    Tyberkulozet, pėrgjithėsisht, dergjen e vdesin tue hangėr dhe tue folė. Sa mirė se? Ngopen e shfrejnė. Demede edhe un kėshtu u bana. Natyrisht s'do tė baj pėrjashtim nga tjerat, se s'kam ramė nga Qielli de! Oh sa gėzohem kur mė sjell kush ndonji ambėlsinė tė mirė ase ndonji pemė qė nashti rrall gjindet. Dje mė kishte sjellė Dajė Haxhiu nji shegė. Mė shkuen jargėt nga goja kur e pashė, por nuk mundesha me e hangėr, pse atėhere kėtu ndodhesh Xha Ceni e Xha Meta. M'erdh turp prej tyne, por qeshė tue plasė nga padurimi. Prandaj s'duhet me ndejtė gjatė pranė tė sėmunit.

    21 Mars
    Dy tri herė nė ditė vjen im shoq pėr me mė pamun. Oh sa fort mė besdis ky njeri. Prania e tij mė mėrzit shum dhe mė shqetson. Nuk dua t'a shof me me sy kėtė njeri qė m'a grabiti lumnin, dashunin dhe vajzėnin t'eme.
    Sa i trashė dhe i pagdhendun asht ky njeri! Nuk merr vesht as nga fjalėt e tėrthurta e thumbuese as edhe nga verejtjet e hapta qė i bahen. Ai asht si ndonji ka i mplakun qė s'luen vendit pa u shpue me hosten. Disa herė vjen e mė qėndron ke kryet dhe nis tė mė torturojė tue e pėrsėritė, njiqind herė, kangėn e dashunis sė vet. Un e kthej kryet me nji anė dhe i zaj veshėt qė tė mos e ndigjoj, por ai nuk merr vesh fare. Dje i thashė Hallė Hatixhes qė t'a dėbonte dhe tė mos e futte mbrenda, por ajo mė qortoi tue mė thanė se asht turp. Heshta dhe u shtėrngova tė bindem. Sot prap nisi me mė mundue me marrėzit e veta. M'u sos durimi. I thirra me duf e mėllef:
    - Pusho mor budalla, se m'a plase shpirtin. Mjaft ma! Hiqmu qafet e mė len tė vdes e qetė!
    Nuk bėzani. U largue si nddnji buell. Ky i marrė ndoshta shpreson se do tė ngjallem qė tė.... mė shijojė. Uh m'a shpėrlaftė murtaja dreqin!
    Vjehra nuk bėzan fare. Herė mbas here mė sjell ambėlsina e pemė. Nga ndonji herė mė pyet se ēfarė dėshiroj qė tė mė sjelli. Tė them tė drejtėn kjo sillet mjaft mirė.

    27 Mars
    Em atė duket pak si i shtypun e i vramė prej sėmundjes s'eme. A thue e ka kuptue se, pjesėrisht, ai asht fajtuer pėr kėtė gjendje? Pėrparimi i shpejtė i sėmundjes dhe me hapa tė mbėdha, pa dyshim, i detyrohet dėshpėrimit qė mė shkaktoi martesa me kėt tregtarin e jo me Shpendin t'em. Ai ndoshta nashti e ka kuptue gabimin trashanik qė bani, por asht tepėr vonė dhe s'mund tė ndreqet ma. Me gjith kėtė mė duket sikur mė quen fajtore pse dashunova dhe pėr kėt shkak as nuk don me mė dorovitė me lėmoshėn e ndjesės. Oh sa tė pamėshirshėm janė disa burra kundrejt femnave. Ani se vdekja ka me i lamė tė tana ato qė kėta quejnė mėkat.
    Sigurisht im atė kurrė nuk do tė jetė trazuem prej ndonji kujdesi tjetėr veē atij tė sigurimit tė pasunis, tė grumbullimit tė arit, tė gjetjes s'asajė mėnyre qė tė mėson se si tė mundesh me e mbushė barkun ma mirė e ma shum. Zemra e tij kurrė nuk do tė jetė msye prej rrebeshit tė dashunis. Nė syt e tij kurrė nuk do tė jetė dukė dėshiri i zjarrtė pėr t'i argėtue pjerrjet e zemrės, as edhe mallėngjimi i pambaruem e ndonji dashunis sė humbun. Prandaj asht kaq i egėr dhe i pamėshirshėm kundrejet meje. Pėr kėt shkak nuk don tė mė fali, me gjith qė i vjen keq pėr vdekjen e trupit t'em. Sa pėr zemrėn dhe vdekjen e sajė s'din dhe s'kupton gja.
    Ata qė vdesin tue dashunue janė dėshmorė, thotė Muhameti dhe me kėtė mėnyrė e ka bekue dashunin, por im atė s'merr vesh dhe nuk don me e mėshirue tė bijėn. Njerka nuk bėzan fare. Duket si e padurueshme dhe e mėrzitun nga zgjatja e sėmundjes s'eme. Ndoshta uron qė tė shporrem sa ma parė prej kėsajė jete.

  6. #16
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    30 Mars
    Asht natė. Errėsina dhe heshtja mėrzitse e kanė kapullue e pushtue botėn mbarė. Tirana flen. Nji qetėsi e thellė zotnon nė tė katėr anėt. Vetėm fėrshėllima e fėllimit tė natės, herė herė, e trazon qetėsin. Un jam ulė buzė dritares, prej ku e sodis mbrendinė e burgut qė e shtrėngon Shpendin. Zemra e eme e ftoftė rref e rrėnkon pėr dėshirat qė nuk i realizoi, pėr argėtimet qė nuk i shijoi, pėr lakmit qė nuk i argėtoi. Fati mizuer qė i pamėshirshėm kundrejt meje. Ai nuk desh tė mė napi mundėsin qė t'i korrsha amblas lulet e vajzėnis, tė rinis dhe tė jetės s'eme ashtu si pata andrrue e dėshirue dikur. Edhe nė ēastin e fundit, ai pa dyshim, do tė mė pėrqeshi dhe do tė zgėrdhihet pa i a vumė veshin ankimeve tė mija, pa e peshue sasin e helmit qė ka derdhė nė zemrėn t'eme. Oh sikur t'ishte e mundun me e zveshė fatin nga pushteti dhe nga fuqia shfaruese. Sikur t'ish e mundun me u porositė jeta nė nji fabrikė qė tė gatohesh simbas dėshirit t'onė. Nė nji rasė tė tillė un do t'isha bashkue me Shpendin dhe ky tregtari do t'a kishte gjetė shoqen e vet tė pėrshtatėshme.
    Pėrse nuk u lumnova e nuk e shijova edhe un jetėn? Ē'faj i bana njerėzis ase Perėndis qė mė ndeshkuen me mjerim? A nuk asht mėkat qė un, nė moshėn ma tė bukur tė jetės s'eme, tė vdes pa u kėnaqė me dhantit e natyrės? Edhe un tė kisha ngrehė nji fole lumnije, ku tė jetojsha, sadopak, me Shpendin t'em dhe mandej le tė vdissha. Po, le tė vdissha, por mbasi t'a kisha shijue jetėn ndopak dhe... tue lanė dishka mbrapa. Ah po. Sikur tė kisha pasė fat me lanė mbas vetėhes nji krijesė qė qė t'ishte pema e dashunis s'eme dhe e Shpendit. Sa me kujdes do t'a kisha rritė, sa mirė do t'a kisha edukue, sa shumė do t'a kisha mėsue dhe sa fort do t'a kisha argėtue. Edhe ai, padyshim, do tė mė donte fort dhe mbas vdekjes s'eme, sigurisht, do tė vinte me qamė mbi vorrin t'em me syt e babės e me zemrėn e nanės. Ndoshta ai, i frymėzuem dhe i injeksionuem prej meje, do tė bahesh dalėzotsi i tė drejtave tė femnės Shqiptare. Por ah! Sa e mjerė dhe sa e shkretė jam!
    U tėrhoqa nga dritarja me lot ndėr sy e me helm nė zemėr.

    2 Prill
    Oh sa mė ka marrė malli pėr Shpendin. Oh sikur tė mundesha me e pamė edhe nji herė pėrpara se tė vdes. Fotografis sė tij i asht shdukė shkėlqimi, pse un e kam squllosė me lotėt qė kam derdhė mbi te herė mbas here. Prandaj nuk m'a ngop mirė syn e zemrės sė mallueme.
    Dashunia, ndoshta, nuk ka fuqi me e kėmbye helmin e vdekjes nė nektar, por sigurisht e pakson fuqin dėrmuese t'atij farmaku tue e ulė gradėn e hidhėsinės. Un besoj se po t'a shifsha edhe nji herė Shpendin t'em, pa u drashtė dhe me krahė hapėt, do t'a pritsha mordjen. Por ku asht se?!... Ah un e shkreta! Sot nė mėngjes i dėrgova nji letėr. Me sa mė qe e mundun e pershkrova gjendjen e zemrės s'eme tė mbushun me plot zjarm mallėngjimi e dashunije pėr te, por pena e shkretė, nė rasa tė tilla, asht e pafuqishme dhe e vorfėn. Nuk mundet me i interpretue ndiesit e zemrės sė shitueme pėr vdekje. I u luta qė tė mė dėrgojė edhe nji fotografi tjetėr.

    4 Prill
    Ditėn e parė tė kėtij mueji u vu nė zbatim kodi civil i ri. U vu nė zbatim, por shum vonė pėr mue. Femna Shqiptare, simbas kėtij kodi, fiton mjaft tė drejta. Por, po tė merret para sysh mendėsia e ndryshkun e njerėsve qė janė futė nė kthetrat e zakonit primitif dhe po tė gjykohet se zbatuesit e kėsajė ligje do tė jenė vetė meshkujt, kuptohet fare lehtė se sa i vėshtirė ka me qenė zbatimi i tij plotsisht e pikė pėr pikė. Pa-u bamė fli edhe shumė femna dhe pa u kalbė nėn tokėn e zezė edhe shumė tė reja, nuk kujtoj se do tė arrihet me u zbatue pikėrisht kjo ligjė. Me fjalė tė tjera un kujtoj se duhet tė kalojė edhe mjaft kohė qė tė lejė Dielli i lumnis pėr femnėn Shqiptare, sidomos Muslimane, pse lypset edukue populli simbas shpirtit tė kėsajė ligje dhe tė stėrvitet me e respektue si ligjėn fetare.
    Pėr ndryshe ndryshimi i gjendjes sė femnės Shqiptare do tė jetė i bamė vetėm mbi kartė. Bashkė me kodin civil asht vu nė zbatim edhe ligja mbi mėnyrėn e aplikimit tė tij. Me qenė se kjo ligjė asht shumė e butė dhe nė pjesėn ndeshkimore para shikon disa dėnime tė lehta pėr kundravajtėsit, s'kujtoj se do tė mundet me i disiplinue ase edukue shtetasit, nuk besoj se do mundet me i shtrėngue qė tė veprojnė nė pėrshtatje me dispozitat e kodit civil. Shpirti i kėsajė ligje lypsej t'ishte aq i egėr sa t'arrinte nė barbarizmė. Po, se vetėm atėhere do tė sigurohesh mirėzbatimi i kodit civil e jo sot qė janė parashikue disa ndeshkime tė lehta pėr fajtorėt e kėtij lloji. Kodi civil qė u vu nė zbatim, nė mes tė tjerave, ka edhe nji pikė me randėsi kryesore pėr femnėn: Nuk lejon martesė pa u marrė hiri e pėlqimi i tė dy palėve. Bukuri, por deri ku do tė jetė e mundun me u zbatue kjo pikė asbt e dyshirntė, pse - si thashė edhe me naltė - nuk ka ndrrue mendėsia, pse ligja nuk ka fuqin magjike apo mystike qė tė bajė vetė nji ndryshim tė njiherėshėm e tė mbrekullueshėm nė shpirtin e popullit.
    E martesa qė bahet sy mbyllazi asht e errėt dhe n'errėsin, pa dyshim, kalon jeta e bashkėshortėve: Po tė mė pyesin, mbassi tė vdes, se a dishėroj tė ringjallem ndoshta do tė them po, por me kusht qė tė jem e lirė me e zgjedhė vetė bashkėshortin. Pėr ndryshe nuk do tė bindem dhe do tė kėrkoj me u rrasė edhe ma thellė nė gjinin e tokės. Gjysmėn e popullit Shqiptar, natyrisht, e pėrban femna, por ajo nuk gėzon asnji tė drejtė. Tė gjitha tė drejtat i ka mashkulli, ai qė nė ēdo kohė e nė ēdo vend ka pasė - ka edhe sot - privilegjin me e shtypė femnėn. Por qė tė sigurohet lumnia e nji kombi lypset tė pajoset femna me kulturė, duhėt hjekė dorė nga mendėsia e skllavėnimit tė saj dhe asht nevoja tė shkundet pluhni i asajė sė shkuemeje plot pėrbuzje e mjerime pėr na tė gjorat. Ma sa mundet tė bahet e mirė dhe e fortė nji godinė qė ndėrtohet me landė tė kalbėt, aq mund tė bahet e lumtun nji shoqni qė pėrbahet prej tė mjerėsh. Na sot jemi plotsisht si kafshėt sbtėpijake qė vlejnė vetėm pėr shėrbime e nevoja shtėpije, jemi robnesha pa tė drejtė mendimi e lirije, jemi kufoma tė vdekunash qė lėvizin simbas shtytjes sė meshkujve. Por duhet mbajtė para sysh se prej kėtij farė poshtnimi damtohet krejt shoqnia Shqiptare dhe se ajo asht si nji plagė e rrezikshme nė shtatin e shėndoshė tė shoqnis sė qytetnueme.
    Prandaj lypset tė veprohet me shpirtin e nji heroit qė tė shpėtohet ky popull nga kobi qė i kėrcnohet, duhet tė duket dora qė t'i ndrydhi duert e murtajės sė padukėshme qė i kanoset ekzistencės s'onė. Lypset forca e nji mbinjeriu qė tė ketė nji vullnet tė papėrkulshėm dhe tė jetė i frymėzuem idealisht e fanatikisht nga ndiesia e misionit qė do tė marri pėr sipėr. Nė mos u baftė kjo mbrekulli, jemi tė dėnuem tė vdesim e tė shuhemi dalė-nga-dalė si ata qė mbarojnė prej vemzės.

    6 Prill
    Oh sa dėshiroj me i argėtue e me i puth fėmijt. Ata vijnė rreth e rrotull shtratit t'em dhe mė shofin me.... dashuni e dhimshuni. Afrohen dhe kėrkojnė, me veshtrime lutės, qė t'i ledhatoj e t'i puth si parandej. Por unė, nga droja se mos u ngjis ndonjė mikrop, i largoj pa i prekė fare.
    Sot mbas dreke, nė nji kohė kur ndodhesha vetėm nė kthinė, erdh Meti dhe, mbassi u avit ngjat shtratit t'em, mė tha:
    - Pėrse je hidhėnue, Dije, me mue?
    Zani i tij ishte i mbytun. Nga syt shprazėsh pezmatimi i zemrės sė vogėl.
    - Kush tė tha se jam hidhnue me ty? - e pyeta,
    - Kurrkush s'mė ka thanė, por e ndi vetė - tha me sy pėrposhtė.
    - Si ė ndin? Si e kupton?
    - E kuptoj se as m'argėtojsh as edhe mė puthish ma - gjegji tue bėlbėzue dhe me njė za gati tė pėrvajshėm.
    - Nuk tė puth se jam sėmunė - i thashė.
    - E ē'ka se je sėmunė? Edhe tata dikur qė sėmunė, por mė puthte - i a bani.
    - Po, por....
    - S'mė don ma. Je hidhnue me mue.
    - Jooo. Tė due dhe tė due shum Met - i thashė me nji za qė dilte nga thellėsit e zemrės sė trazueme.
    - Atėhere mė puth nji herė - mė tha dhe, tue u rrasė e krrusė mbi shtrat t'em, m'a zgjati faqen.
    - Jooo. Largohu! - thirra dhe e ktheva kryet m'anė tjetėr qė tė mos e preki fryma e eme helmatuese.
    U zbrap menjiherė dhe u zhgreh nė vaj. Iku tue ulėrue me tė madhe dhe tue thanė me nji za tė mbytun:
    - S'mė don ma, s'mė don.
    Edhe un shpėrtheva nė vaj dhe qava nji copė herė.

    9 Prill
    Nė nji kohė, kur isha vetėm, u ēova nga dale dhe shkova nė fund tė kthinės pėr t'u pamė nė pasqyrė. Ka shumė kohė qė s'e kam pamė vetėhen. Pranndaj mė kapi nji trill qė mė shtynte tė shof se ēfarė ndryshimi kam bamun nė fėtyrė, pse gishtat e duervet mė janė tehollue aq shum, sa mė duken tė shėmtueshėm dhe si t'ajtun nė kyēet e tyne.
    U habita kur dola pėrpara pasqyrės q'asht mbėshtetė pėr muri. Nji farė mėrzije, e bashkueme me habi, mė kapi kur e pashė vetėhen n'atė gjendje. Ndryshimi qė kishte pėsue trupi i em ishte i madh: E tanė bukuria e vajzėnis s'eme kishte perėndue ma. Flokėt e mij, dikur t'artė, gjajshin si fije bari tė thatė. Syt e kaltėrt e tė qėndisun qė Shpendi kishte pagėzue sy laroshe ishin gropue e turbullue tue u qarkue edhe prej nji rrethit tė zi. Qepallat kishin nisė me u rralue e me u ngjitė nė njena tjetrėn. Vetullat e holla dukeshin si dy nepėrka qė rrijnė gati me i kafshue ata dy sy. Ngjyra e trandafilitė e fėtyrės ishte zavendėsue me nji bardhėni neveritėse qė duket vetėm ndėr fėtyra tė vdekunish. Mollzat e faqeve ishin skuqė pa shijshėm tue u grumbullue gjaku ndėr to. Flegrat e hundės ishin tėhollue dhe hapė jasht masės. Buzėt e kuqe ishin zbemė e gjelbėruem. Veshėt ishin tėho llue shum dhe gjajshin si fletė tė verdha. Gusha ishte zhdukė dhe vendin e sajė e kishte zanė nji gropė. Qafa ishte zgjatė pėr sė tepėrmi dhe supet kishin ramė pėrposhtė. S'ishte kurrkund ajo Dije e parė. Aty dukej nji skelet qė ende nuk asht zveshė krejt nga mishi. Duket se po afron koha qė t'i them lamtumirė kėsaj bote. Oh
    sa mirė do t'ishte qė tė vinte sa ma sbpejt ajo orė, pse do tė shpėtojsha nga vuejtjet, nga mundimet, nga brengjet dhe dėshpėrimet e kėsaj jete. Ē'mė dubet tė rroj dhė pėrse tė rroj? Jeta, pėr mue, s'ka kuptim ma. Asht e randė dbe e paduruesbme. Ajo duhet tė shuhet sa ma parė.
    Oh sikur tė vinte Shpendi e tė mė shifte se sa jam prishė e tretė, se sa jam denatyrue dhe sa fort mė ka ndryshue sėmundja. Pa dyshim do tė derdhte lot dėsbpėrimi. Por ai asht mbyllė mbrenda katėr mureve pėr me mos u pamė me mue, ndoshta pėr jetė. Oh ma mirė tė kishte qenė larg, tej maleve e detnave, se sa i mbyllun nė burg.

    11 Prill
    Prap erdh Pranvera. Pėrsėri nisi me kėndue bilbili. Oh sa e sa pranvera kanė pėr t'ardhė, por un s'kam me i parnė ma; sa e sa shekuj me rradhė ka me kėndue bilbili, por un nuk do t'a ndigjoj ma. Erdh, po Pranvera. Por simjet mė duket sikur nuk asht e shkėlqyeshme si herėt tjera; mė gjan sikur nuk e ka sjellė me vetėhe gazin dhe haren e pėrparshme. Ndoshta kėto mungojnė pse Shpendi i em vuen e gjėmon nė burg dhe se pse zemrat t'ona u vranė e u vorrosėn. Kėndon bilbili, por zani i tij simjet gjan si ai i qyqes qė ndjell kob e mjerim. Nuk asht i ambėl e i kandshėm si herėt tjera, nuk asht i butė dhe i pėrmallshėm si pėrpara. Ai nuk m'a gicilon ma zemrėn dhe nuk m'a kėnaq shpirtin si parandej. Ai duket sikur qan e vajton, gjan sikur psherėtin e rrėnkon. I tanė ky ndryshim, sigurisht, do tė jetė shkaktue nga mungesa e Shpendit t'em, nga vuejtja e tij nė thellėsit e burgut.
    Thonė se kėndon bilbili, por mue mė duket se qan. E si mund tė kėndojė i gjori kurse trandafili i tij asht i rrethuem prej gjembash dhe fati i dashunis sė tij asht nopran? Ai ndoshta ka kėndue dikur, por tash qan dhe qan pėr vetėhe e pėr dashunin e vet, plotsisht si un e shkreta.

    13 Prill
    Iu luta babės qė tė mė lejonte me e thirrė Mamė Gjystinėn e me u pamė me te. Ai e pranoi lutjen t'eme dhe lejoi tė takohem me tė gjithė pjestarėt e familjes sė Xha Simonit. U ēova f jalė dhe i thirra. Erdhėn bashkė me Irenėn qė kėto ditė ka ardhė kėtu me tė shoqin. Erdhėn, por shum pak folėn, pse u pikėlluen kur mė panė tė mbarueme dhe tė ndeme nė shtrat. I mundi pezmatimi dhe u zhgrehėn nė vaj. Xha Simoni m'a fėrkoi ballin tue mė folė me dashunin e pafajshme dhe me dhimbjen e nji atit tė mirė. Iu mbushėn syt me lot. U tėrhoq me nji anė dhe vazhdoi tė qajė kadalas. Mamė Gjystina dhe Irena mė rrokėn n'grykė dhe mė mbuluen me puthje. Aq fort qanė tė shkretat sa em atė u shtrėngue t'u lutet qė tė qetėsohen. Sa ngushullim ndiu zemra e eme prej vizitės sė tyne e sidomos prej dhimbjes qė shfaqėn tue derdhė lot. Mė kishte marrė malli shum pėr ta. Jam mjaft e ngushullueme sot, mbassi munda me u shmallė me ta. Ndoshta mbas pak ditėsh do t'i mbyll syt e nuk do t'i shof ma. Sa mirė bani im atė qė mė lejoj tė shifen me ta dhe sa bekime ka marrė prej zemrės s'eme. Qysh nga kjo datė e deri nė mbarim shėnimet janė bamė me plumbsh dhe shkrimi asht mjaft i keq.

    15 Prill
    Hajrija e Luēija, dy shoqet e mija tė shkollės, kishin ardhė sot mbas dreke pėr me mė pamun, mbasi kishin marrė vesht se jam e sėmunė. Oh sa u gėzova kur i pashė. Sa u kėnaqa nga vizita e tyne. Sa mirė e ndien vetėhen njeriu kur asht pranė atyne qė e duen dhe qė e dhimshunojnė. Sa i kėnaqet zemra njeriut kur e shef vetėhen nė mes tė shoqeve tė shkollės, tė cilat janė ma tė dashuna se tė gjitha tjerat. Nė rasa tė tilla i duket njeriut sikur i pėrtrihej jeta dhe i pėrsėriten ditėt e bardha tė vogjėlis qė ka kalue nė shoqni me to.
    Ato mė flitshin me dashuni dhe pėrpiqeshin me mė bamė me gaz, pse e dijnė se gazi asht i dobishėm pėr zgjatjen, sado pak, tė jetės sė nji tyberkulozes. Nji dhimbje e thellė dhe nji pikėllim i ndryem pėr mbrenda pasqyrohesh nė syt e tyne. Veē kėsaj vuna re se zani i tyne, shpesh herė, kumbonte i dridhshėm dhe i venitshėm, ashtu si tingėllon zani i atyne qė ndijnė dhimė nė shpirt. Natyrisht ato u pezmatuen dhe u helmuen
    kur kuptuen se shoqja e tyne mbas pak kohė nuk do tė jetė ma nė mes tė tyne. Ikėn tue m'urue shėndet dhe tue mė premtue se prap do tė vijshin me mė pamun. Kush e din. Ndoshta s'kanė me mė gjetė ma. Ndoshta do tė vijnė mė vizitue ke Vorrezet e Bamit dhe, nė shenjė dashunije e mallėngjimi, kanė me vu disa lule mbi vorrin t'em.

    18 Prill
    Mė tha Irena se pėr tė shpejti do tė dali Shpendi nga burgu me lirin kondisional. Ajo, tue pamė se po m'afrohet vdekja dhe tue e ēmue mallin e djegėn qė ka zemra e eme pėr Shpendin, ka mundue tė mė shėrbejė tue trillue nji gėnjeshtėr tė tillė. Ndoshta asht e vėrtetė, por nuk kuptoj se lirimi i tij ka me ngjamė pėrpara se un tė kem vdekė.
    Herė mbas here mė shkruen Shpendi. Nė letrat e tija tash nuk shifet ai dėshpėrim qė shprazej ma parė. Duket se nuk don me mė pezmatue me mėrzin dhe dėshpėrimin e vet. Flet ma shum pėr shėndetin t'em dhe mė siguron se mė dashunon ma fort se pėrpara, mbasi un arrina me bamė sakrifica pėr t'a kėnaqė at. Shton se, posa tė lirohet nga burgu, do tė bajė pėrgatitje pėr t'u aratisė rishtazi. Shkurt pėrpiqet me mė mbajtė gjallė tue pėrdorė ēdo mjet e mėnyrė. I shkreti Shpend! Edhe ai qenka fatzi qė ndeshi nė nji fatzezė si un.
    Iku Irena pėr Shkodėr. U ndamė me lot ndėr sy pse e ndijshlm se nuk do tė shifeshim ma. Ajo mė dha shpresė pėr lirimin e shpejtė tė Shpendit. Oh sikur tė mundesha me e pamė. E shof se po m'afrohet vdekja. Nuk mė vjen keq qė po largohem nga kjo botė munduese, por jam thellėsisht e pezmatueme pse po shkoj pa u pamė edhe nji herė me Shpendin. Oh sa ngushullim tė madh do tė ndijsha sikur tė vdissha nė krahėt e tij, nė krahėt e
    atij qė i dhashė zemrėn.

    21 Prill
    Me gjith qė trupi m'asht tretė e shkri fare, zemra duket e fortė nė dashuni. Ajo duket se nuk ka me vdekė edhe mbassi tė vdesin tė gjitha gjymtyrėt tjera dhe do ta vazhdojė me e dashunue at qė e magjepsi me nji shiqim.
    Tue e kujtue gropėn e errėt tė vorrit, tue e memdue shdukjen e pėrjetshme, e ndij se mė vjen keq tė vdes, e kuptoj se po mė dhimset vetja. Por tue gjykue se rrojtja e eme pa Shpendin asht nji vdekje ma se mėrzitse, ma shum e pėlqej vdekjen se sa rrojtjen. Nė kohėt e fundme shpesh e kam pamė n'andėrr t'eme amė. Edhe dje mbrama e pashė. Ajo mė muer n'grykė, mė puthi, mė shtrėngoi me dashuni tė madhe dhe, tue mė kapė pėr duer, mė terhoq drejt nji lulishtes sė bukur qė thosh se ish e saja. A thue se me tė vėrtetė do tė bashkohem me tė nė lulishtet e Parrizit? Kush e din. Vetėm dij se kėto andrra janė shenjat lajmuese t'afrimit t'orės sė fundme. Edhe un jam gati tė nisexn ma.

    24 Prill
    Dje mbrama, aty kah ora dhetė mbas darke, isha vilanisė dhe nji kohė tė gjatė nuk isha pėrmendė. Ma vonė isha jermue dhe kisha folė shum nė kllapi tue e pėrmendė, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam kėputė fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja pėr kurrgja ma veēse pėr tė qamė e pėr tė rrėnkue vazhdimisht.
    Ēova me e thirrė kushrinin t'em Hamitin qė t'i a dorėzoj kėt libėr, ku kam shfry tue i qamė hallet e mija. Do t'i lutem qė, mbassi t'a kėndojė vetė, t'i a dorėzoje Shpendit me letrėn dhe shamin qė po i dėrgoj si kujtimin e fundit tė dashunis s'eme tė pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do tė kėrkoj qė t'a mprojnė femnėn Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusėnue vajzat qė vdesin tė pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si tė jenė nuse pėr tė shkue ke burri. Mbasandaj i qojnė me pikėllimin ma tė madh dhe i pėrcjellin pėr nė vorr. Ky zakon mė pėlqen. Prandaj i thashė sot Hallė Halixhės qė edhe mue tė mė pėrcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at qė dashunova. Ajo nuk m'u pėrgjijg. U zhgreh nė vaj. S'mund tė shkruej ma, se nji tallaz gjaku po mė shpėrthen nga goja dhe dhimbje tė forta po ndij nė krahėnuer. Duket se janė rrenimet e fundit qė ban sėmundja. Po tė la o libėr pėr jetė ma. Lamtumirė se po ndahem prej teje e prej jetės s'eme.

  7. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    „Kėtu mbarojnė shėnimet e Dijes."

    Letra qė mė shkruente pėrmbante kėto fjalė:
    I dashtuni Hamit,
    Nė fletorin qė po tė dorėzoj e kam shkrue shkurtazi, jetėn t'eme. Mbassi t'a kėndojsh epja Shpend Rrėfes bashkė me letrėn dhe shamin e bardhė qė po i dėrgoj si shenjėn e qefinit t'em. Nga pėrmbajtja e fletorit keni pėr t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq pėrdoret ajo e gjora dhe si asht ulė nė shkallėn e robneshės e tė kafshės.
    Prandaj kėrkoj prej jush qė tė ndėrmerrni nji lėvizje tė gjanė pėr emansipimin e vėrtetė tė femnės Shqiptare dhe pėr naltėsimin e nivelit tė saj kultural, moral e sosial. Pres tė mė zotoheni se do t'a pėrmbushni dėshirin t'em tė fundit qė tė vdes e shkujdesun dhe e qetė. Pėr ndryshe shpirti i em kurrė nuk do tė prehet edhe sikur tė mbahet, me pekulet ma tė mėdha, nė lulishtet e Parajsės. Shpirti i em i pakėnaqun do t'ju duket juve n'andėrr dhe do tė kėrkojė t'a pėrmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherė dhe kudo, qė t'a mbani premtimin. E ēdo shkrojė ase f jalė e kėtij libri do tė jetė si nji grenzė pėr me i thumbue e kafshue ndėrgjegjet t'ueja nė rasė se nuk do tė qėndroni nė besė.
    Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij nė gojė dhe me mall tė pashuem nė zemėr pėr te. Gjithashtu njoftoje se shamia qė po i dėrgoj asht ajo qė kam mshimė lotėt ditėn qė mė martuen me kėt tregtarin dhe m'a vranė zemrėn.
    Ty tė falem nderit, Hamit, pėr ndihmat e mėdha qė mė ke dhanė gjatė jetės s'eme. Lus qė tė shpėrblehesh me gėzime.
    Po ju pėrshėndes pėr herėn e fundme tue ju urue e bekue me tė gjitha fuqit e mija, me tė gjitha forcat e atij shpirti qė asht tue u largue nga ky trup i dėrmuem dhe i kalbun.
    Kushrina e jote:
    Dija
    Kur e mbarova librin sė kėnduemi, kishte nisė me zbardhė drita. Me gjith qė gjatė leximit shpesh herė qava, bashkė me Dijen e shkretė, kur e mbarova prap m'u mbushėn syt me lot. Nji copė herė, kujtoj mjaft tė gjatė, mbeta i mposhtun nėn pushtetin e mallėngjimit e tė dhimjes dhe derdha lot. Nga pagjumėsia dhe leximi i vazhdueshėm, isha lodhė aq shum, sa s'kisha fuqi me lėvizė. Balli mė digjesh shum dhe krejt shtati mė ishte drobitė. Edhe syt m'ishin turbullue dhe mė qitshin xixa lodhjeje. E ndijsha nevojėn urdhėruese pėr t'u prehė e qetsue. E vuna librin me nji anė dhe u shtrina pėr tė flejtė, por nuk mė lejshin mendimet. Si grenza tė kuqe mė msyejshin mendimet dhe mė kafshojshin pamėshirshėm tue mė shkaktue dhimbjė nė zemėr. Po, mendojsha pėr Dijen e ngratė. Dojsha tė gjej se nė ē'gjendje ndodhesh aso kohe, Tue gjykue se ajo pritte prej meje nji pėrgjigje zotuese, nisa me u shqetsue se mos vdes pėrpara se tė jem takue me te. Prandaj' vendosa tė nisem.
    U ēova, por pashė se nuk mundesha me i qėndrue udhtimit dhe besova se do tė ngec nė mes tė rrugės. Dashė e pa dashė rashė rishtazi. Nji kohė tė gjatė u pėrpusha nė shtrat. Me zi mė muer gjumi, tė cilin e ndolla shumė. Bana nji gjumė shum tė keq dhe me andrra shum tė kėqia. Edhe Dijen e pashė n'andėrr. E pashė sikur mė lutesh, me lot ndėr sy, qė t'u dilsha zot femnave, sidomos femnės Shqiptare. Shkurt gjumi qė bana qė nji kllapi e keqe.
    Vonė u zgjova. Menjiherė u ngrita dhe nisa me u mveshė, pse ora kishte kapėrcye dhetėt. Tue u mveshė hyni mbrenda shėrbėtori i hotelit dhe m'a dha kėtė telegram qė vinte prej t'atit tė Dijes sė mjerė.
    „Eja shpejt se tė kėrkon Dija."
    Sulė Kėrthiza
    Punėn, pėr tė cilėn kisha shkue atje, e lashė pa e krye dhe pa humbė kohė u nisa pėr Tiranė. Por tė nesermen sosa, pse na u prish automobili nė rrugė. Kur mbrrina nė kryeqytet ajo kishte vdekė dhe ishte vorrue. Mė njoftuen se mė kishte kėrkue shum dhe kishte porositė tė mė thonė se kėrkonte t'i a pėrmbush dėshirin pėr shka m'ishte lutė. Shkova ke vorri i saj dhe, me lot ndėr faqe, u betova se do t'a pėrmbush dėshirin e saj.
    Nė marrėveshtje me Shpendin, vendosa t'i shtyp shėnimet e saj nė formė libri qė janė si shpėrblim pėr tė dhe si mėsim pėr tė tjerėt.






    Fund i Librit.

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ide e bukur kjo me rezervimet e vendeve.
    Po pres per mbushjen une

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ASD,

    Te falenderoj nga ana ime qe e solle kete veper ne forum.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e linda2
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    46
    peshendetje per ty. romani i dhimshem ku pasqyrohet dhimjet dhe vuajtjet e dijes konkretisht femres shqiptare myslimane ne ate kohe.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Haki Stermilli - Sikur Te Isha Djale
    Nga Darius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 19:49
  2. Haki Stėrmilli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •