Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ka Zot, nuk ka Zot?!
    Ken te besoj e ken jo?
    Po te gjithat jane me hamendje. Ka parajsė ska parajsė?
    Mos erdhi dikush nga atje qe ne e njofim?
    Jesusi njeri qe lind pa babe, Muhamedi qe i paraqitet Allahu ne enderr!!!!!!
    Po ata qe besojne ne keto per cfare besojne?
    Kan fakte?
    Asnje gjysem fakti ne kete bote nuk ka qe deshmojne se keto jane te verteta. Njeriu beson sepse ka nevoje(shumica), te tjerte per interes.
    Ti besoj atij qe te duket ty e jo te tjereve. Njeri te thote Allahut, tjetri Zotit, Zeusit, Budes, Satanit, .........................................
    Une te them beso ne veten tende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 13-05-2003 mė 13:55
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14
    Ciao "Qeflija"
    Me ke bere pershtypje me pergjigjet e tua, e sidomos me te parren, se nese eshte e vertete ti s'ke nevoj per asgje tjeter, neqofte se ke Zotin, ke gjithshka!!
    E sa per reston, ki parasysh se jane dy gjera te ndryshme feja e Perendia, Perendia eshte person e deshiron nje raport personal me ne, i bazuar ne dashurine e Tij (se ne s'jemi te afte te duam), qe e tregoi me flijimin e birit te Tij.
    Une s'mund te te them gje tjeter, veēse t'i drejtohesh Perendise se gjalle me lutje, e mos hezito te hapesh biblen!
    Zoti te hapte syte e mendjes!
    Bruna
    Derdh mallin ne buzet e tua
    e serisht te them:"Te dua"

  3. #33
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    qejfllie

    bruna te ka folur bukur dhe une nuk dua ta zgjas shume por dua te te them disa gjera:

    1- Te njohesh Zotin nuk eshte njellaf goje Une e njohe dhe mjaft.Te njohesh Zotin do te thote qe ti te dish se ēfare te beshe(te dishe se kush eshte fjala e TIJ, te dish se kush eshte rruga e Tij, te dish se kush eshte vullneti i TIJ). ēdo kush mund ta njohi me llafe por nese dikush nuk njehe vullnetin e Zotit ne jeten e vet atehere nuk ka njohur as Zotin.

    2- E njejta gje eshte dhe me besimin ne Ate. Te besosh Zotin nuk do te thote qe te besosh ekzistencen e Tij, por te besosh Fjalen e Tij te Shenjte(BIBLEN). Nuk thuhet te llogjikosh apo te mendosh, por te besosh. Zoti nuk vjen kurre ne jeten tone nese ne Fjalen e TIJ(BIBLEN)nuk e besojme por e llogjikojme me mendje (ne vend ta gjykojme me zemer).

    3- E njejta gje eshte dhe me dashurine per Te. Te duash Zotin siē duhet, ne fillim duhet te kuptosh dashurine e Tij per ty. Ai nga dashuria e madhe dergoj Jezusi(Birin e Tij). Te duash Perendine do te thote te njohesh dashurine e madhe qe Perendia ka per ty. por per te njohurdashurine e Tij qe ka per ty, ti duhet te njohesh Jezusin. Me thuaj a ka dashuri me te madhe se ajo qe pati Perendia(duke derguar Birin e vet ne bote qe te flijohej per mekatet dhe per te na dhene jete te re dhe me bollek)? Ne asnje vende nuk gjendet dashuri me e madhe se sa kjo.

    Tani e dashur qejfllie une nuk po te flase per nje fe por per ate qe beri Perendia per ty dhe per mua.Nuk po te flas per fene katolike apo ortodokse apo protestante apo per fene myslymane apo per fene budiste etj. por po te flas per ate qe Perendia do prej teje. Te pranosh Jezusin ne jeten tende nuk do te thote qe te pranosh nje fe, por do te thote te qe ti pranon dhuraten e Perendise qe ka per ty. Ti jesh i/e krishter/e nuk do te thote te pranosh nje fe por do te thote qe te marresh premtimin qe Perendi kishte bere qe nga ne Joeli 2:28-32.
    Te jesh i krishtere do te thote qe te jesh i vajosur me Frymen e Shenjte dhe te quhesh i vajosur i Perendise(sepse vjen nga emri i Krishtit qe do te thote i vajosur). Ne kemi kete privilegj te madhe qe te mund te vajosemi me Frymen e Shenjte(te quhemi te krishtere). Nuk quhesh i krishtere nese pranon nje fe(katolike, ortodokse, protestante), por quhesh i krishtere nese ti pranon Jezusi (Gjoni 1:12-13)
    Dhe te gjithe ata qe e pranuan, Ai u dha autoritet te behen bij te Perendise. te cilet nuk kane lindur nga gjaku as nga mishi, as nga vullneti i burrit por kane lindur nga Perendia
    neve nuk po te flasim per nje te vertete, po per te verteten.

    gjeja e fundit:
    asnje fe ne kete bote nuk ka nje deshmi personale. Te gjithe fetaret, behen per disa arsye(ose sepse i kane pagezuar apo i kane bere synet qe te vegjel, ose kane bere nje studim, qe ketu ne itali e quajne "Larje e truve"). arsyeja qe fete nuk kane nje deshmi personale(qe ta kene pranur Zotin ne fillim dhe pastaj Zoti t'ju jete manifestuar) eshte sepse nuk kane kuptuar ate qe Zoti kerkon prej tyre. Arsyeja qe feja me pas nuk ben siē thote Zoti eshte sepse nuk e ka njohur(per ta njohur duhet ta pranosh ne jeten tende).
    Nese do te njohesh me shume dashurine e Zotit atehere te keshilloj qe te shikosh ketu >>> DASHURIA E ZOTIT <<<
    me respekt nga i krishteri(me fal qe e zgjata)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i krishteri : 15-05-2003 mė 10:46
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pergjigjen e pyetjes tende, nuk ta jep dot asnje njeri jo ne forum, por ne bote. Pergjigjen do ta maresh vetem nga Perendia, pasi vetem AI i zgjedh sherbetoret e Tij.

    Ajo qe mund te besh ti eshte qe te ngresh koken nga qielli e te lutesh qe Perendia te te ndricoje mendjen, pastroje zemren e te te hapi syte qe te shohesh TE VERTETEN, RRUGEN, JETEN.

    Njerezit e tjere vetem mund te luten per ty.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: qejfllie

    Postuar mė parė nga i krishteri
    gjeja e fundit:
    asnje fe ne kete bote nuk ka nje deshmi personale. Te gjithe fetaret, behen per disa arsye(ose sepse i kane pagezuar apo i kane bere synet qe te vegjel, ose kane bere nje studim, qe ketu ne itali e quajne "Larje e truve"). arsyeja qe fete nuk kane nje deshmi personale(qe ta kene pranur Zotin ne fillim dhe pastaj Zoti t'ju jete manifestuar) eshte sepse nuk kane kuptuar ate qe Zoti kerkon prej tyre. Arsyeja qe feja me pas nuk ben siē thote Zoti eshte sepse nuk e ka njohur(per ta njohur duhet ta pranosh ne jeten tende).
    asnje fe ne kete bote nuk ka nje deshmi personale
    ndersa ti e ke dhe e reklamon neper forum, pra je i pari i civilizimit.

    gjithe fetaret, behen per disa arsye
    pra, edhe ti je bere per ndonje arsye, e dikush per ndonje arsye tjeter. arsyeja jote nuk mund te jete me e vlefshme nga arsyeja e dikujt tjeter ne asnje menyre sepse asgje s'po me bind se je dikush i vecante.

    ose sepse i kane pagezuar,
    apo i kane bere synet qe te vegjel,
    ose kane bere nje studim qe ketu ne itali e quajne "Larje e truve"

    ti ne cilen prej ketyre 3 kategorive hyn, pasi na qenkan vetem 3 kategori?

  6. #36
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Tahox

    1- Une nuk jam fetar sepse nuk kam pranuar ndonje fe ne jeten time.nuk kam bere ndonje lutje ose betim qe i perkas kesa apo asaj feje. Ne kishen katolike eshte ajo e ashte quajtur "Il credo"("..credo nella chiesa santa cattolica apostolica romana.."). Ne kuran gjejme se duhet besuar ose me mire pranuar Islami(feja Islame) dhe gjithashtu te gjitha fete e tjera. Une ketu nuk po them qe besoj ne nje fe por besoj ne Zotin dhe pranoj Fjalen e Tij(Biblen). Nuk me ka thene ne Bibel qe une te pranoj krishterimin sepse nuk behem i krishtere te pranoj krishterimin. behem i krishtere kur pranoj Jezusin. ka ndryshim te madhe nder Krishterimin e vertete ate fetare(katolik ortodoks apo te sekteve te ndryshme) dhe nder islamizmin. Krishterimi fetar(katolik ortodoks etj) dhe islamizmi te detyrojne qe te pranosh fene e tyre ne fillim(katolicizmi, duhet te besosh ne kishen katolike romake. Ortodoksja, te besosh ne kishen greke. islamizmi, te besosh Islamin). ne asnje nder keto fete(dhe ato te tjera) nuk eshte Zoti ne fillim por feja ose me mire "larja e truve".

    2- Kjo gje qe them nuk eshte gje e re por eshte qe prej kohesh. e the bukur qe jam civilizuar sepse kam pranuar Zotin dhe jo nje fe ne jeten time. Ishte Zoti qe me tregoj se ku te shkoje(se kush eshte e verteta), nuk ishte feja qe me drejtoj tek Zoti(sepse feja ti ben gjerat me lemsh sesa ti zgjidhe.).


    Asnje fetar nuk ka pranuar ne fillim Zotin dhe pastaj te ket qene Zoti qe ta drejtoje por kane ndjekur(pjesa me e madhe)traditen ose larjen e truve:

    a)- tradita:
    Me kane thene (kur pranova Jezusin ne jeten time),pse ke ndryshuar fene qe Zoti te ka dhene..njerezit nuk eshte se e pranojne Zotin por pranojne traditen(prindrit e mi ishin keshtu gjithashtu dhe une am keshtu). Kam njohur shume katolik(ketu ne Itali) qe kur i pyet: A e ke pranuar Jezusin ne jeten tende? te pergjigjen: Une kam besuar qe i vogel dhe nuk kam nevoje qe ta pranoje.prindrit e mi me kane ēuar ne ksihe qe te vogel me kane pagezuar qe te vogel.
    Dmth e gjithe ajo qe thone keta persona(qe quhen te krishtere)kundershtojne ate qe thuhet ne Fjalen e Perendise(Ta pranosh ne jeten tende personalisht Gjoni 1:12-13).

    Perendia nuk ka niper por bij.

    me respekt i krishteri!!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  7. #37
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: Tahox

    Postuar mė parė nga i krishteri
    Ishte Zoti qe me tregoj se ku te shkoje(se kush eshte e verteta), nuk ishte feja qe me drejtoj tek Zoti(sepse feja ti ben gjerat me lemsh sesa ti zgjidhe.).
    E pra, nese ty Zoti te ka treguar ku te shkosh, pse atehere nuk e le Zotin rahat qe edhe te tjereve t'u tregoje kah te shkojne, por ua imponon besimin tend?

    Edhe une kam lindur ne familje muslimane, si adoleshent kam qene kryekeput ateist ne cdo aspekt, tani dic me ka shtyre t'i besoj Zotit nepermes Islamit. Dmth edhe mua Zoti me ka udhezuar ne njefare menyre, njejte sikurse ty. Mua Zoti nuk me ka ndalur ne rruge as nuk me ka dale ne enderr. Ndaj une nuk dal te proklamoje deshmi te cilen do t'ua imponoja te tjereve. Une besoj ne Zot ne ate forme sic e do mendja ime, pa e "shperlare" paraprakisht.

    Nese kthehesh mbrapa neper postime, do te shohesh se Qefliut nuk i shes mend, as nuk ia "shperlaj trute", por i them ta ndjek mendjen dhe shpirtin e tij. Ty te ka ndodhur dic dhe ke pranuar Jezusin, mua me ka ndodhur dic dhe kam pranuar Muhamedin, edhe dikujt tjeter i ndodh dic dhe e pranon Buden.

    E tash: duhet tolerance dhe mirekuptim, e jo ofendime dhe imponime.

    Pershendetje nga Tahoxi (pa kater pikecuditese)

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    Bruna & i Krishter :

    Kur them se e njoh Zotin, ajo qe dua te them eshte se e njoh si; Zot qe s'ka origjine ( prejardhje) ''eshte i pari dhe i fundit'', Zot i drejte, i dashur, i meshirshem, i perjetshem, i shenjte.
    Por kjo nuk mjafton. Pasi kur them qe e kam pranuar si Zot te jetes time, s'le te kuptoj qe jeta ime rrjedh nen kontrollin e Zotit, por qe une ia kushtoj Zotit (Zoti pret nga une). E per t'ia kushtuar me devotshmeri e per te bere vullnetin e Tij, une duhet te di se si ti sherbej. Per kete Zoti na ka dhene ''nje zemer per te menduar'', ne nderkohe gjate jetes tone duhet qe te mesojme sa me shume e te zgjerojme njohurite.
    Ne fillim me shume se kushdo tjeter jane fete ato qe na orientojne.
    Por ne doktrinat fetare ndeshim edhe paqartesi per te cilat nje udheheqes shpirteror do te jepte nje shpjegim te bazuar ne fene e tij, nje shpjegim parcial, ne ate ēfare ai beson.
    Ky interpretim (i priftit a i hoxhes qofte) mund te jete i drejte ose i gabuar, por ne e pranojme si te drejte e besojme pasi s'jemi ne gjendje qe tu japim nje kuptim (e kam fjalen per paqartesite).
    Por une dua te jem i sigurt ne ate ēka besoj, me duhet te kuptoj.
    Kjo eshte dhe arsyeja qe me ben te mos besoj e pranoj njeren nga keto fe si te vetmen udherrefyes,por te pranoj tek keto dy fe ēka me afron me Zotin e qe llogjika ime i konsideron te drejta.
    Tani per tani mendimi eshte ky.
    Jam dakort me ty 'i Krishter' ne nje pike; qe shumica kane zgjedhur te besojne ne Zot duke u bazuar tek feja qe kane ''trasheguar'' pa njohur asgje rreth asaj ēfare flet feja tjeter. Por gjithashtu jo te gjithe ata qe kane nderruar fene e kane pas njohur fene qe ''trashegonin''.
    Po ti a e njihje fene mysylmane (pasi ke qene mysylman) para se te zgjidhje fene krishtere, apo arrite te njohesh vetem fene krishtere?

    Me duket se u zgjata e jam komplet jashte teme, megjithate po shtoj dhe diēka tjeter.
    Mendoj se ure lidhese midis meje dhe Zotit eshte njeriu.
    Qe ta duam Zotin me pjekuri, duhet ne radhe te pare te mesojme te duam vetveten dhe njeri-tjetrin, te mesohemi te respektojme e te tolerojme, te mesohemi te degjojme, te mesohemi te kuptojme.


    Me respekt Qefliu.

  9. #39
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga Qeflija
    Qe ta duam Zotin me pjekuri, duhet ne radhe te pare te mesojme te duam vetveten dhe njeri-tjetrin, te mesohemi te respektojme e te tolerojme, te mesohemi te degjojme, te mesohemi te kuptojme.


    Me respekt Qefliu.
    I nderuari Qefli,

    edhe njėherė dėshiroj ta shpreh respektin tim ndaj natyrės shumė racionale dhe njerėzore tė mendimeve tua.

    Ti je shumė mė i ngritur se ata prej tė cilėve kėrkon pėrgjegjie pėr dilemat e tua. Prandaj, mos e nėnēmo veten tė kėrkosh kėshilla prej njerėzve qė as nuk tė afrohen nga urtia. Eventualisht, po pate mundėsi dhe kohė, mund ta marrėsh mundin atyre t'u mbash ca leksione tė mirėkuptimit dhe tolerancės, diē qė atyre u mungon.


    Respekt nga Tahoxi

    p.s. edhe nėse bėhesh musliman do tė bėhesh musliman i mirė, edhe nėse bėhesh i krishterė do tė bėhesh i krishterė i mirė. Tė tjerėt qė ta preferojnė ta ndjekėsh verbėrisht kėtė apo atė fe pa ta ofruar asnjė argument janė nė dilemė shumė mė tė madhe se ti.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •